Do ta shetis tere boten me kembe
Te gjitha lojerat e fatit do t“i provoj
Do te luaj ne te gjitha kazinot e botes
Te gjitha parate e botes do t“i fitoj
Do t“i blej te gjitha armet kudo qe jane
Te gjithe femijet e botes te luajne me lodra
Do t“ua kthej buzeqeshjen gezimin qe nuk e kane
Te semuret e botes t“i sheroj sa ora
Do t“i shoh te gjitha enderrat e botes
Do te behem tregues endrrash
1.(Hije ne drite)
Hije ne erresire
drite e bardhe
drite e zeze
hije ne drite
2.(Lufte emocionesh)
Rrenqethje,dridhje,gezim
hare,pikellim
jetojne njerezit ne luftim
emocionet pa mbarim
3.(Koha iken)
Nje dite
nje jave
nje shekull shkon
koha kalon s“pyet
4.(Gjethet i muar era)
Gjethe te rene
te zverdhur vjeshte
mbi to pika shiu
rreze e vonuar dielli
debore e shpejtuar
nje grumbull gjethe
i muar era
5.(Lakmi syve tuaj)
Syte e tuaj me shikojne
vjedhin kohen
ne syte e tuaj ngjyre ylberi
shoh pika te kuqe
gjak i prishur
ne syte e mi dy pika loti
pasqyre e thyer
lakmi syve tuaj
6.(Ecje pa mbarim)
Nga toka
drejtez ne rrafsh
pike ne hapesire
dy drejteza qe priten
ne toke
gjurme lashtesie
heshtje e pritur
dy male qe dridhen
Kur te percolla per here te pare
dora te mbeti e shtrire
deri ne erresiren e pafund
Kur te pashe per here te pare
ne syte e Tu pashe
Kullen e Ajfelit
Kulla e Madhe
ne dhomen tende te vogel
Kur te pashe per here te fundit
ajo dore e shtrire
ajo Kulle
mbete me e madhe
se Kulla e Ajfelit
ne dhomen tende te vogel
Te gjithe e matnin kohen me ore
kur une e matesha me hap
duke numeruar
gjithe diten ecja
neper dhomen time numer pese
kafene e mengjesit shpesh e pija
pa ardhur shtypi ditor
me fije shkrepse te djegura
shkruaja poezi
dhe pastaj me to bera
Kullen e Ajfelit
dhe mundohesha te hypi
ne maje ne maje te Kulles
per te pare si duket
a nxene dielli
Cdo dite
Loni,Liri,Lira mendojne
cka do t“u sjelle babi ne mbremje
kur te vije nga puna
eurokrem cokollata lepirese
ata s“duan te dine
a ka babi ne xhep
a ka babi xhep
cdo dite
Loni,Liri,Lira rriten
e babi kenaqet duke u plakur
Te prita ne udhekryqin e jetes
aty ku gershetohen tri rruge
por Ti s“arrite dot
u nisa te te dal perpara
s“te takova kund
u ktheva prape ne udhekryq
gjeta kater rruge
atypari kishe kalua Ti
duke hapur nje rruge te re
qe per te gjithe mbet e hapur
Njeqind piano me bisht i kishe
Dikur Shkoder djep i kultures
Larg Rozafes njeqind metra larg
Njeqind hije te vine pas
Rrugeve te gjera njeqind metra
Njeqind bicikleta ne sekonde
Njeqind here u flas Heronjeve te Vigut
Ta marrsha ska problem njeqind here me thone
Njeqind here them sdo te shkoj me kurre
Njeqind here shkoj prape