Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia > Fenomene Paranormale
Emri
Fjalėkalimi
Fenomene Paranormale A egzistojnė fenomenet paranormale apo ato janė vetėm mashtrime tė persosura?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-11-06, 10:46   #1
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim Orėt e fundit tė Atlantidės

Orėt e fundti tė Atlantidės
Mė 8 korrik tė vitit 8498 para Krishtit, nė Tokė me njė shpejtėsi marramendėse, nėn temperaturėn prej 20 000 *C, u pėrplas njė asteroid. Katastrofa zgjati vetėm 2 minuta, dhe pėr ata 2 minuta vdiqėn me miliona njerėz, u shkatėrrua bota bimore dhe shtazore nė shumė regjione tė planetit tonė, ndėrsa pamja dhe klima sa saj ndryshuan pėrgjithmonė.
Kjo ishte dita kur u fundos Atlantida legjendare dhe me tė u zhduk edhe qytetėrimi i parė tė cilin e ndėrtoi njeriu. "Shkak i kėsaj katastrofe apokaliptike ishte asteroidi nga grupi Adonis, i cili nga trajektorja e tij pėrreth diellit u fut nė fushėn gravitale tė Tokės" pohon fizicienti gjerman Otto Muck nė librin e tij "Gjithēka pėr Atlantidėn".

Kataklizma filloi nė horizontin veri-perendimor; nga thellėsia e kosmosit befas u paraqit njė trup i panjohur qiellor, i cili fillimisht ngjante nė njė yll tė vockėl, pas 30 sekondave i ngjante kometės, ndėrsa pas njė minuti nė njė 'bolidi", shkėlqimi i tė cilit ishte mė i madh se 100 diej. Gati se me njė trajektore vertikale, trupi u pėrplas nė tokė.

Stuhia e tėrbuar
Nga drejtimi i veri-perėndimit, asteroidi pa u hetuar arriti deri te brigjet e kontinentit Amerikano-Verior, nė regjionin 330 tė gjerėsisė gjeografike, ku sot gjendet qyteti liman Ēarlston nė Karolinėn Jugore.
Kur trupi qiellor me njė shpejtėsi marramendėse hyri nė shtresat e dendura tė atmosferės, temperatura pėrnjėherė u ngrit nė 20.000 *C dhe tė gjithė ata qė panė kėtė "shkėlqim tė tmerrshėm" pėrgjithmonė humbėn tė pamurit. Nxehtėsia shkatėrroi gjithēka qė iu gjend nė rrugė.
Nėn ndikimin e nxehtėsisė trupi qiellor shpėrtheu, nė njė distancė rreth 200 km nga sipėrfaqja e tokės dhe u thėrmua nė qindra pjesė tė zjarrta qė u pėrplasėn nė tokė, nė formė shiu gjigant tė zjarrtė, duke mbjellur vdekje dhe shkatėrrim.

Dy copėzat mė tė mėdha ranė nė regjionin e Atlantikut, nė veri-perėndim tė Portorikos. Mė njė fuqi tė madhe shkatėrruese ekuivalente me 30.000 bomba hidrogjenike, e shpėrthyen fundin e oqeanit. Biliona tonė tė magmės sė zjarrtė dolėn nga gjiri i tokės dhe u pėrzien me ujin e detit, duke u shndėrruar nė sasi tė mėdha avujsh tė cilėt u ngritėn deri nė 30 km.lartėsi.
Gjėmimi i shpėrthimit u dėgjua nė tėrė botėn. Shkėlqimi i pėrplasjes e shndėrroi natėn nė ditė nė njė perimetėr prej 2000 km. Valėt gjigante, tė larta deri nė 1000 m u vėrsulėn drejt brigjeve pėr tė shkatėrruar gjithēka para vetės...

Nė kėtė orgji ēmendurake tė stihisė, plotėsisht u shkatėrrua Ishulli legjendar Atlantida.

Platoni pėr Atlantidėn
Obsesioni kryesor i Otto Muck ėshtė zbulimi i fshehtėsisė sė Atlantidės, me tė cilėn njerėzimi merret ka 2400 vjet, qė nga ato ditė kur filozofi i famshėm grek Platoni, e vendosi nė rend dite, tė historisė. Pak para se tė vdiste i shkroi dy vepra: "Timaios" dhe "Kricias", nė tė cilat pėr herė tė parė pėrmendet ky ishull dhe pėrfundimi tragjk i tij.

Sipas Platonit, Atlantida gjendej nė afėrsi tė "Shtyllave tė Heraklitit"- siē quhej mė herėt ngushtica e Gjibraltarit. Ishte mė e madhe se Azia e vogėl dhe Afrika jugore sė bashku, shquhej pėr pjellori dhe jepte dy "prodhime" vjetore. Platoni i pėrmend palmat e kokosit, elefantėt, krokodilėt, tempuj dhe pallate tė praruara, kryeqytetin me njė rreze prėj 23 km dhe bashkėsinė njerėzore tė bazuar nė normat ligjvėnėse dhe kulturė tė lartė. Ushtria e Atlantidės i kishte 480.000 kėmbėsorė, 120.000 kalorės, 160.000 karroca luftė, 240.000 marinarė.

Platoni i pari shkroi pėr Atlantidėn. tė gjitha veprat e mėvonshme u bazuan nė informacionet e tij. Mirėpo, Platoni tė dhėnat pėr Atlantidėn i kishte dėgjuar nga Kriciusi, tė cilit i kishte rrėfyr gjyshi i tij, ndėrsa gjyshi kishte mėsuar prej Soloni. ligjvėnėsit mė tė njohur tė Greqisė antike. Deri te kėto tė dhėna, Soloni kishte ardhur nga shkrimtarėt egjiptas tė cilėt i kishte takuar gjatė udhėtimeve tė tij.
Nė bazė tė 20 faqeve tė shkrimeve tė Platonit pėr Atlantidėn, deri mė tani janė botuar 25 000 punime pėr katastrofėn mė tė madhe qė e ka goditur planetin tonė. Pėr Atlantidėn shkruan shkencėtarėt, shkrimtarėt, detarėt dhe hulumtuesit, ėndėrrimtarėt ...




__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-11-06, 14:25   #2
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

Gjurmėve tė qyteteve tė fundosura
A ka prova shkencore, pėrveē Atlantidės sė Platonit, pėr shkatėrrimin e ndonjė pjese tė madhe tė tokės apo ndonjė ishulli, nė historinė e njerėzimit.
"Nė vitin 1969, hulumtues detarė amerikan nė afėrsi tė Ishullit Bahamas, Andros, gjetėn mbeturinat e njė muri dhe shtyllave gjigante".
Gjurmėt e anijeve tė fundosura ekzistojnė nė tė gjitha pjesėt e botės dhe kjo e ka shpjegimin e vet: nga epoka e fundit e akullit (rreth 7000 vjet p.e.s.) shtresa e shkrirė e akullit qė e mbulonte njė pjesė tė madhe tė Evropės, e rriti nivelin e detit pėr plotė 200 metra. Kėshtu, deti nė pjesėt mė tė ulta bregdetare vėrshoi dhe fundosi qytetėrimet dhe banorėt e tyre. Britania e Madhe atėbotė, akoma nuk ishte ishull, nė vend tė detit Baltik ishte tokė, ndėrsa lumi Temza ishte degė e Rajnės, gadishulli Apenin ishte lidhur me rrip toke me Afrikėn veriore.
Tė gjitha kėto regjione tė vėrshuara kanė diēka tė pėrbashkėt. Mirėpo, Atlantida sipas Platonit, gjendej larg nė oqean. "Prej aty, shkruante ai, mund tė lundrohej nė ishuj tė tjerė, si dhe bregun e shtrirė tė pėrtejm".
Ata ishuj "tė tjerė" besohet tė jenė Karaibet dhe Bahamet, ndėrsa "bregu i shtrirė i pėrtejm" Amerika veriore.
Sipas kėsaj, Atlantida gjendej mes Amerikės dhe Evropės, ku sot gjenden Ishujt Azore.

Dėshmitė e Otto Muck-ut
Kur u bėnė fotografimet e para ajrore, nė vitin 1921 tė Karolinės jugore, u zbuluan mė se 3000 kratere me origjinė misterioze. Qindra kratere kishin rrezen prej 1,5 km, ndėrsa i gjithė rajoni pėrreth qytetit Ēarlston shtrihej nė njė sipėrfaqe prej 156.000 km2. Si rrjedhim i kėsaj, del se kemi tė bėjmė mė gjurmė tė ndonjė trupi tė madh qiellor qė ka shpėrthyer mbi tokė. Dy gropa gjigante nė fund tė detit nė regjionin e Portorikos tregojnė pėr goditjen e dy pjesėve gjigante tė asteroidėve. Sipas llogarive tė Muck-ut, tė dy pjesėt kishin njė rreze prej mė se 10 km. Ato copa krijuan njė ēarje tė madhe e cila sė shpejti u shtri deri nė Atlantidė. Magma e shkrirė qė shpėrtheu nga zemra e tokės u hodh me njė erupcion tė fuqishėm nė atmosferė, ndėrsa nė vendin e saj mbeti njė boshllėk i madh me njė thellėsi prej gati 3000 metrash, gjė qė ndikoi tė fundosej edhe njė pjesė e kores sė tokės. Ky ishte edhe fundi i Atlantidės, shkatėrrimin e sė cilės e pėrcollėn edhe shumė katastrofa periferike.
Hiri i lavės dhe uji i detit e krijuan njė shtresė reje tė zezė me trashėsi prej 30 km, e cili me ndihmėn e erėrave pasate u zhvendos drejt lindjes, nė Evropė, Afrikė, Azi. Nė ato regjione u krijuan tornado dhe uragane. Hiri dhe kripa e detit paraqitnin pika kristalore pėr shira apokaliptike dhe rrebeshe qė i suleshin tokės.
Varrezat e Mamuthėve nė Siberi
Njėkohėsisht me kėto zhvillime, mbi planetėn tonė u pėrhapėn re tė mėdha me gazra helmues tė cilėt dolėn nga thellėsia e Tokės. Muck konsideron qė me kėtė paraqitje, e ka ndriēuar edhe enigmėn mė tė vjetėr: varrezat e Mamuthėve nė Siberi. Atje, kryesisht nė tokėn e ngrirė janė gjetur mbeturinat e mijėra Mamuthėve, edhe atė nė gjendje sikur tė kishin ngordhur dje, e jo para mijėra vjetėve.
Kėto mbeturina shkencėtarėt i kanė studiuar me kujdes. Diagnoza ėshtė; "Vdekje e shpejtė, pa lėndime, si pasojė e ngulfatjes". Nė stomakėt e mamuthėve janė gjetur edhe ushqimet e tyre tė fundit, gjethe tė halorėve. Mirėpo, ky lloj bimėsh nuk jeton nė vendin ku janė gjetur mamuthėt. Kėto bimė rriten nė vende me klimė shumė mė tė butė, nė regjione qė gjenden hiē mė pak se 3500 km mė nė jug. E tėrė kjo e nxitė hipotezėn se "ndryshimin e shpejtė tė klimės" mund ta ketė shkaktuar ndonjė "fuqi kosmike". Muck thekson se pėrplasja e asteroidit dhe Tokės e kishte zhvendosur Boshtin e planetit tonė pėr 3500 km, gjė qė kishte ndikuar nė ndryshimin momental tė klimės. Mamuthėt e ngulfatur nė "tymin helmues" tashmė janė tė "konservuar" nė njė frigorifer natyror. Pėrndryshe, pėrpara katastrofės nė ato pjesė rriteshin haloret dhe drunjtė tė tjerė.

__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 14:32   #3
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim


Rryma detare e Golfit, si dėshmi
Fakti qė Evropa perėndimore ka klimė tė butė duhet falėnderuar "lumit oqeanik tė ujit tė nxehtė". Si ishte e mundur qė me gjithė ekzistimin e kėsaj rryme tė nxehtė, para 7000 vjetėsh (kur pėrfundoi epoka e akullit), Skandinavia dhe shumė rajone tė Gjermanisė, Britanisė sė madhe gjendeshin nėn shtresėn e borės dhe akullit? Muck jep pėrgjigje tė thjeshtė. Atėbotė as qė kishte ekzistuar "rryma e nxehtė Golfit" dhe as qė arrinte deri nė Evropė. Duke u nisur nga gjiri i Meksikos, ajo nė mes tė rrugės haste nė njė pengesė tė pakalueshme, ishullin Atlantida, tė gjatė 1000 dhe tė gjerė 500 km. Rryma e nxehtė qarkullimin e kthente nė detin Karaibik, prej nga sėrish kthehej drejt Atlantidės. Vetėm pas shkatėrrimit tė Atlantidės, rruga drejt Evropės i ishte hapur. Nėn ndikimin e rrymės sė nxehtė detare, shtresa e akullt nė Britani filloi tė shkrihej. Ky proces zgjatė me mijėra vjet dhe akoma nuk ka pėrfunduar.


Krijimi i racės "fytyrė-zbehtė"
Sasitė gjigante tė lavės dhe hirit qė u ngritėn nė atmosferė, e mbuluan qiellin mbi Evropė, pėr rreth 200 vjet me radhė. Bimėt, tė cilave u mungoi sasia e mjaftueshme e dritės, humbėn pigmentet. Kjo ndodh edhe me njerėz tė cilėt mė gjatė i nėnshtrohen Dritės sė diellit. Muck konsideron se pikėrisht nė kėto kushte u krijuan njerėzit fytyrė-zbehur, nga deri atėherė, raca njerėzore "e bakėrt e kuqe". Kėtė e dėshmojnė edhe vizatimet e gjetura nė shpellat e Francės jugore.

Data e kastrofės

Muck e pėrcakton kėtė datė duke u nisur nga e dhėna e Platonit, sipas sė cilės Atlantida ėshtė fundosur para 8500 vjetėsh. Muck ka krahasuar kėtė kalendar me kalendarin e Indianve Maya, i cili fillon me datėn zero absolute, dhe pėrmes tij mund tė fiksohet data e saktė, 6 qershor 8498 p.e.s.
A ishte kjo dita e shkatėrrimit tė Atlantidės? Ngjashmėria nė data nuk mund tė jetė e rastit.
Me kėtė datė mund tė ndėrlidhet njė konstalacion interesant astronomik, i ashtuquajtur Konjukcioni i Tokės, Venerės dhe Hėnės. Kėta tre trupa qiellor atė ditė gjendeshin nė njė trajektore. Mirėpo, atė ditė nė afėrsi tė Tokės gjendej edhe njė grup asteroidėsh Adonis. A mund tė mjaftonte qė konjukcioni i kėtyre tre trupave qiellor tė ndikonte qė njė nga asteroidėt tė "ndėrroj" kahjen dhe tė tėrhiqej nga gravitacioni i Tokės?
Muck konsideron qė kjo nuk ėshtė fare e pamundur. Ka dėshmi tė shumta pėr "aksidente" mė tė vogla kosmike qė e kishin goditur planetin tonė.
Mė 30 qershor 1908 njė meteorit kishte rėnė nė territorin e Siberisė dhe kishte shkaktuar paraqitjen e shtyllės sė zjarrtė 20 km, qė kishte mundėsi tė shihej nė njė largėsi pėr 500 km. Nėn ndikimin e goditjes ajrore, njerėzit dhe kuajt binin pėrtokė edhe nė largėsi prej 650 km, nga vendi i goditjes. Me kėtė rast, nuk duhet harruar qė ky meteorit, ishte njė "xhuxh" i njėmendėt nė krahasim me asteroidin qė e goditi Atlantidėn.


Atlantida - urė ndėrmjet kulturave tė lashta
Zbulimet e fundit u lejojnė hulumtuesve tė sė kaluarės parahistorike qė tė shkojnė edhe mė larg nė lashtėsi. Dėshmitė e kulturave tė lashta, gėrmimet, motivet, legjendat, mjetet e ndryshme, hulumtimet nė tokė dhe det, dėshmojnė qė ato kultura ishin krijuar pėrpara ndonjė katastrofe tė madhe. Por, ka edhe shumė indicione tė tjera qė ndėrmjet vete kishin lidhje, edhepse gjendeshin tė ndara me mijra kilometra njėra prej tjetėrs.
Pėr gjithė kėtė rrėfimi i Platonit pėr Atlantidėn, sot paraqitet nė dritė tė re. Hulumtuesit janė tė gatshėm tė besojnė qė dikur ishulli i zhvilluar nė oqeanin Atlantik, paraqiste jo vetėm urė mes kulturave parahistorike tė Mesdheut, Lindjes sė afėrt dhe tė mesme nga njėra anė, dhe Amerikės sė lashtė nga ana tjetėr, por ishte edhe Baza e tyre.

Disqet artificale nė fund tė Atlantikut

Revista "Sputnjik" shkruan se nė mes tė viteve '50 njė anije amerikane pėr hulumtime oqeanografike ka nxjerrė nga fundi i Atlantikut, nė jug tė ishujve Azore, rreth 1000 kg tė "suvenirėve" tė ēuditshėm. Ishin kėto disqe, nė formė pjatash me njė rreze prej 15 cm dhe trashėsi prej 4 cm. Pjesa e jashtme ishte relativisht e lėmuar, ndėrsa e brendshmja e thelluar dhe paksa e vrazhdėt. Hulumtimet kishin treguar se ishin bėrė para 12000 vjetėsh, dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme ishin punuar nė kushte atmosferike, mbi tokė. Kush i bėri? Pse? Pse nė njė numėr kaq i madh u gjend nė njė vend tė caktuar?
Mė tej revista thekson se edhe degė tė tjera tė shkencės interesohen pėr zgjidhjen e misterit tė Atlantidės, sepse ka shumė ēėshtje qė ndėrlidhen. Etimologjia krahasuese (komparative) bėn pyetje; Si ka mundėsi qė shumė rrėnjė tė fjalėve nga greqishtja e vjetėr kishin hyrė nė gjuhėn e Indianėve Maya? Apo, si ka mundėsi qė nė shumė shpella tė Perusė tė ketė vizatime dhe skulptura luanėsh dhe tė shtazėve tė tjera, tė cilat kurrė nuk kishin jetuar nė ato regjione?
Edhe detajet qė i pėrmend Platoni pėrputhen me provat e zbuluara. Muret dhe kullat e bėra nga guri i bardhė, i zi dhe i kuq mbėshteten me atė se objektet bashkėkohore nė Ishujt Azore janė tė bėra pikėrisht nga kėta lloj gurėsh. Ndėrsa kėta ishuj janė nė tė vėrtetė majat mė tė larta tė Bjeshkėve.

Hidrologėt rus me hulumtimin e tokės nė fund tė detrave verior kanė ardhur nė pėrfundim se valėt e para tė "rrymės sė nxehtė tė Golfit" tė ato regjioni kishin arritur para rreth 12 000 vjetėsh.
Deri te rezultat e ngjashme kanė ardhur edhe studiusit amerikan. Ata kishin studiuar hirin vullkanik tė shtresuar nė fund tė Atlantikut, dhe theksojnė se ai ishte krijaur aty pėrpara 12 000 vjetėsh.



__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.