Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-12-12, 14:10   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ēamėria

Ēamėria quhet pjesa jugore e Epirit. Ky emėrtim ėshtė i lidhur pikėrisht me ēamėt, tė cilėt pėrbėnin shumicėn e Ēamėrisė. Ēamėria pėrbėn njė brez tokėsor i cili shtrihet gjatė anėdetit lindor tė detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri nė Gjirin e Prevezės.







Ēamėria ishte pjesė e Epirit dhe si e tillė ishte deri pas riorganizimit administrativ tė territoreve tė pushtuara nė Ballkan nga romakėt. Sipas kėtij riorganizimi provinca e Epirit, ndahet nė dy njėsi administrative, atė jugore dhe veriore. Pjesa veriore e njohur nga vendasit si Ēamėria pas kėsaj ndarje fillon tė hyjė nė literaturėn romake si Epiri veriorė.

Mirėpo kjo ndarje administrative pėr tė folmen popullore nuk ka lėnė gjurmė, kėshtu qė edhe nė ditėt tona nė gjuhėt dhe literaturėn ballkanike pėrdoren termat autoktone pėr popullsinė (edhe nė greqisht) dhe pėr njėsinė administrative. Sipas disa studiuesve, emėrtimi Ēamėri vjen nga lumi qė gjarpėron nė kėtė krahinė, lumė i cili ėshtė shėnuar qė mė parė nė literaturėn e grekėve tė lashtė dhe tė romakėve.

Gjatė kohės sė dyndjeve sllave, Ēamėria ishte ndėr anėt mė tė pa prekura nga elementi sllav dhe kjo anė mė vonė, gjatė ndarjes sė popujve tė Bizantit nė popuj sipas traditės fetare (grekė), sipas traditės sė gjakut (shqiptar) dhe ardhacakėve sllavo-turk (bullgarė), dallohej pėr traditėn fisnore. Gjatė kėsaj kohe zhvillohen luftėra tė ashpra nė mes tė prirėsve tė kėtyre tre popujve pėr marrjen e kėshtjellave nė kėto anė. Fondamentalistėt fetarė qė kishin zėnė pozita nė perandorinė e bizantin, bėnė masakrimin e popullsisė vendase. Nė kėto rrethana, popullit, qė anonte nga vija e gjakut, i erdhėn nė ndihmė familje nga pjesa perėndimore e Ballkanit. Kėshtu qė mė vonė, Skėnderbeu, nga tė krishterėt pranohet si princ i Albanisė dhe Epirit.

Pas luftėrave nė Ballkanin lindor kundėr bizantinėve dhe sllavėve tė krishterė, Ēamėria, mė 1449, bie nėn sundimin e osmanėve. Nėn sundimin osman formohet njėsia administrative me qendėr nė Janinė, e njohur nė histori si njė ndėr katėr vilajetet shqiptare. Gjatė kėsaj kohe nė pushtet vjen Ali Pashė Tepelena, qė nė histori ėshtė i njohur pėr tentimin e tij tė organizimit tė popullit tė kėsaj ane nė njė shtet shqiptar.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-12-12, 14:14   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēamėria

Historia e Ēamėrisė


Ēėshtja ēame dhe pėrgjithėsisht ēėshtja e minoritetit shqiptar nė Greqi, lindi me vendimin e Konferencės sė Londrės mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevė shqiptare dhe ia aneksoi atė Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit grek dhe e forcave tė ndryshme ultranacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve. Pėr kėtė qėllim u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dėnimi me dhunė deri nė masakrat e pėrgjakshme. Vlen tė pėrmendet kėtu qė paralelizmi qė i ėshtė bėrė popullsisė Ēame me atė Arvanite, nga qarqet shoviniste greke, tenton tė hedhė poshtė tė drejtėn historike tė autoktonisė Ēame duke supozuar se janė tė ardhur nė Greqi ashtu si dhe Arvanitasit, gjatė periudhave tė ndryshme tė perandorisė Bizantine. Kjo gjė ėshtė e vėrtetė vetėm pėr Arvanitasit e jo pėr popullsinė Ēame, historia e tė cilės nė kėtė trevė shkon nė kufijtė e mitologjisė. Vetė historiani grek Tukididi, qė shkroi pėr Luftėn e Peloponezit, pranon se kur forcat Athinase u futėn nė gjirin e Ambrakisė takuan njė popullsi lokale qė nuk fliste greqisht por fliste barbarisht (kėtu Epirote).

Mė 1913 u krye masakra nė pėrroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerėve tė Ēamėrisė dhe e qindra tė tjerėve nga kapiteni famėkeq Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame. Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve tė cilėt u degdisėn nė Anadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjė ullinj, tė cilat u bėnė prona tė elementėve grekė. Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave fetare.

Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923 pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn e egėr shoviniste greke. Bilanci qė shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare.
Greqia qe ndėr shtetet e para nė Ballkan nė tė cilat triumfoi fashizmi. Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturėn fashiste. Viktima e parė ishte popullsia ēame. Fashistėt e orės sė parė, tregtari Stavro Koēoni dhe oficeri i xhandarmėrisė Zambeta filluan goditjet sistematike nė Filat, Pituljete, Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisė u ndalua me violencė tė fliste nė gjuhėn shqipe. Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndaj myslimanėve. Kjo politikė shtetėrore nuk kaloi pa lėnė gjurmė, pasi popullsia e kėsaj zone nė shumicėn dėrrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qė qarqet intelektuale tė dominonin situatėn. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilat nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarė tė fshatrave Spatar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicė me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekė, me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė.

Para se tė hynte nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi njė fushatė tė re masakrash dhe krimesh nga mė monstruozėt kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė historinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16-70 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut. Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė nė Gumecinė nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės, Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zėvendės Prfekti i Gumenicės Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tė grekėve tė Ēamėrisė. Nga ky kontingjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit nga torturat dhe uria. "Nė kėtė mėnyrė-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinė ēame.

Rekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takimin qė pati Komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i kanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėrit u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt. Por pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhanė kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė konsideratė pėr interesat e saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t'i vinte nė dukje ambasadorit grek nė Romė se "Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė disponon tė vazhdojė njė program politik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive".

Shpėrthimi i Luftės Italo-Greke mė 1940 thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė, ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė konflikt. "Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėn-shkruan Jani Sharra-rrallė ndonjė ēam u bashkua me ta".

Gjithkush mund tė shtrojė pyetjen: pse u mbajt ky qėndrim i ashpėr ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo njė masė vetėmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetėm nga frika e njė hakmarrjeje tė mundshme tė shqiptarėve pėr krimet qė ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Tė dhėnat provojnė se asnjėra prej kėtyre arsyeve nuk pėrbėnte shkakun e kėtij veprimi kriminal. Synimi ka qenė akoma mė i largėt dhe njėkohėsisht mė antishqiptar. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė, autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē'tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon edhe fakti se pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė gjitha gratė dhe fėmijėt qė kishin mbetur nė Ēamėri me qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari.

Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė. Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore.

Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarėt e Varfanjit, Salicės etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin se asgjė e keqe nuk do t'i gjente.
Nė zonėn e Gumenicės dhe tė Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė shqiptar ēam. Pikėrisht pėr kėtė veprimtari e sakrificė, jo pak ēamė dolėn para gjykatave tė pushtuesit dhe u burgosėn. Duke pasur parasysh kėtė realitet tė mirėkuptimit dhe tė bashkėpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe ēame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave shqiptaro-ēame".

Pėr qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre ata nxitėn vrasjen e ēamėve me influencė si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njė katastrofė e sigurte, "mė pas bandat e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan Rahulin", domethėnė banorėt e Karbunarit. Nė kėto rrethana, disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj. U formua njė batalion i cili kishte vetėm gjysmėn e efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 veta. Pėr arsye se gjermanėt nuk donin tė prishin marrėdhėniet me qeverinė kuislingė tė Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por pėrkundrazi u rezistoi nė mėnyrė demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr elementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek. Por ajo qė i shqetėsoi mė shumė atėherė forcat shoviniste greke ishte ngritja e kėshillave shqiptare nė tė gjithė Ēamėrinė. Nė mars tė vitit 1943 u formua ēeta e parė mikste, e cila bashkėpunonte me EAM-in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe pjesėmarrjen e ēamėve myslimanė nė radhėt e rezistencės antifashiste greke, nė formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpėrmendur thekson se ēamėt nxorrėn mbi 1000 luftėtarė. Popullsia ēame filloi tė organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e viteve 1942-1943, madje qė nė verėn e vitit 1942 u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės antifashiste i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumė tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės sė Zorjanit e mė thellė pėr organizimin e rezistencės, pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr popullarizimin e ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn e vetėvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Nė shkurt tė vitit 1943 u krijua ēeta "Ēamėria" dhe pak mė vonė batalioni "Ēamėria", i cili zhvilloi nė shtator 1943 betejėn e famshme tė Konsipolit kundėr gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo betejė u shqua pėr pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė Ēamėrisė, tė Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e shtresash shoqėrore. Nė mars tė kėtij viti u krijua formacioni i parė mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun, nė Revan, nė Theojefira, nė Pleshavicė, nė malin Kacidhjar e gjetkė. Nė pranverė tė vitit 1944 nė Qeramicė u formua Batalioni IV "Ali Demi" me mė shumė se 500 djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė luftimeve tė tij nė rrugėn Janinė-Gumenicė, Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun ranė trimėrisht dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumė ēamė morėn pjesė nė Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke. Edhe misioni britanik qė kreu hetime nė Ēamėri nuk e mohonte pjesėmarrjen e ēamėve nė radhėt e EAM-it.

Edhe gjermanėt u pėrpoqėn ta hedhin minoritetin shqiptar nė luftė kundėr EAM-it dhe Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė theksuara nacionaliste.

Nė kuadrin e bashkėpunimit tė popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr tė vendosur ura lidhjeje nė linjėn e atyre forcave qė udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste. Nė bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte vendosur qė nė tetor tė vitit 1943, tė harmonizohej puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar qė tė vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė Partisė Komuniste Greke "qė tė bėjnė punė nė minoritete duke enė nė lidhje gjithmonė me ne". Po kėshtu do tė procedohej edhe nė Ēamėri.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-12-12, 14:16   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēamėria

vijimi


Minoriteti grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, "pėr t'i bėrė masat e minoritetit t'i drejtojnė sytė nga Greqia". Nė njė miting qė ishte bėrė nė Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmė tė jemi njė Greqi qoftė komunikste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi". Sipas tė njėjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dėrguar pėr tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė minoritetin shqiptar nė Greqi, domethėnė nė Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj. Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė mė 14 qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetesės midis fqinjėve me devizėn : luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij.

Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė.

Kėtė lėvizje e drejtonte njė Kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Kėshilli krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes siē ishin mbajtja e rrefullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash shqipe etj.

Njė veprimtari e tillė ishte e papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kėrkesėn kėmbėngulėse pranė tė Dėrguarit tė Posaēėm gjerman pėr Evropėn Juglindore Nojbaherit "pėr rivendosjen e prefektit tė administratės greke nė Thesproti", "tė cilėt do tė kryenin funksionet e tyre zyrtare nė Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin gjerman". Mirėpo autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė dyfishtė. Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinė e Kėshillit Krahinor ēam, ēka presupozonte njohjen e administratės shqiptare. Nga ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė sė Ralisit. Megjithatė, nė heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punėn e Kėshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u interesonte edhe gjermanėve. Nacionalistėt shqiptarė ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit anglez tė ndėrlidhjes pėr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin nacionalist tė Zervės. Ėshtė e qartė se kėto pėrpjekje nuk dhanė ndonjė rezultat, sepse qėllimet e kėtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht tė kundėrta.
Nacionalistėt shqiptarė synonin bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e kundėrshtonin me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje zervistėt prisnin rastin e volitshėm pėr njė sulm vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė shfarosjen kombėtare.

Pėr tė realizuar synimet e tyre, nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t'u lidhur me Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun zervist pėr fatin e Ēamėrisė. Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve qė i kanė ardhur tė dėrguarit tė posaēėm tė Rajhut, Nojbaherit, vėrenin gjermanėt-grupi nacionalist shqiptar po punon pėr t'ia aneksuar Ēamėrinė Shqipėrisė". Nė pėrgjigje tė kėtij telegrami pohohet me gojėn plot se "Ky grup (nacionalistėt) ėshtė gati tė lidhet me kėdo, mjaft tė bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė".

Rreziku i njė raprezaljeje nga bandat shoviniste tė Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike shqiptare.

Edhe pse Marrėveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr qė Nuri Dino i dėrgonte mė 21 shkurt 1944 Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin pėrpjekje pėr bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it me synimin qė "grekėt tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn komuniste...". Dhe mė tej ai i kujton Sh. Peēit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar mė shumė se kurrė". Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim "pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit qė s'mund tė na ndajė". Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me "kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar".

Pėrballė bashkimit tė armiqve tė kombit shqiptar, njė qėndrim i tillė pėr bashkimin e forcave politike shqiptare ishte mė se i justifikuar. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalēlirimtare e Labinotit (shtator 1943).

Nė anėn tjetėr, popullsia ēame gjendej pėrballė veprimtarisė sė ethshme antishqiptare tė EDES-it tė Zervės, i cili e kėrcėnonte atė me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u pėrpoq ta pėrdorte popullsinė ēame si forcė kundėr ELLAS-it. Kjo manovėr djallėzore synonte sė pari ta fuste popullsinė shqiptare nė kurthin e luftės midis forcave politike nė Greqi, sė majtės ekstreme dhe sė djathtės ekstreme, me synimin qė cilido tė ishte rezultati i konfrontimit politik nė Greqi, tė krijohej preteksti dhe konjuktura e pėrshtatshme politike pėr shfarosjen dhe dėbimin e saj.

Sė dyti, tė shtonte forcat pėr tė goditur EAM-in kundėrshtar, pra ta pėrdorte popullin shqiptar si mish pėr top. Nė bisedimet e zhvilluara nė fshatin mininė nė -3-6 korrik 1944, tė dėrguarit e Zervės i parashtruan popullsisė ēame kėto kushte:

1.Ēarmatimin e plotė
2.Mobilizimin e pėrgjithshėm tė popullsisė ēame nė radhėt e EDES-it si dhe tė pranonin pushtetin e EDES-it nė Ēamėri.

Populli ēam u gjend nė pozita tė vėshtira. Ai nuk pranoi tė futet nė luftėn midis forcave rivale nė Greqi dhe si ndėshkim Zerva filloi ndaj kėsaj popullsie sulmin e pėrgjithshėm tė 8 korrikut 1944 qė ka patur ato konsekuenca qė dihen. Ky fakt pohohet dhe nė letrėn e Kėshillit Antifashist tė Ēamėrisė dėrguar: Qeverisė greke tė Bashkimit Kombėtar, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive tė Fuqive tė Mėdha, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit, Komitetit Panepirot tė EAM-it.

Nė arkivat e Shqipėrisė ruhen shumė dėshmi tė emigrantėve ēamė lidhur me krimet e forcave zerviste.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-12-12, 14:17   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēamėria

Rezoluta pėr ēėshtjen ēame: Ja pėrmbajtja

9.12.2012

Dy deputetėt e PDIU-sė, Shpėtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, do tė dorėzojnė zyrtarisht tė hėnėn nė Kuvendin e Shqipėrisė, Rezolutėn pėr Zgjidhjen e Ēėshtjes Ēame.

Rezoluta pėrmban 13 pika, tė cilat siē nėnvizon PDIU mbėshteten dhe marrin nė konsideratė qėllimet dhe parimet e larta tė Konventės Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore, Deklaratėn Universale tė tė Drejtave tė Njeriut dhe legjislacionin shqiptar, transmeton BW.


Trembėdhjetė pikat e Rezolutės janė:

1. Rezoluta njeh, mbėshtet, dhe angazhohet pėr nevojėn e restaurimit tė tė gjithė tė drejtave tė shqiptarėve ēamė, dikur nėnshtetas grekė, nė pėrputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve tė legjislacionit ndėrkombėtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazė tė kombėsisė, e parimet e tjera tė ndėrlidhura me to si dhe frymėn e Traktatit tė miqėsisė midis dy vendeve.

2. Kėrkon rivendosjen e tė drejtave themelore tė shtetasve shqiptarė, ish shtetas grekė, qė pėrfshin rikthimin e pronave, njohjen e tė drejtės sė riatdhesimit, njohjen e tė drejtės sė rimarrjes sė shtetėsisė, dhe tė tė drejtave tė tjera tė pakicave kombėtare.

3. Kėrkon shfuqizimin shprehimisht tė Ligjit grek tė Luftės nr. 2636 dhe 2637/1940 i shpallur me dekret mbretėror nė vitin 1940 akoma nė fuqi, nė veēanti pjesėn e ligjit qė mban sekuestron konservative tė pasurive shqiptare.

4. Kėrkon shtrirjen e efekteve tė ligjit grek 1540/1985 “pėr rregullimin e refugjatėve”, tek tė gjithė shtetasit grekė tė larguar si pasojė e konfliktit civil, pa diskriminim kombėsinė e tyre, ligj qė bie nė kundėrshtim me shumė akte ndėrkombėtare, pėr mosdiskrimimin mbi bazė kombėsie, race, feje etj.

5. Kėrkon nga qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, qė sė bashku me Qeverinė e Republikės sė Greqisė, tė riaktivizojė Komisionet e Posaēme Dypalėshe, tė sanksionuara nė Traktatin e Miqėsisė, tė shqyrtojnė ēėshtjen, tė njohin pėrmasat e saj, tė pėrpunojnė zgjidhjet e duhura nė kėtė drejtim.

6. Ngarkon Ministrinė e Punėve tė Jashtme qė tė mbrojė tė drejtat e shqiptarėve, tė padėbuar nga trojet e tyre amtare dhe tė kėrkojė njohjen e statusit tė minoritetit etnik pėr ata.

7. Kėrkon ngritjen nė Paramithi dhe Filat, tė dy lapidarėve, qė do tė pėrkujtojnė gratė, pleqtė, e fėmijėt, viktima tė pafajshme tė krimeve kryera nga njėsitė paramilitare greke.

8. Kėrkon mundėsinė e ngritjes apo pėrkujdesjes pėr varrezat e ēamėve, ish qytetarėve grekė, tė vrarė gjatė gjenocidit grek.

9. Ngarkon Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės qė tė pasqyrojė, nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe nė proporcionalitet, historinė e kėsaj pjese tė popullsisė shqiptare nė tekstet shkollore.

10. Ngarkon Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe sporteve qė, nė kuadėr tė marrėveshjeve dypalėshe me ministrinė homologe tė Republikės sė Greqisė, tė promovojė vlerat kulturore tė tyre dhe objektet kulturore qė gjenden jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė si dhe Ministrisė sė Arsimit dhe tė shkencės t’i kėrkojė Ministrisė homologetė nxisė heqjen nė tekstet greke tė referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisė ēame;

11. Ngarkon Qeverinė shqiptare, qė nė pėrputhje me kėtė Rezolutė, t’i shprehė palės greke nė kontaktet diplomatike qėndrimin e Republikės sė Shqipėrisė nė lidhje me kėtė problem;

12. Ngarkon Ministrinė e Punėve tė Jashtme qė kėtė Rezolutė t’ua bėjė tė njohur qeverive dhe parlamenteve tė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndėrkombėtare ku Shqipėria ėshtė anėtare.

13. I rezervon vetes tė drejtėn qė nė rast reagimi refuzues tė palės greke, pėr ta konsideruar problemin nė dritėn e akteve ndėrkombėtare mbi diskriminimin, lėvizjen e lirė, tė drejtat themelore tė njeriut nė pėrgjithėsi, ta paraqesė ēėshtjen nė instancat ndėrkombėtare adekuate.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-12-12, 14:18   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēamėria

Athina thotė se nuk ekziston ēėshtja ēame


Ministria e Jashtme greke nėpėrmjet njė deklarate ka thėnė se, nuk ekziston ēėshtja ēame. Kjo deklaratė zyrtare ėshtė pėrcjellė sot nėpėrmjet zėdhėnėsit tė saj, Gregori Delavekuras.


“ Kushdo mendon se ka ndonjė njė problem mund t’i adresohet drejtėsisė greke”,kėshtu ėshtė pėrgjigjja e kėsaj ministrie. Madje sipas kėsaj ministrie, ministri i jashtėm, Dhimitris Avramoupolos ia ka bėrė tė qartė edhe autoriteteve shqiptare.

“Z. Avramopulos e bėri tė qartė qė nga fillimi i bisedimeve se nė Greqi nuk eksitojnė ēėshtje tė tilla; ēėshtje e territoreve etnike dhe nė qoftė se dikush e konsideron atė njė problem mund tė adresohet tek gjykata greke”, ka thėnė Delavekuras.

Ky ėshtė reagimi i dytė i fortė nga Athina zyrtare pas deklaratės sė ministrit tė Jashtėm i Greqisė Dimitris Avramopoulos i cili tha se qėndrimet e Berishės pėr Shqipėrinė e madhe ishin tė papranueshme. Ministri Jashtėm grek, Dhimitris Avramopullos, tregoi pėr median greke nė datė 4 dhjetor arsyet se pėrse anuloi vizitėn e tij nė Tiranė nė Ditėn e Pavarėsisė, raporton Shekulli.

Avramopullos ka zbuluar se i ka kėrkuar qė njė ditė pėrpara vizitės sė tij nė Tiranė, kryeministrit Berisha, qė tė tėrheqė deklaratat e bėra mbi ‘Shqipėrinė Etnike’, duke thėnė se deklarata u tėrhoq, por me vonesė, pas festave tė 28 nėntorit.
Sipas kryediplomatit grek, Tirana e mori mesazhin e qartė, duke shtuar se rėndėsi tė veēantė ka edhe paralajmėrimi i rreptė qė KE-ja i ka bėrė Shqipėrisė pėr kėtė ēėshtje. Avramopullos, ka deklaruar gjithashtu se, Greqia do tė jetė faktor stabilizues nė rajon, por menaxhimi i problemeve qė lindėn me Shqipėrinė ėshtė njė tjetėr sfidė e Greqisė, pasi nuk ėshtė njė fqinj i lehtė pėr tu menaxhuar.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.