Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-02-13, 01:11   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Shkrimtaret: Te prire nga vetevrasja?

Shkruar nga: E.L Doctorow, Gazeta Shqip
Postuar mė: 13 orė mė parė




VetevrasjaSipas studimeve tė fundit nė fushėn e psikiatrisė, ėshtė zbuluar se tė merresh me art nuk ėshtė veēse njė prirje e pavarur, por se shpesh ajo lidhet me sėmundje mendore tė ndryshme, shprehet njė revistė e studimeve tė psikiatrisė.

Nė studimin mė tė hollėsishėm tė ndėrmarrė pėr kėtė fenomen, studiuesit e Institutit Karolinska tė Suedisė kanė mbledhur tė dhėna pėr pothuajse 1.2 milionė pacientė me skizofreni, depresion, ankth, probleme alkooli dhe droge, autizėm, bulimi dhe vetėvrasjeje. Ata i kushtuan rėndėsi fushės sė krijimtarisė sė pacientėve si arti dhe shkenca.

Pėrfundimet ishin tronditėse, ērregullimi i papėrgjegjshmėrisė dhe depresionit ishte i pėrhapur sė tepėrmi nė listėn e diagnozave tė personave, tė cilėt karrierėn e tyre e ndėrtonin mbi bazėn e veprimtarisė krijuese. Kėta persona kishin mė pak gjasa tė diagnostikoheshin me sėmundje mendore qė pėrfshiheshin nė studim. Sipas njė studimi tė mėparshėm nė tė njėjtėn popullsi, familjet me histori tė skizofrenisė kishin mė shumė aftėsi pėr t’u marrė me krijimtari.

Kur studiuesit panė me kujdes shkrimtarėt, zbuluan se ata ishin tė shumtė mes njerėzve me skizofreni, depresion, ērregullimet e papėrgjegjshmėrisė, anoreksi dhe probleme me substancat narkotike. Shkrimtarėt ishin gjithashtu dy herė mė tė prirė pėr tė kryer vetėvrasje nė lidhje me pjesėn tjetėr tė popullsisė.

Ishte interesant fakti se tė afėrmit e personave me skizofreni, papėrgjegjshmėri, anoreksi dhe nė njė masė mė tė vogėl, me autizėm, ishin mė tė prirė pėr t’u marrė me art.

Ėshtė e rėndėsishme tė mos shikohet bardhezi studimi i problemeve mendore, studimi kėshillon se disa tė mira si kreativiteti mund tė jetė i lidhur me efekte negative. Njė lloj i tillė mendimi ndihmon nė lidhje me largimin e ndrojtjes ndaj sėmundjeve mendore, dhe pėrqendrimin te fuqizimi dhe pėrparimi i pacientit.

Ernest Hemingway (1899 – 1961)

Ernest HemingwayErnest Hemingway ėshtė njė prej shkrimtarėve amerikanė mė nė zė. Ai konsiderohet si pėrfaqėsues i denjė i tė ashtuquajturve shkrimtarė tė brezit tė humbur. Hemingway pėrjetoi tragjedinė e dy luftėrave botėrore dhe depresionit tė pėrgjithshėm shoqėror pas tyre. Jeta e tij na lė tė kuptojmė se ai ishte destinuar tė bėhej njė shkrimtar i madh dhe i paharrueshėm. Shkroi shumė vepra tė njohura, por famėn ia solli “Plaku dhe deti”, njė roman sa shoqėror aq edhe filozofik, qė tė pėrcjell mesazhe tė mėdha pėr jetėn dhe vdekjen. Vepra tė tjera tė tij janė: “Lamtumirė armė”, “Pėr kė bien kambanat”, “Dhe dielli lind pėrsėri”. Kontributi i tij nė fushėn e letėrsisė u vlerėsua me ēmimin “Pulitzer” nė vitin 1953 dhe ēmimin “Nobel” nė vitin 1954.

Dashuria e Hemingway pėr pijen e ēoi drejt alkoolizmit, presionit tė lartė tė gjakut dhe problemeve tė tjera shėndetėsore. Pak kohė nga dalja e tij prej klinikės ku trajtohej, Hemingway tentoi pa sukses vetėvrasjen nė shtėpinė e tij nė Sun Valley. Herėn e dytė tė daljes nga klinika, ai i dha fund jetės duke qėlluar veten me armė. Pjesėtarė tė tjerė tė familjes sė tij kanė kryer vetėvrasje: babai, dy nga vėllezėrit dhe motrat e tij dhe mbesa, duke shfaqur kėshtu idenė se mund tė jetė njė fenomen i trashėgueshėm pas kėtyre ngjarjeve.

Virginia Woolf (1882–1941)

“Ndihem e sigurt se po ēmendem pėrsėri…dhe se nuk mund tė pėrmirėsohem kėtė radhė,- shkruante Virginia nė shėnimin e lėnė bashkėshortit tė saj Leonard. Lindur dhe rritur nė Londėr nga prindėr tė nivelit tė ngritur, Woolf u pėrball me shumė depresion gjatė jetės sė saj. Vdekja e sė ėmės nė vitin 1895 i shkaktoi problemin e parė mendor dhe mė pas vdekja e tė atit nė vitin 1904 e shkatėrroi.

Megjithatė, duhet tė saktėsohet se sėmundja mendore e Virginia-s nuk erdhi si pasojė e suksesit tė saj nė letėrsi dhe lidhjes me grupin e intelektualėve tė Londrės, ku njohu dhe bashkėshortin e saj tė ardhshėm. Veprat e saj mė tė njohura janė “Zonja Dalloway”, “Tek fari”, “Orlando”.

Pak kohė pasi Virginia mbaroi dorėshkrimin e novelės sė saj “Mes akteve”, ra pėrsėri nė depresion. Ajo iu dorėzua zėrave qė dėgjonte brenda vetes dhe depresionit. Pasi la shėnimin pėrfundimtar pėr bashkėshortin e saj, duke e falėnderuar pėr lumturinė qė i kishte dhuruar gjatė martesės, ajo u mbyt nė lumin Ourse. Trupi i saj u gjet pas tri javėsh.


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.