Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-07-06, 12:56   #31
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DUKAGJIN - ZADE MEHMED PASHA
Ėshtė nga vezirėt e kohės sė Sulltan Selim Hanit dhe tė kohės sė Sulltan Sulejman Ligjėdhėnėsit (turq. Kanuni Sulltan Sulejman.) Ėshtė mė i mbrami djalė nga princat e Dukagjinit. Ishte nga ata qė mė sė shumti i shėrbeu Sulltan Selimit. Ishte dhėndri i padishahut tė lartpėrmendur (Sulltan Selimit - M.P.) Pas njė kohe shėrbeu si vali nė Halep , e mė pastaj nė Egjipt. Nė vitin 962/1554 u largua dhe u kthye nė Stamboll, ku pas njė kohe vdiq .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-07-06, 12:57   #32
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

DUKAGJIN - ZADE OSMAN EFENDIU
Ėshtė nga ulematė (dijetarėt) e kohės sė Sulltan Muratit III. Ėshtė djali i Dukagjin-zade Mehmed Pashės. Mė 1009/1600 ishte kadi i Stambollit. Me ēėshtjen e kadilerėve u mor dy vjet. I mblodhi dhe i shkroi biografitė e kadilerėve tė Stambollit me njė rend alfabetik, ndėrkaq nė emėr tė padishahut tė lartpėrmendur pat shkruar njė libėr me titull “Ez-har-i Xhemail” (Lulet e bukura). Vdiq, si duket, pas vitit 1012/1603 .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:57   #33
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

FERHAT PASHA
Ėshtė nga vezirėt (ministrat) qė nė kohėn e Sulltan Mehmed Hanit III dy herė kaloi nė postin e kryeministrit (sadriazemit). Ėshtė me origjinė shqiptare. Ka mėsuar dhe ėshtė edukuar nė oborrin mbretėror (Harem-i Hymajun). Pasi nga aty doli me gradėn kapuxhi-bashė, nė kohėn e Sulltan Murat Han-it III sė pari u bė mirahor e pastaj aga i jeniēerėve; mė pastaj vali i Rumelisė. Me gradėn vezir i katėrt, hyri nė kategorinė e vezirėve. Nė ekspeditėn ushtarake tė Iranit qė u hap nė vitin 986/1578 shkoi si serdar (kryekomandant). Arriti tė bėhet i famshėm pėr sukseset e tij. Duke lidhur marrėveshje dhe duke marrė me vete si peng djalin e vėllait tė Shahut qė ishte mirza (titull ushtarak nė Iran) shumė i guximshėm, u kthye. Pas largimit tė Sinan Pashės , mė 999/1590 pėr tė dytėn herė u bė vezir i dytė dhe iu besua detyra e lartė shtetėrore dhe me pėrgjegjėsi (myhyri i sadrizaemit). Pasi i udhėhoqi punėt shtetėrore 8 muaj, e shkarkuan dhe e kthyen nė detyrėn e mėparshme. Nė vitin 1003/1594, me ardhjen e Sulltan Mehmed Hanit III nė fron, pėr tė dytėn herė bėhet vezir i madh (sadriazėm). Pastaj, kur u hap fronti i Vllahisė , ndėrtoi urėn mbi Danub. Nė kohėn kur ia filloi luftės, pa farė shkaku iku, duke mos pritur zėvendėsimin. Erdhi nė ēiflikun e tij qė e kishte nė afėrsi tė Stambollit dhe aty u mėshef. Pas njė kohe tė shkurtėr e paraqitėn dhe e burgosėn nė Jedikule . e dėnuan me vdekje dhe e varrosėn nė lagjen “Ebu Ejup Ensari”, Zoti e mėshiroftė! Si kryeministėr (sadriazem) shėrbeu, herėn e parė 8, e herėn e dytė 6 muaj, d.m.th. gjithsej 14 muaj. Ishte njė personalitet trim, i drejtė dhe i fuqishėm, sidomos ėshtė i ēmueshėm rezultati dhe shėrbimi qė e bėri nė luftėn e Iranit. Rivaliteti i Sinan Pashės ndaj tij, i cili ishte bashkėkombės i tij, i shkaktoi fatkeqėsi dhe dėm .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:58   #34
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

FEVRI
(Mevlana Ahmed bin Abdullah)
Ishte nga poetėt e shekullit tė dhjetė sipas hixhretit. Ėshtė me origjinė shqiptare. Kur ishte fėmijė ishte i krishterė, mirėpo, kur ra nė duart e gazive (luftėtarė pėr pėrhapjen e fesė islame) dhe ashtu, duke rėnė dorė nė dorė, me talentin e tij natyror mėsonte diturinė islame. Muhidin Arabiu , Zoti e mėshiroftė, kishte parė ėndėrr qė kėtė (Fevriun - M.P.) e kishte borxh ta mėsojė, prandaj e pati mėsuar dhe udhėzuar drejt nė fenė islame. Pasi i pėrvetėsoi dituritė islame, u bė muderris dhe dha mėsim nė disa medrese. Pat shkuar edhe nė ekspeditėn e Nahxhevanit bashkė me Sulltan Sulejmanin. Nė fund u bė myfti i Shamit (Damaskut), ku mė 978/1570 vdiq. Shkruante poezi dhe krijime tė tjera letrare. Merrej edhe me probleme shkencore. Ka shkruar librin “Dyrer Gyrer” (Margaritarėt e shkėlqyeshėm) me komente e shpjegime nė margjina tė tij si dhe libra tė tjerė mėsimorė, poashtu me shpjegime. Ka shkruar poezi tė bukura nė tė tri gjuhėt islame . Ky ėshtė njė personalitet qė ka mbledhur dhe radhitur divanin e Kanuni Sulltan Sulejmanit. Ka lėnė njė divan (pėrmbledhje poezish) nė gjuhėn turke-osmane. Ja njė bejt nga poezia e tij:
Tė vdekurit i lanė kujtimet nga kjo botė
Janė shtri nė shpinė dhe janė pėrgatitur .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:58   #35
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

GEDIK AHMET PASHA
Ishte nga vezirėt e njohur tė Perandorisė Osmane. Ishte trim i jashtėzakonshėm, guximtar, i menēur dhe i aftė . Nė kohėn e sulltanatit tė Ebu-l-Fet'h Sulltan Mehmet Hanit shėrbeu katėr vjet nė postin e kryeministrit (sadriazem). Ishte i sektit bektashian nė oxha-kun (korpusin) e jeniēerėve. Meqė ishte shumė trim, sė pari arriti gradėn e bejlerbeut, e pastaj, tė vezirit tė madh. Fitoi simpatinė dhe dashurinė e Padishahut tė vet. Nė shumė luftėra ishte serdar (komandant suprem). Plotėsisht i mundi dhe i shkatėrroi kryengritėsit e Karamanit. Ashtu si i pushtoi Silifken dhe Ermanikinė, poashtu u dallua me trimėri dhe aftėsi edhe nė ekspeditėn ushtarake nė Trabzon (Trapezunt). Nė vitin 878/1473 u ngrit nė gradėn sadriazem (kryeministėr) dhe, duke qenė nė kėtė post, me 300 anije dhe me flotėn doli nė Detin e Zi. E pushtoi dhe e nėnshtroi Kaffanė qė kishte rėnė nė duar e gjenovasve (italisht Genova - M.P.) si dhe Menku-hisarin dhe tėrė bregdetin Azof deri nė kufirin e Ēerkistanit. Kėshtu, pati sukses tė madh t'i zgjėrojė kufijtė e Perandorisė Osmane nė ato anė. Nė vitin 882/1477 u emėrua serdar pėr ta nėnshtruar Iskenderinė e Shqipėrisė (d.m.th. Shkodrėn) . Sado qė i paraqiti disa vėrejtje rreth mospranimit tė kėsaj detyre, Padishahu pėr ato vėrejtje qė i paraqiti ai nuk deshi tė dėgjojė dot, por nė mėnyrė kategorike i hodhi poshtė dhe kėtė (Gedik Ahmet Pashėn - M.P.) menjėherė e hoqi nga posti i vezirit tė madh dhe e burgosi nė kalanė e Bogaz - kessit (d.m.th. nė Anadoll-hisar) . Mirėpo mė vonė, duke e kuptuar Padishahu tė vėrtetėn se pse nuk u pajtua ta pushtojė nė atė moment kalanė e Shkodrės , me ndėrmjetėsimin e Hersek-zade Ahmed Pashės, e nxori nga burgu. Shėrbeu me pagė plotėsuese (arpallėk) nė pushtimin e Vlorės. Nė Vlorė, pastaj, u pėrgatit pėr sulme tė mėtejme tė kalave dhe qyteteve . Nė vitin 886/1481 pėr t'ia uruar ardhjen nė fron Sulltan Bajazitit II erdhi nė Stamboll. Doli fitues kundėr princit Xhem . Sado qė tregoi trimėri nė luftėrat qė i bėri, e tepronte paksa nė mėnyrėn e pėrdorimit tė diktaturės dhe, meqė e kalonte kufirin, e zemėroi padishahun, i cili e ekzekutoi nė Edrene, nė hamam . Gedik Ahmed Pasha ka lėnė disa hajrate, kurse nė Stamboll ndėrtoi njė hamam. Mėhalla (Gedik Pasha) mban emrin e tij .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 12:59   #36
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

GJIRITLI MUSTAFA NAILI PASHA
Ėshtė nga sadriazemėt (kryeministrat) e kohės sė Sulltan Abdylmexhid Hanit. Lindi nė fshatin Bojanė qė ndodhet nė kazanė dhe sanxhakun e Korēės tė vilajetit tė Manastirit nė Shqipėri. Rrjedh nga njė familje e vjetėr vezirėsh. Meqė njė kohė tė gjatė qėndroi nė vilajetin e Kretės , u bė i njohur me pseudonimin Gjiritli. Bashkė me Ismail Beun, baba i tij, iu bashkua Plasali Tahir Pashės tė cilin e kishte dajė. Ia mėsyen Egjiptit me ushtri me qėllim qė t'i pėrzėnė francezėt nga Egjipti. Tahir Pasha pasi qė u bė vali, vdiq aty. Vėllai i tij Hasan Pasha u bė komandant (serkerde) me gradėn mirmiran nė kohėn e valiut tė ndjerė Mehmed Ali Pashės. Edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, pat mbetur me tė. Shkoi nė Hixhaz bashkė me ushtrinė egjiptiane e cila u drejtua nga ana e Mehmed Aliut pėr tė kundėrshtuar vehabitėt.
Meqė tregoi trimėri nė luftėrat tė cilat zgjatėn 5 vjet, arriti tė marrė gradėn serkerde (komandant). Pėr tė shuar kryengritjen qė u paraqit nė Kretė dhe, pėr tė kthyer paqė e qetėsi kėtu, nė vitin 1237/1821 Hasan Pasha i lartpėrmendur u urdhėrua qė me ushtrinė egjiptiane tė shkojė nė Kretė me tė cilin shkoi edhe ky (Mustafa Naili Pasha - M.P.). Pa kaluar shumė kohė Hasan Pasha vdiq. Komandimi iu besua kėtij, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, i cili mbante gradėn mirmiran. Atėherė, si shpėrblim pėr shėrbimet qė i bėri nė More me ushtrinė egjiptase tė Ibrahim Pashės, kur iu besua Mehmed Ali Pashės sė sipėrpėrmendur qeverisja e ishullit tė Kretės, kėtij biografia e tė cilit shkruhet kėtu, iu vazhdua detyra si vali. Pati sukses nė zhdukjen dhe shtypjen e bandave plaēkitėse si dhe nė vendosjen e barazisė dhe bashkėjetesės nė mes popullit musliman dhe tė krishterė.
Pasi qė u muar me udhėheqjen e punėve shtetėrore si nė atė egjiptase dhe si, pastaj, drejpėrdrejtė nė atė tė Shtetit Osman, hap pas hapi, plot tridhjetė vjet, shumė mirė qeverisi ishullin e Kretės. Pat arritur tė marė poste nė ministri, tė fitojė dekorata dhe shpėrblime tė tjera. Mė 1265/1848 e shuajti shpejt dhe plotėsisht njė kryengritje qė pėrsėri shpėrtheu nė Kretė. Meqė pati sukses nė vėnien e rendit dhe qetėsisė, pėr suksesin e jashtėzakonshėm, qe graduar edhe me gradėn ministėr (vezir). Mė 1267/1850 u ndėrrua nga detyra. Erdhi nė Stamboll, ku u caktua anėtar i Kėshillit tė Lartė pėr ēėshtje tė drejtėsisė (Mexhlis-i Vālā-i Ahkām-i Adlije), e pastaj edhe anėtar i Kryesisė supreme (Rijasetit). Qe shpėrblyer me dekorata: Mexhidijen e dytė e pastaj edhe me Mexhidijen e parė . Mė 1269/1852 ishte emėruar kryeministėr (sadriazem). Pasi shėrbeu nė kėtė post 1 vjet e 26 ditė, mė 1270/1853 u ndėrrua nga ky post dhe u caktua tė punojė nė Kėshillin e posaēėm tė ministrave (Mexhlis-i Hass-i Vukela). Ndėrsa nė vitin 1273/1856 pėr tė dytėn herė bėhet kryeministėr (sadriazem), por, pas afėr tre muaj nė kėtė pozitė, pėrsėri u ndėrrua. U tėrhoq anash qė tė pushojė, por pėrsėri, po atė vit, u angazhua tė punojė nė Kėshillin e Lartė shtetėror (Mexhalisi-i Alije). Mė 1278/1861 nė kohėn e Sulltan Abdulazizit u shpėrblye edhe me dekoratėn e parė tė Shtetit Osman. Mė 1289/1872 nė moshėn 76 vjeēare ndėrroi jetė. Ėshtė varrosur nė oborrin e xhamisė Fatih.
Shumė mirė i ka ditur gjuhėt: turke, arabe, greke dhe shqipe. Ka qenė i njohur edhe pėr bujari, respekt dhe paqėdashėsi .


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:00   #37
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

HALIL PASHA
Ėshtė nga vezirėt i cili kaloi nė funksione tė larta nė ministri nė kohėn e Sulltan Ahmed Hanit III. Ėshtė me origjinė shqiptare, elbasanas. Kur vėllai i tij Sinan aga u bė bostanxhi-bashė, erdhėn nė Janinė dhe pastaj bashkė me Kallajli Mehmed Pashėn shkuan nė Bagdad. Kur u kthye, duke marrė gradė pas grade, u bė bostanxhi-bashė nė oxhakun (korpusin) e jeniēerėve. Shėrbimet e tij pranoheshin te padishahu, pastaj, duke u aftėsua edhe mė tepėr, mė 1128/1715 me gradėn mir-i miran u dėrgua tė shėrbejė nė ejaletin e Erzurumit. Ishte koha e ekspeditės sė Austrisė. U urdhėrua ta renovojė kalanė e Nishit. Meqė tregoi sukses tė mirė nė kėtė ēėshtje, sado qė u dėrgua me detyrė nė ejaletin e Dijar-Bekrit, pėr shkak tė nevojės qe transferuar nė Pashallėkun e Beogradit. Nė atė kohė u vra sadriazemi Ali Pasha. Duke e parė tė nevojshme tė emėrohet serdar njė personalitet i meritueshėm, pėr shkak tė famės qė e fitoi nė oborrin mbretėror, nė muajin ramazan tė vitit tė pėrmendur, iu besua myhyri i ministrisė (detyra e kryeministrit). Po nė atė vit, nė muajin zulhixhxhe u kthye nė garnizonin dimėror nė Edrene. Pasi u nderua nga padishahu, nė muajin rexhep tė vitit 1129/1716, me ushtrinė osmane shkoi nė frontin e Beogradit, por nuk pati sukses nė kėtė luftė. Kur u kthye nė Nish, u largua nga ministria dhe, sado qė u emėrua nė ejaletin e Selanikut, e kapi njė dyshim, prandaj iku dhe u mshef. Pasi qėndroi njė vjet nė ilegalitet, pėr shkak se u mėrzit nė jetėn ushtarake, u tėrhoq dhe u emėrua nė muhafezllėkun e Bogaz-hisarit. Gjatė kohės nė ilegalitet e kishte pranuar ket-huda Abdi Haskiun i cili e kishte fshehur. Mė 1140/1727, pra pas njė pauze, duke iu kthyer grada e vezirit u emėrua nė muhafezllėkun e Agribozit, e pastaj nė atė tė Kandijes dhe Hanijes dhe pėrsėri nė atė tė Kandijes dhe aty u tėrhoq nga aktiviteti. Shėrbeu nė ministri afėr 13 muaj. ishte modest, jomendjemadh dhe shumė fetar .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:01   #38
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

HAMZA BEU
Ishte nga burrat mė tė zgjedhur tė Sulltan Murat Hanit II. Ėshtė vėllai i shqiptarit, Bajazit Pashės, i cili ishte shok besnik nė internim i Ēelebi Sulltan Mehmed Hanit. Edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, ka qenė nė shėrbim tė tre pashallarėve, d.m.th. nė shėrbim tė Ēelebi Sulltan Mehmedit, tė Sulltan Muratit II dhe Ebu-l-Fet'h Sulltan Mehmedit II. Nė kohėn e Ēelebi Sulltan Mehmedit ishte komandant i Labiskisė dhe i pengonte venedikasit tė dalin aty. Bėnte edhe shėrbime tė tjera. Nė kohėn e Sulltan Muratit II, ishte bashkė me vėllain e tij, Bajazit Pashėn e lartpėrmendur, i cili veproi kundėr Dyzme Mustafait. Nė humbjen qė e patėn te lumi Sazli, qė tė dy u zunė rob dhe ky i dyti (Bajazit Pasha - M. P.) iu dorėzua pėr hakmarrje Izmiroglli Xhynejdit, i cili gjendej nė vend tė vezirit tė Dyzme Mustafait. Bajazit Pashėn e vranė, kurse Hamza beun e patėn lėshuar. Qė atėherė tėrhoqi simpatinė dhe dashurinė e padishahut, Sulltan Murat Hanit II. Kur u urdhėrua pėr zhdukjen dhe likuidimin e Xhynejdit, i cili pėrsėri organizoi kryengritje nė Izmir, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr e kreu kėtė detyrė nė favor tė vet . E vrau Xhynejdin, ndihmėsit dhe tė afėrmit e tij, ndėrkaq, kokat e prera tė tyre i dėrgoi nė Edrene. U caktua tė shėrbejė nė sanxhakun e Galipolit nė kohėn e Sulltan Mehmedit II. U vu nė krye tė detyrės pėr t'i pushtuar ujdhesat me ndihmėn e flotės, mirėpo, meqė flota osmane ende nuk ishte nė rangun e flotės sė Venedikut, kėtė herė nuk pati aq sukses. U kthye nė Edrene dhe iu nėnshtrua padishahut. Padishahu, duke i respektuar shėrbimet qė ia bėri babait tė tij, e fali dhe e dėrgoi nė detyrė tė re, nė sanxhakun e Antalisė. Pastaj, u urdhėrua tė shpėtojė kalanė e kojunėve qė kishte rėnė nė duart e Uzun Hasanit . Nė kėtė betejė doli fitimtar. Pėrsėri tėrhoqi vėmendjen e padishahut, i cili e bėri bejlerbe tė Rumelisė. Pastaj u urdhėrua ta eliminojė Is'hak beun, beg i Karamanit. Kėtė e mundi plotėsisht dhe e detyroi tė ikė. Pas kėsaj, meqė nuk haset emri i tij nė historinė osmane, merret vesh se nuk ka jetuar edhe shumė kohė. Ka njė xhami (camii sherif - xhami e ndershme) shumė tė bukur nė Brusė si dhe medrese e bibiliotekė. Edhe pse ishte trim i jashtėzakonshėm, nė histori pėrmendet se ishte, pėr nga natyra, njė personalitet shumė i qetė dhe i butė .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:02   #39
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

HAMZA BEU
Ėshtė djali i vėllait tė shqiptarit tė njohur, Skėnderbeut. Kur i ati i tij ishte i ri, bashkė me njė vėlla tjetėr dhe me Skėnderbeun, duke u marrė peng nga ana e Sulltan Muratit II, qe edukuar nė oborrin e Sulltanit dhe pat pranuar Fenė islame. Edhe Hamzai u rrit nė kėtė rreth. Pas kėsaj mixha i tij - Skėnderbeu, kur iku pėr nė Shqipėri, e shoqėroi edhe ky. Nė luftat qė i fitoi Skėnderbeu nė kohėn e Sulltan Muratit II, i pat ndihmuar shumė edhe Hamzai i guximshėm dhe trim. Mirėpo, mė pastaj, nė kohėn e Sulltan Mehmet Hanit II, Hamzai u nda nga Skėnderbeu. Meqė iu premtua tė bėhet beg i Shqipėrisė, pranoi tė punojė nė shtet (Osman - M.P.) kundėr Skėnderbeut. Ai bashkė me Yrnysbeg-zade Isa beun, duke qenė nė krye tė 40 mijė kalorėsve osmanė, hyri nė Shqipėri. Sado qė nė fillim e detyruan Skėnderbeun tė tėrhiqet nė qytetin e Lezhės, i cili gjendej nė duart e venedikasve, mė pastaj Skėnderbeu nė saje tė aftėsisė dhe shkathtėsisė qė e kishte, doli fitues. Nė luftėn qė u zhvillua nė mes tyre, u vra Isa beu , ndėrsa Hamzai u zu rob. Edhe pse padishahu i ofroi shpėrblim, Skėnderbeu nuk u pajtua nė fillim qė ta dorėzojė nipin e tij, ndonėse nė atė rast bėnė njė marrėveshje mashtruese pėr dorėzimin e Hamzait. I pat premtuar qė kur tė arrijė nė Stamboll do tė marrė bashkėshorten dhe fėmijėt dhe do tė kthehet. Edhe Skėnderbeu e pranoi kėtė propozim. Dhe, pak kohė pasi u dorėzua, Hamzai vdiq . Kėshtu premtimin qė ia dha mixhės sė tij, nuk mundi ta realizojė. Nė historinė evropiane nė vend Hamza pėrdoret gabimisht Ameza .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:02   #40
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

HASAN PASHA
(Princ i Egjiptit)
Ėshtė vėllai i Teufik Pashės i cili ėshtė ende (lexo nė kohėn e Sami Frashėrit - M.P.) hidiv i Egjiptit dhe ėshtė djali i tretė i ish-hidivit, Ismail Pashės. Pasi i mbaroi studimet nė Egjipt dhe nė Evropė dhe pasi i studioi shkencat ushtarake dhe gjuhėt evropiane, u kthye nė Egjipt dhe hyri tė punojė nė ushtri. Nė luftėn kundėr Abisinisė tregoi trimėri, aftėsi dhe shkathtėsi tė jashtėzakonshme ushtarake. Mori pjesė edhe nė luftėn e fundit kundėr Rusisė si dhe, me ushtrinė egjiptiane, u gjend nė anėt e Varnės, ku tregoi sukses tė madh. Kur u larguan prindėrit e tij nga Egjipti, edhe ky sė bashku me ta shkoi nė Evropė. Pas njė kohe erdhi nė Stamboll. Pėr shkak tė karakterit tė tij tė butė dhe moralit tė shkėlqyeshėm, e kur t'u shtohet kėtyre edhe zgjuarsia dhe njohuritė, tėrhoqi vėmendjen dhe kujdesin e Sulltanit. U bė shumė i dashur te ai, madje e nderoi me gradėn Javer-i Ekrem (gjeneral-agjutant). Meqė arriti njė gradė aq tė lartė, pranoi shumė dekorata si nga shteti Osman ashtu edhe nga shtetet e huaja. Mirėpo, ende pa i mbushur tė 35-tat, nė vitin 1306/1888 vdiq nė Stamboll. Trupin ia dėrguan nė Egjipt. E varrosėn pranė gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve tė vet
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:03   #41
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

HOXHA HASAN TAHSINI
Ėshtė nga ulematė (shkencėtarėt) e periudhės sė fundit tė Perandorisė Osmane. Ishte i pajisur me njohuri tė shkencave natyrore-matematikore dhe tradicionale (teologjike); i njihte pėr mrekulli gjuhėt lindore dhe perėndimore, pėrmes tė cilave u thellua nė shkencat e reja (shkencat ekzakte). Ėshtė shqiptar. Lindi nė njė fshat tė Kazasė sė Filatit nė anėt e Ēamėrisė. meqė babai i tij ishte me detyrė tė kadiut, ky (Hoxha Hasan Tahsini - M.P.) fėmijėrinė e kaloi pranė tij. Mėsimet e para i mori nga i ati. Pastaj shkoi nė Stamboll dhe shfrytėzoi rastin tė hyjė nė medrese. Pasi u diplomua aty, reformatori i madh i Turqisė Mustafa Rashid Pasha zgjodhi njė grup studentėsh mė tė zgjuar, nė mesin tė cilėve edhe Tahsinin, qė t'i dėrgojė nė Paris, me qėllim qė t'i mėsojnė gjuhėt dhe t'i studiojnė shkencat e tjera. Pasi mėsoi njė kohė shkencat e reja, shėrbeu si imam pėr anėtarėt dhe diplomatėt e ambasadės turke nė Paris. Kėshtu pati mundėsi t'i zgjerojė edhe mė tepėr dituritė shkencore, sidomos u interesua pėr shkencat natyrore: kimi, fizikė, astronomi, gjeologji dhe shkenca tė tjera. Pas njė kohe u kthye nė Stamboll. Nė kėtė vit u hap Universiteti dhe rektor i parė i Universitetit tė posahapur u zgjodh Hoxha Hasan Tahsini, i cili i mbulonte shumė lėndė nga shkencat natyrore. Mirėpo, pėr shkak tė ligjėratave qė i mbante hasi nė moskėnaqėsi te qarqet konservative turke, prandaj u largua nga Universiteti. Pas kėsaj, pra pas largimit nga puna, pėr shkak tė titullit shkencor qė e kishte arritur, pushteti ia kishte caktuar njė pension tė vogėl. Mė vonė e mori njė vend, njė medrese tė vogėl tė papėrdorshme (tė lėnė shkretė) nė Stamboll dhe ia filloi tė mbajė kurse private. Ndėrkaq, kohėn e lirė e kalonte duke u thelluar nė studimin dhe leximin e veprave artistike dhe nė librat e shumta qė i kishte pasė pėrgatitur. Nuk ishte i martuar, prandaj, nė jetė, pėrveē shkencės, nuk ishte i angazhuar me asgjė tjetėr. Nė vitin 1297/1879, nė moshėn 70 vjeēare vdiq nga turbekulozi. U varros nė varrezat e Erenköz­it. Ka lėnė pas vetes njė varg pėrkthimesh tė veprave shkencore, disa shkrime pėr shkencat filozofike si dhe njė varg poezish, ndonėse deri mė tash asnjė nuk u interesua t'i mbledhė e t'i botojė . Ndonėse nė tė tė folur kishte shprehje tė larta, poezitė dhe veprat i shkroi me njė gjuhė tė lehtė dhe letrare .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:04   #42
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

IBRAHIM PASHA
Ėshtė personaliteti i dytė i dinastisė qė nė mėnyrė tė mrekullueshme ka qeverisur nė territoret e Egjiptit. Ishte bashkėpunėtori dhe ndihmėsi i Mehmed Ali Pashės, reformator i Egjiptit nė themelimin dhe nė formimin e dinastisė sė pėrmendur. Ėshtė djali i madh i Mehmed Ali Pashės, kurse sipas njė varianti, ėshtė djali i Tosun beut, mixhės sė tij (mixhės sė Mehmed Aliut - M.P.), por se u muar nga ana e Mehmed Aliut si fėmijė i pėrvetėsuar. Babai i Mehmed Aliut sė bashku me vėllain e vet, Tosun beun, pėr shkak tė ngatėrresave qė i patėn, u detyruan tė shpėrngulen nga Shqipėria pėr nė Kavallė. Nė kohėn kur u shpėrngulėn, Mehmed Aliu ishte i vogėl, kurse Ibrahimi pat lindur nė Kavallė nė vitin 1204/1789. Si i vogėl, sė bashku me babain e vet shkuan pėr nė Egjipt. Ndonėse ende ishte nė moshėn 16 vjeēare, babai e angazhoi qė tė kthejė qetėsinė, rregullin dhe t'i bindė beduinėt nė anėt jugore tė territorit tė Egjiptit. E drejtoi ushtrinė nė ato anė dhe pati sukses nė kėtė ēėshtje. Mė vonė, duke qeverisur nė ato anė, u angazhua t'i qetėsojė dhe t'i largojė vehabitėt, detyrė kjo qė iu besua Mehmed Ali Pashės. Ndėrsa, me rastin e vdekjes sė Mehmed Ali Pash - zade Tosun Pashės (= Tosun Pasha, djali i Mehmed Ali Pashės - M.P.), i cili ishte nė cilėsi tė valiut tė Xhiddes qė gjendet nė Gadishullin Arabik, Ibrahim Pasha, me gradė tė vezirit, u bė vali i Xhiddes. Edhe detyra pėr t'i qetėsuar vehabitėt i ishte besuar personalisht kėtij. Ibrahim Pasha e shumėfishoi ushtrinė e tij dhe pas njė rregullimi dhe sistematizimi tė mrekullueshėm tė saj, nė luftėn qė ndodhi nė Vadi-i Kasim, e mundi Abdullah bin Saudin i cili ishte kryetar i vehabive, vrau edhe shumė nga kryetarėt dhe tė afėrmit e tij, prandaj, vehabitėt qenė tė detyruar tė tėrhiqen nė Deraje qė ishte qendėr e tyre. Mirėpo, duke e rrethuar edhe Derajen, e nėnshtruan atė nė fund tė vitit 1233/1817. Kėshtu, e kapėn dhe e burgosėn Adbullahun e sipėrpėrmendur, fėmijėt e Abdulvehabit dhe prijėsa tė tjerė tė vehabive tė Arabisė. Pasi i siguroi vendet e shenjta , kur u kthye pėr nė Egjipt, mori urdhrin nga Mehmed Ali Pasha qė t'i zgjėrojė kufijtė nė drejtim tė Nubės dhe Sudanit. E pushtoi Sinarinė dhe Kerdfanin bashkė me rrethinat e tyre. Kėshtu, mjaft shumė i zgjėroi kufijtė e Egjiptit. Pasi u kthye vetė nė Egjipt, vėllai i tij Ismail Pasha nė Sudan u dogj nga sudanezėt kur iu dha zjarri rezidencės ku ai rrinte. Nė atė kohė ndodhi kryengritja e Moresė. Meqė nga dita nė ditė zgjėrohej vilajeti i Moresė, Ibrahim Pashės iu besua detyra qė me ushtrinė egjiptiane dhe osmane tė angazhohet nė shuarjen e krye-ngritjes. Nga Egjipti pėr nė More shkoi me njė ushtri tė organizuar dhe tė fortė dhe me flotėn ushtarake. Nė fillim u pėrpoq qė nė mėnyrė tė qetė dhe pa pėrdorur forcėn t'i qetėsojė dhe t'i nėnshtrojė krye-ngritėsit, mirėpo, pasi hasi nė kundėrshtimin dhe rezistencėn e fortė tė tyre; e pėrdori forcėn dhe fuqinė e vet ushtarake, ashtu qė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr nuk la farė gjurme tė kryengritjes. Ai e shuajti edhe kryengritjen qė u paraqit nė Kretė, mirėpo, Anglia, Franca dhe Rusia, duke u marrė veshė ndėrmjet tyre, dėrguan flotėn e tyre dhe e shkatėrruan flotėn egjiptiane dhe osmane qė gjendej nė vendin e quajtur Navarin. Kėshtu, e detyruan Ibrahim Pashėn tė kthehet nė Egjipt. Kėtė herė Mehmed Ali Pasha ishte i angazhuar nė pėrforcimin dhe rregullimin e punėve ushtarake, i cili me pėrpjekjet e veta si dhe me ndihmėn e tė birit, Ibrahimit, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, pėrsėri e ndėrtoi dhe e pėrsosi mė tepėr atė (flotėn) dhe rregullimin ushtarak. Duke i parė shėrbimet dhe rezultatet shumė tė mėdha shtetėrore tė deritashme tė Mehmed Ali Pashės dhe tė Ibrahim Pashės, nga njėra anė, si dhe pėrpjekjet pėr zgjėrimin, forcimin dhe rregullimin e fuqive tokėsore dhe detare, nga ana tjetėr, Husrev Pasha (Vali i Egjiptit - M.P.) ia pėrshkroi dhe ia tregoi kėto pėrpjekje Sulltan Mahmudit, por, natyrisht, duke u mbėshtetur nė qėllime tė tjera dhe duke u dhėnė karakter tjetėr. Pėr ta siguruar ardhmėrinė dhe pozitėn e Mehmed Ali Pashės, Ibrahimi, kėrkoi qė personalisht ta udhėheqė edhe pjesėn e Sirisė . Pasi mori leje pėr kėtė, duke marrė si shkak njė ndryshim qė ndodhi me Abdullah Pashėn, vali i Akkasė, Ibrahim Pasha nė vitin 1247/1831 e rrethoi Akkanė dhe e nėnshtroi Gazėn, Jafėn dhe Hajfanė. Me urdhrin qė e mori nga babai i tij, ia mėsyu ta pushtojė tėrė Sirinė. Duke u fajėsua nga ana e Shtetit (Osman - M.P.) pėr grushtshtet, Perandoria Osmane dėrgoi ushtri kundėr tij, mirėpo, ajo nuk ishte nė nivelin qė e kėrkonin rrethanat ushtarake tė shtetit, meqė kryengritja greke dhe ngjarjet e tjera tė vazhdueshme si dhe vėshtirėsitė ekonomike dhe luftarake i kishin sjellė shtetit (Osman - M.P.) prapambeturi. Ibrahim Pasha nė vitin 1248/1832 triumfoi ndaj ushtrisė sė Hysejn Pashės nė Siri (Damaskun e Sirisė). Pasi e pushtoi dhe e nėnshtroi Damaskun (Shamin) e pushtoi edhe Halepin. Duke e mundur edhe dy herė tė tjera Hysejn Pashėn, kur hyri nė pjesėn e Anadollit, kundėr tij u dėrgua ushtria me 20000 (njėzet mijė) ushtarė nėn komandėn e Reshid Pashės. Mirėpo, nė njė luftė tė madhe dhe tė rreptė qė u zhvillua nė fushėn e Konjės dhe me zėnien e Reshid Pashės rob, Ibrahim Pasha shkoi pėrpara deri nė Kutahije, ndonėse me intervenimin e shteteve evropiane u detyrua tė ndalet aty. Me marrėveshjen e Kutahisė qė u lidh nė muajin Zulhixhe (ar. dhu-l-hixhxhe - sipas kalendarit hėnor ėshtė muaji i dymbėdhjetė i vitit - M.P.) tė vitit 1248/1832 territori i Sirisė dhe vilajeti i Adanės iu patėn lėnė Egjiptit, prandaj vilajeti i Sirisė dhe ai i Adanės iu besuan Ibrahim Pashės. Pas gjashtė vitesh pėrsėri filloi lufta nė mes tyre dhe, edhe pse Ibrahim Pasha e fitoi luftėn nė Nezip, ndėrhynė fuqitė evropiane. Flota angleze e vuri nė nishan Akkanė dhe Bejrutin dhe, meqė filloi t'i kėrcėnohej rreziku edhe Aleksandrisė, Ibrahim Pasha, nėn kėtė presion, Sirinė dhe Adanėn pėrsėri i la nėn administratėn e Shtetit Osman dhe u detyrua tė tėrhiqet nė Egjipt. Kėtė herė vendosi qė Mehmed Ali Pashės t'i bėhet zėvendės, vetėm se, meqė iu shkatėrrua shėndeti nga mundimet e ekspeditave tė ndėrmarra, pėr tė kėrkuar shėrim, shkoi nėpėr Evropė. Shėtiti Italinė, Francėn dhe Anglinė. Sidomos nė Paris nė mėnyrė tė mrekullueshme u prit nga ana e Lui Filipit. Kur u kthye nė Egjipt, babai i tij, meqė ishte dėbosuar dhe kishte rėnė nė gjendje shumė tė keqe shėndetėsore, nė vitin 1265/1848 shkoi nė Stamboll. Sado qė zyrtarisht iu besua tė kalojė nė detyrėn e valiut tė Egjiptit, pas kthyerjes nė Egjipt, disa muaj para vdekjes sė babait tė tij, vdiq.
Ibrahim Pasha konsiderohet nga njerėzit mė tė mėdhenj tė botės, si strateg lufte dhe udhėheqės ushtarak nga ana teorike. Ai pėr sė tepėrmi i ndihmoi babait tė vet, Mehmed Aliut nė ekspeditat e tij. Ishte shumė i kujdesshėm nė komandimin e ushtrisė. Nė kėtė ēėshtje u tregua shumė i ashpėr jo vetėm pėr tė tjerėt, por edhe pėr vete. Nė ekspeditat ushtarake nuk dallohej nga ushtarėt e rėndomtė nė haje e nė pije, nė flejtje dhe nė ēuarje nga gjumi, madje nė rreziqet mė tė mėdha nuk tėrhiqej (me qėllim qė tė shpėtojė vetė e tė tjerėt tė pėsojnė). Ishte trim i pashoq, guximtar dhe i vendosur. Shkathtėsinė dhe potencialin udhėheqės dhe komandues tė shtetit e dėshmoi nė Siri. Nuk e dėshironte salltanetin (komoditetin). Tėrė kujdesin ia kushtonte punėve tė shtetit e sidomos zhvillimit tė bujqėsisė. Shkurt, ishte njė ministėr trim, i drejtė, i menēur, i sinqertė. I kishte tre djem. Ahmed Pasha, i cili ishte djali mė i madh i tij, pasi mori gradėn e ministrit u mbyt nė ujė. I dyti ishte Ismail Pasha, ish-hidiv kurse i treti ishte Mustafa Fazil Pasha, i cili vdiq nė Stamboll. Ishte nga ministrat kryesorė tė Perandorisė Osmane .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:04   #43
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

IBRAHIM PASHĖ VLORA
Ėshtė nga familja e vezirėve tė kasabasė sė Vlorės tė Shqipėrisė. Ishte dhėndėrr i vezirit, Kurt Pashės, mytesarrif i Vlorės. Pas vdekjes sė Kurt Pashės, qe bėrė mytesarrif i Vlorės me gradėn vezir. Ali Pashė Tepelena ishte bylykbash i Kurt Pashės, i cili, pėr disa shėrbime qė i bėri trimėrisht dhe nė mėnyrė tė guximshme, si shpėrblim ia kishte premtuar vajzėn atij (Ali Pashė Tepelenės - M.P.), mirėpo, mė pastaj e ndėrroi mendimin. Meqė e bėri dhėndėrr Ibrahim Pashė Vlorėn, Ali Pasha shfaqi njė armiqėsi tė rreptė ndaj Ibrahim Pashės. Pasi qė ky ishte vali i Janinės, Ali Pashė Tepelena, prandaj edhe deshi tė hakmerret ndaj tij edhe ta fusė nėn kontrollin e vet sanxhakun e Vlorės, e pastaj ta nėnshtrojė tėrė Toskėrinė. Kėshtu priste rastin e volitshėm pėr ta zhdukur Ibrahim Pashėn. Nė tė njėjtėn kohė Ibrahimit ia pat marrė tri vajzat: tė madhen pėr djalin e dytė, Veliun, tė dytėn pėr djalin e madh, Myftarin (ar. Muhtar) dhe tė tretėn pėr djalin e motrės, Ademin. Omer Pashė Vrioni, i cili nė vitin 1223/1808 u nda nė Egjipt nga Mehmed Ali Pasha, cili ishte kthyer nė vendlindjen e tij, ende pa shkuar nė Egjipt ishte pėrzėnė nga Berati, gjegjėsisht nga Ibrahim Pashė Vlora, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu. Posa ai (Omer Pashė Vrioni - M.P.) u pėrgatit pėr hakmarrje, edhe Ali Pasha, pėr t'iu kundėrvėnė Ibrahim Pashės, pati dobi nga ai disponim i tij, prandaj, atė e dėrgoi nė Berat. Ibrahim Pasha nuk mund t'i thyejė ata qė, me shtyrjen dhe nxitjen e Omer Pashė Vrionit, ishin ngritur kundėr tij, prandaj u mbyll nė kalanė e Beratit qė ishte qendėr livaje (krahine). Tepelanasi e shpėtoi prej aty me pretekst se ka afėrsi familjare me anė martese dhe e solli nė venlindjen e tij, nė Vlorė, ndėrsa Omer Pashės ia pat besuar ta udhėheqė Beratin. Mirėpo, duke mos mundur t'u bėjė ballė intrigave tė Ali Pashė Tepelenės si dhe veprimeve kundėrshtuese tė Omer Pashės edhe nė Vlorė, Ibrahim Pasha ishte i shtrėnguar tė ikė nė nahijen e Dukatit.
Tepelenasi, duke marrė si shkak kėtė, Ibrahim Pashėn, pėrsėri, me motiv mbrojtės e kapi dhe e solli nė Janinė, por, nga ana tjetėr, propozoi qė sanxhaku i Vlorės t'i besohet djalit tė tij Veliut, i cili qe ndėrruar nga detyra mytesarrif i Moresė. Pėr kėtė nuk u dha pėlqimi nga Porta e Lartė. Pėr ēka u nxor njė dekret i hollėsishėm mbretėror nga Sulltan Mahmudi II. Sado qė u dėrgua edhe njė nėpunės pėr tė vėrtetuar gjendjen faktike, Tepelenasi vazhdoi ashtu si mė parė. Madje, ndonėse ekzistonte disponimi qė Ibrahim Pasha tė emėrohej nė ndonjė mytesarrifllėk nė Anadoll, Ali Pasha, kohė pas kohe, edhe mė tepėr i shtonte torturat ndaj tij. Bashkė me tė birin, Sylejamnin, i mbylli nė njė qeli tė errėt dhe tė thellė tė kalasė sė Janinės. Edhe gruan qė ia kishte premtuar atij (Ali Pashė Tepelenės - M.P.) Kurt Pasha nė fillim e pat marrė dhe e pat vėnė nėn kurorėn e vet. I mjeri Ibrahim Pasha, gruaja dhe vajzat e tij, ndonėse ndodheshin nė njė begati nė sarajet (pallatet) e Ali Pashės, ai vetė dhe djali i tij mbetėn nė qeli me vite tė tėra derisa vdiqėn, pa e parė dritėn kurrė. Pėr shkak tė tragjedisė shumė tė tmerrshme, Ibrahim Pashė Vlora e kaloi jetėn e pleqėrisė nė gjendje tė mjerueshme .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:05   #44
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

ILHAMI PASHA
Ishte djali i valiut tė Egjiptit, Abas Pashės, dhe stėrnip i tė ndjerit Mehmed Ali Pasha. Ilhami Pasha u martua me vajzėn e Sulltan Adbulmexhid Hanit, Minire Sulltanen. Kjo lidhje familjare me anė tė martesės edhe mė tepėr ia rriti nderin dhe respektin. Njė kohė jetoi nė Stamboll. U emėrua anėtar i Kėshillit tė Lartė shtetėror, (Mexhlis-i 'ala) mirėpo, nė vitin 1277/1860, ende pa i mbushur 25 vjet, vdiq .
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 13:05   #45
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

IS-HAK ĒELEBIU
Ėshtė nga ulematė dhe poetėt e kohės sė Sulltan Selimit dhe tė Sulltan Sulejmanit. Ishte nga Shkupi. Ndonėse babai i tij ishte punues dhe shitės shpatash, ky kishte dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar. Meqė posedonte kapacitet tė jashtėzakonshėm tė zgjuarsisė, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr u bė i dalluar dhe ekspert, prandaj shėrbeu si muderriz nė Edrene, Shkup, Brusė, Iznik. Nė vitin 933/1526 ligjėroi nė Darulhadith nė Edrene. Nė vitin 937/1530 arriti tė fitojė njė nga titujt shkencorė. Nė vitin 942/1535 u bė kadi i Shamit, e nė vitin 949/1542 vdiq.
Kur Sulltan Selimi ishte nė pushtimin e Arabisė, meqė u hidhėrua nė shahanet e botuara, kėrkoi disa persona tė dijshėm dhe tė mirė pėr inkurajim (gjallėrim). Njėri nga ata tre persona qė u zgjodhėn nė kėtė punė ishte edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu. Mirėpo, pėr shkak se e tepruan nė shaka (tallje), nuk fituan disponimin dhe simpatinė e padishahut tė pėrmendur, i cili kishte prirje pėr seriozitet. Sado qė Is'hak Ēelebiu nė ēastet e para ishte i disponuar pėr shaka dhe i gatshėm pėr argėtim e dėfrim, pastaj pendohej. Poezitė e tij janė tė bukura .



Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.