Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Biologji
Emri
Fjalėkalimi
Biologji Veēoritė fizike, sjellja e organizmave, klasifikimi i tyre, prejardhja dhe zhvillimi i llojeve e ndėrveprimi qė kanė njėra me tjetrėn nė lidhje me mjedisin.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-01-09, 14:13   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sekreti i jetegjatesise!

Mund tė jetojmė deri nė 120 vjeē, por mutacionet na shkurtojnė ditėt!!A ėshtė e mundur t‘i “urdhėrosh” qelizat qė tė mos plaken? Qė nga Antikiteti njerėzimi ėshtė pėrpjekur ta arrijė kėtė objektiv. Fallxhorė, magjistarė, shtriga, apo pseudomjekė, tė gjithė nė mėnyrėn e tyre janė pėrpjekur pėr tė gjetur eliksirin e jetėgjatėsisė. Madje, edhe Bibla flet pėr njerėz qė jetonin mbi njėqind vjeē falė “puthjeve” tė Zotit. Por, nuk kishte si tė ngelej pas shkenca moderne, qė prej kohėsh ka nisur kėrkimet e shumta mbi kėtė temė. Lufta ndaj sėmundjeve ėshtė bėrė prioriteti i saj: tė shpėtojė jetėn mė shumė se ta zgjasim moshėn mesatare tė saj. Megjithatė sot, nga studimet pėr tumoret dhe ato mbi zemrėn, arrihet te jetėgjatėsia. Nga teknologjitė qė janė pėrpjekur tė “pėrkthejnė” librin e jetės, d.m.th. gjenomėn, dhe tė verifikojnė se pėrse shėrbejnė gjithė ato fragmente ADN-je nga tė cilat pėrbėhet (gjenet) ka ardhur edhe konfirmimi: aty ėshtė shkruar se jeta mesatare e ēdo njeriu ėshtė tė paktėn 120 vjeē, po ashtu, ėshtė shkruar se ēdo njėri prej nesh reagon nė mėnyra tė ndryshme ndaj asaj qė ha, ose ndaj ilaēeve qė merr pėr t‘u kuruar, si dhe thuhet se sa e ndryshon ambienti “librin” tonė tė jetės. Sepse, edhe pse bazat janė tė njėjta, diferencat shumė tė vogla janė tė tilla sa i bėjnė tė gjithė tė ndryshėm nga njėri-tjetri, njėlloj si gjurmėt e gishtave. Ajri qė thithim, ushqimi qė hamė, orėt e punės, aktiviteti fizik, gjithēka qė ne bėjmė ndėrvepron me gjenet: ndryshon veprimtarinė e tyre, nė tė mirė e nė tė keq. Ndoshta, pėr kėtė arsye parandalimi po bėhet njė shkencė gjithmonė e mė ekzakte. Sot, edhe qendrat estetike po bėhen laboratorė tė rigjenerimit dhe gjallėrimit tė asaj qė nuk funksionon. Analizat kompjuterike sot mund tė japin pėrgjigje pėrfundimtare dhe tė saktė pėr ēdo gjė, pėrfshi kėtu edhe stresin psikologjik, apo ērregullimet ushqimore e muskulore. Pėr shembull, sauna me rreze infra tė kuqe ėshtė mes risive terapeutike, ashtu si karta kardiake e lidhur nė ēdo moment pėrmes internetit me mjekun pėr kontrolle periodike nga shtėpia. Mjekėt sportivė janė bėrė ekspertė tė parandalimit tė sėmundjeve dhe tė jetėgjatėsisė, po ashtu me sukses po pėrdoren edhe sekretet e fitoterapisė dhe shumė receta antike tė bazuara nė mjekėsinė tradicionale. Mjekėt mendojnė se shėndeti i qelizave pėrkthehet nė bukuri trupore e mendore. “Tumoret? Shpresojmė qė tė mos prekin asnjė”, thotė Xhanluka Pazaglia, onkolog nga Peruxhia, qė ka studiuar me kujdes parandalimin e sėmundjeve, madje e ka kthyer atė nė njė shkollė tė vėrtetė. Rreth 12 vjet mė parė, Xhanluka nisi tė vizitojė botėn nė zbulim tė asaj qė evoluonte: si tė arrinte tė ndalonte plakjen e qelizave. Gjithmonė e mė shumė produkte kundėr moshės gjenden nė treg, por sipas mjekėve duhen pėrdorur, pasi ėshtė gjetur diagnoza e pėrshtatshme, duke nisur nga analizat gjenetike. Mjeku duhet tė jetė psikolog, neurolog, endokrinolog dhe imunolog. “Komunikimet mes organeve tė ndryshme me kalimin e viteve bėhen shumė tė dobėta dhe ne plakemi, sepse zvogėlohet ose anulohet fare prodhimi i hormoneve, ndėrsa stresi dhe stili i jetesės interferojnė nė pėrbėrjen gjenetike tė qelizave”. Kura? “Stil korrekt jetese, dieta tė personalizuara, fototerapi dhe plotėsimi i mungesės sė hormoneve. Ėshtė e rėndėsishme tė dihet se disa lloje ilaēesh ndėrveprojnė me hormonet”, tregon ai. Pastaj ėshtė edhe funksioni i gjeneve, gjė qė sot mund tė shihet fare mirė. Nė treg, dy prodhuesit e testeve gjenetike mė tė besueshėm gjenden nė Austri e Luksemburg. Mes llojeve tė ndryshme tė tyre ka nga ata qė ndihmojnė nė parandalimin e disa lloj tumoreve, e deri tek ata qė tregojnė se sa tė shėndetshme janė qelizat duke “fotografuar” edhe mutacionet gjenetike tė bėrthamave qelizore. Nė tė vėrtetė, mutacionet gjenetike janė baza pėr shpėtimin e llojeve tė ndryshme tė specieve. Edhe ushqimi luan njė rol shumė tė rėndėsishėm. Kėshtu tregon belgu Thierry Hertoghe, njė nga endokrinologėt mė tė famshėm nė botė. “Falė njė ushqyerje natyrore mund tė rregullohet prodhimi i hormoneve, qė ndikojnė nė harmoninė e trupit dhe mendjes”. Nė fakt, pėr dietėn ushqimore janė hapur me qindra debate. Ėshtė treguar se ata qė hanė pak jetojnė mė gjatė. Gjenetistja franceze Annibale Puca, qė ka nė bazėn e tė dhėnave tė saj mė shumė se 2000 qindvjeēarė nė tė gjithė botėn, tregon: “Kodi gjenetik i njerėzve njėqind vjeē tregon se metabolizmi i lipoideve (yndyrat) ėshtė njė nga sekretet e mundshme tė jetėgjatėsisė. Nė veēanti, acidet yndyrore nė membranėn e qelizave tė tyre. Aktualisht, mė shumė se 80 njerėz nė botė janė mbi 110 vjeē. “Mutacionet gjenetike ndodhin qė nga ēasti i ngjizjes e nė vazhdim, duke na bėrė qė t‘i akumulojmė tė gjitha. Gjithēka varet nga trashėgimia dhe ambienti”, shpjegon Klaudio Franēeskieri, studiues i jetėgjatėsisė nė Universitetin e Bolonjės. “Nė shumė vende tė botės, ēdo vit jeta mesatare rritet me tre muaj. Plakja ėshtė rezultat i dy gjėrave: akumulimit tė dėmtimeve nė rrjedhėn e kohės dhe reagimi i organizmit ndaj tyre. Kjo quhet teoria e rimodelimit. Po kėrkojmė bazat biologjike, gjenetike dhe ambientale tė kėtij rimodelimi tė vazhdueshėm. Plakja nuk ėshtė parashikuar nga evolucioni qė na ka krijuar pėr tė kaluar mirė vetėm moshėn riprodhuese (35-40). Kur mbaron ajo, sistemi imunitar i fikson tė gjitha pėrgjigjet ndaj stimujve, ndaj tė cilėve nuk jemi tė pėrgatitur”, thotė ai. Nė tė vėrtetė, pas 100 vjetėsh numri i vdekshmėrisė do tė zvogėlohet, por do tė bėhemi mė tė brishtė biologjikisht. Rastėsia do tė jetė faktori kryesor i vdekshmėrisė. Nė fund, edhe pėrdorimi i trurit luan njė rol thelbėsor nė zgjatjen e jetės. Edhe pse ende nuk ėshtė shpjeguar, ushtrimet mendore na zgjasin jetėn.


Burimi: Gazeta Shqip


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.