Ja ketu me posht nje artikull te botuar ne kohen ditore, se si betohen forcat ushtarako-policore serbe.
Betim i ri i xhandarmėrisė serbe: Pa Kosovėn nuk ekzistoj as unė...
Beograd, 29 qershor Pjesėtarėt e Xhandarmėrisė, njėsisė speciale tė Ministrisė sė Brendshme tė Serbisė, kanė marrė sot betim tė ri. Pjesa mė e madhe e tekstit i ėshtė kushtuar Kosovės, pa tė cilėn, siē thuhet, nuk ekziston as populli serb dhe Serbia.
Sipas B92, Xhandarmėria serbe ka betim tė ri, e cila ėshtė prezantuar dje, kurse autor i tekstit ėshtė Bratisllav Dikiq, njeriu i parė i Xhandarmėrisė.
Nė Xhandarmėri kanė pohuar se njėsia e MPB-sė sivjet kremton Vidovdanin si kremte tė saj, dhe kjo ėshtė arsyeja qė Kosova gjendet nė fokus tė betimit.
Bėhet fjalė thjesht pėr metaforė. Kemi dashur qė nė frymėn e Vidovdanit tė kthehemi nė histori dhe ti kujtojmė trimat e vjetėr tė Kosovės dhe nė pėrgjithėsi atė ditė si ditėn e trimave kosovarė dhe nė bazė tė kėsaj kemi thėnė se do tė fitojmė apo vdesim, tha zėdhėnėsja e Xhandarmėrisė, Stanica Puzoviq.
Ajo theksoi se betimi dhe simbolika e ndėrlidhjes sė Ksovės nuk kanė kurrfarė lidhje me ndėrrimin e pushtetit nė Serbi.
Kosova ka qenė gjithnjė e rėndėsishme pėr kėtė njėsi, qė nga formimi i saj deri sot, shtoi ajo.
Pjesėtarėt e Xhandarmėrisė dje kanė shėnuar 152 vjetorin e formimit.
Xhandarmėria ka nė pėrbėrje tė saj Komandėn, e cila ėshtė e vendosur nė Beograd, dhe katėr njėsi nė Beograd, Nish, Kralevė dhe Novi Sad. Kėto njėsi kanė territorin e vet tė pėrgjegjėsisė, por sipas nevojės mund tė angazhohen nė territorin e mbarė Serbisė.
B92 thekson se mbi 3 000 pjesėtarė tė Xhandarmėrisė disponojnė me armatim tė rėndė, sipas sistematizimit tė miratuar para jo shumė kohėsh, dhe praktikisht tė gjithė ata janė nėn komandėn e njė njeriu. Sipas po kėtij sistematizimi, rreth 600 sish i takojnė njėsisė speciale, qė sipas strukturės ėshtė mė adekuate me ushtrinė sesa me policinė.
Betimi i Xhandarmėrisė:
Pa Kosovėn nuk ekziston as populli im serb
Pa Kosovėn nuk ekziston Serbia ime
Pa Kosovėn nuk ekzistoj as unė
Popull serb, vėllezėr e motra
Betohem para Zotit
Do tė fitoj me nder apo do tė vdes
Pėr nderim tim
Pėr origjinėn time
Pėr familjen time
Pėr Serbinė time...