Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-10-12, 13:03   #28
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Ide tė shpejta pėr kafjall tė shėndetshėm Pėr kafjall tė shėndetshėm, i cili do t’ju mbajė tė ngopur nuk duhet shumė kohė, por vetėm disa ushqime tė cilat me siguri tashmė i keni nė frigorifer

Ka shumė kėshilla se si duhet tė hahet shėndetshėm, veēanėrisht nė mėngjes. Por, kush ka kohė tė mendojė dhe tė pėrgatisė kafjall tė shėndetshėm me aq punė dhe obligime? Mos u shqetėsoni, me disa ide qė mund tė realizohen shumė shpejt, do tė keni kafjallin e shėndetshėm i cili do t’ju ndihmojė qė dita e punės tė kalojė mė lehtė dhe t’ju japė energji.

Drithėrat edhe qumėshti: Kjo ėshtė klasike – njė pjatė mė drithėra me qumėsht tė ftohtė ose tė nxehtė ėshtė njė nga zgjedhjet mė tė mira pėr shujtėn e parė nė ditė. Drithėrat janė tė pasura me fibra dhe proteina.

Pemėt: Cilado pemė ėshtė e mirė pėr fillimin e ditės. Pemėt pėrmbajnė shumė hekur dhe materie ushqyese, ndėrsa nėse ju ngutet mė sė lehti ėshtė ta fusni nė ēantė dhe ta hani gjatė rrugės deri nė punė. Nėse doni tė zgjidhni mė tė shėndetshmen prej tė shėndetshmeve, zgjidhni mollėn.

Buka e zezė: Kjo bukė e shėndetshme ėshtė e mbushur me materie ushqyese dhe hahet lehtė. Nė tė mund tė vendosni ndonjė mėlmesė qė u pėlqen, domate tė freskėt ose sallatė – keni fituar kėshtu kafjallin e shėndetshėm i cili do t’ju ngopė.

Vezėt: Pėr tė zier vezėt me tė vėrtetė nuk duhet shumė kohė e as vėmendje. Prandaj, derisa visheni, zieni dy vezė tė cilat do t’ju mbajnė tė ngopur deri nė kohėn e drekės. Veēanėrisht rekomandohet tė hahet e bardha e vezėve.

Frape: Pėrgatitja e njė gote tė kėsaj pije me ndihmėn e mikserit zgjat vetėm njė minutė. E shkėlqyeshme ėshtė qė mundeni edhe tė eksperimentoni – zgjidhni pemėn qė dėshironi, ose pėr shembull, shtoni pak kafe.



Katėr arsye pse duhet ta hani vezėn e plotė
Disa ende besojnė (gabimisht) se duhet tė hahet vetėm e bardha e vezės, ndėrsa njėkohėsisht e anashkalojnė tė verdhėn e vezės.
Pasi qė pėr disa dekada janė shpallur tė dėmshme pėr shėndetin tonė, veēanėrisht nė sasi mė tė mėdha, vezėt ngadalė, por sigurt janė duke u kthyer nė listat e ushqimeve tė shėndetshme dhe bėhen pjesė e pashmangshme e ushqyerjes sė shėndetshme.

Megjithatė, ka shumė qė ende besojnė (gabimisht) qė kjo vlen vetėm pėr tė bardhėt e vezėve, ndėrsa njėkohėsisht konsiderojnė qė duhet tė anashkalojnė tė verdhėt e vezės. Ju sjellim katėr arsye tė cilat do t’ju bindin qė kjo nuk ka lidhje me mendjen e shėndoshė:

1.Njė vezė e plotė pėrmban 180 miligramė kolesterol. Asociacioni amerikan pėr zemėr rekomandon konsumin ditor deri nė 400 miligramė, ēka do tė thotė qė, nėse nuk keni problem me kolestrolin nė gjak, pa frikė mund tė hani njė vezė nė ditė, gjithnjė derisa nuk e teproni me ushqimet si mishi dhe produktet e qumėshtit.
2.E bardha e vezės ėshtė ndoshta e pasur me proteina, por pikėrisht nė tė verdhėn e vezės gjenden shumica e ushqyesve nga veza. Njė e verdhė e vezės ka 22 mg kalcium, 245 µg vitaminė A, 18 µg vitaminė D, 66 mg fosfor dhe 25 µg acid folik.

3.Ngrėnia e vezės pėr mėngjes mund t’ju ndihmojė nė luftėn kundėr kilogramėve. Njė vezė mesatare ka vetėm 92 kalori, ndėrsa jep 6,3 proteina, tė cilat do t’ju japin energjinė e nevojshme tė mėngjesit, pėr ē’arsye ka shumė mė pak mundėsi qė para dreke tė hani ndonjė ėmbėlsirė tė pashėndetshme.
4.Acidet yndyrore tė shėndetshme janė esenciale pėr shėndetin e trupit tonė, pėr ē’arsye vezėt e pasura me acide yndyrore omega 3 janė mėnyrė e thjeshtė pėr tė rritur sasinė e kėtyre acideve nė ushqimin tuaj.



Panxhari, viagra natyrale Konsumimi i panxharit do tė sjellė shumė pėrparėsi, prandaj duhet tė gjendet ēdo ditė nė pjatat tuaja. Edhe shkencėrisht ėshtė dėshmuar se panxhari ka efekt afrodiziaku.

Qysh nė kohėrat e lashta, romakėt e vjetėr e kanė pėrdorur panxharin si afrodiziak. Edhe pse shumė bimė nė kulturat e vjetra janė konsideruar afrodiziakė, pėr panxharin ėshtė dėshmuar shkencėrisht njė efekt i tillė.

Panxhari pėrshpejton qarkullimin e gjakut nė zonėn e gjenitaleve. Po ashtu panxhari pėrmban shkallė tė lartė tė mineralit tė borit, i cili nxit lirimin e hormoneve seksuale.

Panxhari ėshtė i pasur me nitratet e pasura tė cilat nė trup shndėrrohen nė oksidin e nitratit i cili zgjeron enėt e gjakut, shpejton qarkullimin e oksigjenit dhe nutrientėve, ndėrsa juve ju jep mė shumė energji. Njė filxhan panxhar pėrmban vetėm 60 kalori dhe shumė fibra. Sheqernat nė panxhar janė karbohidrate komplekse dhe pėr dallim nga sheqeri i bardhė, kaloritė nga panxhari vijnė me shumė nutrientė dhe fitokimikate qė janė tė shkėlqyeshme pėr shėndetin tuaj.


__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.