Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-04-07, 01:48   #1
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim "Instituti Albanologjik po mbetet pa shkencėtarė!"

"Instituti Albanologjik po mbetet pa shkencėtarė!"

Prishtinė, 4 prill – Nuredin Ahmetit, studentit qė para dy vitesh kishte pėrfunduar historinė me notė tė lartė mesatare, nuk i kishte shkuar ndėrmend qė njė institucion siē ėshtė Instituti Albanologjik do t'ia ngatėrronte aq shumė gjėrat, saqė pėr dy vjet do ta linte pa vend pune. Dy vjet mė parė ai, sė bashku me tetė kolegė tė tij, ishin pranuar sipas njė konkursi tė rregullt nė kėtė Institut, dhe mė 1 prill tė 2005-tės do tė duhej tė fillonte punėn si praktikant-stazhier, raporton e perditshmja kosovare "Koha Ditore". Sipas gazetės, pėr tė dhe tetė studentėt tjerė, e gjithė procedura e konkursit dhe pranimit nė punė doli tė jetė "aprili", sepse tash e dy vjet ata rrinė me shpresėn se njė ditė do tė zėvendėsojnė "shkencėtarėt e pensionuar", vendet e tė cilėve do tė duhej t'i zinin.

"Qe dy vite kemi mbetur rrugėve. Tani jemi studentė tė shkallės sė tretė dhe ne ende nuk kemi zėnė njė vend pune, me shpresė se njė ditė do tė na thėrrasin nė Institut", thotė Ahmeti, derisa thekson se do tė kėrkonte njė punė tjetėr po t'iu thuhej me kohė se pėr tė nuk ka vend nė institut, edhe pse me konkurs tė rregullt, tė bėrė publik edhe nė media, ishte pranuar. Pas dy vitesh Ahmeti pohon se tė nėntė studentėt do t'i drejtohen gjykatės, meqė "kjo ėshtė rruga e vetme qė ka mbetur". Njė gjė tė tillė thotė se do ta bėjnė shumė shpejtė.


Pranimi i kėtyre nėntė studentėve nė Institutin Albanologjik ėshtė bėrė nė bazė tė pėlqimit paraprak tė Ministrisė sė Arsimit, meqė prej muajit maj tė vitit 2004, me vendimin e MASHT-it, janė pensionuar 6 punėtorė tė institutit, tė cilėt e kanė mbushur moshėn 65 vjeēare. Pranimi i shkencėtarėve tė rinj ėshtė bėrė me qėllim tė zėvendėsimit tė punonjėsve tė pensionuar, thuhet nė njė letėr tė Institutit drejtuar Ministrisė sė Arsimit, ndėrkaq bėhet e ditur se numri i tėrėsishėm ėshtė shtuar vetėm pėr tre punonjės tė rinj, qė bėhet nė pajtim me planifikimin e kuadrit shkencor dhe administrativ.

"Konsiderojmė se me pranimin nė punė tė stazhierėve-praktikantėve nė Institutin Albanologjik, dhe mbėshtetja e tyre nga MASHT-i, do tė krijohen parakushte themelore pėr formimin e njė brezi tė ri shkencor tė cilėt, pas njė periudhe tė caktuar, do tė jenė bartės tė zhvillimit tė shkencės albanologjike, dhe se instituti do tė arrijė qė edhe mė tutje t'i pėrmbush detyrimet e tij tė caktuara me ligj-studimin e kulturės shpirtėrore dhe materiale tė shqiptarėve", thuhet nė letrėn e Institutit.

Ndėrkaq, bėhet e ditur se mė sė miri i informuar nė Ministrinė e Arsimit rreth kėsaj ēėshtjeje ėshtė sekretari permanent, Fehmi Ismaili. Pavarėsisht kėsaj, tė shtunėn ai nuk ka dashur tė deklarohet, me arsyetimin se ishte ditė vikendi dhe se pa mos u konsultuar me dokumentacionin ai nuk mund tė jepte informacionin e duhur.

Problemi me kandidatėt e pranuar, tė cilėt tashmė do tė duhej tė mbushin dy vite pune nė institut, duket tė ketė filluar nė momentin qė ata janė pranuar nė Institut, ndėrsa Ministria e Arsimit ėshtė obliguar qė t'i futur nė sistem tė pagave. Ministria nuk e ka bėrė kėtė, me arsyetimin se numri i tė punėsuarve ishte maksimal.

Studentėt kanė realizuar njė sėrė takimesh me zyrtarė nė Ministrinė e Arsimit dhe atė tė Ekonomisė, por deri tashti nuk ėshtė gjetur njė solucion pėr kapėrcimin e kėtij problemi.

Nė ministrinė e parė studentėt thonė tė kenė marrė pėrgjigjen se "nė institut duhet tė largohen disa pleq dhe pastaj tė krijohen vende pėr ju", ndėrsa Ministria e Ekonomisė dhe Financave, thuhet tė jetė arsyetuar me rekomandimet qė ka marrė nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore, qė tė mos shtohet numri i nėpunėsve civilė, pas tė cilit nuk lejojnė qė shkencėtarėt e rinj tė futen nė listėn e pagave, edhe pse ata ishin pranuar me konkurs tė rregullt.

Nuredin Ahmeti, studenti qė tash vazhdon studimet nė shkallėn e tretė, thotė se nuk bėhet fjalė pėr shtim tė numrit, por vetėm mbushje e vendeve tė lira, pas pensionimit tė gjashtė punėtorėve tė institutit dhe tė katėr tė tjerėve qė prej 1 prillit duhet tė pensionohen, duke mbėrritur kėshtu shifrėn 10.

"Sipas kėsaj Instituti do tė mbetet pa albanologė. Vetėm t'i vihet dryni", thotė Ahmeti, i cili bėnė thirrje qė tė jetė momenti i fundit ky kur odiseada e problemit qė kanė tė marrė fund.

Ai problemin e sheh diku tjetėr. Thekson se paratė me tė cilat ėshtė dashur tė siguroheshin tė ardhurat e tyre, nė momentin e fundit, pėr destinacon kanė pasur veriun e Mitrovicės, "pėr tė paguar rrogat e punonjėsve tė rinj tė cilėt janė punėsuar nė Institutin e Sllavistikės".

Ndonėse ka dy vite qė ata nuk realizojnė tė drejtėn pėr tė shkuar nė vendin e punės dhe pėr t'u paguar nga buxheti i Kosovės, deri tashti asnjė arsyetim nuk kanė marrė me shkrim nga institucionet vendėse. Tė dėshtuara kanė dalė tė jenė edhe tentativat pėr tė realizuar takime me ministrin e arsimit dhe atė tė ekonomisė.

Nga: Besnik KRASNIQI


C; Huazim nga nje yahoo group!


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.