Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-06-08, 00:28   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Uilliam Shekspir...

Uilliam Shekspiri (1564-1616)

Shekspiri ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė Rilindjes evropiane dhe njė nga viganėt mendimtarė mė tė fuqishėm qė lindi kjo epokė. Shekspiri ėshtė nga dramaturgėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore tė tė gjitha kohėrave. Krijimtaria e Shekspirit karakterizohet nga madhėshtia e dimensioneve tė saj, me gamėn e mendimeve dhe gjerėsinė e pazakonshme tė mesazheve. Dramat e tij dallohen pėr shumėllojshmėrinė e tipeve, situatave, personazheve, epokave, popujve, mjediseve shoqėrore. Kjo begati e imagjinatės, tempi i shpejtė i veprimit, forca e pasioneve tė paraqitura dhe tensioni i personazheve tė caktuara, janė tipike pėr epokėn e Rilindjes. Mirėpo te Shekspiri kėto i janė nėnshtruar njė ligjshmėrie tė pėrkryer tė harmonisė sė brendshme.
Burimet e frymėzimeve tė Shekspirit janė tė ndryshme, mirėpo gjithēka qė ka huazuar, ai e ka pėrpunuar nė njė mėnyrė tė vetėn, orihjinale. Si burime mund tė pėrmendim artin antik grek e romak, Rilindjen italiane dhe traditėn popullore tė dramaturgjisė angleze.
Shekspiri ėshtė origjinal edhe pėr sa i pėrket pėrdorimit tė gjuhės. Begatia e jahstėzakonshme e gjuhės sė pėrdorur nuk qėndron vetėm nė numrin tejet tė madh tė fjalėve dhe tė shprehjeve, por edhe nė llojshmėrinė e nuancave shprehėse. Nė veprat e tij gjejmė njė shumėsi shprehjesh, proverbash dhe fragmentesh tė kėngėve popullore.
Tė gjitha veprat e Shekspirit kanė karakter demokratik e humanist. Me njė realizėm tė mprehtė kritika to trajtojnė ide pėrparimtare tė Rilindjes. Prandaj Shekspiri ushtroi njė ndikim kolosal nė letėrsinė evropiane, veēanėrisht pas Revolucionit borgjez francez. Duke marrė shembull nga Shekspiri shumė krijues tė vendeve tė tjera do tė vėnė themelet e dramaturgjive tė veta kombėtare, siē bėnė Lesingu, Gėte, Shileri, Hygoi, Pushkini etj.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-06-08, 00:28   #2
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Rruga e krijimtarise se Ulliam Shekspirit
Rruga krijuese:
Nuk ėshtė e njohur deri mė sot se kur ka filluar Shekspiri tė shkruajė, ndėrkaq dhe radhitja e veprave tė shkruara njihet vetėm pėrafėrsisht. Sa ishte gjallė publikoi vetėm 8 nga 37 dramat qė sot llogariten si fondi i tij. Po ashtu ekzistojnė ndarje tė ndryshme tė krijimtarisė sė Shekspirit. Mė e shpeshtė ėshtė ajo qė klasifikon nė tri peridha: faze e hershme, qė njėherit ėshtė edhe faza mė e frutshme e veprimtarisė sė tij, e mesmja dhe e vonshmja.
Pėr herė tė parė Sonetet e Shekspirit u publikuan mė 1609, edhe pse disa prej tyre ishin shkruar shumė mė herėt, para vitit 1598. Kjo ėshtė njė nga pėrmbledhjet mė tė mira me sonete tė Rilindjes dhe pėrmban 154 poezi. Motivi themelor qė pėrshkon tėrė pėrmbledhjen ėshtė ai i kalueshmėrisė sė kohės, e cila fluturon pamėshirshėm dhe merr me vete shuėm gjėra tė mira e tė bukura, duke shkatėrruar e brejtur gjithēka dhe duke sjellė pleqėrinė. Shekspiri i cili gjatė jetės sė vet ishte i njohur sa si poet, aq edhe si dramaturg, famėn e tij tė mėvonshme e pėrftoi ekskluzivisht falė dramave tė tij gjeniale.

Tragjeditė e Shekspirit:
Nė tragjeditė e tij Shekspiri krijoi njė galeri tė pasur me karaktere e personazhe, komplekse, tė gjalla, vepruese dhe bindėse pėr tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Autori hyn thellė nėn botėn e tyre tė brendshme duke bėrė analiza psikologjike tė jashtėzakonshme tė veprimeve e tė sjelljeve tė tyre. Tė gjitha kėto ai i jep me njė larmi tė madhe mjetesh kompozicionale dhe stilistike, me njė gjuhė jashtėzakonisht tė pasur, me rreth njzetė mijė fjalė, plot me proverba e shprehje popullore. Disa nga kryevepra e tij nė tragjedi janė: “Romeo dhe Zhulieta” (1595).
Pėr herė tė parė nė njė tekst dramatik paraqiten personazhe plotėsisht tė individualizuara dhe tė gjalla, nė zhvillim shpirtėror fizik. Kjo ėshtė njė dramė me njė pėrmbajtje tė theksuar lirike.
Subjekti i veprės ėshtė shumė i thjeshtė dhe nė qendėr tė tij vendoset dashuria e dy tė rinjve, tė cilėt iu takojnė familjeve Kapulet e Montag qė janė nė hasmėri me njėra tjetrėn. Pėr shkak tė kėtij dashuria e tyre pengohet dhe ndalohet. Por ėshtė dashuria forca kryesore lėvizėse e intrigės dhe pasioni kryesor qė i ndėrlidh ndjenjat. Skenat kur dialogojnė dy tė dashuruarit janė shprehje tė fuqishme dashurie, me pasazhe tė mrekullueshme lirike, tė cilat e bėjnė Romeon e Zhulietėn tė thuhet se ėshtė himni mė i madh kushtuar dashurisė rinore. Vdekjen e tyre nė fund tė tragjedisė ėshtė njė kambanė e zishme kundėr botės sė mykur mesjetare dhe alarm pėr mbrojtjen e dashurisė, si forcė jetėdhėnėse.
Nė pėrputhje me ndryshimet e mėdha shoqėrore nė kapėrcyll tė shekujve, rreth vitit 1600, vjen njė kthesė e madhe nė krijimtarinė e Shekspirit dhe ai kthehet tė ashtuquajturave “drama problemeore” Tragjedia e parė e kėsaj periudhe, Hamleti, ėshtė shprehje e atmosferės sė re intelektuale e shpirtėrore tė kohės, njė lloj refleksi i dėshpėrimit politik dhe i frikės nga e ardhmja e shtetit nė prag tė vdekjes sė mbretėreshės Elizabetė.

Tragjedia Makbethi: pėr shumėēka nuk ėshtė dramė e zakonshme : personazh kryesor ėshtė kriminel, ngjarja pothuaj e tėra ndodh natėn, elementet mbinatyrore kanė njė rol mjaft tė madh, dhe ėshtė njė tragjedi mė e shkurtėr e shkruar nga Shekspiri. Tema e saj ėshtė fitorja e sė keqes mbi njerėzimin, e shprehur pėrmes veprimesh tė motivuara nga ecja pėr pushetet dhe nga frika. Makbethi dhe gruaja e tij me vetėdije zgjedhin tė keqen dhe kryejnė aktin qė drejton gjithė rrjedhėn e mėtejme tė jetės sė tyre: nga dėshira pėr t’u ngjitur nė fron, vendosin ta vrasin mbretin e ligjshėm, Dunkanin. Krimi e izolon shpirtėrisht Makbethin nga rrethi i tij. Mbetet i braktisur, i vetmuar dhe gjithnjė ndjen shkretėtirėn nė shpirt. Ai ka vrarė, por jo nė fushėn e betejės. Subkoshienca e tij tronditet nė themel dhe ai s’mund tė jetė ai mė qė ka qenė. “Makbethi vrau gjumin e pafajshėm” Kjo ėshtė fraza qė dėgjon ai nga nėnvetėdija dhe qė e ēon atė nė ēmenduri. Ndėrsa Ledi Makbethi, mishėrohet natyra e gruas egoiste, e pamėshirshme pėr pasuri e lavdi dhe pėr fronin mbretėror. Ėshtė ajo e para qė e shtyn nė krim tė shoqin duke e bėrė vegėl e ambicies sė vet tė sėmurė. Fillimisht shfaqet tepėr gjakftohtė, por deri kur? Njėlloj si i shoqi fillon tė vuajė nga vegimet e krimit, qė i shfaqen nė formėn e njollave tė gjakut. Ideja e fuqishme e kėsaj tragjedie ėshtė se etja pėr pushtet e shtyn njeriun humbjen e ēdo virtyti dhe vlere morale, pėr tė cilėn njė ditė ai merr shpagimin e merituar.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-06-08, 00:29   #3
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

W.Shakespeare

Te them te drejten syte e mi ste duan.
Cte meta ke ata forte mire e dine
Por zemra ime te metat e tua
as qe i sheh dhe te fal dashurine.
Te gjuhes sate,as veshet ligjerimin sta duan
as te duarve perkedhelite.
As pamjen,zerin,as kundermimin
qe ne gosti me ftojne si cdo dite.
As pese shqisat,as dhe mendja e shkrete
kesaj zemre torollake cti bejne sdine.
Me kot mundohem sherim per ti gjet
qe tej ta flake sot roberine.
Por prape me kete brenge jam i gezuar.
O ti mekati im,cme ke derrmuar.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-12-08, 02:35   #4
Action
 
Avatari i Action
 
Anėtarėsuar: 26-12-08
Postime: 692
Action me shokė shumeAction me shokė shume
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Apsolutikisht shkrimatari numer 1 ne botė.

kam lexuar disa vepra e tij,mirepo ajo qe me la pershtypje ishte "Mbreti Makbeth"
Action Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-12-08, 10:56   #5
djal tropoje
dashuria eshte cmenduria.
 
Avatari i djal tropoje
 
Anėtarėsuar: 29-12-08
Postime: 9
djal tropoje i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Jana
W.Shakespeare

Te them te drejten syte e mi ste duan.
Cte meta ke ata forte mire e dine
Por zemra ime te metat e tua
as qe i sheh dhe te fal dashurine.
Te gjuhes sate,as veshet ligjerimin sta duan
as te duarve perkedhelite.
As pamjen,zerin,as kundermimin
qe ne gosti me ftojne si cdo dite.
As pese shqisat,as dhe mendja e shkrete
kesaj zemre torollake cti bejne sdine.
Me kot mundohem sherim per ti gjet
qe tej ta flake sot roberine.
Por prape me kete brenge jam i gezuar.
O ti mekati im,cme ke derrmuar.

thuaj syt e tu sjan zjarr
thuaj dielli u shua thuaj
jeta eshte varr po mos
thuaj ste dua.
__________________
niente e piu brutto di una parola d*amore prununciato freddamente d una bocca annoiata.....
djal tropoje Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:41   #6
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Krijesa mė me hir tė trashėgohet,

Qė lule e bukurisė mos tė vdesė.

Me kohė fryti i pjekur kalbėzohet,

Kujtimi i tij nė gonxhe do tė mbesė.



Por ti qė do veē sytė e tu plot dritė

Me flakėn tėnde veē ata mėkon,

Ti veten djeg e pėrvėlon pa shpirt

Edhe uri ku ka bollėk krijon.



Se ti qė je tani hare pėr botėn

Dhe lajmėtar i vetėm pėr pranverėn,

Nė gonxhen tėnde bėn pėr vete gropėn,

Si njė koprrac po kthen nė dimėr verėn.



Pėr botėn ki mėshirė, mos u kurse,

Atė qė i pėrket mos kalb nėn dhe.
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:45   #7
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Por sytė e zemra ranė nė ujdi

Dhe njėri -tjetrit shpesh i vijnė nė ndihmė.

Kur syri ndjen pėr njė vėshtrim uri,

O malli zemrėn mbyt nė psherėtimė,



Ky syri im shėmbėllimin tėnd sodit

Dhe fshehtas zemrėn nė gosti e fton.

I fton njė herė tjetėr zemra sytė

Edhe me ėndėrra sytė i lumturon.



Nga dashuria o nga shėmbėllimi

Dhe larg kur je, tė kam ty fare pranė,

Mė larg ti s'ikėn dot se sa mendimi,

Me mua ėshtė ai, me tė unė jam.



Kur fle mendimi, hapur janė sytė,

Zgjon zemrėn time shėmbėllimi yt
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:45   #8
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Sa turp ! Tė paktėn thuaj s'do njeri,

Kur as pėr veten s'e ēan kokėn vetė !

Qė plot tė duan - mirė e di dhe ti,

Por qė nuk do njeri ėshtė e vėrtetė.



Urrejtje e verbėr aq tė ka pushtuar,

Sa kundėr vetes rri e thur komplote,

Njė strehė prish qė pėr ta rindėrtuar

S'do tė qe keq tė ishte ėndrra jote.



Ndrysho mendim, qė tė mendoj mė mirė,

Urrejtjen mposht veē dashuri e madhe,

Ashtu siē dukesh ji : fisnik, plot hir,

Ndaj vetes bėje zemrėn mė bujare.



Pra, bėj njė tjetėr, qoftė dhe pėr mua,

Dhe brez pas brezi ruhen hiret tua.
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:46   #9
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Si njė aktor qė lot pėr herė tė parė

Edhe nga ndrojtja rolin e harron,

O fjalė tmerri pėrsėrit plot zjarr,

Sa zell i tepėrt zemrėn ligėshton,



Nga frika unė po harroj tė flasė

Siē lyp i shenjti rit nė dashuri,

Nga dashuria ime po pėlcas,

Qė ėshtė e thellė e s'njeh asnjė kufi.



Por heshtaz drithėrimė e shpirtit tim

Mė bukur le tė shprehet nga ky varg,

Qė lut pėr dashuri e do shpėrblim,

Se nga njė gjuhė qė kot fjalėt zvarg.



Shih dashuri e heshtur ēfarė shkruan:

Dėgjojnė sytė veē po dashuruan !
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:47   #10
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Nga puna lodhur, shkoj tė bie nė shtrat

Gjymtyrėt e mpira pėr tė mė pushuar,

Nė kokėn time njė udhėtim tė gjatė,

Nis mendja, punė e trupit pa mbaruar.



Mendimi larg mė shpie qė kėtej,

Me zell drejt teje nis njė rrugė tė gjatė,

Qepallat e rėnduara hapen krejt

Dhe si i verbėr shoh veē terr e natė.



Atėherė shpirti im ėndėrrimtar

Vegimin tėnd e shfaq pėr sytė e verbėr,

Nė natė kobi si margaritar

Shpėrndan ai terrin, zbardh njė ditė tjetėr.



Gjymtyrėt ditėn, natėn me mendime,

Nuk gjej qetėsi nga ti e vetja ime.
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:48   #11
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Gjith' zemrat rrahin brenda gjoksit tėnd,

Qė kot pandehja se paskėshin vdekur,

Sundon veē dashuria tė shtrėnjtin vend

Me miqtė e mi nė dhe prej kohėsh tretur.



Sa lotė tė nxehtė edhe sa lotė tė hidhur

Pėr njerėz qė i doja derdhėn sytė,

Por ja, tė vdekurit paskan rilindur

Dhe vend sėrish kanė zėnė tek gjiri yt.



Ti varri je ku rron kjo dashuri,

Stolisur me tė dashurat kujtime,

Tė gjithė zemrėn time e more ti,

Ta fala ty tė gjithė zemrėn time.



Tek ti i gjej ata qė fort kam dashur,

Me zemėr ty - atyre u jam falur.
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:49   #12
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Dėgjo ! Nė lindje dielli gjithė hir

Sa kokėn nxjer me zjarr i flakėruar,

Si pėr nderim sikush vėshtrimin prir

Nga dritė e shenjtė, ar krejt i kulluar.



Kur ngjitet prapė ai nė qiell tė lartė

Dhe burrė i pjekur ngjan si djalė i ri,

Sodit kushdo kėtė shtegtim tė artė

Dhe pėrnderon njė dritė-bukuri.



Kur zbret nga lart si plak krejt i drobitur

Dhe tatėpjetėn merr qerreja e vjetėr,

Prej tij si me dyshim sytė e nemitur

Sikush i heq, i ēon nė anėn tjetėr.



Dhe ti qė po venite dalngadalė,

Do vdesėsh vetėm po nuk le njė djalė.
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:49   #13
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Kur dyzet dimra fshikin bukurinė

E mbushet balli gjithė rrudh'e fishka,

Fytyra jote na kujton rininė,

Sikur pėlhurėn na kujton pezhishka.



Po pyetėn bukuria ku ka shkuar,

Hiret rinore ku tė janė tretur,

Po the nė sytė e thithur janė shuar,

Do ishte turp e mburrje pėr tė qeshur.



Ē'lėvdata do t'i thurnin bukurisė,

Sikur tė thoshje: "Ja dhe djali im

Ai do m'i lajė borxhet e rinisė,

Do ruajė tė pastėr hirin tim".



Atėherė i ri je ti, dhe pse i plakur,

Tė ftohtin gjak e ndjen prapė tė pėrflakur
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:53   #14
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Me sa kujdes, kur udhėn pata marrė,

Me kyē ēikrrimat unė i pata mbyllur,

T'i prekė nuk desha as njė gėnjeshtar

Ca sende krejt pa vlerė qė kisha kyēur.



Por ti, qė perlat kthen nė send pa vlerė,

Qė ngushullim mė je dhe brengė e mall,

Qė tė kam shpirt e nė kujdes pėrherė,

Pėr ēdo kusar je pre nė rrugė tė madhe.



Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

Ku po tė duash, hyn e del sa herė.



Se dhe aty tė vjedhin kam ca frikė,

Gurin e ēmuar e vjedh dhe njė fisnik.
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-10, 14:53   #15
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,414
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Uilliam Shekspir...

Sikur ky kurmi im tė ish mendim,

S’do kish largėsi qė tė mė priste rrugėn,

Pėrmes hapėsirės si njė vetėtimė

Drejt teje do ta kisha ēarė udhėn.



S'prish punė dhe sikur tė jem atėherė

Larg teje, dhe nė fund tė botės qoftė,

Kapton mendimi tokė e det si erė

Dhe vjen tek ti posa mė shkrep nė kokė.



Mė vret mendimi qė nuk jam mendim

Dhe nuk vij dot atje ku ti ke shkuar,

Ēfarė mė sjellė koha pres me pikėllim,

Sepse me ujė e baltė jam gatuar.



Por uji e balta lotė mė dėrgojnė,

Tė dy me brengė shpirtin ma helmojnė.


elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:14.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.