Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-12-11, 09:22   #1
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,439
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dashuria

A keni pyetur ndonjeher se cfare eshte Dashuria? PA dyshim qe shume here dhe asnjeher nuk kemi marr pergjigjen e duhur,asnjeher nuk mjaftoi e gjithe ajo qka ne bem per te tjeret dhe te tjeret per ne te them kjo eshte mjaft me nuk me nevojitet me shume....
Po a keni pyet ndonjeher cfare eshte Dashuria ndaj vetes sate,ne ket mendim ndoshta dhe gabohem po shume pak njerz i shtrojne ket pyetje vetes dhe mu ateher kur deshirojne te duan veten eshte shume vone,mbase eshte qasti i fundit i jetes kure gjitha kalojne si nje filem dhe mendojme ah sa pak kemi ber per veten dhe kemi fal aq pak dashuri vetes:
Per disa eshte cmenduri si mundem ta dua,ta puthe ta perqafoi ta cmoje dhe si ti them vetes te dua,tingllone qesharake,egoiste dhe kure behet e teper dhe pa vedije tingllone si nje smundje manjakesh
Kur rikujtojme femijerin tone te mbushur me gezime dhe dhimbje,dhe shume here kujtojme vetem ato qka dhembin,dhembjes i kemi len aq shume hapsire saqe ka leshu rrenje te fella ne jeten tone,kujtome momentet ne shkolle shoket shoqet,pastai dashurin e pare,zhgenjimin e pare,endrrat e thyera dhe prap e shofim dhembja ka leshu rrenje te thella ne jeten tone
E marrim nej zarf dhe me gjithe fuqin qe kemi mundohemi ta mbushim me ato dhembje,po ka aq shume saqe nje zarf nuk mjaftone,pastai shofim ne tavolinen tone ka shume zarfa dhe duhet nisur per harres,gjersa kemi nis te dytene para na eshte kthy,mbrapa shkruan:Nuk ka adrese per ket zarf vendin e ka tek ti,dhe ti prap e rinis me shpres se nuk do kthehet me,pas qindra perpjekjesh dhe mu ateher kure ke humbur shpresen se zarfa do mberrij,atje ku ti e ke nisur,,,ne Harres.
Fillone te mendojsh qka ka mbetur per te harruar,dhe kujtone nje dhimbje bashk me shume gezim dhe nuk deshirone ta harrojsh ,si te harrojsh diqka aq te bukur dhe te shtrejt ,qofte dhe dhembje ,me te zhduket dhe momenti me i bukur qe ke pas ne jete.....
Dhe kthehemi tek vetja ,qka sote ndjejme dhe si ndjehemi,pas gjitha ktyre sote ndodhe te ndihemi te plotsuar ja te boshatisur,duke luftu dhimbjen bashk me te kemi imponu vetes dhe lumturin,duke mesu nga e kaluaera kemi mbyllur cdo porte jemi te sigurte ,po shansi se do jemi te lumtur eshte aq i vogel gjersa porta qendrone e mbyllur dhe e sigurte
DHe prap kthehemi tek vetja,kush eshte ne keto momente me ne,kush mundet te na shikoi thell ne shpirt qka ndjejme,dhe kush eshte aj njeri qe ,do na qendroi gjithmone prane,njerzit kan ritmet e veta te dites,nevojat personale,eshte largesia ,puna dhe eshte gjithmone diqka qe duhet te bejne te tjeret per vete,nuk do te harrojne kurre,po nuk kan kohe per ty,do te duan gjithmone po sdo te qendrojne pran kur ti i kerkone,,
Ti si njeri dhe si shpirt do jesh gjithmone vetem ,je i/ e detyruar qe cdo mengjes qe hap syte te mendojsh per punen qe ke per te ber,pastai bashk em ty zgjohen mendimet dhe dyshimet,dhe bashk me to rikujtojme shume here njerz qe na percjellin vetem ne mendime,dhe prap je vetem pyet me qindra here qka dua sote,qka munde te arrij sote,dhe i imponone vetes te mendojsh per neser sepse sje i sigurte se neser do sgjohesh dhe do jetosh.
Nga gjitha ato qe te mundojne ty dhe i ke detyre ti kryjesh gjate dites vijne dhe njerzit tjere,kerkojne nga ti diqka,qofte dhe nje vesh per ti degjuar,kerkojne ndim kerkojne zenka,ndodhe dhe dashuri tu falesh,,,,do ket gjithmone gjate jetes sate njerz qe do vijne ne jeten tende dhe do te shfaqin kerkesa,,,,
Po a je gadi ti te falesh gjitha kto gjersa ,,,ndoshta ti nuk ke mesuar sa i rendesishem je,dhe sa e do jeten tende,a do jesh i gatshem te falesh anen tende me te mire pa kerkuar shperblim,a je i gatshem te japesh dhe mos te presesh kurre diqka.Ti je i gatshem jep,fal,do,merr,dhe jep prap,po ndodhe shume here te mos e kemi ndjesin e asaj qka bejme,ndodhe te kemi frig duke jap dashuria shterrohet,koha humbet per te tjeret dhe nje dite kure do jem ne nevoje askush nuk do jap,,,,,Gabim trashanik ,ne japim sepse duke jap ndihemi te nevojshem te rendesishem japim sepse duke jap ne e duam veten me shume.
Dhe ndodhe te gjindemi perball vetes dhe te pyesim :sa jete do kem,eshte ky fundi im,qendroi me dite te tera perball portes se spitaleve,dhe askush nuk me jep pergjigje se cfare kam,dyshojme ne shumqka dhe ne veten qka kemi ber gabim,pse sote jam kaq e semure ,nuk deshta kaq shpejte te ik nga ketu,kam shume per te ber,kam shume per te jetu:po askush ste jep pergjigjen,dhe mu ne erresire ka ikur dhe hija jote,njerzit qe qeshen dhe te deshten dikure gadi gjithe jan te ngarkuar me punet e tyre,dhe njerzit qe jan ktu ke frig ti kerkojsh sepse besone ke ber shume pak per ta:
Perleshesh em qindra mendime po i vetmi mendim te ben te ndjehesh keq dhe i / e trishtuar:eshte se ke ber shume pak per veten,ke ec aq shpejte ne jete,saqe ke harru shume here ti hedhesh sy gjanav te rendesishme,nuk ke verejt dashurin e te tjereve,nuk je ule me pushu sepse ke mendu dita nuk mjaftone te kryej gjithe kto pune,nuk ke qesh se ne zemren tende diqka ka ngull rrej dhe ti sdeshirojsh te qeshesh,nuk ke shiju momentet e lumturis sepse gjersa te tjeret sjan te lumtur as ti nuk munde te gezohesh,nuk ke fal gabime,dhe nuk ke kerku kure falje per gabimet e tua,dhe me keqja duke i harru gjitha kto ke harru te duash dhe veten tende.
Dhe sote ora ec cdo minute i jetes sate sote numerohet ,jeta prap te kalone si nje filem dhe pyet prap duhem vertet te humbim gjithqka qofte dhe jeten per te kuptuar me te vertet se qka eshte e rendesishme,dhe ke dy opsione te pajtohesh me gjitha kto , ,o te shpresojsh nese Do kem jete nga dita sodit cfardo te bej dhe veproi do e beje en emer te Dashuris ndaj vets dhe jetes sime,do ta dua jeten me gjitha ato cikrrime qofshin te mira dhe te kqija:Pa harruar sote nuk ka mbaru gezimi bashk em dhembjen,nga sote duhem vetem te mendoi ndryshe.Sot eshte gjithqka e tmerrshme po atje diku,shume larg arrij te shofe nje drit,me ngjan se do shuhet,po ajo prap vjen me jep sinjall qe atje diku ka shpres dhe nese do arroj ta shofe nga afer ,kam arrit ndoshta te shpetoi
Dashuria ndaj vetes .....
PA e ndjere ket dashuri ne veten tone,nuk do kemi kurre ndjeshmerin ti duam tjeret,pa e pranu veten dhe jeten tone nuk do mundemi kure ti pranojme te tjeret,dhe pa Dashuri bota eshte e ftofte e erret ,e eger ,,,
Ndoshta jeta mi mesoi gjitha ti ndjeje keshtu ,ndoshta dhe jeta me mesoi qka eshte dashuria ndaj vetes,po e gjitha filloi ateher kur i thash nje njeriu per heren e pare te dua me shume sa jeten time,dhe ai em tha,gjersa nuk ke mesu ta duash veten,dashuria jote ndaj meje eshte shume e vogel.....ateher jam ndi keq po sote e di qe kishte pasure te drejt,,,,,,

Asgje qka sjell dhimbje dhe lekundje asgje nga keto nuk jan ne emer te dashuris,dashuria duhet te bej te ndjehesh rehat ,te jap krah te fluturojsh ,dashuria seshte ziliqare,egoiste apo xheloze,dashuria eshte e vetmja ndjenje e cilla nuk do ike kurre nga ti,ajo eshte ne shpirtin tende,dhe sa me shume qe falet ajo aq ma madhe behet,e vetmja ndjenje qe nuk hargjohet kurre,

Duaje jeten tende dhe njerzit qe jan pjes e asaj jete...


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 14-12-11 nė 09:28
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.