Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-06-13, 17:17   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush jam unė?

SHPIRTI I TURMĖS DHE I ASKUSHMĖRISĖ



SHPIRTI I TURMĖS bashkėjeton me njeriun dhe ėshtė tipar i historisė njerėzore, sepse njeriu nė mėnyrė tė natyrshme ėshtė qenie shoqėrore qė kėrkon pėrherė tė shoqėrizohet. Porse njohuria pėr tė, pėrkujdesja ndaj kėtij shpirti dhe mbi tė gjitha shfrytėzimi i tij pėr qėllime tė caktuara pėrbėn anėn tjetėr tė medaljes. Ēeshtja madhore ėshtė se sa i theksuar ėshtė shpirti i turmės nė shoqėri, sepse njeriu i brymosur me njė mendėsi tė tillė ka nė themel tė mendjes sė tij ēiftin Sundimtari dhe Turma. Kjo ėshtė ēeshtje madhore sepse mendimet dhe ndjenjat janė shfaqje tė shpirtit tė njeriut dhe janė pikėrisht ato qė pėrcaktojnė sjelljen e tij shoqėrore, domethėnė kufirin ndarės ēfar quhet e mirė dhe ēfar quhet e keqe. Sjellja dhe puna e njeriut janė dy gjėra tė ndryshme por qė njėkohėsisht plotėsojnė e bashkėshoqėrojnė njėra tjetrėn, ngase nė fund tė fundit ato bashkėshoqėrojnė njeriun. Sjellja shoqėrore ėshtė ajo qė pėrcakton ngjarjet shoqėrore, sepse njeriu bėn atė qė dėshiron tė bėjė.

Njeriu nė turmė ka njė shpirt tė ndrydhur, tė pa lirė e tė pa larmishėm dhe duke qenė nė gjendje tė tillė ai kundėrvepron duke i lindur dėshira nė skutat e shpirtit tė tij pėr ta parė veten nė krye tė turmės. Shpirti i tij ngashėron, kredhet pėrqark, i friksuar mban sytė e veshėt hapur te tė tjerėt, frigon e idhtohet nga e mira e tjetrit, i sheh tė tjerėt detyrimisht tė barabartė me vetveten, sheh nė tė tjerėt aspak ndryshim nga vetvetja ose nė rastin mė tė mirė ndryshime tė parėndėsishme. Ai ndjehet njėsh me “tė barabartėt e tij” dhe vetpėrfytyrohet si pėrfaqėsues i tyre. Ky shpirt i ngujuar nė mėnyrė natyrale kėrkon hapje, liri dhe vet-dallueshmėri. Prandaj ai e anon ndėrgjegjen e tij drejt njėshit, drejt unit, drejt vetkuptimit me ndjenja tė forta qė ky vetnjėsh kėshtu nuk ka vlerė dhe si rrjedhim i mbin dėshira qė tė duket mbi tė tjerėt ose, e thėnė sipas mendjes sė tij, mbi “tė barabartėt e tij”. Zgjidhja mė e lehtė pėr tė ėshtė mburrja ose bėrja e tjetrit me turp. Ai gjithmonė ėshtė nė kėrkim tė rastit pėr t’u mburrur ose bėrė tjetrin me turp, sepse ai ndjehet keq dhe i turpėruar kur nuk mburret apo kur nuk e turpėron tjetrin. Me ligėsi, ai gjithmonė ėshtė nė kėrkim tė thashethemit pėr tjetrin, sepse edhe vetė ai ėshtė njė thashethem. Kėshtu, njeriu nė turmė harxhon pa ndėrprerje vėmendje dhe energji e tij pėr emocione tė panevojshme dhe hamendje tė papėlqyeshme, pėr ngacmime nervore tė nxituara, pėr ėndėrrime me sy hapur dhe thashetheme tė pashtershme.

Njeriu nė turmė e ka tė pamundur tė pranojė se jo ēdo gjė ėshtė apo i pėrket ēdonjerit dhe jo ēdo njeri ėshtė pėr ēdo gjė. Njė mendėsi e tillė nuk arrin tė pranojė se veē punės sė tij egziston e duhet tė egzistojė edhe puna e tė tjerėve dhe nuk vozit nė mėnyrė tė atillė qė puna e tij tė plotėsojė punėn e tė tjerėve ose puna e tij tė plotėsohet prej tė tjerėve. Pėr njė shpirt tė tillė i mirė ėshtė, domethėne duhet tė egzistojė, vetėm guri i tij dhe jo muri i pėrbashkėt. Ai vetėgjykon se ėshtė i pazėvėndėsueshėm dhe ka edhe raste qė ai pėrpiqet ta prishė murin e pėrbashkėt, sepse ka njė shpirt tė pabesė me aromė kalbėzimi. Njė shpirt i tillė nuk pėrcjell respekt pėr tė tjerėt e midis tė tjerėve, biles pėr tė nuk egziston dhe nuk duhet tė egzistojė edhe mendimi ndryshe, aq mė tepėr tė kuptojė se kur respektohet mendimi ndryshe edhe bashkimi ėshtė mė i fortė. E thėnė mė gjėrė, njė shpirt i tillė nuk pranon ndryshimin dhe ndryshueshmėrinė, domethėnė harmoninė, dhe si rrjedhim nuk pranon pėrparimin, madje e urren atė.

Njeriu nė turmė kthehet pa e kuptuar nė njė narcist. Si i tillė ai kėrkon me kėmbėngulje nė turmė vetėm pasqyrime tė vetvetes; tė tjerėt janė njėsoj pėr tė, duhet tė jenė kėshtu ose pėrndryshe tė shndėrrohen nė tė tillė. Pėlqyeshmėria pėr vetveten duke parė dhe prekur vetveten nga tė gjitha anėt e nė tėrė turmėn ėshtė e pakufijshme. Ndėrsa narcistit tė lashtėsisė i duhej tė qėndronte tėrė ditėn mbi njė pellg tė vogėl me ujė tė patrazuar pėr tė parė vetėm vetveten e pasqyruar me qėllim qė t’i avullonte kėnaqėsinė e pėlqyeshmėrisė sė vetvetes, pėr narcistin e turmės pasqyra e vetvetes shtrihet nė tė katėr anėt e pafundme pėr sa kohė qė egziston turma e tij. Si e tillė kjo pasqyrė e nderė bėhet njėkohėsisht mjaft e brishtė, lehtėsisht e thyeshme dhe e thėrmueshme nga ēasti nė ēast pėr shkak tė madhėsisė e shtrirjes sė saj. Njė kėnaqėsi e tillė e dhėnė nga njė pasqyrė e pafundme nuk mund tė lėshohet apo tė harrohet. Pėr ta ruajtur kėtė gjendje, mjetet e vetme tė narcistit tė turmes janė: vigjilenca, cmira, urrejtja dhe dhuna ndaj ēdo drithėrime tė sipėrfaqes sė pasqyrės ujore, ndaj ēdo tingulli sadopak tė ndryshėm tė dėgjuar, ndaj ēdo njėshi tjetėr nė turmė dhe ndaj ēdo ndryshimi qė shfaq ky njėsh. Nė mėnyrė tė veēantė, narcisti i turmės hidhėrohet thellė dhe mbushet me dėshpėrim e urrejtje kur vėren ndonjė tė mirė qė i shkon apo i ndodh tjetrit. Pėr tė, njėshat e tjerė nė turmė nuk e meritojnė dhe nuk duhet t’iu ndodhin tė mira. Ay i pėrqesh tė tjerėt kur shprehen e shfaqen ndryshe, i pengon ato tė ndryshojnė dhe tė pėrparojnė. Pėr tė, vetėm sundimtari i turmės, idhulli i tij, vetvetja e tij e dėshiruar, meriton tė mira, prarim, vezullim e lartėsi.

Njė shpirt i tillė i jep vlerė vetėm tė qėnit mundues pėr tė tjerėt, i jep vlerė vetes vetėm duke ia ulur vlerėn tė tjerėve, i jep vlerė vetes duke pėrdhosur vlerat qytetare, kulturore dhe kombėtare tė shoqėrisė qė i pėrket. Njė shpirt i tillė njeh vetėm lirinė e tij tė egėrt e tė pakufishme. Ay ėshtė shpirtėrisht pjesmarrės nė krimin apo tradhėtinė qė sundimtari (Mbinjėshi) i tij kryen. Ai nuk arsyeton pėr kėtė dhe nuk e arsyeton mbinjėshin e tij, sepse ay vetė ėshtė sundimtari i ėndėrruar pa qenė sundimtar. Ai dallon vetėm tė drejta pėr veten e tij; pėr tė egziston vetėm liria e tij dhe jo e tė tjerėve. Biles, kur mbaron ai duhet tė mbarojnė edhe tė tjerėt. Njė shpirt i tillė ėshtė i pangopur, i pakėnaqur, i paqetė dhe rrjedhimisht mizor pėr tė mbajtur gjallė pangopshmėrinė e tij. Ai vetmendon se ėshtė i pagabueshėm, i pacėnueshėm, me tė drejta absolute e liri tė pakufijshme. Ai nuk mban dhe nuk ndjen pėrgjegjėsi pėr veten dhe tė tjerėt; njė shpirt i tillė ėshtė, bie fjala, njė Ali Pashė Tepelenė. Njė shpirt i tillė synon qė ēdo gjė me vlerė tė jetė brenda derės sė tij, ai dėshiron dhe pėrpiqet tė ndėrtojė vetėm ishullin e tij, kullėn e tij me frėngji. Atij nuk i intereson ambjenti pėrreth dhe madje ai e sheh me armiqėsi kėtė ambjent, sepse atij nuk i interesojnė gjėrat e pėrbashkėta. Njė shpirti tė tillė i pėlqen tė ndėrtojė ishullin e tij tė thepisur; ai ngazėllehet kur prish urat lidhėse dhe pret telat ndėrlidhėse pėr tė ndėrtuar garth pėrrreth vetes sė tij. Atij nuk i pėlqen bashkėjetesa paqėsore, sepse ai nuk respekton tjetrin dhe pjesėn e tjetrit, ai ėshtė njė fqinj i keq, ai urren dhe i erren sytė pėr ēdo ndryshim tė vėnė re tek “tė barabartėt e tij”. Dhe njėkohėsisht, ai vrojton se ē’bėjnė tė tjerėt pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė, pėr tė mos ngelur mbrapa emocionalisht.

Njeriu i turmės nuk rri dot pa e parė dhe dėgjuar papushim e kudo figurėn e mbinjėshit tė tij. Figura e stampuar e mbinjėshit tė tij mishėron pasqyrimin e vetetes pėr njėshin e vocėrr dhe si e tillė tek kjo figurė ai gjen kėnaqėsinė dhe dehjen mė tė madhe pėr veten e vet; kjo ėshtė ėmbėlsia pėr shpirtin e tij tė idhtuar. Karrikja dhe bėmat e sipėrnjėshit i krijojnė njėshit tė vocėrr njė rrymė tė atillė jehonash saqė pa atė rrymė as makina njėsh nuk punon e as njėshi nuk ndjen vetveten. Njeriu nė turmė kthehet nė vogėlinė e fėmijėrisė e tij kur ėndėrronte tė ishte i madh, mbinjėsh i frikshėm, dhe papėrgjegjshmėria fėminore i jepte shijen e kėnaqėsisė pakufi. Prandaj, besimi i tij shkon andej nga fryn era, andej nga burojnė valėt e tingujt qė e mbajnė tė vogėl atė, andej nga shfryn sundimtari i turmės, andej nga ėshtė kahu i fuqisė sė turmės. Turma kėrkon njerėz tė vegjėl, grimca rėre, qė tė prodhojė furtunė. Si njė vocėrrak, ai gjykon vetėm duke thėrritur pėr ndihmė paragjykimet e paharrueshme tė vogėlisė. Duke pėrfytyruar, ai e kthen veten mbrapa nė kohė dhe emocionalisht mburret me kėtė. Kėshtu, me dashje e pa dashje, ai e shuan zgjuarsinė e tij, bėhet i paaftė tė dallojė dhe kuptojė tė vėrtetėn, e ul veten aq poshtė sa tė mos njohė rrotėn dhe tė mos dijė sa bėjnė 1+1-1; dhe shpejt e shpesh bėn keq dhe gabime. Njeriu nė turmė e ka tė pamundur tė kujtojė apo vrojtojė vetveten, e si rrjedhim ai e ka tė pamundur tė kujtojė apo t'i lidhė veprimet e ndodhitė e shkuara. Kujtesa e njeriut nė turmė ėshtė e ēastit, tepėr e shkurtėr. Ai kujton vetėm ēfar dėshiron nė ēast tė kujtojė ose ēfar i shkon pėr shtat shpresave dhe frikave tė tij.

Njeriu nė turmė arsyeton mbi bazėn e vetarėsyes sė shtypur tė njėshit. Domethėnė, ai kėrkon njėsha pėr mendjen e tij tė ngathėt, sepse ai e ka frikė njėshin, mundimtarin e mundshėm tė tij, dhe mendon se edhe ai njėsh e ka frikė atė pėr tė njėjtėn arėsye. Ay ėshtė njė sundimtar i gurosur, sepse vetėm kėshtu mund tė jetė njėsh, dhe si i tillė nuk pranon tė dallohen njėsha tė tjerė nė turmė. Kur ia dėnojnė tė kėqijat, ai kėrkon vetėm njėsha, sepse me dashje ose padashje nuk e kupton se pse i sulen. Njė shpirti tė tillė nuk i intereson bashkėpunimi dhe harmonia, atij i intereson vetėm mbinjėshi qė ta sundojė nė shpirt. Pavarėsisht sa larg ėshtė, ai gjithmonė vigjėlon qė mbinjėshi, sundimtari i tij me tė cilin i mburret vetvetes, tė mos cėnohet, tė mos iki, tė jetė i pėrjetshėm e i paprekshėm, i gurosur, i lartė deri nė qiell, sepse vetėm kėshtu ai mund tė ngrejė sytė lart. Urrejtja e bėn atė gjithmonė gati tė bashkohet me shpirtra tė tjerė tė tillė pėr t’iu sulur mizorisht “tė barabartėve tė tij”, pėr t’i plaēkitur e pėrdhosur ato, pėr t’i tradhėtuar ato, sa herė i del rasti apo dėgjon se mbinjėshi iu kėrkon njė gjė tė tillė. Lėvizja barazitiste (komuniste, e thėnė jo shqip) nė Shqipėri mori pėrmasa epidemike gjatė Luftės II Botėrorė, sepse njerėzia u josh nėpėrmjet thėnies “Ngrihuni t’iu biem atyre qė janė ndryshe dhe t’iua marrim atė ēfar kanė”.

Njeriu nė turmė nuk ka forcė shpirtėrore dhe gjithnjė bėhet akoma edhe mė i pa aftė tė pyesė apo tė gjykojė vetveten, tė shkėputet prej kthetrave tė brendshme, tė shmangė varėsinė nga tė tjerėt, tė mos pėrjashtojė vetveten, tė pėrdorė ndonjė dritėz kuptimi prej vetvetes; tė ketė kureshtje kush ėshtė, nga vjen e ku shkon dhe pse. Njeriu nė turmė ėshtė njė askush. Ai mendon sipas modės sė turmės, sipas propagandės zyrtare shtetėrore apo botėrore, dhe pėrqesh ēdo gjė qė ėshtė ndryshe nga ajo modė. Njeriu nė turmė i ngjan njė cifle hekuri tė cilėn vetėm fusha magnetike e mbinjėshit e mban drejt, tė ngritur lart. Pa kėtė fushė magnetike jetike, ai bie pėrdhe e shkon me pluhurin. Prandaj njeriu nė turmė guroset pas mbinjėshit dhe shndėrrohet nė fanatik, domethėnė ai e ka tė pamundur tė ndryshojė mendjen dhe pėrmbajtjen. Njė njeri me shpirt tė tillė ėshtė qenie emocionale, nervore, njė tifoz, njė spiun, njė madhni qė pėrgjėrohet pėr naltmadhninė e tij. Ay qėndron nė turmė pėr shkak tė urrejtjes qė ka ndaj tė tjerėve, ndaj atyre qė njeh apo ndaj fqinjit. Mbinjėshi ėshtė shpirti i tij, emocioni dhe kėnaqėsia e tij, sepse prej hyjniut mbinjėsh dhe urrejtjes qė ai mbjell egziston turma ku mund tė bėjė pjesė. Urrejtja dhe pickimi i emocioneve qė i shėrbejnė kėsaj urrejtje janė ato qė e mbajnė turmėn bashkė, sepse tek mbinjėshi ai gjen urrejtjen e dėshiruar dhe pickimin e nevojshėm tė emocioneve. Pa kėtė pickim emocionesh njeriu i turmės nuk do ta ndjente vetveten, nuk do ndjehej mirė, dhe do idhtohej duke u rropatur deri sa tė gjente njė turmė ku helmi i mbinjėshit t’i ėmbėltonte emocionet. Turma e tij ėshtė bota e tij, e kuptimtė pėr tė egzistuar, nė brigjet e sė cilės pėrplasen botė (turma) tė tjera, tė huaja dhe armiqėsore.

Njerėzit nė turmė janė tė egėr e tė dhunshėm. Shpirti i tyre dhunon dhe kėrkon tė dhunohet. Me fjalė tė tjera shpirti i tyre ėshtė i skllavėruar. Skllavėrimi i ėshtė bėrė karakter, zakon, kėrkesė, dėshirė dhe mėnyrė tė jetuari. Njeriu nė turmė shndėrrohet nė njė skllav me dashje; ai nuk rron dot pa vuajtur. Ai nuk ka nevojė mė pėr zinxhirė qė ta mbajnė tė tillė, ashtu si fizikisht. Sa mė shumė koha kalon, aq mė shumė ai e adhuron skllavėrinė e tij dhe aq mė shumė krenohet me tė. Meqenėse ky shpirt nuk pranon e respekton ndryshim tek “tė barabartėt” e mendjes sė tij dhe ndėrkohė kėrkon tė dhunohet, atėhere kėtė dhunim e skllavėrim e kėrkon, e gjen si zgjidhje, dhe e pret vetėm nga sundimtari i pashpirt i turmės. Domethėnė, e kėrkon kėtė nga idhuli i tij, nga i dėshiruari i shpirtit tė tij. Meqenėse ky shpirt i egėr ėshtė i pasjellshėm ndaj “tė barabartėve tė tij”, meqenėse ky shpirt nuk pranon tė renė dhe ndryshimin e harmonishėm tek “tė barabartėt e tij”, ai ka vetėm njė shtysė mendimi: skllavėrimin, dhe vetėm njė gjuhė veprimi: dhunėn. Egėrsia i shkakton dhimbje therėse nė shpirt kur sheh harmoni nė rrethin e “tė barabartėve tė tij”. Vetėm dhuna e mė tė fortit, e mė mizorit, e mė tė egrit, e mė tė poshtrit, e atij qė ka tė drejtė tė dhunojė e pėrdhosė tė tjerėt, e sundimtarit tė turmės, mund t’ia fashitė dhimbjen e instikteve tė egra tė tij. Vetėm kjo dhunė madhore, vetėm ky sundimtar turme me tė vetmen tė drejtė fjale e veprimi, mund t’ia shtypė egėrsinė, shkaktaren e dhimbjes, t’ia qetėsojė shpirtin e tij dhe t’ia dehė emocionet. Ky shpirt nuk e kupton dhe nuk e kėrkon mėvetėsinė, ndryshimin nė lidhje me tė tjerėt. Mė e shumta qė dėshiron ky shpirt ėshtė tė bėhėt njė vasal mizor. Edhe kur e shtyjnė nė liri tė pėrkufizuar pėr tė gjithė, ai nuk mund tė shkėputet nga e kaluara e skllavėrimit dhe dhunimit mbi tė. Liria pėr tė ėshtė dhuna, rasti pėr tė shfryrė egėrsinė e emocioneve tė tij. Ai po me dhunė kėrkon tė kthehet nė skllavėrinė e shkuar, me tė njėjtat kushte e mundėsisht me tė njėjtin sundimtar mizor pėr turmėn. Shpirti i tij qan papushim pėr egėrsinė e sundimtarit tė shkuar. Shpirti i tij i idhnuar psherėtin pėr mungesėn e munduesit tė tij tė egėr, humbjen e tė cilit e ndjen shumė herė mė tė madhe se humbjen e vetvetes apo “tė barabartėve tė tij”. Ai dėshiron gjithmonė qė munduesi tė ringjallet dhe shpreson nė kėtė.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.