Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-09-04, 09:34   #1
MaLoK_Presheva
 
Anėtarėsuar: 04-04-04
Vendndodhja: Preshev
Postime: 31
MaLoK_Presheva e ka pezulluar reputacionin
Gabim GJERGJ FISHTA

Gjergj Fishta:
Gjergj Fishta lindi me 23 tetor 1871 ne qytetin e Lezhes.
Ne famulli u regjistrua me emrin Zef. Me 1886 ai vazhdon
studimet per filozofi dhe teologji ne Bosnje.Sipas rregullave
franceskane ai e nderron emrin ne Gjergj, emer te cilin ai e
mbajti deri ne fund te jetes se tij.Fishta njihet ne historine
shqiptare edhe si letrar edhe si politikan.Ne vitin 1902 ai u
be drejtor i te gjitha shkollave franceskane ne Shkoder ku aty
eshte i pari qe fut gjuhen shqipe si gjuhe mesimit.Por Gjergj
Fishten e shikojme edhe si nenkryetar parlamenti dhe si deputet
te Prefektures se Shkodres.Ai merr pjese ne delegacionin shqiptar
ne konferencen eParisit me 1919 nga ku mban edhe nje fjalim mbi
Shqiptaret dhe te drejtat e tyre.Merr pjese ne komisionin e kongresit
te Manastirit nga ku caktohet edhe alfabeti shqiptar i gjuhes shqipe.
Eshte graduar dhe dekoruar nga shume shtete te Evropes, dhe ka marre
pjese ne shume konferenca te ndryshme politiko-shoqerore.Veprimtaria
e tij letrare eshte shume e gjere, duke renditur ketu: satiren,
liriken, dramen, lirika, dhe perkthime .Vdiq me 30 dhjetor 1940.
Disa nga shkrimet me te njohurat jane:
1.Lahuta e Malcis
2.Mrizi i Zanave
3.Vallja e Parrizit
4.Anzat e Parnasit
5.Pika e Voeset
6.Gomari i Babatasit
7.Taraqollja e Ballkanit etj .


Populli eshte ai qe te ngrit lart, populli eshte ai qe te peshtyen"
"Atyre qe nuk i kujtohet e kaluara, ata jan te denuar te e perjetojn edhe njehere ate" (SANTANYA)


__________________
Ju Dua Gjithve...!
MaLoK_Presheva Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-09-04, 09:40   #2
MaLoK_Presheva
 
Anėtarėsuar: 04-04-04
Vendndodhja: Preshev
Postime: 31
MaLoK_Presheva e ka pezulluar reputacionin
Gabim Burrnija

Shqypnia


Edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nen nji qiellė perherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pershkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme

Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrājė e curra.
Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė per vend t' tė Parit.
Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si termeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Per Lirķ, per fron tė Mbretit
Me dhānė jeten ka bā bé.
Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka āsht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshem.
Po, edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Per jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.



Degjo shtate a tete dhe me ne fund be si di vete!!! Dje nje mos te harroj====>Te Jesh Shqipėtar Ėshtė Njė Nder, Ta Mbajmė kėte Nder,Ėshtė Obligim:
__________________
Ju Dua Gjithve...!
MaLoK_Presheva Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-04, 23:22   #3
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim


GJERGJ FISHTA (1871-1940)

GJUHA SHQIPE ...



Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amėshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
qi prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč tė't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kźnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tź gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-07, 00:47   #4
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,112
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si ky Gjergj Fishta I MMADH MAHDESHTOR nuk lind nana shqiptar pwrmbi dhe mjeshter i fjales dhe
talentit intepret i rrallė i fjales artistike europa e cilsoj si bilbil e mjeshter brilant i artitt e fjales por nuk i a dha qmimin nobel gabim ky i shekullor ne shekuj t e shekujve
me bukurine fjales fishta ia kalon homerit logjika dhe renditja e fjales dhe vedosja e saj
me nji kuptim aq mahnits mjeshtror me nji lartsi fuqije qe fisnikron me nji shprehje aq qiellore dhe aq te lartsueme fishta nderoj dhe lartsoj neppeidestal vlerat tona kombin dhe paraqiti aq artistikisht realitetin e malsorit dhe qenjen shqiptare ashtu sikur nji arzist i i pa konkurenc qe paraqet pikturen gjeniale dhe qe njeriut i duket qe me at piktur flet si nji diqka e gjallė ashtu i madhi gjergj fishta ne secilen fjal ta sjel shqiptarin thue s eje ne betej dhe thue s e me te gjitha vyrtytet dhe perberjen e shqiptarit flet dhe lartsojhesh s ebashku me qehre dhe vvetit vyrtyttet psikologjin strukturen vleren tiparet aq shum i origjinalizon sa qe nuk ka mjeshtrie fjales q ekaq bukur g“dhend fjalen dhe paraqitjen te gjitha ato qe ngjajn dhe ndodhin si ne beteja si ne sjelljet ma te thjeshta tamam si kur meqen ne mesin e malsorve por edhe praqitjet tjera zbulojn nji mal me shpirt ku ne at mal thues e jan duke vlue sa esa tipare dukuri perberje adetesh shpirta qehre shqiptare vlera paraqitje zakone dhe origjinalitete thue se te gjitha te gjalal jan dhe shihen veprojn para lexuesitt e bejn te hysh ne nji parafytyrim thues e sheh diqka aq afer sa qe mendon se u perfshive ne menyr shpirtrore me t egjitha aq shum artisitikisht pervetsoon dhe paraqet shqiptarizmen dhe ngjarjet i madhi artist dhje mejshtter poet kombtar at gjergj fishta .
At gjergj fishta pa dyshim esht ma i madhi ne eeurop e ndoshta ne botė per kah mjeshtria efjales dhe arti secila fjal e tij esht nji fuqi perveq s eka fuqi ka art teshprehur duhi tur fuisnikri brum burrnor dhe motiv mbrehtesi joshje e gjithqka artistike qdo element edhe a i vogli ku perbehet fhajala
grimcatesaj te shtyjn drejt fuqis dhe te rembejn ne art ne mahni pikrisht ketu qendron madheshtorja e at GJERGJ FISHTES I CILI PA KRAHASUESHEM ME MADHESHTIN E FJALES EHST PANTEONI
dhe i pa arritshmi homer botrror pse europa nuk ia dha qmimin nobel ehst vetem per shkka te gjelozis
europa nuk edon zotsin eshqiptarve nuke ka dahst kurr europa pau talentin vital teksa rrace dhe eshtypi pa meshir edhe sot vepron po keshtuepabesueshme por e verttet europa ka shum borgje ndaj shqiptarve por neshpirtine eeuropes akoma “rrijn te fshehura qellime antishqiptare te cilat synojn prapambeturin shqiptare shqiptarit europa nuk ja don perparim,in as famen kjo u vertteua gjat shekujve
prandaj qdo qmim apo zotesi te shqiptarve ajo e emsheh gjergj fishta jo vetem qe meritoj qmimin nobel por artist i till i fjales nuk mud te lind ma ne europ ndoshta a sn e botė europa ia dha qmimin nen terezes por kjo ishte nji politik tjeter qellimi ishte q ete ngrias fen e vet katolike dhe nuk kihte aspak asgje kombtare te bej ktu europa dontetengriste prestigjin efes s e vet ktu ndersa te gjergj fishta qeshtja qendronte diku tjeter nga nji komb i vogel nji lahutar te till te fjales mjehste r artist
kombtarisht qe paraqiste kombin europa nuk donte nji gja te till per shkka te percaktimit rracial ndaj shqiptarve europa si etni dhe si rracc ndaj nesh nuk do te ishte e gzueme nes e ne do t ekishim
vend te lart ne europ esht kjo nji bindje qorre e europes meshekuj semundjee saj paragjykuese ndaj shqiptarve per ket shkkak iśa la duarte lira sllaveve q ete shkatrroj dhe te shnderoj eteshnjerzoj etnin ė tonėshqiptare duke leshuar mbi ne bishat e stepave per te perflliqur ne forma te dhunshme
etninė tonė nji dhunti madheshtore sidomos malsort qe kan pamje kereshnike e grat sy zanash
rraca yne fisnike mud te ishte nji rac puntore dhe ebukur me zotei e talent prandaj qarqet rraciste nuk duanq ekjo rac te ket suksese gjithmon narijn gati per te na poshtruarpor jo per te na ndihmuar..

me gjithat at gjergj fishta mbete mjeshtri ma i madh i fjales se te gjitha kohrave ne bot deri me sot
asksuh nuk ia ka gjet fuqin fjales dhe qelsin si at gjergj fishta dheas qe do t eket nji nejri tjeter ket mundesi kaq mahnitse si ai gjergj fishta ehst nj unikat i fjales tlent i gjetjes s e fhjales ne vendetkufuqia shtyn aq fort emocinetsa qe te duket vetja shendrrohehs neer qe hstyn kodrat fjala e at gjergj fishtes ne secilin varg esht fenomen mbi fenomene qe hstyn nxitjet dhe qon pesh nga disa amocione pernjiher te cilat te krijojn vrull te quditshem europa esht evetdiosjsme per ket vigan por qmimin nobel nuk do te ja jap asnjiher kti homeri shqiptar sepse nu edon krenarin tonė nuk eka dasht asnjiher dhe nhuk mudndet europa ta duroj krenarin tonė ajo don nenshtriminton dhe qe ne t jemi vetem lypsar dhe te koritun prandaj nuk na ofron kurr forma tjera te ngristes perveq neperkembje se dinjitetit
te jetish po por i neperkembur kjo esht ndjenja e europes per ne na duan te ndar te vegjel te varfer
gjergj fiishtaperveq se esht artist vertet i vertet i fjales q enuk ka shok as krahasim ehst edhepatriot
i adh qe aq fuqishem krahas fjales ngrit vleratepatriotizmit kombtarizmit fisnikris dashuris nga“daj kombit dhekrenarin fisnkirin qdo gja shqiptare gjergj fishta engrit aq lart sa q ete ben te ndjehesh krenar q e je shqiptar edhe sikur te jesh grui ai te benprej mishi e gjaku q ete nxehesh ne atdhedashuri ene shqiptarizem por edhete shtyn drejt fisnikris perveq se mjeshter i vargjeve dhe parqitjes ai esht edheedukator shtytts i fisnikrimit qka ja jep vleren ne majat me te larat nepiedestale
jo vetem kombtare por per kah perberjet fisnike dhe shtytjet tjera frmzuse edhe ne bot esht i pa krahasueushem si intepret i fjales si artist q evlerat aq shum i lartsion siaskush tjeter kush tjeter mund te prezentoj fjalen me kaq shtyje fyrmzuese artistike si at gjergj fishta

vlersim i shkruar nga xhelal ferizi nga mitrovica
xhelal ferizi autor i shum vargjeve shqiptare nji vlrsim per at gjerjg fishten

xhella ferizi jetoon jasht koosve jasht atdheut q eafro 30 vjet shkruan vargje shqiptare poezi e lirika
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-08-07, 14:48   #5
Malsori-Makaveli
 
Avatari i Malsori-Makaveli
 
Anėtarėsuar: 04-08-07
Vendndodhja: Zvicerr
Postime: 408
Malsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Malsori-Makaveli
Gabim

Luftari dhe Paterioti me LAPS dituri dhe Menquri.

I Bani Shqiptart te njoftun dhe jau solli Gjuhen e ambel Shqiptare,se sod kishim shkru Arabisht Turkish a ku ta di un.

Duhet me qen Krenar se kemi pas Gjergj Fisht.




http://www.youtube.com/watch?v=hv478dOswyo
Malsori-Makaveli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-08-07, 10:21   #6
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim


28 NANDUER 1913 ..
*******************************
Oj Zanė, t'kėndojm... t'vajtojm, deshta me thanė;
Pse sot ditė kangėt s'asht pėr mue e tye.
Po ē'gzim kjo ditė ne mundet me na dhanė,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pėlqye
Europės shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanė
E kujt pose Hyut, n'kėtė jetė mos me i shėrbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...
.................................................. ..........................
Flamuri kombtar nuk ka ē'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' pėr Atdhe!
E, drue dashtni pėr Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasė, s'ēan krye shqiptari pėr komb t'vet,
As pėr at gjuhė tė ambėl qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veē atje ku xhixhllon ari
Pa frymė e tue dihatė vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndėr ne po shitet pėr njė zallotė...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
Pėrse ktu vetė me fue nuk due kėrkėndin,
E pse asht mirė fjalėn n'zemėr t'fryt m'e ndalue,
Por ai, qi tė liruem me e pasė s'don vendin,
A prej sė tjerėve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Judė? Po, kambė e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po pėr ata qi detyrė e nder harrue,
Qi marrė e turp kaherė flakėrues mbas shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtė, kush mbas stėrlinet
Kush pse dinari tepėr i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinėt,
Thue edhe pėr ta ndokuj do t'i vijė ēuda,
Kur them se nuk janė tjetėr veēse Juda?...
Po, Juda janė e gjinde janė tradhtarė.
Mori
M'kamė kryekungujt prej si u vunė,
Duel padija n'krye tė vendit;
Njerzt e kėnuen u poshtnune,
Metėn t'urtit jashtė kuvendit.
Duel me faqe t'bardhė trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletėn;
U ndėshkue pa dhimė Shqyptari,
Qi pėr fis nep gjan e jetėn.
Shqynis zani atbotė i humi,
T'huejt mi qafė i a vunė themrėn,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnurėn zemrėn.
E Shqyptarėt jo veē s'e nisen
Pėr kto punė pėrjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonė me ndėrue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendė e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-08-07, 10:22   #7
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim



LAHUTA E MALĖSISĖ ...
(Dėshmorėve)
O ata t'lumtė, qi dhanė jetėn,
o ata t'lumtė, qi shkrinė vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t'Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t'Parėt u pa'n punue!
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' kėndojė n'mal ndo' i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė,
der' sa t'shndėrisin diellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangė e n'valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
ban, o Zot, qi t'jesė tue velue
pėr m'ia xe zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit!
LAHUTA E MALĖSISĖ ...
(Ēohi tė dekun)
E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė,
E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė!
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftė me arė, me farė me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-08-07, 10:22   #8
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LAHUTA E MALĖSISĖ ...
(Fragment)
****************************
N'mos i paēa mendt mbi hatull,
Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull.
Venu shej ti fjalve t'mija,
Pse do t'vijė po lum zotnija,
Koha n't'cilėn Shqyptarija,
Zojė n'vetvehte ka me dalė,
Por m'fal faj'n ti pėr kėtė fjalė:
Mal i Zi ma s'ka me pasė,
Serbi vėlla do ta humbasė,
Pa kqyre t'drejtė paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.
Ka me t'lanė ky i ditė pa sy,
Thellė n'rrashte, po t'ue t'i gėrrye,
Se kshtu ecte nė shekull lodra,
Ulu maje e ēohu kodra...
LAHUTA E MALĖSISĖ ...
(Kėnga 12, MARASH UCI)
Amanet un'jam t'u lanė
Me ruejtė gjanė, me kqyrun sta'n,
Armėt e mbushme mos me i dhanė,
Me shokė tuej kurr mos m'u xanė,
Mos m'u xanė, as mos m'u nga
Pse n'ditė t'gushtė kėta u gjinden vlla
Si me pushkė ashtu me uha.
T'huejn me fjalė mos ta poshtroni;
Bukėn para, por t'ia shtroni
N'Shqiptari si a kenė zakoni:
Me i besue, mos i besoni!
Edhe n'mend kinje nji fjalė:
Zemrės s'frytė me i lanun dalė;
Fjalėt pėr pajė kurr mos me i dalė,
Ujit turbull mos me i ra,
Mos me dalun n'va t'pa va;
Me iu ruejtun shakės turbueme,
Me iu ruejtė, po, grues sė lshueme;
Vendin tuaj m'e dashtė pėrore,
Me ruejtė besė, mos me ēartė ndore.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-08-07, 10:23   #9
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

LAHUTA E MALĖSISĖ ... (Fragment, Shqipnia e lirė)
***************************
Do t'valvitet m'Kaēanik
M'Kaēanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarėvet,
Pėrse toka, shqyp ku flitet,
Ajo vetė asht, qi prej t'Parvet
Trashigim na e kemi pasė:
Mbrendė i huej, jo, ma s'do t'shklasė,
Posė atėherė, kur vjen pėr mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hecė fjala e tjetėr kuej;
Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl tė huej.
Zoti n'qiell e na mbi tokė:
Me gjithkėnd vllazėn e shokė,
Por se i cilli m'cak tė vet.
Prande i huej, n'andėrr m'e pa
Se vjen kurr e shklet ndėr ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptarėt kanė ba nji bč
Bč tė madhe ata kanė ba:
Pėr Shqypni nė luftė me rra,
Me rra n'luftė me krajl e mbret,
E kur bjen nė luftė shqyptari
Lidhė me besė ai ndėrmjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn krenat fushės s'mejdanit.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-08-07, 10:24   #10
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

MRIZI I ZANAVE ...



Qitė dhambėt pėrjashta, por si lata t'prehta
Zgavėrr kėrrēikėt e plasarit shtanguem,
Kosėn pėshtetun pėrmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymtė e me i hije t'trishtueme, t'pėrmnershme
Lshue krahėve' i havėr t'zezė, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t'humnerėve t'zgavrueme
Kthellėt nė rrashtė tė thatė, plot mizori,
Tė hapėt tėrthoren e natyrės s'krijueme
Kundron nė mni,
E idhtė asa' i kėrcėnohet. Nji t'pėrqethėt
Acar, at botė, natyrės i shkon, n'pėr tejza,
Amull tė cilėt mbrendė ia ngurron tė njethėt
E jetės ndėr fejza.
Me u zbe nisė rrezja shi n'krue t'vet shkėlqyeshėm
Bres dryshku njeshet, n'atė shauret mbi rrota
Sė moknes s'rrokullis e boshtit rryeshėm
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nėn tjara struken;
Pėr nėn kunora pshtimin ato lypin!
Depėrtojnė retė e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosė t'vet ka sjellė,
Shungllon thellimi pėr nėn kupė t'Empirit;
Gjarpėr rrufeja lvitet nėpėr qiell
E nėn kambė tė nierit.
Kthellė shpėrthe gjini i tokės. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakė e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Ulėron stuhia.
E para dekės, atė herė, bijnė rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosėn.
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekės tė shkulet;
Kah m'kėrdhokla londit kėrēiku i saj
Shekulli pėrlulet.
Vetėm s'pėrkulet para Dekės njai trimi,
N'zemėr t'cilit nuk randojnė punė t'liga,
E qė s'e ndalė ku atė ta lypė perlimi (detyra)
As paja as friga.
Pėr nėn mburojė t'ndėrgjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtė, pa u tutė, ai dekės s'shėmtueme
I rrin kundruell.
Pėrpara tijė shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'pėrmendun
Kanė pėr t'u pa.
Por, ngulė ai synin n'ideal t'naltueshėm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajė ndeshtrasha e dheut t'mjerueshėm,
Ngelė n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flakė t'armėve nuk veton ai sye,
As buzės humnerės nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarė me pasė pėr t'u shpėrthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbarė jeta pėr nėn fyell t'kėrēik'e
Tė dekės s'shėmtueme, s'pėrmnerėshme mizore:
Vetėm BURRNIJA - njė BURRNI ēelike
Asaj i rrshet dore.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-08-07, 10:26   #11
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

GOMARI I BABATASIT (Fragment, METAMORFOZA)
**************************
Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t'ndyet, mikrobe tė kqi
qi tė mjerės moj Shqipni
kthelltė hi i keni nė mushkni
pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakēi!
Bre coftina, kalbe mbi dhč
der kur ju, tu tallė npėr ne,
do t'na qelbi fis e atdhč?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftė,
se tash ma jemi tue u njoftė,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se pėr ju, po, duhet laku,
pėr me u vjerrė o kund m'do i shpat!
Deri dje, pa kmishė mbi shtat,
me 'i gjysmė setre t'pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me 'i komēė t'njtitme nėn grykė:
pantallonat me "gjyslykė"
kto edhe lidhun me nji spagė:
shtatit rreshke e ba saragė,
t'tanė gordec e berbalec
pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
me 'i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nėn themėr:
turq a sllave a grek me zemėr,
falun barkut veē Shqipnisė,
si ajo marrja e t'gjith njerzisė...
tuj u shite ju pėr gjithė treg,
sod na mbahi "Skandėrbeg",
e ngėrdhucė, goditė, limue,
rrue, qethė, pipirique,
tash n'"smoking", tash nė "bon-jour"
ju, qi dje s'kishit as ushkuer
me lidhė brekėt me nder me thanė
m'sahan t'huej gjithmonė me ngranė,
rrugėn krejt na e keni zanė,
ke na shkoni pash e m'pash,
edhe besa me "gulash"
me "afishe" e me "sultjash",
me "kjumshtuer" e me "ashurč",
"kosha gjelash" si kubure,
"tarator", "pilaf me kos",
"mish me qepe" e "majdanos"
"shish qebap", "brizholla viēi",
"kunguj t'mbushum", "kuzuici",
"kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodėr,
kargatisė e bamun lodėr:
der sa ata burrat e dheut,
qi pėr jetė e nderė t'Atdheut
kane ra n'luftė si shqipe t'leta,
kanė shkri gja e shpija t'veta,
kanė tuj dekė rrugave unit,
me iu dhimbė gurit e drunit.
Pėrse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarė, shqiptarė kah ksula,
n'vend qi ju me u vu n'konop,
a se brinjt m'jau zbru me shkop,
a, mos tjetėr, me u ngushtue
me xjerrė zhuri kund m'ndo 'i prrue
pėr me shtrue ndo 'i rrugė tė shtetit
a me dlirė ndo 'i skelė detit,
lavjerre buzėsh, harru si viēa
kqyrin m'ju si t'ishi ogiēa,
pėr me u pri udhės s'qytetnisė
e me i sjellė t'marėn Shqipnisė.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtė prej llomit
qi "shqiptarė" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninė e doni,
jo pse ju ndo 'i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Pėrparimi e Qytetnia,
por veē pse ende der mė sot
nji tyran s'po e gjeni dot,
nėn kambė t'cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjė me jue,
e jau njof shpirtin der m'palc,
pleh i ndytė me u bartun n'shalce me u qitė jashta Shqipnije.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-08-07, 13:34   #12
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vepra e Gjergj Fishtės e Rizbuluar

Vepra e Gjergj Fishtės e rizbuluar

"Lahuta e malcis" e Gjergj Fishtės, e pėrbėrė nga 15612 vargje, tė organizuara nė tridhjetė njėsi tė veēanta, tė cilat autori i quan kangė, pėrshkohet tejembanė nga rima si element i qartė dhe i theksueshėm i strukurės artistike tė saj. Vėshtrimi i funksionit tė rimės ndaras nga ritmi, nga intonacioni dhe nga eufonia e vargut, sikundėr veprohet kėsaj radhe nė kėtė kumtesė, mund tė bėhet vetėm kushtimisht, sepse kėto elemente tė strukturės artistike tė tekstit poetik janė gjithnjė tė mpleksura, duke futur nė trupin e njėsisė ritmike vazhdimisht skemat e ndryshme tė pėrsėritshmėrive, kundėrshtitė dhe plotėsimet e tyre, tė cilat janė fijet e semantikės poetike dhe tė pėrjetimit estetik tė tekstit. Nė veprėn Lahuta e malcis, rima ėshtė njė element mė fort i identifikueshėm dhe mė veprues nė konstruksionin artistik dhe semantik tė saj, prandaj, kujtojmė se funksioni i saj mund tė bėhet objekt analize dhe vlerėsimi, pa cėnuar integritetin e elementeve tė tjerė artistikė.
Aplikimi i rimės nė kėtė vepėr poetike kaq voluminoze, e ka tė deshifrueshėm fillim e mbarim synimin e autorit qė ta bėjė sa mė funksional monumentalitetin artistik tė kryeveprės sė vet. Monumentalitetit tė Lahutės sė malcis nė planin e tematikės, nė planin e ideve, nė planin e ndėrtimit dhe tė funksionimit estetik, i pėrgjigjet edhe pėrfundimi kumbues i vargut dhe koncentrimi jashtėzakonisht i madh i kuptimeve poetike nė vargjet e rimuara.
Ndoshta nuk duhet pėrkujtuar se rima pėrveē funksionit tingullor, ka funksion semantik, i cili ėshtė edhe funksioni parėsor i saj, sepse sikundėr na e pohon Lotman, nė artin, i cili e pėrdor gjuhėn si material, ėshtė e pamundur tė ndahet tingulli nga kuptimi*. Po ky autor thotė se tingullimi muzikal i rimės ėshtė prodhim jo vetėm i fonetikės por edhe i semantikės sė fjalės, punė qė shihet qartė nė rastet e rimave homonimike dhe tė rimave tautologjike, ku kėto tė dytat karakterizohen edhe nga varfėria tingullore nė krahasim me tė parat.
Gjergj Fishta e krijoi Lahutėn e malcis me aspiratėn krijuese qė t’u dhuronte bashkėkombasve tė tij njė vepėr qė do tė ishte burim i pashterrshėm i atdhedashurisė dhe i mbrojtjes sė identitetit kombėtar, tė integritetit kulturor e moral dhe tė lirisė kombėtare si shkalla supreme e realizimit tė jetės sė kombit.
Pėrderisa nė planin qytetar e njerėzor ai u udhėhoq nga dashuria e madhe pėr atdheun, pėr gjuhėn dhe pėr kombin, nė planin krijues ai u udhėhoq nga frymėzimi i fuqishėm, ēka shqiptohet qartė nė vargjet:
” se pa ty, besa, moj Zanė,/vėshtirė se’ i fjalė un mujė m’e thanė”* .
E frymėzuar nga provinienca e zanws sw malit, vepra s’ka si tė mos e synojė plotninė dhe pėrsosmėrinė. Shqiptimi sa mė i fortė i ideve atdhetare dhe modelimi sa mė i bukur artistik i tyre, janė dy koordinatat ku shpaloset dhe ku rrezaton aspirata krijuese e Fishtės, e shqiptuar pėrjetėsisht nė veprėn Lahuta e malcis.
Funksioni i rimės si element i strukturės tėrėsore artistike, nė kėtė kontekst, fiton legjitimitetin konceptual dhe estetik. Rima nė veprėn Lahuta e malcis ėshtė pėrdorur nė kombinime tė ndryshme dhe kjo ėshtė bėrė pėr tė rritur larminė tingullore e semantike dhe pėr tė evituar rrezikun e automatizmit. Nga vėshtrimi tėrėsor i kombinimeve tė saj, shihet se dominon rima e puthur. Ky kombinim aplikohet nė vargjet ku zhvillohet naracioni poetik, pra, ku spikat mė shumė paraqitja e aksioneve, e veprimeve tė heronjve tė veprės. Rima e puthur jep mundėsi mė tė madhe tė zhvillohet ligjėrimi poetik pa ndėrhyrje dhe pa komente, tė cilat vėrehen mė shumė aty ku aplikohet rima e alternuar. Nė aplikimin e rimės sė puthur, vėrehen afri tė vargut tė Lahutės sė malcis me modelin e kėngės popullore historike, e cila kryesisht ėshtė e krijuar nė tetėrrokėsh dhe kryesisht nė rima tė puthura. Vetė lėnda qė trajtohet nė veprėn Lahuta e malcis, (e marrė nga historia e re shqiptare pėr tė cilėn janė krijuar njė numėr i madh kėngėsh popullore historike) dhe synimi i autorit qė vepra e tij tė komunikojė e tė ndikojė nė sa mė shumė recepientė (lexues e dėgjues), e ka kėrkuar aplikimin e rimės sė puthur nė pjesėn mė tė madhe tė veprės. Edhe fillimi i saj ėshtė nė kėtė skemė:
Ndihmo, Zot, si m’ ke ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
ēėse tė buk’ rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robni*
Fishta bėn ndėrrime tė shpeshta tė rimave femėrore e mashkullore nė rastet e rimave tė puthura dhe ka njė arsenal jashtėzakonisht tė pasur leksikor qė parakalon nė pozicion fundor tė vargjeve. Duke qenė bazamenti tematik i veprės gjakimi i lirisė kombėtare dhe flijimi pėr pavarėsinė e atdheut nė luftėra me armiqtė, ėshtė e qartė se shqiptohet pėrplasja e ashpėr ndėrmjet idealit tė lirisė (flijimit pėr tė) dhe realitetit tė ashpėr jetėsor e historik. Kėtė vijė tė pėrgjithshme e shquan edhe rima. Fjalėt e gjendura nė pozicion rime, kur janė tė tilla qė si fenomene gjuhėsore nuk kanė lidhje ndėrmjet tyre, pra, semantikisht janė divergjente, ato nė varg krijojnė rreze mė tė madhe semantike, sepse shpalosin hapėsira tė reja, herė jashtėtekstore, herė tekstore, po gjithnjė me mundėsi mė tė mėdha tė pėrjetimit estetik. Ja njė shembull:
un Shqiptar ata janė Shkje:
ne na danė nji gjak e’ i fe;
n’mėni t’sho’shoqit kemi le:
kemė ndėrmjet nji qiellė e’i dhe!…*
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-08-07, 13:35   #13
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim (vazhdim)

Emėrtimi i identiteve nacionale tė veēanta, mė tej evidencimi i dallimeve dhe konstatimi i papajtueshmnėrisė supreme, fiksohen edhe nė fjalėt qė rimohen:/Shkje; fe; le; dhe/, tė cilat si fenomene gjuhėsore janė divergjente por nė kėto vargje krijojnė njė tėrėsi tingullore e semantike jashtėzakonisht tė fuqishme.
Rimat si: vėllau/Shkjau, mizore/gratēore, Vranina/Cetina, Shqiptarit/Gospodarit, tagana/nana, rrfesė/kresė, rreziku/miku, Shqipni/Turki, t’zi/liri,etj, korelacionin semantik e krijojnė nė ballafaqim tė ndryshimeve kuptimore qė kanė nė sferėn e gjuhės konvencionale fjalėt qė rimohen. Mirėpo, ligjėrimi poetik qė synon pėrshkrimet sa mė tė detajuara, s’ka si tė evitojė edhe krijimin e rimave nga fjalė qė semantikisht janė mjaft konvergjente si bie fjala: vetimė/bubullimė, Kosovė/Gjakovė, nama/gjama, robni/zi, vorrue/pushue, shkretė/mbetė, Xhemjetit/Mbretit, etj. Njė balansim i kėtyre rrymimeve ėshtė tipar i dallueshėm nė tė gjithė Lahutėn e malcis.
Nė raste mė tė rralla rima e puthur shndėrrohet nė rimė-kolonė ,duke unifikuar ritmin dhe kuptimin poetik, ndonjėherė deri nė kufirin ku nxjerrė krye mundėsia e parashikimit tė zhvillimit tė rimės. Pėr shembull:
Hej, moj Zanė,ty t’kjosha true,
si s’po t’bjen ndėr mend pėr mue,
punė tė hershme me m’kumtue,
kangė e valle me m’fillue;
por mė rrin tue fluturue
mollė mė mollė e ftue nė ftue
me ato shoqe tue kėndue,
me ato shoqe tue vallzue,
tue vallzue, moj, tue lodrue*
Rima e alternuar aplikohet mė rrallė, por duke pasur parasysh vėllimin e Lahutės sė malcis, ajo kap njė numėr shumė tė madh vargjesh. Pėrveē nė funksion tė evitimit tė automatizmit, rima e alternuar ėshtė esencialisht nė funksion tė nuancimit tė ndjenjave, tė ideve dhe tė qėndrimit tė subjektit krijues. Ja njė shembull qė ėshtė krejt emblematik nė favor tė kėtij konstatimi:
Po a kujton, mori gabele,
se Shqiptarėt kanė dalun fare,
qi me ardhė Knjazi, me’ i kalė zhele,
pėr t’sunduem mbi tokė shqiptare?*
Konflikti i shqiptarėve dhe i malazezve ėshtė pėrplasur edhe ndėrmjet zanave. Zana shqiptare e Vizitorit e mund Zanėn malazeze tė Durmitorit (kjo na kujton pėrplasjen ndėrmjet perėndive tė Olimpit gjatė luftės ndėrmjet akejve e trojanėve) dhe Fishta shqipton fjalėt e Zanės shqiptare nė atė konflikt me emocionet, me ironinė dhe me krenarinė e tij transparente.
Ia vlen tė pėrmendet kėtu se nė vėllimin Mrizi i zanave, rima e alternuar ka aplikim shumė mė tė gjerė si nė poezitė: Shqypnija, Gjuha shqype, Atdheut, 28 Nanduer 1913, Nji gjamė desprimit, Gurrave tė Jordanit (ku pėrdoret strofa safike), etj.,ēka edhe vėrteton afinitetin e autorit pėr kėtė skemė nė rastet e theksimit tė ndjenjave, ideve dhe qėndrimeve tė tij.
Nga vėshtrimi tėrėsor (megjithėse jo statistikor) i rimarit tė Lahutės sė malcis, shohim se nė pozicion tė fjalėve tė rimuara mė me shumicė janė fjalėt emra. Fishta ėshtė poet epik qė e shtrin ligjėrimin e vet nė gjerėsi dhe qė di tė theksojė emra heronjsh, toponime, dukuri, tė cilat duke u vėnė nė pozicion ku krijojnė korelacione me fjalė tė tjera, theksohen mė shumė dhe bėhen qendra tė theksimit tė ideve e tė kuptimeve poetike. Theksimi i emrave tė heronjve dhe veprimeve tė tyre me ndikesė nė fatet njerėzore po edhe tė natyrės, i jep kumbim dhe dramacitet vargut poetik. Pėr shembull:
pse me gjasė, ke dridhet suka,
asht tue ardhė tash Oso Kuka.*
Rimari i Lahutės sė malcis ėshtė jashtėzakonisht i pasur dhe e shpalos individualitetin dhe origjinalitetin e veprės dhe tė autorit. Ka ēifte fjalėsh qė pėrsėriten nė pozicionime rimash nga disa herė dhe nė kontekste tė ndryshme, duke na dhėnė dorė tė hetojmė veēantinė e gjuhės poetike tė Fishtės nė nivelin leksikor dhe figurativ. Fjalėt dhe sintagmat si:zhari, vigma, ēeta-ēeta, rrfe mizore, lekėt, re mizore, t’bardhėn Fe, zogu i shkinės, si kokrrat n’shegė, etj., marrin funksionin e poetizmave, pra, tė gjuhės poetike qė e legjitimon ligjėrimin poetik fishtian.
Sa i pėrket rimės dhe funksionit tė saj tė paramenduar e tė realizuar tek Lahuta e malcis, do tė ishte me interes tė madh krahasimi i varianteve qė ka krijuar autori, sepse aty do tė shiheshin qortimet dhe motivet qė i kanė nxitur ato, ku pa dyshim do tė jetė marrė gjithmonė nė konsideratė, krahas ritmit dhe skemės metrike, rima si element i konstruksionit artistik tė veprės.
Tė pėrkujtojmė kėtu se nė disa fragmente tė njėsive tė ndryshme tė Lahutės sė malcis, Fishta e eliminon krejtėsisht rimėn, duke iu afruar nė ato raste mė shumė intonacionit dhe ritmit tė kėngėve tona kreshnike, pėr tė cilat Gjergj Zheji me tė drejtė ka konstatuar se janė nė arealin e vargėzimit tonik. Nė ato fragmente (letra e carit tė Rusisė knjaz Nikollės, kėnga e Kaēel Dodės, letra e krerėve shqiptarė tė shtatė krajlave dhe mbretit tė Stambollės, dyluftimi i Prelės me Vasilin,) vijnė e dalin nė plan tė parė intonacioni dhe ritmi, duke afirmuar ashtu rrezatime edhe mė tė mėdha estetike tė veprės. Rikthimi i rimės pastaj, kombinimet e ndryshme tė saj, pasuria leksikore e fjalėve tė rimuara, tingullimi dhe rrezatimi semantik qė prodhojnė, ia krijojnė rimės nė kėtė vepėr statusin e kodit rregullues tė vargut dhe tė njėrit nga elementėt fundamentalė tė strukturės artistike.
Shkruan : Profesor Dr. Milazim Krasniqi
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-09-07, 17:04   #14
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nga veprat e At Gjergj Fishtes ;

Reshat Arbana

http://www.youtube.com/watch?v=hv478dOswyo

Cun Lajqi:

http://www.youtube.com/watch?v=xpKKF...related&search=

Kangė per Malsin e Madhe nga Lahuta e Malcis:

http://www.youtube.com/watch?v=EGTlc...related&search=
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-07, 11:51   #15
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: GJERGJ FISHTA

Lahuta e Malcis (kanga e parė)



Ndihmņ, Zot, si m'kč ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
Ēėse tė buk'rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robnģ,
krejt tu' e lą t'mjerėn nė gjak, (5)
frymėn tue ia xanun njak,
e as tu' e lanė, jo, dritė me pą:
kurr tė keqen pa ia dą:
rrihe e mos e lčn me kją:
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, (10)
me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė!
Veē si 'i dčm, vu n'lavėr spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bąn m'e thekė strumb'llari,
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: (15)
e tue dhanė kryq e tėrthuer,
tu' i dhanė bulkut shum mėrzģ,
me u vu s' ryset pėr hullģ
e as me shoq ai pendė me shkue:
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue (20)
s'din' me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej,
pagė e t'dheta me i lą kujė:
por tė lirė me shkue ata motin,
veē mbi vedi tue njohtė Zotin,
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta (25)
mos me i bą kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanė rą
e as kurr pushkėn s' ia kanė dą;
por t'janė grģ me tč e t'janė vrą,
si me kenė tu' u vrą me Shkją (30)
E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligėshtue,
e nisė pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, (35)
zunė me i dalė dore Sulltanit,
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue,
si Shqipninė me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, (40)
krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej,
me i bą kurr mą tungjatjeta,
kurr me i lą mą pagė e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisė, (45)
si fletė Engj'lli t'Perėndisė,
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare,
me u suvalė prap n'tokė shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelģ: (50)
gėrxhelģ, por belaēģ:
na dyndė top, na dyndė ushtrģ
edhe del e bjen n'Shqipnģ,
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrģ,
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit (55)
der' n' Kalą tė Rozafatit,
ku ai me ngulė do' "trobojnicėn",
do' m' ia vu Shkodrės "kapicėn":
me bą Shkodrėn Karadak,
mbasi 'i herė ta kisht' lą n'gjak! (60)
Ka ndejė Turku e kėqyrė haru,
pika-pika lotėt tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollėn muhasere! (65)
Bąjnė shtatė Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zģ
-si ata e zeza m'i pastė mb'lue!-
pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnģ,
si m'ia lėshue n'dorė Malit t’Zi. (70)
M'kambė Shqiptarėt atėherė t'janė ēue.
Sa mirė n'armė na janė shtėrngue!
T'fortė kanė lidhė nji besė tė Zotit,
si tė Parėt ua lidhshin motit
n'ato kohė t'Gjergj Kastriotit: (75)
me 'i kambė mbathė e tjetrėn zbathė,
gjanė e gjallė pa grazhd mbyllė n'vathė,
diku ngranė, diku pa ngranė,
harrue grue, motėr e nanė,
sy'n agzot, zemrėn barot, (80)
e si ai plajmi me furģ,
t'kanė rrą ndesh Malit tė Zģ,
pėr t'gjatė t'Cemit n'atė kufģ,
ku edhe trimat t'janė pėrlą:
t'janė pėrlą Shqiptarė e Shkją, (85)
ballė pėr ballė ata tu'u vrą,
fyt-a-fyt, ofshč! tu' u prč:
tue mbetė shakull pėrmbi dhč,
mish pėr shpez e kaēubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, (90)
gjithku kjenė sokola malit,
pa kją m'ta as nanat e shkreta.
Veē se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanė thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanė thye, (95)
bąjnė kuvend Shqiptarėt n'mjet vetit
e 'i fjalė t'madhe ēuekan Mbretit:
se jo veē qi Knjaz Nikollės
nuk i lajnė kurr pagė e t'dheta,
porsč as Mbretit tė Stambollės (100)
s'duen me i bą mą tungjatjeta,
e se dore duen me i dalė:
se Shqipninė nuk po e kisht' falė
Perėndia pėr ēerkez,
Turq, manovė, likurazez; (105)
por pėr do sokola mali,
qi "Shqiptarė" bota po i quete,
pėr ta gėzue kėta djalė mbas djali,
der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalėn e ka ndģ': (110)
se ē'asht mbushė ai me mėnģ!
Se edhe lėshue ē'ka mbi Shqipnģ,
gjallė Shqiptarėt ai me i pėrpģ!
Por Shqiptari gjallė s'pėrpihej,
e as me u shkelė, besą, s'po lihej, (115)
kur po i mbushej mendja e vet,
pėr Shqipnģ me bą gajret,
n' dashtė ta mėsyjnė Krajl edhe Mbret.
Edhe kėshtu t'janė kapėrthye
grykė pėr grykė Turq e Shqiptarė, (120)
pa dhimbė krenash tue u thye
si me thye kunguj npėr arė.
T'iu dha zjarm atėherė Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herė shkėputė dore s' Sulltanit, (125)
mą s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangėr ia kisht' palla:
merr e mėsynė m'Turk fulikare,
e si derrat me ēakalla
t'janė mbėrthye, t'janė kapėrthye: (130)
haju, ngaju, ēaju, vraju,
m' pushkė e m'top gjueju batare,
gjaku rrėmbč npėr rrahe e qare,
e npėr fusha e npėr gajusha,
der'qi s'mbramit, n'p'r' atė zhumhłr, (135) zgjedhė s' Turkut pėshtoi Shqipnia
e duel m'veti si dikłr:
si premtue kisht' Perėndija;
por si dashtė, besą, lum vėllau,
s'do t'kisht' pasė as Turku, as Shkjau. (140)
Se s'ka dashtė Turku lirģ,
ma merr mendja; veē un s'dij
Knjaz Nikollės kah gjith kjo zemėr
ardhė i paska, qi nėn themėr
rob Shqiptarėt po don me i shtrue, (145)
edhe atė tokė ai me pushtue,
pėr tė cilėn vetoi motit
shpata rr'fč e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
se Shqipnģ dhe Karadak (150)
krejt me atė punė po i ląte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bč t'madhe po e kisht' bą:
m' e ndie plak e kalamą: (155)
se ai natė t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarė as krushk s'do t'shkote:
gostė as darsėm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160)
pėr pa i hi Stambollės pėrmbrendit,
pėr pa kėcye mbi post tė Mbretit,
me u bą zot i tokės e i detit;
edhe Europės tregun m'ia prč,
mos m'e lanė me shitė, me blč, (165)
mos m'e lanė me ēilė kund punė;
por me bą qi ajo pėrdhunė,
pėr me ēue 'i grimė bukė te shpija,
rob tė ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, (170)
mėsue gjithmonė n'gją t'huej me gėrrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetėr,
si pėr fjalė ashtu pėr letėr,
mos m'iu gjetė kund nji shoq tjetėr,
ai po e dite mirė e hollė, (175)
se isht' do punė me hi n'Stambollė:
se isht'do punė Turkun me e thye,
pa sharrue vetė mbrendė me krye.
Prandej xčn ai me trillue,
m'shpinė Shkjeninė Turkut m'ia lėshue: (180) m'ia lėshue m' shpinė Shkjetė e Ballkanit,
qi me i qitė kėta punė Sulltanit;
me i qitė punė kėta 'i herė mą para
me trazime e punė t'pambara,
e mandej vetė prej Rusiet, (185)
si harusha prej pusiet,
me i rą Turkut fulikare,
m'zhbģ n'vend, m' e qitun fare;
pėr pa bą me mend pleqnģ,
se me atė punė botėn unjģ (190)
mujte ndoshta, m' e pėshtjellė n'zģ
Kur ketė punė e ka pleqnue,
ka marrė trimi e n'odė ka shkue,
ka ndejė n'tryezė e asht vu me shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, (195)
kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhė besėn shkaf asht Shkją,
mbi Budin, m'ēanak-kalą,
edhe tok kėta ndėrmjet vetit
mos m'ia dą tė keqen Mbretit; (200)



__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.