Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-05-12, 15:21   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Pijet energjike

Ana e errėt e pijeve energjike



E vėrteta pėr pijet qė na mbajnė tė zgjuar dhe na mbushin me energji.

Pijet energjike janė bėrė fenomen i kohės moderne. Ēdo ditė nėpėr gjithė botėn konsumohen dhjetėra miliona. Ēfarė ka tė keqe nė rritjen e energjisė dhe vigjilencės, veēanėrisht nėse bėhet fjalė pėr pijen e reklamuar si solucion bimor me pėrbėrės tjerė “natyralė”?

Shumė gjėra tė kėqija mund tė renditen kur bėhet fjalė pėr pijet energjetike, duke pėrfshirė pėrbėrėsit e pashėndetshėm dhe pasojat potencialisht tė rrezikshme nė shėndet. Disa nga efektet e shpeshta anėsore tė cilat krijohen si pasojė e konsumimit tė pijeve energjike pėrfshijnė: punėn e shpejtė tė zemrės, tensionin e ngritur, ankthin, dhimbjen e kokės dhe gjumin e ērregullt.

Kėtė vit hulumtimi nė revistėn mjekėsore “Pediatrics” ka paralajmėruar nė dėmin e pijeve energjike dhe ka theksuar pasojat potencialisht tė dėmshme si rrahjet e zemrės, sulmin nė tru, madje dhe vdekjen e papritur. Vitin e kaluar nė SHBA institucionet kompetente kanė filluar tė regjistrojnė shifrat e mbidozimit me pije energjike dhe efekte anėsore qė shkaktojnė kėto pije. Nė tre muaj janė regjistruar 677 raste, ndėrsa lista e simptomave tė lidhura me pėrdorimin e pijeve energjike pėrfshin kriza, halucinacione, punėn e shpejtuar tė zemrės, dhimbje nė gjoks, tensionin e ngritur, nervozizmin.

Dy pėrbėrėsit mė tė shpeshtė nė pijet energjike janė sheqeri dhe kafeina. Kėta pėrbėrės pėrkohėsisht stimulojnė, por nė afat mė tė gjatė rezultojnė nė humbjen e energjisė pėr shkak tė lodhjes nga puna e gjėndrave mbiveshkore. Njė nga shumė probleme shėndetėsore qė shkakton sheqeri i rafinuar ėshtė edhe rreziku nga diabeti i cili ka arritur pėrmasat epidemike nė SHBA. Sasitė e mėdha tė sheqerit mund tė mbingarkojnė pankreasin, organin pėrgjegjės pėr prodhimin e hormonit tė insulinės i cili tek konsumimi i sheqerit ndihmon nė rregullimin e sasisė sė tij. Nėse pankreasi “shpenzohet” pėr shkak tė konsumimit tė sasive tė tepruara tė sheqerit, mund tė zhvillohet diabeti.

Disa pije energjike pėrmbajnė edhe deri 7 herė mė shumė kafeinė se sa njė filxhan kafe. Derisa sasitė e vogla tė kafes nuk konsiderohen tė rrezikshme, kafeina e tepėrt mundet pėr sė tepėrmi tė stimulojė sistemin qendror nervor, tė rrisė tensionin dhe tė pėrshpejtojė rrahjet e zemrės. Kafeina krijon varėsi, ndėrsa simptomat gjatė largimit tė varėsisė pėrfshijnė dhimbjen e kokės dhe nervozizmin. Kafeina po ashtu shkakton humbjen e vitaminės B e cila ėshtė e domosdoshme pėr krijimin normal tė energjisė.

Nėse nė pijet energjike nuk pėrdoret sheqeri, atėherė shtohen ėmbėltuesit e rrezikshėm artificial. Mė i rrezikshmi nė mes tyre me siguri ėshtė aspartami, edhe pse si zėvendėsim pėr sheqer nė rritje ėshtė edhe sukraloza. Sukraloza ėshtė komponimi i klonuar organik i cili i takon grupit tė komponimeve qė pėrmbajnė disa materie pėr tė cilat dihet qė janė tė rrezikshme pėr bimėt dhe kafshėt dhe tė cilat lidhen me deformimet te gjendja prenatale dhe postnatale. Trupi nuk i njeh ėmbėltuesit artificial si sukraloza nė ushqim, por nė esencė i proceson si toksina.

Pėrbėrėsit potencialisht tė rrezikshėm tė cilat mund tė gjenden nė pijet energjike pėrfshijnė edhe:

• Benzoatin e natriumit – studimet e vitit tė kaluar tė cilat i kanė kryer ekspertėt nga fusha e biologjisė molekulare dhe bioteknologjisė ka lidhur konzervansin e zakonshėm tė pijeve energjetike, benzoatin e natriumit, me dėmtimet e qelizave dhe prodhimin e rritur tė radikaleve tė lira. Pėrveē kėsaj, shqetėsues ėshtė edhe fakti qė benzoati i natriumit nė kombinim me vitaminėn C potencon formimin e karcinogjenit tė benzenit.

• Fenilalanina – edhe pse ėshtė njė nga aminoacidet esenciale, po ashtu ėshtė edhe neurotoksine dhe njė nga tre pėrbėrėsit kryesor tė nevojshėm pėr ndėrtimin e aspartamit. Konsumimi i tepėrt mund tė mbingarkojė neuronet nė tru deri te pika e vdekjes qelizore.

• Guarana – guaranina fitohet nga farat e bimės guarana, e cila pėrmban 2 deri 4 herė mė shumė kafeinė se kokrra kafes.

• Efedra – efedra pėrshkruhet si drogė e cila ngrit shpejtėsinė e rrahjeve tė zemrės dhe tensionin e gjakut edhe nė doza tė ulėta, ndėrsa nė doza tė larta mund tė shkaktojė sulmin nė tru, madje edhe vdekjen.

Ekzistojnė shumė mėnyra tjera pėr arritjen e rezervave mė tė mėdha tė energjisė nė trup se pėrdorim i pijeve energjike. Nė planin afatgjatė ėshtė stili aktiv i jetės nė kombinim me gjumin e mjaftueshėm, shmangien e toksinave dhe stresit, si dhe ushqimi i shėndetshėm i pasur me nutrientė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.