Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-08-04, 11:50   #1
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kėngė pėr kreshnikėt tanė!

Kenga e Ago Ymerit


Aga Ymeri na u martue
Sall nji nate na ndej me grue
I ra lota per me shkue
Per me i shkue mbretit ne’ushtri
Po thote vasha vi me ty
Nuk asht rruge me ardhe me mue
Por sa kohe me prźt ti grue?
Une te pres-o per nande dit
T’u thafte goja! Shka po flet?
Se s’asht rrug-o per nande dite
Por asht rruge-o per nande vjet
A m’ep besen sa po me prźt?
Eh nande vjet, tha, un te pritsha
E fat vedit mos i qitsha
At’here Aga u nis me shkue
Sa ka ra n’at luften e pare
Ja kan vram nji 'at te bardhe
Sa e kan xane ne burg po e shtijn
Mire po han edhe po pin
Mir-o tamers (tambura) po na i bjen
Kuer jane mbushun te nande vjetet
Nuk po han as nuk po pin
Tamers ma-o s'po na i bjen
Bija e krajlit po e pvete
C’ke ti Age qi s’han as s’pin?
C’’ke qe tamers ma s’po i bjen?
S’kam si ha as s’kam si pi
As tamers s’kam si i bi
Nji anderr te keqe kam pa per shpi
Si e ke pa ti Age at anderr?
Pash’ sarajet kalbe e rrzue
Kam pa nanen qe kish’ verbue
Kam pa vashen t’u nise me shkue;
A s’po i hine mbretit me me leshue?
Un po t’leshoj por do nande qese
Un nande qese ku me i marre
Tash nande vjet-o rob i xane
A asht besa se me vjen prape?
Po t’qes-o nji dorzane;
Po t’qes-o zotin, qe me ka dhane
Zgjidh e merr dorin ma te mirin
Per tri dit ta kapsh Ulqinin!
Per tri dite e per tri net
Mbrini Aga ne vend te vet
E kur shkoi ke kroni i ngri
Po gjene t’amen vneshtet tuj shbi:
Puna e mbare o moj nane
T’mbar pac, more rob i xane!
Ku m’njef se jam rob i xane?
Po te njoh floket-o qi ke lane
Kahe po vjen or djali i ri?
Prej se zezes qasaje Spaje
Ka ndo’i fjale per Aga Ymerin?
Aga Ymerin e kan vra
E merr vaji nanen e shkon tuj kja
C’jan keta krushq qe po shkojen rrashit?
Krushqt e qenit Veli Pashe
Te kujen nuse kjene me marre?
Nuse zezen e Aga Ymerit
Aga Ymeri theke dorin
Me mezi e xu krush’in
Mire se u gjej or krushq darsmore!
Mire se vjen ti rob i xane!
Kah po vjen ti rob i xane?
Prej te zezes qasaje Spaje
Aga Ymerin a na ke pa?
Aga Ymerin e kane vra
Ka tri dit me ta s’jam pa
Krushqt u qeshen, u hallaka’n
Nji amanet qi m’a ka lane
Sall tri fjale kesaje vashe me i thane!
Per tri fjale e per sa te duesh
Burrin tand a mund e njofsh?
Ku t’a njof e ku t’a dij
Sall’i nate e kam pase ne shpi
Por m’ka pase thane e zeza nane
Se ka pase nji shej ne llane
Ku e ka pa’ngrane gjogu ne dhambe!
Shpervoi lla’n, kallxoi nisha’n
Zdrypi vasha prej kocis
Kcej e ra ne vithe te doris
Udha e mbare, ju krushq darsmore!
Veli Pashes m’i coni fjale
Veli Pashes fale me shndet
Erdh’i zoti me gja te vet!
Mos me i mbete sarajet shkret
Mos me mbete nana pa djale
Prej shpiet vasha mos me dale.


__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-08-04, 12:14   #2
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kenga e Marash Ucit

Te nje mriz, te nje lajthi
Kishin ndodhun tre bari
Dy me dhen e nje me dhi
Njeri plak e dy te ri
Marash Uci e t’bijte e Calit
Dy djem t’lehte si shpezet e malit
Marash Uci i Uc Mehmetit
Ane e mbane I kisht’ ra detit
Kishta pa pronat e mbretit
Cak prej Hotit tue zane fill
Der’ku piqet buka n’diell
Pse saqe Marashi I ri
I pat dale mbretit n’ushtri.
Me arme n’dore, me zjarr ne gji,
si qe doke asht n’Shqipni
Burre i forte e trim si zana,
armet i qene ketij baba e nana
Babe tagani e nane breshana,
vella e moter dy pistolet
dy gjarprusha prej Stambollet.
Ky qe lype eshe per vete
En’kushtrim e n’gjyqt bajrakut
E nder pre marre karadakut
E kudo qe i doli prija
Aty iu duk edhe trimeria
Por, si kripit i ra bora
E la kamba , e la dora
Edhe i shkrehi armet besnike
Ato arme qe n’kohe jetike
Pa n’qene ndera e Arberise kreshnike
E na doli bari malit
I shnrijak me t’bijte e Calit
Prore Mashi djelmeve t’Hotit
U kallezonte punet e motit
Punet e motit, pune trimnie
Si shqiptari mbas lirie.
E mbas beses e s’bardhes fe
Bante deken si me le
E u permendte ore e zana
Edhe u thonte shum’ pune t’medhana
Per lugat kur zehet hana
E per lufte qe me dragona
Ban kuldhedra n’vise tona
Edhe I njihte ai ma s’mirit
Sa dragoj jane rodit t’njerit
Mbi rane t’hjedhme e n’ure t’vezirit
Prandej e donin gjith’baria
E ndigjojshin fjalet e tia
Si kah pushka ashtu ka ‘urtia
Por cka, Zot, Ka Mashi sot
Qe na asht vra e nuk ban ta?
Athue i ra bsha nder berre
Ja se toket i mbeten djerre
Ja I punoi t’ngratit rreziku
Pa buke n’shpi me e gjetun miku?
Ujku n’berre si ka ra,
pse kur marashi s’u asht nda
nuk kisht mbetun ky pa e pa
m’e pase pa edhe e kishte vra
as s’i mbet ketij n’dere borxhlia
me I qind dhen qe ka te shpia
s’len borxhli me I vojtun t’birit
edhe miqte ia pret ma s’mirit
si edhe qete qe i ka si buej
s’ia len djerr token kurrkuj
por as vet cka ka s’e di
vec u thote shnrijakeve t’ri
“Pa ndigjoni, o djemte e mi
diku i pune sot m’ka qellue
as nuk kam si rri pa shkue
nje here pse me pase per t’peshtue
zogu dore, pasha mue!
Vone e vone ke per ta zane,
fjale i mocmi si e ka lane
se sa rri as vet s’e di
se je jave, ose nje muej
Zoti e di, nuk mund t’a quej
Por n’qofte thane prej Perendie
Mos me shkele un ma n’keto hije
Mos me u zane ma pune trimnie
S’bardhes kohe qe ka perendue
Ah, ju djem, u qofsha true
Per ate qe vrane e kthiell!
Me ma majte ju sot nje keshille:
“Amanet un jam t’u lane
me ruejt gjane, me k’qurun stan’
armet e mbushme mos me I dhane
me shoke tuej kurr mos m’u zane
mos m’u zane, as mos m’u nga
pse n’dite t’ngushte k’ta u gjinden vlla
si me pushke ashtu me vha
t’huejn me fjale mos ta poshtoni
buken para, por t’ia shtroni
n’shqiptari si asht zakoni
me i besue mos i besoni?
Edhe n’mend kini nje fjale
Zemres s’fryt me i lanun dale
Fjalet per paje kurr mos me I ndale
Ujit turbull mos me I ra
Mos me dale n’va t’pa va
Me iu ruejte rrases se limueme
Me iu rujte shakes s’terbueme
Me iu ruejte po, grues se leshueme
Vendin tuej ,’e dashte perore
Me ruejte bese, mos me carte ndore
Ai Cun Mula thote nje fjale
Madhi Zot, ty t’qofshim fale!
Nder dy pune njera do t’dale
A se I shkojme mbretit n’ushtri
A se lufte kem me Mal t’Zi
Oren cult por e ka Hoti
Po u coj fjalet tash kreneve t’vendit
T’dalin sonte n’log t’kuvendit
Aty punet kem me I peshue
Mandej dalte si qofte gjykue


Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.