Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-10-04, 22:02   #1
Publicisti
 
Anėtarėsuar: 07-10-04
Postime: 26
Publicisti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Letra Dashurie me Iniciale....!

Dashuri inicialesh
Mė fal, shpirti im, bardh a qfare je , nėse gjuha kėtė ēast m'u lidh... e zemra po mė fėrgėllon si zog i lajthitur nga gėzimi... Ndihem aq ngusht para teje, dmth para letrės qė po tė shkruaj, si ai shkollari para provimit tė matematikės.
Qysh kur nė gazetė pashė inicialet e tua... nė atė faqen speciale “vajzat kėrkojnė djem”, sytė m'u mbėrthyen nė ato dy shkronja tė magjishme tė emrit dhe mbiemrit tėnd filane fistekja. Zoti deshi qė kėrkesa jote “dua burrė” tė bjerė nė dorėn time tė papėrlyer. Kisha aq kohė qė kisha lėnė dhe unė inicialet e mia po aty, nė faqen tjetėr tė gazetės “djemtė kėrkojnė vajza”, por qė ti mund tė mos e kesh vėnė re... Nuk ua kam thėnė kurrė letrave, sidomos atyre tė dashurisė, pasi nė kohėn tonė ato ishin si hartime deputetėsh qė ia kėndojnė gjithė pėrgjėrim zonjės sė tyre Parti. Jo se nuk mė ka djegur shpirti qysh nė rini tė thurja letra dashurie. Por mirė qė nuk paskėsha shkruar atėherė, pasi do tė kishte qenė njė mashtrim, kur dashuria ime paske pas qenė ti, zogėza e ėndrrave tė vona.
Unė qė tani kam filluar ta shoh profilin tėnd, belin e hollė, tė zbulohet nė dhomėn time si njė dritė e koftorit. Ti vjen e me lė pa gjumė nė tė gjitha netėt, siē muza e bardhė ka lėnė nė jermi vjershėtorėt e botės. Tė shoh dhe pėrpiqem tė mė shohėsh dhe ti. Por ti, a thua ti?…Oh, jo, unė e besoj, sa fort e besoj, se njė ditė tė lume ti do tė jesh krejt e imja,do tma japesh edhe ate qe ke kompleks, e shkriftė dhe ėmbėl si kadaif. Tė lutėm mos tė duken lajthitje kėto fjalė! Se ku kam lexuar se fjalėt qė thotė zemra, sido qė tė jenė, janė tė vėrteta… nuk gjykohen. E, unė, ē'po bėj unė, po kėrkoj njė mikeshė, se nuk i bėj dot ballė jetės pa tė. Dhe ajo je ti …
Tani, mė lejo tė shėnoj ca hollėsira, qė i japin siguri lidhjes sonė. Dua qė ti tė jesh jo mė shumė se 26 vjeēe, e shumta 28 hahaha, dhe ti nuk ka si tė jesh mė tepėr. Patjetėr e bukur, shumė e bukur, inteligjente dhe sidomos pa ndonjė histori dashurie. O, s'ka si tė jetė ndryshe, ti nuk mund tė kesh patur njė histori tė tillė… Ti do tė jesh shpirti im binjak. Sa kjo ėshtė njė frazė qė e shqiptojnė aq shumė ata tė rinjtė qė nėpėr internet kėrkojnė njeri – tjetrin, por nuk na prish punė edhe neve. Tamam shpirtin binjak qė tė mungon do tė gjesh te unė . S'ka gjė se ngutesh ta zbulosh sa mė parė atė. Ti s'ka se si tė mos jesh ashtu siē tė kam ėndėrruar gjithė kėtė kohė, e gjatė njė e gjashtėdhjetė e nėntė, e hollė, bionde, zeshkane ,me karakter, e ndershme, serioze, me humor, shkurt e shqip shpirt njeriu, e dhėnė pas burrit qė do tė jem unė. O Zot mos tė ngrėntė syri i keq! Se ka kėndej nga ne ca tė rinj qė i pikin femrat e bukura si ti. Po ti, e di, ma ndjen zemra, je e gatuar pėr mua dhe… sepse ti ėndėrron, vuan e shpreson me mua. Ti sigurisht duhet tė kesh dhe njė gjuhė tė huaj, mundėsisht anglisht, si dhe tė kesh njohuri nė pėrdorimin e kompjuterit… si i thonė, ato programet bazė... se kėshtu erdhen kohėt…
Sa pėr mua, unė jam njė zotėri i zgjedhur... I urrej donzhuanėt dhe pėr kėtė njėherė u zura fytafyt me te atin tim, qė i lėpihej gjer nė neveri nėnes nenes sime ne banjo… Kam njohuri nga artet e bukura, po dhe nga astronomia. Ka disa vite qė zgjidh tė gjitha fjalėkryqet dhe rebuset e gazetave dhe tani jam bėrė i famshėm nė gjithė lagjen. Kur nuk ju del horoskopi disa plakave tė lagjes, ato vijnė nė derėn time dhe unė ua zgjidh fap e fap dhe dalin me buzqeshje dhe sy te kthjelluar nga dera ime. Ato ikin pa mend. Kam fituar dhe njė konkurs pėr kėtė dhe tani po pėrgatitem pėr njė tjetėr, ballkanik kuptohet per fup e fup. Edhe me kaq e dashur… mė fal pėr te qe ende nuk e di !… ti e ke kuptuar se cili jam unė. A, sa pėr vese tė kėqia, mos u bėj merak, jam i pastėr si kokrra e mollės. Nuk besoj se ėshtė ves tė pish nga njė teke konjak me kafenė e mėngjesit e nga njė cigare pas buke. Mbahem mirė me shendet, ajo qė ėshtė e rėndėsishme shpejt do tė kem njė ēek te bardhė qė ti mund ta plotėsosh pa teklif nė ēdo bankė tė huaj… Femrat nuk i shoh me sy, pasi mė vdiq gruaja,me fal se hajgare bona, ndjesė pastė, u vertita do kohė poshtė ballkoneve te qytetit, po askund nuk mė nguli syri. S'kishte si tė mė zinte syri kur unė prisja shpirtin tim binjak qė do tė ishte ti.
Tani le tė vimė te takimi ynė i deshiruar. Kam menduar dhe pėr kėtė. Do tė jetė njė ditė me diell, patjetėr. Pasdite s'ka gjė, lė tė bien po deshėn dhe ca pika shiu. Ti do tė mė presėsh aty para Bar-Sahatit nė qendėr. Do tė jeshė veshur me tė bardha nga kėmbėt te koka, me njė fustan tė shndritshėm, tė tejdukshėm. Por mos harro atė... kėrthizėn, tė bekuarėn, si njė pullė epshndjellėse, atė do ta kesh zbuluar, si ato zonjushat elegante qė asnjėherė nuk e harrojnė kėrthizėn mbuluar, kudo qė tė jenė, nė rrugė, nė skenė, nė pab... me falni.
Unė do tė jem veshur me kostum te zi, kėmishė tė bardhė dhe kravatė ngjyrė vishnje. Jo se nuk shoh mirė… po syzet i mbaj mė tepėr pėr modė. Nė dorėn e djathtė do tė jem duke tundur njė zingjir floriri…
Kam pėrgatitur dhe ndonjė surprizė pėr ty, dmth sapo ti tė shihesh nė cep tė rrugės,aty pran Motelit "Bejme Synet" , unė do tė nis tė recitoj me zė tė lartė njė poemė dashurie qė e kam shkruar enkas pėr ty. Kur ti do tė jesh mė nė fund nė krahun tim, do tė afrohen tri rome fisnike dhe do tė shtijnė njė fall pėr fatin tonė tė dlirtė. Pastaj unė do tė ulem dhe do tė zgjidh njė fjalėkryq qė ėshtė fjalėfati i jetės sonė…dhe me pastaj do fus lapsin gjer ne embelsir,dhe ti e dashur nga gezimi do i shikosh xixillonjat, Nė fund patjetėr qė do tė bėjmė planifikimet pėr muajin e mjaltit qė nuk do tė jetė kurrė veēse njė muaj. Sa pėr planifikimin familjar, pėr kėtė do tė kėshillohemi nė qendrėn pėrkatėse nė kohėn e duhur…


__________________
\"Nata ėshtė Dram,Yjet spektator,Jeta ėshtė skenė,e ne jemi aktor\"
Publicisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-10-04, 22:37   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Po beje levizjen e kesaj teme ne faqen e letersis,me duket aty pergjijgjet me shume.
Naki
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-04, 21:13   #3
Publicisti
 
Anėtarėsuar: 07-10-04
Postime: 26
Publicisti e ka pezulluar reputacionin
Gabim

te Falenderit Naki,meqense ishte hera e pare qe vizitova kete forum,nuk e dija bash saktesisht se ku do duhej te vendosja kete teme,megjitheate te falenderoi...


__________________
\"Nata ėshtė Dram,Yjet spektator,Jeta ėshtė skenė,e ne jemi aktor\"
Publicisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.