Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Moda & Estetika
Emri
Fjalėkalimi
Moda & Estetika Bukuria dhe estetika, veshjet, modelet mė tė reja shqiptare e botėrore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-05-09, 10:35   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim 15 minuta pėr njė trup solid dhe tė fortė ...

Pėr t'ju ndihmuar tė keni njė trup nė formė, ja ku ju demonstrojmė tre ushtrime tė thjeshta qė do t'ju tendosin, forcojnė, harmonizojnė dhe kalisin ijėt, vithet dhe kofshėt. Kjo rutinė ju merr vetėm 15 minuta nė ditė dhe kėrkon vetėm njė shtangė dore dhe disa litarė gome. Rekomandohet qė ju t'i bėni kėto ushtrime 3 herė nė javė pėr rezultate sa mė tė mira. Mbani mend gjithmonė qė tė konsultoheni me njė mjek pėrpara se tė filloni njė program tė ri ushtrimesh.
Filloni duke marrė njė shtangė nė secilėn dorė dhe rrini nė kėmbė.

Qėndrimi nė kėmbė me hedhje anėsore tė shtangės
Me kėmbėn e majtė hidhni njė hap tė gjerė majtas. Pėrkulni gjurin tuaj tė majtė mbi kėmbėn e majtė. Gjithashtu sigurohuni ta mbani kėmbėn e djathtė drejtė. Filloni ta lėvizni kėmbėn e majtė drejt pozicionit origjinal duke pėrfunduar me tė dyja kėmbėt bashkė.
Tani me kėmbėn e djathtė hidhni njė hap nė krahun e djathtė sėrish duke pėrkulur gjurin e kėmbės se djathtė dhe me gjurin e pėrkulur nė pozicion mbi kėmbėn e djathtė.
Mbani mend qė kėmbėn tjetėr ta keni drejtė. Lėvizni kėmbėn e djathtė dhe ktheheni nė pozicionin fillestar duke i bashkuar tė dyja kėmbėt bashkė.
Bėjini kėto lėvizje 15 herė pėr secilėn anė.
Udhėzim:
Pėr njė seancė stėrvitore mė intensive, pėrdorni pesha mė tė rėnda. Gjithmonė jini tė kujdesshėm tė mbroni gjunjė tė dhe tė ruani drejtpeshimin me kėmbėt.

Ngritja e kėmbės nė pozicion tė shtrirė anėsor me njė shtangė
Filloni duke u shtrirė nė njėrėn anė dhe pėrkulni kėmbėn qė ėshtė nė kontakt me dyshemenė. Ijėt dhe kofshėt janė nė dysheme. Pas kėsaj vendoseni parakrahun e sė njėjtės anė nė dysheme nė mėnyrė qė bėrryli juaj tė jetė nėn shpatull pėr mbėshtetje. Kėmba tjetėr qėndron e shtrirė drejt dhe shputa e mbėshtetur nė tokė. Vendosni njė shtangė tė vogėl nė pjesėn e sipėrme tė kėmbės sė shtrirė.
Filloni tė ngrini kėmbėn e shtrirė nga dyshemeja, duke e mbajtur atė drejt dhe gjurin tė shtrirė. Mos e ngrini kėmbėn mė shumė sesa lartėsia e shpatullave. Filloni ta ulni kėmbėn dhe mė pas pėrsėriteni kėtė veprim pėr rreth 15 herė pėr secilėn anė.
Udhėzim:
Gjithmonė mbajini muskujt e barkut brenda duke presuar kėrthizėn drejt shtyllės kurrizore. Nėse dėshironi tė punoni mė intensivisht me kėtė ushtrim, atėherė mund tė shtoni mė shumė peshė dhe numrin e pėrsėritjeve pėr secilėn anė.

Pozicioni mbledhur me litarėt e gomės
Filloni duke vendosur kėmbėt nė gjerėsinė e ijėve dhe thembrat mbi litarin e gomės. Merrni dorezat e litarit duke e ndarė gjatėsinė ė tij nė mėnyrė tė barabartė nė tė dyja anėt. Ngrijini duart deri nė lartėsinė e shpatullave, kėshtu qė litari do tė zgjatet paksa qė nga kėmbėt deri nė shpinė e mė pas drejt e nė shpatullat tuaja.

Pėrkulni tė dy gjunjėt nė tė njėjtėn kohė, ulni pak trupin, derisa kofshėt me gjunjėt tė formojnė njė kėnd pak mė shumė se 90 gradė. Gjithmonė mbani mend tė shtyni vithet mbrapa pėr ta mbajtur peshėn mbi thembra.
Filloni duke bėrė hapa tė vegjėl
Mos e ekzagjeroni!
Nuk ėshtė nevoja tė vendosni zilen 2 orė pėrpara zgjimit! Sepse nė kėtė rast, muskujt e vetėm qė do tė bėjnė gjimnastikė janė ata tė gojės (nga hapja e shpeshtė e saj). Pėr mė tepėr, edhe kur tė arrini tė ngriheni nga krevati, programi qė do tė ndiqni nuk do tė ketė rezultatet e duhura.

“Mund tė bėj gjimnastikė herėt nė mėngjes? E nėse nuk jam tipi i mėngjesit, ēfarė tė bėj?”
Qė t'ia dilni mbanė, filloni tė zgjoheni ēdo ditė 10-15 minuta mė shpejt. Ngrihuni nga krevati dhe uluni ngadalė nė dysheme, duke bėrė nxehje me ushtrime relaksuese joga ose duke provuar disa ulje tė thella me ndihmėn e njė karrigeje ose duke u mbėshtetur nė mur. Mundeni gjithashtu, tė bėni gjysmėulje ose tė qėndroni nė majat e gishtave. Nė qoftė se keni dėshirė pėr diēka mė energjike, bėni njė xhiro rreth bllokut tė pallateve ose ngjisni e zbrisni shkallėt disa herė.
Nė nivelin fillestar nuk ka rėndėsi se ēfarė ushtrimesh do tė bėni. Mė e rėndėsishmja ėshtė tė mėsoheni tė ushtroheni ēdo mėngjes. Me pak fjalė, ditėt e para thjesht fokusoni vėmendjen qė tė ndiqni pėr 10-15 minuta ēfarėdo lloj programi qė keni zgjedhur. Mė pas rriteni gradualisht kėtė kohė - duke u zgjuar ēdo ditė 5 minuta mė shpejt - derisa tė arrini tė bėni gjimnastikė 30 minuta ēdo mėngjes. Pas disa javėsh, do tė keni kaq shumė energji, saqė nuk do tė prisni dot orėn tė ngriheni nga krevati.
Ushtrimet qė ju propozojmė pėr mėngjes
Litari
Ėshtė shumė argėtues dhe ju u bėni gjimnastikė shumė grupeve muskulore.
Njė tjetėr alternativė
Dilni jashtė dhe ecni shpejt pėr 30 minuta. Do t'i bėni gjimnastikė zemrės dhe do tė forconi indet muskulore duke djegur mė shumė yndyrė e kalori.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.