Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diaspora Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Diaspora Shqiptare Kontaktoni shqiptarė tė tjerė qė jetojnė pranė jush nė mėrgim. Mblidhuni kėtu!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-08-09, 18:59   #1
0ilir
 
Anėtarėsuar: 20-10-08
Postime: 3
0ilir i vlerėsuar jo keq
Gabim Njė kėpucė “shqiptare” pėr Bregoviēin…

Njė kėpucė “shqiptare” pėr Bregoviēin…

Petrit Kuēana

Ishte gati e pabesueshme, qė jo vetėm Zoti Begoviē do tė vinte sėrish nė Shqipėri, por qė nė tė gjitha kėrkimet nė internet, nuk rezultoi qoftė edhe njė iniciativė pėr t’u shprehur ndaj tij. E gjitha qė mund tė gjeje ishte lajmi pompoz, njė mitizim i kėngėtarit, qė mė e pakta mund tė konsiderohet si tepėr fyes pėr ēdo shqiptar. Nė tė vėrtetė ai lajm ishte copy-paste e kompanisė qė e kishte ftuar zyrtarisht kėtė kėngėtar dhe u lumturova kur njė kolegja ime e gazetės “55” nga Tirana, mė njoftoi se ishte ndėr tė vetmit, qė nuk kishte pranuar qė nė faqet e kėsaj gazete, tė botohej reklama e tyre. Mediat e tjera dhe sidomos televizionet e bombardonin shikuesit me kėtė reklamė, duke e himnizuar Zotin Bregoviē si kėngėtar tė papėrsėritshėm dhe se ky ishte njė rast qė kurrsesi, nė asnjė mėnyrė nuk duhej humbur…

Nėse targeti i kėtij koncerti ishte rinia, natyrisht qė kjo le shumė vend pėr diskutim, por duket se organizatorėt, qė zyrtarisht u njoftua se ėshtė njė kompani e re telefonike nė Shqipėri, duket se ishin ngutur pak; sė pari me ftesėn qė i kishin bėrė dhe sė dyti me vendin qė kishin zgjedhur, Durrėsin, qė si nė ēdo sezon veror ėshtė kthyer nė kryeqendrėn e pushimit tė shqiptarėve nga tė gjitha trojet etnike shqiptare.

Ishte vėrtet e vėshtirė pėr tė mos thėnė e pamundur, qė tė gjeje njė media shqiptare qė tė mos ketė shkruar mbi “vizitėn tepėr tė suksesshme” tė z.Bregoviē nė Tiranė, ku iu dhurua edhe ēelėsi i qytetit nga kryetari i Bashkisė. Dhe kjo histori zgjati sė paku pėr tre vjet, ku nuk lihej pa u pėrmendur ky rast, dhe vjen njė ditė e bukur qė kėto media botojnė ose transmetojnė “nė heshtje” reklamėn pėr “ardhjen e madhe tė tij”, dhe kėtu mbaron gjithēka.

Gjithsesi u lumturuam kur morėm mbi 2000 mesazhe elektronike brenda ditės, nė mbėshtetje tė thirrjes sonė qytetare “Thuaj Jo Bregoviēit”.

Pothuajse nė tė gjitha kėto mesazhe, pėrveē njė shkundje nga hutimi, dėshmohej gadishmėria pėr tė protestuar ndaj ardhjes sė Bregoviēit nė Shqipėri. Kishte nga ata qytetarė shqiptarė nga Shqipėria, trojet etnike shqiptare, dhe sidomos mėrgimtarėt, qė dėshmoni se do tė dilnin tė protestonin qoftė edhe vetėm me familjet e tyre pėrpara kompleksit ku do tė zhvillohej ky koncert. Dėshmohej gjithashtu qė nuk do tė mungonin vezėt dhe domatet jo vetėm pėr Bregoviēin, por edhe pėr ata qė do tė shkonin nė kėtė koncert, madje kishte qytetarė qė kishin parashikuar edhe mė ekstremen; nėse koncerti gjithsesi do tė zhvillohej do tė prisnin biletat dhe do tė hynin nė sallė dhe nėse nuk do tė lejoheshin vezė apo domate do tė hiqnin kėpucėt….

Ishte vėrtet e pamundur qė tė klasifikoheshin me moshė kėto mesazhe elektronike, por pjesa dėrrmuese ishin moshė e re dhe sidomos nga diaspora.

Tė gjitha kėto iu bėnė tė ditur organizatorėve dhe tė nesėrmen u dha njoftimi zyrtar se pėr arsye shėndetėsore Bregoviēi nuk do tė vinte nė kėtė koncert, por do tė zėvendėsohej nga njė grup tjetėr.

Po a e dinte rinia, e targetuara e kėtij koncerti, se kush ishte Bregoviē, apo thjesht ishte reagim bashkimi nė kauzėn anti-bregoviējane?

Nėse vėrtet mund tė kishte dilema nė lidhje me kėngėtarin Bregoviē, rinia dhe sidomos rinia, do tė mjaftonte tė bėnte njė kėrkim nė internet dhe do tė “zbulonte” se kush ėshtė Goran Bregoviē dhe ēfarė pėrfaqėson ai pėr shqiptarėt ?

Mjafton tė kėrkosh tė dhėnat e tij nė internet dhe tė shikosh sesi “ky kėngėtar me famė botėrore” ishte miku i ngushtė i kriminelėve tė pėrbetuar anti-shqiptar; Ratko Mlladiēit, Vojisllav Sheshelit, Zheljko Raznjatoviēit-Arkanit, nė koncertet qė ky dha pėr ta nė kohėn e luftės nė Kroaci dhe Bosnje, nė Vukovar, Pale, Banja Luka, Srebrenica etj.
Do tė zbulonte se Bregoviē u kthye nė frymėzuesin e miteve serbe, frymėzuesin e masakrave nė Kosovė, sidomos me kėngėt “Kallashnikov”, Juriiiis(Sulm)… Pucaaaaaj(Qėllo-zjarr)!
Veēanėrisht kėnga “Kallashnikov” u bė kėngė e preferuar e ēetnikėve tė Sheshelit, “tigrave” tė Arkanit etj etj, kėngė qė shpėrthente nga kasetofonėt e automjeteve tė ushtarėve dhe paramilitarėve serbė, qė bėnin vrasje, pėrdhunime dhe spastrim etnik nė Kosovė. Madje ishte ky kėngėtar qė kėrkonte ndalimin e bombardimeve tė NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma pėr Serbinė nė koncertet bamirėse si nė Greqi apo nė vendet e tjera, thuhej nė njė website.

Ndėrsa kolegu ynė nga USA z.Beqir Sina shkruante se me 20 shkurt, kur Kosova u shpalli pavarėsinė, nė Beograd filluan protestat, ku protestuan mbi 100 mijė veta me flamuj dhe pankarta kundėr Kosovė dhe nė kanė folur nė kėtė protestė Kryeministri i Serbisė Voislav Kostunica, dhe Tomislav Nikolic, ultranationalist nga Serbian Radical Party, Goran Bregoviēi, njė kėngėtar ēetnik dhe arkanist serb, regjisori dhe artsti Emir Kusturica, kampioni i tenistit Novak Djokovic Aleksandar Vucic, Secretary General of the Serbian Radical Party dhe lider fetar nga Serbian Orthodox Church“s” etj etj .

Gjithėsesi edhe nga pėrkrahėsit e muzikės serbe, pra shqiptarė qė e duan kėtė muzikė, edhe nga internacionalistėt apo kozmopolitanėt shqiptarė nga mė tė thekurit, mbrojtės tė Bregoviēit, nuk u kundėrshtua asnjėherė, tė paktėn nuk mund tė gjendet nga asnjė motor kėrkimin internet), pėrkrahja e fuqishme qė Bregoviēi i ka bėrė kasapit tė Ballkanit Millosheviē dhe klikės sė tij shoviniste, sė bashku me tė akuzuarit e Hagės, kriminelėt serbė pėrgjegjės tė mijėra e mijėra vrasjeve nė Ballkan. “Tė zhgėnjyer” ishin edhe ata qė mendonin se Bregoviēi para se tė vijė nė Shqipėri duhet t’u kėrkojė falje shqiptarėve.

Madje edhe artistėt, muzikė-serbo-dashėsit nuk mundėn qė ta ndajnė Bregoviēin si artist, kėngėtar dhe si veprimtar. Por edhe ata qė tentuan ta bėnin njė gjė tė tillė nuk mundėn qė tė gjejnė njė precedent. Ėshtė vėrtet shumė e vėshtirė e gati e pamundur qė nė historinė ballkanike, evropiane apo mė gjerė tė gjesh njė artist, muzikant, shkrimtar, piktor, etj etj qė ka pėrkrahur diktatorė apo diktatura, komuniste apo fashiste qė ėshtė nderuar.

Ėshtė e vėshtirė dhe gati pamundur qė tė gjesh ndonjė artist i ēfarėdo profesioni qoftė qė ka pėrkrahur fuqishėm me dėshirėn dhe vullnetin krejt tė lirė tė tij Musolinin, Hitlerin apo ēdo diktaturė dhe diktator dhe qė mė vonė ėshtė nderuar.

Me ne shqiptarėt ndodhi tre vite mė pėrpara dhe ēorientimi ishte kaq i madh saqė thuajse u hesht, por ardhja e Bregoviēit nė Durrės pėrbėnte absolutisht njė pėrdhunim tė ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve, aq me tepėr qė nė kėtė sezon turistik, bregdeti shqiptar e sidomos Durrėsi, ėshtė shndėrruar nė kryeqendrėn e shqiptarėve nga tė gjitha hapėsirat shqiptare dhe mėrgimtarėve shqiptarė qė jetojnė anė e mbanė botės.

Por kjo nuk u lejua dhe jo vetėm kaq. Nėse z.Bregoviē “do ta shikojė Tiranėn ėndėrr”, nė fund tė fundit do t’i dhurohet ndonjė kėpucė… shqiptare…

Shkroi: Petrit Kuēana
botues i gazetės “The Albanian” Londėr


0ilir Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:46.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.