Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-09-08, 15:08   #331
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

LDK tashme eshte e shkaterruar deri ne themele , mirpo duhet te behet fjale se a mund te riorganozohet ne vitet ne vazhdim
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-09-08, 15:13   #332
Marku1
 
Anėtarėsuar: 05-08-08
Postime: 45
Marku1 i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pirro
LDK tashme eshte e shkaterruar deri ne themele , mirpo duhet te behet fjale se a mund te riorganozohet ne vitet ne vazhdim


Pirre a mendon se mund te 'riorganizohet'?
Marku1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-08, 15:16   #333
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Marku1
Pirre a mendon se mund te 'riorganizohet'?
Sa mbreteria Romake !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-08, 15:57   #334
Marku1
 
Anėtarėsuar: 05-08-08
Postime: 45
Marku1 i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Oqeani
Sa mbreteria Romake !!!


Por mos harro se pasardhesit e romakeve themeluan regjione dhe shtete...
Marku1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-09-08, 23:34   #335
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pirro
LDK tashme eshte e shkaterruar deri ne themele , mirpo duhet te behet fjale se a mund te riorganozohet ne vitet ne vazhdim
Pas vdekjes se presidentit Rugova , 3..4 dite me von u kuptua se do ndodh dicka me shtepin e madhe LDK.. kete e kemi vrejt te gjith , jo qe po na vjen inat por si filluan qe Daci te ulet posht nga disa profesor e majmun te tjere qe ne kohen e presidentit un personalisht si antar i ldk-s .. si ,kam njoft kurr pervec si emera.. e ben qe ldk-ja te ndahet ne dysh!!..

Kurse a per riogranizimin e ksaj partie.. ma ka marr fund.. dhe sdo te ndodh kurr ne bot.. nuk pres dicka me te mire pervec shurjen e disa shokeve enverist qe jan ba bashkpuntor apo e kan ba ldk-n si deg te pdks-.. ku mes tjerash me shum kujdeset hashimi se sa fatmiri..

niemand
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-08, 16:08   #336
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Haraqija fton Sejdiun ta lė postin e presidentit




28.10.2008
Zijadin Gashi
Anėtari i Kryesisė sė LDK-sė, Astrit Haraqija, e fton presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu, qė ta shqyrtojė opsionin e dorėheqjes. "Nėse presidenti Sejdiu e do aq shumė LDK-nė, mund tė japė dorėheqje nga posti i presidentit dhe t'i udhėheqė reformat e partisė”, ka thėnė ai.
Lidhja Demokratike e Kosovės zotohet se do t’i vazhdojė reformat pavarėsisht vėshtirėsive tė paraqitura pas dorėheqjes sė parevokueshme tė shefit ekzekutiv tė partisė, Blerim Kuēi, i ngarkuar pikėrisht pėr zhvillimin e reformave.

Zyrtarėt e kėsaj partie presin rimėkėmbjen e saj pas rezultatit jo tė mirė tė treguar nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė. Sekretari i pėrgjithshėm i LDK-sė, Ramė Manaj, thotė se pret qė reformat tė vazhdojnė edhe pas dorėheqjes sė Kuēit, duke i mbėshtetur reformat nė kėtė parti, sipas dy dokumenteve tė miratuara nga Kryesia e LDK-sė.

“Aktualisht po punohet nė ridizajnimin e programit tė partisė dhe ėshtė puna nė njė ngritje eventuale tė cilėsisė sė organizimit politik e struktural tė partisė, para sė gjithash pėr tė ofruar edhe hapje tė partisė pėr pėrtėritje, pėr forca tė reja”, thotė Manaj.

Ndėrkohė, Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė, thotė se partia duhet ta shqyrtojė edhe dorėheqjen e Blerim Kuēit, pavarėsisht se ajo ėshtė e parevokueshme. Sipas tij, duhet tė sqarohen arsyet e dorėheqjes sė Kuēit, nėse ai e ka dhėnė me vullnetin e tij apo ishte i shtrėnguar nga jashtė qė tė tėrhiqet.

Sipas deklaratave tė Kuēit, dorėheqja atij i ėshtė kėrkuar nga kryetari me postin e ngrirė tė LDK-sė dhe presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Andaj, Haraqija kėrkon qė tė ketė sqarime, pasi qė nė LDK ka zyrtarė qė mendojnė se Sejdiu nuk ka kompetenca kushtetuese qė nga posti i presidentit tė Kosovės, tė interferojė nė ēėshtjet partiake.

“Reforma nėnkupton edhe ndryshim tė emrave tė njerėzve qė mund tė shkojnė, kėshtu qė askush nga Kryesia nuk e ka tė garantuar qė do tė mbetet anėtar i saj. Por, ne jemi tė interesuar qė t’i mbajmė reformat dhe tė shkojmė nė zgjedhjet partiake, pėr arsye se elektorati, dashur e padashur, nė njėfarė forme, na ka dėnuar me votėn e 17 nėntorit".

"Kėshtu qė edhe kėtė dorėheqjen e Kuēit, qoftė e parevokueshme apo njė dorėheqje e thjeshtė, ne duhet ta diskutojmė nė parti dhe nė Kryesi tė LDK-sė”, thotė Haraqija.

Astrit Haraqija nuk pret qė nė LDK tė ketė thyerje tė reja tė ngjashme me Kuvendin e fundit, kur kjo parti ishte ndarė nė dy subjekte politike. Ai thotė se LDK-ja ka hyrė nė njė koalicion jo krejt tė natyrshėm me PDK-nė, vetėm pėr shkak tė statusit.

Andaj, ai i sheh kėto zhvillime edhe si ēmim qė LDK-ja paguan. Haraqija i bėn thirrje presidentit Fatmir Sejdiu, i cili e mban tė ngrirė postin e kryetarit tė LDK-sė, qė nė harmoni me Kushtetutėn, tė vendosė dhe nėse dėshiron tė udhėheqė partinė, tė japė dorėheqje nga posti i presidentit tė Kosovės.

“Kryetarit Sejdiu, nė qoftė se aq shumė i ka mbetur ta udhėheqė dhe e do LDK-nė, pėr hir tė Kushtetutės, e cila nuk ia lejon edhe kryetar i LDK-sė, edhe i shtetit, mund tė japė dorėheqje nga presidenti i Kosovės dhe tė vijė e tė udhėheqė reformat e partisė, pėr arsye se shumė mė mirė do tė ishte tė jetė njė parti e qėndrueshme, sesa njė funksion dekorativ, thėnė mė qartė”, thekson Haraqija.

Nė anėn tjetėr, Ramė Manaj, i cili ėshtė edhe zėvendėskryeministėr, beson se reformat nė LDK nuk do tė reflektohen nė koalicionin qeverisės.

“Asnjė indikacion nuk ka qė kėto zhvillime tė kenė refleksione negative nė koalicionin aktual mes PDK-sė dhe LDK-sė, pra nė qeverinė aktuale”, thotė Manaj.

Ndryshe nga Manaj, zyrtari tjetėr i partisė, Astrit Haraqija, nuk e pėrjashton edhe mundėsinė qė reformat tė kenė efekte nė koalicionin e LDK-sė me PDK-nė, marrė parasysh se reformat mund tė sjellin edhe njerėz tė rinj nė LDK.

“Vetė fjala reformė ėshtė fjalė e dhimbshme, pėr arsye se njerėzit mund tė lėvizin nga ato pozicione qė i mbajnė, kėshtu qė mund tė reflektojnė edhe nė tė gjitha segmentet. Por, prapėseprapė, njė reformė e mirėfilltė, nė qoftė se mbahet, nuk besoj se do tė sjellė reagime tė mėdha”, thotė Haraqija.

Qė nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova, i cili pati formuar dhe drejtuar kėtė parti, LDK-ja mė pas iu nėnshtrua nė vazhdimėsi njė procesi tė ndėrlikuar tė reformave, tė cilat as sot nuk janė tė definuara, pasi qė ato mbeten nė zhvillim e sipėr.

Kuvendi i fundit zgjedhor i partisė pati rezultuar me ndarje, kurse nė zgjedhjet e fundit, LDK-ja nuk arriti tė jetė e para, por subjekti i dytė politik. Kėto zhvillime janė marrė si arsye e mjaftueshme te njė pjesė e kėsaj partie qė kėrkon nxitjen e reformave nė tentim pėr tė rikthyer LDK-nė - kreun e spektrit politik kosovar.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-08, 16:09   #337
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Beqiri: Postet e shumėfisha e dėmtojnė LDK-nė


Ismet Beqiri

29.10.2008
Zijadin Gashi
"Nė LDK ka shumė zyrtarė qė mbajnė poste tė shumėfishta dhe nuk ėshtė vetėm presidenti ai, i cili mban dy poste", thotė Ismet Beqiri, anėtar i Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės.





RADIO EVROPA E LIRĖ

Zoti Beqiri, cili ėshtė fati i reformave nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės pas dorėheqjes sė kryeshefit ekzekutiv tė kėsaj partie, Blerim Kuēi?

ISMET BEQIRI
Sigurisht qė procesi i reformave nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, i filluar kohė mė parė dhe i pėrkrahur, po e them qė nė fillim, nga vetė presidenti i Kosovės dhe kryetari i LDK-sė, ėshtė njė proces, i cili pashmangshėm duhet tė vazhdojė.

Fakti qė i kemi humbur zgjedhjet, na bėn tė obligueshme edhe mė shumė nevojėn e reformimit dhe tė gjetjes sė kaheve tė reja tė zhvillimit tė partisė. Sa mė shpejt qė e kuptojmė se i kemi humbur zgjedhjet, ne mund t’i kemi punėt mė mirė.

Pavarėsisht qė zoti Kuēi ka ofruar dorėheqje tė parevokueshme, se si do tė zhvillohen ēėshtjet mė tutje, sigurisht se duhet tė bisedohet nė Kryesinė qendrore tė partisė. Por, procesi i reformave nuk bėn dhe nuk guxon tė ndalet.

Reformimi sigurisht se ėshtė i dhimbshėm dhe kėrkon sakrifica. Duhet marrė si normale se gjatė reformimit mund tė ketė edhe zhvillime tė tilla qė ndoshta edhe pėr individė janė tė pakėndshme. Kur them pėr individė, po filloj prej Kryesisė, cilitdo prej nesh qė jemi nė Kryesi.

Ne nuk duhet tė jemi pengesė e zhvillimit tė reformave. Duhet tė jemi tė pėrgjegjshėm qė nėse reforma kėrkon prej nesh qė tė lėshojmė rrugė, ne duhet tė lėshojmė rrugė, duhet tė jemi tė sinqertė ndaj anėtarėsisė.

Dhe, pėrgjegjėsisė nuk mund t’i ikim asnjėri, prej zotit Kryeziu, nėnkryetarit tė parė tė partisė, e deri te Ismet Beqiri qė po e lė anėtarin e fundit tė Kryesisė – qė tė gjithė kemi pėrgjegjėsi pėr zgjedhjet qė i kemi humbur, por duhet gjetur rrugėn. Mendoj qė kemi forcė dhe kėtė do ta bėjmė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Njė nga anėtarėt e Kryesisė sė LDK-sė ka kėrkuar dorėheqjen e presidentit Sejdiu nga njėri post. A ėshtė diskutuar kjo ndonjėherė nė LDK dhe cili ėshtė mendimi juaj, sa e dėmton interferimi i presidentit vetė LDK-nė?

ISMET BEQIRI
Kjo nuk ėshtė shtruar asnjėherė. Edhe unė po them, siē e thotė shumica dėrrmuese e anėtarėsisė, se megjithatė zoti Sejdiu ėshtė kryetar legjitim i LDK-sė. Kėtė nuk e kontestojmė asnjėri, apo shumica nuk e kontestojmė. Kėtė nuk e konteston as zoti Haraqija, nuk mund ta kontestojė se ėshtė legjitim.

Ajo qė i ka bėrė thirrje ai, ėshtė diēka tjetėr, ėshtė prononcim i anėtarit tė Kryesisė, por nuk ėshtė kontestim i legjitimitetit tė kryetarit tė LDK-sė dhe presidentit tė Kosovės. Ėshtė ēėshtje tjetėr dhe nuk e kemi parė tė arsyeshme tė shtrohet nė Kryesi ēėshtja e kryetarit tonė.

Ne duhet ta kuptojmė njė gjė; pavarėsisht asaj, unė e di qė shkruan nė Kushtetutė, krejt nė rregull qė shkruan, por, megjithatė, kryetari i Kosovės ėshtė i zgjedhur, gjegjėsisht i deleguar dhe postin qė e ka i takon LDK-sė dhe nuk mund tė ketė ndonjė shkėputje siē mendohet.

Dhe, nuk ėshtė vetėm kryetari Sejdiu; ka edhe tė tjerė aty qė i kanė postet e shumėfishta. Ne kemi marrė qėndrim qė njė ndėr pikat tona tė ardhme tė jenė qė tė mos shumėfishohen postet, sepse pamundėsojnė punėn efikase nė parti. Secili e di se cilėt janė ata qė kanė poste tė shumėfishta; kur je gjithkund, nganjėherė je askund.

Unė po them qė procesi i reformave, kur tė pėrgatitet mirė, kompetent ėshtė kryetari qė tė thėrrasė kėshillin e pėrgjithshėm; kėshilli i pėrgjithshėm ėshtė ai qė merr vendime tė caktuara.

Ky kėshill i pėrgjithshėm mund t’i shkarkojė tė gjithė anėtarėt e Kryesisė, mund t’i fusė nė votėbesim, qė pėr mua do tė ishte normale, sepse i kemi humbur zgjedhjet, ėshtė pjesė e pėrgjegjėsisė; mund tė marrė vendim edhe pėr zgjedhje tė reja nė parti.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Procesi i reformave, sipas analizave tė ndryshme, mund tė pasojė edhe me thyerje tė reja nė LDK. A konsideroni ju se LDK-ja ėshtė nė prag tė njė rreziku tė ri pėr thyerje, pėr ndarje tė reja?

ISMET BEQIRI
Unė mendoj qė secili prej nesh e ka obligimin dhe pėrgjegjėsinė e madhe qė me asnjė veprim tė tij personal tė mos e dėrgojė LDK-nė nė drejtim tė tillė. Ėshtė obligim i yni qė mbi tė gjitha tė shohim interesin e partisė.

Interesin e shtetit e kemi materializuar nė kuptimin e jetėsimit tė shtetėsisė, e kemi dhėnė kontributin si parti, edhe hyrja nė koalicion ka qenė pjesė e kėsaj pėrgjegjėsie, sepse nuk mund tė themi qė ne jemi tė kėnaqur edhe me zhvillimet, edhe me proceset se si po shkojnė - gjithmonė ka mundėsi tė punohet mė shumė.

Po flas tash edhe pėr koalicion, gjithmonė ka mundėsi tė gjenden zgjidhje mė tė mira. Por, megjithatė, kjo ka qenė diēka qė kemi paguar me vetėdije pėr hir tė jetėsimit tė shtetėsisė sė Kosovės.

Partnerit tė koalicionit mund tė mos i pėlqejė, ėshtė shumė normale tė mos i pėlqejė, sepse pjesa dėrrmuese, e gjithė anėtarėsia e LDK-sė dėshiron tė jetė numėr njė. Jemi tė gjithė tė vetėdijshėm qė nuk do tė lejojmė qė LDK-ja tė ketė, pėrkundėr pakėnaqėsive qė janė prezente, edhe ndonjė thyerje tjetėr.

Ne kemi pasur mjaft thyerje – vdekja e presidentit Rugova ka qenė goditje e rėndė pėr ne, sikurse edhe Kuvendi i Gjashtė, pastaj zgjedhjet e nėntorit tė vitit tė kaluar. Nuk do tė na falė askush po qe se lejojmė tė ndodhin qoftė edhe fėrkime tė reja.

RADIO EVROPA E LIRĖ
E pėrmendėt koalicionin qeverisės – sa mund tė ndikojnė kėto reforma nė LDK nė koalicionin aktual ndėrmjet PDK-sė dhe LDK-sė?

ISMET BEQIRI
E gjithė skena politike e Kosovės, tė mos them ėshtė nė njė lloj lėvizjeje. Secila parti, mund tė thonė se kemi njė stabilitet tė brendshėm dhe t’i bėjnė qejf vetes, kushtimisht thėnė.

Mendoj se ėshtė njė lėvizje, se njė numėr i madh i qytetarėve ėshtė i pakėnaqur ndoshta edhe me kėto parti aktualisht, e ndoshta numri mė i madh i tė pakėnaqurve ka qenė i vetė anėtarėsisė sė LDK-sė. Dhe, vetė pjesėmarrja nė zgjedhje tregon se ėshtė pėrqindje shumė e lartė.

Prandaj, ajo parti qė do tė ketė menēuri mė tė madhe, qė besoj se do ta ketė LDK-ja, pėrkundėr ēėshtjeve qė i kemi dhe zhvillimeve aktuale, sepse vetė kjo zhurmė qė bėhet, tregon se LDK-ja ėshtė faktor stabilizues. Jemi faktor i rėndėsishėm, kushtimisht thėnė, jemi dikush, njė parti qė mund tė krijojė stabilitet dhe duhet tė krijojė stabilitet.

Thashė se e gjithė skena politike ėshtė nė njė lloj lėvizjeje, prandaj nuk do tė thosha se reformat nė parti, nė LDK, kanė tė bėjnė me koalicionin. Kėto kanė tė bėjnė me nevojat tona tė brendshme, qė tė kthehemi atje ku kemi vendin, ku e kemi pasur pėr 17 vjet si subjekti numėr njė.

Kjo ėshtė nevoja jonė, kjo ėshtė domosdoja jonė dhe kėshtu duhen shikuar gjėrat. Do tė vijė koha, unė besoj shumė shpejt, qė edhe lėshimet qė i kemi bėrė, t’i pėrmirėsojmė dhe tė ecim tutje.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-08, 16:16   #338
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Vazhdojnė dallimet nė qėndrime nė Kryesinė e LDK-sė Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovės u zotua sot se do tė vazhdojė reformat brenda partiake megjithė dorėheqjen e kryeshefit ekzekutiv Blerim Kuēi. Kryesia konstatoi dorėheqjen e tij, por anėtarėt e saj dolėn nga mbledhja me qėndrime tė ndryshme rreth ecurisė sė reformave nė tė ardhmen. Dorėheqja e parevokueshme e Kryeshefit ekzekutiv Blerim Kuēi ishte nė fokus tė takimit tė sotėm tė Kryesisė sė LDK-sė, por pa u diskutuar shkaqet e dorėheqjes. Anėtarėt e Kryesisė arsyetuan kėtė me faktin se bėhet fjalė pėr dorėheqje tė parevokueshme.
Njėri nga nėnkryetarėt Fadil Ferati tha se reformat do tė vazhdojnė.
Eqrem Kryeziu theksoi po ashtu vendosmėrinė pėr vazhdimin e reformave, dhe madje falėnderoi mediat pėr siē tha serialin qė kanė krijuar gjatė mbulimit tė zhvillimeve tė fundit nė LDK.
Por, jo tė gjithė anėtarėt e Kryesisė sė LDK-sė mendojnė njėjtė.
Ali Lajēi tha se nė LDK ka krizė dhe sipas tij duhet mbledhur Kėshillin e Pėrgjithshėm tė partisė dhe shpalljen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė parti.
Lajēi tha se sot nė mbledhje nuk ka pasur asnjė dokument tė shkruar pėr diskutim, qoftė dorėheqja e Kuēit, qoftė arsyetimet e Sejdiut. Pjesėtari tjetėr i Kryesisė, Astrit Haraēia pas deklarimeve tė ditėve tė fundit nė media, tha se qėndron pas deklarimeve tė tija pėr postet e dyfishta. Haraēia tha se pozicioni i Kryetarit tė Kosovės nė dorėheqjen e Kuēit nuk ėshtė diskutuar nė mbledhjen e sotme. Sipas tij, pesė nėnkryetarėt do tė udhėheqin procesin e reformave deri nė zgjedhjen e njė kryeshefi tė ri, duke shtuar se reformat janė tė vėshtira dhe se pėr funksionarėt ėshtė problem qė t’i lėshojnė lehtė karriget.
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-08, 01:07   #339
Anthrax
The King
 
Avatari i Anthrax
 
Anėtarėsuar: 06-10-08
Postime: 63
Anthrax
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

...ahhaha..k'ta a? Gaz Gaz , turp i botes ....

- n'qdo vjesht kan Ring ,,,ta kshyrmi sivjet kush po sjell grushta ma shum ...
Anthrax Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-08, 21:42   #340
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

pa dyshim se do shkatrrohet edhe pse FADILIT i konvenon nji LDK e till ne krye me FATMIR SEJDIUN i shkon per shtati vetem kriminewlve te PDKes po mir te analizojna ket PDK edhe elektoratin e saj shumica ose e kan te ndaluar udhtimin ne SH,B,A ose jan te perfolur per abuzime seksuale ndaj atyre femrave qe kan qen te mobilizura ne shtabin e malisheves ose kan egzekutue disa shqiptar qe vajzat e tyre nuk i kan lejue me shkue me kta gjenerala te vet shpallur
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 31-10-08 nė 21:44
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-08, 22:14   #341
LisMalisi
 
Anėtarėsuar: 31-10-08
Postime: 100
LisMalisi i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
pa dyshim se do shkatrrohet edhe pse FADILIT i konvenon nji LDK e till ne krye me FATMIR SEJDIUN i shkon per shtati vetem kriminewlve te PDKes po mir te analizojna ket PDK edhe elektoratin e saj shumica ose e kan te ndaluar udhtimin ne SH,B,A ose jan te perfolur per abuzime seksuale ndaj atyre femrave qe kan qen te mobilizura ne shtabin e malisheves ose kan egzekutue disa shqiptar qe vajzat e tyre nuk i kan lejue me shkue me kta gjenerala te vet shpallur
Ruaju se po tė dėgjon Carla del Ponte do ta vjedhi iden dhe e boton njė libėr per kėt temė.
A shyptart pi dhojkan ide asaj shkines plakė?!
LisMalisi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-08, 15:36   #342
Alkimisti_ch
 
Avatari i Alkimisti_ch
 
Anėtarėsuar: 07-06-08
Vendndodhja: Univers
Postime: 1,457
Alkimisti_ch i dashurAlkimisti_ch i dashurAlkimisti_ch i dashur
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

LDK - tashme nuk ka ate shkurtesen e dikurshem qe simbolizonte ngadhnjim, unifikim, mosnenshtrim. Veqmas pas ndarjes ne dysh permes karrigeve tashme per mua LDK do te thot Levizja Drejt Kapitullimit.
E vetmja gje qe e ben te shpetoj ate jane reformat te rrenjesishme duke perfshi edhe ristrukturimin e plote. Meqe kjo gej nuk pritet te ndodhe ateher shembja perfundimtare do te ndodhe, nese jo me heret ateher pas zgjedhjeve te ardhmshme definitivisht.
Por tashme nuk ka ndonje rendesi edhe nese shembet sepse ka shume parti tjera qe ne nje ose menyr tjeter i ngjajne shume LDK,per te mos then jan terisht te klonuara.
__________________
Qeveritaret jane valet, populli eshte era, shteti eshte anija, dhe koha eshte deti.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Alkimisti_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-08, 17:16   #343
Etnical
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 376
Etnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėmEtnical i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Ata qe po mundohen kinse me reformu LDK(e kom fjalen per krahun e Sejdiut),ata pik spari duhet me reformu veten,e kjo esht shum e pa arritshme sepse ata vet nuk e kuptojn se qka do me than ne thelb reforma,mnyra ma e mir qe ata mi ndimu partis esht qe tlargohen nga udhheqja e partis dhe tua lirojn vendin kapaciteteve treja ne LDK.Vetem kjo kur tarrihet ather mujm me than se LDK-ja esht ka reformohet,perndryshe deri sa partia udhhiqet nga elitat e vjetra brenda partiake,ather vshtir se dot mbijeton kjo parti.Edhe pse disa antar mundohet ta fshehin krizen qe e ka kaplu ket parti,ajo nuk mund tfshihet sepse jan vet ata qe nuk po e lan me frymu lirshem ket parti.
Etnical Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-08, 21:12   #344
Alkimisti_ch
 
Avatari i Alkimisti_ch
 
Anėtarėsuar: 07-06-08
Vendndodhja: Univers
Postime: 1,457
Alkimisti_ch i dashurAlkimisti_ch i dashurAlkimisti_ch i dashur
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Etnical
Ata qe po mundohen kinse me reformu LDK(e kom fjalen per krahun e Sejdiut),ata pik spari duhet me reformu veten,e kjo esht shum e pa arritshme sepse ata vet nuk e kuptojn se qka do me than ne thelb reforma,mnyra ma e mir qe ata mi ndimu partis esht qe tlargohen nga udhheqja e partis dhe tua lirojn vendin kapaciteteve treja ne LDK.Vetem kjo kur tarrihet ather mujm me than se LDK-ja esht ka reformohet,perndryshe deri sa partia udhhiqet nga elitat e vjetra brenda partiake,ather vshtir se dot mbijeton kjo parti.Edhe pse disa antar mundohet ta fshehin krizen qe e ka kaplu ket parti,ajo nuk mund tfshihet sepse jan vet ata qe nuk po e lan me frymu lirshem ket parti.

Etnical pikerisht edhe une ndaj kete mendim me ju dhe skam qa i shtoj ketij komenti...
__________________
Qeveritaret jane valet, populli eshte era, shteti eshte anija, dhe koha eshte deti.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Alkimisti_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-08, 10:58   #345
Dani11
Banned
 
Avatari i Dani11
 
Anėtarėsuar: 21-12-05
Postime: 2,149
Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11 Dani11
Gabim Titulli: A po Shkatrrohet LDK-ja per gjdo dite?

LDK ishte eshte dhe do te mbetet parti Demokratike me plotkuptimin e fjales, njerezit ne kete parti ndjehen aq te lire dhe aq te pamvarun qe ndoshta nganjeher njerezit nga jashte mendojne valle qfar ndodhe aty brenda.Krejt kjo tregon me se miri qe njerezi ne kete parti jane vertete te lire dhe nuk kane frige askend,munde te shprehen lirshem.Prandaje ne munde te themi lirisht qe LDK nuk eshte thjeshte nje parti siq jane partite tjera,por eshte baza e edukimit dhe promovimit te demokracise ne Kosove dhe rajon.Gati te gjitha partite qe sot kemi ne Kosove duke filluar nga lideret e tyre dhe shume anetare dikur ishin ne LDK.Ketu i morren fillet e para te edukimit politik ne frymen demokratike dhe se me vone keta njerez (pasi kryen shkollen ne LDK,ne kuptimin dhe perceptimin e demokracise) ata dolen nga kjo parti apo shkolle e demokracise, dhe formuan parti tjera apo morren poste udheheqse ne te gjitha partite tjera te Kosoves.Prandaje mendoje qe LDK edhe perkrah te gjitha peripetive dhe sfidave qe i pat qe nga themelimi i saje e deri me sote, mbetet EMBLEMA E DEMOKRACISE.Paramendone sikur dikush p.sh ne PDK te ngrihej e te thoshte diqka kunder H.Thaqit, si do te perfundonte ky neri kjo gje do te ishte nenshkrim i vdekjes.Ndersa ne LDK ndegjoim fjale e kundershtime te ndryshme ngase njerezit ne kete parti jetoin te lire dhe nuk kane frig nga askush, kjo eshte demokracija e vertet.


Dani11 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.