Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-12-11, 22:54   #16
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

UNI APO INTUICION?

Si te dime nese na flet uni yne apo intuicioni yne? Per fillestare, ne qofte se nuk keni zakonin ta degjoni kete ze te qete te brendshem qe e quajme intuicion, mund te mos degjoni shume udheheqje. Duke kerkuar te qetesoni te tjere dhe te fitoni pelqimin e tyre, mund te keni hequr dore bile nga dijenia se cilat jane nevojat dhe deshirat e tua, nga frika qe mund te jene ne konflikt me atyre te njerezve te rendesishem ne jeten tende. Te kryesh ndryshime ne jete duket e paperballueshme sepse nuk je lidhur me udheheqjen tende te brendshme. Kjo udheheqje e mirefillte njihet ne keto menyra:

1. Zeri intuitiv eshte i qete, por kembengules. Mendimet vazhdojne te kthehen, por nuk shfaqen si urgjente. Zeri i unit kerkon qe te besh nje vendim tani, nga frika qe dicka mund te zhduket.

2. Mesazhe intuitive te tregojne drejtimin e vetezhvillimit dhe te ndjenjes ta shprehesh veten me plotesisht. Uni, perkundrazi, thote: "Pse ta caj koken?" "Kjo eshte pune e tepert". "Kjo eshte teper e shtrenjte". Uni paraqet arsyetime racionale per te mos vepruar dhe mbron gjendjen momentane.

3. Zeri intuitiv perdor fjali te thjeshta pohuese, si "Eshte koha te vazhdoj te shkollohem". "Duhet te shkruash". "Vazhdo". Keto pohime jane specifike dhe te dobishme. Uni vazhdon te pertype pohimet e vjetra dhe mbeshtetet shume ne justifikime.

4. Intuicioni vjen drejtperdrejt dhe qart ne mendjen tende. Zeri i unit eshte i pavendosur dhe i frikesuar. Eshte i preokupuar me perpjekjet te gjeje rrugen me te mire per te zvogeluar ose kontrolluar ngjarjet.

5. Zeri intuitiv te con jashte zones se rehatshmerise, por ti di ne zemren tende qe te udheheq per te bere gjene e mire. Zerit te unit i pelqen te te tregoje histori terrori.

6. Zeri intuitiv te jep nje hap ose qellim ne nje kohe. Uni ve qellime te kunderta ose krijon nje situate ku fitorja eshte e pamundshme.

7. Intuicioni te tregon cfare te besh per te qene besnik ndaj vetes. Uni te tregon cfare te besh per t'i bere punet te mira per te tjeret.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-12-11, 22:56   #17
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

NDĖRGJEGJSHMĖRI

Kape mendjen tėnde: Aftėsitė “Si”

PA GJYKIM

* Shiko, por MOS GJYKO. Merr njė qėndrim tė lirė nga gjykimet. Vetėm faktet. Pėrqėndrohu nė “ēfarė”, jo nė “tė mirėn” ose “tė keqen”, “tė tmerrshmen” ose “tė mrekullueshmen”, nė atė qė “duhet” ose “nuk duhet”.
* DALLOJI DHE SHKĖPUTI MENDIMET E TUA nga faktet, nga “kush, ēfarė, kur dhe ku”.
* PRANO ēdo ēast, ēdo ngjarje, ashtu si njė ēarēaf i shpalosur nė lėndinė pranon edhe diellin edhe shiun dhe ēdo gjethe qė bie mbi tė.
* PRANO tė dobishmen, tė shėndetshmen, por mos e gjyko. PRANO tė dėmshmen, tė padobishmen, por mos e gjyko.
* Nė qoftė se zbulon qė e gjykon veten, MOS GJYKO GJYKIMIN TĖND.

ME NJĖ MENDJE TĖ NDĖRGJEGJSHME

* BĖJ VETĖM NJĖ GJĖ NĖ NJĖ KOHĖ. Kur je duke ngrėnė, ha. Kur je duke ecur, ec. Kur je duke u larė, lahu. Kur je duke punuar, puno. Kur je nė njė grup ose njė bisedė, pėrqėndroje vėmendjen tėnde nė po atė ēast ku je me personin tjetėr. Kur je duke menduar, mendo. Kur je duke planifikuar, planifiko. Kur je duke kujtuar, kujto. Bėj ēdo gjė me vėmendjen tėnde tė plotė.
* Nėse veprime tė tjera ose mendime tė tjera ose ndjenja tė forta ta heqin mendjen, LARGOJI dhe kthehu nė atė qė po bėn – prapė e prapė e prapė.
* PĖRQĖNDROJE MENDJEN TĖNDE. Po tė zbulosh qė je duke bėrė dy gjėra njėkohėsisht, ndalu dhe kthehu nė njė gjė tė vetme nė njė kohė.

ME EFEKTSHMĖRI

* PĖRQĖNDROHU NĖ ATĖ QĖ FUNKSIONON. Bėj atė qė duhet bėrė nė ēdo situatė. Largohu nga “e drejtė" dhe "e padrejtė", "e vėrtetė" dhe "e gabuar", "duhet" dhe "nuk duhet".
* RESPEKTO RREGULLAT E LOJĖS. Mos “ta prish hundėn pėr ta dėnuar fytyrėn”.
* Vepro aq SHKATHĖT sa mundesh, duke iu pėrgjigjur nevojave tė situatės nė tė cilėn gjendesh. Jo tė situatės ku dėshiron tė jesh; jo tė situatės qė ėshtė “e drejtė”; jo tė situatės qė ėshtė mė e kėndshme; jo tė situatės qė ... Mbaji parasysh QĖLLIMET E TUA nė kėtė situatė dhe bėj atė qė ėshtė e nevojshme pėr t’i realizuar.
* LARGOHU NGA hakmarrja, inati i kotė dhe hipokrizia, qė tė plagosin dhe nuk tė hyjnė nė punė.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-01-12, 20:16   #18
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

14. janar 2012

Ēdo gjė qė po ndodhė sot nė Kosovė, nė kalimet kufitare, i kisha tė rregjistruara nė kujtesėn time. Pėrcjellja e lajmeve gjatė ditės i riktheu kujtimet e kaluara. Dhuna, pėrdorimi i forcės institucionale, dhunės institucionale, pėrsėri doli nė sipėrfqe. Pamjet e njohura nga e kaluara (jo e largėt), gazi lotėsjellės, gazėrat e ndryshme kimike, shofrat e gomės, makinat e blinduara, policėt e armatosur deri nė dhėmbė u pėrsėriten nė rrugėt tona. U ballafaqua shteti (jonė) me popullin (rininė) tonė. Kush ishte kundėr kujt sot? Kush me kend luftoi sot? Kush humbi e kush fitoi sot? A ėshtė kjo politikė. A ėshtė udhėheqje e shtetit? Ēka ėshtė kjo? Kush ka tė drejtė? Kush po gabon mė shumė? Kush po e rrezikon dhe shkaterron shtetin? Kush po e mbronė shtetin?
Shumė e shumė pyetje sjellen vėrdallė... Shumė mendime, analiza dhe krahasime janė nė opsion. Pse po ndodhė kjo qė ndodhi? Ēka do tė ndodhė nė vazhdim? Ēfarė do tė sjellin ditėt e ardhme? Fajtori nuk kėrkohet. Fajtorė nuk ka dhe as qė do tė ketė. Nė "luftėn" nė mes tė popullit dhe shtetit tė tij nuk ka fitimtarė. Pėsojnė tė gjithė. Mė sė shumti pėson ardhmėria jonė...

Dhuna e sotme. Dhuna nė mesin tonė e ushtruar nga njerėzit tonė, kundėr njerėzve tonė ėshtė dhuna mė e keqe, mė e rėndė dhe mė e ndytė qė ekziston...

Nuk dua tė mendoj mė shumė....(kam arsye)!
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-01-12, 09:26   #19
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

15. janar 2012

Nata mė e gjatė, pas qershorit 1999 kaloi. Pak kush bėri gjumė tė qetė. Duke iu falenderuar teknikės mundėsia e pėrcjelljes sė ngjarjeve tė djeshme, bėri qė sadopak tė "gjendemi" nė vendin e ngjarjes. Pėrjetimet ishin gati tė njejta. Dallonin vetėm vendi dhe kushtet. Dikush nė rrugė, nė natyrė, nė temperaturat dimėrore e dikush nė dhomėn e nxehtė, me kafe nė dorė.
Fotografitė e pėrleshjeve, skenat rrenqethėse, skenat brutale, zėrat e ējerrė, bėrtimat, lutjet, urdhėrat krijojnė kaos nė linjėn e mendimeve. Shihen pėrballė njėri tjetrit "makineria" shtetėrore (e cilit shtet?) dhe rinia e njomė (e cilit popull?).. Makineria shtetėrore e pajisur me tė arriturat e fundit tė teknikės "bindėse" dhe rinia, ardhmėria jonė qė kėrkon realizimin e synimeve, dėshirave dhe idealeve shekullore. Rinia e pajisur me nga njė shall rreth qafės dhe nje strajcė me ndonjė ushqim ditor nė shpinė, por me njė dėshirė qė tė jetė vetvetja, "freskohet" me ujė tė ftohtė, "hekurroset" me shofra gome dhe "zbutet" e "vetėdijėsohet" nga shėrbyesit e makinerisė shtetėrore tė cilėt paguhen nga prindėrit (taksapaguesit) e tyre.
Shumė interesant, shumė, shumė. Po ballafaqohen njerėzit e njejtė, nga familjet e njejta. Po ballafaqohen shokėt, miqėt tė njohurit qė deri dje i ndanin tė mirat dhe tė kėqijat bashkė...
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-01-12, 16:56   #20
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,439
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Refleksion -Meditim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore Shiko postimin
NDĖRGJEGJSHMĖRI

Kape mendjen tėnde: Aftėsitė “Si”

PA GJYKIM

* Shiko, por MOS GJYKO. Merr njė qėndrim tė lirė nga gjykimet. Vetėm faktet. Pėrqėndrohu nė “ēfarė”, jo nė “tė mirėn” ose “tė keqen”, “tė tmerrshmen” ose “tė mrekullueshmen”, nė atė qė “duhet” ose “nuk duhet”.
* DALLOJI DHE SHKĖPUTI MENDIMET E TUA nga faktet, nga “kush, ēfarė, kur dhe ku”.
* PRANO ēdo ēast, ēdo ngjarje, ashtu si njė ēarēaf i shpalosur nė lėndinė pranon edhe diellin edhe shiun dhe ēdo gjethe qė bie mbi tė.
* PRANO tė dobishmen, tė shėndetshmen, por mos e gjyko. PRANO tė dėmshmen, tė padobishmen, por mos e gjyko.
* Nė qoftė se zbulon qė e gjykon veten, MOS GJYKO GJYKIMIN TĖND.

ME NJĖ MENDJE TĖ NDĖRGJEGJSHME

* BĖJ VETĖM NJĖ GJĖ NĖ NJĖ KOHĖ. Kur je duke ngrėnė, ha. Kur je duke ecur, ec. Kur je duke u larė, lahu. Kur je duke punuar, puno. Kur je nė njė grup ose njė bisedė, pėrqėndroje vėmendjen tėnde nė po atė ēast ku je me personin tjetėr. Kur je duke menduar, mendo. Kur je duke planifikuar, planifiko. Kur je duke kujtuar, kujto. Bėj ēdo gjė me vėmendjen tėnde tė plotė.
* Nėse veprime tė tjera ose mendime tė tjera ose ndjenja tė forta ta heqin mendjen, LARGOJI dhe kthehu nė atė qė po bėn – prapė e prapė e prapė.
* PĖRQĖNDROJE MENDJEN TĖNDE. Po tė zbulosh qė je duke bėrė dy gjėra njėkohėsisht, ndalu dhe kthehu nė njė gjė tė vetme nė njė kohė.

ME EFEKTSHMĖRI

* PĖRQĖNDROHU NĖ ATĖ QĖ FUNKSIONON. Bėj atė qė duhet bėrė nė ēdo situatė. Largohu nga “e drejtė" dhe "e padrejtė", "e vėrtetė" dhe "e gabuar", "duhet" dhe "nuk duhet".
* RESPEKTO RREGULLAT E LOJĖS. Mos “ta prish hundėn pėr ta dėnuar fytyrėn”.
* Vepro aq SHKATHĖT sa mundesh, duke iu pėrgjigjur nevojave tė situatės nė tė cilėn gjendesh. Jo tė situatės ku dėshiron tė jesh; jo tė situatės qė ėshtė “e drejtė”; jo tė situatės qė ėshtė mė e kėndshme; jo tė situatės qė ... Mbaji parasysh QĖLLIMET E TUA nė kėtė situatė dhe bėj atė qė ėshtė e nevojshme pėr t’i realizuar.
* LARGOHU NGA hakmarrja, inati i kotė dhe hipokrizia, qė tė plagosin dhe nuk tė hyjnė nė punė.
u Jadork sa me pelqen kjo qe ke sjell ktu
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-12, 03:59   #21
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

22.01.2012

Erdhi edhe njė ditė D. Cirkusi i ashtuquajtur parlament, vazhdoi punėn me joseriozitetin e vet nė njė situatė shumė serioze. Tė zgjedhurit dhe pėrzgjedhurit e popullit vazhduan tė tregojnė papjekurinė e tyre politike (edhe edukatėn familjare dhe shkollore). Duke filluar nga prania nė seancė, nga hyrje daljet gjatė seancės, telefonatat dhe bisedat me njėri tjetrin gjatė diskutimeve tė tjerėve, dhe deri tek diskutime dhe votimet banale dhe primitive. Kodi i mirėsjelljes, qė i takon njė Parlamenti dhe njė parlamentari, si duket nuk ėshtė obligim dhe nuk ekziston nė kokėn dhe mendjen a tyre! Loja me votime, loja me mocione, loja duke keqpėrdorė aritmetikėn e votave (duke votuar pa menduar me kokėn e vet), gjithnjė e mė tepėr po e shndėrron institucionin mė tė lartė tė shtetit nė cirkus tė vėrtetė. Aty nuk dihet mė kush pin e kush paguan. Shkelen ligjet dhe pėrdhosen vendimet e veta paraprake, me arsye dhe paarsye. Aty shkelet edhe Kushtetuta.
Edhe kėtė javė munguan deklaratat e pastėrta, tė kjarta dhe tė kuptueshme nga institucionet. Analizat tregojnė se askush nuk e din se kush ka tė drejtė. Ēka ėshtė "e mira" dhe ēka "e keqja" jonė? Kush e ka mirė dhe kush e ka keq? Kush ka tė drejtė dhe kush nuk ka? Kush po gabon e kush jo? Intelektualėt po heshtin. Tė pavarurit po meditojnė nė heshtje. Analistėt dhe b-analistėt po presin sinjale dhe direktiva nga bossat e politikės ditore, varėsisht nga premtimet dhe pagesat.
Ora po afrohet. Diēka do tė ndodhė pėrsėri sot. Nuk mund tė themi "nuk e kemi ditur", "nuk kemi besuar" sepse do tė jetė vonė. Trimat dhe tė menēurit do tė dalin nga vrimat dhe do tė japin deklarata pasi tė kryhet krejt kjo qė ka filluar, dmth. pasi tė shohin se ēka ndodhi...
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-12, 10:00   #22
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

Shokėt...

Shokėt e fėmijėrisė. Shokėt e lagjės apo mėhallės. Shokėt e shkollės fillore dhe tė mesme. Shokėt e studimeve. Shokėt e punės dhe shumė e shumė shokė tjerė, varėsisht nga periudha jetėsore, vendi apo ngjarja. Tė gjithė janė shokė, konsiderohen, duhen, ndihmohen, hajnė e pijnė dhe e kalojnė kohėn bashkė. Por ekzistojnė edhe disa shokė qė quhen shokė tė idealit dhe shokė tė luftės. Mendohej se kėta janė shokėt e vėrtetė, shokėt mė tė besueshėm dhe shokėt e gatshėm pėr njėri tjetrin deri nė sakrificė, deri nė vdekje...
Mendohet se kishte pak shokė tė sakrificės, pėr shkak tė faktit se kishte shumė pak njerėz qė flijohen pėr njėri tjetrin. Me fjalė dhe zotime kishte mjaftė shokė tė tillė, por nė vepėr shumė, shumė mė pak. Ky konstatim mund tė vėrtetohet shumė lehtė. Edhepse ishin betuar nė ideal, edhepse luftonin pėr tė njejtin ideal nuk u nevojit kohė e gjatė qė tė del nė shesh ideali i tyre.
Liderizmi, interesi material dhe siguria personale bėri qė tė harrohet ideali. Filluan ndarjet, fėrkimet, thashethemet, sulmet dhe akuzat me qėllim tė mbrojtjes individuale ose vetanake dhe sigurisė personale.
Ata, qė deri dje ishin shokė tė idealit, edhepse tė shpėrndarė nėpėr struktura tė ndryshme politike, shoqėrore apo tė biznesit, filluan tė "harrojnė" tė kaluarėn e pėrbashkėt. Erdhi koha e "fshirjes sė kujtesės" pėr tė kaluarėn tė cilės deri dje i kėnduan me zė tė lartė dhe me tė cilėn u mburrėn. Po "harrohet" e kaluara e cila sot i solli kėtu ku janė dhe kanė frikėn se po e humbin pozitėn. Po afrohet koha e pėrgjegjėsisė pėr gjėrat e bėra dhe tė pabėra. Me shumė dėshirė do tė fshihej njė pjesė e tė kaluarės pėr tu ruajtur e tanishmja.
Shokėt u ndanė nė bazė politike dhe pėr shkak tė interesave materiale. E harruan tė kaluarėn jo tė largėt. I harruan tė gjitha, sa qė e mohojnė edhe veprimtarinė dhe luftėn e pėrbashkėt. Hjekin dorė nga e kaluara, nga shoqėria e dikurshme dhe shndėrrohen nė "tė panjohur" edhepse nata e dita nuk i ndante. U bėnė tė panjohur dhe tė huaj pėr njėri tjetrin. Nuk janė armiqėsuar por akuzohen nė mes veti, pėr tė shpėtuar kokėn, pasurinė dhe biznesin.
Shokėt e idealit paskan vepruar, punuar, sakrifikuar pėr "ideal"...
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-12, 00:36   #23
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

Zjarri. Shtėpia e shkatėrruar. Bora. Orteku. Shtėpi tė shkatėrruara. Dy fatkeqėsi qė shkaktuan vdekjen e njerėzve tė pafajshėm. Pse ndodhėn kėto fatkeqėsi? Zjarri u shkaktua nga "nevoja" pėr nxehjen e shtėpisė nė kėto ditė dimėri. Orteku u shkaktua nga natyra. Nė kėtė rast mungoi "kėshillimi dhe kujdesi" jonė pėr evitimin dhe mbrojtjen nga fatkeqėsitė elementare natyrore. Mungoi intervenimi me kohė i dikujt qė ėshtė i obliguar dhe paguhet pėr parandalimin dhe evitimin e parakushteve tė fatkeqėsive natyrore.
Nė tė dy rastet u treguam tė dobėt nė mbrojtjen e personave dhe pasurisė. Nuk pati organizim efikas pėr mbrojtjen e jetėve nė kėto dy raste. Si do tė organizohemi nė raste mė tė rėnda, mė tė vėshtira dhe mė tė rrezikshme? Tė gjitha i kemi tė organizuara nė letėr, nė zyrat e pushtetit dhe nė listat e tė ardhurave personale. Nga mjetet tona bėhet pajisja me teknikė dhe pagesa e ekipeve tė specializuara pėr rastet emergjente, pėr rastet me rrezikshmėri tė lartė dhe pėr fatkeqėsitė elementare.
Kėto dy tragjedi treguan se nuk kemi dije, organizim, vetmohim as prirje pėr tė intervenuar dhe pėr tė shpėtuar jetėt e njerėzve nė rrezik. Tėrė kohėn vėrehet, se nė vendin e ngjarjes kishte mė shumė "zėdhėnėsa" dhe "tė dėrguar specialė" tė pushtetit se sa njerėz profesionistė pėr shpėtimin e jetėve tė njerėzve dhe evitimin e pasojave tragjike.
Jetėt e njerėzve nuk kthehen me deklarata, ngushėllime dhe dhėmbje. Nuk kthehen as me ndihma materiale qė ofrohen pas vdekjes...

pasioni_
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-02-12, 12:05   #24
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

18.02.2012
Ditėlindja. Ditė qė tregon lindjen. Ditė qė kujtohet, pėrkujtohet dhe festohet. Ditė qė nuk harrohet kurrė. Ēdo qenie e gjallė e ka njė ditėlindje. Ekzistojnė shumė sende tjera qė nuk lindin biologjikisht, por dalja nė dritė, realizimi apo krijimi i tyre e kanė poashtu ditėn e parė, qė lirisht mund ta quajmė ditėlindje. Edhe shteti ynė lindi. U realizua ėndrra shekullore e shpalljes sė shtetit tonė. Kjo datė mbeti e shėnuar dhe e shkruar me gjakun tonė thellė nė zemrat tona. Dje ishte ditėlindja e katėrtė e shtetit tonė tė dashur. Stina e dimrit dhe bora e madhe nuk janė arsye as pengesė pėr tė festuar dhe shėnuar nė mėnyrė dinjitoze kėtė ditė. Ata qė kontribuan mė sė shumti pėr kėtė ditė nuk janė nė mesin tonė. Shokėt dhe bashkėluftėtarėt e tyre, ata qė dhanė mė sė shumti pėr kėtė ditė, nuk u panė askund. Familjet dhe tė afėrmit e tyre as qė u ftuan tė marrin pjesė nė manifestime, pritje apo takime. Qytetarėt, mė me dėshirė qėndruan nė shtėpitė e tyre sepse nuk kishin pėrse tė dalin nė numėr mė tė madh nė vendin e manifestimit. A kishte vend tė manifestimit? JO. Nuk kishte vend pėr manifestim. Njė binė, njė plato e thatė dhe e vrazhdė nė dukje, nuk mund tė quhet as konsiderohet qendėr e manifestimit. Njė skenar primitiv, pa asnje invencion, pa asnjė ide artistike pėrshkoi tėrė programin festiv. Disa fjalime monotone dhe banale tė tė "mėdhenjve" dhe parakalimi i grupeve qė po i quajmė Forcat e Sigurisė, nė rende, vija dhe ecje jo tė rregulltė, nėn ekzekutimin e njė muzike shumė tė dobėt, ishin fillimi dhe fundi i manifestimit. As kamera mė profesionale me mjeshtritė e veta nuk ka mundur ta paraqesė masėn "mė tė madhe" tė njerėzve se sa qė ishte nė rrugė...
Populli nuk e festoi ditėlindjen e katėrtė tė shtetit tė vet? Pse? Bora dhe tė ftohtit nuk janė shkaktarė tė mosdaljes nė manifestimin e organizuar dobėt. Ēka ndodhi me qytetarėt e kryeqytetit dhe mbarė vendit? Nuk u takon atyre kjo ditėlindje? Nuk kanė dėshirė tė festojnė, tė gėzohen dhe t`i urojnė njėri tjetrit ditėlindjen e
shtetit? I kujt ėshtė shteti? Si duket shtetin e dojnė vetėm pushtetarėt dhe varėsit e tyre? Njė analizė e thellė sociologjike nga ekspertė tė vėrtetė do tė duhej tė bėhej pėr kėtė rast.
Populli e krijoi shtetin. Populli e lindi shtetin dhe nuk po ia feston ditėlindjen! Populli nuk gabon. Populli i ka arsyet e veta. Populli ėshtė dėshpėruar thellė...

pasioni_
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-02-12, 17:29   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

Sahagja Joga


Metoda e Sahagja Jogės dallon nga metodat tjera deri tash tė njohura sepse fillon nga Vetėrealizimi nė vend se tė njėjtėn ta paraqet si ėndėrr tė parealizueshme apo cak tė largėt. Kėtė e ka bėrė tė mundur Shri Matagji Nirmala nė vitin 1970 pasi qė personalisht ėshtė vetėrealizuar, kėshtu qė tash ėshtė nė gjendje tė tjerėve t’iu ofrojė dhuratėn e Njohjes sė Hyjnisė. Nėpėr tė rrjedhė urtėsia hyjnore, dashuria dhe fuqia pasi qė drejtėpėrsėdrejti ėshtė e lidhur me burimin e jetės, derisa tė tjerėt duhet tė mbėshteten nė potencialin e vet krejtėsisht joadekuat i cili fshihet nė beteritė individuale tė tyre.

Realizimi spontan i fshehtėsive Hyjnore ėshtė njėra prej tri dallimeve fundamentale nė mes Sahagja Jogės dhe metodave tjera tė Jogės. Vetėrealizimi ėshtė ēelės i cili ēel dhe largon tė gjitha barierat e padukėshme tė cilat bllokojnė forcėn e jetės Kundalini, kėshtu qė teknikat Krija purifikimet dhe asanat e Hatha Jogės krejtėsisht janė tė panevojshme pasi qė njė iniciativ e kėtillė ėshtė realizuar. Kur Mėshira e Zotit shkėlqen nė gjurmuesin shpirtėror qė nga fillimi, ego, pėrndryshe frenuesi mė i fortė i ngritjes shpirtėrore, nuk rritet dhe nuk paraqitet gjatė ngritjes sonė. Nė kėtė mėnyrė largohet ēdo ndjenjė e ndarėsisė derisa personi i ndritur bashkohet me vetė Detin e Dashurisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-03-12, 20:21   #26
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

15.03.2012

Ishin shokė. Ishin miqė. I mbante bashkė njė ideal, njė dėshirė, njė qėllim. Ky ideal i lidhi, afroi, bashkoi dhe krijoi lidhje shumė tė fortė nė mes tyre. Ishin si vėllezėr e shkuar vėllezėrve. I mbante bashkė, respekti, fjala, besimi, bindja dhe qėllimi e dėshira e njejtė. Me njė fjalė, para vetes e kishin njė ideal dhe quheshin shokė nga ideali, shokė pėr idealin. Aq tė afėrtė ishin, sa pėr njėri tjetrin ishin nė gjendje tė japin ēdo gjė, edhe jetėn e tyre. Kjo nuk ishte vetėm njė gjė deklarative, por ishte vėrtetuar edhe nė jetėn e pėrditshme. Ishin flijuar pėr njėri tjetrin nė rrugėn e tyre pėr arritjen e idealit jetėsor. E kaluara, e shkruar dhe e pashkruar, ėshtė pėrplotė me raste sakrificash dhe flijimesh pėr njėri tjetrin, pėr lirinė, pėr idealin e tyre...
Vitet kaluan. Veprimtaria e tyre vazhdoi. Erdhi lufta. Filloi beteja e fundit e tyre pėr realizimin e idealit dhe porosisė (amanetit) tė shokėve, bashkėmendimtarėve dhe bashkėveprimtarėve. Lufta u fitua. Shumė dhanė jetėn pėr liri. Shumė e dhuruan gjakun e tyre pėr tė ardhmen e vendit dhe lirinė e popullit. Shumė nga ata janė heronjė tė popullit qė nuk do tė harrohen kurrė. Emrat e tyre do tė mbesin tė shkruar me shkronja tė arta nė historinė tonė. Populli, kurrė nuk do t`i harrojė dhe me respekt do t`i kujtojė dhe nderojė pėrgjithmonė.
Me fillimin e jetės sė re nė vendin e vjetėr, nė shtetin e ri filluan tė ndryshojnė gjėrat. U zbehėn lidhjet miqėsore. U dobėsua shoqėria dhe dashuria e dikurshme pėr njėri tjetrin. Filloi tė zbehet ideali i dikurshėm. U harruan premtimet, fjalėt e dhėna, veprimtaria e hershme dhe sakrificat. U harruan burgosjet dhe vuajtjet. U harrruan bashkėluftėtarėt dhe bashkėveprimtarėt. U harruan sakrificat. U harrua besa e dhėnė se do tė luftojnė tėrė jetėn pėr tė mirėn e popullit.
Erdhi koha e harresės tė sė kaluarės. Erdhi ideali i ri. Lindi ideali pėr tė cilin nuk kishin menduar dikur. Erdhi koha e luftės pėr pozita, pėr biznes, pėr fitime, pėr pushtet... Shumė shpejt u ndėrruan fytyrat, sjelljet, mendimet, bindjet. U harrua e kaluara jo e largėt dhe filloi lufta pėr njė ideal tė ri. Nė kėtė luftė tė re jo vetėm qė po harrohen bashkėluftėtarėt e bashkėveprimtarėt, por edhe po kritikohen, akuzohen dhe po luftohen pėr veprimtarinė e dikurshme...
E ardhmja, shumė shpejtė do tė tregojė fytyrat e vėrteta. Shpresoj se kanė qenė fytyra e jo maska edhepse ditėt e fundit po dalin "fytyra" e "maska" qė me ēdo kusht po mundohen tė tregojnė "tė vėrtetėn" e kohės sė kaluar (shumė tė afėrtė). Burrėria dhe dinjiteti nuk do tė mungojnė. Shpresoj...

pasioni_
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-04-12, 18:17   #27
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

09.04.2012

Ishte ditė interesante. Kushtetuta, Kosharja, Mitrovica,.... Shumė biseda, takime, manifestime dhe "manifestime" ndodhėn sot. Shumė biseda, analiza dhe komente u bėnė me kėtė rast. Shteti e ka Kushtetutėn. Shteti nuk e mbronė, nuk e respekton por pėrkundrazi e shkel dhe pėrdhosė Kushtetutėn. Kosharja na ktheu prapa nė kohėn e luftės se lavdishme. Na kujtoi dhe rikujtoi tė kaluarėn jo tė largėt. Kosharja na mbushi me ndjenjėn e atdhedashurisė dhe na rikujtoi detyrat tona pėr realizimin e porosisė sė tė rėneve pėr liri. Ėshtė borxhi jonė ndaj tyre dhe gjeneratave qė vijnė. Ata ranė pėr ne dhe pėr tė ardhmen tonė.
Derisa ishim me mendje dhe me shpirt nė Koshare erdhi Mitrovica. Njė grusht huliganėsh, edhe njė herė treguan, se janė mė tė fortė se shteti. Huliganėt tregojnė vendosmėri nė realizimin e qėllimeve dhe nuk e ndalin veprimtarinė e tyre. Shteti, deklarativisht reagon, proteston por nuk ndėrmerr asgjė. Shteti ėshtė mė i dobėt se grupi i huliganėve tė organizuar dhe tė mbėshtetur nga njė shtet tjetėr.

Deri kur? Deri kur do tė luajmė dhe aktrojmė se kemi shtet? Nuk e di....

pasioni_
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-13, 16:27   #28
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

24.01.2013
Ditė dimėri. Duke shikuar transmetimin e drejtpėrdrejtė tė seancės parlamentare tė Parlamentit tė Kosovės mė vėrshojnė qindra e mijėra mendime nga mė tė ndryshmet.Ēka po shikoj? Kend po e shikoj? Tė krahasohet
seanca parlamentare e organit mė tė lartė shtetėror, organit kushtetutėdhėnės me kooperativat bujqėsore tė dikurshme ėshtė nėnēmim i madh pėr kooperativat. Nėse krahasohen pjesėmarrėsit, njeriu mund tė gjejė mjaft ngashmėri por edhe dallime tė mėdha. Ngjashmėri ėshtė niveli intelektual i pjesėmarrėsve, kualifikimi shkollor dhe profesional, sjellja nė seancė, interesimi, angazhimi dhe serioziteti nė punė. Dallimi ėshtė se nė parlament nuk ka rend dite, rend bisede dhe rend diskutimi. Ka shumė zhurmė e tollovi, ofendime dhe nėnēmime, fyerje dhe sharje, rrena dhe premtime, mashtrime dhe vjedhje si dhe deklarime tė papėrgjegjshme dhe tė pavėrteta. Poashtu kanė dalluar edhe nė realizimin dhe ekzekutimin e vendimeve. Derisa nė Parlament vendimet merren nė letėr dhe kurrė nuk realizohen dhe ekzekutohen, nė kooperativa deri dikund janė realizuar dhe ekzekutuar. Shumė ligje mbesin nė letėr (votohen sa pėr tu votuar dhe plotėsuar disa kushte tė bashkėsisė ndėrkombėtare) dhe kurrė nuk ekzekutohen nė praktikė...

Duke shkruar kėta rreshta, po e shikoj sallėn solemne tė parlamentit Odėn mė tė madhe tė Kosovės, gjysėm tė zbrazėt. Mė duket sikur njė sallė kinemaje gjatė shfaqjes se ndonjė filmi tė keq dhe nuk janė shitur tė gjitha biletat. Mezi arrihet njė pėrqindje minimale (ligjore) pėr mbajtje tė seancės dhe votim tė ligjeve tė ndryshme. Shpesh, kryesuesi duhet tė ndėrmarrė masa, thirrje e apele qė pjesėmarrėsit tė kthehen nga byfeja qė tė plotėsohet numri minimal i votuesve.

Mjerim i madh. Nuk e kemi merituar njė parlament tė tillė, edhepse e kemi votuar vet.

pasioni_
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-01-13, 19:16   #29
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

26.01.2013

Nuk mendoj se ėshtė, apo duhet tė jetė vazhdim i meditimit tė kaluar... Thjeshtė, nga njė rrėmujė mendimesh nė kokė, qė dėshirojnė tė dalin jashtė, tė shohin dritėn e ditės, krijohet kaos edhe mė i madh, pa fillim e fund, sa qė ėshtė shumė vėshtirė tė radhiten dhe drejtohen sipas njė rendi apo rregulli qė tė kenė kronologji logjike dhe rrjedhė natyrore. Mė kujtohet thėnia "nuk di nga tė ia filloj". Mu tani e kam atė ndjenjė tė "humbjes nė kohė dhe hapėsirė".
Sytė shohin. Veshėt dėgjojnė. Dy persona shikojnė tė njejtin gjėsend por shohin gjėsende tė ndryshme. Dėgjojnė tė njejtėn muzikė por e pėrjetojnė ndryshe. Flasin pėr shqisat dhe ndjenjat dhe arsyetohen se ashtu po shohin ose ashtu po dėgjojnė. Pėrjetimet qenkan tė ndryshme. Gjėsendi dhe muzika e njejtė shkaktojnė pėrjetime tė ndryshme. Mund tė pajtohem se ato janė gjėra subjektive, shpirtėrore dhe ndjehen dhe pėrjetohen individualisht. Prandej secili ka tė drejtė nė mendimin e vet, shijen e vet qė nuk mund t`i
mohohet assesi.Nėse kjo quhet liri e mendimit atėherė mendoj se ėshtė nė rregull. Edhe nėse provon tė mė bindė se bora ėshtė e zezė, nuk do ta kundėrshtoj, edhepse e di se ėshtė e bardhė! Nėse provoj tė ia shpjegoj dhe argumentoj me krahasime dhe prova tjera bardhėsinė e borės, nė menyrė tė qetė dhe tė qartė ndoshta do tė arrij sukses, pėrndryshe nuk do ta kundėrshtoj dhe nuk do tė ia prishi "qejfin". Nuk thuhet kot "budallait lėshoja rrugėn ose plumb nė kokė". Rrugė ka mjaft e pėr plumba nuk kemi qenė as nuk jemi. prandej mė mirė le tė mbetet bora e zezė se sa ndonjė "pėrshėndetje" nėnės dhe familjes pa pritė e pa kujtuar.

Ata qė duhej tė mbanin mbledhje dje, qė duhej tė quhej seanca e parė pranverore e Odės se madhe tė Kosovės, ishin pagėzuar cirkuzanta nga mjetet e informimit. Nėse ata janė cirkuzanta, dmth. vetvetiu Oda duhej tė ishte cirkus. Ky krahasim nuk ka tė bėjė me realitetin. Nuk ka asnjė bazė dhe asnjė arėsye pėr kėtė krahasim. Nė cirk, tė gjithė pjesėmarrėsit (duke pėrfshirė edhe anėtarėt katėrkėmbėsh), janė tė edukuar, shkolluar dhe ushtruar maksimalisht. Secili ėshtė virtuoz i profesionit tė vet, artist me
plotkuptimin e fjalės dhe maestro. Ngjashmėria e vetme e Odės sė Kosovės me cirkun mund tė gjendet (pėrafėrsisht) me disa artistė qė quhen palaēo, qė ndėrhyjnė nė mes tė pikave artistike dhe argėtojnė publikun me lojėn e tyre artistike. Kėta palaēo dhe "palaēotė" e Odės kanė tė pėrbashkėt vetėm maskat e tyre. Maska e palaēove ėshtė artistike kurse e kėtyre tjerėve ėshtė maskė njerėzore, maskė karakteri dhe identiteti...

pasioni_
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-13, 17:01   #30
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

11.03.2013


Shumė, shumė interesant... Sot ėshtė 11 marsi i vitit 2013. Datė si ēdo datė tjetėr? Jo. Ėshtė datė dhe ditė qė duhet tė na kujtojė diēka. Duhet tė na kujtojė pranverėn kosovare tė vitit 1981! Kemi prirje fantastike pėr tė harruar tė kaluarėn.
Askund, nė asnjė mjet informimi, asnjė fjalė, asnjė shkrim, asnjė
koment, asnjė kujtim...

Harro tė kaluarėn mbetesh pa tė ardhmen!

pasioni_


pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.