Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-10-11, 18:57   #31
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Keqkuptim: Islami ėshtė fe vetėm pėr Arabėt

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M Shiko postimin
Po pajtohem se eshte keqkuptim nese mendohet se Islami eshte vetem per Arabet, sepse natyrisht nuk eshte vetem per arabet, mirepo eshte per te gjithe ata qe dojne ta perqafojne. Mirepo nese ben qe ta deshifrosh me mire rendesine e gjuhes Arabe, sepse nuk e kuptova mire.
Deshifrimi i Kur'anit ;
nje ajet ne Kur'an nenkupton shume sure
per te zbatuar korigjimin ne gjuhet e tjera duhet per te gjetur fjalorin ma e gjere , ngase Arabet kane fjalorin ma e gjere me shume domethenje.
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 21-10-11, 19:35   #32
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Keqkuptim: Islami ėshtė fe vetėm pėr Arabėt

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M Shiko postimin
Po pajtohem se eshte keqkuptim nese mendohet se Islami eshte vetem per Arabet, sepse natyrisht nuk eshte vetem per arabet, mirepo eshte per te gjithe ata qe dojne ta perqafojne. Mirepo nese ben qe ta deshifrosh me mire rendesine e gjuhes Arabe, sepse nuk e kuptova mire.
Zanzi,


Te sygjeroj qe ta hapesh nje tem tek komuniteti yt, dhe te na sqarosh se pse na duhet me besu Zotin tend arab (Jezus Krishtin).

Keshtu, t'vim edhe na kajhere ne vizit e ti bojm disa muhabeta, muhabet burrash a ?!
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-11, 12:55   #33
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Librat e nxėnėsit tė dijes

LIBRAT E NXĖNĖSIT TĖ DIJES

Nė fillim tė kėtij kapitulli duhet patjetėr qė tė sqarojmė disa ēėshtje tė rėndėsishme pėr nxėnėsin e dijes. Ato ēėshtje janė:
1. Si tė sillemi me librin?
Sjellja me librin bėhet me disa gjėra:
E para: Njohja e subjektit tė librit me qėllim qė tė pėrfitosh prej tij nė fushėn qė kėrkon, pasi qė mund tė jetė libėr magjie, fallesh apo me gjėra tė pavėrteta. Pra duhet patjetėr qė tė njohėsh subjektin e librit me qėllim qė tė arrish dobinė e kėrkuar prej tij.
E dyta: Njohja e termave tė pėrdorura nė libėr, gjė e cila zakonisht tregohet nė parathėnien e librit. Kjo ėshtė e rėndėsishme pasi qė kėshtu ti kursen shumė kohė, dhe prandaj dijetarėt i vendosin parathėnie librave.
P.sh: Ne e dimė se kur autori i librit “Bulugul Meram” thotė: “Ky hadith ėshtė Muttefekun Alejhi”, ka pėr qėllim Buhariun dhe Muslimin, ndėrsa autori i librit “Munteka el Ahbar” ka pėr qėllim gjė tjetėr. Kur thotė “Muttefekun alejhi” ai ka pėr qėllim se atė hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.
Po kėshtu nė librat e Fikhut bėhet dallim mes termave “dy thėnie”, “dy drejtime”, “dy transmetime”, “dy mundėsi” e kėshtu. “Dy transmetimet” janė nga imami i medhhebit. “Dy drejtimet” janė nga shokėt e tij, dijetarėt e mėdhenj tė medhhebit ata tė cilėt i japin drejtim gjėrave nė medhheb. “Dy mundėsitė” pėrdoret kur ka lėkundje mes dy thėnieve dhe “dy thėniet” janė mė tė pėrgjithshme se tė gjitha kėto.
Po kėshtu duhet tė dish p.sh. se kur autori thotė “ixhmaan” – nė unanim, apo “uifakan”-nė pėrputhje, nė kėtė rast me fjalėn “unanim” ėshtė pėr qėllim unanimi i metit dhe kur thotė “nė pėrputhje” d.m.th. nė pėrputhje me tre imamėt, siē e pėrdor kėtė shprehje autori i librit “El Furu”-Degėzimet, nė fikun hanbeli. Po kėshtu edhe dijetarėt e medhhebeve tė tjerė, secili ka termat e veta, kėshtu qė duhet tė njohėsh termat qė pėrdor autori.
E treta: Njohja e stilit dhe shprehjeve tė librit, ndaj kur lexon njė libėr, dhe veēanėrisht kur ėshtė libėr shkencor i mbushur me dije, ndesh me shprehje tė cilat kėrkojnė meditim dhe mendim tė thellė qė t’i kuptosh, pėr shkak se ende nuk je mėsuar me stilin e tij, por kur e lexon pėrsėri, mėsohesh me tė.
Ekziston edhe diēka tjetėr jashtė sjelljes me librin, dhe bėhet fjalė pėr shėnimet poshtė apo anash faqes. Nxėnėsi i dijes duhet t’i shfrytėzojė kėto vende bosh nė faqen e librit pėr tė shėnuar sqarimin, argumentin apo analizimin e njė ēėshtje qė ndesh nė libėr dhe ka frikė se mos e harron. Shpesh njeriut i shpėtojnė kėto dobi tė cilat sikur t’i shėnonte, nuk do i merrnin veēse njė apo dy minuta kohė, dhe kur i kthehet pėrsėri atij libri, harxhon kohė tė gjatė deri sa tė kujtojė ku e ka lexuar atė dobi tė caktuar, madje ndoshta nuk e gjen mė.
Pra, nxėnėsi i dijes duhet tė kujdeset pėr kėtė gjė, sidomos nė librat e fikhut. Shpesh nė librat e fikhut ndesh njė ēėshtje tė caktuar bashkė me gjykimin e saj, pėr tė cilėn ti stepesh dhe ajo ēėshtje tė bėhet problematike. Kur kthehesh nė librat e fikhut mė tė zgjeruara se libri qė ke nė dorė, dhe gjen atje njė thėnie e cila e sqaron plotėsisht ēėshtjen tėnde, atėherė ti duhet ta shėnosh kėtė thėnie me qėllim qė tė kthehesh tek ajo herė tjetėr nė rast nevoje, pa u kthyer pėrsėri tek libri i madh nga i cili e ke marrė atė. Kjo gjė tė kursen shumė kohė.
2. Leximi i librave bėhet nė dy mėnyra:
E para: Lexim me vėmendje dhe pėrqendrim pėr tė kuptuar. Nė kėtė mėnyrė tė tė lexuarit, njeriu duhet tė mendohet dhe tė pėrqendrohet.
E dyta: Lexim dhe shfletim pėr tė parė se pėr ēfarė bėn fjalė libri dhe ēfarė kapitujsh pėrmban, duke e shfletuar shpejt atė, gjė nė tė cilėt nuk pėrkushtohet vėmendje dhe pėrqendrim si nė mėnyrėn e parė tė leximit.

3. Grumbullimi i librave
Nxėnėsi i dijes duhet tė kujdeset pėr grumbullimin e librave, por duhet tė fillojė nga mė tė rėndėsishmit nė mė pak tė rėndėsishmit. Nėse njeriu ka pak mundėsi financiare, nuk ėshtė prej hajrit dhe as prej urtėsisė qė tė blejė shumė libra dhe tė fus veten nė borxhe pėr ēmimin e tyre. Kjo ėshtė prej menaxhimit tė keq. N.q.s. nuk ke mundėsi tė blesh njė libėr, atėherė ti mund ta marrėsh atė hua nga ndonjė bibliotekė.

4. Pėrkujdesja pėr pėrvetėsimin e librave tė rėndėsishme
Nxėnėsi i dijes duhet tė kujdeset pėr pėrvetėsimin e librave nėnė dhe bazė, dhe jo librat e shkruara sė fundi, pasi qė disa autorė tė rinj nuk janė nė dijen e thelluar dhe me baza, ndaj kur lexon atė qė kanė shkruar kėta, i gjen gjėra sipėrfaqėsore. Mund edhe tė kenė pėrcjellė shprehje tė librave tė vjetėr, por me ndryshim tė shprehjes duke e zgjatur atė me fjalė tė shumta tė pavlera.
Ndaj, kujdesu pėr librat nėnė tė selefėve, sepse ato janė shumė mė tė mira dhe mė tė begata se librat e halefėve (tė mėvonshmėve), dhe kjo sepse shumica e librave tė kėtyre tė fundit janė kuptimpakė dhe shprehjeshumė, sa qė lexon njė faqe tė tėrė dhe mund ta pėrmbledhėsh atė me njė apo dy rreshta. Ndėrsa librat e tė parėve i gjen tė lehta, tė thjeshta, tė arritshme dhe tė matura. Madje nuk gjen njė fjalė tė vetme pa pasur kuptim.
Prej librave mė madhėshtore pėr tė cilat duhet tė kujdeset nxėnėsi i dijes janė librat e shejhut tė Islamit, Ibėn Tejmijes (Allahu e mėshiroftė!) dhe librat e nxėnėsit tė tij, Ibnul Kajjim (Allahu e mėshiroftė!). Siē ėshtė e njohur, librat e Ibnul Kajjim janė mė tė lehta dhe tė thjeshta se ato tė Ibėn Tejmijes, sepse Ibėn Tejmije pėrdor shprehje tė forta pėr shkak tė dijes sė tij tė gjerė dhe forcės sė intelektit tė tij. Ndėrsa Ibnul Kajjim pa njė shtėpi tė ngritur dhe u preokupua me zbukurimin dhe renditjen e saj. Nuk kemi pėr qėllim kėtu tė themi se Ibnul Kajjim ėshtė kopje e Ibėn Tejmijes. Pėrkundrazi, Ibnul Kajjim ka qenė i lirė nė mendimet dhe zgjedhjet e tij, dhe kur shihte se shejhu i tij e kundėrshtonte diēka qė ky e shihte tė saktė, atėherė ai fliste, siē ka bėrė nė lidhje me obligueshmėrinė e shndėrrimit tė Haxhit nė Umra pėr atė qė nuk e sjell me vete kurbanin ndėrkohė qė ka bėrė nijet pėr Haxh Mufrid apo Kiran, siē ishte edhe mendimi i Ibėn Abasit (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!). Ndėrsa Ibėn Tejmije kishte mendimin se kjo gjė ishte e obliguar nė kėtė mėnyrė posaēėrisht pėr sahatet. Pasi pėrmend fjalėn e Ibėn Abasit, ibnul Kajjim thotė: “Unė mė shumė anoj nga fjala e tij se sa nga fjala e shejhut tonė.” D.m.th. shprehu kundėrshtimin e tij.
Pra Ibnul Kajjim (Allahu e mėshiroftė!) ka qenė i pavaruar dhe i lirė nė mendimet e tij, por nuk ka ēudi qė ai tė pėrputhet me shehun e tij nė atė qė mendon se ėshtė e saktė dhe e vėrtetė, dhe nuk ka dyshim se nėse ti i mendon thellė shumicėn e zgjedhjeve tė Ibėn Tejmijes, i gjen se ato janė tė sakta, gjė tė cilėn e njohin mirė ata qė lexojnė librat e atyre dyve (Ibėn Tejmijes dhe Ibnul Kajjim).

5. Vlerėsimi i librave
Librat ndahen nė tre lloje:
Lloji i parė: Libra tė hajrit
Lloji i dytė: Libra tė sherrit
Lloji i tretė: Libra as tė hajrit dhe as tė sherrit
Ti kujdesu qė libraria jote tė mos pėrmbajė libra nė tė cilat nuk ka hajėr, apo nė tė cilat ka sherr.
Ekzistojnė edhe disa libra tė cilave u thuhet “Libra letėrsie”, por nė tė vėrtetė kėto libra e therin kohėn dhe e vrasin atė pa pėrfituar dobi. Si dhe ekzistojnė gjithashtu libra tė dėmshme qė pėrmbajnė ide tė caktuara, as kėto mos i fut nė librarinė tėnde, qofshin ato nė menhexh apo nė akide, siē janė librat e bidatēnjve tė cilat dėmtojnė akiden dhe librat revolucionare tė cilat dėmtojnė menhexhin.
Nė pėrgjithėsi, ēdo libėr tė dėmshėm mos e fut nė librarinė tėnde, pasi qė librat janė ushqim pėr shpirtin njėsoj si ngrėnia dhe pirja pėr trupin, dhe nėse e ushqen shpirtin me libra tė tillė, ty tė shkaktohet dėm i madh dhe merr drejtim tė kundėrt me rrugėn e saktė tė nxėnėsit tė dijes.

Librat e nxėnėsit tė dijes

Sė pari: Nė Akide
1. Libri “Tre parimet”
2. Libri “Katėr bazat”
3. Libri “Largimi i dyshimeve”
4. Libri “Kitabu et Teuhid”
Tė katėrta kėto libra janė tė shejhut tė Islamit, imam Muhamed ibėn Abdulvehab (Allahu e mėshiroftė!).
5. Libri “Akidja el Vasitije” e cila pėrmban sqarim tė Teuhidit El Esma ue Sifat dhe ėshtė nga librat mė tė mirė qė janė shkruar nė kėtė temė dhe e meriton tė lexohet dhe tė referohesh tek ai.
6. Libri “El Hamavije”
7. Libri “Et Tedmurije”, qė tė dy kėto libra janė mė tė zgjeruara se libri “El Vasitije”. Tė tre kėto libra janė tė shejhut tė Islamit Ibėn Tejmijes (Allahu e mėshiroftė!).
8. Libri “Akidja Tahavije”, e shejh Ebu Xheafer Ahmed ibėn Muhamed et Tahavi.
9. Libri “Sqarimi i Akides Tahavije”, i Ebu el Hasen Ali ibėn Ebil Iz (Allahu e mėshiroftė!).
10. Libri “Margaritarėt shkėlqyes nė pėrgjigjet Nexhdije”, grumbullim i shejh Abdurrahman ibėn Kasim (Allahu e mėshiroftė!).
11. Libri “Margaritarėt ndriēues nė akiden e grupit tė pėlqyer”, i Muhamed ibėn Ahmed es Sefarini el Hanbeli, por duhet pasur parasysh se nė tė pėrmenden disa shprehje tė cilat e kundėrshtojnė menhexhin e selefėve, siē ėshtė fjala e tij:
Zoti ynė nuk ėshtė as materie dhe as gjė aksidentale
As trup nuk ėshtė Ai, i Larti nė lartėsi
Prandaj nxėnėsi i dijes duhet ta mėsojė akiden nė duart e njė shejhu i cili e njeh mirė akiden e selefėve, me qėllim qė t’i sqarojė atij shprehjet dhe bindjet qė janė nė kundėrshtim me akiden e selefėve.

vijon...
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-11, 12:57   #34
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Librat e nxėnėsit tė dijes

Zoti ynė nuk ėshtė as materie dhe as gjė aksidentale
As trup nuk ėshtė Ai, i Larti nė lartėsi
Prandaj nxėnėsi i dijes duhet ta mėsojė akiden nė duart e njė shejhu i cili e njeh mirė akiden e selefėve, me qėllim qė t’i sqarojė atij shprehjet dhe bindjet qė janė nė kundėrshtim me akiden e selefėve.

Sė dyti: Nė Hadith
1. Libri “Fet’hul Bari, sqarim i Sahihut tė Buhariut”, i Ibėn Haxher el Askilani (Allahu e mėshiroftė!).
2. Libri “Subulu as selam, sqarim i Bulugu al meram”, i Saneanit, njė libėr i cili bashkon mes hadithit dhe fikhut.
3. Libri “Nejlu al eutar, sqarim i Munteka el Ahbar” i Sheukanit.
4. Libri “Umdetu al Ahkam” i El Makdesi, njė libėr i specializuar shumica e haditheve tė tė cilit janė nė dy Sahihat dhe nuk ėshtė nevoja tė kėrkohet pėr saktėsinė e tyre.
5. Libri “Dyzet hadithet e Neveviut”, i Ebu Zekerija en Nevevi Allahu e mėshiroftė! Ky libėr ėshtė shumė i mirė sepse nė tė ka mėsime tė mira, stil tė mirė dhe rregulla shumė tė dobishme, siē ėshtė p.sh. hadithi: “Nga islami i mirė i njeriut ėshtė lėnia e asaj qė nuk i intereson.”[1] Ky hadith ėshtė njė rregull, po tė ecėsh sipas tė cilit, do tė ishte i mjaftueshėm. Po kėshtu edhe rregulli nė lidhje me tė folurin: “Kush beson Allahun dhe botėn tjetėr, tė flasė mirė ose tė heshtė!”[2]
6. Libri “Bulugu al Meram”, i hafiz Ibėn Haxher el Askilani, njė libėr shumė i dobishėm veēanėrisht me faktin se ai pėrmend transmetuesit e haditheve dhe se kush e ka konsideruar tė saktė apo tė dobėt njė hadith tė caktuar, si dhe bėn shėnimet e veta nė hadithe.
7. Libri “Nuhbetu el fikr”, i Ibėn Haxher el Askilani, i cili konsiderohet njė libėr pėrmbledhės. Sikur nxėnėsi i dijes ta kuptojė dhe ta pėrvetėsojė kėtė libėr, ai i mjafton nė vend tė shumė librave nė terminologjinė e hadithit. Nė kėtė libėr, Ibėn Haxheri ka edhe njė stil shumė tė dobishėm, i cili ėshtė: shqyrtimi dhe ndarja. Kur e lexon kėtė libėr, nxėnėsi i dijes ėshtė aktiv pasi qė ai ėshtė i ndėrtuar nė atė mėnyrė qė tė kėrkon tė vesh mendjen nė punė. Madje unė them se nxėnėsi i dijes bėn mirė ta mėsojė pėrmendėsh atė, sepse ai ėshtė njė pėrmbledhje e dobishme nė shkencėn e hadithit.
8. Gjashtė Sunenet: Sahihu i Buhariut, Sahihu i Muslimit, Sunenu en Nesai, Sunenu Ebi Daud, Sunenu Ibėn Maxheh dhe Xhamiu et Tirmidhi. E kėshilloj nxėnėsin e dijes qė tė lexojė sa mė shumė prej tyre, sepse nė to ka dy dobi:
E para: Kthimi tek bazat e fesė.
E dyta: Pėrsėritja e emrave tė transmetuesve nė mendje, gjė e cila bėn qė kur tė lexosh emrat e transmetuesve nė ēdo sened qė tė jenė, e dallon p.sh. se filani ėshtė nga transmetuesit e Buhariut, duke pėrfituar kėshtu kėtė dobi nė shkencėn e hadithit.

Sė treti: Nė fikh
  1. <LI class=style171>1. Libri “Edukata e tė ecurit pėr nė xhami”, i shejhut tė Islamit Muhamed ibėn Abdulvehab, Allahu e mėshiroftė. <LI class=style171>2. Libri “Zadu el Nustekni, shkurtim i librit “El Mukni”, i El Haxhavi, njė nga mė tė mirat libra tė pėrmbledhura nė fikh. Ky ėshtė njė libėr i shkurtuar dhe i pėrmbledhur, tė cilin profesori ynė, dijetari i madh Abdurrahman es Seadi, Allahu e mėshiroftė, na kėshilloi qė ta mėsonim pėrmendėsh, ndėrkohė qė vetė ai kishte mėsuar pėrmendėsh tekstin e librit “Delijlu et Talib”. <LI class=style171>3. Libri “Er raudul murabea, sqarim i “Zadul Mustekni”, i shejh Mensur el Behuti.
  2. 4. Libri “Umdetul Fikh”, i Ibėn Kudames, Allahu e mėshiroftė!

Sė katėrti: Nė ndarjen e trashėgimisė
  1. <LI class=style171>1. Libri “Metnu er Rrahabije”, i Er Rahabi.
  2. 2. Libri “Metnul Burhanije”, i Muhamed el Burhani, njė libėr i shkurtuar, i dobishėm, pėrmbledhės pėr tė gjitha trashėgimitė. Pėr mendimin tim, ky i dyti ėshtė mė i mirė se libri Er Rrahabije, pėr shkak se ky ėshtė mė pėrmbledhės dhe me njohuri mė tė zgjeruara.

Sė pesti: Nė Tefsir
1. Libri “Tefsiri i Kuranit tė Madhėrishėm”, i Ibėn Kethirit, i cili ėshtė i mirė nė tefsirin me gjurmėt e tė parėve, i dobishėm dhe i sigurtė (pėr nga akidja, etj). Por ai jep shumė pak nė lidhje me anėn gjuhėsore dhe atė retorike.
2. Libri “Tejsijr el Kerijmi er Rrahman fi Tefsir Kelamil Menan”, i shejh Abdurrahman ibėn Nasir es Seadi, Allahu e mėshiroftė! Ky ėshtė njė libėr i mirė, i lehtė pėr t’u pėrvetėsuar dhe i sigurtė (pėr nga akidja, etj). Unė kėshilloj pėr leximin e tij.
3. “El Mukadimetu fi et Tefsir”, e shejhut tė Islamit Ibėn Tejmije, i cili ėshtė hyrje e rėndėsishme dhe e mirė nė shkencėn e Tefsirit.
4. Libri “Edvaul Bejan”, i dijetarit tė madh Muhamed esh Shinkiti, Allahu e mėshiroftė! Ky ėshtė njė libėr pėrmbledhės i hadithit, fikhut, tefsirit dhe usuli fikhut.

Sė gjashti: Libra tė pėrgjithshme nė disa shkenca tė ndryshme
1. Nė sintaksėn arabe: “Metnul Axhrumije”, njė libėr i shkurtuar dhe i thjeshtė.
2. Gjithashtu nė sintaksė: “Elfijtu Ibni el Malik”, i cili konsiderohet esenca e sintaksės.
3. Nė Sira, libri mė i mirė qė kam parė ėshtė: “Zadul Miad”, i Ibnul Kajim, Allahu e mėshiroftė! Ky ėshtė njė libėr shumė i dobishėm i cili pėrmend historinė e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) nė tė gjitha gjendjet e tij, pastaj nxjerr ligje dhe dobi tė shumta.
4. Libri “Kopėshti i njerėzve tė zgjuar”, i Ibėn Hiban el Busti, Allahu e mėshiroftė! Ky ėshtė njė libėr i dobishėm edhe pse ėshtė i vogėl, dhe ka mbledhur njė numėr tė madh dobishė dhe gjurmė dijetarėsh tė hadithit e tė tjerė.
5. Libri “Sijeru ealami en Nubela”, i Dhehebiut, njė libėr me dobi shumė tė mėdha, nga i cili nxėnėsi i dijes duhet tė lexojė dhe tė kthehet tek ai.



[1] Hadith Sahih. E ka nxjerrė Tirmidhiu 2324, Ibėn Maxheh 3976.

[2] Buhariu 6018, Muslimi 47.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-11, 12:50   #35
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Shpejgim Hadithit:" Besimtari i fort mė i mirė se i dobėti.." - Jeton Bozhlani

Shpejgim Hadithit:" Besimtari i fort mė i mirė se i dobėti.." - Jeton Bozhlani

Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-11-11, 09:11   #36
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Imoraliteti dhe dėmet qė ai shkakton .

Imoraliteti dhe dėmet qė ai shkakton


1. Imoraliteti e shkatėrron mirėqėnien e mbarė njerėzimit dhe bėhet shkak pėr humbjen e pėrkatėsive farefisnore.
Dijetari i islamit Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Dėmet si pasojė e imoralitetit janė shkatėrruese tė mirėqėnies se mbarė njerėzimit. Femra nėse bėn imoralitet, e mbulon me turp familjen, bashkėshortin dhe tė gjithė tė afėrmit e saj, si dhe bėhet shkak qė ata ta humbasin krenarinė nė mesin e njerėzve. Nėse ajo ngel shtatzėnė si pasojė e imoralitetit, po ta vrasė fėmijėn e saj, ajo ka bashkuar midis dy krimeve tė shėmtuara, kurvėrisė dhe vrasjes. Nėse e mbart atė tek bashkėshorti i saj, ka futur nė familjen e tij njė tė huaj, i cili nuk ėshtė prej tyre. I trashėgon ata duke mos qenė prej tyre, merr pėrkatėsinė e tyre duke mos qenė gjaku i tyre, si dhe janė edhe shumė e shumė dėme tė tjera si pasojė e imoralitetit. Ndėrsa, pėr sa i pėrket kurvėrisė sė burrit, ajo gjithashtu bėhet shkak pėr humbjen e pėrkatėsisė familjare. Pas kėsaj qėndron shkatėrrimi i gruas dhe nderit te saj, si dhe vėnia nė rrezik e rolit tė saj, duke e bėrė atė burim tė shthurjes dhe shkatėrrimit. E s'ka dyshim se ky krim bėhet shkak pėr rrėnimin e jetės sė kėsaj bote dhe botės tjetėr (ahiretit). Janė tė shumta gjynahet tė cilat ndėrmerren pėr shkak tė imoralitetit. Sa e sa tė drejta hidhen poshtė pėr shkak tė tij?! Sa e sa padrejtėsi ndodhin si pasojė e imoralitetit?!"
Po ashtu ka thėnė: "E pėrderisa dėmet si pasojė e kurvėrisė ishin prej dėmeve mė tė mėdha, ku ajo bėhej shkak pėr humbjen e pėrkatėsive farefisnore, mosruajtjes sė nderit dhe mosruajtjes sė ndalesave tė Allahut; bėhej shkak pėr futjen e urrejtjes dhe armiqėsisė ndėrmjet njerėzve, duke bėrė qė ēdokush tė cėnoj nderin e gruas, vajzės, motrės apo nėnės sė tjetrit. E s'ka dyshim se kėto qė pėrmendėm janė prej shkaqeve kryesore tė pėrhapjes sė shkatėrrimit nė tokė. Pikėrisht pėr tė gjitha kėto arsye, kurvėria u rendit menjėherė pas krimit tė vrasjes pėr nga madhėsia, kėshtu e ka renditur atė Allahu i Madhėruar nė Librin e Tij dhe i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė sunetin e tij. Imam Ahmedi(Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Nuk di qė pas vrasjes tė ketė krim mė tė madh se kurvėria. Allahu e ka pėrforcuar moslejueshmėrinė e saj me Fjalėt e Tij: "Edhe ata qė pėrveē Allahut, nuk lusin ndonjė zot tjetėr dhe nuk e vrasin njeriun qė e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto ai e gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi ditėn e kiametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. Pėrveē atij qė ėshtė penduar..." [El Furkan: 68-69]
Allahu i Madhėruar nė kėtė ajet e ka shoqėruar kurvėrinė me shirkun dhe vrasjen e njeriut padrejtėsisht dhe si ndėshkim pėr kėto nė botėn tjetėr, pėrcaktoi dėnim tė dyfishtė e tė pėrjetshėm, pėrveē se nėse njeriu e heq kėtė barrė nga vetja e tij duke u penduar tek Allahu i Madhėruar, duke e pėrforcuar besimin dhe duke vepruar punė tė mira. Allahu i Madhėruar thotė: "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ajo ėshtė vepėr e shėmtuar dhe rrugė shumė e keqe." [El Israė: 32]
Allahu i Madhėruar nė kėtė ajet e ka cilėsuar kurvėrinė si "vepėr e shėmtuar", madje tė qenėt e saj njė vepėr shumė e keqe ėshtė njė realitet i ngulitur nė mendje, jo vetėm tek njerėzit por edhe te shumė prej kafshėve.
Buhariu (Allahu e mėshiroftė!) nė "Sahihun" e tij ka pėrmendur njė transmetim nga Amėr ibėn Mejmun el Eudi se ka thėnė: "Kam parė nė kohėn e injorancės dy majmunė tė cilėt bėnė kurvėri. Majmunėt u mblodhėn rreth atyre dyve dhe nisėn t’i gjuajnė me gurė derisa ngordhėn."[1]
Allahu i Madhėruar e ka bėrė tė qartė se cili ėshtė pėrfundimi i kėsaj vepre duke e quajtur atė "rrugė shumė e keqe", kjo sepse kurvėria ėshtė rruga e skamjes, rrėnimit dhe poshtėrimit nė kėtė botė, si dhe ajo ėshtė rruga e vuajtjes, ndėshkimit dhe dėshpėrimit nė botėn tjetėr."

2. Kurvėria i pėrmbledh tė gjitha nyjet e sė keqes.

Ibnul Kajim(Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Kurvėria i pėrmbledh tė gjitha nyjet e sė keqes. Ajo bėhet shkak pėr dobėsimin e besimit, largimin e turpit, mungesėn e personalitetit dhe humbjen e xhelozisė. Nuk ndodh qė njė imoral tė jetė i turpshėm, pėrmbushės i amanetit, i besueshėn nė fjalė, besnik ndaj shokut, si dhe tė ndjejė xhelozi tė plotė ndaj familjes se vet. Tradhtia, mashtrimi dhe gėnjeshtra janė natyrė e tij. Paturpėsia, mungesa e xhelozisė dhe moskujdesi pėr ruajtjen e ndalesave tė Allahut; tė gjitha kėto janė simptoma tė imoralitetit."

3. Kurvėria i hap njeriut dyert e gjynaheve.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė: "Kurvėria e shtyn njeriun nė prishjen e lidhjeve me tė afėrmit e tij, nė mosrespektimin e prindėrve, nė kėrkimin e pasurisė nė rrugė tė ndaluara dhe nė bėrjen padrejtėsi ndaj tė tjerėve. Kurvėria bėhet shkak pėr humbjen e bashkėshortes dhe fėmijėve, madje jo rrallė herė ajo e ēon njeriun drejt dhunės dhe gjakderdhjes. Ka edhe prej atyre tė cilėt pėr tė arritur te kurvėria, kėrkojnė ndihmėn e fallxhorėve dhe magjistarėve, e ky veprim, nė shumicėn e rasteve i shtyn ata drejt shirkut, qoftė kjo me apo pa dijen e tyre. Pra ky gjynah, nuk pėrmbushet ndryshe, veēse duke u shoqėruar me njė varg gjynahesh para dhe pas tij; gjynahe kėto tė cilat lindin tė tjera lloje gjynahesh. Kurvėria ėshtė gjėja mė tėrheqėse e tė keqes sė kėsaj bote dhe botės tjetėr. Ajo nė tė njėjtėn kohė ėshtė gjėja mė penguese e tė mirės sė kėsaj bote dhe botės tjetėr. Nėse njeriu bie pre e kurvėrisė dhe ajo zė vend nė zemėr, si dhe shndėrrohet nė ves tė tij; atėherė kurimi i saj bėhet tepėr i vėshtire. Robi i saj ėshtė vėshtirė tė lirohet, ndėrsa viktima e saj nuk mund tė kurohet. Allahu i Madhėruar i ka dhėnė kėtij krimi kompetencėn e prishjes sė mirėsive. Nėse njeriu ka rėnė pre e kurvėrisė, atėherė le t'u thotė lamtumirė mirėsive tė Allahut, kjo sepse ato do tė jenė tė dobėta; e shpejt do tė jetė shvendosja e tyre, e afėrt do tė jetė zhdukja e tyre. Allahu i Madhėruar nė Librin e Tij ka thėnė: "Kėtė (masė ndėshkuese) e bėri, sepse Allahu nuk e ndryshon njė begati, tė cilėn ia ka dhuruar njė populli, derisa ata ta ndryshojnė gjendjen e tyre."[El Enfal: 53]
Gjithashtu i Lartėsuari ka thėnė: "E nėse Allahu vendos ta ndėshkojė njė popull, Atė nuk ka kush qė ta zbrapsė. Ata (njerėzit) nuk kanė mbrojtės tjetėr pėrveē Tij." [Er Rra'd : 11]

4. Kurvėria shkakton sėmundje psikike dhe e sėmurė zemrėn.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė: "Prej veēorive tė imoralitetit, ėshtė gjithashtu edhe fakti se ai e hallakat zemrėn dhe e sėmurė, nė qoftė se nuk e vret atė. Ai fut mėrzitje, dėshpėrim dhe frikė nė zemėr. E largon njeriun nga Allahu i Madhėruar dhe e afron atė tek shejtani i mallkuar."
Po ashtu ka thėnė: "Prej pasojave tė imoralitetit, ėshtė se ai e errėson zemrėn dhe e shuan dritėn e saj." Ndėrsa nė njė tjetėr vend ka thėnė: "Pasojė e kurvėrisė ėshtė edhe trishtimi tė cilin Allahu i Lartėsuar e vendos nė zemrėn e lavirit, trishtim ky, shenjat e tė cilit vėrehen nė fytyrėn e tij. Nė krah tė kundėrt, i moralshmi, nė fytyrėn e tij ka dritė dhe ėmbėlsi, nė zemrėn e tij ka rehati dhe qetėsi. Nėse dikush ulet apo bisedon me tė, shumė shpejt miqėsohet dhe ndjen simpati ndaj tij. Ndėrsa laviri, nė fytyrėn e tij vėrehet trishtimi. Nėse dikush ulet apo bisedon me tė, zmbrapset dhe ndjen neveri ndaj tij.
Po ashtu ka thėnė: "Prej pasojave tė imoralitetit ėshtė edhe ankthi dhe gjendja e keqe shpirtėrore, kjo sepse laviri shpėrblehet me tė kundėrtėn e asaj qė dėshironte. Ai i cili e kėrkon kėnaqėsinė nė ato gjėra qė Allahu i Madhėruar i ka bėrė tė ndaluara, Allahu e ndėshkon atė me tė kundėrtėn e asaj qė kishte pėr qėllim. Kėnaqėsia e Allahut nuk arrihet ndryshe, veēse duke ju bindur Atij. Allahu i Madhėruar, gjynahet kurrėsesi nuk i ka bėrė shkaqe pėr arritjen e ndonjė tė mire. E sikur ta dinte imorali se ēfarė fshihet pas ndershmėrisė, prej kėnaqėsisė, lumturisė, rehatisė shpirtėrore dhe jetesės sė mirė, do ta kuptonte se kėnaqėsia tė cilėn e ka humbur, ėshtė shumė herė mė e madhe se ajo me tė cilėn e shkėmbeu atė.

5. Kurvėria shkakton skamje dhe varfėri.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė: "Prej veēorive tė imoralitetit, ėshtė edhe fakti se ai shkakton skamje dhe varfėri. Nė trashėgiminė fetare pėrmendet se Allahu i Madhėruar ka thėnė: "Vėrtet, Allahu i shkatėrron zullumqarėt dhe i varfėron imoralėt."



vijon....
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-11-11, 09:12   #37
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Imoraliteti dhe dėmet qė ai shkakton .

6. Kurvėria shkakton largimin e njerėzve, dhe bėn qė ata (qė bėjnė zina) tė shihen me neveritje nga tė tjerėt

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė:"Kurvėria bėhet shkak qė personi tė humbasė nderin dhe respektin nė mesin e njerėzve. Ajo e ul pozitėn e njeriut tek Allahu i Madhėruar dhe e ul vlerėn e tij nė sy tė njerėzve… Si pasojė e kurvėrisė ėshtė edhe humbja e autoritetit. Laviri nuk gėzon autoritet nė zemrat e familjarėve tė vet, tė afėrmve dhe njerėzve nė pėrgjithėsi. Ai ėshtė gjėja mė e neveritshme nė sytė e tyre. Nė tė kundėrt, i moralshmi gėzon autoritet dhe posedon pozitė tė lartė nė mesin e njerėzve…Pasojė e kurvėrisė ėshtė edhe fakti se njerėzit e shohin lavirin me syrin e mosbesimit dhe tradhtisė. Atij askush nuk i zė besė pėr familjen dhe fėmijėn e tij.

7. Kurvėria lė gjurmėt e prishjes nė fytyrėn e vepruesit tė saj.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė lidhje me kėtė ka thėnė:"Prej shenjave tė imoralitetit ėshtė nxirja e fytyrės dhe errėsira e saj. Nė fytyrėn e lavirit mbizotėron brenga dhe trishtimi, gjė kjo e cila vėrehet nga njerėzit... Nė krah tė kundėrt, i moralshmi, nė fytyrėn e tij ka dritė dhe ėmbėlsi, nė zemrėn e tij ka rehati dhe qetėsi. Nėse dikush ulet apo bisedon me tė, shumė shpejt miqėsohet dhe ndjen simpati ndaj tij. Ndėrsa laviri, nė fytyren e tij vėrehet trishtimi. Nėse dikush ulet apo bisedon me tė, zmbrapset dhe ndjen neveritje ndaj tij.

8. Kurvėria shkakton erė tė rėndė dhe tė neveritshme.
Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Gjithashtu pasojė e kurvėrisė ėshtė edhe era e keqe qė del nga goja dhe trupi i lavirit. Kėtė erė e dallon ēdo njeri me zemėr tė shėndoshė. Sikur tė mos ishte pjesmarrja e njerėzve nė kėtė erė, do tė pėrhapej dhe do tė lėshonte britmė, duke treguar mbartėsin e saj.

9. Kurvėria bėhet shkak qė njeriu tė meritojė ndėshkimin nė jetėn e varrit dhe nė ditėn e Kijametit.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė: "Rruga e kurvėrisė ėshtė rruga mė e keqe, dhe vendqėndrimi i lavirėve nė ferr (xhehenem) ėshtė vendqėndrimi mė i keq. Vendi i shpirtrave tė tyre nė barzakh ėshtė furra e ndezur fortė (tennuri). Poshtė tyre ata i godet flaka e zjarrit. Sa herė i kap flaka ata rėnkojnė dhe pėrpiqen tė largohen pėr t'u shpėtuar flakėve, e pastaj sėrish kthehen nė vendin e tyre. Ata vazhdojne tė jenė nė kėtė gjendje deri nė ditėn e Kijametit, ashtu siē i ka parė nė ėndėrr i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), e s'ka dyshim se ėndėrrat e profetėve janė pjesė e shpalljes."
Kėto janė ēfarė vuri nė dukje Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) prej urtėsive tė rralla dhe fshehtėsive tė imta legjistlative, nė sqarim tė urtėsisė sė moslejueshmėrisė sė imoralitetit. Siē vėrejtėm mė sipėr, tė argumentuarit e tij ai e bazoi duke sqaruar dhe vėnė nė dukje dėmet dhe rreziqet e imoralitetit (kurvėrisė), si dhe shkaqet negative tė tij, tė cilat janė shkatėrruese tė mirėqenies sė mbarė njerėzimit, si nė rang shoqėror ashtu edhe nė atė individual. Nė dorėshkrimet e Ibnul Kajim-it, lexuesit i bėhet e qartė urtėsia legjislative e moslejueshmėrisė sė imoralitetit nga ana fetare. Autori (Allahu e mėshiroftė!) e shpalos temėn nė mėnyre tė atillė argumentuese, saqė rrallė e gjen atė tė shpalosur nga tė tjerė dijetarė tė cilėt e kanė prekur kėtė temė. S'ka dyshim se kjo argumenton edhe njė herė aftėsitė e gjera dhe gjithėpėrfshirėse tė kėtij dijetari, si dhe mendjemprehtėsinė dhe pėrpjekjet e tij pėr t'u zhytur thellė nė urtėsitė legjislative tė kėsaj feje madhėshtore.
Pėrktheu: Edmon AJDINI
© all rights reserved

[1] E transmeton Buhariu nė "Sahihun" e tij me nr [3849].
Shkėputur nga libri "Ez Zina" me autor Ahmed en Nehari
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-11, 21:44   #38
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Ēfarė thotė Kurani dhe Bibla pėr mbulesėn

Ēfarė thotė Kurani dhe Bibla pėr mbulesėn

Jetojmė nė njė kohė plot sfida, tė cilat po na shoqėrojnė ditė e natė deri nė vdekje. Propaganda skajshmėrisht antiislame dhe shumėdimensionale nuk ka tė ndalur, sulmet ideologjike tė shoqėruara aspak me mėshirė e ndėrgjegje janė tė gjitha tė shigjetuara me plot urrejtje e armiqėsi kundėr Islamit, fesė sė natyrshmėrisė njerėzore dhe programit pėr tė gjitha sferat e jetės e pėr mbarė kombet e globit, fesė tė cilėn e zgjodhi Zoti i Madhėrishėm, Sundimtari absolut. Shumė herė shkak i kėtyre sulmeve po bėhen vetė muslimanėt, tė cilėt me sjelljet e tyre po paraqesin imazhe negative, me tė cilat Islami nuk ka tė bėjė fare. Kjo vjen si rezultat i largimit nga metodologjia qė reflekton Islamin autentik.
Por sulmet ideologjike pėrmes librave, revistave, ligjėratave, debateve televizive dhe emisioneve dokumentare i hasim tė drejtuara direkt kundėr fondamenteve, parimeve dhe udhėzimeve islame dhe ky fenomen ėshtė njė mesazh shumė i qartė qė duhet tė na nxisė pėr vigjilencė dinamike dhe dashuri maksimale nė praktikimin e fesė islame pėr tė formuar personalitetin e vėrtetė islamik dhe kjo kėrkon orientim shkencor e jo fanatizėm fraksionist e medhhebor. Kėto sulme vullkanike vėrshojnė edhe kundėr veshjes qė Islami parasheh pėr muslimanen. Kundėrshtimet e tilla priten dhe do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen nga sekularistėt dhe ideologjia feministe me tė gjitha rrymat e saj[1] si dhe nga ideologjitė e tjera, tė gjitha produkte tė mendjes njerėzore.
Nė kėtė kohė, disa dijetarė e mendimtarė u sfiduan dhe u viktimizuan ideologjikisht nga kėto kundėrshtime satanike duke pėrhapur fetva skandaloze nė lidhje me mbulesėn islame, duke e tjetėrsuar atė nga ajo qė parasheh koncepti islam me qėllim qė tė paraqiten sa mė modernė dhe bashkėkohorė; njė mbulesė e cila ka nevojė pėr mbulesė dhe qė shfaq bukurinė femėrore duke korruptuar lehtė ndjenjat mashkullore dhe duke nxitur pasione djallėzore.[2] Ai qė ka dėshmuar se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij duhet qė personalitetin e tij ta formojė nė pajtueshmėri me atė qė kėrkon kjo dėshmi, mbi tė cilėn ndėrtohet e gjithė feja, e cila pėrfshin tė gjitha sferat e jetės nga lindja deri nė vdekje.
Krijuesi ynė kėrkon nga njerėzimi qė t’i pėrgjigjet kėtij mesazhi hyjnor dhe tė mos shprehė revoltė duke ia kthyer shpinėn dritės kur’anore dhe udhėzimeve profetike dhe nėn hijen e kėsaj metodologjie qiellore[3]realizohet tė larguarit nga tė gjitha rrugėt e burimit djallėzor. Kush e ngulit mu nė kandil tė zemrės dashurinė e shoqėruar me respekt dhe nėnshtrim ndaj metodologjisė nė fjalė, do tė shfaqė Islamin burimor dhe gjithė atė qė urdhėron kjo fe, do ta praktikojė atė me bindje dhe do tė largohet me urrejtje nga ēdo gjė qė ndalon kjo fe. Prej urdhėrimeve fetare ėshtė edhe hixhabi, mbulesa me tė cilėn obligohen muslimanet. Ato duhet ta zbatojnė duke mos hezituar dhe nė momentet kur i dėgjojnė ajetet qė flasin pėr mbulesėn, ato duhet ta zbatojnė me dashuri dhe krenari.
Pėr tė arritur deri te implementimi i tillė dhe realizimi i obligimit qė kemi ndaj Kur’anit, duhet tė realizojmė dy gjėra. Sė pari, duhet ta kuptojmė Kur’anin dhe tė meditojmė mbi ajetet e tij. Sė dyti, tė veprojmė me Kur’an. Kur urdhėrohet diēka me tė, ajo gjė duhet zbatuar, por nėse ndalohet ndonjė gjė, duhet tė largohemi prej saj. Kur zbriti ajeti i mbulesės, Pejgamberi salallahu alejhi ve sel-lem ua tha sahabėve, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, dhe ata pastaj u kthyen te shtėpitė dhe ua thanė kėtė ajet bijave, grave, nėnave dhe motrave tė tyre, tė cilat u mbuluan. Allahu i Plotpushtetshėm thotė: “O Pejgamber! Thuaju grave dhe bijave tė tua si dhe grave tė besimtarėve qė tė lėshojnė mbulesėn e tyre (tė kokės) mbi gjithė trupin. Kjo do tė ishte mė e mirė qė ato tė mund tė dallohen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ngacmohen nga tė tjerėt. Allahu ėshtė Falės i madh dhe gjithnjė Mėshirėplotė.” [5]
Dhe nė suren Nur thotė: “Thuaju besimtareve qė tė ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnė nderin e tyre (nga marrėdhėniet e jashtėligjshme) dhe tė mos i shfaqin stolitė e tyre, pėrveē atyre qė janė tė dukshme.[6] Le t’i mbulojnė kraharorėt me mbulesat e tyre (tė kokės) dhe tė mos ua shfaqin stolitė e tyre...”[7] Mesazhet qė ngėrthejnė kėto ajete janė:
- obligueshmėria pėr mbulimin e tėrė trupit nga koka e deri nė fund tė kėmbėve;
- mbulesa reflekton besimin, nderin, thjeshtėsinė, sakrificėn dhe mbrojtjen nga shikimet e liga;
- mbulesa nuk duhet tė jetė e tejdukshme;
- nuk duhet tė jetė e zbukuruar;
- tė jetė e gjerė dhe jo e ngushtė dhe e hollė;
- tė mos jetė e parfumuar;
- mos t’i pėrngjajė veshjes sė meshkujve e as asaj tė jobesimtarėve.

vijon...
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-11, 21:46   #39
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Ēfarė thotė Kurani dhe Bibla pėr mbulesėn

BIBLA PRO MBULESĖS

Nuk u takon besimtarėve dhe besimtareve qė tė veprojnė me librat e mėhershėm qiellore ngase ata kanė pėsuar ndryshim nga origjinali prej faktorit njeri. E sa i pėrket ruajtjes sė Kur’anit, atė e ka marrė pėrsipėr Allahu deri nė kataklizėm, pasi Krijuesi dhe Sundimtari i krijimit thotė: “Sigurisht, Ne e kemi zbritur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmė atė.”[8]
Ne me kėtė nėntitull kemi synim qė njerėzve afetarė t’u sqarojmė se nuk ėshtė vetėm Islami qė e bėn obligim mbulesėn, por edhe Bibla e urdhėron njė gjė tė tillė, ngase kur ėshtė fjala pėr mbulesėn kritikat ngėrthejnė nė vetvete se mbulesa ėshtė prapambetje dhe diskriminim gjinor dhe kėto akuza lėshohen si raketa vetėm nė adresė tė Islamit, duke e anashkaluar Biblėn. Kjo bėhet edhe pėr njė arsye tjetėr, se ky obligim biblik ėshtė i injoruar nga pasueset e saj, me pėrjashtim tė murgeshave.[9]

Ja ēfarė lexojmė nė Bibėl nė lidhje me mbulesėn: “Ēdo grua qė lutet apo profetizon me krye tė zbuluar, turpėron kryetarin[10] e vet: sepse ėshtė e njėjtė sikurse t’i kishte qethur flokėt.[11] E po ndodhi qė ndonjė grua nuk do ta mbulojė kryet, le tė qethet;[12] por, nė qoftė se ėshtė turp pėr grua ta qethė e ta rruajė kryet, atėherė le tė mbulohet.”[13]
Kėto citate janė skajshmėrisht tė qarta se Bibla e urdhėron femrėn qė tė mbulohet sepse me kėtė mbulesė dallohet nga prostitutat, duke qenė se mosmbulimi ėshtė turp dhe gjė e pamoralshme. Nė tė kundėrt, gruaja e pambuluar duhet t’i ketė flokėt e qethura ose tė rruara. Nė citatin tjetėr, i cili e pėrforcon obligueshmėrinė e mbulesės, lexojmė: “Prandaj gruaja duhet tė mbajė njė shami koke si shenjė varėsie pėr hir tė engjėjve.”[14]
Kjo mbulesė e mbron femrėn nga shikimet e liga prej tė cilave paralajmėron e qorton Bibla si dhe mbulesa i shpėton sytė e meshkujve qė tė mos mėkatojnė.
Bibla thotė: “Keni dėgjuar se qe thėnė: “Mos e thyej kurorėn!” E unė po ju them: Kushdo qė me dėshirim e shikon njė grua, nė zemrėn e vet e ka bėrė fėlligėshtinė me tė. Nėse syri yt i djathtė tė ēon nė mėkat, nxirre e flake larg teje! Ėshtė mė mirė pėr ty tė humbasėsh njėrėn nga gjymtyrėt e tua, se i tėrė trupi yt tė hidhet nė ferr.”[15]
Po ashtu Bibla e ndalon qė femra t’i pėrngjajė mashkullit nė veshje dhe anasjelltas, kur thotė: “Njė grua nuk duhet tė mbajė veshje meshkujsh, as njė burrė veshje femrash. Zoti, Perėndia juaj, e urren atė qė bėn ashtu.”[16]
Kjo le tė shėrbejė si pėrkujtim edhe pėr femrat nazaretiane, qė nėse marrin mėsim dhe i zbatojnė kėto kėshilla biblike, mbasi edhe besojnė nė tė, do ta ndihmojnė moralin qė sot nė shoqėrinė tonė ėshtė nė dekadencė.
PĖRFUNDIM

Mesazhi i Zotit qė nga Pejgamberi Muhamed sal-lallahu alejhi ve sel-lem ėshtė vetėm Kurani dhe Sunneti, ligj qė rregullon jetėn individuale dhe shoqėrore pėr gjithė popujt e rruzullit tokėsor dhe nuk do tė realizohet harmonia, siguria, lumturia dhe paqja nė tokė nėse njerėzimi do t’ia kthejė shpinėn sheriatit tė Zotit. Kur njerėzimi revoltohet kundėr Mbretit tė gjithėsisė duke u larguar e kundėrshtuar urdhėrimet, ndalesat dhe kėshillat e Tij, nuk ka dyshim se do tė shfaqen nė fytyrėn e tokės dhuna, luftėrat, dėnimet dhe shumė gjėra tė tjera negative tė pranishme sot.
Allahu i Madhėruar thotė: “Kushdo qė i kthen shpinėn Mesazhit Tim, do tė ketė jetė tė mjeruar dhe Ne, nė Ditėn e Kiametit, do ta ringjallim tė verbėr.”[ 17]
Pra, njerėzimi vetėm pėrmes Mesazhit tė Zotit (Kuranit dhe Sunnetit) realizon sigurinė dhe lumturinė nė kėtė botė dhe nė amshueshmėri.
Shkroi:
Adem AVDIU
Delirje&Edukim nr:11
Burimi: Albselefet.net

___________________________
[1] Si feminizmi liberal, socialist dhe radikal.
[2] Nė lidhje me mbulesėn fetare sipas sheriatit, lexoni librin “Mbulesa” nga dijetari eminent dhe fakihu i kohės sonė, Imam Albani, Allahu e mėshiroftė.
[3] Kėtė metodologji e implementuan gjenerata e artė, sahabėt, shokėt e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me rrugėn e tė cilėve Allahu ishte i kėnaqur. Kjo mjafton pėr tė gjitha gjeneratat e tjera qė ta pasojnė rrugėn e tyre, pra kur ėshtė vėrtetuar me Kur’an dhe hadith se Allahu ėshtė i kėnaqur me gjeneratėn e parė tė kombit musliman, atėherė kjo sinjalizon qartė se kėnaqėsia e Zotit tė Madhėruar arrihet duke pasuar metodologjinė e sahabėve dhe jo rrugėt tė cilat kundėrshtojnė rrugėn e tyre me paudhėsi si mosbesim, shpikje e mėkatime.
[4] Shiko “El Akidetu Ev-velen lev kanu Jalemun” 1/275 nga Ebu Islam Salih ibėn Taha Abdulvahid. Botoi Mektebul Guraba, 1428h.
[5] Ahzab: 59.
[6] Ka pėr qėllim fytyrėn dhe shuplakat e duarve deri te kyēet.
[7] Nur: 31.
[8] Hixhėr: 9.
[9] Murgėria nuk ka qenė e legjitimuar, por e shpikėn ata vetė. Allahu thotė: "...ndėrsa murgėrinė ata vetė e shpikėn." Hadid: 27.
[10] Nė Diodatin e Ri, pėrkthim 1991-94, qėndron “turpėron kryet e vet”. Po kėshtu gjendet edhe nė gjuhėn arabe texhlibul are ala re’siha. Botim i vitit 1995, Arabic Bible NVA Copyright 1988 IBS.
[11] Ndėrsa nė pėrkthimin e ECM 1993 qėndron: “Ajo sillet si tė ishte prostitutė, me flokė tė qethur.”
[12] Nė pėrkthimin e ECM ėshtė e shėnuar nė kllapa “e le tė pėrjashtohet”.
[13] Bibla, Besėlidhja e Re, Letra e parė drejtuar Korintianėve 11/5,6 . Pėrktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj 1994.
[14] Bibla, Dhiata e Re, Letra e parė drejtuar bashkėsisė sė Korintit 11/10. Pėrkthimi i vitit 1993 ECM. Nė kėtė pėrkthim lexojmė komentin se engjėjt e pranishėm nuk durojnė mospėrfillje. Ndėrsa nė pėrkthimin e Dom Simon Filipaj qėndron: “Prandaj, gruaja duhet ta mbartė mbi krye shenjėn e varshmėrisė, pėr shkak tė engjėjve.” Dom Simoni shtjellon: “Nė mbledhjet e bashkėsisė, sipas njė interpretimi ēifut tė Lgp 23,15 nė mbledhje janė pranė edhe engjėjt, prandaj qėndrimi duhet tė jetė me nderim dhe rregull.
[15] Bibla, Besėlidhja e Re, Ungjilli sipas Mateut me titull Mėsimi mbi kurorėthyerjen 5/27, 28 dhe 29. Pėrkthimi nga Dom Simon Filipaj.
[16] Bibla, Dhiata e Vjetėr, Libri i Besėlidhjes sė Ripėrtėrirė 22/5. Pėrkthimi i vitit 1993 ECM.
[17] Sure Ta ha: 124.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-11-11, 23:03   #40
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thotė Kurani dhe Bibla pėr mbulesėn

Po cfar mbulese bre mos na e lodh b*then pash familjen.
Nuk jane kah mbulohen ma n'midis arabie e turqie, e ti n'midis shqipeve ke gjet me na shit p*rdha bulesha bulesha.

A jini budall ju a cka keni?
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-11-11, 00:12   #41
winona
 
Avatari i winona
 
Anėtarėsuar: 19-06-11
Vendndodhja: Ne boten time.
Postime: 1,794
winona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėmwinona i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thotė Kurani dhe Bibla pėr mbulesėn

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei Shiko postimin
Po cfar mbulese bre mos na e lodh b*then pash familjen.
Nuk jane kah mbulohen ma n'midis arabie e turqie, e ti n'midis shqipeve ke gjet me na shit p*rdha bulesha bulesha.

A jini budall ju a cka keni?
Hahahahah sa m'bere me qesh hahhahh
winona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-11-11, 00:26   #42
Besi:)
 
Anėtarėsuar: 08-11-10
Postime: 451
Besi:) e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēfarė thotė Kurani dhe Bibla pėr mbulesėn

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga winona Shiko postimin
Hahahahah sa m'bere me qesh hahhahh
A ke keq me injoru apo ke kesh qe e ka permend B..then
nese nuk je injorante ateher ruju po na zhyt Forumin...
Nime harrova how much ??
Besi:) Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-11-11, 07:29   #43
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Ēfarė thotė Kurani dhe Bibla pėr mbulesėn

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei Shiko postimin
Po cfar mbulese bre mos na e lodh b*then pash familjen.
Nuk jane kah mbulohen ma n'midis arabie e turqie, e ti n'midis shqipeve ke gjet me na shit p*rdha bulesha bulesha.

A jini budall ju a cka keni?
O Magar, si mos te pėlqej kategoria "Mėsime nga Kurani" mos u fut se kėtu ka Mėsime nga Kurani.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-11-11, 08:35   #44
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thotė Kurani dhe Bibla pėr mbulesėn

I ( e ) nderuara(i) Kosova 19 !
Zoti t'a baft kabull perkushtimin dhe perpjekjen per te mesuar dicka e, ishalla ,per fyerjet dhe nenqmimin qe po i bene Bsimit Islam me mosdijen dhe fjalorin rrugaq, Zoti te fale!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-11-11, 21:46   #45
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Shfrytėzimi i kohės dhe gjendja e kėsaj bote

Shfrytėzimi i kohės dhe gjendja e kėsaj bote

Kjo botė gjithmonė ėshtė nė largim dhe ēdo gjė nė tė ėshtė mėsim. Dielli qė lind herėt nė mėngjes e nė mbrėmje fshihet dhe largohet tė kujton njeriun qė vjen nė kėtė jetė jeton dhe nė fund shuhet. Hėna qė fillimisht duket e re dhe e vogėl, shtohet e plotėsohet por nė fund pakėsohet duke u kthyer si njė degė e tharė hurme. E njėjta ndjesi ndodh me muajt, njeriu sheh muajt qe do ti vijne duke thėnė: Ky ėshtė muaji i dymbėdhjetė dhe pėr ramazanin kanė ngelur edhe tetė muaj sa larg janė ato!? Por pa e ndjerė ato kalojnė menjėherė sikur tė ishin njė orė e ditės.
Kėshtu ndodh me jetėn e njeriut, i cili e sheh vdekjen shumė larg por papritur vėren se filli i shpresės kėputet dhe cdo gjė ndėrpritet.
Shpeshherė i mban tė tjerėt nė tabut, i mbulon me dhe, pastaj mediton: Kur do vijė rradha ime? Kur do tė pėrfundoj nė kėtė gjendje? Kur ja, vdekja sapo e ka vizituar dhe i duket sikur ka jetuar njė paradite ose njė mbrėmje. Kėto fjalė i them tė shtyjė veten dhe vėllezėrit e mi nė shfrytėzimin e kohės dhe tė mos humbim asnjė cast pa e ditur se cfarė kemi fituar prej saj. Tė pyesim veten a i jemi afruar Allahut me adhurime? Apo qėndrojmė nė vendnumėro? Si do vejė puna jonė? Tu biem gjėrave mbrapa para se tė mbarojė koha, eh sa afėr qė ėshtė ahireti me dunjanė.
Ebu Bkeri radiAllahu anhu gjithmonė recitonte vargje tė njė poezie qė thoshte:
Nė shtėpitė tona vdekja do na vijė, ajo ėshtė mė afėr se lidhėsat e kėpucėve.
O Zot na jep tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr si dhe na ruaj nga dėnimi i zjarrit, lus Allahun pėr vete dhe pėr ju qė jetėt tona tė mbyllen me tė mira dhe tė ardhmen tonė ta bėjė mė tė mirė se tė shkuarėn dhe tė na ndihmojė nė pėrmendjen, falenderimin dhe mirėadhurimin ndaj tij. Amin.

Muhamed bin Salih Uthejmin

“Lika el babil meftuh” (Takim pėr pyetje tė hapura) 2/179.

Burimi: www.udhaebesimtareve.com


Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.