Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-07-05, 11:36   #1
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Rrezikimi i Gjuhes Shqipe

Gjuha shqipe e ruajtur pėr breza tė tėrė
vazhdon tė jetė e rrezikuar..



Pushtimi serbo-sllav i Kosovės dhe trojeve tė tjera nė ish-Jugosllavi; shpėrngulja e ēamėve nga trojet e tyre etnike prej grekėve; eksodi masiv i shqiptarėve nė fillimin e viteve '90-tė, i kanė shpėrndarė shqiptarėt nė tė gjitha anėt e botės... Pėrveē tjerash, shqiptarėt nė emigrim, kanė edhe njė problem madhor, atė tė ruajtjes sė gjuhės shqipe, dhe trashėgimin e saj tek brezat qė lindin jashtė atdheut.

Pra duke u nisur nga rrjedhojat e ketyre dyndjeve qe perjetuan shqiptaret neper vite, dhe qe emigrimi u eshte imponuar, a mendoni se eshte punuar dhe po punohet sa duhet qe trashegimia e gjuhes , zakoneve, dhe virtyteve te Shqiptarit te pasohen ne brezat pasardhes??, apo disa per te mos thene shumica jane pajtuar me asimilimin dhe nuk i kushtoj rendesi edukimit, njohjes, pasimit te gjuhes shqipe tek brezi i ri.

Ju deshiroj mendime dhe diskutime sa me te kendshme pa qene nevoja tu afrohemi kufinjve te extremit.

Honesty


P:S - ketu me poshte po postoj nje poezi shume domethenese te Poetit
LEK GJOKA

Qesh fytyra e Bjeshkėve tė Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisėn n'udhna t'larg'ta
rrokullimthi nė kurbet !

Shtriqet fusha e pėrgjumur
dhe njė sy pakėz e hap
shqip ia nis kangės dhe lumi
shqip nis t'flasin rruezat nė gjak!

Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n'rrugė na ka ngel !

Por... ikėn shqipja nė mėrgim
se varfnia duhet vra
nis fėmija tue psherėtim
edhe shqip ai nis me kja!

Qesh fytyra me vogėlushin
sa mirė shqip ai din me kja
malet jashta frymėn ndalin
deti sytė hapi t'u pa!

Ē'ashtė ky za, kjo gjuhė qė mbjell
diamante rreth e qark
e vransinėn nė det e hedh
vetėm diellin sjell nė prag ?!

Qė shėron malle e trishtime
t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq
e me ty rri n'halle e n'gėzime
e kurrė s'lodhet, kurrė s'thotė dreq !

Gjuhės shqipe i qeshin sytė
nė mėrgim bijtė ledhaton
shqip prapė flasin dhe dashuritė
dhe era e shpirtit veē shqip kėndon!


Lek Gjoka


__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-01-06, 18:43   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Aurel Plasari: Enver Hoxha,
shkrimtari mė i madh i realizmit socialist


Gjatė kėtyre viteve nga Shqipėria janė larguan dhe po largohen shumė intelektualė. Si e komentoni ju kėtė?
Gjuha e artit, piktura, skulptura, muzika, interpretimi, pianoja, violina, kantoja, do tė pranojmė se janė gjuhė universale. Me tė vėrtetė shpesh kur i gjykojmė, i vlerėsojmė, u japim dhe nga njė ngarkesė kombėtare, por kėto janė gjuhė universale. Jam i bindur se po tė shkojmė nė njė ekspozitė ndėrkombėtare nė Milano, apo nė Bienalen e Venecias, ne nuk do tė zbulojmė dot se nė ē’pėrkatėsi kombėtare janė veprat e ekspozuara aty, sepse gjuha e kėtyre arteve universale dhe nga kufijtė e njė shteti nė njė shtet tjetėr, kontributi nga njė shoqėri nė njė tjetėr ėshtė shumė i lehtė dhe shumė komod dhe duhet ta trajtojmė si diēka tė natyrshme. Por a mund tė dallojmė diēka tjetėr nė kėto vepra tė ekspozuara, rrymat, shkollat, prirjet, etj, kėto janė klasifikime. Ndryshe ndodh me letėrsinė, e cila dimensionin kombėtar e ka shumė tė theksuar sepse lidhet me gjuhėn, pavarėsisht nga kjo, letėrsia edhe dimensionin tjetėr, atė ndėrkombėtar. Kėshtu, p.sh. Kadareja mund tė lexohet e tė kuptohet shumė mirė edhe nė frėngjisht a nė ndonjė gjuhė tjetėr. Nė raste tė tjera do tė thoja se ky ėshtė njė komunikim i natyrshėm, se s’ka asgjė pėr t’u shqetėsuar. Qė Shqipėria ka rrjedhje tė trurit, ikje tė intelektualėve, ėshtė njė gjė e verifikuar. Por, tė mos harrojmė se procesi ėshtė i dyanshėm. Tė mos harrojmė se nė botė ka metropole qė thithin tru dhe ky fenomen ėshtė shumė i pėrhahur sidomos me intelektualė tė vendeve tė Evropės Lindore. Mijėra katedra universitare tė SHBA-sė janė tė mbushura me tru tė marrė nga Evropa Lindore. Kjo nė tė gjitha fushat, por mė e theksuar ėshtė nė fushėn e kimisė, tė shkencave tė natyrės, por varet edhe nga shkolla ku ėshtė pėrgatitur ky intelektual, nga tradita e vendeve nga vijnė, etj. Kjo ndodh edhe nė art dhe unė nuk e di dr ē’vend zėnė shqiptarėt. Pra, kėtė ikje ta quajmė si njė proces tė stėrmadh tė globalizimit, tė cilit nuk i shpėton dot. Nė kėtė rast ne na mbetet tė mendojmė se ē’mund tė bėjmė ne shqiptarėt, jo pėr t’i shpėtuar kėtij procesi, sepse nuk i shpėtojnė francezėt, gjermanėt, italianėt, por ē’masa mund tė merrnin qė tė kishim tru edhe pėr tė eksportuar edhe pėr tė mbajtur pėr vete. Kjo gjė ndodh edhe nė Shqipėri. Unė mund t’ju siguroj se prej disa vitesh vėrtet punoj, shkruaj nė shtypin tonė, por shkruaj nė disa organe tė huaja dhe kontribuoj nė disa forume dhe konferenca. Ju siguroj se nėse tani po punoj pėr njė libėr shqip, nė tė njėjtin kohė mbaroj njė libėr tjetėr nė gjuhė tė huaj nė marrėveshje me njė shtėpi botuese. Kėto procese duhet t’i quajmė normale dhe nė fund tė fundit, i bėjnė mirė kulturės shqiptare dhe integrimit tė saj me pjesėn tjetėr tė kulturės botėrore. Gjithmonė ėshtė rreziku i shfaqjes sė aspekteve tė caktuara qė tė nxjerrin nė skaj, pėr tė cilat duhet tė mendojmė tė gjithė. Kėto i zgjidhin partitė, OJQ-tė, shkollimi, kulturimi nė nivelet gjithnjė e mė tė ulta dhe shumė mjete tė tjera.
A ėshtė e pėrgatitur shkolla shqiptare pėr kėto procese?
Shkolla shqiptare ėshtė instanca me mangėsi e tė meta mė tė mėdha nė jetėn kulturore shqiptare. Nė veēanti mund ta them kėtė pėr shkollėn e nivelit tė lartė, tė cilėn besoj se e njoh pak mė mirė, ia di realitetin dhe faktet e fshehta dhe pėr rigjenerimin e kėsaj shkolle shpresėn e mbėshtes nė alternativat universitare europiane, tė filialeve tė degėve tė universiteteve tė themeluara nga e para, ashtu siē ka ndodhur nė shumicėn e vendeve tė Europės Lindore. Vetėm njė depėrtim i tillė i strukturave europiane nė Shqipėri do tė ndihmojė shumė nė pėrgatitjen e brezave.
Nė ē’nivel ėshtė letėrsia e sotme shqipe?
Unė nuk lexoj shumė nga ajo qė krijohet sot nė letėrsinė shqipe. E pranoj, lexoj mesatarisht dhe kur kam pasur rastin tė jem nė juri kombėtare e kam shfrytėzuar kėtė edhe pėr tė lexuar sa mė shumė gjėra, tė cilat edhe nuk mund tė mos i kisha lexuar. Mund tė them se pėr shijet e mia lexoj mė tepėr poezi shqipe, mė pak prozė, e shumė mė pak ese. Pėrpiqem tė ndjek edhe kritikėn dhe studimet letrare me njė interes profesional, gjė qė lidhen edhe me profesionin tim. Ky ėshtė qėndrimi im, ose pozicioni im si konsumator ndaj kėsaj letėrsie.
Tek “Fishta i dashuruar” keni njė gjuhė tė veēantė. Si e shihni sot kėtė?
Sot e mendoj pak ndryshe. Nė rast se do ta ribotoja atė libėr, do tė doja tė ndėrhyja pak sa nė gjuhė. Librin e kam shkruar kur isha jashtė atdheut pėr njė periudhė relativisht tė gjatė, kur doja tė flisja pak shqip e tė shkruaja e tė lexoja shumė nė atė gjuhė. Kam dyshim pėr gjuhėn e atij libri. Mendoj se shqipja ime nė atė libėr ka filluar tė vuajė. Dyshimi im shkon deri nė atė shkallė saqė unė po tė kisha vazhduar tė jetoja nė atė mjedis tė tillė, ndoshta shqipja do tė ish rrezikuar dhe do tė kishte pėsuar shumė.
Cilat janė mendimet tuaja pėr letėrsinė e realizmit socialist dhe a do tė ishit ju njė nga studiuesit e kėsaj letėrsie pėr t’i nxjerrė vlerat?
Ky ėshtė njė degjenerim qė ėshtė futur nė Shqipėri nga shkrimtari mė i madh i realizmit socialist, Enver Hoxha dhe nga dy tre shkrimtarė tė shquar qė vinin pas tij. Nė asnjė lloj letėrsie tė botės nuk bėhen klasifikime tė tilla, ky ėshtė njė klasifikim inekzistent, politik, ushtarak. Ka pasur raste qė u bėhej edhe tė huajve kjo pyetje. P.sh., nė Francė pyetej kush ka qenė mė i madh Balzaku apo Hygoi? Kjo pyetje ka qenė njė skandal se si mund tė flasėsh nė letėrsi pėr tė tilla gjėra?! Nė traditėn e realizmit socialist ka pasur skema tė tilla tė hipjes nė kurriz tė tė tjerėve, tė shkrimtarėve. Mund tė kemi pasur edhe raste tė dhimbshme kriminale, kur nė kurrizin e njė shkrimtari tė dalloheshin thundrat e shkrimtarit tjetėr. Por unė shpresoj se kemi shpėtuar nga kėto pėrfytyrime e koncepte. Shkrimtarėt asnjėherė nuk shkruajnė e nuk bėjnė letėrsi pėr t’i hipur pėrsipėr njėri-tjetrit, pėr tė zėvendėsuar njėri-tjetrin. Shkrimtarėt janė gjithmonė nė njė funksion komplementarė tė njėri-tjetrit. Dhe ėshtė fat pėr letėrsinė qė realizohet nėpėrmjet kėtij komplementariteti tė ndėrsjelltė, ndryshe do tė ishte mjerim i madh edhe pėr letėrsinė shqipe. Kėtė e them hapur edhe pėr ata individė, brenda ose jashtė Shqipėrisė, qė pėrpiqen ta reduktojnė letėrsinė tek njė shkrimtar i vetėm, cilido qoftė ai, qė nga Aurel Plasari. Ata nuk e duan letėrsinė shqiptare. Pėrsa i pėrket ekspozitės sė realizmit socialist, unė jam i ēliruar pasi nuk e kam parė. E kam njohur realizmin socialist dhe nuk mė merr malli, qė nė ēfarėdolloj formash, tė shkoj e tė takohem me tė. Nuk e pėrjashtoj qė nė Shqipėri tė ketė njerėz qė duan tė takohen me tė.
Bisedoi: Gilmana Bushati

Aurel Plasari


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.