Arrestohet atentatori tjetėr i maratonės
Boston, 20.04.2013
Policia e Bostonit ka njoftuar se i dyshuari i bombave nė Maratonėn e Bostonit ėshtė kapur i gjallė, duke i dhėnė kėshtu fund gjuetisė masive, qė futi nė shtetrrethim kryeqendrėn e Massachusetts, pas paralajmėrimeve se personi i kėrkuar mund tė ishte i armatosur me eksplozivė.
Zyrtarė tė zbatimit tė ligjit thanė pėr CNN se autoritetet kanė konfirmuar identitetin e personit tė arrestuar, ėshtė pikėrisht 19-vjecari Dzhokar Tsarnaev, i cili ia mbathi pas shkėmbimit tė zjarrit nė periferinė e Watertown-it, ku mbeti i vdekur vėllai i tij i madh, Tamerlan Tsarnaev, i kėrkuari tjetėr si pėrgjegjės i bombave qė shpėrthyen disa ditė mė parė.
I riu Tsarnaev, sipas zyrtarėve, ishte nė nevojė urgjente pėr kujdesin mjekėsor, por nuk bėhet e ditur se pėr ēfare ndihme konkretisht. Ai ėshtė transportuar me ambulancė nga vendngjarja. Pasi njoftoi nė Twitter se i dyshuari ishte drejtuar pėr nė paraburgim, policia e Bostonit shkroi nė rrjetin social U kap! Gjuetia pėrfundoi. Kėrkimi rezultoi me sukses. Terrorit i erdhi fundi. Drejtėsia fitoi. I dyshuari do tė merret nė pyetje.
Arrestimi erdhi nė mė pak se 1 javė, pasi dy bomba shpėrthyen pranė vijės sė finish-it tė Maratonės sė Bostonit, duke shokuar kombin dhe duke lėnė njė qytet tė tėrė nė ankth. Tsarnaev u rrethua gjatė orėve tė vona tė sė premtes nė njė varkė nė Watertown, nė periferi tė Bostonit.