Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-05-08, 10:24   #151
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Britania mbėshtet pėrpjekjet pėr realizimin e mandatit tė misionit tė BE-sė nė Kosovė

Kombet e Bashkuara, 29 maj - Ambasadori britanik nė OKB Xhon Sauers ka deklaruar se i takon Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB, Ban Ki Mun, qė tė vendosė pėr riorganizimin e ardhshėm tė misionit civil tė KB nė Kosovė, ndėrsa Britania e Madhe mbėshtet pėrpjekjet pėr realizimin e mandatit tė misionit tė BE-sė nė Kosovė, tė paraparė me Planin e Ahtisarit. "Nga perspektiva e KB, rezoluta 1244 mbetet nė fuqi dhe prezenca ndėrkombėtare do tė bjerė nėn kornizėn e gjerė juridike tė rezolutės 1244. Por sa i takon prezencės sė riorganizuar tė KB nė Kosovė, e cila do tė rezultojė nga ajo, i takon Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KB qė tė vendosė", u ka thėnė Sauers gazetarėve nė selinė e KB nė Nju Jork. Ai ka shtuar se Britania do tė vazhdojė tė mbėshtesė pėrpjekjet pėr transferimin e kompetencave nga KB nė misionin e BE-sė nė Kosovė.

Ban Ki Mun nga Skeferi mori nė dijeni shqetėsimin e NAT0-s pėr Kosovėn, tha zėdhėnėsi i OKB-sė

Nju Jork, 29 maj - Duke komentuar takimin e krerėve tė OKB-sė dhe tė NAT0-s Ban Ki Mun dhe Jap de Hop Skefer, zėdhėnėsi i organizatės botėrore, Brendon Varma, tha se ky ka qenė njė takim privat, detajet e tė cilit nuk janė pėr publik. "Ban Ki Mun mori nė dijeni shqetėsimin e NAT0-s, ndėrsa nga ana e tij Skeferit ia pėrcolli vizionin e vet tė zhvillimit tė mėtejshėm tė ngjarjeve". I lutur nga BBC qė tė sqarojė atė vizion, Brendon Varma tha: "Nuk mund tė them shumė nga ajo. Do tė rikujtoj se Kombet e Bashkuara janė prezente nė Kosovė qė nga fundi i viteve tė nėntėdhjetė dhe nė pėrputhje me rezolutėn 1244 atje do tė mbetemi gjithnjė derisa Kėshilli i Sigurimit nuk vendos ndryshe", tha Varma. Duke komentar njė deklaratė tė shefit tė UNMIK-ut Joakim Ryker dhėnė AP se Eulex me gjasė dė tė jetė nėn ombrellėn e UNMIK-ut, zėdhėnėsi i Kombeve tė Bashkuara tha se "pėrfaqėsuesi ynė ka paraqitur mendimin personal, analizėn e tij pėr zhvillimet e mundshme tė ngjarjeve dhe ka folur pėr njė skenar hipotetik qė mund tė ndodhė nė tė ardhmen", tha Varma.

Ban e Skefer biseduan pėr rolin nė Kosovė

Nju Jork, 29 maj - Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Ban Ki Moon dhe kreu i NATO s Jap de Hop Skefer janė fokusuar rreth zhvillimeve nė Kosovė gjatė takimit tė mbrėmshėm nė Nju Jork. Sipas Kombeve tė Bashkuara Ban i ka shprehur vizionin e tij shefit tė NATO s dhe ka dėgjuar shqetėsimet e Aleancės. Pėrfaqėsuesit e dy organizatave shkėmbyen mendime dhe pėr rreziqet qė gjenden pėrpara Kosovės. Para takimit tė Nju Jorkut zėdhėnėsi i NATO s Xhems Apaturai theksoi se trupave tė NATO s nuk mund t'u lihen mbi supe detyrat e policisė nė Kosovė. "Ne nuk duam qė KFOR i tė jetė nė pozitė qė tė pėrgjigjet i pari. Ai nuk ėshtė forcė policore dhe nuk duhet tė jetė nė pozicion tė tillė", tha zėdhėnėsi Apaturai. "Ne mundemi dhe do tu kėrkojmė organizatave tjera qė ta luajnė atė rol", tha ai.

Hiqet monarkia nė Nepal pas 240 vjetėsh

Katmandu, 29 maj Nė shtetin e Himalajave Nepal, pas rreth 240 vjetėsh ėshtė hequr monarkia. Asambleja kushtetuese e shpalli thuajse njėzėri vendin republikė. Nė vendim i jepet mbretit Gyanendra 15 ditė kohė, pėr tu larguar nga pallatii i tij nė Katmandu. Konsiderohet e sigurt, qė qeveria provizore do tė drejtohet nga maoistėt, tė cilėt kanė dalė nga zgjedhja e asamblesė kushtetuese si partia mė e fortė. Megjithatė, ata nuk kanė shumicėn absolute. Deri nė vitin 2006, maoistėt kanė luftuar me armė kundėr monarkisė. Nė konflikt u vranė mė shumė se 13 mijė njerėz.

Nė Suedi hapet Konferenca ndėrkombėtare pėr Irakun

Stokholm, 29 maj Delegatė nga mbi 100 vende dhe organizata takohen sot nė Suedi pėr tė diskutuar rindėrtimin dhe zhvillimin e Irakut. Kryeministri irakian Nuri al Maliki tha se vendi i tij dėshiron qė tė hapen ambasadat e huaja nė Bagdad dhe tė pezullohet borxhi i kohės sė Sadam Huseinit. Iraku ka sė paku 67 miliardė dollarė borxhe, kryesisht ndaj Arabisė Saudite, Emirateve tė Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs i ka bėrė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare tė mbėshtesin rindėrtimin e Irakut. Ajo u shpreh se Iraku tashmė ka njė sistem "plotėsisht funksional".

Shtėpia e Bardhė mohon akuzat e ish zėdhėnėsit Mėklllellen

Uashington, 29 maj Shtėpia e Bardhė ka hedhur poshtė akuzat nga ish zėdhėnėsi i presidentit amerikan, se administrata Bush ka pėrdorur propagandė zhgėnjyese pėr tė bindur popullsinė amerikane se lufta kundėr Irakut ishte e nevojshme. Zėdhėnėsja aktuale e Shtėpisė sė Bardhė, Dana Perion tha se Mėklllellen ėshtė vetėm njė ish punonjės "i pakėnaqur". Mėklllellen ka botuar sė fundi njė libėr ku e cilėson luftėn nė Irak si tė panevojshme.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-05-08, 11:32   #152
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

NATO mund tė mbetet edhe 5 vjet nė Kosovė, thotė Kryeministri slloven

Paris, 30 maj Bashkimi Evropian pret qė NATO ja tė qėndrojė nė Kosovė edhe gjatė pesė vjetėve tė ardhshme krah misionit policor tė Bashkimit Evropian, qė pritet tė vendoset nė muajt e ardhshėm. "Me siguri do tė ketė reduktim gradual tė trupave, por NATO ja do tė mbetet nė Kosovė gjatė tre, katėr ose pesė vjetėve tė ardhshėm", tha Kryeministri i Sllovenisė Janez Jansha, vendi i tė cilit kryeson me Bashkimin Evropian. Nė njė intervistė pėr televizionin France 24, Kryeministri slloven shfaqi mendimin se misioni i EULEX it do tė vendoset nė Kosovė gjatė kėtij viti. "Mendoj se tė gjithė e shohin se ky ėshtė njė proces qė nuk mund tė ketė kthim prapa", ka thėnė Jansha. Ndėrkohė pėr EULEX in dhe UNMIK un diskutojnė nė Stokholm edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB sė, Ban Ki Mun dhe pėrfaqėsuesi i lartė i BE sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana.

Objektiv kryesor i Qeverisė gjermane ėshtė pjesėmarrja e trupave ndėrkombėtare nė Kosovė

Berlin, 30 maj - Nė Bundestagun gjerman u debatua pėr zgjatjen e misionit tė ushtarėve gjermanė nė Kosovė. Ministri i jashtėm Frank Valter Shtajnmajer u bėri thirrje deputetėve pėr zgjatjen e mandatit edhe pėr njė vit. "Qeveria nė Prishtinė dėshiron vazhdimin e KFOR it, Natoja ėshtė e gatshme ta vazhdojė angazhimin e saj, ne jemi tė njė mendimi me partnerėt, qė KFOR i do tė marrė pjesė edhe nė ndėrtimin e strukturave tė sigurisė, nė mėnyrė qė Kosova me kalimin e kohės tė jetė vetė nė gjendje qė tė pėrgjigjet vetė pėr detyrat e saj nė fushėn e sigurisė. Prandaj unė shpresoj qė zgjatja e mandatit tė KFOR it nė Bundestagun gjerman tė ketė njė mbėshtetje tė gjerė.", tha Shtajnmajer gjatė paraqitjes sė kėrkesės sė qeverisė sė tij nė Parlament. Kėrkesės sė Shtajnmajerit iu bashkangjit dhe ministri i mbrojtjes Franc Jozef Jung. Deputetė tė opozitės qė e morėn fjalėn kritikuan gjendjen aktuale nė Kosovė pas shpalljes sė pavarėsisė. Kėrkesa e qeverisė megjithatė pritet tė miratohet mbas njė debati tė dytė nė Parlament, pasi tė jetė shqyrtuar nė komisionet pėrkatėse. Krahas ēėshjes sė KFOR it temė debati ishte edhe misioni civil EULEX, shfuqizimi i kompetencave tė UNMIK ut dhe pasqyrimi i gjendjes sė tanishme qeverisėse nė Kosovė pas pavarėsisė sė saj.

Rupel: Tėrėsia e Kosovės, vijė qė s'mund tė kapėrcehet

Lubjanė, 30 maj - Tėrėsia territoriale e Kosovės ėshtė vija mbi tė cilėn nuk mund tė kapėrcehet, ka deklaruar ministri i Jashtėm i Sllovenisė, Dimitrij Rupel, nė takimin me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara Ban Ki Moon. Sipas njė njoftimi tė presidencės sė radhės sė BE sė, Rupel dhe Ban kanė biseduar pėr detyrat qė i presin Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian para dhe pas hyrjes nė fuqi tė kushtetutės sė Kosovės nė 15 qershor. Gjatė takimit nė Stokholm, Rupel i ka theksuar angazhimet e kryesuesit tė BE sė pėr stabilitetin nė rajon. "BE ėshtė e obliguar me vendimet dhe qėndrimet qė janė miratuar nė dhjetor 2007, si dhe me politikėn, e cila shumė herė ėshtė konfirmuar. Kėto janė vijat mbi tė cilat nuk mund tė kalohet, dhe mes tyre ėshtė edhe tėrėsia territoriale e Kosovės", ka thėnė Rupel.

Ballkani ėshtė njė nga zonat mė tė sigurta nė Evropė, vlerėsoi njė hulumtim i OKB sė

Nju Jork, 30 maj - Ballkani ėshtė njė nga rajonet mė tė sigurta tė Evropės. Ky ėshtė pėrfundimi i njė raport tė Zyrės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Drogat the Krimet. Edhe vetė ky raport thotė se ky konluzioni ėshtė pak i papritur sepse ky rajon pėr njė kohė tė gjatė ka qenė i njohur si vend i trazirave dhe i njė aktiviteti tė lartė kriminal, krahasuar me rajonet e tjera tė Evropės. Por organizata ka ardhur nė kėtė pėrfundim pas njė studimi tė shumėanshėm dhe krahasues. Raporti i quajtur "Krimi dhe Ndikimi i tij nė Rajonin e Ballkanit" u botua tė enjten nga Zyra e Drogės dhe Krimit pranė OKB sė. Rajoni i Ballkanit thotė ky raport ėshtė mė i sigurt se rajoni perendimor i Evropės. Antonio Maria Kosta, drejtori Ekzekutiv i Zyrės sė OKB sė pėr Drogat dhe Krimin, thotė se cikli i kriminalitetit nė rritje i shkaktuar nga trazirat politike qė kishin mbėrthyer rajonin e Ballkanit nė vitet 1990, tė cilat mundėsuan lulėzimin e krimit tė organizuar, tani ėshtė thyer. Por megjithėse rajoni ka shėnuar njė sukses tė dukshėm nė uljen e krimit dhe rritjen e sigurisė, raporti thekson se Ballkani ende ndeshet me probleme serioze. Njė nga problemet qė shihet si burim i krimit dhe dhunės ėshtė lidhja e biznesit me politikėn. Politika dhe biznesi, thuhet nė raport, duhet tė izolohen nga ndikimi i krimit dhe sidomos i krimit ekonomik. Shqipėria dhe Kosova, thuhet nė raport, kanė shėnuar njė sukses nė uljen e krimit, ngjashėm me vendet e tjera tė rajonit. Shqipėria pėr shembull ka shėnuar njė rėnie tė theksuar tė numrit tė vrasjeve nga viti 1998 deri nė vitin 2006. Por, njė fushė ku Shqipėria ka ngecur, ėshtė dhuna ndaj grave, e cila sipas raportit ėshtė mė e lartė se nė vendet e rajonit. Droga dhe trafiku i saj vazhdon tė jetė njė problem serioz. Bullgaria dhe Shqipėria, thuhet nė raport, janė vende ku kultivohet dhe eksportohet kanabisi. Trafiku i heroinės ėshtė njė ndėr trafiqet mė fitimprurėse dhe sipas disa studimeve tė fundit, 70 pėrqind e heroinės qė futet nė disa nga rajonet kyēe tė Evropės kontrollohet nga trafikantėt shqiptarė. Trafiku i heroinės nga shqiptarėt aktualisht konsiderohet si njė ndėr problemet kryesore tė krimit tė organizuar nė Evropė. Por raporti pranon se cilėsimi i trafikantėve si shqiptarė ėshtė i vėshtirė dhe i bazuar mė tepėr nė vlerėsime se sa nė fakte tė qarta, sepse ky pėrfundim ėshtė arritur bazuar nė numrin e atyre qė janė arrestuar dhe numrin e rasteve kur ėshtė kapur droga gjatė trafikimit. Nė kėto raste regjistrohet vetėm shtetėsia e trafikantėve dhe jo pėrkatėsia e tyre etnike. Nė rastet kur trafikantėt janė nga Maqedonia, apo pjesė tjera tė ish Jugosllavisė, ata regjistrohen vetėm me pėrkatėsinė shtetėrore. Pra vlerėsimi se 6 pėrqind tė tė arrestuarve nė lidhje me trafikim droge janė shqiptarė ėshtė i bazuar nė kėtė lloj qasjeje tė vlerėsimit. Megjithatė sipas raportit edhe trafiku i drogės nga shqiptarėt nė vitet e fundit ka shėnuar rėnie dhe kjo bazohet nė numrin nė rėnie tė atyre qė janė arrestuar pėr kėtė lloj trafiku. Trafiku i qėnieve njerėzore, e sidomos i femrave, zė njė vend veēantė nė kėtė raport. Ndėrsa Shqipėria dhe Moldovia nė vitet 1990 ishin burim kryesor i kėtij trafiku, kėtė vend tani e zėnė Rumania dhe Bullgaria. Pėr shembull 40 pėrqind e femrave tė trafikuara nė Itali gjatė viteve 1990 ishin shqiptare, nė vitin 2003 ky numėr ra nė 15 pėrqind ndėrsa nė vitin 2004 u ul nė vetėm 2 pėrqind. Arsyeja e kėsaj rėnieje, sipas raportit, nuk ėshtė e qartė, por aludohet se njė ndikim mund tė kenė pasur ndryshimet sociale dhe ndėrhyrjet shtetėrore. Njė ndėr krimet i cili jo vetėm qė nuk ka rėnė, por ka shėnuar rritje nė rajon, ėshtė korrupsioni dhe krimet ekonomike. Raporti citon njė raport tė organizatės Transparency International, ku thuhet se Shqipėria zė vendin mė tė lartė pėr ryshfet nga 57 vendet e analizuara. Mesatarja e vendeve tė Evropės Juglindore ėshtė 4, 5 herė mė i lartė se nė vendet e Evropės Perėndimore. Kosova dhe ēėshtja rreth statusit tė saj, thuhet nė raport, ka qenė burim i jostabilitetit nė katėr vende tė Evropės Juglindore dhe si rezultat njė raport i Bankės Botėrore vė nė listė Serbinė, Maqedoninė, Bosnjen dhe Shqipėrinė, si vende qė janė mė pak tė qėndrueshme se vendet e Afrikės nėn Sahariane. Mbledhja e fondeve gjatė luftės nė Kosovė ka pėrfshirė edhe trafikime tė tjera dhe lidhjet ndėrmjet krimit dhe politikės janė tė paqarta nė shumė fusha. Raporti vjen nė pėrfundim se megjithė rėnien e nivelit tė krimit ordiner dhe rėnies sė aktivitetit tė krimit tė organizuar, ndarja e paqartė ndėrmjet sferave tė interesit ndėrmjet politikės dhe ekonomisė me krimin vazhdon tė jetė njė ēėshtje e trashėguar nga paqėndrueshmėria e mėparshme. Hartuesit e raportit gjithashtu mendojnė se rritja e krimit tė organizuar nė Ballkan kishte qenė si rezultat i drejtpėrdrejtė i mungesės sė stabilitetit, por kjo situatė duket se po shėnon ndryshime, gjė qė shihet edhe nė disa nga pėrfundimet e raportit. Ndėrkohė qė rajoni stabilizohet dhe sigurohet njė shtet ligjor, mundėsia dhe prirja pėr t'u marrė me aktivitete krimanale duhet tė ulet, thekson raporti i OKB sė pėr Krimin dhe Drogat. (Z.A.)

Presidenti Topi u shpreh i pakėnaqur pėr vonesat e miratimit tė dekreteve tė tij nė parlament

Tiranė, 30 maj - Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, u shpreh mbrėmė i pakėnaqur nga vonesat e kalimit pėr miratimin nė Parlament tė dekreteve tė tij pėr emėrimin e 5 antarėve tė Gjykatės sė Lartė. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka kėrkuar verifikime nga organt e specializuara pėr figurat e 5 kandidatėve. Por, Presidenti Topi gjatė njė interviste nė televizionin Klan, tha se kjo ėshtė njė e drejtė ekskluzive e institucionit tė tij. Po dje, pėr kėtė ēėshtje zonja Topalliu sulmua ashpėr edhe nga kryetari i Partisė Socialiste, i cili e akuzoi pėr abuzim me detyrėn dhe shkelje tė kompetencave dhe kushtetutės. Por Kryetarja e Parlamentit u pėrgjigj se nuk kishte asnjė vonesė dhe nuk kishte bėrė asnjė shkelje. Edhe opozita ka sulmuar dje kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli pėr vonesat nė miratimin e dekreteve tė 5 anėtarėve tė gjykatės sė Lartė. Sipas kryetarit socialist Edi Rama, kėrkesa pėr verifikimin e figurave tė tyre nga ana e kryetares sė parlamentit ėshtė kapėrcim i kompetencave tė saj dhe abuzim me detyrėn duke parlajmėruar njė mocion per shkarkimin e saj. Sipas tij pakti pėr drejtėsinė nuk mund tė vazhdojė me shkelje tė kushtetutės. Por zonja Topalli ka reaguar duke deklaruar se nuk ka asnjė vonesė dhe se gjithshka ėshtė bėrė nė respekt tė kushtetutės dhe rregulloreve.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-08, 11:33   #153
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nga tėrmeti nė Islandė, lėndohen 30 vetė

Rejkjavik, 30 maj Njė tėrmet i fuqishėm, qė dje ka goditur Islandėn, u shkaktoi lėndime tė lehta rreth 30 njerėzve, si dhe dėmtoi disa rrugė dhe ndėrtesa. Shėrbimi Gjeologjik Amerikan tha se tėrmeti kishte fuqinė prej 6.2 shkallė tė Rihterit, ndėrsa epiqendra ishte rreth 50 km nga kryeqyteti Rejkjavik.

Pėrpjekje pėr lehtėsimin e krizės ushqimore

Karakas, 30 maj Ndėrsa Banka Botėrore ka njoftuar njė program 1,2 miliardė dollarėsh pėr tė ndihmuar vendet e varfra, qė po pėrballen me vėshtirėsi pėr shkak tė ēmimeve nė rritje tė ushqimeve dhe karburanteve, udhėheqėsit amerikano latinė janė mbledhur ta diskutojnė kėtė kėrcėnim. Pėrfaqėsues nga 26 vende latino amerikane dhe tė Karaibeve janė mbledhur nė Karakas tė Venezuelės pėr tė diskutuar njė politikė tė pėrbashkėt pėr ta pėrballuar kėtė problem. "Banka Botėrore sapo ka aprovuar njė fond prej 1,2 miliardė dollarėsh pėr ta ndihmuar bankėn qė tė pėrballojė mbėshtetjen e vendeve nė krizėn e ushqimeve, qė po ndodh tani," tha nė Uashington drejtorja menaxhuese e Bankės Botėrore Nikozi Okonjo Iveala. Paratė janė pjesė e njė programi qė do tė zbatohet shpejt pėr tė pėrballuar nevojat e menjėhershme nė krizėn globale tė ushqimeve.

Priten ndryshime klimatike nė SHBA nė dekadat e ardhshme

Uashington, 30 maj Njė raport shkencor i qeverisė amerikane bėn tė ditur se gjatė dekadave tė ardhshme nė Shtetet e Bashkuara do tė vihen re ndryshime mjaft tė mėdha klimatike, tė shkaktuara nė radhė tė parė nga aktivitetet e njeriut. Raporti arrin nė pėrfundimin se ngrohja e tokės do tė ketė njėndikim tė gjerė nė Shtetet e Bashkuara, jo vetėm se dimri do tė jetė i butė dhevera e nxehtė, por ndryshimet e klimės do tė ndikojnė tek reshjet, rezervat ujore, aktivitetet e uraganėve, nivelit tė detit, prodhimit bujqėsor, prodhimit tė energjisė, diversitetit biologjik dhe shėndetit tė njerėzve. Raporti, i shkruar nga Kėshilli Kombėtar i Presidentit Bush pėr Shkencėn dhe Teknologjinė, i ėshtė dėrguar Shtėpisė sė Bardhė dhe Kongresit. Nė raport theksohet se ndryshimet klimaterike janė njė fenomen i komplikuar, por arrin nė pėrfundimin se ?mbi klimėn ekziston njė influence e madhe njerėzore?. Nė veēanti, aktivitetet njerėzore qė prodhojnė dioksidin e karbonit, tė ashtuquajtura "efekti serė", shihet si dėmi kryesor.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-08, 11:41   #154
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Finlanda ofron ndihmė financiare pėr Kosovėn
Zėvendėskryeministri i Finlandės, Jirki Katainen tha tė enjten nė Prishtinė se ky vend ėshtė i gatshėm qė financiarisht tė ndihmojė Kosovėn.
Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu dhe zėvendės kryeministrin Hajredin Kuēi, ai shprehi gatishmėrinė pėr ndihmė nė lėmin e arsimit dhe sektorėve tjerė tė rėndėsishėm.

Katainen tha se Finlanda ėshtė e gatshme tė marrė pjesė nė konferencėn e donatorėve pėr Kosovėn.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-08, 11:42   #155
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....



MacShane: Populli i Kosovės tė evitojė ēdo provokim
Kosova ka njė periudhė tė vėshtirė pėrpara, por me rėndėsi ėshtė qė populli i saj tė mos bie pre e provokimeve dhe ta evitojė dhunėn, ka deklaruar nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, ish-ministri britanik pėr Evropėn, Denis MacShane.
MacShane, po ashtu ka thėnė se ėshtė e rėndėsishme qė 41 shtete nga tėrė bota dhe shtetet mė tė rėndėsishme e kanė njohur tė drejtėn e Kosovės qė tė ekzistojė si shtet. Mirėpo ai gjithashtu ka vlerėsuar se, Kosova para vetes ka njė periudhė tė vėshtirė, pas deklarimit tė shtetėsisė dhe tani duhet ta ndėrtojė shtetin.

“Ajo qė duam tani - duam tė shohim Qeverinė e Kosovės me mė shumė autoritet, duam tė shohim sundimin e ligjit tė vendosur nga EULEX-i”, ka thėnė ai.

Sipas ish-ministrit britanik, UNMIK-u duhet qė seriozisht tė shqyrtojė, nėse duhet tė zvogėlojė operimet dhe praninė e tij nė Kosovė, sepse “pėrballė krejt logjikės dhe arsyeshmėrisė, serbėt dhe rusėt insistojnė qė Kosova mbetet pjesė e Serbisė, qė teknikisht theksohet nė Rezolutėn 1244”.

Megjithatė, sipas MacShane, realiteti nė terren ėshtė ngjashėm si ėshtė rasti me Malin i Zi, i cili ėshtė i pavarur, si Kroacia, Sllovenia, qė janė tė pavarura. “Tash edhe Kosova ėshtė e pavarur. Por, populli i Kosovės duhet tė evitojė ēfarėdo provokimi, sepse unė mendoj se do tė ketė provokime qė do tė pėrpiqen t’i mėrzisin kosovarėt, por ata duhet tė mos bien pre, meqė e kaluara e tyre ka qenė gjithmonė paqėsore dhe jo e dhunshme”, ka thėnė ai.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-08, 11:48   #156
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....



Steinmeier: Kosova ka perspektivė evropiane
Shumica e deputetėve nė Bundestagun gjerman kanė votuar pėr vazhdimin e mandatit tė trupave gjermane nė kuadėr tė KFOR-it nė Kosovė.
Tė martėn, qeveria e kancelares Angela Merkel vendosi qė mandati i trupave tė vazhdohet pėr njė vit.

"Qeveria nė Prishtinė dėshiron vazhdimin e pranisė sė KFOR-it, dhe NATO-ja ėshtė e gatshme pėr kėtė", tha ministri i Jashtėm, Frank Walter-Steinmeier, njofton Radio Evropa e Lirė.

Ai i pėrkujtoi deputetėt se Kosovėn deri tash e kanė njohur 20 vende tė Bashkimit Evropian, dhe shtoi se "Kosova dhe vendet tjera tė rajonit kanė perspektivė evropiane".
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-08, 11:59   #157
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Foleja e re e A-Kaedes

Duart e dėrmuara futen nė kazan njėra pas tjetrės. Copa mishi dashi, kocka pulash dhe tė brendshme lundrojnė nė sipėrfaqen e lėngut tė nxehtė. Pesė personat qė qėndrojnė rreth ushqimit falėnderojnė Zotin pėr ēdo kafshatė. Dhe ndėrkohė komentojnė vdekjen e tre personave qė u dėrguan pėr tė kėrkuar sekuestruesit e dy turistėve austriakė tė rrėmbyer mė 22 shkurt tė kėtij viti nė Tunizi dhe mė pas u transferuan nga kėto anė. Lajmin e morėn pasdite nga lajmet e radios. Tė pestė kryetarėt e familjes e dinė mirė se pėr kė po flasin. I kanė takuar me dhjetėra herė nė mes tė shkretėtirės ata "kasapė" fanatikė. Dhe i kanė furnizuar me ujė, sheqer, mish, miell dhe ushqime tė tjera.
Bėhet fjalė pėr kufirin e mbretėrisė sė re tė Al-Kaedas, zona nė tė cilėn mė parė ka qenė Sudani dhe Afganistani. Gjenerata e fundit e terroristėve po pėrhapet nė kėto zona tė rrethuara nga duna tė mėdha rėre. Disa kilometra nė veri ndodhet Timbuku, qyteti misterioz i Malit, i cili qė prej dhjetė shekujsh ka qenė vendi i takimit ndėrmjet Afrikės dhe pushtimeve arabe dhe prej disa muajsh ėshtė bėrė kufiri ndėrmjet tolerancės dhe fanatizmit. Atje tej, pas horizontit, fshihen qindra fanatikė tė Osama Bin Laden. Ndėr ta, edhe njė grup komandosh prej 15 muxhahedinėsh, tė cilėt rrėfehen dhe mburren se duan tė sulmojnė Vatikanin. I drejton njė algjerian, por mendja e planit qenka zėvendėsi i tij: njė bashkėkombės jo mė shumė se tridhjetė vjeē, i cili ka jetuar nė Itali.
Evropa duket aq afėr
Timbuku duket kaq larg nė shekuj. Larg, por prej andej Evropa duket aq afėr. Drejtimi i emigrimit klandestin tashmė ėshtė spostuar nė Mali: nė njė udhėtim pa rregulla tė shumta dhe kontrolle gjithashtu, si nė rrugė detare dhe tokėsore, duke kaluar Algjerinė dhe Libinė, brenda disa ditėve mbėrrin nė Lampeduza. Vendburime tė shumta nėn rėrė. Tashmė ėshtė bėrė njė garė pėr kompanitė e pėrpunimit tė naftės pėr tė marrė me koncesion disa qindra metra tokė. Pikėrisht aty ku ndodhen edhe rekrutėt e Al-Kaedas. Globalizimi tashmė ka pushtuar edhe Sahelin, pjesėn jugore tė shkretėtirės sė Saharasė, rajoni mė i varfėr i planetit. Dhe rezultati ėshtė njė perde tensioni qė nga Mauritania bashkon Malin, Niger, Ciad deri nė Darfurin e Sudanit. Ėshtė fronti i luftės energjetike dhe komerciale ndėrmjet Kinės, Francės dhe Shteteve tė Bashkuara. Dhe jo vetėm kaq. Pikėrisht nė Mali, nė shkretėtirėn e madhe nė veri tė lumit Niger, Al-Kaeda po ndėrton tė ardhmen e saj. I vetmi vend i cili i ka mbetur pa u dashur tė luftojnė pėr ta zaptuar. Njė territor ku pėrgatisin terroristėt nė pėrdorimin e armėve dhe eksplozivėve, ku tė fshehin komandantėt qė janė larguar nga Iraku dhe ku organizojnė atentatet qė kanė si shėnjestėr Afrikėn Veriore, ndoshta edhe Evropėn. Janė kampe stėrvitore tė lėvizshme, tė paparashikueshme. Por lind pyetja se si furnizohen me ushqime dhe nevoja tė tjera jetike. Relativisht tė vetmit qė mund ta bėjnė njė gjė tė tillė janė banorėt e Saharasė, me vullnet tė plotė ose jo. Kjo pjesė e shkretėtirės ėshtė njė pozicion strategjik. Pėrmes asgjėsė sė madhe tė rėrės, nė pak ditė udhėtim me njė makinė tė pėrshtatshme mund tė arrish nė Libi, Tunizi dhe Marok. Kufijtė ndėrmjet Malit, Mauritanias dhe Algjerisė janė 4434 kilometra vijė arbitrare, tė cilat vėzhgohen fare pak. Njė territor shumė i thjeshtė pėr t'u pėrshkuar, i cili ėshtė njė vend i pėrsosur pėr tė shpėrndarė predikues dhe luftėtarė, tė cilėt mė vonė do tė jenė gati pėr t'u pėrhapur nėpėr botė. Ku ėshtė plani i shpallur pėr herė tė parė nė komunikatėn e shtatorit 2006 nga Osama Bin Laden dhe i pėrsėritur tre muaj mė vonė nga ideologu i tij, egjiptiani Ayaman Al Zauahiri. Dhe i konfirmuar nga hetimet mbi muxhahedinėt qė janė arritur tė arrestohen. Si tuniziani qė jetoi gjatė nė Milano, Mohamed M'Sahel, 39 vjeē dhe marokeni Anouar Majrar, 34 vjeē, i marrė nė pyetje nė Marok. Dhe si egjiptiani Ghasan Ibrahim Abd Al Maqsoud, 28 vjeē, i arrestuar nė Libi. Tre militantė qė kanė nxjerrė nė pah lidhjet e reja tė rrjetit tė Sahel me celulat me bazė nė Siri, Maghreb, Francė dhe Itali. Duket e pabesueshme qė ndodhen kaq pranė, por ėshtė e vėrtetė. Shumė nga rekrutėt qė janė stėrvitur nė kampet stėrvitore tė Malit tashmė kanė hyrė nė aksion. Disa nė Irak. Tė tjerė nė atentatet e fundit nė Algjeri, Marok dhe Mauritania.
Nga koka te kėmbėt me
njė vello tė zezė
Nga Senegali nė Bamoko, ky i fundit kryeqyteti i Malit, mund tė udhėtosh edhe me tren. Studentėt e luftės sė shenjtė gjejnė mikpritje nė njė pallat popullor i fshehur mbas tendave tė tregut tė madh, nė qendėr tė vendit, lagjja me kaotike e qytetit. Aty pranė ėshtė ndėrtuar edhe xhamia mė agresive e kryeqytetit. Kuptohet qartė qė nga shėrbimi ushtarak qė e survejon. Tė gjithė janė vigjilentė.
Mali gjithmonė ka qenė njė shembull i jashtėzakonshėm pėr tolerancėn multikulturore. Por prej disa kohėsh, qė pas kthimit tė disa imamėve tė indoktrinuar nė Evropė, mbi tė gjitha nė Francė, ka sjellė me vete "uahabizmin", rrymėn e pastėr dhe tė papajtueshme tė Islamit, i cili qė nga Arabia Saudite ka ushqyer ideale dhe argumente fetare pėr grupimet e Al-Kaedas. Rezultati shihet ēdo mėngjes pranė tregut tė madh. Ndėr gratė e veshura me stofa tė ngjyrosura dhe tė zbukuruara me kujdes, lėvizin tashmė edhe shumė gra tė tjera tė mbuluara nga koka te kėmbėt me njė vello tė zezė. Dhe ta mendosh mirė, vetėm pesė vjet mė parė, kėto lloj veshjesh nuk ekzistonin. Dhe nuk ėshtė vetėm njė shtrėngesė kulturore, por edhe klimatike. Sepse nė stinėn e pranverės dhe tė verės temperatura nė Bamako arrin gjithmonė 45 gradėt. Dhe tė dalėsh i mbuluar totalisht me njė rrobė tė zezė ėshtė njė vuajtje e vėrtetė, por qė nuk u pėrket burrave qė e vunė si detyrim.
Nė Bamako ka rreth 50 xhami, ndėrsa ato "uahabite" janė dhjetė. Dhe pasha e tyre ndihet. Edhe sepse disa imamė tė Qendrės Kulturore Islamike janė uahabitė dhe merren me formimin e imamėve tė rinj. Marabutėt nė islamin e Sahel dhe nė Maghreb janė personazhe tė shenjtėruar nga vetė populli. I pėrkasin traditės afrikane dhe ndihmojnė nė mėsimdhėnien e Kuranit. Diēka e re qė uahabitėt e quajnė tė padrejtė dhe e dėnojnė. Thonė nė xhami se marubitėt janė haram, mėkat. Pėrhapja e fondamentalistėve dhe mbėrritja e muxhahedinėve shtynė qeverinė e Uashingtonit tė mbyllnin ambasadėn nė Baba Diarra pėrballė kaosit tė stacionit. Ndėrsa ambasada e re qė u ndėrtua ėshtė njė pallat i fortifikuar nė periferi, pikėrisht pėrballė xhamisė sė madhe tė Shoqatės pėr Apel Islamik, organizėm i pėrdorur nga qeveria libiane pėr tė infiltruar nė rajon. Nė boshllėkun strategjik qė ėshtė formuar tashmė nė Mali, ka vend pėr tė gjithė. Ėshtė njė boshllėk mbi tė gjitha kulturor: nevoja pėr njė identitet tė ri qė tė zėvendėsojė indiferencėn e Evropės.
Nė mes tė njė lufte nė
Tin Zauatin
Ēdo javė, qindra emigrantė tė torturuar zbarkohen dhe lihen nė mėshirė tė fatit nga ushtarakėt algjerianė nė mes tė njė lufte nė Tin Zauatin, oazė kufitar ku 250 kilometra vijė tokėsore ėshtė e rrethuar me mina antitank, pikėrisht qė nga Kidali, qendra e parė e banuar qė has rrugės kur zbret nga Mali, tė cilin e ndan 342 kilometra shkretėtirė nga Gao, qyteti i parė i mirėfilltė. Pėr tė bėrė kėtė gjė, Algjeria komplimentohet dhe mbėshtetet nga Bashkimi Evropian dhe Franca. Nė Bruksel dhe Paris, emigracioni ėshtė thjesht njė ēėshtje sigurie. Por pėr njė popull i detyruar tė studiojė historinė franceze, me libra nė gjuhėn franceze dhe foto njerėzish tė bardhė, nuk ėshtė mė pak se njė tradhti. Dhe nga ky kėndvėshtrim, predikuesit uahabiti, me komunizmin e tyre fetar, ofrojnė njė alternativė tjetėr: ata gjejnė pėrgjigjen shpirtėrore, politike dhe pėr ata qė rekrutohen nė kampet stėrvitore, edhe mbėshtetje ushtarake. Njė prezencė kjo qė arrin tė mbulojė shumė zona rurale ku shkolla publike dhe organizatat ndėrkombėtare nuk mund tė mbijetojnė. Kėshtu, gjatė 1200 kilometrave rrugė tė asfaltuar, e cila tė shpie nė Gao, ndodh shpesh tė lexosh tabela qė tregojnė hapjen e medreseve, shkollave fetare ku studiohet nė arabisht. Janė tė financuara nga "Daua al Islamia". Nuk kanė asnjė lidhje me 18 shkollat e tjera tė Djenes, qyteti qė thuhet se ka xhaminė mė tė bukur nė botė. Ato ndjekin traditat e marabutėve. Gjithsesi, Daua ėshtė njė lėvizje e mbėshtetur nga Arabia Saudite dhe nga disa celula pakistaneze. Ka njė numėr telefoni ku mund tė telefonosh, tė thuash se do tė hapėsh njė shkollė dhe ata tė dėrgojnė para e bėjnė gati stafin e mėsuesve. Gao, porta e Saharasė e rrethuar nga rėra dhe nga brigjet e lumit Niger, tashmė ėshtė lidhur me pjesėn tjetėr tė Afrikės nga njė urė e ndėrtuar nga kinezėt. Nga Gao ka kaluar grupi i Mohamed Said Idghiri, 31 vjeē, bosi i njė celule terroristėsh tė pėrqendruar nė Marok, tė cilėt kanė edhe disa baza tė vogla nė Spanjė dhe Barcelonė. Ndėrsa Barka Ag Belkheir, ushtarak i forcave speciale tė ushtrisė konsiderohet si njė individ qė do tė evitojė luftėn. Ishte duke u larguar nga Kidali me njė mision sekret: tė shkonte dhe tė bėnte tratativa pėr tė liruar Uolfgang Ebner, 51 vjeē dhe bashkėshorten e tij, Andrea Kloiber, 44 vjeē, dy turistėt austriakė tė rrėmbyer mė 22 shkurt nė shkretėtirėn tuniziane, si pėr pengjet e vitit 2003 qė u transferuan nė Mali.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-08, 12:00   #158
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Vazhdon....
Uahabitėt nuk ua hedhin sytė vajzave
Gao nė ditėt e sotme ėshtė njė qytet pa lėvizje. E pėrshkojnė vetėm fuoristradat pa targa tė kontrabandistėve algjerianė, kamionėt qė sjellin emigrantė drejt Mesdheut dhe ndonjė makinė ushtarake. Ministria e Drejtėsisė ka vendosur tė arrestojė ndonjė tė huaj qė po shkon drejt veriut, por ata janė tė shumtė. Ka pasur sulme terroriste gjatė rrugės pėr nė kidal: banditė, rebel, tuareg dhe thonė, Al-Kaeda. Por sa larg mund tė shkojė fanatizmi? Pėr shembull uahabitėt, nuk ua hedhin sytė vajzave, nuk shohin televizor, nuk dėgjojnė muzikė. Madje, nuk pėrdorin as stilolapsa, shkruajnė me maja druri dhe si bojė pėrdorin hi tė shuar nė ujė. Madje edhe lutjet i bėjnė nė shtėpi, as nė xhami nuk shkojnė. Por njerėzit janė tė shqetėsuar me praninė e Al-Kaedas nė Saharanė e tyre. Muxhahedinėt lėvizin nė grupe prej 15 ose 20 vetash nė dy ose tre fuoristrada "Toyota". Kanė gjithēka me vete, ujė, ushqime, armė dhe municione. Jetojnė pėr hesap tė tyre. Vetėquhen muxhahedinė, ushtarė tė xhihadit. Dhe thonė se sheiku i tyre ėshtė Osama Bin Laden. Flasin arabisht me theks mauritan ose algjerian. Por ka edhe afrikanė, mbi tė gjitha nigerianė qė mblidhen nė rrugėt e emigracionit klandestin. Edhe kėta lėvizin me fuoristrada nė karroceritė e tė cilave kanė montuar mitraloza tė rėndė. Pushkė, mitraloza dhe kundėrtanke i kanė paguar me 5 milionė eurot (por disa flasin pėr 15 milionė) qė u kanė marrė turistėve evropianė tė sekuestruar nė vitin 2003. Ndėrsa fuēitė me karburant i blejnė nė El Khalil, njė pus uji nė Mali rreth 20 kilometra nga kufiri algjerian i Bordj Mokhtar. Pusi kontrollohet nga ushtarakėt malianė. Por muxhahedinėt ndalen nė kilometrin e 15-tė. Telefonojnė me celularin satelitor dhe menjėherė trafikantėt e El Khalil shkojnė bashkė me karburantin e porositur. Nė fakt muxhahedinėt paguajnė mirė.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-08, 10:26   #159
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Bush diskuton me presidentin irakian pėr trupat amerikane

Uashington, 26 qershor Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Xhorxh Bush, diskutoi me presidentin e Irakut, Xhalal Talabani, rreth marrėveshjes pėr qėndrimin e trupave amerikane nė Irak. Bush tha se u diskutua pėr "kornizėn strategjike tė marrėveshjes, e cila do tė kėnaqte edhe qeverinė irakiane". Diskutimet zhvillohen para skadimit tė mandatit tė OKB sė nė Irak, nė fund tė kėtij viti. Marrėveshja synon lejimin e pranisė afatgjate amerikane nė Irak.

Obama i kėrkon ndihmėn e Bill Klintonit

Ēikago, 26 qershor Senatori Barak Obama, kandidati presidencial amerikan nga demokratėt nė zgjedhjet e nėntorit, ka mirėpritur mbėshtetjen e ish rivales sė tij, Hilari Klinton dhe bashkėshortit tė saj. Obama ka vlerėsuar lart aftėsitė dhe pėrkushtimin e senatores Klinton. Lidhur me mbėshtetjen qė pak ditė mė parė ai mori nga presidenti Bill Klinton Obama tha: "Nėse pyetja ėshtė a dėshiroj qė Bill Klinton tė bėjė fushatė pėr ne nė nėntor, pėrgjigjja ėshtė njė po e padiskutueshme. Ai ėshtė njė politikan i shkėlqyer dhe ka qenė njė president i jashtėzakonshėm. Unė e dua ndihmėn e tij, jo vetėm pėr fushatėn zgjedhore, por edhe pėr qeverisje." Komentet e tij u bėn gjatė njė konference shtypi nė Ēikago.

Gjermania konfirmon rrėmbimin e 2 gjermanėve nė Somali

Berlin, 26 qershor Qeveria federale gjermane ka konfirmuar se nė bregdetin e Somalisė janė rrėmbyer dy gjermanė nė njė jaht. Njė zėdhėnės i ministrisė sė jashtme nė Berlin tha se ky lajm u vėrtetua pas kontakteve me autoritet vendore. Sipas autoriteteve vendore tė Somalisė, piratėt, tė cilėt fshihen pas kėtij rrėmbimi, kanė bėrė presion pėr para, si kusht pėr lirimin e tyre.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-08, 10:29   #160
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Ristrukturimi i pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė pasqyron "statusin e ri tė Kosovės", tha Kejzi

Uashington, 26 qershor - Departamenti amerikan i Shtetit ka pėrsėritur mbėshtetjen pėr propozimin e kreut tė Kombeve tė Bashkuara lidhur me konfigurimin e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė. Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Tom Kejzi theksoi se ky plan nuk paraqet aspak braktisje tė Kosovės nga OKB ja apo bashkėsia ndėrkombėtare. Sipas tij, propozimi i Ban Ki Munit ėshtė hartuar "pėr tė lehtėsuar zhvillimin e institucioneve vendore". Kejzi shtoi se ristrukturimi i pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė pasqyron "statusin e ri tė Kosovės". Komentet e zėdhėnėsit tė Departamentit tė Shtetit u bėn gjatė njė konference shtypi.

Presidenti Sejdiu priti njė delegacion tė Mbrojtjes sė Asamblesė Kombėtare tė Francės

Prishtinė, 26 qershor Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu priti sot njė delegacion tė Komisionit tė Mbrojtjes tė Asamblesė Kombėtare tė Francės, tė kryesuar nga Zhan-Luis Bernar (Jean Louis Bernard), i cili shoqėrohej nga deputetėt e kėsaj asambleje, Zhan-Klod Bolie (Jean Claude Beaulieu), Zhak Dezallangre (Jaques Desallangre), Fransis Hilmie (Francis Hillmeyer) dhe Mishel Gral (Michel Grall). Nė takim mori pjesė edhe ambasadorja e Republikės sė Francės nė Kosovė, znj. Delfinė Borion (Delphine Borione).


Fejt pret qė vendet e rajonit "sa mė parė" do tė njohin pavarėsinė e Kosovės

Podgoricė, 26 qershor - Pėrfaqėsuesi special i Bashkimit Evropian nė Kosovė Piter Fejt ka thėnė se pret qė vendet e rajonit, pėrfshirė edhe Malin e Zi, "sa mė parė" do tė njohin pavarėsinė e Kosovės. "Ne shpresojmė shumė shpejt", ėshtė shprehur Fejt pėr TV malazez. Ai ka vlerėsuar se njohja e pavarėsisė sė Kosovės "ndoshta nuk do tė ishte njė akt politik ndaj Beogradit, por do tė kontribuonte nė rajon". Mirėpo Fejt ka shprehur bindjen se njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Mali i Zi nuk do tė shkaktojė "pasoja tė mėdha". Fejt konsidern se Serbia nė rast tė njohjes sė Kosovės ndoshta e tėrheq ambasadorin e vet nga Podgorica. "Dhe kjo ėshtė e tėra" theksoi Fejt.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-07-08, 10:26   #161
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Paris: Berisha apeloi pėr njohjen e Kosovės

Paris, 14 korrik -Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi nė samitin e Parisit se vendet qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės nuk e kanė bėrė kėtė "pėr tė ndėshkuar Serbinė", as pėr tė "shpėrblyer shqiptarėt", por me "bindjen mė tė thellė se kjo ėshtė rruga e vetme pėr tė garantuar paqen dhe stabilitetin nė rajon". Kryeministri shqiptar u drejtoi njė "thirrje miqėsore", vendeve mike tė pranishme nė kėtė samit, tė cilat ende nuk e kanė marrė kėtė vendim, tė shfrytėzojnė shansin pėr tė dhėnė kontributin e mėtejshėm nė paqen nė gadishullin tonė, duke njohur pavarėsinė e Kosovės", theksoi Berisha. "Kosova prej dekadash ishte shtatzėnė me fatin e saj. Mė 17 shkurt, fėmija lindi; Kosova ėshtė sot e pavarur. Nė rajonin tonė njė fėmijė i ri ka lindur. Kosova po hedh hapat e saj tė parė nė ndėrtimin e demokracisė mė tė re nė Evropė. Historia politike e legale e Kosovės, por edhe genocidi e fushatat e pastrimit etnik e bėjnė atė njė rast unik qė nuk krijon precedent. Kosova ėshtė njohur tashmė nga mė se 42 vende", tha Berisha dje para liderėve tė vendeve tė Mesdheut nė Paris.

Identifikohet trupi i Rushit Vidishiqit, i zhdukur nė vitin 1999

Mitrovicė, 14 korrik - Zyra pėr identifikim dhe mjekėsi ligjore nė Prishtinė njoftoi se ka identifikuar trupin e Rushit (Hysen) Vidishiqit nga fshati Vidishiq i Mitrovicės. Trupi i tė ndjerit Vidishiqi, i cili ka lindur mė 1946 dhe ėshtė zhdukur nga forcat serbe mė 08.06.1999 nė Zhabar, ėshtė identifikuar nė bazė tė analizave tė ADN sė. Njoftohet se varrimi i mbetjeve mortore do tė bėhet tė martėn nė orėn 13:30 nė Varrezat e Dėshmorėve nė Shipol.
Sot hapet Universiteti Veror i Prishtinės

Prishtinė, 14 korrik - Sot nė orėt e mbrėmjes, nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit tė Filologjisė, zhvillohet ceremonia solemne e hapjes sė Universitetit Veror tė Prishtinės 2008. Me kėtė rast do tė flasin, rektori i UP sė, prof.dr. Enver Hasani, Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi, kryesuesi i EULEX it, Iv dė Kermabon, ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Enver Hoxhaj etj.
Nė luftimet me militantėt afganė u vranė 9 ushtarė amerikanė

Kabul, 14 korrik Nėntė ushtarė amerikanė u vranė nė luftimet me militantėt afganė, nė afėrsi tė kufirit me Pakistanin. Pėrleshjet nė krahinėn Kunar ishin ndėr sulmet mė vdekjeprurėse pėr forcat e huaja nė Afganistan gjatė viteve tė fundit. Kėtė vit janė shtuar sulmet e talebanėve, sidomos nė pjesėn lindore tė Afganistanit, ku NATO thotė se ata po pėrfitojnė nga marrėveshjet pėr paqe nė Pakistan.
Fillon sot stėrvitja ushtarake Ukrainė NATO

Kiev, 14 korrik Disa parti politike dhe organizata jo qeveritare paralajmėruan protesta nė Ukrainė kundėr fillimit tė stėrvitjeve tė pėrbashkėta ushtarake ndėrmjet NATO s dhe forcave vendore. Nė anėn tjetėr, ushtria tha se stėrvitja ėshtė "hap i ri nė ndėrtimin e besimit dhe bashkėpunimit ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Ukrainės". Stėrvitja ushtarake fillon sot nė Detin e Zi dhe pjesė tokėsore tė Ukrainės.
Nė samitin e "Unionit tė Mesdheut" arrihet pajtimi pėr armėt

Paris, 14 korrik Mė shumė se 40 vende, pėrfshirė Izraelin dhe shtetet arabe, u pajtuan qė tė punojnė pėr Lindjen e Mesme si zonė pa armė tė shkatėrrimit nė masė. Nė deklaratėn pėrfundimtare tė samitit tė "Unionit tė Mesdheut", qė u mbajt dje nė Paris, u tha se ndalesa pėrfshinė armėt bėrthamore, kimike dhe biologjike, si edhe sistemin shpėrndarės pėr to. Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, si mikpritės i samitit, kėrkoi respekt tė ndėrsjellė ndėrmjet shteteve tė rajonit.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-08, 15:11   #162
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nė Ural gjenden eshtrat e fėmijėve tė mbretit

Moskė, 16 korrik - Prokurorėt rusė konfirmuan se eshtrat e gjetura vitin e kaluar, u pėrkasin djalit dhe vajzės sė Car Nikola II. Zyra e kryeprokurorit tha se mostrat e DNA-sė dhe analizat e dhėmbėve treguan se mbetjet e gjetura nė Ural, janė tė princit Aleksei dhe vajzės Maria. Njoftimi u bė disa orė para fillimit tė ceremonive pėr shėnimin e 90-vjetorit tė vrasjes sė familjes sė Carit nga bolshevikėt, nė vitin 1918.

Nė pėrleshjet nė Turqi vriten edhe 11 militantė kurdė

Ankara, 16 korrik - Ushtria turke bėri tė ditur se 11 militantė kurdė janė vrarė nė pėrleshjet nė Turqinė juglindore, duke e ngritur nė 33 numrin e kryengritėsve tė vrarė nga ushtria nė pesė ditėt e fundit. Ushtria tha se ata janė vrarė nė operacionin nė provincėn Hakari, e cila ėshtė nė kufi ndėrmjet Irakut dhe Iranit. Ushtria njoftoi dje pėr 22 militantė tė vrarė nė provincėn Sirnak.

NATO zhvendos disa pika tė kontrollit nė Afganistanin verilindor

Kabul, 16 korrik - NATO bėri tė ditur sot se ėshtė larguar nga disa pika kontrolli nė Afganistanin verilindor, disa ditė pasi nė sulmet e militantėve u vranė nėntė ushtarė amerikanė dhe u plagosėn 15 tė tjerė. Zyrtarėt afganė thanė se ushtarėt u larguan nga baza nė provincėn Kunar, ndėrsa zėdhėnėsit e NATO-s thanė se ushtarėt janė larguar nga pika e kontrollit atje. Ushtarėt kanė zhvendosur postin e kontrollit nė afėrsi tė fshatit Vanat.

Biznesmenė turq vlerėsojnė mundėsinė e investimeve nė Kosovė

Prishtinė, 16 korrik - Delegacion i biznesmenėve nga Turqia u informua sot nė Odėn Ekonomike tė Kosovės pėr mundėsitė e investimeve nė Kosovė dhe krijimin e partneriteti mė tė avancuar tė bizneseve tė dyja vendeve. Takimi nė mes tė biznesmenėve nga regjioni i Stambollit dhe biznesmenėve kosovar nė Odėn Ekonomike tė Kosovės (OEK) u cilėsuar si rast i mirė pėr promovimin e mundėsive pėr investime tė drejtpėrdrejta nė Kosovė. Drejtori pėr marrėdhėnie me jashtė nė OEK Safet Gėrxhaliu theksoi se ėshtė e pamundur tė mendohet se Kosova do tė ketė stabilitet politik, nėse nuk do tė sigurohet zhvillimi ekonomik, mirėpo zhvillim ekonomik nuk do tė ketė nėse nuk krijohet njė ambient i volitshėm pėr tė inkurajuar investitorė nga jashtė. Duke folur nė emėr tė biznesmenėve nga Turqia, Nezih Liman, tha se biznesmenėt turq para luftės, gjatė dhe pas luftės, kanė qenė gjithnjė tė pranishėm nė Kosovė me investime tė tyre. "Ne jemi kėtu sot tė gjithė sė bashku pėr tė shikuar mundėsinė pėr t'i dhėnė njė shtytje zhvillimit ekonomik tė Kosovės". Ai tha se delegacioni i afaristėve nga Turqia pėrbėhet nga biznesmenė tė fushave tė ndėrtimtarisė dhe tekstilit, por edhe fushave tjera.

Maqedonia njeh pasaportat e Kosovės

Shkup, 16 korrik - Ministria e Jashtme e Maqedonisė njoftoi se do t'i njoh pasaportat e reja tė Kosovės, duke i konsideruar ato si vazhdimėsi e pasaportave tė UNMIK ut. Petar Ēulev nga kjo ministri tha se "qytetarėt e Kosovės lirisht do tė mund tė hyjnė nė Maqedoni me pasaportat e reja, sikurse edhe deri mė tani". Maqedonia ende nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.

Sejdiu pėrshėndet gatishmėrinė e Ēekisė pėr investime nė sferėn ekonomike

Prishtinė, 16 korrik - Presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu, priti sot, Zėvendėsministrin e parė tė Punėve tė Jashtme tė Republikės Ēeke Tomash Pojar. Nė kėtė takim u bisedua pėr proceset e bashkėpunimit, pėr angazhimet qė Ēekia ka pasė nė mbėshtetje tė Kosovės, si dhe pėr rolin e veēuar qė kishte presidenti Havel dhe e gjithė elita qė ka udhėhequr shtetin e Ēekisė nė procese tė rėndėsishme tė reformave dhe tė lėvizjes sė tyre tė shpejtė nė proceset integruese nė Bashkimin Evropian edhe nė NATO. Presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu, duke e falėnderuar z. Pajar pėr rolin e Ēekisė nė nxitjen e mbėshtetjeve tė lirisė nė radhė tė parė tė Kosovės, me njohjen e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, e pėrshėndeti gatishmėrinė qė kanė pėr investime tė rėndėsishme nė sferėn ekonomike, posaēėrisht nė fushėn e energjetikės si dhe pėr bashkėpunimin e mėtejshėm nė tė gjitha nivelet nė mes tė dy shteteve sovrane. "Dėshiroj edhe njė herė qė t'i pėrcjell falenderimet mė tė thella pėr Republikėn Ēeke, pėr vendimet qė ka marrė, pėr mbeshtetjen qė i ka dhėnė Kosovės, pėr punėn e kontigjentit ēek nė kuadėr tė forcave tė KFOR it nė Kosovė, qė ėshtė njė kontigjent jashtėzakonisht profesional dhe i disiplinuar", theksoi Presidenti. Ndėrsa, Zėvendėsministėr ēek, i cili po qėndron nė vendin tonė me rastin e hapjes sė Ambasadės sė Republikės Ēeke nė Kosovė, tha se stabiliteti, prosperiteti, demokracia, respekti pėr individė dhe tė drejtat civile kėtu nė Kosovė dhe poashtu nė tė gjithė regjionin nuk ėshtė i mirė vetėm pėr regjionin, por pėr tė gjithė Evropėn dhe pėr Republikėn Ēeke. "Mendoj se ka shumė projekte qė mund t'i bėjmė sė bashku nė sektorin e ekonomisė, investitmeve dhe energjetikės dhe ne jemi tė gatshėm t'i bėjmė ato nė Republikėn e Kosovės", pohoi ai. Duke iu pėrgjigjur njė pyetje tė gazetarėve pėr sferat nė tė cilat kompanitė ēeke janė tė interesuara nė Kosovės, Pojar tha: "Ne kemi pėrmendur kompaninė ĒES, e cila ėshtė mė shumė se 60% pronė e shtetit Ēek, e cila ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mėdhenjė nė tregun ballkanik. Kjo kompani po shqyrton mundėsitė pėr investime jo vetėm nė Kosovė por edhe nė shtetet e tjera tė regjionit. ĒES ėshtė shumė e interesuar pėr ivestime nė Kosovė dhe po presim pėr njė hap nga qeveria e Kosovės dhe pastaj ne jemi tė gatshėm. Gjatė takimit me Presidentin Sejdiu, z. Tomash Pajar, ripėrsėriti zotimin e vendit tė tij se do tė jenė prezent nė Kosovė pėr tė ruajtur stabilitetin e Kosovės dhe tė gjithė regjionit.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-07-08, 10:20   #163
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Papa kėrkon falje pėr abuzimet


Papa ka kėrkuar faljme pėr abuzimet e priftėrinjve Gjatė njė vizite nė Australi, Papa Benedikti ka kėrkuar falje pėr abuzimin seksual tė fėmijėve nga disa priftėrinj katolikė.
Duke folur nė njė takim me peshkopė katolikė, Papa shprehu keqardhje tė thellė pėr vuajtjet qė kishin shkaktuar priftėrinjtė.
"Me duhet tė pranoj turpin qė ne tė gjithė kemi ndjerė si rezultat i abuzimit seksual tė tė miturve nga disa priftėrinj dhe klerikė nė kėtė vend. Unė shpreh keqardhje tė thellė pėr dhimbjet dhe vuajtjet qė kanė pėrjetuar viktimat e kėtyre abuzimeve. Kėto abuzime, tė cilat pėrbėjnė njė tradhėti tė rėndė tė besimit, meritojnė tė dėnohen pa ekuivoke", tha Papa Benedikti.
Grupet qė mbrojnė tė drejtat e viktimave thonė se deri tani pėr abuzime seksuale ndaj fėmijėve nė Australi janė dėnuar mė shumė se 100 priftėrinj apo klerikė tė tjerė.
Ēėshtja e abuzimit tė fėmijėve nga disa priftėrinj katolik e ka dominuar vizitėn aktuale tė Papa Benediktit nė kėtė vend.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...pe_sorry.shtml
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-08, 11:14   #164
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Arrestohet prifti i Karavastasė,bė nte trafik klandestinėsh me tre policė



http://www.panorama .com.al/index. php?id=16929

Prifti, rekruti i klandestinėve

Trafik nėpėrmjet kishės sė Karavastasė. Dhjetėra tė rinj qė hynin e dilnin nga kisha e fshatit tė Lushnjės u kanė bėrė pėrshtypje banorėve tė zonės, por kanė menduar se bėhej fjalė pėr besimtarė tė devotshėm.
Por, dje lajmi i arrestimit tė priftit tė tyre si trafikant klandestinėsh u ka dhėnė pėrgjigjen e dyshimeve.
Mihal Shuli, prift i kishės sė Karavastasė nė Lushnjė u arrestua dje nga policia, si njė ndėr anėtarėt kyē tė grupit tė trafikantėve klandestinė. Me arsim tė lartė, 47 vjeē, prifti kishte autoritet dhe ndikim tė madh te banorėt e pėr pasojė sipas policisė ka arritur tė sigurojė dhe tė interesuarit pėr tė emigruar ilegalisht drejt perėndimit. Burime tė brendshme tė policisė sė Lushnjės pohojnė se, at Mihali ishte njė ndėr pjesėtarėt kryesorė tė kėsaj bande tė mirorganizuar, e cila i pajiste emigrantėt me dokumente false. Ai mbante lidhje direkt me kokėn e trafikut, i cili jeton nė Athinė, madje shpeshherė kryente rolin e taksistit tė klandestinėve.
At Mihali shėrbente nė kishėn e Karavastasė prej vitesh, ndėrkohė qė kjo e fundit ishte njė ndėr mė tė frekuentuarat nė zonė nga besimtarėt. Banorė tė zonės kanė treguar pėr oficerėt e policisė se disa herė shikonin lėvizje tė dyshimta nė mjediset e kishės, por gjithmonė duke menduar se aty kryheshin rite tė ndryshme fetare edhe gjatė orėve tė vona tė pasdites. "E kam shtėpinė fare pranė kishės ku shėrben prifti, tė cilin e kanė arrestuar. Kemi parė qė hyjnė e dalin shumė, po me mendje se janė besimtarė tė cilėt nuk kanė mundėsi ta frekuentojnė kishėn paradite dhe vijnė aty pasdite. Madje, e kemi pyetur edhe priftin pėr kėto lėvizje, por ai ėshtė shprehur se pėr besimtarėt nuk ka orar", ka deklaruar njė prej banorėve. Sinjalet e tyre dhe hetimet disamujore tė policisė sė rrethit, e cila po bashkėpunonte me homologet nė qytete tė tjera, kanė ēuar grupin hetimor drejt kishės. Ecejaket e njerėzve tė shoqėruar nga prifti, linin tė dyshoje se bėhej fjalė pėr diēka jashtė kishės, qė nuk i pėrkiste kultit tė Zotit. Madje, burime policore tregojnė se, tė ashtuquajturit besimtarė vinin aty edhe nė orėt e vona tė natės dhe pastaj dilnin nė grupe. Mė pas ishte prifti ai qė krijonte lidhjen me rrjetin tjetėr tė shpėrndarė gjithandej. Nė ambientet e kishės janė gjetur nė cilėsinė e provės materiale kompjuter, si dhe disa certifikata tė personave tė ndryshėm me gjendje civile tė shumė komunave dhe bashkive tė vendit.
Ajo qė dihet e sigurt ėshtė qė prifti Shuli i gjente klientėt qė kishin nevojė pėr tė kaluar kufirin nga disa fshatra tė largėt tė rrethit tė Lushnjės, si Dushk, Gorre, Fiershegan, Hallvaxhie etj., por nuk ishin tė pėrjashtuar banorėt tė zonave tė tjera, tė cilėt nėse ishte e nevojshme, strehoheshin pėr disa ditė nga vetė prifti. Mendohet se gjatė kohės sė predikimit, shumė njerėz i qanin hallin priftit pėr varfėrinė qė i kishte kapur ata, ose tė afėrmit e tyre dhe ai "i siguronte" hallexhinjtė se gjithēka mund tė merrte zgjidhje vetėm nė rast emigrimi. Prifti u tregonte se mund t'i ndihmonte duke i adresuar te njerėz qė i njihte mirė dhe nė rast se familjarėt nuk e kalonin kufirin, ata nuk do tė paguanin asnjė lekė. Kjo ishte mesa duket detyra e thjeshtė, por e madhe qė i ishte ngarkuar priftit tė fshatit Karavasta, si njeri i besuar dhe qė nuk mund tė zbulohej lehtė, nga grupi i trafikantėve.


Tė arrestuarit
  1. Ismet Rroqi, 29 vjeē, pėrgjegjės nė Kapshticė
  2. Sefer Ēollaku, 50 vjeē, kontrollor Kapshticė
  3. Rajmondi Duro, 40 vjeē, kontrollor Kapshticė
  4. Mihal Shuli, 47 vjeē, prift nė Karavasta
  5. Leonard Belortaja, 32 vjeē, nga Korēa shofer
  6. Artur Likollari, 42 vjeē, nga Korēa shofer
  7. Altin Qatipi, 30 vjeē, nga Tirana shofer
  8. Edmond Kallkuēi, 35 vjeē nga Korēa
  9. Manol Xhamia, 48 vjeē nga Bilishti shofer
  10. Ilir Ēipi, 38 vjeē nga Korēa, tregtar
Hetim pronave, pėr fitimet nga trafiku

TIRANE - Njėsia Task-Force Kundėr Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit nė Prokurorinė e Tiranės ėshtė duke verifikuar tė gjitha pasuritė qė ekzistojnė nė emėr tė personave tė arrestuar sė fundi, me akuzėn e trafikut ndėrkombėtar tė klandestinėve. Ata dyshohet se, kanė pasur pėrfitime tė majme financiare pėr shkak se kanė kaluar njė numėr tė madh klandestinėsh, duke marrė nga secili prej tyre 2 mijė euro pėr person. Me fitimet qė kishin siguruar, trafikantėt kishin arritur tė korruptonin edhe punonjėsit e policisė, tė cilėt pasi hynin nė autobusėt qė udhėtonin drejt Greqisė dhe kontrollonin pasaportat pėr t'i vulosur ato, nuk nxirrnin probleme pėr personat qė kalonin nė mėnyrė tė paligjshme, duke u trafikuar nga grupi i tė arrestuarve. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanė pėrfituar pasuri dhe biznese tė ndryshme me fitimet qė arrinin nga trafiku ndėrkombėtar i klandestinėve qė kalonin nė drejtim tė Greqisė me destinacion pėrfundimtar Italinė. Prokuroria tha se, veē gjashtė makinave qė u janė bllokuar trafikantėve gjatė arrestimit tė tyre, po verifikohet nė hipoteka dhe nė banka pėr prona tė tjera tė tyre, qė dyshohet se janė vendosur nga veprimtaria kriminale.

“Tre oficerė nė bandėn e trafikut”

Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm arrestoi njė grup kriminal tė akuzuar pėr falsifikim dokumentesh, trafik klandestinėsh dhe korruptim tė tre oficerėve tė policisė, qė sipas provave tė grumbulluara, konsiderohen anėtarė dhe bashkėpunėtorė tė trafikantėve.

Dashamir Biēaku

Tė arrestuarit mblidhnin klandestinė nga e gjithė Shqipėria dhe pėrmes taksive i transportonin nė Korēė. Me anė tė korruptimit tė tre oficerėve tė pikės kufitare, klandestinėt kalonin nė Greqi, ku i prisnin anėtarė tė grupit kriminal qė i nisnin mė pas drejt Italisė. Pėr ēdo klandestin, sipas hetimeve, tė arrestuarit pėrfitonin 2 mijė euro, tė cilat ndaheshin nė ēdo rast mes anėtarėve tė grupit. Operacioni ėshtė zhvilluar nėn drejtimin e SHKB-sė nė Ministrinė e Brendshme dhe ėshtė zhvilluar njėkohėsisht nė Tiranė, Korēė, Lushnjė, Vlorė dhe Fier ku vepronin anėtarėt e grupit. Ata po hetoheshin prej gjashtė muajsh nga Zyra Task-Forca Antikorrupsion nė Prokurorinė e Tiranės, pas njė denoncimi tė paraqitur aty nga SHKB, qė kishte zbuluar korruptimin e tre oficerėve nga grupi kriminal, duke u bėrė kėshtu shkak pėr zbulimin e veprimtarisė sė gjithė personave tė tjerė. Burimet zyrtare tė policisė thanė dje se, trafikantėt i kalonin klandestinėt nė pikėn kufitare kur aty shėrbenin tre oficerėt e arrestuar, tė cilėt pėrfitonin shuma ryshfeti pėr ēdo kalim tė klandestinėve. Mes tė arrestuarve ndodhet edhe prifti i Karbunarės, i cili akuzohet se ka transportuar klandestinė me makinėn e tij dhe u ka gjetur atyre dokumente false, qė shėrbenin pėr udhėtimin nga Greqia drejt Italisė.
Zbulimi
Grupi i akuzuar pėr trafik klandestinėsh, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion ėshtė zbuluar pas dhjetėra rasteve tė kthimit tė emigrantėve shqiptarė nga Italia, qė ishin kapur atje me dokumente false. Pasaportat e tyre kishin vulat dalėse nė pikėn kufitare tė Kapshticės dhe duket se kėtu ka filluar edhe hetimi i SHKB-sė. Nė bashkėpunim me Task-Forcė Antikorrupsion ėshtė realizuar pėrgjimi i dhjetėra bisedave mes trafikantėve dhe oficerėve tė policisė, tė cilėt jepnin miratimin pėr kohėn kur duhej tė kalonin klandestinėt, duke informuar pėr kontrollet dhe masat e policisė nė pikėn e kalimit kufitar. Operacioni i koduar "Korridori i lirė" pėr shkak se tre oficerėt e arrestuar u hapnin rrugėn klandestinėve, ka sekuestruar gjashtė makina qė pėrdoreshin nga tė akuzuarit, 20 pasaporta false tė pėrdorura nga klandestinėt si dhe 12 celularė tė personave tė prangosur. Ministria e Brendshme konfirmoi dje se hetimi i kėsaj ēėshtje ėshtė bėrė nė bashkėpunim edhe me policinė greke, e cila gjithashtu kishte pikasur kalimin e klandestinėve me autobusė drejt tokės helene. Sipas hetimeve tė Task-Forcė Antikorrupsion mėsohet se nė hetim janė edhe disa persona tė tjerė, qė veprojnė nė Shqipėri dhe nė Greqi pėr tė cilėt verifikimet po vazhdojnė me qėllim sqarimin e pozicionit tė tyre nė trafikun ndėrkombėtar tė klandestinėve.


"Baza e Igumenicės, pranga dy trafikantėve

VLORE - Pas njė hetimi disa mujor, policia e Vlorės arrestoi dje dy persona nga Saranda. Gerald dhe Erand Metushi, pėrkatėsisht 21 dhe 20 vjeē qė ushtronin aktivitetin e dhėnies sė ndihmės pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit. Dy kushėrinjtė kishin arritur tė depėrtonin me aktivitetin e tyre deri nė Greqi, vend ku ata falsifikonin dokumentet pėr personat qė do tė kalonin kufirin. Madje, falsifikonin dhe viza greke e italiane. Policia e ka koduar operacionin pėr arrestimin e dy tė rinjve "Baza e Igumenicės". Sipas burimeve tė policisė, pikėrisht nė Igumenicė tė Greqisė, ishte njė bazė e pėrpunimit dhe falsifikimit tė dokumenteve pėr shqiptarėt, tė cilėt me anė tė kėtyre dokumenteve kalonin nė Greqi, e mė pas nė Itali. Nė kėmbim, tė arrestuarit pėrfitonin 3000-3500 euro pėr person. Mėsohet se hetimi ndaj dy tė arrestuarve tė djeshėm ka filluar nė muajin prill 2008. Ata janė mbajtur nė pėrgjim pėr gati tre muaj, deri nė finalizimin e arrestimit, ku tashmė janė grumbulluar prova mė se tė mjaftueshme pėr t'i pėrballur ata me togat e zeza. Ata e kanė ushtruar aktivitetin e tyre nė zonėn e Vlorės dhe Sarandės. Ndėrkohė, nė bazėn e pėrpunimit tė dokumenteve nė Igumenicė, kishin bashkėpunėtorė tė tjerė. Dy tė rinjtė bėnin porositė pėrkatėse duke dhėnė mė parė emrat dhe gjeneralitetet qė duhej tė plotėsoheshin nė dokumentet, qė do tė shėrbenin pėr kalimin e kufirit nga tė interesuarit.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hasanmehmeti : 21-07-08 nė 11:16
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-07-08, 14:28   #165
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Dobins: As Serbia, as Rusia nuk mund ta bllokojnė anėtarėsimin e Kosovės nė BE dhe nė NAT0

Pragė, 23 korrik - Ish emisari amerikan pėr Ballkanin Xhems Dobins, mendon se Rusia dhe Serbia do tė vazhdojnė tė rezistojnė dhe t'ua vėshtirėsojnė punėn Qeverisė sė Kosovės, Kombeve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Megjithatė ai nuk mendon se Moska dhe Beogradi janė nė pozitė qė fundamentalisht ta bllokojnė misionin e BE-sė. Ndonėse mund tė krijojnė komplikime, ato nuk mund ta bėjnė tė pamundshme vendosjen e EULEX-it. "Nė fund tė fundit, Bashkimi Evropian do tė vendoset dhe ende do tė ketė njė mbetje tė pranisė sė Kombeve tė Bashkuara, pėr aq kohė sa rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit do tė jetė nė fuqi si kornizė juridike pėr praninė ndėrkombėtare atje", tha Dobins pėr REL, duke shtuar se kjo rezolutė nuk mund tė ndryshohet pa pajtimin e Rusisė. Duke folur pėr perspektivėn e integrimeve euroatlantike tė Kosoėvs dhe Serbisė, Dobins thotė se Shtetet e Bashkuara dhe pjesa mė e madhe e vendeve evropiane do tė dėshironin t'i shihnin tė dyja vendet si anėtare tė BE sė dhe tė NATO s. Por, anėn tjetėr Donbins mendon se "as Serbia e as Rusia nuk kanė ndonjė mundėsi pėr ta bllokuar anėtarėsimin e Kosovės nė kėto organizata". Nė kontekstin e kėrcėnimit real tė ndarjes sė Kosovės dhe reagimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare, Dobins ėshtė mendimit se ndėrkombėtarėt nuk do tė lejojnė "de jure" ndarjen e Kosovės. "Kjo do tė thotė se nuk do ta njohė ndarjen", thotė Dobins, ndonėse siē shprehet "nė njė shkallė kjo ndarje tashmė ekziston". "Komuniteti ndėrkombėtar do tė vazhdojė tė pėrdorė masa ekonomike dhe politike, me qėllim qė gradualisht ta dobėsojė kėtė ndarje dhe ta riunifikojė Kosovėn". Ndėrkaq nė lidhje me mundėsinė e ndryshimit tė qėdrimit tė qeverisė sė Serbisė ndaj politikės karshi Kosovės sė pavarur, Dobins thotė se kjo nuk do tė ndodhė shpejt. "Mendoj se qeveria do tė vazhdojė tė rezistojė qė ta njohė pavarėsinė e Kosovės dhe do tė vazhdojė tė krijojė vėshtirėsi pėr Kosovėn. Por, ėshtė e qartė se fokusi prioritar i saj do tė jetė nė lėvizjen drejt marrėdhėnieve mė tė afėrta me Perėndimin", tha Dobins.

Qiproja thotė se nuk e pėrkrah pavarėsinė e Kosovės

Beograd, 23 korrik - "Qiproja ka pėrsėritur se nuk e njeh dhe nuk e pėrkrah pavarėsinė e Kosovės", ka thėnė sot ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremiq, nė konferencėn e pėrbashkėt pėr gazetarė me shefin e diplomacisė qipriote, Markos Kiprianu nė Beograd. Ministri i Jashtėm i Qipros ka thėnė se pėrkrahja qipriote pėr Serbinė rreth Kosovės konsiston nė "respektimin e parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare, qė ėshtė njė nga parimet themelore tė respektimit tė integritetit territorial dhe sovranitetit tė vendit". Qiproja bashkė me Spanjėn, Rumaninė dhe Sllovakinė kėmbėngul nė mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

UNMIK u dhe Policia e Kosovės mohojnė se Karaxhiq e Mlladiq kanė qėndruar nė Kosovė

Prishtinė, 23 korrik - UNMIK ku dhe Policia e Kosovės kanė mohuar mundėsinė e qėndrimit eventual tė Radovan Karaxhiqit, me emrin e rremė, Dragan Dabiq dhe Ratko Mlladiqit nė vendin tonė. Nė konferencėn e sotme me gazetarė ata thanė se Policia e UNMIK ut dhe ajo e Kosovės ėshtė duke funksionuar nė veri dhe se nuk ka informacione tė tilla. Zėdhėnėsi UNMIK ut, Rasel Giki tha se UNMIK u mohon tė kėtė informacione se i shumė kėrkuari pėr krime lufte nė Bosnje Radovan Karaxhiq, me emrin e rremė Dragan Dabiq dhe bashkėpunėtori i tij gjithashtu i kėrkuar nga Gjykata e Hagės, Ratko Mladiq tė kenė qėndruar nė Kosovė. Edhe zėdhėnėsi i Policisė tė Kosovės Veton Elshani tha se deri mė tani nuk kanė ndonjė informatė pėr qėndrimin e kėtyre personave nė Kosovė. Por nė anėn tjetėr nė pyetjen nėse pėrfaqėsuesit e UNMIK, KFOR it dhe Policės sė Kosovės mund tė garantojnė se Karaxhiq dhe Maldiq nuk kanė hyrė kurrė nė Kosovė, zėdhėnėsi i UNMIK ut, tha "jo".

Propozohen ndryshime nė qeverinė shqiptare

Tiranė, 23 korrik - Kryeministri Sali Berisha i ka propozuar Presidentit tė Shqipėrisė Bamir Topi emėrimin nė postin e Zėvendėskryeministrit Genc Pollo, ndėrsa nė postin e Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės qė e mbante Pollo, ai propozon emėrimin Fatos Bejės, nėnkryetar aktual i Kuvendit. Ndėrkaq nė postin e Ministres sė Shėndetėsisė ai porpozon znj. Anila Godo dhe lirimin nga kjo detyrė tė Nard Ndokės.

BE i pezullon miliona dollarė ndihma Bullgarisė

Bruksel, 23 korrik - BE ka pezulluar miliona dollarė ndihma pėr Bullgarinė pas njė serie raportesh qė kritikonin ashpėr qeverinė se kishte dėshtuar tė luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar. BE po i mban fondet nė linjė me paralajmėrimet e dhėna mė herėt Bullgarisė kur vendi u anėtarėsua nė BE nė janar tė vitit tė kaluar dhe ka ndaluar pagesat pėr dy agjenci qeveritare. Drejtuesit e BE sė thonė se megjithė disa pėrpjekje pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, institucionet duken tė mira nė letėr, por nuk japin rezultate nė praktikė. BE ka paralajmėruar edhe Rumaninė pėr progresin e ngadaltė nė kėtė fushė. Njė zėdhėnės i Komisionit evropian tha se BE donte tė ndihmonte tė dy vendet, por rezulatat duhet tė vinin nga brenda vendit. Pėr shkak tė shqetėsimeve nė masė tė madhe, pėrsa i takon zgjerimit tė mėtejshėm tė Bashkimit Evropian, mesazhi nga Komisioni Evropian ėshtė se nėse tė rinjtė nuk sillen siē duhet ata do ta paguajnė.

Parlamenti maqedonas pritet tė miratojė ligjin pėr liberalizimin e vizave me Shqipėrinė

Shkup, 23 korrik - Parlamenti maqedonas pritet tė miratojė ligjin pėr liberalizimin e regjimit tė vizave me Shqipėrinė. Kohė mė parė ky ligj u bė tejet i diskutueshėm pėr shkak se autoritetet maqedonase thanė se ligjin pėr tė huajtė do ta zbatonin edhe pėr shtetasit e Shqipėrisė qė nėnkuptonte se shtetasit shqiptarė pėr hyrje nė Maqedon vizat duhej t'i siguronin nė Tiranė e jo nė vendkalimet kufitare. Ligji i ri mundėson qė qytetarėt e dy vendeve pa ndonjė procedurė tė theksuar tė mund tė kalojnė nga njėri nė shtetin tjetėr. Sipas marrėveshjes, shtetasit e njė vendi do tė mund tė qėndrojnė nė vendin tjetėr 90 ditė brenda njė periudhe prej gjashtė muajve. Gjithashtu, parashikohet qė banorėt e zonave kufitare, 20 kilometra nga kufiri, do tė mund tė kalojnė nė vendin fqinj vetėm me karta identiteti.

Obama thotė se Izraeli do tė jetė top prioritet

Tel Aviv, 23 korrik - Barak Obama u zotua tė forcojė lidhjet me Izraelin dhe tė konsiderojė prioritet kryesor sigurinė e kėtij vendi, nė rast se zgjedhet president i SHBA ve. Kandidati i Partisė Demokratike i bėri komentet gjatė takimit me presidentin e Izraelit Shimon Peres. Obama do tė vizitojė edhe Bregun Perėndimor dhe do tė takohet me presidentin palestinez Mahmud Abbas. Gjatė turneut, Obama ka vizituar Afganistanin, Irakun dhe Jordaninė. Gjatė javės, ai do tė qėndrojė nė Gjermani, Britani dhe nė Francė.

Rajs takon homologun nga Koreja Veriore

Kuala Lumpur, 23 korrik - Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs u takua me shefin e diplomacisė sė Koresė Veriore, pėr tė parėn herė nė katėr vitet e fundit tė karakterizuara nga mosmarrėveshjet rreth programeve bėrthamore tė Penjanit. Rajs dhe Pak Ui Chun u takuan nė Singapor me zyrtarėt e vendeve tė tjera tė pėrfshira nė bisedimet pėr ēarmatosjen e Koresė Veriore. Ministri i Jashtėm i Kinės Yang Jiechi e cilėsoi takimin tė rėndėsishėm dhe tha se tregon vullnetin pėr tė shtyrė pėrpara procesin e ēarmatosjes.

Irani nuk heq dorė nga programet atomike

Teheran, 23 korrik - Presidenti Mahmud Ahmadinejad tha se Irani nuk do tė lėshojė pe nė mosmarrveshjet rreth programeve bėrthamore. "Kombi iranian po ndjek rrugėn e tij tė drejtėsisė dhe dinjitetit, nuk do tė tėrhiqet nėn presionin e fuqive tjera" tha Ahmadinejad. Ai sidoqoftė, lėvdoi pjesėmarrjen e amerikanėve nė rrethin e fundit tė negociatave pėr programet bėrthamore.


__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 6 (0 Anėtarėt dhe 6 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.