Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-12-11, 18:00   #1
Zanzi/M
mire ....
 
Avatari i Zanzi/M
 
Anėtarėsuar: 12-01-10
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 1,776
Zanzi/M e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Po, ato tjerat i keni sjelle ju e na keni mbushe, tash ta shohim se cfare te mirash do te na sjelle ky sekti tjeter
Ky sekti tjeter ( shiit ) jane te poshter, keta nuk lojne gje pa ba, keta qesin bomba, keta vrasin femije, mirepo jane musliman. Cka me bo!

Nuk e di sigurt a jane a jo? dikush thot po dikush thot jo?

Ok, Pyetje;

A jane Musliman shiit-et a jo? Kaq!


Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-12-11, 18:10   #2
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M Shiko postimin
Ky sekti tjeter ( shiit ) jane te poshter, keta nuk lojne gje pa ba, keta qesin bomba, keta vrasin femije, mirepo jane musliman. Cka me bo!

Nuk e di sigurt a jane a jo? dikush thot po dikush thot jo?

Ok, Pyetje;

A jane Musliman shiit-et a jo? Kaq!
Janė musliman sikur kobra ..
bane me shkel ! tė helmon .
pėr ndryshe shkojnė udhės vet .
mjafton nga ata se e bijnė me gujė 5 here nė ditė pėr Allahun !
ēka me bė atyre se kurrė nuk kan permendur emrin ZOT !
__________________
pause

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga premium : 14-12-11 nė 18:11
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-11, 19:06   #3
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga premium Shiko postimin
Janė musliman sikur kobra ..
bane me shkel ! tė helmon .
pėr ndryshe shkojnė udhės vet .
mjafton nga ata se e bijnė me gujė 5 here nė ditė pėr Allahun !
ēka me bė atyre se kurrė nuk kan permendur emrin ZOT !
...kėta nuk kan tė bajė asgjė me Ali bin ebi Talib (radiallahu anhu) dhe mėsė paku jan ata qė i mbrojnė.

...kėta i shfrytėzojn disa mos marveshje mes sahabve, dhe pa te drejt i shain disa nga ta.
__________________
"Ringjalleni tė vėrtetėn duke e pėrhapur dhe duke e pėrkujtuar, mbyteni tė kotėn duke e refuzuar dhe duke e bojkotuar" nga vllau ynė Muhamed et-Temmimi.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-02-12, 12:51   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Fatimja (sa)


Njė grua, qetė e qetė ishte duke ecur neper rrugėt e Medinės, rrobat e arnuara te saj ishin tregues te varfėrisė. Ajo duke shpresuar ne ndihmėn e te tjerėve, kalonte pėrmes shtėpive te Medinės. Por e pashpresė nga te gjitha anėt arriti te shtėpia e profetit. Aty pa se ne shtėpinė e te dėrguarit te Zotit ishin duke lėvizur shume gra. U habit, beri ca hapa pėrpara dhe pa se te gjithė po pėrgatiten pėr ceremoninė martesore te hazreti Fatimesė (sa) dhe Aliut (as). Si duket vajza e profetit pritet qe se bashku me njė grup grash te shkojnė ne shtėpinė e Aliut. Gruaja e varfėr qėndroi ne njė skaj. Pėr njė moment ajo harroji varfėrinė dhe problemet, dhe buzėqeshi se bashku me pjesėmarrėsit ne kėtė gėzim. Ne kėtė kohe Fatimja (sa) doli prej shtėpisė se profetit. Ne kėtė ēast gruaja e varfėr pa dėshirėn e vet beri ca hapa pėrpara. Nga afėr e njohu fytyrėn e ndritur te Fatimesė. Edhe shikimi i Fatimesė (sa), e vėrejti atė. Gruaja u afrua dhe i dha Selam. Ajo kishte dėgjuar shume pėr mėshirėn dhe faljen e Fatimesė, kishte dėgjuar se ajo nuk e le te pashpresė asnjė nevojtare. Gruaja e varfėr kėrkoi ndihme prej vajzės se profetit. Fatimja (sa) u ndal pėr njė ēast dhe shikoi kėmishėn e re qe e kishte veshur pėr dasme dhe pa hamendje u kthye ne shtėpi. Pjesėmarrėsit u habiten nga sjellja e Fatimesė. Me pas Fatimja doli nga shtėpia me kėmishėn e re ne dore. Ajo me mėshire dhe butėsi shkoi drejt gruas se varfėr dhe ia fali kėmishėn. Kėshtu Fatimja shkoi ne shtėpinė e Aliut me rroba te thjeshta, por zemrėn e kishte te mbushur terplote me kėnaqėsi. Ajo ishte e lumtur qe Zoti i plotfuqishėm edhe njėherė i mundėsoi asaj qe te jete ne shėrbim tė robėrve tė Tij. Ishin duke kaluar 90 dite nga vdekja e Profetit dhe Fatimja (sa) e sėmurė ne shtrat ishte duke kaluar ēastet e fundit te jetės. Pas Profetit, malli pėr babanė Fatimesė i kishte marr durimin. Ngjarjet qe ishin duke ndodhur pas vdekjes se profetit ishin shume te vėshtira pėr shpirtin e bute te Fatimesė (sa). Mirėpo premtimi i babait atė e qetėsonte, atėherė kur profeti ne prag te vdekjes iu drejtua asaj: “Bija ime, pas meje ti do te jesh e para qe do te me bashkėngjitėsh.” Ne ēastet e fundit te jetės se Fatimesė s.a., Aliu a.s. se bashku me katėr fėmijėt qėndronin mbi kokėn e saj. Aliu a.s. shikonte fytyrėn e bashkėshortes dhe kujtonte jetėn e shkurtėr por tepėr te begatshme. Atij ju kujtuan disa fjale te pejgamberit ku kishte thėnė: “O Ali, Fatimja ėshtė fryti i zemrės sime. Betohem ne Zot,se Fatimja nuk me ka hidhėruar asnjėherė.” Koha kalonte me durim, qetėsi dhe shume ngadalė. Kujtimi i ēasteve te hidhura dhe atyre te lumtura te jetės se Fatimesė s.a. ishin shume te vėshtira dhe te renda pėr Aliun a.s. Ai kapi duart e nxehta te bashkėshortes se tij dhe kujtoi ditėn kur ai i kishte thėnė: “O i dashuri Ali, gjithmonė do te jem pranė teje. Ne qofte se, do te jesh i qete do te jetoj me ty, e nėse do te pėrballesh me vėshtirėsi dhe probleme, edhe atėherė do te jem pranė teje”. Aliu mendoi ne vetvete se si Fatimja ne mėnyrė te pėrkryere ka zbatuar thėniet e saj. Edhe fėmijėt e hz. Fatimesė e shikonin nenėn me sy te pėrlotur, duke kujtuar kujtimet pėr te. Zejnebja s.a. kishte pare se nena e saj, ne asnjė rast nuk kishte lėnė pa pėrgjigje ndonjė nevojtare. Imam Hasani a.s. kujtoi lutjet e natės kur nena e tij zgjohej ne mesnate pėr te falur namaz, duke e lutur Zotin qe te gjithėve tu jep te mira. Ndėrsa Imam Hysejni a.s. kishte vėrejtur se si nena e tij me ēiltėrsi dhe sinqeritet udhėzonte njerėzit drejte se vėrtetės. Aliu a.s. qete i pėshpėriti Fatimesė: “Oj Fatime, prania jote ėshtė ngushėllim pėr mua. Ti nuk me ke shqetėsuar asnjėherė mua. Dhe sa here qe te shikoja harroja pikėllimet. Me te vėrtetė ti je gruaja me e mire e Ymmeti Muhamedit. Fatimja a.s. hapi sytė. Hodhi njė shikim plote mėshire drejte bashkėshortit dhe fėmijėve te saj. Sikur dėshironte qe burrit te saj t’ia pėrkujtonte kėshillat e fundit. Qe te kėtė kujdes ndaj fėmijėve dhe atė gjate natės dhe pazhurmė ta varrose larg syve te njerėzve. Ne kėtė moment Fatimja s.a. nguli sytė drejte qiellit dhe tha: “Paqja qofte mbi Xhebrailin, mbi te dėrguarin e Zotit, tani engjėjt e qiellit kane ardhur kėtu dhe babai im thotė: “Bija ime shpejto drejte meje, ajo qe ke pėrpara teje pėr ty ėshtė me e mire.”, paqja qofte mbi ty o baba, dhe paqja qofte mbi premtimet tua te vėrteta.” Ne kėtė mėnyrė Fatimja a.s. mbi krahėt e engjėjve u nis drejte Krijuesit. Ne kėtė ēaste Aliun e lėshoi fuqia dhe me zė te drudhur tha: “Pas teje me nuk do te kėtė mirėsi ne bote dhe ne jetėn e kėsaj bote, dhe unė qaj pėr shkak te frikės se pas teje jeta ime do te jete e gjate.” Abdysselam Hashim Hafidh, shkrimtare dhe hulumtues synit ne Arabin Saudite, ne njė libėr ku flete mbi jetėn e Profetit, ne lidhje me jetėn e personalitetin e hz. Fatime Zehrasė s.a thotė: “Profeti i ka thėnė vajzės se vet: ‘Oj Fatime me hidhėrimin tėnd hidhėrohet edhe Zoti dhe me lumturinė edhe Zoti ėshtė i lumtur”. Fatimja ishte edukuar ne shkollėn profetike dhe ishte njeriu me i afėrt me Flamurtarin e tevhidit. Ajo ėshtė po ai person pėr te cilėn Pejgamberi ka thėnė: “Ne mesin e grave te botes, katėr prej tyre janė me te mirat. Asija, bashkėshortja e Faraonit, Merjemi, vajza e Imranit, Hatixheja bija e Huvejlidit, dhe Fatimja, vajza e Muhamedit.” Fatimja s.a. qe ne fėmijėri shikim te thelle ndaj jetės. Selman Farisiu thotė: “Njė dite e pashe Fatimenė te veshur me rroba te thjeshta dhe te lira, u habita dhe thashė me vete, vajzat e mbretėrve te Iranit dhe mbretit te Romes rrinė ulur mbi ulėse te argjendit dhe veshin rroba te mėndafshta, ndėrsa vajza e te dėrguarit te Zoti vesh rroba te thjeshta. Pas pak kohesh dėgjova Fatimenė duke thėnė: “Mua nuk me mashtrojnė bukuritė e kėsaj bote dhe Zoti mirėsitė e Tij pėr robėrit e Tij te devotshėm i ka ruajtur pėr ne ditėn e gjykimit. Fatimja s.a. duke shfrytėzuar mėsimet hyjnore arriti ne pozita te larta shpirtėrore. Qėllimi i saj ishte qe te bej hapa ne shėrbim te se vėrtetės dhe thoshte: “kėnaqėsia qe ndjej duke i shėrbyer te vėrtetės mua me ka larguar nga ēdo dėshirė dhe nuk kėrkoj gjė tjetėr pėrpos qe vazhdimisht te shikoj bukuritė e Zotit te madhėrishėm. Hz. Fatimja s.a. me gjithė pozitėn e larte shpirtėrore qe kishte, ajo rendėsi te veēantė i kushtonte edhe jetės personale, shoqėrore si dhe bashkėshortore si dhe edukimit te fėmijėve. Ajo me largpamėsinė qe kishte, arriti te kuptoj pasojat e rrezikshme te kthimit ne periudhėn e injorancės pas Profetit, dhe ne lidhje me kėtė vazhdimisht u tėrhiqte vėrejtjen myslimaneve. Kjo grua ne te vėrtetė ishte shembull i njeriut te pėrsosur dhe kishte njė role aktive dhe tepėr ndikues ne shoqėrinė e asaj kohe. Ne njė lutje te bukur te hz. Fatimesė lexojmė: “O Zot, me bėn kėtė bote te mire sepse jeta ime ėshtė lidhur me te, dhe me bėn te mire edhe boten tjetėr, sepse kthimi im edhe tek ajo.” Ēastet me te mira dhe me te kėndshme ne jetėn e hz. Fatimesė kane qene ne kohen kur ajo i ėshtė falur me pastėrti Zotit. Ne lidhje me kėtė Profeti thotė: “ne kohen kur vajza ime qėndron ne mihrabin e lutjes ajo ndriēon engjėjt e qiellit, ashtu si dielli dhe yjet qe janė pėr banoret e kėsaj toke.”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-02-12, 12:52   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Dr. Ali Sheriati

Kėtė mbrėmje tė shėnuar nuk ishte paraparė qė tė flasė njė person siē jam unė. Duke u njohur me punėn e profesorit Luis Masinjon, unė fitova shumė. Ai ishte njė njeri i madh dhe dijetar islamik i cili ka shkruar pėr Fatimenė.
Shumė mė ka tėrhequr jeta e bekuar e saj dhe ndikimi qė ajo e pati nė historinė e Islamit. Madje, edhe pas vdekjes sė saj, ajo i mbante nė jetė shpirtrat e atyre qė gjurmonin drejtėsinė dhe tė ci*lėt iu kundėrvunė shtypjes dhe diskriminimit nė shoqėrinė islame. Ajo paraqet shprehje dhe simbol tė rrugės dhe ėshtė udhėrrėfyese pėr “mendimin islam”. Derisa isha student, mora pjesė nė pėrg*a*titjen e kėsaj vepre tė madhe, e posaēėrisht nė fazėn e hulumtimit dhe tė mbledhjes sė tė dhė*nave. Dokumentet dhe informatat qė ekzistonin ishin tė periudhės njėmijekatėrqind*vjeēare. Ato ishin tė shkruara nė tė gjitha gjuhėt dhe dialektet lokale islamike. U studiuan implikacione historike nga doku*mente tė ndryshme, madje edhe kėngėt popullore. Nga unė u kėrkua qė kėto punime t’i pėrmbledh dhe t’i prezentoj kėtu para jush. Pėr njė ēast i tha*shė vetes: “Kėtė punim do ta prezentoj kėtu, sepse kjo duhet edhe mė tutje tė publikohet, ndėrsa njeriu i madh qė e filloi, e lėshoi kėtė botė pa e pėrfunduar punėn e tij”. Pėr fat tė keq, njerėzit shumė pak dinė pėr kėtė punim. Madje edhe evropianėt, tė cilėt kanė njohuri pėr Islamin, nuk dinė pėr kėtė studim. Kjo gjith*ashtu ndikoi edhe te shkencėtarėt tanė, tė cilėt Islamin e njohin nėpėrmjet shkrimeve tė evropianėve, dhe tė cilėt mu pėr kėtė shkak mbetėn tė painformuar rreth kėtij punimi.
Unė e pėrkraha kėtė thirrje dhe i thashė vetes: “Do t’ua pėr*shkruaj dorėshkrimet studentėve tė mi, e sidomos atyre qė nuk marrin pjesė nė ligjė*ratat nė Husejnije Irshad. Do t’ua prezentoj rezultatet e studimit tė thellė shkencor dhe hist*orik tė kėtij njeriu tė madh”.
Por, tani shoh dhe ndiej se para meje gjenden tė tjerė. Ky nuk ėshtė njė grup i mbledhur pėr bise*dime apo predikime. Burrat dhe gratė qė gjenden kėtu, tė gjithė ata janė intelektualė dhe pėr*fa*qėsues tė gjeneratės sė sotme tė varfėr tė shoqėrisė. Ata nuk kanė ardhur tė mė dėgjojnė se si flas pėr Fatimenė, e me kėtė tė nxjerrin ndonjė pėrftim shpirtėror nga tubimi i sontėm. Ata nuk kanė ardhur tė dėgjojnė njė ligjėratė tė thatė shkencore apo his*torike, sepse kanė njė nevojė tjetėr dhe tė gjallė, e ajo ėshtė qė t’i pėrgjigjen pyetjes mė tė ndie*shme e cila ka tė bėjė me fatin tonė: Kush jam unė?
KUSH JAM UNĖ ?
Nė shoqėrinė tonė gruaja ndryshon me hapa tė shpejtuar. Kushtėzimet e kohės sonė dhe ndikimi i institucioneve e largojnė gruan nga “ajo qė ėshtė”. Asaj i janė marrė tė gjitha tiparet dhe vlerat tradicionale, vetėm e vetėm qė tė shndėrrohet nė qenie tė atillė siē “e duan ato”, “e ndėrtojnė ato” dhe siē po shohim qė “e kanė ndėrtuar”! Andaj pyetja mė kryesore dhe mė e rėndėsishme pėr gratė e vetėdijėsuara tė kohės sonė ėshtė “Kush jam unė?”, duke i shtuar kėsaj atė se gruaja nuk mund tė mbesė ajo qė ėshtė. Nė tė vėrtetė, ajo nuk dėshiron qė t’i pranojė maskat bashkė*ko*hore dhe me kėtė t’i zėvendėsojė ato tradicionale. Bashkė*ko*ha*ni*kėt e saj zgjedhin pėr vete. Ata me vetėdije tė plotė e stolisin per*sonalitetin e vet me ndėrgjegje dhe pavarėsi. Ata e dekorojnė ve*ten gjer nė themel. Ata shfaqin synime. Ata pasqyrojnė hije, por nuk e dinė nė ē’mėnyrė. Ata nuk e njohin disenjin e aspektit tė vėrtetė njerėzor tė personalitetit tė vet, i cili nuk ėshtė as shprehje e trashėgimisė sė tyre, e as shprehje e maskės imituese tė vėnė nė mėnyrė artificiale. Me cilėn prej kėtyre identifikohen ato?
Gjatė kėsaj parashtrohet edhe njė pyetje tjetėr qė del nga tė menduarit e kėtillė. Ne jemi muslimane, gra tė njė shoqėrie qė dėshiron tė vendosė me arsyen dhe zgjedhjen e saj, e me kėtė na lidhė pėr historinė, kulturėn, fenė dhe shoqėrinė e cila rrėnjėt dhe frymėn e vet i ka marrė nga Islami. Gruaja e kėsaj shoqėrie do tė jetė ajo qė ėshtė. Ajo do qė vetė ta ndėrtojė “veten” e saj. Gjatė lindjes sė re tė saj, ajo dėshiron qė vetė tė jetė mamia e vetes. Ajo nuk dėshiron tė jetė prodhim i trashėgimisė sė saj, e as qė tė ketė maskė tė jashtme. Ajo nuk mund tė mbetet indiferente ndaj Islamit dhe nuk mund tė jetė e pakujdesshme ndaj tij.
Andaj, ėshtė gjė e natyrshme qė pėr musli*manen tė shtrohet njė pyetje e kėtillė. Populli ynė vazhdon tė qajė pėr Fatimenė. Ēdo vit, qindra mijėra muslimanė qajnė pėr tė. Mbahen me qind*ra mijėra tubime, lutje, festivale dhe ceremoni tė vajtimit pėr kujtimin ndaj saj. Mbahen ceremoni tė pikėllimit nėpėr tė cilat pėrsėritet vajtimi i saj dhe mallkohen ata qė e poshtėruan atė. Pėrkundėr tėrė kėsaj, personaliteti i saj i vėrtetė ka mbetur i panjohur. Pėr fat tė keq, gjėrat e vetme qė njerėzit tanė i dinė pėr kėtė personalitet tė shenjtė, janė vetėm disa fakte, siē janė:
“Fatimeja ka qenė bija e dashur e tė Dėrguarit. Pas vdekjes sė tė Dėrguarit, asaj ia grabisin kullosat nė Fedek dhe ia sulmojnė shtėpinė. Atė e lėnduan dhe nė muajin e gjashtė tė shtatzėnisė, ajo humbi njė djalė, Muh*sinin. Prej atėherė, ajo i kalonte ditėt vetėm me fėmijėt, tė cilėt i merrte pėr dore dhe dilnin jashtė qy*tetit nė vendin e quajtur “Shtėpia e vajtimit”. Atje kishte zakon tė ulej dhe tė vajtonte. Fliste keq pėr uzurpatorėt e tė drejtės sė Aliut. Qante dhe vajtonte me orė tė tėra. Jetėn e saj tė shkurtėr e kaloi duke e vajtuar dhe mallkuar fatin e vet. Dėshirėn e fundit e kishte qė ta varrosnin natėn, ashtu qė ata tė cilėt ia mendonin tė keqen, tė mos mund t’ia gjenin as vendin se ku ėshtė varrosur”.
Kjo ėshtė pėrmbledhja e tėrė asaj qė pėr kėtė grua tė madhe ka mbetur nėpėr kujtimet e njerė*zve tanė. Mirėpo, pėrkundėr njohurive tė pakta qė i kanė pėr tė, njerėzit tanė me gjithė zemėr e pranojnė madhėshtinė dhe fuqinė e saj. Ata ia falin zemrėn asaj me tėrė fuqinė shpirtėrore, dhe me tėrė besimin dhe vullnetin tė cilin mund ta ketė apo mund ta krijojė bashkėsia njerėzore.
Sipas mendimit tim, nderi mė i madh qė iu bė shoqėrisė sonė iraniane, ėshtė zgjedhja e Imam Aliut, pėrkundėr pikėllimit dhe pengesave qė i pėrjetoi gjatė rrugės sė zgjedhjes sė tij. Populli ynė na e tėrhoqi vėrejtjen se me mendjemprehtėsi mund t’i balla*faqohet shtypjes dhe gėnjeshtrave. Ata i ngritėn grushtat kundėr njerėzve tė fuqishėm, kundėr tradhtarėve dhe sunduesve, tė cilėt qe*nieve njerėzore ua merrnin tė drejtat e tyre. Ai lufton kundėr dhunės dhe korrupsionit. Ai i demaskon kurthet, gėnjeshtrat dhe tradhtarėt. Ai u kundėrvihet regjimeve shtypėse. Ai nuk e lejon veten tė jetė i lidhur apo tė bie nėn ndikimin e reklamave dhe tė liderėve fetarė tė cilėt janė ithtarė tė institucioneve tė halifatit. Ai zbulon tė vėrteta tė panjohura. Ai i gjen tė dobėtit dhe i zbulon ata pas perdeve tė panevojshme. Ai zbulon rryma tė forta. Ai ėshtė bamirės i kėsaj shoqėrie dhe nga ajo i duron tė gjitha. Ajo e zgjodhi Aliun (a.s.).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-02-12, 13:15   #6
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Talking Titulli: Imam Aliu a.s.

...

A ban vakija me qene ZC qajo gruja me shami ngat Nexhit ?



.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-08-13, 13:30   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Thėnie tė zgjedhura tė Imam Aliut


Nė kohė trazirash sillu si ajo deveja ende e pa rritur, qė s′e ka shpinėn tė fortė, sa t′ia hipėsh, as gjinjtė tė zhvilluar, sa ta mjelėsh.

Kush e bėn zakon lakminė, ia mpak vlerat vetes; kush qahet se vuan, jep shkak tė pėrbuzet; kush e lė gjuhėn tė livadhisė, ndot shpirtin e tij me tė.

Kopracia ėshtė turp; frika ėshtė mangėsi; skamja ia ul vlerėn fjalės sė menēur; i mjeri ėshtė i huaj nė vend tė tij.

Paaftėsia ėshtė dėshtim, durimi trimėri, pėrkorja pasuri, vetpėrmbajta mburojė, dhe pėrkushtimi – shoqėruesi mė besnik.

Dija ėshtė kamje qė s’merr njollė, logjika pasqyrė qė s’njeh shtrembėrim, mirėsjellja veshje qė s’ka vjetrim.

Zemra e tė urtit ėshtė fortesa e tė fshehtave tė tij; ēiltėrsia ėshtė arė qė rrit miqėsi; kontrolli mbi vetveten ėshtė vdekje pėr tė metėn.

Harmonia i fsheh mangėsitė. Kush e do veten pėrherė e mė shumė, i shton armiqtė e tij pėrherė e mė shumė.

Kurat mė tė mira janė lėmosha dhe mėshira; njerinė e pret nė ahiret ajo qė bėn nė kėtė jetė.

Ē′qenie e mahnitshme ėshtė njeriu! Sheh pėrmes njė mase tė squllėt, flet pėrmes njė cope mishi, dėgjon nėpėr njė kockė dhe frymėmerr nėpėr njė brimė.

Kur kjo botė tė miklon, tė jep dhe tė mirat e tė tjerėve; po kur tė kthen kurrizin, tė merr dhe tė mirat qė ke hak.

Bėhu me njerėzit nė mėnyrė tė atillė, qė tė tė qajnė, kur tė vdesėsh, e t′i marrė malli, sa je gjallė.

Fale kundėrshtarin, kur ke pushtet mbi tė. Kjo ėshtė mirėnjohja ndaj Zotit pėr fuqinė qė tė dha pėr mposhtjen e tij.

Mė i pazoti nga tė gjithė ėshtė kush s′mund tė bėjė miq nė jetė; por edhe mė i pazotė akoma ėshtė kush e humb mikun, pasi e ka bėrė.

Mospranimi i tė mirave nga qė s′janė tė mėdha dėshmon mungesė tė mirėnjohjes.

I braktisuri nga tė afėrmit bėhet i afėrt pėr tė huajt.

Ēdo gjė i shtrohet fatit, aq sa dhe vdekja vetė vjen shpeshherė nė sajė tė pėrpjekjes pėr t′iu shmangur.

Kush ecėn galop me frerėt lėshuar, pengohet dikur me vdekjen dhe rrėnimin.

Faluani tė metat njerėzve fisnikė, sepse ėshtė vetė Zoti qė i ngre, sa herė qė bien nė gabim.

Zhgėnjimi pason frikėn si dėshtimi drojėn. Rasti i mirė largohet si retė nė behar. Mos e lini tė iki kot, por pėrdoreni pėr mirė.

Kush meritoi vend tė ulėt me punėt e tij, s′mund tė prijė vetėm me prejardhjen e tij.

Zbutja e helmit tė tė helmuarit dhe lehtėsimi i fatit tė fatkeqit falin mėkate tė mėdha.

O bir i Ademit: kur sheh qė Zoti po tė jep tė mira, ndėrkohė qė ti i mosbindesh, atėherė frikėsoju mė shumė!

Kur zemra fsheh diēka, atė e shfaq gjuha dhe fytyra.

Pėrkorja mė e mirė ėshtė fshehja e saj.

Kur ndahesh nga bota dhe ėshtė vdekja nė afrim, nuk ka mė shpresa pėr vonesa nė takim.

Kini frikė nga Zoti! Kini frikė nga Zoti! Sepse jua ka mbuluar aq shumė mėkatet qė i keni bėrė, sa duket sikur jua ka falur!

Feja mbahet mbi katėr shtylla: qėndresėn, besimin, drejtėsinė dhe xhihadin.

Bėrėsi i sė mirės ėshtė mė i mirė se vetė e mira dhe bėrėsi i sė keqes ėshtė mė i keq se vetė e keqja.

Ji bujar, por jo dorėshpuar; ji i kursyer, por jo koprac.

Pasuria mė e madhe fitohet kur braktis ambicjet.

I shpejti nė thėnien e gjėrave qė s′u pėlqejnė tė tjerėve, bėhet shumė shpejt shėnjestėr e shpifjeve tė tyre.

Ē′i zgjat ambicjes, ia shkurton veprimit.

Faljet vullnetare s′ta sjellin dot Zotin mė pranė, nėse me to pėrligj mosbėrjen e faljeve tė detyrueshme.

Tė urtit gjuha i rri pas zemrės, ndryshe nga tė marrit, qė i rri pėrpara.

I bekuar ėshtė njeriu qė mban parasysh jetėn tjetėr, qė bėhet gati me punė tė mira pėr tė dhėnė llogari, e qė lumturohet dhe mbetet i kėnaqur nga Zoti me aq sa i mjafton.

Zoti mban pėr mė tė pėlqyer mėkatin qė s′jep kėnaqėsi, se virtytin qė ngjall krenari.

Njeriu ka aq vlerė sa guxim e vendosmėri, aq sinqeritet sa baraspeshė nė gjykim, aq trimėri sa respekt pėr vetveten, dhe aq dėlirėsi sa ka tė zhvilluar ndjenjėn e turpit.

Fitoren e sjell qėndrimi i vendosur, qėndrimit i jep vendosmėri kudhra e mendimit. Kur mendimi bėhet plan, duhet ruajtur mirė sekreti i tij.

Druaju nga sulmet e fisnikėve tė uritur dhe tė alabakėve tė nginjur.

Zemra e njeriut ėshtė si egėrsira, qė i shkon pas vetėm zbutėsit tė saj.

Pėr sa kohė ecėn fati, tė metat mbeten nė hije.

Falėsi mė i pėlqyer ėshtė ai qė ka mė shumė mundėsi pėr tė ndėshkuar.

Bujari ėshtė ajo qė bėhet vetiu. Kur jep se tė kėrkojnė, kėtė e bėn nga turpi ose pėr t′iu shmangur qortimit.

Nuk ka pasuri si intelekti, mjerim si padija, trashėgimi si edukata dhe mbėshtetje si kėshillimi.

Qėndresa ėshtė dy llojesh: Qėndresa ndaj asaj qė mundon, dhe qėndresa ndaj asaj qė lakmon.

Me pasuri bėhet atdhé dhe njė dhé i huaj; me mjerim edhe atdheu bėhet dhé i huaj.

Qenia i kėnaqur ėshtė pasuri qė s′shter.

Pasuria ėshtė burimi mė i parė i pasionit.

Ai qė ju paralajmėron ėshtė si ai qė ju sjell lajme tė mira.

Gjuha ėshtė si bisha; po e zgjidhe, kafshon.

Ndėrmjetėsuesi ėshtė krahu i kėrkuesit.

Njerėzit e kėsaj bote janė si udhėtarėt qė i afrohen destinacionit, edhe pse mund tė jenė duke fjetur.

Mungesa e miqve tė bėn tė panjohur.

Tė mos kesh atė qė tė duhet, ėshtė mė e lehtė se t′ia kėrkosh njė tė padenji.

Mos u turpėro qė jep pak, sepse mosdhėnia ėshtė mė pak se pak.

Nderi ėshtė stoli e skamjes dhe mirėnjohja stoli e kamjes.

Nėse s′ndodh ajo qė prisje, mos u pikėllo pse mbete ku ishe.

Padija ėshtė bota e njeriut ekstremist.

Kur shtohet urtėsia, mpaket tė folurit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.