Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-05-09, 08:42   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim "Prisni surpriza nga partia jone"

"Prisni surpriza nga partia jone"

E Marte, 05 Maj 2009

Ata pretendoje qe me nje perfaqesim prej 70% ne popullate, te jene nje force e madhe politike dhe me ndikim ne jeten politike te vendit. Behet fjale per partine me te re te regjistruar se fundmi ne Komisionin Qendror Zgjedhor, Partia Demokratike e Bashkimit Musliman te Shqiperise. Dje, me rastin e promovimit te ketij subjekti politik te qendres se djathte, kreu i PDBMSH-se, Sabri Jacaj, tha ne nje interviste per "KJ" se, ka ardhur koha qe muslimanet e Shqiperise te kene edhe nje perfaqesim politik, ne menyre qe te mund te ngrene zerin per te drejtat e tyre. "Edhe kur vjen puna per te drejten per te ndertuar nje xhami, muslimanet e vendit, qe perbejne rreth 70% te popullates, nuk mund te ndertojne nje godine te denje per nevojat e tyre. Shpeshhere, pushtetaret kalojne ne rastet e festave, ne kembet e tyre, ne mjediset ku besimtaret falen ne mes te pluhurit. Nderkaq, ka shume komunitete te tjera fetare, shume me te vogla nga permbajtja, qe kane ngritur objekte kulti, pse jo, edhe ne ambientet e dikastereve te ketij vendit", tha Jacaj. Sipas tij, eshte vizituar cdo rreth i vendit, per te marre mendime e opinione, si dhe per te perzgjedhur kandidatet me te mire perkates. I pyetur nga gazeta nese ne keto kandidatura do te kete femra, saktesisht, femra me shami, ai u pergjigj, "pse jo, nese do kete te tilla me cilesi dhe qe misherojne vlera dhe qe komuniteti i perzgjedh, do te jene patjeter pjese e politikes sone edhe femra te tilla". Duke folur per fushaten elektorale, Jacaj tha se partia qe ai drejton do te jete e gatshme te marre pjese ne koalicion, qe do te diktohet nga zhvillimet e metejshme dhe strukturat e partise. Madje, ne kete drejtim nuk ngurroi edhe te premtoje surpriza.

Partia juaj perfaqeson muslimanet, apo interesat e gjithe shqiptareve?

Ne perfaqesojme ne aspektin politik muslimanet e Shqiperise, kerkojme mbrojtjen e identitetit te tyre, e sigurisht qe edhe interesat e qytetareve te ketij vendi. Eshte hera e pare qe krijohet nje parti e tille, pasi deri para disa kohesh as mund te flitej e as mund te mendohej per nje formacion te tille politik. Megjithate, duke qene se religjione te tjera qe kane 4-5% te popullsise ne Shqiperi, kane 4-5 formacione politike, pse ne muslimanet te mos kishim, ndaj vendosem te ndermarrim kete iniciative.

Ju doni te thoni qe partia juaj ka baze fetare? Anetaret e partise suaj, a jane anetare te Komunitetit Mysliman Shqiptar?

Jo, partia jone nuk ka baze fetare, eshte laike, por mbeshtetet ne vlerat me te mira te muslimaneve. Ne statutin e kesaj partie, saktesohet qe anetar mund te jete cdo shtetas shqiptar, qe ka mbushur 18 vjec, pavaresisht bindjeve fetare.

Cili eshte fokusi i partise suaj, cfare ceshtjesh kerkoni te coni konkretisht ne parlament?

Fokusi yne eshte qe t'i thuhet stop ketij tranzicioni te tejzgjatur per shqiptaret. Eshte nje tranzicion teper sfilites, stresues, ndaj mendojme se ka ardhur koha qe ne krye te vendit te vijne njerez qe kane frike dhe besim te Allahu. Deri tani mendoj se jemi gabuar ne perzgjedhjen e ketyre njerezve. Shqiperia nuk duhet te ece me me deputete nga Shkodra qe drejtojne nga Tirana, me deputete qe drejtojne Dibren nga kryeqyteti etj.

Cfare marredhenie keni ju me Komunitetin Musliman te Shqiperise?

Ne nuk bejme pjese ne Komunitetin Musliman Shqiptar. Ky komunitet ka tjeter detyre, shume te shenjte, te aplikoje dhe te zhvilloje besimin mysliman. Nderkaq, partia jone ka per detyre perfaqesimin politik te myslimaneve. Ne 20 vite demokraci, perfaqesimi politik i muslimaneve ne Shqiperi eshte pare si dobesi, madje eshte perkthyer ne nje menyre te tille qe muslimanet sot shihen si qytetare te dores se dyte, te dores se trete, apo edhe me poshte. E them kete duke iu referuar akteve konkrete. Per rreth 20 vjet, muslimanet kane kerkuar vazhdimisht per te ndertuar me te drejte ne token e tyre nje xhami, por pushteti lokal, jo vetem qe nuk e ka dhene kete leje, por shprehet se "sa te jemi ne ketu drejtues ne Tirane, nuk do te kete xhami". Perse u mohohet kjo e drejte besimtareve muslimane, kur komunitetet e tjera fetare kane godinat e tyre. Ne kete aspekt, mosngritja e zerit merret si dobesi, ndaj them se muslimanet trajtohet si qytetare te dores se dyte. Po keshtu, i referohem edhe rastit te mbajtjes se shamise neper shkolla. Rregulloret e shkollave dalin ne kete rast mbi Kushtetuten e Shqiperise, qe garanton mbajtjen e saj. Do doja t'i drejtohesha Ministrit te Arsimit, Fatos Beja, se perse zbaton ende nje rregullore qe eshte vendosur nga komunistet. Ne nuk mund te krahasohemi as me Francen, e as me shtete te tjera. Madje, vende perendimore e kane akuzuar Francen per nje laicitet deri ne ateizem. E kane zgjidhur me se miri kete ceshtje SHBA-te, Norvegjia, Anglia etj. Edhe ne rastin e Frances, behet fjale per emigrantet ne kete shtet, kurse ketu te ne eshte popullsia vendase muslimane. Cfare e keqe i vjen ketij vendi nga nje vajze arsimdashese qe mban shami? Do doja te pyesja ministrin dhe opinionin publik, se a ka prostituta nga familjet myslimane, apo a ka djem qe kryejne krime, apo merren me droge, nga radhet e atyre qe shkojne ne xhami? Ministria e Arsimit ka shume probleme emergjente per te zgjidhur, para se ceshtja te shkoje te shamia; behet fjale me pare per suvate e mureve, drogen dhe armet neper shkolla etj. Mbi te gjitha, rregulloret e shkollave njerezit i kane bere, ndaj them se njerezit duhet te ulen serish se bashku per t'i rishqyrtuar ato. Ndaj, bejme thirrje qe MASH, Komuniteti Musliman Shqiptar dhe komuniteti prinderor te ulen te bisedojne te gjithe se bashku.

Ju e keni marre "bekimin" e KMSH-se, apo kjo ka qene nje iniciative e pavarur?

Kemi biseduar me ta, i vume ne dijeni qe eshte krijuar nje parti muslimane, qe muslimanet do te kene keshtu perfaqesimin e tyre politik. Keta njerez jane taksapagues, jane qytetare, para se te jene besimtare, imame, hoxhe etj. Kurani thote qe "Allahu nuk e ndihmon nje popull te ndryshoje gjendjen e tij, nese ky popull nuk ndihmon veten e vet". Ne besojme se ka ardhur koha qe ky vend te drejtohet nga disa njerez qe kane besim, kane moral dhe percojne vlera te qytetaret e tjere. Shqiperia vuan se nuk ka ligje, ne po vuajme se njerezit qe po na drejtojne nuk kane moral.

Kur deputetet qe do te dalin nga partia juaj, do te jene pjese e parlamentit, cila do te jete ceshtja kryesore per te cilen do te ngrene zerin?

Se pari, dua te them se ne do te ngjisim ne foltoren e parlamentit ata njerez qe misherojne vlerat me te mira te besimit mysliman shqiptar. Ne, deri tani, ne 14 rrethe te Shqiperise kemi ngritur strukturat e partise sone, kemi shkuar rreth me rreth per te biseduar me njerezit atje, jane pyetur nese kishte ardhur momenti qe muslimanet te kishin nje perfaqesim politik. Ju duhet te dini se shume myslimane e kane konsideruar si gjynah te merren me politike, ndoshta nga mungesa e kultures dhe e njohjes. Neper rrethe kemi zgjedhur njerez me CV-te me te mira dhe nga familjet me me reputacion atje.

A ka ne listen tuaj femra dhe nese po, a ka femra me shami qe aspirojne parlamentin?

Femra sigurisht qe ka, do zbatohet ligji i 30%, Me shami nuk e di a do kete, por nese do kete te tilla me cilesi dhe qe misherojne vlera dhe qe komuniteti i perzgjedh, perse jo? Nuk ka asnje problem, nje person i veshur eshte njelloj me nje tjeter. Deren tone e ka te hapur kushdo.



Nese do t'ju ofrohet, ju do te jeni te gatshem per koalicione me parti te tjera?

Patjeter, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman te Shqiperise, eshte nje parti e qendres se djathte, eshte e gatshme per koalicion, por kete gje do ta vendosin zhvillimet e metejshme dhe strukturat e partise. Mendojme se ne kete aspekt do te kete surpriza.

Bisedoi: Fjoralba Shahaj


Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.