Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-05-09, 19:36   #1
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

POEMA PĖR POPULLIN


Populi ecė e nuk ngutet
Udhės me gropa zemre e kalldremeve historike
Nuk ngutet se ėshtė i Lodhur- i Kėputur nga Thikat
Varrėt Thika pas Shpinde ia kanė kėputur shpirtin

Pesha e hidhur e historisė sė tij -
Plot data lavra vitesh nė ballė e shekuj betejash
Pa Pre e pa Fre -

Historia e Huaj i rrinė Gerrbė Mbi Shpindė ende!?
E -
Shpindėn e ka plot gjak e trupin shoshė shpatash e plumbash

Plot plagė tė moēme mijavjeēe

Duket sikur ngjitet gujaz Pėrpjetėzes Epike
Kurrė i gjunjzuar numron Hapat e Epokave
Qė Ia lan veē njė Copė Trup e Shpirt -
E me shpirt ndėrdhėmb mundohet Pėr Tė Gjallė!

Plot plagė tė moēme mijavjeēe!



2.

Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
Viteve tė Krrusura Ura historike tė Via Egnatias
Koha pa ujė nė Sy ia qet thiijat e pėrgjegjura
pėr 'i pikė xeher tambli nė Sy tė gjegjur e t'regjur

Tamblin e Nanės ia qet pėr hundėsh -
Deri ta qet njė fjalėgoje
tue qitė zjarr pėr sy e tym pėrgoje

thuase - i kemi lindė zotit me zor!

Populli ecė ngadalė e nuk ngutet -
Varg i Gjatė Thik'pėrpjetė zor ėshtė m'u ngjitė kėshtu
S'ka kohė me u ndalė as para varreve as para tė vdekurve
Tė plagosur nuk sheh askund tė shtrimė edhe ata ecin
Pėrpjetėzes sė Plumbtė

Nuk kemi Kohė as me vdekė!

E Koha bie mazunė pėrdhe, nuk qet za as fjalė pėrgoje
Buzėt - Shkrum i Gjallė - e luan kryet pėndueshėm -
Ka dro do ta shkelė Tjetra Kohė nė gjysėmrruge

Mbetet kush mbetet e del nė Breg Kohe - kush tė del!

Historia e Popullit -
Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla
Kur ecet Thik'pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike

Populli ecė ngadale e nuk ngutet...!




3.

Ecė ngadale e nuk ngutet -

Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshė e arkeologjishė tė thyeme antke -
Bjeshkėt e Namuna i Banė me Shpindė

E Bjeshkė Shtyen me Gjoks!

Skurruar ne Gjak Triumfal tė Fitoreve tė Huaja
E Dikush ne Gisht nė Gojė -
Dikund me Gisht nė Kokė e dikund ia merr kamba kambėn
me Zorrė nėpėr kambė -
Pret tė ia Jep Dorėn Bjeshka - ajo ende i rrokullisė gur!

Koha Breshkė Ende ia Qet Thijat e Pėrgjegjura...

Pėrditė i del Doresh nganjė Bjeshkė e nga njė Vrrijė
Me hekura nė duar - don tė dali hekurah - Moteve tė Nxime!
Ia Nxini Jetėn historia e veshur me Uniforma shtrigash

Me Bjeshkė e Vrriijė ndėr Sqetulla -

Historia i ndalet para kambėve - keshe po ia fshinė djerėset e gjakun - djerėset i vlojnė n'ballė e s'un ia gjenė kund Ēaren Vetit!

Pėrditė nė lojna tė reja - Shtrigash tė Vjetra!




4.

Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
Epokave Qorre Historike me Hapa tė Randė - Bjeshkė!
Me Kokė Plumb - tė rėnduar mbi Kohė

Me Kohė Plumb nė Zemėr!

Me Shpindė tė Plumbtė te Dy Luftave Botnore
Me 'i Botė nė Shpindė -
me ndėrskamca historike tė pahistori
Pėrditė ia grryejnė Gjeografinė e vet ndėr kambė

Pėrditė ta Grryejnė Dheun Ndėr Kambė!

E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahė Drangojsh pėr tu ngjitur nė Qiell -
E me i shtie nė Grusht Retė e Mendimit Bosh!

Ende - Mizat dojnė tė bahen drangoj e Drangojtė sikur po paraqiten si miza -

Me Sy Mize nėpėr Pluhurin e Mbetur nė Tribuna Tribunatorėsh!

Epokat e Lavdishe Hillire -
diegur e humbur pashėnjėpadokė Nėn-Tokė e Nėn-Ujėra!
Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltė Rrėnjen e Gjallė
deri nė Fundbote tė Antikunit -

Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan!

Populli Ecė Ende Pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike
Ngadale E Nuk Ngutet...!

(7. mars, 1996) Nga Vėllimi - POEMA PĖR POPULLIN


__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-05-09, 19:36   #2
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

SHQIPĖRIA E BASHKUAR

E bukur ėshtė Kosova
E Bukur ėshtė Shqipėria

Siē ėshtė E Dashur Nana!

Mė ēon peshė shtat'palė Qiell
Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė!

Edhe deri atje ku bre miza hekur
Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė!

Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė
Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell!

Shqipėria me Botė nė Sy -

si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės
e bota me Shqipėr nė zemėr

Shqipėria gjithmonė e pushtuar
Shqipėria - kurrė e nėnshtruar!

Shqipėria e Bashkuar!




2.

Ushtima -
Me shėnjen Viktoria
deri Te Molla e Kuqe
Filloi -

E Para
Nė europėn e Lindjes sė Madhe
U lind nė Prishtinė
E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės
E rreh tupani i Dardanisė!

Dardania kumbonare bashkimi
E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri!

Me njeren dorė kafshaten e bukės
E, jemi gai -
Me tjetrėn kambėzėn e pushkės!
Me gojė - bukė e plumba
Me sy shkreptėtima rrufee shqiponjash
Me hap drejtė shoqishoit nė sy
Derisa tė bėhet njera Dyshė -

- O Varre o Djepa!

Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa
Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll djepi
Tė pėrkunden nė varre!

Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės!

Republika nuk lindet etiu si dielli
As nuk bie vetiu si shiu -

Republikėn e bashkojnė fije-fije
Burrat -
E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !

- Ku janė Burrat?
- Ku janė Varret?

Duri gurin nuk e sheh
Burri burrin nuk po njeh!

Kosova - prore e kositur
Kosova - kurrė e nėnshtruar!

Shqipėria e Bashkuar!

(Kalendor, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN

Kjo poezi u emitua pėrmes RTV shqiptar mė 1992, recitoi aktori i mirėnjohur Kastriot Ēaushi.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 19:37   #3
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

KOSOVA
Kosova ime -
sa ma shumė qendrove u bėre edhe ma e dashur
u bėre edhe ma e dhėmbshme edhe ma e fortė
pėrbinė dhėmbjet krismat lotėt

bebėzat e syve thahen mos me rreh ēerpik
mbesin bebėza tė hapura nga malli
aorta e zemrės pushon mos me rreh pulsi i gjakut
buzėt e njoma thahen kur nuk i njomė edhe me lot!

Nėse doni tė lindeni martirė krenarė
vrisni ushujzat karpate duke qeshur me ushtimat
e Bjeshkėve tė Nemuna -
qe pėrgjakin shushurimen e valėve tė Drinit tė Bardhė
nėse doni tė lindeni duke iu parė Kosova
nė sy tė Kosovės e nė zemėr tė Kosovės
Linduni pėrgjithmonė!

Syri i Kosovės sė pėrlotur sheh gjithkah
Zemra shkrum e Kosovės rreh gjithkah
Gjaku shqiptar i Kosovės gufon gjithkah
Gjithė bota sqiptare sot ėshtė nga Kosova!

Gjithkah shkove ore burrė kosove
E Kosovėn kurrė nuk e harrove ! -
Pulsi i gjakut tė Kosovės kurrė nuk pushon

sa t'i bie diell e hanė kėsaj Toke!

(25. 11, 1995)
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 19:37   #4
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

LAJMET NGA PRISHTINA NUK JEPEN PĖR TĖ GJALLĖ




Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin
ėshtė emėr i zi futė e zezė -
pa gjini pa numėr pa trajtė a gjenezė
lakohet vetiu si gjarpėr nėpėr vetat gramatikore tė emrit tim

Mbi Kosovė vret diēka qė s'i pėrngjet Njeriut
as besės as dashurisė!

Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin
se ėshtė emėr i vdekshėm i prangave tė territ mnerės e humnerės
ėshtė emėr i kobshėm varri pa mbishkrim pa gur
ėshtė emėr pa rrėnje pa zanore siellet pa bisht pa krye!

Mbi Kosovė shkel dikush qė kurrė nuk duhet t'i pėrmendet emri
ėshtė emėr qė vret e pret e le shkret urėza vatre
shkreton vende nė sofra e ballin e oxhakut nė oda
gėzimin nė sy pėshpėritjen nė buzė e gjakun nė fytyrė

ėshtė emėr qė pret vetvrasjen e vet!

Lajmet nga Prishtina nuk epen pėr t'gjallė!
Mbi Kosovė - Lindet Liria
Gjallė ėshtė e pėr t'gjallė nuk lidhet Dardania!

(28. 11. 1995) nga vėllimi POEMA PĖR POPULLIN


post skript: ky ishte parashikimi im mė 1995, parase tė kalojmė nė poezitė e luftės e poezitė e lirisė. Shqiptari nuk pyet kah ėshtė rruga pėr nė Kosovė!
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 19:38   #5
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

KĖNGA E POPULLIT
Kėnga e popullit -
kėndua nėn hundė kur nuk donte tė merr vesh mali
as te sheh fusha

kur vlon gjaku e gufon shpirti
i ka adhė deri nė fyt

kėngė e kėnduar nėpėr tymėra flakė e lotė

kėngė e kėnduar e gjithmonė e pashkruar
pa shkronja as orthografi pa lasp as shtypshkrojė
kėngė qė gufon nė zemėr e vlon pėrgoje shkrum i gjallė
e kėnduar nė hastra ēerga qilima e drrasa tė thata si fati
nė gryka maja e shkėmbinj malesh tė larta
gjithė natėnelume pa shtie gjumė nė sy
me vajė nė buzė -
e lotėt pikuan nė ēergė e lotėt pikuan nė shkėmb

e pika shpoi gurin tue rrehė nė njė pikė!

***

Kėnga e popullit u kėndua
deri iu bre fija lahutės e iu kėput teli qiftelisė
lahuta e qiftelia mbeten varė atėditesot
u pre kėna nė kulla - u pre kėnga mbi shkėmbinj

kėnga mbet vaji i burrit

edhe para djepave edhe para varreve
edhe kur Hana u pėrgjak mbi mal
edhe kur Dielli leu si gjaku nė agim

edhe kur Hana ishte nė tė sosur
edhe kur vaji ishte nė tė nisur

edhe kur Dielli u zu me kuēedėr
jehoi kėnga e populli e shpėrtheu vaji i burrit:
- O lum pėr ty o pėr tė lumin Zot
o ė kambė na u ēua Sokol e Halili!...

Doli Zana e Malit e
Mali ushtoi prej Djalit

kur kqyren nė varr
gjeten veē 'i grusht eshtra

e zana mori malin
e toka mori djalin

kėnga mbet Vaji i Burrit!

(1995) nga POEMA PĖR POPULLIN
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-09, 19:39   #6
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

HISTORIA E POPULLIT
Historia shpesh -
ėshtė edhe lojė grabitēare
e fėmijve

fėmijėt luajnė nė zall -
me gur e bujashka me copa hekuri
edhe me zjarr
keshe po mbarojnė ura kulla tempuj e rrokaqiej

vijnė tjerėt e ua prishin mė kėmbė -
e mbi ato ndėrtojnė lodra tjera

vijnė tjerėt e luajnė lojėra tjera
dhe harrohet Loja e Fėmijve tė Parė

kėngėt zonat e mrekullueshme hyjnore
harrohen vallėzimet e Shqipeve e Gjuha e Parė

e fshihen gjurmat e gishtave tė pėrgjakur nėpėr zalle!

Kush mund ta luajė ma bukur Atė Lojėn e Parė
se sa Ata qė e luajtėn Tė Parėt ?
Kush mund tė nxierri Za ma tė bukur
se sa Ata qė kėnduan Tė Parėt?

Historia shpesh -
ėshtė Lojė grabitēare e fėmijve!
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-12-09, 14:16   #7
Odise@
 
Avatari i Odise@
 
Anėtarėsuar: 03-05-09
Postime: 83
Odise@ i vlerėsuar mirė
Gabim Ku Jane Poetet

Nezir Myrta / KU JANĖ POETĖT


O poetėt janė gjithkund e gjithkah
burime tė gjalla qė rrjedhin ujė akull,
vėrejnė shushunjat qė dolen nė gjah
e mbesin si klysh udhės ngrirė shakull!

Poetėt janė gjihtkund e gjithkah
kudo kopshteve majave shkollave,
vėshtrojnė ata qė drdhin vrer n'pah
e vet e pinė mu si lėngun e mollave!

Poetucat shterruan derdhin veē fjalė
si struca nė zall qesin kokėn jashtė -
nė secilen fjalė skelet kanė njė halė
pėrbihen qitje si pėr zorrė t'trashtė!

O poetėt janė gjithkund e gjithkah
nė etėr nėntokė nėnujra e mbiyje -
te gurtė e varreve e nė shkreptima
rrufeshė tė skuqura dhe i lidhin nyje!

S'shtėrzejnė gjakush majesili poshtė
shkrepin shkėndia t'lashta mijavjeēe -
nuk janė sikur kallami zemėrshoshtė
flakadaj i binė trup edhe udhės leqe!

Poetėt nuk vdesin pse nuk shkruajnė
kur burimi n'shpirt ēdo kohė pret gufim,
vdesin poetucėt qė bishtat iu kruajnė
nė fjalė ecin caca e kujtojnė fluturim...!

Poetėt janė gjallė gjithkund e gjithkah
n'pėrkundje djepi e maje krateri vullkan;
edhe maje plumbi rrinė me plumb n'krah
aty pėrbirohet si pika e lotit pėr vatan!

Nuk mund t'i gjejsh poetėt aty ku ti don
me hapin e vockėl qė thurė veē fjalėgoje.
Ai qė Drillon uragan veē me hukamė krijon
Ai qė krijoi mu nga pelimi mjaltin nė hoje!

Poetėt janė gjallė gjithkund e gjithkah
edhe kur trupat si lėvozhga iu varrosen,
O vargjet poetike iu rrinė kurorė nė krah
Bukuritė nuk vdesin as kurr nuk sosen !

Nėse t'i shohėsh poetėt malli tė mori
Ata diellor mund t'i shohesh nga larg;
i sheh veē ai qė zjarr nga zemra nxori
vetėm ai qė lindet e vdes pėr njė varg!

Gjama e Orės sė Maleve jo veē oshtimė
po gjamėn e kthen nė melodi gitareje -
ai qė shpirtin gastartė e then copegrimė
ai zemrėn e ka zi pa asnjė xixė hareje!

Poetėt janė gjallė gjithkund e gjithkah
aureola duken me yllėsitė e tyre rreth;
trupojnė edhe ėndrra mos me pasė kah
qėndrojnė lartė e nuk binė si njė gjeth!

(03.12.09)
__________________
FOL E SHKRUAJ BUKUR SHQIP !
Odise@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.