Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-09-11, 13:56   #1
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Datėlindja e Pacollit......

Datėlindja e Pacollit “bashkon” nė Prishtinė Metėn, Ramėn e Topin

Prishtinė – Behgjet Pacolli bėn bashkė Ramėn, Metėn e Topin nė njė mbrėmje gala pėr datėlindjen e tij. Gjashtėdhjetėvjetori i Behgjet Pacollit, zėvendėskryeministrit tė Kosovės, ka mbledhur mbrėmė nė njė mjedis mondan nė shtėpinė e tij mbi 200 vetė, aktorė tė jetės politike, sociale e kulturore tė Tiranės e Prishtinės. I tillė ka qenė spektri i tė ftuarve, saqė ka futur nė njė strehė edhe personazhe qė pėrndryshe do tė ishin ‘armiq’, si Edi Rama e Ilir Meta. I ftuar ka qenė gjithashtu edhe presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi. Ilir Meta, kryetari i LSI-sė, pas njė pranie tė shkurtėr nė mbrėmje ka ikur, me sa duket pėr tė shmangur njė “pėrplasje” tė pakėndshme me kryetarin e PS-sė, Edi Rama. Festa ka qenė njė pėrzierje e ballos me spektaklin dhe nė krye tė saj nė rolin e moderatores ėshtė pėrzgjedhur gazetarja e ABC News, Sonila Meēo. Ndėr tė tjera ėshtė shfaqur edhe njė film dokumentar pėr jetėn e Behgjet Pacollit. Nė festė kanė qenė tė pranishėm disa bij presidentėsh tė vendeve mė tė rėndėsishme tė Afrikės, me sa duket nė shenjė respekti pėr njohjen qė kėto shtete i kanė bėrė Kosovės. Tirana politike ishte sigurisht mė e pėrfaqėsuara. Grupin e udhėheqėsve tė Shqipėrisė tė pranishėm nė 60-vjetorin e Pacollit e printe presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi me bashkėshorten. Vijonte mė pas Edi Rama me tė shoqen; Princi Lekė me bashkėshorten, Elia Zaharia; nėnkryetari i Parlamentit, Vangjel Tavo; ish-kryeministri Meta me bashkėshorten; ministri i Ekonomisė, Nasip Naēo; ish-kryetari i Bashkisė sė Durrėsit, Lefter Koka. Njė prani e dendur e njerėzve tė medias, ku shquante pronari i Klan TV, Aleksandėr Frangaj, Zamir Mane, njeri i biznesit dhe i mediave, Blendi Fevziu etj. Bashkė me ta ishte dhe bosi i ARMO-s, Rezart Taēi. Krerėt mė tė lartė institucionalė tė Kosovės, me pėrjashtim tė kryetarit tė Parlamentit, ishin gjithashtu tė pranishėm nė festė. Presidentja Atifete Jahjaga ishte pėr tė nderuar paraardhėsin, por dhe homologun e Shqipėrisė. Kryeministri Hashim Thaēi, kreu i opozitės, Isa Mustafa, disa zėvendėskryeministra, pėrfaqėsues tė minoriteteve tė Kosovės, ashtu dhe figurat mė tė shquara tė elitės kulturore, letrare dhe artistike tė Kosovės. Nė ceremoni merrnin pjesė dhe personalitete tė rėndėsishėm nga kontinenti afrikan, si disa djem presidentėsh tė vendeve tė rėndėsishme, si Nigeria etj. Festa e 60-vjetorit tė Pacollit u zbeh pak nga njė shi i dendur qė pengoi fillimin e ceremonisė sė menduar tė zhvillohej jashtė. Por kjo zgjati vetėm pak dhe festa me praninė e kėngėtarėve tė shquar Eli Fara, grupit Korona nga Kosova etj. vazhdoi nėn moderimin e Sonila Meēos. Datėlindja u shndėrrua kėshtu jo thjesht nė njė eveniment tė jetės mondane tė Prishtinės, por dhe nė tubim i madh politik, i cili grumbulloi krerėt mė tė lartė tė politikės sė Shqipėrisė dhe Kosovės, disa prej tė cilėve janė rivalė tė fortė me njėri-tjetrin. Ndaj nuk ka ēudi qė rreth kėtij evenimenti tė krijohen thashetheme tė mėdha politike, qė do ushqejnė jetėn e vakėt politike nė dy vendet nė fundin e verės, dhe rubrikat mediatike tė specializuara apo dhe ato politike.

Mapo Online/


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.