Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-07-11, 19:43   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Akuzon Kosovėn se po zbaton marrėveshjet para kohe





Shefi i ekipit serb pėr bisedime me Kosovėn, Borislav Stefanoviq, ka deklaruar sot se policia e Kosovės, duke ua marrė serbėve letėrnjoftimet dhe targat e lėshuara nga Serbia, pėrpiqet tė ndryshojė situatėn nė terren para fillimit tė zbatimit tė marrėveshjes pėr lirinė e lėvizjes, tė arritur mė 2 korrik nė Bruksel.

Ai ka paralajmėruar se do tė shkojė nė Kosovė pėr tė sqaruar situatėn rreth marrėveshjeve tė arritura. “Nuk kam problem tė takohem me tė gjithė serbėt, pos me ata qė marrin pjesė”, siē ėshtė shprehur ai, “nė tė ashtuquajturėn Qeveri tė Kosovės”.

Stefanovic ka thėnė se nė lidhje me kėtė Serbia po ndėrmarr tė gjitha veprimet e duhura: po bisedojnė me faktorėt ndėrkombėtarė dhe me autoritetet nė Kosovė, qė kjo tė ndėrpritet dhe qė nė afatin sa mė tė shkurtėr tė mundshėm tė lirohen pesė tė rinjtė serbė, tė arrestuar nė festėn e Vidovdanit nė Gazimestan.

Ai i ka ftuar serbėt nė Qeverinė e Kosovės tė ndikojnė qė tė ndalohet marrja e dokumenteve nga serbėt dhe qė tė rinjtė e arrestuar tė lirohen, sepse, ka thėnė ai, ata mund ta bėjnė kėtė, pasi qė, sipas tij, “serbėt mbajnė ēelėsat e qeverisė sė kryeministrit Hashim Thaēi”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-07-11, 09:07   #17
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga E_Zjarrta Shiko postimin
Hajde Edita hajde e kemi dite qe tu ka kalle ..... p..... plemja por qe shkon e ta rrasin shkjet kurr skishim menu , paj kan than rraspijat e bajn e prishin shpin mahetin e edhe shtetin
Faj ka kurva ( thaqi )qe e cakton per bisedime,...,

me dit po dime, po demokracia perendimit pe lyp keshtu po dojn shfjalerka si ne krye shtetit si ne bisedime....

Bon vaki, qe ne zgjedhjet e ardheshme...,dell ju thot thaqit e mustafes,grat e juve me u inkuadrue ne inst politike ne takime me dell edhe korin diplomatik ne ks...,si donika me stiven shukin e qeso far rrospash

me p..-leme e kan fitue shkijet gjithmon, na shnollat i kem veq......,Zoti hajr e boft.

Albin Kurtit ja rrofsha qoqet VV
taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-11, 09:22   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Presidenca pa qėndrim pėr marrėveshjet





Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, pėr dallim nga dy krerėt e tjerė institucionalė, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaēi, vazhdon tė mos ketė qėndrim pėr konkluzionet e marrėveshjeve tė para mes ekipit dialogues tė Kosovės dhe atij tė Serbisė, tė cilat i ka nxjerrė ndėrmjetėsi i BE-sė, Rober Cooper, mė 2 korrik, shkruan Koha Ditore.

Kėshilltari pėr media i presidentes, Arbėr Vllahiu, nuk ka dhėnė asnjė shpjegim pėr ketė ēėshtje tė shtunėn. Presidentja Jahjaga, e cila ėshtė e thirrur pėr ta garantuar rendin kushtetues nė vend, i ka marrė konkluzionet e Cooperit, tė enjten, nė tė njėjtėn ditė kur ato i janė dorėzuar edhe kryetarit tė Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Dhe, pėr sa kohė qė asaj nuk i kanė mjaftuar tri ditė pėr ta artikular njė qėndrim tė vetin, Krasniqi brenda pak minutave ka dalė me njė qėndrim. Ai ka thėnė haptas se Qeveria e Kosovės ka hequr dorė nga disa elemente tė shtetėsisė, pėr faktin se nuk ėshtė dashur tė pranonte qė qytetarėt e Kosovės tė lėvizin nėpėr Serbi vetėm me karta identiteti, e jo edhe me pasaporta qė mbajnė mbishkrimet e Republikės sė Kosovės, ashtu sikur qė nuk ėshtė dashur tė pranonte qė kufiri mes dy shteteve, tė cilėsohet si “kufi administrativ”. Kreu i Kuvendit e ka cilėsuar tė papranueshme edhe marrjen e fotokopjeve tė regjistrave civilė nė vend tė atyre origjinalė.

Pėr dallim nga bashkėpartiaku i tij qė e drejton Qeverinė, Hashim Thaēi, i cili marrėveshjet e 2 korrikut i ka cilėsuar tė “modelit evropian”, Krasniqi ka ngjallur dyshime edhe rreth ēėshtjes sė nostrifikimit tė diplomave universitare tė shqiptarėve qė jetojnė nė Serbi e qė studimet i kanė mbaruar nė Kosovė, pėr vetė faktin se nostrifikimi i ėshtė lėnė njė vendi tė tretė.

Tė alarmuar nga “konkluzionet” e Cooperit, deputetėt opozitarė, tė premten, kanė kėrkuar qė Kuvendi tė mblidhet me urgjencė pėr t’i shqyrtuar detajet e tė tria marrėveshjeve. Pėr kryeministrin Thaēi, konkluzionet e ndėrmjetėsit tė BE-sė janė vetėm konkluzionet qė kanė dalė nga takimet qė janė zhvilluar nė Bruksel nė mes tė delegacionit shtetėror tė Kosovės dhe atij tė Serbisė, dhe rrjedhimisht Kuvendi i Kosovė ka nevojė qė t’i ratifikojė ato.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-07-11, 17:39   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Klinton-Ashton: Kosove-Serbi, marreveshje te reja






BRUKSEL - Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme te Sigurise, Catherine Ashton kane thene se normalizimi i marredhenieve dhe krijimi i besimit permes dialogut te Beogradit e Prishtines hap te ardhmen evropiane per te dy palet.

“Marreveshjet e fundit ndermjet Kosoves e Serbise nen perkujdesjen e BE-se lehtesojne dialogun dhe ky eshte hap i ndersjelle eshte i dobishem e pozitiv”, thuhet ne deklaraten e Departamentit te Shtetit Amerikan. Sekretarja Clinton ka deklaruar se tani marreveshjet duhet te zbatohen dhe duhet te verehet nje perparim me i madh sidomos ne veri te Kosoves.

“Presim nga te dy palet te vazhdojne punen e tyre te veshtire dhe te arrijne marreveshje praktike me qellim te permiresimit te jetes se perditshme te te gjithe njerezve, normalizim te marredhenieve dhe kjo gje te dy vendet do t’i afroje tek aspirata e tyre evropiane”, ka thene Clinton. Nderkohe qe Ashton ne konferencen per shtyp pas takimit me Hillary Clintonin ka folur per takimin e saj me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thacit ne Bruksel.

"Kemi biseduar per mundesite qe me negociatat vertet dhe praktikisht te lehtesohet jeta per njerezit ne veri te Kosoves", ka thene Ashton. Ajo ka theksuar se eshte folur per gjetjen e menyres se bisedimeve ndermjet dy popujve. “Keshtu mund te shkohet perpara drejt te ardhmes e cila te te dy palet gjendet ne BE”, ka thene Ashton.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-07-11, 20:03   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Mediet dhe diplomacia serbe ende nė luftė

Shkruan : Adem Nimani


Borko dhe jashtėtokėsorėt nga Kosova

Ēka tha pėrfaqėsuesi serb pas raundit tė fundit tė bisedimeve nė Bruksel, me pėrfaqėsuesen shqiptare tė Republikės sė Kosovės?

Dikush mund tė thotė se gazetari e ka nxjerrė nga konteksti titullin e shėnimit i cili u botua nė faqen e parė tė njė gazete serbe. Diplomati i Beogradit, tekstualisht tha: “Mė bėhej sikur po bisedoja me (jashtėtokėsorėt) njerėz tė njė planeti tjetėr.

Diplomacia e tij e mesjetės u shfaq serish si nė kohen e Car Dushanit, kur murgjit serbė vizatonin harta tė mbretėrisė sė tyre serbe (e cila ēuditėrisht e krahason vetėn me atė britanike apo ruse), dhe e cila nuk pati asnjė primesė tė behej ashtu siē u bė, dhe tė jetė ashtu siē ishte pėr shumė vite,veēanėrisht gjatė gjithė shekullit tė kaluar, pas kapitullimit tė Perandorisė Osmane. Pėrfaqėsuesi serb i mbeti besnik shkollės sė tij tė diplomacisė, tė cilėn e kishte themeluar Nikolla Pashiqi, i cili shqiptarėt i kishte paraqitur nė Evropė njerėz me bishta, apo si V.Qubrilloviqi, qė kishte zyrtarizuar planin pėr dėbimin apo shfarosjen definitive tė shqiptarėve nga trojet e tyre.

Ai harroi se tė parėt e tij, fara e tė cilėve erdhi nga Karpatet, nuk kishin shijuar asnjėherė pemė tė buta dhe ishin ushqyer mė shumė me mish tė papjekur ndėrsa tokat e reja i hapnin duke djegur ēdo gjė para vetės.

Pėrfaqėsuesi serb e din mirė anėn tjetėr tė historisė tė cilėn nuk e lanė tė shkruhet asnjėherė “pogllavarėt” e Kishės Ortodokse serbe. Jeton ai ende me mendje nė mesjetė duke harruar se shqiptaret mė nuk nėnshkruajnė dokumente tė shkruara nga kuestorėt serb si dikur, duke vendosur gjurmė tė gishtit, pa ditur shkrim lexim. Beogradi duhet ta ketė tė qartė se shqiptarėt mė nuk do mund t’i mashtrojė askush, e aq mė pak pushtuesi i deridjeshėm serb.

Harroi tė thotė pėrfaqėsuesi zyrtar i Beogradit se historia serbe u ndėrtua mbi historinė dhe monumentet ilire-shqiptare. Diplomati serb e di mirė se, ato kisha, tė cilat nuk i heq asnjėherė nga goja, janė ndėrtuar e ruajtur me dekada e shekuj nga shqiptarėt autokton. E di mirė Borko Stevanoviq se Patriarkanėn e Pejės deri vonė e kanė ruajtur familje tė njohura tė malėsorėve tė Rugovės, ashtu siē e ruajtėn kishėn e Deviēit shqiptarėt e Llaushės. Nuk do t’i gjendeshin as gjurmė kishave e manastireve serbe po tė mos ishin shqiptarėt gjatė gjithė pushtimit osman, por edhe mė vonė. Pse i kanė ruajtur shqiptarėt ato monumente kulti, kjo le tė mbetet temė tjetėr dhe pėr njė herė tjetėr.

Mediet dhe politika serbe po vrasin pėr sė dyti viktimat e luftės

Paraqitjen skandaloze e tė akuzuarit pėr gjenocid ndaj popullatės boshnjake nė Srebrenicė, kriminelit R.Mladiq, mediet serbe e transmetuan si fitore tė madhe mbi Gjykatėn ndėrkombėtare te drejtėsisė. Thjeshtė GJND-ja u vu nė lojė, ndėrsa Mladiqit, pas pėrjashtimit nga salla e gjyqit, mediet serbe ngarendėn t’i thurin himne pėrsėri.

Kėshtu, mediet dhe politika serbe vazhduan tė vrasin pėr sė dyti viktimat e luftės. Njėsoj si nė kohėn e Vozhdit, nė masė dhe vėllim tė njėjtė, shkruhet pėr serbėt qė ranė pėr mbrojtjen e atdheut tė tyre, duke mos pėrmendur asnjėherė, se si gjithandej, nga kaluan ushtria dhe policia serbe, mbeti vetėm hiri. Edhe nė rastet kur botohet njė shėnim pėr krime lufte, ai bėhet nė mėnyrė djallėzore, sa gjithnjė fitohet pėrshtypja se fajtor ekskluziv pėr gjithė tragjedinė qė ndodhi nė Ballkan janė, jo kasapėt serbė, por shqiptarėt, boshnjakėt e kroatėt.

Pėr mediet dhe politikėn serbe, fajtor ishin dhe mbetėn mijėra fėmijė, nėn moshėn pesė vjeēare, tė cilėt i dogji e poqi soldateska serbe.

Qeveria serbe financon libėr tė ri pėr vozhdin

“Tė tillė e kam njohur” mban titullin libri mė i ri kushtuar S. Milosheviqit, i botuar e financuar nga qeveria serbe dhe i promovuar ditė mė parė nė Beograd, nga njė Ministėr aktual i qeverisė serbe. Politika e Beogradit edhe mė tutje vazhdon te promovojnė vozhdin duke e krahasuar me Car Lazarin dhe Sveti Saven. Serbia me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet po vazhdon shndėrrimin nė mit tė kriminelit mė tė madh nė Ballkan.

Janė botuar e vazhdojnė tė botohen pa ndėrprerė libra e shkrime me tė cilat mohohet masakrimi i mbi 8367 boshnjakėve nga ēetnikėt nė Srebrenicė. Tragjedia e popullit boshnjak tė Srebrenicės vazhdon tė mohohet nga politika dhe mediet serbe. Mohohet skajshėm vetė origjina e popullit malazez, ndėrsa KOS-i serb nuk po ia ndan zullumin Republikės se Malit tė Zi.

Tash pėr tash, sė paku kur ėshtė fjala pėr shqiptarėt e Kosovės, lėre mė pavarėsia, por as barazia e tyre, nė rend tė parė si qytetar, as qė mund tė paramendohet nga Serbia.

Lėvizja liberal-demokrate qytetare serbe, numerikisht ende nuk ka gjasa tė promovojė as demokracinė e as qytetėrimin evropian nė Serbi. Ideja e liberal demokratėve serbė pėr demistifikimin e politikes se vozhdit ende mbetet larg realizimit. Kjo lėvizje botoi kėto ditė librin me titull “Keqpėrdorimi i Institucioneve” ose “Kush ishte ēka nė Serbi, 1987 -2000”.

Promovimi i librit shkaktoi reagime tė mėdha tė audiencės serbe, vetėm dy ditė pas botimit. Nė libėr pėrmenden emrat e mė shumė se njėmijė njerėzve tė periudhės sė Millosheviqit, tė cilėt kishin pozita tė larta dhe ishin pjesė e regjimit. Nė atė libėr pėrmenden emra tė njohur politikanėsh e biznesmenėsh qė edhe sot mbajnė pozita tė larta politike ose janė bėrė milioner. Ata me njėmijė makinacione sot gėzojnė mijėra privilegje. Nė libėr pėrmenden midis tė tjerėve edhe Vladika Irinej, biznesmeni serbo amerikan Milan Paniq dhe Vuk Drashkoviq, i cili nga ujku i dikurshėm ēetnik i Ravna Gorės, tani paraqitet si engjėll.

Libri ua sjell ndėrdije tė gjithėve, se, ata qė sot shtihen demokrat, nuk janė asgjė tjetėr pėrveē bashkėpunėtorė, shėrbėtor e zbatues tė dikurshėm e tė sotėm tė politikės sė vozhdit. Gjenden nė ketė libėr edhe shumė emra gazetarėsh nė mesin e tė cilėve edhe sekretari i pėrgjithshėm i tanishėm i shoqatės sė gazetarėve tė Serbisė, Nino Brajoviq, qė edhe mė tutje ėshtė aktiv ne mediet serbe dhe nuk ėshtė ēudi se si edhe sot ato vazhdojnė tė njėjtėn politikė. Ata qė dikur me penė vranė po aq njerėz sa edhe paramilitarėt e Arkanit e tė Sheshelit, sot, pa kėrkuar falje dhe pa u dėnuar pėr shkrimet e tyre tė tmerrshme luftėnxitėse, vazhdojnė edhe tė shpėrblehen.

Fashizmi ende jeton e vepron nė Serbi

Evropa duke ledhatuar Serbinė nuk mund tė realizojė kurrė asnjė pretendim te saj pėr demokratizimin e fqinjit tonė veri-lindor.

Nėse dikush mendon se ka ndryshuar diēka nė politikėn serbe atėherė ai nuk e ka tė qartė se fashizmi ende jeton nė Serbi. Kjo dėshmohet edhe me faktin se dita e kryengritjes serbe kundėr fashizmit moti ėshtė hequr nga kalendari, ndėrsa qeveria, tashmė ka rehabilituar Drazha Mihajloviqin, kreun famėkeq tė ēetnikėve, tė cilėt bėnė kėrdi veēanėrisht mbi popullatėn e pambrojtur boshnjake. Ēetniket e Mihajlloviqit tė cilėt bėnin gara se kush ka prerė mė shumė koka boshnjakėsh myslimanė, apo kush ka nxjerrė mė shumė sy e ka prerė vesh myslimanėsh, sot janė rehabilituar nė Serbi. Reagimet lidhur me kėto dukuri nė Serbi, ende janė tė vogla e tė pa fuqishme, ndėrsa gjasat pėr ndryshimin e gjendjes mbetėn minimale. Synimet e Evropės qė me ledhatime, Serbinė ta kthej nė rrugėn e demokracisė, tash pėr tash janė krejt utopi.

Nėse SHBA-ja nuk inkuadrohet vendosmėrisht nė tė gjitha lėvizjet nė Ballkan, ketė rajon e pret njė e ardhme e pasigurt. Analist eminent euro-amerikanė potencojnė edhe mė tutje se, Ballkani me politikėn e tashme serbe edhe mė tutje mbetet vatėr potenciale, jo e krizės, por e njė lufte reale edhe mė tė tmerrshme, nė tė cilėn, sipas tė gjitha gjasave, do tė digjet vetė Serbia. Popujt e Ballkanit, nėse nuk kanė mėsuar edhe pas tė gjitha tragjedive qė pėsuan, zoti ua bėftė dermanin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-11, 15:53   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Rreth marrėveshjeve tė arritura



Shkruan: Xhavit Haliti


Nė rundin e pestė tė bisedimeve Kosovė-Serbi, mė 2 korrik u arritėn tri marrėveshje mes tyre. Reagimi vlerėsues ndaj kėtyre marrėveshjeve nga faktorė tė ndryshėm, madje edhe tė kundėrt politikė, ka qenė i menjėhershėm dhe publik. Duke bėrė njė parashtrim tė faktorėve politikė sipas pėrkatėsisė shtetėrore dhe duke ballafaquar vlerėsimet e bėra prej tyre pėr tė tri marrėveshjet e arritura, do tė pėrpiqem tė jap mendimin tim pėr ecurinė e mėtejshme tė bisedimeve Kosovė-Serbi.

1. Bashkėbiseduesit dhe vlerėsimi i tyre i ngjashėm nė kundėrshti

- Pėrfaqėsuesja e Kosovės, znj. Edita Tahiri, ėshtė deklaruar se arritja e marrėveshjes ėshtė njė hap i parė drejt njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Serbisė.

- Shefi i ekipit serb nė negociatat me Kosovėn nė Bruksel, B. Stevanoviq, u deklarua, njėkohėsisht me znj. Tahiri, se marrėveshjet kanė shmangur nė mėnyrė implicite dhe eksplicite njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia.

- Kryenegociatori i BE-sė pėr bisedimet Kosovė-Serbi, Robert Kuper, pas arritjes sė tri marrėveshjeve falėnderoi pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Kosovės dhe Serbisė, pėr kėto bisedime, duke veēuar njė tipar tė pėrbashkėt tė tyre: “negociuan tė dy ekstremisht fort!”.

2. Faktorėt politikė opozitarė nė Kosovė dhe nė Serbi

- Partitė kryesore opozitare nė Kosovė, dukshėm dhe zyrtarisht janė shfaqur kundėr pranimit dhe nisjes sė negociatave Kosovė-Serbi, tashmė, qė janė aritur kėto tri marrėveshje, jo vetėm deklarohen kundėr, por edhe kėrkojnė “penalizim” tė qeverisė, qė u hapi rrugė atyre. LDK-ja, partia mė e madhe opozitare, i denoncoi si antikushtetuese kėto marrėveshje, dhe ka kėrkuar ratifikimin e tyre nė Kuvendin e Kosovės me shumicė tė cilėsuar votash (me 2/3 e deputetėve).

- Koshtunica, lideri i Partisė Demokratike tė Serbisė, e konsideron arritjen e kėtyre marrėveshjeve: “Goditje tė rėndė pėr Serbinė”. Tė nesėrmen e arritjes sė marrėveshjeve, ish-kryeministri serb konkludon: “Serbia gjatė historisė ka patur ngritje dhe rėnie, fitore dhe humbje, por kjo ėshtė hera e parė qė regjimi e shpall fitore kapitullimin dhe mashtron popullin”.

3. Struktura shtetėrore, qeveritarėt e Kosovės dhe tė Serbisė

- Deklarohen njėherėsh “fitimtarė” dhe tė kėnaqur me arritjen e tri marrėveshjeve. Ēdo palė i cilėson marrėveshjet si hapa diplomatikė nė favor tė vet, duke akuzuar njėherėsh e publikisht njėra-tjetrėn pėr keqkuptim dhe keqinterpretim tė marrėveshjeve tė arritura.

- Kryenegociatori serb nė Bruksel, z. Stefanoviq, nxitoi pėr tė dytėn herė tė theksonte idenė se Prishtina vazhdon “njėanshėm qė tė ndryshojė realitetin nė Kosovė”. Dhe u “nxitua” pėr t’iu kundėrvėnė ministrit tonė tė Brendshėm, z. Rexhepi, qė paralajmėroi se zbatimi i marrėveshjeve tė 2-korrikut do tė pėrajshtojė, nė kuadėr tė ligjeve tė Kosovės, pėrdorimin e dokumenteve biometrike serbe, qė duhet tė zėvendėsohen me dokumente tė Kosovės dhe sė deri mė 1 nėntor duhet tė shpėrbėhen strukturat paralele serbe nė Kosovė.

- Stefanoviq, nė vazhdim tė kundėrvėnies ndaj deklarimit tė z. Rexhepi, u shfaq qartė dhe aspak diplomatikisht pėr arsyen e kėsaj kundėrvėnije: Me keqinterpretimin zyrtar, Kosova synon tė shmangė implementimin e plotė tė marrėveshjeve tė arritura mė 2 korrik.

4. Faktori shqiptar, tej kufijve shtetėrorė tė Kosovės

- Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Shqipėrisė, vetėm njė ditė mė pas arritjes sė marrėveshjeve nė Bruksel, pėrmes njė deklarate pėrshėndeti arritjen e marrėveshjeve .Nė kėtė deklaratė zyrtare, thuhet: “Marrėveshjet, janė nė pėrputhje me frymėn e bashkėpunimit dhe integrimit evvropian tė rajonit dhe i afrojnė kėto dy vende e gjithė rajonin mė afėr me BE-nė”.

- Lideri i Partisė pėr Veprim Demokratik, ekzistuese dhe aktive nė Luginėn e Preshevės, z. Riza Halimi, po tė nesėrmen e arritjes sė marrėveshjeve nė Bruksel, pasi vlerėson kėto, thotė se me to: “pėrfundon getoizimi i shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, qė u krijua pas vitit 1999 dhe mundėsojnė lidhje mė tė lira me Kosovėn”.

5. Faktori ndėrkombėtar

- BE-ja; ndėrmjetėse, e pranishme dhe garantuese e zbatimit tė tri marrėveshjeve tė arritura mė 2 korrik e ka mirėpritur dhe pėrshėndetur arritjen e tyre. Katerine Ashton, nė takimin me Kryeministrin tonė, z. Thaēi kėrkoi prej tij, nė emėr tė BE-sė, jetėsimin e shpejtė tė marrėveshjeve tė arritura ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

- Zėvendėspresidenti i ShBA-sė, Xh. Bajden, pas takimit tė shkurtėr qė zhvilloi nė Romė me presidenten tonė, ka pėrshėndetur arritjen e marrėveshjeve tė 2 korrikut, duke theksuar nevojėn pėr pėrparimin e mėtejshėm nė ēėshtje qė sjellin pėrfitime praktike pėr qytetarėt e tė dyja vendeve.

E bėra gjithė kėtė parashtrim pėr tė qenė mirėkuptueshėm nė kundėrshtimin tim ndaj kėrkesės sė LDK-sė qė kėrkon miratimin dhe ratifikimin e tri marrėveshjeve tė arritura nė Kuvendin e Kosovės. E kuptoj ndjesinė “patriotike” tė LDK-sė, qė kėrkon “ratifikimin” e marrėveshjeve nė Kuvend. Nuk dėshiroj tė gjykoj pėr argumentet motivuese tė kėsaj kėrkese dhe ca mė pak, pėr synimet e saj.

Por, gjithsesi, njė parti e madhe ish-qeverisėse dhe pretendente kryesore pėr tė qeverisur, nuk shfaqet e arsyeshme nė kėrkesėn pėr ratifikimin e tri marrėveshjeve mes Kosovės dhe Serbisė nga Kuvendi i Kosovės. E them kėtė nisur nga: Marrėveshjet e arritura nė Bruksel u bėnė nėn supervizionin dhe garancinė e implementimit nga BE-ja.

Kosova dhe Serbia, institucionet shtetėrore qė u ulėn pėr tė biseduar dhe arritėn tė pėrfundonin tri marrėveshje, kanė qenė dhe vazhdojnė tė pėrballen me ndjesi nė shumicė nacionaliste dhe politike kundėr marrėveshjeve: Mendoj se nė kėtė situatė ėshtė i dėmshėm ratifikimi i marrėveshjeve tė 2 korrikut nė Kuvend, sepse: Autorėt, supervizorėt dhe garantuesit e bisedimeve nė Bruksel nuk kemi qenė ne: (shteti i Kosovės, apo faktori shqiptar). Bisedimet nė Bruksel u organizuan, u supervizuan dhe garantohen nga BE-ja.

Bisedimet Kosovė-Serbi u tejkaluan me njė rezolutė tė pavotuar nga opozita, qė sot kėrkon ratifikimin nė Kuvend. Serbia synon dhe kėrkon qė ne t’u kundėrvihemi marrėveshjeve. Kėrkuesit e ratifikimit tė tri marrėveshjeve nė Kuvendin e Kosovės pa dashur tė paragjykoj, me ose pa dashje rrezikojnė: Politika le tė pėrballet dhe tė zgjedhė mes interesave politike dhe shqiptarizmit!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-07-11, 11:20   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Tahiri e fton Kurtin tė ulet me Stefanovicin





Ka vetėm njė mėnyrė qė Albin Kurti mund ta kuptojė se ēka thuhet e diskutohet prapa dyerve tė mbyllura nė bisedimet Kosovė – Serbi. Kjo ėshtė pjesėmarrja e tij nė bisedime dhe ulja nė njė tavolinė me kryenegociatorin serb, Borko Stefanovic.


“Unė e ftoj tė vijė nė Bruksel dhe tė jetė e bisedimeve dhe mund ta kuptojė se ēfarė po flitet. Transkriptet nuk mund tė bėhen publike, ėshtė ēėshtje konfidenciale e diplomacisė”, ka thėnė kryenegociatorja Edita Tahiri, nė emisionin Interaktiv tė KTV-sė.

Tahiri ka insistuar se marrėveshjet janė nė dobi tė qytetarėve tė Kosovės dhe nuk e mohojnė pavarėsinė. Ajo ka shpjeguar se nė Serbi mund tė udhėtohet edhe me targat RKS, por pjesa e emblemės sė Kosovės duhet tė fshihet me njė “sticker” tė veēantė, dhe e njėjta gjė do tė ndodhė edhe me makinat qė hyjnė nga Serbia, ku do tė mbulojnė pjesėn me flamurin serb, transmeton Indeksonline.

Tahiri ka thėnė qė nga 1 nėntori strukturat paralele nė Kosovė do tė shuhen, dhe nuk do tė lėshohen mė dokumente paralele serbe, kurse do tė konfiskohen edhe targat serbe, duke pėrfshirė ato tė para luftės.

Zv/kryeministrja ka paralajmėruar rundin e ri tė negociatave pėr javėn e ardhshme, ku priten marrėveshje pėr 4 fusha tė reja, duke pėrfshirė pranimin e vulave tė Doganave tė Kosovės, si dhe krijimin e njė sistemi roaming pėr serbėt, qė do tė nėnkuptonte sipas saj, ndalimin e operatorėve ilegalė serbė tė telefonisė mobile.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-07-11, 19:03   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Nuk do tė flitet pėr borxhet ndaj KEK-ut






Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, ka hedhur poshtė mundėsinė qė nė raundin e gjashtė tė bisedimeve me Prishtinėn tė bisedohet pėr borxhin 12- vjeēar, qė serbėt e veriut i kanė Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK).


Stefanoviq ka thėnė se borxhi pėr energjinė elektrike nuk ėshtė paraparė nė plan dhe se, sipas tij, kryenegociatorja Edita Tahiri po "shfrytėzon mundėsinė qė me deklarata tė tilla tė kontribuojė nė pozicionimin mė tė mirė tė ekipit tė Prishtinės dhe tė vetė asaj".

Nga bisedimet e zhvilluara deri mė tash, Beogradi dhe Prishtina kanė arritur pajtim pėr lirinė e lėvizjes, pėr librat amzė dhe pėr nostrifikimin e diplomave universitare.

Sipas Qeverisė sė Kosovės, nė raundin e gjashtė tė dialogut nė Bruksel do tė diskutohet pėr telekomunikacionin, energjinė, tregtinė e lirė dhe kadastrat.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-07-11, 20:13   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Analistėt: Edhe temat politike pjesė e dialogut






Ėshtė hera e parė qė njė proces negociator, siē ėshtė procesi i dialogut ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, tė pėrcillet me shumė kundėrthėnie, ku gjysma e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės shprehin kundėrshtim ndaj kėtij procesi, vlerėsojnė analistėt e ēėshtjeve politike nė Kosovė.


Ata theksojnė se hedhja poshtė nga Kuvendi i Kosovės e kėrkesės sė tri partive opozitare, Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lėvizjes “Vetėvendosje” dhe Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, pėr ndėrprerjen e bisedimeve me Serbinė, nga Qeveria e Kosovės mund tė kuptohet si sinjal pėr vazhdimin e dialogut. Por, nė kėtė rast, sipas tyre, Qeveria e Kosovės duhet tė jetė shumė e kujdesshme lidhur me zhvillimet nė kėtė proces.

Analisti Ismajl Hasani, profesor nė Universitetin e Prishtinės, vlerėson se debatet nė Kosovė nuk do tė ndikojnė nė rrjedhėn e procesit tė dialogut.

“Situata e krijuar dhe dhėnia e legalitetit ekipit negociator pėr bisedimet, nuk e zhvendos agjendėn e faktorit ndėrkombėtar pėr bisedat. Kėshtu qė, pritjet janė se diskutimet, pėrkatėsisht bisedat e natyrės sė nxehtė politike, janė tė paevitueshme. Kėtė edhe ekipi negociator e di prej fillimit. Kėtė e din edhe Qeveria e Kosovės. Kėtė e dinė edhe subjektet politike opozitare, tė cilat, mbase do tė thosha, pa ndonjė maturi tė madhe kanė bėrė pėrpjekje qė ta kontestojnė legalitetin. Legaliteti i kėtyre bisedimeve nuk ėshtė kėrkuar nga Kuvendi, nuk ėshtė kėrkuar nga qeveria”, vlerėson Hasani.

Por, analisti Ylli Hoxha nga Klubi pėr Politikė tė Jashtme, vlerėson se jo ēdo ēėshtje legale ėshtė edhe legjitime. Sipas tij, nė njė proces shtet-formues siē ėshtė Kosova, do tė duhej tė ruhej kohezioni shoqėror, sidomos nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me procese shtet-formuese, siē janė bisedimet pėr tė ardhmen e vendit.

“Nė kėtė drejtim, qeveria do tė duhej tė ishte e kujdesshme ashtu siē ishin edhe qeveritė paraprake, qė nė tė pėrfshihet edhe opozita shumė mė aktivisht dhe tė mos ketė kundėrshti tė mėdha, ēfarė i kemi pasur. Unė besoj qė qeveria, me atė qė ka treguar nė tre muajt e fundit, do tė vazhdojė me kokėfortėsinė e vet, sepse nuk ka rrugė tjetėr dalėse. Pra, do tė vazhdojė nė kėtė rrugė, duke shėnuar rezultate mediokre, tė cilat do tė mund tė jenė bukur tė dėmshme pėr rregullimin e brendshėm tė Kosovės nė tė ardhmen”, thotė Hoxha.

Hoxha shton se bisedimet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, tė cilat siē thotė ai, po thuhet se po bėhen pėr ēėshtje teknike, do tė prekin edhe tema politike mjaft tė nxehta. Kėtė sipas tij, e konfirmon edhe deklarata e pėrfaqėsuesit civil ndėrkombėtar Pieter Feith, qė siē thotė ai, ka paralajmėruar qė veriu i Kosovės do tė jetė njė nga temat e dialogut.

Profesor Hasani vlerėson se temat, siē i quan ai, tė nxehta politike, janė tė pashmangshme.

“Janė tė pashmangshme. Kur thuhet ‘biseda tė nxehta politike’ nėnkuptohet gjithēka qė ėshtė e mundshme, pėrjashto rastin e zhbėrjes sė Kosovės, sepse Kosova ėshtė realitet. Ėshtė njohur nga numri i konsiderueshėm i shteteve qė kanė fuqi botėrore, nė tė gjitha aspektet. Tė tjera ēėshtje, absolutisht, ekipi negociator i Kosovės ėshtė i vetėdijshėm se nuk mund t’i pėrjashtojė nga tryeza e bisedimeve. Edhe qeveria jonė ėshtė e vetėdijshme pėr kėtė punė”, shpjegon Hasani.

Ndėrkaq, analisti Hoxha vlerėson se bisedimet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė janė absolutisht politike dhe deri mė tash janė trajtuar ēėshtjet e lehta nė mėnyrė qė tė shkohet drejt ēėshtjeve tė cilat janė probleme reale. Problemi real, sipas tij, ėshtė futja e veriut tė Kosovės nėn kontroll dhe instalimi i rendit dhe ligjit nė atė pjesė tė vendit.

“Kjo ēėshtje, sipas tė gjitha gjasave do tė vihet nė tavolinė. Po qė se modeli i zgjidhjes sė tri problemeve paraprake do tė zbatohet nė zgjidhjen e ēėshtjes sė veriut, atėherė do tė jemi shumė larg nga premtimi qė ka dhėnė qeveria se do tė kemi njė sistem unik kushtetues, ligjor, nė tėrė territorin e vendit. Ėshtė shumė mė i afėrt njė paralajmėrim, qė po e bėjnė ish-negociatorėt e Kosovės apo njohės, ekspertė tė lėmisė sė dialogut, tė cilėt flasin pėr tejkalimin e tė drejtave tė ofruara pėrmes pakos sė Ahtisaarit”, thotė Hoxha.

Sidoqoftė, nė bisedimet e zhvilluara deri mė tash, Prishtina dhe Beogradi janė pajtuar pėr lirinė e lėvizjes, librat amzė dhe nostrifikimin e diplomave universitare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-11, 13:26   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Tahiri: Ēėshtja e borxhit ndaj KEK-ut e pashmangshme





Kryenegociatorja Edita Tahiri ka kundėrshtuar deklarimet e homologut tė tij serb Borislav Stefanoviq, i cili ka deklaruar se nė raundin e gjashtė tė bisedimeve me Prishtinėn, nuk tė bisedohet pėr borxhin 12-vjeēar, qė serbėt e veriut i kanė Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK).


Kryenegociatorja Tahiri, ka thėnė se ēėshtja e borxhit do tė jetė e pashmangshme. Sipas saj grupet punuese gjatė diskutimeve, do tė pėrcaktojnė modalitetet e kompensimit tė borxhit.

Stefanoviq ka theksuar, se Tahiri po shfrytėzon mundėsinė qė me deklarata tė tilla tė kontribuojė nė pozicionimin mė tė mirė tė ekipit tė Prishtinės dhe tė vetė asaj.

Ndėrkohė, nė njė intervistė pėr media serbe, Stefanovic nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė nė raundet e ardhshme tė bisedimeve me Kosovėn, tė bisedohet edhe pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-11, 11:29   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Nuk preferohet reciprociteti i Kosovės me Serbinė





Burimet nga BE-ja jozyrtarisht kanė thėnė se ndėr arsyet kryesore pse ėshtė anuluar raundi i ri i dialogut ka qenė mosgatishmėria e Beogradit qė tė pranojė kompromisin pėr vulat e Doganave tė Kosovės. BE-ja nuk ka dashur tė vazhdohet me tema tjera pa u zgjidhur kjo, sepse BE-ja e konsideron “lėvizjen e lirė tė mallrave” si parim themelor tė saj.


Serbia, siē thonė disa diplomatė, e ka parė pranimin e marrėveshjes si mundėsi qė dikush tė sugjerojė se po pranon “elemente tė shtetėsisė sė Kosovės”, ndėrkohė qė zyrtarėt e BE-sė kanė thėnė se edhe UNMIK-u kishte dhėnė mendimin pozitiv pėr vulat e Doganave tė Kosovės.

Tash nė BE druajnė se Kosova vėrtet do tė mund tė niste sė shpejti masa reciproke tregtare ndaj Serbisė, diēka qė nė BE thonė se “nuk do tė shihet me simpati”, ndonėse e kuptojnė “frustrimin e Kosovės”, shkruan Koha Ditore.

Disa burime nė BE kanė thėnė se “dialogu ka pasur edhe pėr qėllim qė tė heqė arsyet pėr ndonjė masė unilaterale tregtare tė Kosovės ndaj Serbisė”. Edhe tash, kur ėshtė e qartė se marrėveshja pėr tė lejuar kalimin e mallrave tė Kosovės (me vula tė Doganave tė Kosovės) nėpėr Serbi nuk do tė arrihet sė paku deri nė vjeshtė, e edhe nėse arrihet atėherė askush nuk e di kur do tė hynte nė fuqi. Nė BE thonė se “ndaj masave unilaterale tė Serbisė, e cila mban njė lloj bllokade tregtare ndaj Kosovės, Prishtina nuk duhet tė pėrgjigjet me masa unilaterale”.

Por nė insistimin se ėshtė Kosova ajo qė me vite humb nga njė gjendje e tillė dhe askush njė shteti tė pavarur nuk mund t’ia ndalojė tė mbrojė parimet e veta, zyrtarėt e BE-sė kanė thėnė se “nuk pėrzihemi nė atė se a ka apo jo Kosova tė drejtė tė veprojė nė atė mėnyrė, por themi se njė veprim i tillė nuk do tė pėlqehej”.

Por disa diplomatė tė disa shteteve anėtare pohojnė se edhe BE-ja ka qenė tepėr tolerante ndaj Serbisė sa i pėrket pjesėmarrjes sė Kosovės nė nismat rajonale dhe nė CEFTA dhe se, ndonėse nuk e pėlqejnė, “askush nuk mund t’ia mohojė Kosovės tė drejtėn qė tė japė shenja se ėshtė shtet i pavarur”.

Por pėrderisa disa shtete tė BE-sė do ta kuptonin Kosovėn nėse ajo ndėrmerr masa reciproke dhe ndalon hyrjen e mallrave tė Serbisė nė tregun e saj, njė gjė e tillė nuk do tė pėlqehej nga nėpunėsit nė Komisionin Evropian dhe nė Kėshillin e BE-sė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-11, 14:32   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Bllokimi i produkteve serbe dėmton bisedimet





Kreu i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn, Borislav Stefanovic ka thėnė tė mėrkurėn nė njė intervistė pėr Radio Dukagjinin se dialogu vetėm ėshtė shtyrė dhe jo ndėrprerė, pasi sipas tij, ndėrmjetėsi Robert Cooper Cooper ka vendosur duke e parė se qė tė dyja palėt e kanė tė vėshtirė tė pajtohen ndėrmjet vete pėr temat qė ishin paraparė me agjendė.


Sipas tij, asnjėra palė nuk duhet tė fajėsohet pėr shtyrjen e dialogut, pasi tha se bisedimet thjeshtė janė shtyrė pėr nė shtator nė mėnyrė qė tė ketė mė shumė kohė qė tė gjinden zgjidhje mė tė mira.

Kreu i delegacionit tė Serbisė duke folur rreth deklaratave tė liderėve kosovarė se edhe Kosova do t’i bllokojė produktet serbe pas shtyrjes sė marrėveshjeve, tha se shpreson qė Qeveria e Kosovės nuk do ta bėjė njė veprim tė tillė, pasi sipas tij nuk ėshtė njė veprim i zgjuar dhe do tu shkaktojė dėme njerėzve qė jetojnė nė Kosovė pėr nevojat e tyre tė pėrditshme.

“Do tė sjellė efekte tė panevojshme edhe nė procesin e dialogut. Besoj nė zgjuarsinė e qeverisė suaj, qė do tė presin deri nė arritjen e marrėveshjeve nė fillim tė shtatorit. Nėse qeveria juaj merr vendim tė tillė besoj qė njė gjė e tillė do tė sillte dėme tė mėdha pėr tė dyja palėt nė kėtė proces”, tha ai.

Mirėpo, se a ka kėrkuar, presidenti serb, Boris Tadic qė tė mos arrihen marrėveshjet e radhės me Prishtinėn, Stefanovic tha se “natyrisht qė jo”. “Unė isha nė rrugė pėr nė aeroport, pėr tė qenė i sinqertė kur u informova pėr shtyrjen. Mendoj se ėshtė shumė i menēur vendimi pėr shtyrje sepse kemi mė shumė kohė qė tė gjejmė zgjidhje mė tė mira. Ne do tė vazhdojmė konsultat dhe konferencat pėr tė gjetur zgjidhje”, tha ai.

Se a qėndron problemi me vulat e Kosovės, Stefanovic tha nuk ėshtė e vėrtetė sepse tė gjitha temat janė tė vėshtira, por do shohin se si do ta bėjnė kėtė nė mėnyrė qė tė dyja palėt tė jenė tė kėnaqura. Sipas tij, pala serbe do t’i pranojė vulat qė janė nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 dhe dokumentet qė mbajnė qėndrim neutral karshi statusit.

Duke folur rreth qėndrimit tė eurodeputetes, Ulrike Lunacek e cila ka theksuar se Serbia po bllokon procesin e dialogut dhe pėr kėtė Serbia po e humb mundėsinė qė tė merr statusin e kandidatit tė BE-sė, Stefanovic tha se kėtė deklaratė e kundėrshtojnė plotėsisht.

“Ėshtė njė gjė e pritshme nga zonja Lunacek pėrderisa ėshtė raportuese pėr Kosovėn dhe ėshtė njėra nga ato qė ėshtė avokate e fuqishme pėr ēėshtjen tuaj. Por ajo nuk e ka mirė. Serbia nuk e ka bllokuar kėtė raund tė bisedimeve. Nuk ka asnjė afat qė na pėrcakton se kur duhet tė arrihen marrėveshjet...” tha ai. Ai u shpreh i sigurt se qeveritė e shumicės sė vendeve tė BE-sė do ta pėrkrahin Serbinė nė marrjen e statusit kandidat, pėrderisa sipas tij janė duke i plotėsuar tė gjitha kriteret.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-07-11, 22:57   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Embargoja kosovare shqetėsuese pėr Serbinė





Qeveria e Serbisė ėshtė duke pritur reagimin e Bashkimit Evropian, pas vendimit tė marrė tė mėrkurėn nga Qeveria e Kosovės pėr masa reciprociteti tė plotė pėr produktet e Serbisė, ndėrsa pėr Bosnjė e Hercegovinėn taksė doganore prej 10 pėr qind.


Sekretari shtetėror nė tė ashtuquajturėn Ministri serbe pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se Beogradi pret reagim tė shpejtė tė Bashkimit Evropian nė lidhje me vendimin e qeverisė kosovare pėr vėnien e embargos ndaj produkteve serbe.

“Mendoj se ky vendim nuk do tė mbijetojė. Pres qė Bashkimi Evropian do tė reagojė shpejt. Nėse vendimi mbijeton, ēmimin do ta paguajnė shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt edhe mė tej do tė blejnė produkte tė parapėlqyera, por me ēmim mė tė shtrenjtė”, ka thėnė Ivanovic.

Zėvendėskryeministrja, njėherėsh ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes sė rregullt tė Qeverisė sė Kosovės, tha tė mėrkurėn se Kosova nuk kishte rrugė tjetėr veē vendosjes sė masave tė reciprocitetit me Serbinė, shtet ky i cili nuk lejon importin dhe as kalimin transit tė mallrave tė prodhuara nė Republikėn e Kosovės.

Edhe pse nuk preferohet reciprociteti i Kosovės me Serbinė, burimet nga BE-ja jozyrtarisht kanė thėnė se ndėr arsyet kryesore pse ėshtė anuluar raundi i ri i dialogut ka qenė mosgatishmėria e Beogradit qė tė pranojė kompromisin pėr vulat e Doganave tė Kosovės. BE-ja nuk ka dashur tė vazhdohet me tema tjera pa u zgjidhur kjo, sepse BE-ja e konsideron “lėvizjen e lirė tė mallrave” si parim themelor tė saj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 11:29   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Bogdanovic: Prishtina ka thelluar mosbesimin





Ministri pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanovic ka akuzuar autoritetet nė Prishtinė, tė cilat kanė marrė vendim pėr t’iu vėnė embargo produkteve serbe.


“Me kėtė lėvizje irracionale, Qeveria e Kosovės i humb kuptimin dialogut dhe kontribuon nė njė mosbesim mė tė madh ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve”, ka thėnė Bogdanovic, duke paralajmėruar se pasojat e kėtij vendimi “do t’i ndjejnė tė gjithė qytetarėt e Kosovės edhe shqiptarėt, edhe serbėt”.

“Nė tė njėjtėn kohė, ky vendim do tė pėrkeqėsojė edhe mė shumė situatėn katastrofale tė ekonomisė nė Kosovė”, ka thėnė Bogdanovic, njofton Evropa e Lirė.

Qeveria e Kosovės ka marrė vendim pėr masa reciprociteti tė plotė pėr produktet e Serbisė, ndėrsa pėr Bosnjė e Hercegovinėn taksė doganore prej 10 pėr qind. Dy shtetet kanė bllokuar produktet kosovare qė nga viti 2008.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-07-11, 11:35   #30
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ja, marrėveshja

Edita – Albinit: Ti ke banesė, unė jo





Aksioni i djeshėm i Lėvizjes Vetėvendosje para ndėrtesės sė qeverisė, ku kryengociatorja Edita Tahiri ėshtė vlerėsuar mė notėn 10 pėr siē thanė ata kompromise me Serbinė, nuk ka kaluar pa reagimin e protagonistes sė ngjarjes.
Edita Tahiri e cila udhėheqė me delegacionin e Prishtinės nė bisedimet me Beogradin, u ėshtė kundėrpėrgjigjur kėtyre akuzave. Ajo gjatė njė prononcimi pėr “Epokėn e Re”ka thėnė se opinionin e ka tė qartė se kush ėshtė hajn e kush i korruptuar.

“Kur flitet pėr dukurinė e hajnisė desha t’i them zotėri Albin Kurtit, se opinionin e di mirė sa ka punuar pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e vendit, dhe sot ai ka banesė, ndėrsa unė si politikane qė kam punuar nė kohė tė rėnda pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės ende nuk kam. Prandaj mendoj se opinionin e ka mjaftueshėm kėtė informatė pėr tė parė se kush ėshtė kush nė drejtim tė hajnisė dhe korrupsionit”, ka thėnė Tahiri.




Vetėvendosje: Diplomohet Edita Tahiri!






Aktivistė tė lėvizjes Vetėvendosje ndėrmorėn para ndėrtesės sė Qeverisė aksionin simbolik, me ē’rast zėvendėskryeministres Edita Tahirit iu nda “diploma e Universitetit tė Hajnisė dhe kompromiseve me Serbinė”. Diplomė kjo, siē tha Vetėvendosje pėr kursin “Negociatat dhe koncesionet marramendėse me Serbinė”, pėr tė cilin kryenegociatorja ėshtė vlerėsuar me notė maksimale 10.
Aktivisti Frashėr Krasniqi, me kėtė rast tha se nuk do shumė mend pėr tė vėrejtur se si Qeveria dhe pushtetarėt e Kosovės, pėrveē qė janė tė shitur e tė korruptuar, janė edhe shumė tė paditur.

“... Megjithatė, problemi kryesor nuk po na del tė jetė padituria e tyre. Nė fund tė fundit, njeriu kur ka vullnet pėr tė fituar dije e fiton atė. Kėshtu, Qeveria e Kosovės, pėrveē qė nuk po di me zhvillu ekonominė e vendit, me shtri sovranitetin e shtetit, me rritė mirėqenien e qytetarėve, ajo as nuk po ka vullnet t’i bėjė kėto. E megjithatė, ka plot gjėra tjera pėr bėrjen e tė cilave kjo Qeveri ėshtė shumė e vullnetshme. Dhe ėshtė aq e vullnetshme sa qė ėshtė bėrė profesioniste. Ajo ka shumė vullnet ta pasurojė veten, duke e shitur Kosovėn”, tha Krasniqi.

“Ka kohė qė nė vendin tonė ėshtė themeluar njė universitet i ri: ai i Hajnisė dhe Kompromiseve me Serbinė. Atyre qė i ndjekin mėsimet nė tė u mėsohet pėr teknikat mė tė zhvilluara tė vjedhjes sė pasurisė publike, u mėsohet pėr mėnyrat mė tė sofistikuara tė keqpėrdorimit tė pushtetit... Njė kurs special dhe shumė intensiv, qė ofrohet nė kėtė universitet, i pajisė pjesėmarrėsit me shprehinė e servilitetit dhe kompromiseve tė vazhdueshme me Serbinė. Rektori i kėtij universiteti, kryeministri Hashim Thaēi, po kujdeset vazhdimisht qė t’i edukojė nė kėtė frymė studentėt qė i ka pėrreth vetes dhe t’i bėjė ata sa mė tė pėrshtatshėm pėr t’i kryer punėt e ndyta nė saje tė sė cilave ky rektor ia ruan pushtetin vetes”, u shpreh mė tej aktivisti i Vetėvendosjes.

Sipas tyre, e diplomuara mė e re nė Universitetin e Hajnisė dhe tė Kompromiseve me Serbinė ėshtė zėvendėskryeministrja Edita Tahiri. “Kjo e fundit, me rezultat maksimal – notė 10.00 – arriti ta kalojė kursin e negociatave dhe koncesioneve marramendėse me Serbinė”, tha ai.

Sipas tij, Tahiri sė bashku me kryeministrin Hashim Thaēi, treguan zell tė pashoq nė pėrmbushjen e kėrkesave tė shtetit qė pėr ēdo ditė e cenon sovranitetin dhe pavarėsinė e Kosovės.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.