Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-11-03, 17:11   #1
anonim
 
Anėtarėsuar: 24-11-03
Postime: 2
anonim e ka pezulluar reputacionin
Gabim Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire

A i besoni keto vargje te nje autori te madh shqiptar? Nese po? Pse ne kete forum shume llafe qe mund te shkruheshin shqip, shkruhen ma llafe anglishteje. Pse ne Shqiptaret e bastardojme cdo dite gjuhen??


anonim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-11-03, 17:28   #2
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga anonim
A i besoni keto vargje te nje autori te madh shqiptar? Nese po? Pse ne kete forum shume llafe qe mund te shkruheshin shqip, shkruhen ma llafe anglishteje. Pse ne Shqiptaret e bastardojme cdo dite gjuhen??


Keni te drejt ...

Gjuha Shqipe esht e embel e lezetshme dhe ma e bukura.



Ju pershendes



Shpati
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-06-05, 05:40   #3
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Gjuha Shqipe sa e mire sa e embel sa e dlire

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga anonim
A i besoni keto vargje te nje autori te madh shqiptar? Nese po? Pse ne kete forum shume llafe qe mund te shkruheshin shqip, shkruhen ma llafe anglishteje. Pse ne Shqiptaret e bastardojme cdo dite gjuhen??
Duke u nisur prej jush....
thuhet "fjale" e jo "llafe"

pershendetje....
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-06-05, 13:03   #4
Vajza
 
Anėtarėsuar: 07-05-05
Vendndodhja: Kosove
Postime: 165
Vajza e ka pezulluar reputacionin
Gabim

pershendetje
"reana"...

Citim:
Duke u nisur prej jush....
thuhet "fjale" e jo "llafe"
reana shume e vertet kjo qe ke then !!!!

p.s
Gjuha shqipe ME E MIRA NE BOTE !!!
Vajza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-07, 18:48   #5
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Andon Zako Ēajupi

Naim Frashėri
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri!
Mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipėtarka, shqipėtarė!
Naimnė kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qarė!
..................................

Vdiq Naimi, gjithė thonė,
qani turq, qani kaurė!
Bilbil' i gjuhėsė tonė
s'do tė dėgjohet mė kurrė!

Vdiq Naimi, qė kėndoi
trimėrinė, Skėnderbenė,
vdiq Naimi, qė lėvdoi
dhe nderoi memėdhenė!

Vdiq Naimi, po ē'tė gjeti,
o moj Shqipėri e mjerė!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s'ka tė tjerė.

Vdiq Naimi! Vdekj' e shkretė,
pse more tė tillė burrė?
I ndritė shpirti pėr jetė,
mos i vdektė nami kurrė!
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 00:52   #6
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjuha jonė, sa e mirė...

Gjuha jonė, sa e mirė...

Gjuha shqipe e ruajtur pėr breza tė tėrė vazhdon tė jetė e rrezikuar...



Pushtimi serbo-sllav i Kosovės dhe trojeve tė tjera nė ish-Jugosllavi; shpėrngulja e ēamėve nga trojet e tyre etnike prej grekėve; eksodi masiv i shqiptarėve nė fillimin e viteve '90-tė, i kanė shpėrndarė shqiptarėt nė tė gjitha anėt e botės... Pėrveē tjerash, shqiptarėt nė emigrim, kanė edhe njė problem madhor, atė tė ruajtjes sė gjuhės shqipe, dhe trashėgimin e saj tek brezat qė lindin jashtė atdheut.
Me temėn, Ruani gjuhėn shqipe, ne synojmė tė sensibilizojmė opinionin shqiptar, pėr tė bėrė mė shumė nė kėtė drejtim. Apelojmė njėkohėsisht para autoriteteve mė tė larta tė vendit tonė, qė ata tė tregojnė mė shumė kujdes nė ruajtjen e vlerave dhe kulturės shqiptare dhe shpėrndarjen e kėtyre e vlerave pėrmes gjuhės sė bukur shqipe.

C: Alb Emigrant!

p.s. Le tė jetė kjo njė temė tė dashur miq, ku do tė inkurajojmė vėllezėrit dhe motrat tona shqiptarė qė tė flasin gjuhėn e bukur e tė pastėr e burimore shqipe (ashtu si duhet -duke e nderuar-), njėkohėsisht qė tė ia mėsojnė edhe fėmijėve tė tyre kėtė gjuhė gjigante autentike. Shpresojė nė njė mirekuptim dhe zemėrgjėrėsi nė kėtė drejtim!

Ju nderon!
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 01:02   #7
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nji k'to gjuhė qė jam tuj ndie
janė tė bukura, me themel
por pėr mue, si diell pa hije
shqipja t'anave ua del...


- Ndre Mjeda
Tė dashur miq, kėto vargje kaq domethėnėse e me vlerė le tė shėrbejnė pėr tė na inkurajuar, qė ta duam e ta ruajmė, e ta nderojmė edhe mė shumė gjuhėn tonė tė bukur e gjigante shqipe.

Rrespekti reciprok mes nesh do shtohet atėherė kur e nderoni kėtė gjuhė tė tė parėve tanė!

Ju pėrshėndet
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 01:30   #8
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Apel shume i qelluar,kemi nevoj per ruajtjen ,dhe trashegimin e gjuhes.
Pore se di a esht ne nje medium te qelluar,ne nje Forum,ku perjashtohen nenat,ofendohen,pse hyjn ne Forume....Kure dihet se kryesorja qe trashegon gjuhen,esht pikrisht nena,ajo i meson femiut te flas gjuhen qe flet ajo,,,nuk thuhet kot Gjuha e Nenes.

Une e kisha edhe nje apel shtes:...hyni ne Forume,Nena,Gra te martuara(se neser do te lindni Femi)lexoni,mesoni nga Expertet tan,si ruhet e trashegohet gjuha.............
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 01:37   #9
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shumė bukur ka thėnė Naimi nė vargjet e tij aq me vlerė:

Gjuha jonė, sa e mirė
sa e ėmbėl, sa e dlirė


Tė dashur miq,

Keto fjalė,
le tė shėnohen me ngjyrė tė arit,
e le tė pushojnė
nė zemrėn e shqiptarit!

Ju pėrshėndet
Experti!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-04-07, 22:10   #10
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėr fjalėn e bukur shqipe
Simon Pepa
Lufta pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ėshtė po kaq e gjatė dhe kėmbėngulėse sa dhe rruga e pėrpjekjeve tė pareshtura pėr shkrimin e lėvrimin e saj. Qysh tek autorėt tanė tė vjetėr shohim tė shprehet shqetėsimi pėr fjalėt e huaja qė po hynin nė shqipen, por shohim edhe pėrpjekjet e tyre pėr tė gjallėruar e formuar vetė fjalė tė brumit popullor. Buzuku thotė se e shkroi veprėn e tij "En se dashuni te botes sane". Bardhi, nė parathėnien e Fjalorit tė tij, flet pėr dėshirėn qė kishte "... me ndihmuem mbe nje ane gjuhene tane". Disa vite mė vonė Pjetėr Bogdani na rrėfen se "...me anshtė dashune me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndėrequnė". Dhe thėniet e tyre ata i shoqėruan me mjaft pėrpjekje dhe shembuj tė gjallė, duke krijuar edhe vetė fjalė nga brumi i shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: dėftues, kopshtar, kangėtar, mbarim, pushim, letrar etj,
Nė hullin qė ēelėn kėta dijetarė ecėn me dėshirė dhe kėmbėngulje edhe atdhetarė e tė dijshėm tė tjerė, si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Naim e Sami' Frashėri, lani Vreto etj.
Ėshtė pikėrisht kjo dashuri pėr gjuhėn dhe kjo pėrgatitje e gjerė gjuhėsore qė i shtyri ata tė krijojnė e tė gjallėrojnė fjalė vendėse, si: fletore, mėsim, shumicė, thelloj, etj. (nga Veqilharxhi); fushatė, ndėrgjegje, pikė, presė, theks (nga Kristoforidhi); dėgjim, dritare, hapsirė etj, (nga Naimi); lindje, perėndim, qeveritar etj, (nga Samiu). Nga ky dijetar, veē tė tjerash, i janė vėnė themelet edhe terminologjisė gjuhėsore gramatikore. Nga ai janė krijuar fjalėt: abetare, nyje, rrokje etj.
Puna e kėtyre dijetarėve u plotėsua mė vonė edhe nga dijetarė tė tjerė, punonjės tė palodhur tė shqipes, ku kryet e vendit e zuri A. Xhuvani, i cili shkroi edhe veprėn "Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ".
Nė mėnyrė tė veēantė, kjo punė e vyer pėr pasurimin dhe pastėrtinė e gjuhės, mori pėrmasa tė mėdha nė kėtė gjysmė shekulli tė fundit, e zhvilluar kjo me kritere tė drejta shkencore, Kėshtu, nė sajė tė punės sė kujdesshme tė mjaft dijetarėve, u krijuan dhe po krijohen mijėra e mijėra fjalė, kuptime tė reja fjalėsh, pjesa mė e madhe e tyre 'me brumė vendės e sipas gjedheve (modeleve) tė shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: an'itje, bashkautor, miratim,ujėmbledhės, mbishtresė, vendburim, shpim-kėrkim etj.
Por, me gjithė punėn e bėrė, pėrsėri nė gjuhėn tonė kanė hyrė dhe po pėrdoren pa vend fjalė tė huaja tė cilat mund tė shmangen lehtė. Kėtu nuk e kemi fjalėn pėr ato huazime tė rrėnjosura (siē janė huazimet nga greqisht ja e re: dhomė, pronė, qefull, qėndis etj), nga gjuhėt sllave (ēekiē, ēudit, grusht, kosė etj.), si dhe njė numėr fjalėsh nga italisht ja qė kanė gjetur njė pėrdorim tė gjerė, si: barkė, fitoj, paguaj, timon etj. Sė bashku me to nuk duhen nxjerrė jashtė gjuhe dhe fjalė ndėrkombėtare, si analizė, atmosferė, element, financė, miliard, kilogram, olimpiadė etj, si dhe ato huazime, kryesisht turke, qė mbartin nė vetvete ngjyrime dhe ngarkesa emocionale, si: vatan (pranė shqipes "atdhe"), milet (pranė shqipes "popull"), xhan (pranė "shpirt") etj.
Atėherė ndaj cilave elemente leksikore duhet mbajtur qėndrim dhe duhet shmangur nga pėrdorimi? Sė pari, tė mos pėrdoren ato huazime qė kanė hyrė gjatė kėtij shekulli, kryesisht nga gjuhėt neolatine e qė kanė pėrgjegjėset e tyre nė shqipe. Kėshtu, pse tė pėrdorėn fjalėt e huaja "abnegacion" kur kemi "vetėmohim", "aboim", "abonohem" kur kemi "pajtim", "pajtohem"; "inspiroj", "inspirim" kur kemi "frymėzoj", "frymėzim"; "komplikim e komplikoj" kur kemi "ndėrlikim e ndėrlikoj"; "prioritet", "turn", "konditė" e "kondicionoj" kur kemi "pėrparėsi", "ndėrresė", "kusht e kushtėzoj"; "distancoj, distancohem", "distancim", "i distancuar" kur kemi "largoj", "largohem", "largim", "i larguar" (veēoj, veēohem, veēim, i veēuar); "identifikoj", "identifikohet", "identifikim", "i identifikuar", kur kemi "njėjtėsoj", "njėjtėsohet", "njėjtėsim", "i njėjtėsuar"; "paralelisht, (si ndajfolje) paralel me (si parafjalė) kur nė shqipen kemi: krahas (si ndajfolje) krahas me (si parafjalė) e sa tė tjera tė kėsaj natyre.
Njė punė e madhe duhet bėrė edhe pėr tė nxjerrė jashtė dhe disa fjalė tė huaja dialektore e krahinore qė pėrdoren, p.sh. nė zona tė ndryshme, si: vadit, versnik (nga sllavishtja); insan, isharet (nga turqishtja); buonogracie, kopertė, shendilet (nga italishtja), kur pranė tyre kemi fjalėt e bukura shqipe, pėrkatėsisht ujit, moshatar, njeri, shenjė, mbajtėse perdesh, mbulesė, rrugicė etj. Nė kėtė mes duhet patur kujdes qė fjalėt e huaja tė mos pėrdoren pa vend edhe nė tabela ose emėrtime tė ndryshme. Psh. pse duhet tė shkruajmė pasticeri (pėr ėmbėltore), berber (pėr floktore), saraē (pėr lėkurėpunues), sahatēi (pėr orėndreqės), teneqexhi (pėr teneqepunues), atrecaturė (pėr pjesė ndėrrimi) etj.
Puna pėr pastėrtinė e gjuhės duhet kuptuar si njė detyrė e tė gjithėve. Kjo bėhet duke pasur njė bindje tė thellė pėr vlerat e rėndėsinė politike e kombėtare tė kėsaj veprimtarie. Brezave tanė u del si detyrė e rėndėsishme qė kėtė gjuhė kaq tė bukur ta pasurojnė pareshtur pėr ta ngritur nė njė shkallė edhe mė tė lartė.

(Marrė nga "Gjuha shqipe - 2004/1)
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 15-04-07 nė 11:43
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.