Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-11-14, 19:33   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Haremi i Sulltanit

Aty nuk mund tė hynte asnjė mashkull, pėrveē sulltanit, princėrve dhe tė tredhurve !



Asnjė institucion tjetėr otoman nuk ka ngacmuar mė shumė fantazinė perėndimore se sa haremi i sovranėve: vend i lojėrave erotike dhe mėrzisė nė luks, intrigave me gjakderdhje qė thureshin brenda Portės sė Lumturisė. Haremi i kishte tė gjitha kėto. Mbi tė gjitha, ishte njė qendėr pėr mbrojtjen e pushtetit dinastik, me njė hierarki tė fortė dhe subjekt i ritualėve shumė tė rėndė.






Njė mbretėri private, Stamboll, prill 1789. Ushtarė tė pėrzgjedhur dhe turma kureshtare pėrgjatė rrugėve dredha-dredha. Mė nė fund, mbėrrin vargu: heronj dhe pushtetarė, tė udhėhequr nga njė dinjitar me pelice tė zezė dhe callmė nė kokė.

Pas tyre marshojnė rojat. Shoqėrojnė njė karrocė luksoze tė mbuluar, e tėrhequr nga gjashtė kuaj dhe qė e nget kreu i eunukėve tė haremit tė Sulltanit. Me kalimin e karrocės, funksionarėt e oborrit i hedhin monedha turmės.

Pasojnė dhjetėra karroca tė tjera. Kur karvani mbėrrin nė Topkapi, sulltani i ri, Selimi III shkon drejt tij pėrmes atriumit tė parė. Njė dorė zgjatet nga karroca, sulltani e puth dhe pėrkulet. Mė pas, ai shoqėron zonjėn e haremit tė tij nė brendėsi tė pallatit: gruaja mė e fuqishme e perandorisė otomane, mė e rėndėsishmja nė jetėn e Selimit, ashtu si nė jetėn e tė gjithė sulltanėve. Nėna e tij, Mihrishah Sulltan.

Ēifti pėrshkon atriumin e dytė, shkon drejt njė porte druri tė rėndė nė krah tė ndėrtesės sė kėshillit perandorak. Kalon pėrpara dhomės sė rojeve tė eunukėve zezakė, mė pas pėrshkon njė kopsht tė gjatė me mure majolikė dhe njė kolonadė. Nė fund hapet njė derė e bronztė, pėrmes sė cilės nuk duhet tė kalojė asnjė qenie e seksit mashkull, pėrveē sulltanit, princėrve dhe tė tredhurve: ėshtė hyrja nė haremin e kopshtit tė Topkapisė.


Sulltani dhe nėna e Sulltanit zhduken nė mbretėrinė e tyre mė private.

Asnjė institucion tjetėr otoman nuk ka ngacmuar mė shumė fantazinė perėndimore se sa haremi i sovranėve: vend i lojėrave erotike dhe mėrzisė mes luksit, i intrigave me gjakderdhje qė thureshin brenda Portės sė Lumturisė. Haremi i kishte tė gjitha kėto. Mbi tė gjitha, ishte njė qendėr pėr mbrojtjen e pushtetit dinastik, me njė hierarki tė fortė dhe subjekt i ritualėve shumė tė rėndė.

Qė nė lashtėsi, sovranėt persė dhe hebraikė kishin njė harem mbretėror, e mė vonė edhe kalifėt e Bagdadit. Sulltanėt otomanė ndoqėn gjurmėt e tyre, dhe kėta u imituan gjithashtu prej njerėzve tė pushtetshėm tė perandorisė. Kush mund ta pėrballonte, zotėronte njė harem pak a shumė tė madh. Megjithatė, asnjėri nuk kishte tė njėjtin prestigj si kopshti i Topkapisė.

Kur nėna e Selimit u transferua kėtu, pas ngjitjes nė fron tė tė birit, ambienti pėrbėhej nga mė shumė se 300 lokale, korridore dredha-dredha, shkallare dhe shtigje tė fshehtė; ka sallone tė bukur dhe salla tė pėrshtatura pėr faljen, banja tė mėdha, oborre tė dekoruar dhe plot diell. Pragjet e dyerve, oxhaqet dhe lavamanėt janė me mermer tė shkėlqyeshėm, shtresa sedefi dhe fildishi zbukurojnė anėt e dyerve, muret janė tė veshur me pllaka tė kushtueshme majolike.

Gratė, sipas rangut tė tyre ruajnė nė kasketa dhe nė gjoks spila dhe zinxhirė tė florinjtė, xhevahirė, veshje me brokadė, damask apo mėndafsh.

Kjo madhėshti, megjithatė, ėshtė e kufizuar nė dhomat e familjes mbretėrore dhe tė tė preferuarave, konkubina veēanėrisht tėrheqėse dhe zgjedhje tė pėlqyera tė sulltanit.

Mė shumė se gjysma e kompleksit tė pėrshtatur si harem ėshtė e zėnė nga fjetina, dhoma tė ngushta, kuzhina dhe lavanderi, magazina dhe njė infermieri. Kėtu jeton shumica e banorėve tė pallatit: tė dashurat e mohuara, apo ato qė nuk janė paraqitur ende tek Sulltani, bashkė me shėrbyeset, shpesh herė me origjinė afrikane.

Duket se numri i vajzave dhe grave nė zonėn e veēuar ka arritur ndonjėherė nė 1200: tė gjitha skllave, qė nga rrobalarėsja, deri tek nėna mbretėreshė; nga pikėpamja ligjore, janė tė lira vetėm bijat dhe motrat e sulltanit dhe, nė teori, gratė e tij.

Megjithatė, prej shekullit XV pjesa mė e madhe e 36 sovranėve otomanė nuk marrin grua, as Selimi III: sipas ligjeve islamikė, bijtė e lindur prej skllaveve kanė tė njėjtat tė drejta me ata tė lindur prej martesės.

Ndonjėherė vlen rregulli qė ēdo konkubinė mund tė jetė nėnė e njė mashkulli tė vetėm, kėshtu qė shpesh Sulltani ka njė numėr tė vogėl bijsh.

Pėrjashtim bėjnė sovranė si Murati III, i cili kishte 103: ditėn kur vdiq, nė 1595, jetonin ende 20 prej tyre, nga tė cilėt njėri u bė sulltan dhe vrau tė gjithė tė tjerėt.

Luftėrat pėr pushtet mes princėrve ishin diēka e zakonshme. Mehmeti II, nė shekullin XV, urdhėroi: “Ēdo pasardhėsi im, kur tė bėhet sulltan, mund tė vrasė vėllezėrit e tij me qėllim ruajtjen e rendit tė botės”.

Duke filluar nga ky moment, vdekja e sulltanit sjell edhe vdekjen e princėrve poshtė Njėshit: sipas traditės, banditėt e sulltanit tė ri i mbysin me fijen e njė harku apo me njė shall mėndafshi sepse, qė nė fillesė, nė pallat nuk duhej tė derdhej gjak nga shtėpia mbretėruese.

Edhe bijtė ende tė palindur tė njė sulltani tė vdekur nuk janė tė sigurt: mė shumė se njė herė, pasardhėsi ka futur nė thasė dhe ka hedhur nė detin Marmara konkubinat e babait, tė mbetura shtatzėnė.

Sekrete dhe helmime

Haremi shndėrrohet nė skenėn e intrigave tė dėshpėruara. Njė femėr e preferuar qė dėshiron tė shpėtojė birin e saj, duhet tė sigurojė qė ai tė jetė pasardhėsi. Por edhe pėr tė, ka shumė nė lojė. Nėse fundoset biri i saj, me ardhjen e sovranit tė ri ajo veēohet nė kopshtin e vjetėr, “Pallati i lotėve”, ku konkubinat e skartuara kalojnė pjesėn e mbetur tė jetės nė mjerim.

Nėse i pėrzgjedhuri ėshtė biri i saj, ajo bėhet sulltane mėmė, sovrane e “Shtėpisė sė lumturisė” nė Topkapi. E si pasojė, edhe njė prej figurave mė tė pushtetshme tė mbretėrisė, edhe pse nga pikėpamja juridike do tė mbetet gjithmonė njė skllave. Rreziku i pėrjetuar sė bashku, dhe shpresa, forcojnė lidhjen nėnė e bir.

Vetėm nėna e sulltanit mund tė jetė nė ēdo moment nė praninė e Sovranit. Eshtė ajo qė vendos se cilat gra do t’i prezantohen. Njė vlerėsim delikat: nėse konkubina nuk i pėlqen, djali zemėrohet, nėse i pėlqen shumė, ajo bėhet konkurrente e “vjehrrės” nė zotėrimin e vėmendjes sė tij.

Duke filluar nga fundi i shekullit XVI, disa gra tė haremit me njė talent tė veēantė arrijnė qė tė sigurojnė njė influencė mė tė madhe: bėhen nė fakt regjente tė perandorisė.

Kėshtu Nur Banu, e preferuara e Selimit II (sulltan nga 1566 deri nė 1574) dominon sovranin e saj, nėpėrmjet dobėsisė sė tij: njė i dėrguar venecian e pėrshkruan si njė “qenie e vogėl e skuqur prej verės sė Qipros, dhe e shėndoshė pėr shkak tė shfrenimit nė tė ngrėnė”; Selimi i kalon ditėt mes “kėnaqėsive tė shqisave, dehjes dhe lezetit tė tė mos bėrit asgjė”. Nė fund, i dehur, thyen kafkėn nė mermerin e banjės. Nur Banu bėhet sulltania nėnė dhe pengon birin e saj si dhe konkubinėn e tij ambicioze qė tė mbretėrojnė, kėshtu thotė legjenda, duke i sjellė atij nė shtrat femra gjithnjė tė reja dhe tėrheqėse, ndėrkohė qė ajo vetė bėn politikė.

Regjentja otomane mė me ndikim ėshtė Kėsem, nėnė e dy sulltanėve. Mbretėron si Valide Sulltan, nėna sulltaneshė, nė vend tė djalit tė saj tė madh qė ėshtė minoren, dhe mė pas nė vend tė tė dytit, me probleme psikike. Eshtė edhe regjentja e haremit, qė sheh dhe di gjithcka. Apartamentet e saj janė tė mrekullueshėm si ata tė sulltanit, ashtu si sulltani argėtohet me kėngė dhe valle tė shėrbėtoreve si dhe shakatė e xhuxhėve. Cdo lėvizje e artistėve dhe muzikantėve tė seksit mashkull kontrollohet me rreptėsi nga eunukėt, tė cilėt pengojnė menjėherė cdo lloj afrimi me njė grua.

Kėsem, qė ka raporte tė vazhdueshėm me njerėz tė pushtetshėm, mbikėqyret me rreptėsi dhe mė nga afėr se sa banoret e tjera tė haremit. Cdo ditė Kėsem konsultohet fillimisht me tė birin, mė pas shpesh herė me kreun e eunukėve zezakė, qė merret me pasurinė e madhe tė sulltaneshės nėnė, mbledh shpesh herė vezirėt e sovranit dhe funksionarė tė tjerė. Asnjė vizitor nuk mund tė shohė fytyrėn e saj, e mbuluar me vello.

Pėr tė komunikuar udhėzimet e saj, Kėsem shkruan letra tė panumėrta, i duhet njė kuptim i thellė i mbretėrisė dhe njohje e fakteve. Megjithatė, edhe mė tė rėndėsishėm se sa takimet me funksionarėt dhe letrat, janė tė besuarit e saj. Kėsem ka njė rrjet tė ngushtė kontaktesh: me ish gra tė haremit qė janė martuar me burra me ndikim, me zyrtarė, me bijat e saj, me konkubinat e tė birit. Tė gjithė i referohen asaj, tė gjithė i thonė tė bėjė kujdes nga tradhtitė.

Megjithatė, kjo nuk shmang fundin e saj tė dhunshėm. Sovrani i Kėsem, Ahmeti I, nė fron nga 1603 deri nė 1617 ish pėrpjekur t’u jepte fund vėllavrasjeve duke krijuar disa “kafazė pėr princėrit”, vende me dritare hekuri nė brendėsi tė njė ndėrtese si fortesė, ku bijtė e sulltanit mbahen tė izoluar, me shėrbėtorė, femra dhe lukse tė tjerė, por pa kontakte me botėn jashtė.

Nė kėta burgje, pasardhėsit e mundshėm pėr fronin transformohen nė njerėz tė paqėndrueshėm psiqikisht, tė mbėrthyer nga frika e pėrhershme pėr litarin qė do i mbysė. Sepse intrigat dhe vrasjet vazhdojnė. Nė fakt, nė 1648, djali i dytė i Kėsem rrėzohet prej njė revolte nė pallat. Pasi e kanė tėrhequr nė suitėn e saj, eunukėt e zhveshin dhe e rrėmbejnė Kėsemin, e tėrheqin zvarrė jashtė dhe e mbysin nė oborr. Porositėsja ėshtė sulltania nėnė e re, Turhan, e cila tani do tė mbretėrojė nė vend tė djalit minoren Mehmeti IV, nip i Kėsemit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.