Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 02-03-13, 18:17   #1
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Ku je Ali Ahmeti e Musa Xhaferi, kujt i sherbeni ju?

Edhe nje lufte vendimtare eshte e pashmangshme me sllavet e terbuar; jo se shqiptaret do e donin patjeter sa nga fakti se Clirimtaret e kondenzuar si ne Kosove e gjitheandej tashme kane rene ne makuteri prej narcisi fodull.

Sulltani!


Shqiptarėt po i rreh Gruevski

Nė vitin 2012 dhe 2013, albanofobisė maqedonase, diskriminimit social dhe pėrēmimit kulturor qė manifeston pushteti maqedon kundėr shqiptarėve, iu shtua edhe njė dukuri qė tashmė ka marrė formė konsistente: rrahja e tė rinjve shqiptarė nga banda tė organizuara. Kėtu e njė vit mė parė (8 mars 2012) 15 nxėnės shqiptarė ngafshatrat Ēiflig dhe Seta Petkė tė Karshiakės u rrahėn brutalisht nga njė grup i pėrbėrė prej 20-30 maqedonėsh nė lagjen Kisela Voda tė Shkupit. Dy ditė pėrpara ndėrrimit tė motmoteve, nxėnėsit maqedonė tė shkollės ‘Vlado Tasevski’ sulmuan dhe lėnduan nxėnėsit shqiptarė tė shkollės ‘Marija Kiri Sklodovska’. Kurse me tė filluar viti 2013 (mė 4 janar) njė grup i madh tė rinjsh maqedonė rrahėn mizorisht 4 tė rinj shqiptarė 16 vjeēar nė lagjen Aerodromi tė Shkupit, e dominuar nga maqedonėt. Tė rinjtė shqiptarė po shkonin qė ta jepnin testin e ndihmės sė shpejtė, e nevojshme pėr marrjen e patent-shoferit.

Kjo dukuri po merr pėrmasa shqetėsuese dhe, me tė hyrė nė vitin 2013, ka filluar tė bėhet praktikė e rregullt dhe e mirėorganizuar. Nė ditėn e djeshme, njė grup i pėrbėrė prej protestuesish maqedonė, tė cilėt ishin mbledhur pėr ta kundėrshtuar zgjedhjen e Talat Xhaferit si ministėr tė mbrojtjes i Maqedonisė, dogjėn flamurin shqiptar dhe ia mėsyn Urės sė Gurit. Ēdo shqiptar qė e panė e rrahėn dhe e keqtrajtuan fizikisht. Mėsohet se nė mesin e tė sulmuarve ka edhe gra e fėmijė. Disa prej tė rrahurve ndodhen nė spital pėr shkak tė lėndimeve tė rėnda tė shkaktuara nga ky sulm i planifikuar.

Lėvizja VETĖVENDOSJE! i dėnon ashpėr kėto veprime kriminale tė papranueshme. Ne konsiderojmė se sulme tė tilla po ndodhin pėr shkak tė atmosferės politike qė ka krijuar pushteti maqedon nė kėtė shtet. Shqiptarėt nė Maqedoni trajtohen si qytetarė tė dorės sė dytė. Papunėsia nė mesin e shqiptarėve ėshtė e lartė, sepse diskriminimi social ėshtė institucionalizuar. Ndarja e buxhetit pėr shqiptarėt ėshtė drastikisht shpėrputhėse nė raport me madedonėt, kurse pėrfaqėsimi i shqiptarėve nėpėr institucionet publike ėshtė dramatikisht nė shpėrpjestim me shqiptarėt si pėrqindje e popullsisė nė Maqedoni. Pėrveē kėsaj, institucionet mė tė larta shkencore maqedone, siē ėshtė Akademia, i kualifikon shqiptarėt si ardhacakė dhe “njerėz malesh”.

Pikėrisht pėr shkak tė politikės zyrtare tė Maqedonisė ndaj shqiptarėve ndodh qė kjo qasje e pushtetit tė krijojė njė mjedis shoqėror qė e nxit dhe ushqen albanofobinė. Njė frymė e tillė fillon me tifozėt fashistė dhe moton e tyre ‘shqiptar i mirė ėshtė shqiptari i vdekur’, dhe shkon deri te rrahja e tė rinjve dhe nxėnėsve shqiptarė nga bandat e organizuara maqedone. Qė tė gjithė frymėzohen nga politikat e Qeverisė Gruevski.

Prandaj nuk ėshtė aspak e befasishme, madje, ėshtė krejt racionale, qė shqiptarėt po protestojnė sot rrugėve tė Shkupit, kundėr kėsaj dhune tė shfrenuar nga maqedonėt mbi bashkėkombėsit tanė. Kėto protesta nuk duhet ta kenė pėr qėllim sulmin e qytetarėve maqedonė, por tė artikulojnė kėrkesa tė qarta politike kundėr sjelljes sė pushtetit maqedon qė po eskalon nė banda fashiste tė maskuara. Shqiptarėt duhet t’i masivizojnė protestat e tyre pėr barazi, mosdiskriminim, ndarje tė barabartė tė buxhetit, tė drejta kombėtare etj. Policia maqedone nė vend qė tė pėrdorte dhunė kundėr protestuesve shqiptarė, do tė duhej t’i kapte kriminelėt tė cilėt po i rrahin shqiptarėt.

Kurse, nė anėn tjetėr, politika zyrtare shqiptare i ka lėnė shqiptarėt nėn mėshirėn e bandave kriminale maqedone, prandaj protesta duhet t’iu drejtohet atyre po ashtu. Krejt ēka po sheh politika zyrtare shqiptare ėshtė pushteti dhe privilegjet personale qė u pikin duke qėndruar nėn hijen e njė pushteti antishqiptar. Kėta politikanė e ēarmatosėn UĒK-nė, e dobėsuan faktorin shqiptar, kurse tash merren vetėm me vetveten. Po ashtu, ėshtė obligim i qeverive dhe institucioneve shtetėrore nė Tiranė e nė Prishtinė qė tė reagojnė nė mbrojtje tė tė drejtave tė shqiptarėve dhe kundėr sulmeve tė orkestruara ndaj tyre.

3 mars 2013
Lėvizja VETĖVENDOSJE!


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.