Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-06-07, 11:26   #1
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

ne shenje RESPEKTI dhe LAVDIE,per heroinen kosovare SHOTE GALICA,me rastin e 80 vjetorit te vdekjes se saj,po e hap kete teme,
-te pasurojme kete teme me HEROINAT E PUSHKES dhe te PENDES.
dje,sot dhe neser....
-------------------------------------------------------
secila NENE qe lind nje,apo me shume HERONJE dhe HEROINA ,,,eshte NENE HEROINE.



SHOTE GALICA-QERIME (HALIL) RADISHEVA (1895-1927)
-------------------------------------------------------
NE 80 VJETORIN E SHOTE GALICE - QERIME HALILI RADISHEVA 1895 - 1927



Mehmet BISLIMI


Gruaja dhe nėna shqiptare, jo pak herė u pėrball me ashpėrsitė e jetės. Mbi tė rėndoi pesha e shekujve tė robėrisė dhe varfėrisė, pesha e kanunit dhe padrejtėsisė, kobi e zia, loti dhe gjaku... Por, pėr asnjė ēast ajo nuk u nėnshtrua para sfidave tė shumta gjatė jetės. Dinjitetin dhe krenarinė e saj nuk e mposhti as robėria shekullore e as goditjet e njėpasnjėshme qė ajo i mori nga ashpėrsitė e jetės sė rėndė e me plot halle. Gruaja dhe nėna shqiptare, nė vend tė parfumeve evropiane, pėrdori barotin, stolitė e saja ishin koburja dhe gjerdani me fishekė, ajo ishte dhe mbeti nė shėrbim tė atdheut. Gruaja shqiptare si nėnė, atdheut i fali nga shtatė ushtarė lirie, i fali nga shtatė zana mali, qė pushtuesit i morėn gjak nė vetull si: Teuta, Donika, Nora, Tringa, Shota..... e deri tek Gjevė Lladrovci e ditėve tė sotme dhe pa dyshim nėnėmadhja, nėnėlokja Zahide Jashari - nėna e Komandantit tonė Legjendar Adem Jashari!

Nėnat tona, gatuan bukėn pėr ēlirimtarėt, thurėn ēorapet qė tė mos ngrijnė ata, i bekuan rrugėt e tyre tė pėrgjakshme, i puthen ata nė ballė duke ua dhanė uratėn nė rrugėt tona tė vėshtira, por tė lavdishme tė lirisė. Ato i vizituan bijtė e tyre nėpėr syrgjynet otomane e kazamatet serbe, duke u thėnė: ”Mbahuni bijtė e mi, mos u ligėshtoni para dushmanit, mbahuni pėr hatėr tė vatanit!”... Ishin kėto fjalėt e nėnave tona, qė na dhanė forcė dhe bėnė qė populli ynė tė triumfoj fuqishėm mbi tmerrin shekullor tė robėrisė, mbi planet asimiluese, mbi planet gjenocidiale qė pushtuesit tanė i zbatuan egėrsisht mbi popullin shqiptar. Nuset e reja i pritėn trimat e tyre me vite tė tėra, nga syrgjynet, nga internimet, nga burgimet... e kujė nuk vunė! Ato fėmijėt nuk i lanė vetėm e shpinėn nuk ua kthyen pėr njė copė dashuri. Jo, ato kėtė nuk e bėnė kurrė, ato u gjakosen krah burrave pėr kėtė tokė tė zhuritur! Ato hynė nė histori me qėndresėn e tyre, ato hynė nė kėngė me bujarinė e tyre, ato u mitizuan pėr besnikėrinė dhe sakrificat e tyre si Rozafa e kalasė prej guri, si Doruntina... E kur bijtė tanė u kthyen tė gjakosur nga lufta, fjala e nėnės ua mikloi plagėt e tyre. Ato nuk lejuan qė loti tė iu shkoj nė faqet e tyre tė ndritura- jo as njė herė!... O zot, po cilat nėna nė botė, janė mė tė sprovuara, mė tė forta, mė bujare se nėnat tona? Ishte nėna dhe gruaja shqiptare ajo, qė i rezistoi tė gjitha kėto dhe nuk u dorėzua. Asaj, dhe vetėm asaj i dedikohen tė gjitha, para sė cilės populli ynė me respektin mė tė madh duhet tė pėrkulet deri nė gjunjėzim - para qėndresės dhe heroizmave tė NĖNĖS Shqiptare!

I gjithė ky respekt pėr nėnat tona, sot pėrcillet nė emrin e nėnės, nė emrin e gruas dhe nė emrin e heroinės sonė kombėtare – SHOTE GALICĖS, ky emėr kaq i madh qė zuri vend po aq tė madhėrishėm e lavdishėm nė historinė tonė kombėtare. Emri Shotė Galica ėshtė emėr nderi e krenarie, ėshtė emėr mburrje e emėr lirie pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė. Ėshtė dashuri pėr atdheun, pasion dhe inspirim i qindra Shotave tė reja qė ranė me pushkė nė dorė rreshtuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Ato luftuan pėr ēlirimin e atdheut - ashtu si Shotė Galica dikur, dhe ranė pėr atdhe sa herė e kėrkoi domosdoshmėria e lufta ēlirimtare, ato ranė me emrin e Shote Galicės nė gojė!

Qerime Shotė Galica e inspiruar nė bėmat e trimėreshave shqiptare e bindur thellė nė tė drejtėn e popullit tonė pėr tė qenė tė lirė e vuri pushkėn krahut dhe pėr 12-tė vjet me radhė nuk u nda nga burri dhe bashkėluftėtari i saj Azem Galica, dhe nga shokėt e tij. Pėr 12-tė vjet me radhė Shote Galica luftoi kundėr pushtuesve serbė, austrohungarezė e bullgar.

Shota e Radishevės, ishte motėr e gjashtė vėllezėrve. Babai i saj Halili, ngase e kishte tė vetmen vajzė, nuk e ndau nga djemtė e tij pėr asnjė ēast. E merrte me vete nėpėr kuvende e ndeja burrash, ku pati fatin tė shohė me sytė e saj trimat e kohės si: Isa Boletinin, Shaqir Smakėn, Kamer Loshin, Nak Berishėn, Azem Bejtėn, Mehmet Deliun, Shak e Ramadan Radishevėn, Halit Bajramin, Xhemė Tėrnavin, Fazli Baranin, Emin Latin - Mehėn, Shaban Mikushnicėn, Bajram Zenė Mehėn e shumė trima tjerė. Nėpėr ato kuvende e ndeja merreshin vendime qė tė kėrciste pushka mbi pushtuesin serb. Aty edhe kėndohej kėnga e binte ēiftelia pėr trimėritė e trimave tanė. Shota i binte mirė ēiftelisė, si edhe ēarkut tė hutės

Kėndonte si zanė mali, sa edhe tė tmerronte me zėrin e kushtrimit:”Ooo, Prite, prite Azem Galicėn, o hejjj”...
-------------------------------------------------------
albanur.net




















Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 06-07-07 nė 16:35
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-06-07, 19:02   #2
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shote Galica
(1895 - 1927)
Luftėtare e shquar e ēetave kryengritėse kosovare pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė tė gjitha viseve shqiptare dhe pėr njė regjim shtetėror demokratik nė Shqipėri, Heroinė e Popullit. Pa pėrfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra tė fesė e tė kanunit luftoi heroikisht pėr 12 vjet me radhė kundėr pushtuesve serbė, austrohungarezė e bullgarė.
Shote Galica mori pjesė nė mė shumė se 40 aksione tė rėndėsishme kundėr armikut. Kundėrshtoi me konsekuencė politikėn e dhunės e tė terrorit tė regjimit shovinist tė Beogradit ndaj popullsisė shqiptare, shpronėsimin e shpėrnguljen e saj dhe kolonizimin sllav tė trevave shqiptare. Mė 1919 mori pjesė nė Kryengritjen e Rrafshit tė Dukagjinit, ndėrsa mė 1922-1923 luftoi pėr mbrojtjen e Zonės Neutrale tė Junikut, e cila shėrbente si bazė pėr kryengritjen e Kosovės e tė Malėsisė. Nė korrik 1924 mori pjesė nė mbrojtjen e zonės sė lirė tė Drenicės (Arbanisė sė Vogėl). Nė korrik 1924 pas vdekjes sė tė shoqit Azem Galicės, vazhdoi luftimet nė krye tė ēetės sė tij. Sė bashku me qindra luftėtarė tė Kosovės nė dhjetor tė 1924 luftoi kundėr ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe mercenarėve tė Ahmet Zogut. Humbi nė luftime nga masakrat e shovinistėve serbė 22 anėtarė tė familjes.
Nga fundi i vitit 1926 Shote Galica u vendos nė Shqipėri, ku vdiq nė Fushė Krujė e braktisur nga regjimi zogist.




SHOTA me AZEMIN



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 27-06-07 nė 19:13
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-07, 22:10   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nėnė Tereza


Ishte fėmija i tretė i prindėrve Kolė Bojaxhiu (Nikollė Bojaxhiu) me origjinė nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzėrisė Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovės. Lindi nė Shkup, me datė 26 gusht 1910. Njė ditė pas lindjes u pagėzua nė kishėn e Zemrės sė Krishtit nga famulltari i atėhershėm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fėmijė, dy u vdiqėn nė fėmininė e hershme. Frikė tė madhe kishte nėnė Drania mos Gonxhja i vdiste menjėherė pas lindjes, sepse me trup dukej e dobėt dhe shėndetligė.[/right]Gonxhja kishte njė vėlla dhe njė motėr. Vėllai quhej Lazėr Bojaxhiu dhe studioi nė Grac tė Austrisė nė Akademinė Ushtarake, por pėr shkaqe politike emigroi qysh herėt nė Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu.

Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte nė shtėpinė e tij artistė dhe patriotė shqiptarė. Mėsimet e para i bėri nė njė shkollė shqipe nė Shkup, ndėrsa gjimnazin, po nė atė qytet, nė gjuhėn serbo-kroate. Pasionet e saj tė rinisė ishin tre: tė bėhej mėsuese, tė shkruante dhe tė recitonte poezi, tė kompozonte dhe tė luante muzikė. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeēe dhe u dorėzua murgeshė.

Nėnė Tereza u largua nga me 26 shtator 1928 nga Shkupi nė drejtim tė Dublinit, Irlandė. Prej kėsaj dite, nėnė, bijė e motėr nuk do tė shiheshin mė kurrė. Mė 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar kėtė letėr drejtuar tezes sė saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Mė 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’pėrzemerta Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda pėrfundimisht me familjen dhe vetėm pas 30 vitesh, do tė takohej me tė vėllanė, Lazrin. Kurse nėna Drania dhe motra Age, shkuan nė “atdhe”, nė Shqipėri, qysh para Luftės sė Dytė Botėrore.

Moter Tereza u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nėnė Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) pėr t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Nė vitin 1979, kur mori ēmimin Nobel pėr Paqe, e gjithe bota mesoi se Nėnė Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa pėr tė parė nėnen e saj qe jetonte nė Tirane, as pėr te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... pėr tė parė varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja nė bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej pėr 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto janė shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane ndryshuar shumė.

Nėnė Tereza nuk qe ndonjė perėndeshė dhe me tė mund tė fliste ēdonjėri. Madje ajo kishte edhe adresė tė saktė: njė godinė ngjyrė hiri nė Bose Road, tė ndėrtuar rishtas nė njė lagje tė zhurmėshme dhe ējerrėse, tė stėrmbushur me njerėz, e cila vlonte nga ēajbėrėsit, shitėsit dhe tregtarė tė tjerė tė pjesėve mė tė ndryshme kėmbyese si dhe lėngėshtrydhėsit. Kėtu, mu nė qendėr tė Kalkutės shtrihej shtabi i pėrgjithshėm i Rregullit, „Shtėpia e Nėnės", pranė portės tė sė cilės qe vendosur njė tabelė druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".

Nė shtėpinė e Nėnė Terezės kishin hyrė edhe vetė mbretėresha britanike, pastaj njerėz tė tillė siē janė kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumė tė tjerė.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-07, 22:13   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kishin kaluar rrafsh gjashtė vjet nga botimi i librit "Nėna jonė Terezė", nga pena e artė e zotit Dom Lush Gjergji- nga Prizreni ynė historik: kur i ra ndėrmend (nėn trysnitė ndėrkombėtare!) ta shkruajė reēensionin te "Rilindja" kritiku ynė letrar, z. Vehap Shita. Edhe atėherė aty shprehej njėfarė soj vetėkritike, por absurditedi ishte tepėr i madh pėr njė vetėkritikė tepėr tė vonuar e tepėr tė pėrciptė!!??
Ky libėr "qė njėkohėsisht u botua edhe nė gjuhėn kroate nė Zagrep, po me atė titull: "Nasha Majka Tereza", qė ėshtė i pajisur me foto pėr zonjėn Gonxhe Bojaxhiu, qė nga mosha e saj e re, 16 vjeēare kur iu pėrkushtua Kishės.
Pra, libri na mėsonte se Gonxhe Bojaxhiu ėshtė e bija e Kolė Bojaxhiut nga Prizreni, familja e sė cilėvet ishte shpėrnbulur nė Shkup. Kolė Bojaxhiu ishte deputet i Shkupit, tė cilin e helmuan nė parlament, nė Beograd. Dhe helmimi ishte aq i fortė, sa qė vdes pėr 4 ditė nga hemorragjia e brendshme, qė ia kishe gri e shkatėrruar rropullitė. Kjo mizori ishte nė traditėn e zezė serbiane, ku pėsonin deputetėt joserbė: shqiptarė, kroat...
Pėr njė pėrvjetor tė Ditės sė Flamurit, Tribunėt e popullit tonė: Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina..., e festojnė nė shtėpinė e Kolė Bojaxhiut, nė Kryeqytetin e Vilajetit tė Kosovės, nė Shkup: duke hedhur nė dysheme secili shkrepėsen e vet, dhe me t'i ndezur, bėnė njė flakė gjer nė plafon!
Flaka e festės dhe dėshira e dashuria jonė pėr liri e pavarėsi kombėtare, do tė lėpinte edhe zenitin dhe shtatė kontinente: Nėna jonė Terezė, mė 1979, merr ēmimin e merituar "Nobel pėr Paqe". Pėr tė janė botuar mbi 100 libra, nė gjuhė tė ndryshme tė botės; dhe kjo grua shqiptare, misevogėl, u bė digė e pakalueshme pėr propagandėn shpifėse e shfrenuese serbiane, se kinse shqiptarėt na qenkeshin tė egėr e dhunues. Kanibal!!!
Gjysmė shekulli mė parė, Nėnė Tereza u bė mjeke e arsimtarėve nė pjesėn e varfėr tė qytetit tė madh- Kalkuta.
Aty atėherė, e deri nė momentin e vdekjes, ushqeu dhe arsimoi tė varfėrit pa asnjė lloj pagese as shpėrblimi. Tė sėmurėt, nga njė sėmundje e rrezikshme- ngjitėse e lėkurės "gėrbula", i merrte tok me motrat e veta tė nderit, i lante dhe i mjekonte. Njėri i sėmurė, tė cilin ua kishe rrėmbyer nga kthetrat e qenėve, kur u gjet nė spital i rrethuar me kujdes, pati thėnė:"Kam jetuar si qen e po vdes si engjėll!!!"
Gazeta e atėherėshme kishtare maqedonase "Blagovest", duke tentuar qė ta pėrvetėsonte Nėnė Terezėn, e mbiquante Ganxhe Bojaxhievsi!!
Kėshtu tė huajt kanė tentuar qė ta pėrvetėsojnė edhe Migjenin...madje edhe Skėnderbeun!!!
Edhe tejet interesant dhe pakufishmėrisht e ēuditshme, se pas atyre tė huajve shkojnė edhe disa "tanėt" me dashje e me qėllime tė kėqija antikombėtare, qoftė nga mosdija e nga mosinteresimi, apo injoranca idiotike: duke pėrkthyer tekste nga tė huajt. Nė kėtė grackė ka rėnė edhe zonja Mirela Zoto (ashtu ēka mund ta ketė Naim Zoton!?- njė hiēgazetar...), duke marrė nga revista italiane "Gola" tė 1 shtatorit 1996 e tė botuar te "Revista Familjare" NR. 33 (100) nė faqet 4-5, me mbititull "Nėnė Tereza e Kalkutės"!! qė do tė ishte e barabartė me konstatimet arbitrare: Migjeni i Malit tė Zi!!! Skėnderbeu i Stambollit apo i Anadollit!!! As "Rilindja" nuk ngeli prapa. Ajo konstatoi se Nėnė Tereza ėshtė "katolike romane"!!!
Kur unė po e pėrfundoja "Kurorėn sonetike", tė burgosurit politik me nė krye mėsuesin e tyre Hydajet Hysenin (Esmeralda falltore!!) nuk lenin gjė pa e sha Gonxhe Bojaxhiun e pa mė pėrbuzur mua qė merreshkam me kotėsira!!! Kurse Kadri Veselaj nė Letrėn, nė 10 faqe, tė shkruar me makinė me rreshta tė shpeshtė (tė cilėn po ia prezantoi Radaksisė), tė datės 3.11.1996, shkruan tekstualisht, pa ia pėrmirėsuar gabimet injorantit konservator- antikombėtar: "Te arriturat e pluralizmit tėnd mund t'i vresh edhe nė pullat postale qė mi dėrgove nė zarfin e fundit. Tri pulla postale (...) kishte Nėnė Terezėn (faqezezėn) qė si pa asnjė tė mirė populli i vet. Pėrmes dorės sė saj ėshtė zgjatur filantropia e agjenturave tė huaja, tė cilėn e ēmojnė ata dhe e pėrkrahin me zell me qėllimin e saj tė ndytė. Nuk shėrohen njerėzit me lėmosha ashtu si nuk hiqet uria me lutje e mashtrim".
Jo. Nėna Terezė nuk mund tė ishte as maqedonase, as serbiane: se ato nuk janė mikėpritėse, as bukėdhėnėse; madje edhe e shajnė bukėn "jebemti lebac"!!- shprehej shkina plakė e Leskovcit.
Atėherė vie konkluzioni ynė: Asgjė nuk lind rastėsisht. Pra, Nėna jonė Terezė ėshtė njė jehonė- sintezė e mikėpritjes dhe e trimėrisė tradicionale shekullore shqiptare.
Populli ynė duhet ta thadrojė nė kokė se Prizreni dhe Shkupi i takonin Vilajetit tė Kosovės dhe tok me trevat tjera tė pushtuara i takojnė Shqipėrisė Verilindore edhe Toplica.
Ajo nuk e kishte emrim-Anjeza!! As ishte bijė e njė afaristi tė thjeshtė!- sikur shkruan revista e huaj, e ne e marrim ashtu pa kriter: aty vetėm sa pėrmendet me majė tė gjuhės: "Vajza e vogėl e njė afaristi shqiptar"!
Vėrtet rezultate tė mrekullueshme, Nėnė Tereza me motrat e nderit, nė historinė e urdhėrit "Murgeshave tė Lira" sot kanė 537 filiale nė 137 vende tė botės.
Punė e madhe humane kjo, por edhe me rrezik: kartela e varur nė mur paralajmėron: "Mos puth as mos pėrqafo fėmijėt pėr arsye shėndetėsore". Kurse kartela tjetėr, anash shkruan me shkronja tė mėdha:"Nga tė gjitha gjėrat e bukura qė ka bota, mė e bukura ėshtė Nėnė Tereza..."
Ndėrsa pėr abortin e foshnjave, Nėnė Tereza ka thėnė: "Aborti ėshtė shenjė e ēartė se vendi qė e pranon, njerėzit tė cilėt e bėjnė janė tė varfėr nė shpirt; qė don tė thotė se njerėzit kanė frikė pėr tė ushqyer edhe njė fėmijė, prandaj mė parė se tė lindin, e mbysin.Sot ka shumė vende nė botė qė e pėrdorin abortuesin, sterilizimin dhe mjete tė tjera pėr t'ju shmangur jetės, pėr ta mbytyr jetėn nė fillim tė saj: kjo ėshtė shenja mė evidente se kėta janė popuj mė tė varfėr ndėr tė varfėrit, sepse s'kanė guxim ta pranojnė edhe njė jetė mė tepėr. Rreziku mė i madh pėr paqe sot ėshtė abortuesi (mbytja e fėmijėve tė palindur), sepse nėse nėna mund ta shkatėrrojė jetėn, nėse nėna mund tė jetė gjakatare e fėmijės sė vet, ēka tė themi atėherė pėr vrasjet tjera, tė shumta nė botė? Pėr kėtė vrasja gjithnjė e mė tepėr pėrhapet nė botė. Njerėzit sot nė botė nuk e duan njėri-tjetrin, nuk kanė kohė pėr shoqi-shoqin, e shih kėtu edhe ėshtė fillimi. Abortuesi ėshtė fillimi i tė kėqijave nė botėn e sotme...Ajo familje, ai popull, i cili nuk frigohet prej fėmijėve, prej jetės sė re s'ka pse tė ketė frigė prej ardhmėrisė."...
Ndėrkaq me rastin e pritjes madhėshtore nė Shkup, zoti Nikė Prelaj shkruan: "O ti Shkup! Pas tėrmetit tė parė dhe sidomos pas tėrmetit tė dytė, qė e lėvize ti Nėna Tereze, o ti komb, prej tė cilit ke dalur ti, nuk je mė mė i vogli nė botė,se mbarė bota tė nje pėrmes Nėnės Tereze"
Dhe lajmi i gėzuar: Nėnė Tereza qytetare nderi e Shteteve tė Bashkuara Amerikane!!!
Dhe lajmi i hidhur: Nėnė Tereza- vdiq!
Dita e shtunė, 6 shtatori 1997: vdiq Nėna Terezė! Bamirėsja 87 vjeēare shqiptare: Hej shqiptarė! Mos u kalamendni, sikur qė nuk u kalamend engjėllushja jonė! Njė grua e zakonshme kur vdes dhe i lė njė tufė fėmijėsh, thonė se Hėna e Dielli ndalen pėr njė hop! Po tash qė vdiq njė nėnė e madhe, e jashtėzakonshme: do tė shqetėsohet hėna e dielli, yjet e qielli e zogjtė e malit, fėmijėt jetėdashės e njerėzit lirigrishės!
Vdiq Nėna shqiptare, Nėna e Shqipėrisė! Por edhe e Kalkutės dhe e gjithė Botės!! Nė prag tė Vitit tė Ri Shkollor: zilet cingėrrojnė, por nėpėr korridoret e shkollave, as nė pargjet e dyerve tė klasave nuk po shihej Mėsuesja- Nėnė e Nėna- Mėsuese!! E nxėnėsit- varfanjakė shqetėsohen tamam sikur zogjtė e shpupėluar, kur iu vonohet nėna-shpend: ata shpresėthyer e sqephapur, kalamendshėm presin e dridhen mornicash! Nuk po shihej Mėsuesja... e syēkat e pėrlotura tė voshnjave e tė nxėnėsve e kėrkojnė... Nuk duket engjėlli, por shihet hija e heton fryma- frymėzuese e afshit pranveror! Afsh ngrohtėsie nė gjirin kombėtar! Mė kot fėmijėt flokėshpupurishur so t'i sjellin kokat e vockla andej-kėndej e do ta kėrkojnė me sy e do ta grishin me zemėr e me shpirt: Mėsuesen e Nėnėn e tyre tė dashur e tė pazėvendėsueshme... Ajo nuk i lindi, por i rriti!!! I rriti me bukė dhe i ndriēoi me rrezet e diturisė sė saj tė pakufishme... Ajo nuk duket, po aty ėshtė! Ėshtė fryma e saj e mėshirės dhe e dashurisė: nė klasė, nė kuzhinė, nė sofėr, nė shijen e vezės, e nė afshin e ēajit tė nxehtė...ėshtė nėpėr depot e ushqimore tė Kryqit tė Kuq Kombėtar e Ndėrkombėtar...nė hartėn gjeografike ėshtė...nė zemrat e tė gjitha ngjyrave e racave njerėzore...pa dallim e pa kufi, amshueshmėrisht...nėpėr saksia lulesh ėshtė...Nė ēdo syth mali... Gonxheja: lėng jetėdhėnės e ēdo gonxheje nė shpėrthim pranverash... nektar nė ēdo lule, e mbi krahėt e ēdo blete punėtore.
Sa herė qė do tė bie shi e do tė nxejė dielli; do tė pėrpiqet tė paraqitet ylberi- sar e sari- ylber, mbi fytyrėn Nėnė sė Botės... e tė gjithė Globit tokėsor- njerėzor! Fytyrat e zemrat liridashėse do tė galdojnė (tek-tuk) shpendėt e arėsirės, do tė histerizojnė me kėngėt e shpendkeqėve...) me njė emėr nė buzė e nė gjuhė, nė zemėr e nė shpirt...Vlerat, virtytet e karakteret njerėzore ishin tripėzuar nė kurimin e saj: fryma e saj ėshtė midis nesh, ngrohje dhe mbrojtje, diell dhe ozon!! E kemi nė vjershė sot e nesėr...nė Abetare e kemi...nė Leksion, nė Ekcikplopedi- Nėnėn tonė Enciklopedike!!!
Dhe Kometa- ra! Po jehu i saj po na ndriēon e do tė na ndriēojė amshueshmėrisht...
Vdiq Nėna e Shqipėrisė- po JO- Nėna Shqipėri!! Me jetėn dhe vdekjen e Nėnės Gonxhe, Nėna Shqipėri u sforcua Kombėtarisht e Ndėrkombėtarisht...Njė minut heshtje!- Pėrjetėsisht dhembje e pakompenzueshme...

Kadri Mani
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-07, 22:14   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ish presidenti i SHBA-ve – Bill Clinton : "Nėnė, ndjehem krenar dhe i ēliruar nė shpirt, qė Zoti na ndihmoi dhe ta ēova nė vend amanetin! Tashmė populli yt nė Kosovė ėshtė i lirė dhe po ndėrton demokracinė"

Shkruan:
Engjėll KOLIQI



Atėherė kur epoka e gjatė mbi pesėshekullore e pushtuesve otomanė, mbi tokat arbėrore, po venitej dhe po fundosej nė perėndimin e pėrgjithmonshėm dhe Agu i Ditės sė Madhe tė Shqipėrisė po afrohej, Dielli i kėsaj dite tė re i lėshoi rrezet nė Shkupin tone tė lashtė. Aty lindi Dielli, qė pėr mė se njė gjysmė shekulli do tė nxente botėn mbarė me rrezet mė tė forta tė dashurisė dhe tė mirėsisė e do t'i rijetėsonte tė sėmurit, tė varfėrit dhe tė braktisurit, tė tė gjitha racave njerėzore, anembanė planetit tonė. Kjo ndodhi pikėrisht mė 26 gusht 1910, kur Drane e Kolė Bojaxhiut u lindi njė vajzė, si njė lule e bukur, tė cilėn e pagėzuan me emrin simbolik – GONXHE. Agėja e Lazri ia kishin pėrcjelur motrės sė vogėl vlerat e larta edukative tė marra nga prindėrit, ia kishin mėsuar lojėrat fėmijėnore dhe e kishin ndihmuar qė tė bėhej nxėnėsja mė e dalluar nė shkollė dhe ylli mė i ndritshėm nė veprimtaritė kulturore-artistike. Gonxhja e bukur rritej duke shpėrndarė nga Shkupi iVjetėr vezullima dhe aromė dashurie e njerėzie, nė tė gjitha tokat arbėrore.

Familja Bojaxhiu, si shumė familje katolike, gjatė muajve tė verės, pushonin nė Letnicė tė Karadakut, ku pėrveē rekreacionit zhvillonin edhe veprimtari fetare e lutje, nė Shenjtoren e Zonjės sė Madhe, qė populli e quan edhe "Zoja Cėrnagore". Si bijė e njė familjeje tė devotshme dhe tė spikatur – pėrparimtare e patriotike, Gonxhja, disa vjet me radhė (1922 – 1928), njė pjesė tė pushimeve verore nė kėtė malėsi i kalonte nė Stubėll, duke i nderuar kėshtu Martirėt e Karadakut dhe Vatrėn e Parė tė Arsimit Shqiptar nė Kosovė. Siē kanė dėshmuar nxėnės tė "Shkollės sė Dom Mikelit", Gonxhe Bojaxhiu ishte inkuadruar edhe nė programet kulturo-artistike tė nxėnėsve tė kėsaj shkolle.

Mbas gjashtė vjet lutjesh tė posaēme, larg syve tė tė gjithėve, para trupores sė Zonjės sė Madhe, nė Letnicė, kur po mbushte 18 vjet, pikėrisht mė 14 gusht 1928, Gonxhe Bojaxhiu ndjen nė shpirt Thirrjen e Shpirtit tė Shenjtė dhe vendos qė rininė e gjithė jetėn e Saj t'ia kushtojė Zotit, nė shėrbim tė njeriut nevojtar – tė sėmurė, tė varfėr, tė braktisur… Mbasi merr bekimin e familjes, Gonxhja pėrgatitet dhe mė 26 shtator 1928 niset nė Udhėn e Shenjtėrisė, e cila, pasi kalon nėpėr Zagreb e Dublin, e shpie nė Indinė e largėt, pikėrisht nė Kalkutė, ku nis Misionin e Saj tė Dashurisė e tė Shenjtėrisė dhe prej nga pėrhapi rreze tė mirėfillta dashurie, mirėsie e njerėzie, nė tė katėr anėt e botės.

Atė qė nuk mund ta bėnin as autoritetet shtetėrore, as institucionet nė Kalkutė, nė shėrbim tė njerėzve nevojtarė, e bėri Nėna Tereze dhe murgeshat e Kongregatės "Misionaret e Dashurisė", qė u shpėrndanė dhe vazhdojnė shėrbimet pėr tė sėmuarit, tė varfėrit e tė braktisurit, nė mbarė botėn, pa dalluar raca, kombe, besime apo pėrkatėsi tė tjera. Hindusėt, myslimanėt dhe katolikėt, nė Kalkutė, tė parėt e thirrėn kėtė bijė shqiptare Nėnė, pėr t'u njohur pastaj si nėnė e tė gjithėve, kudo Ajo dhe murgeshat e Saj vepruan, nė mbarė botėn. Ishte veprimtaria e shenjtė e Saj, qė solli vendimin historik: kur Nėna Tereze, mė 5 shtator 1997 ndėrroi jetė, nė selinė themeltare dhe qendrore tė Misionareve tė Dashurisė, autoritetet shtetėrore dhe fetare tė Kalkutės kanė vendosur qė Ajo tė varroset me ceremoni tė trefishtė mortore – katolike, myslimane dhe hinduse.

Nuk kishte lider as regjim qė mund ta mohonte, tė mos e pranonte. Kudo mirėpritej, sepse ishte e dashur pėr tė gjithė. Edhepse diktatori komunist Enver Hoxha ia kishte keqtrajtuar Nėnėn Drane dhe Motrėn Age, me tė cilat nuk ia kishte lejuar komunikimin, duke mos i lejuar as pjesėmarrjen nė varrimin e tyre, Nėna Tereze sapo kish mbėrrijtur nė Tiranė, pėr tė parėn here (mė 15 gusht 1989 – mu nė Ditėn e Zonjės sė Madhe), bashkė me tė vejėn Nexhmije Hoxha, shkoi dhe luti mbi varrin e Enver Hoxhės, duke u treguar kėshtu tė gjitha qenieve arbėrore, madje edhe njerėzimit mbarė, se Ajo nuk e njohu urrejtjen dhe se arma mė e fuqishme dhe mė efikase pėr luftimin e urrejtjes dhe pėrgjithėsisht tė keqes, ėshtė dashuria dhe besa nė Zotin.

Personalitetet botėrore pranonin, se kur takoheshin me Nėnėn Tereze, ndjenin nė shpirt njė shkėndijė tė fuqishme dashurie dhe shihnin sigurtė optimizmin. Ish presidenti i SHBA-ve Ronald Regan, nė njė rast kishte thėnė: "S'ėshtė e mundshme tė jesh nė praninė e njė personaliteti, siē ėshtė Nėna Tereze, dhe tė mos jesh optimist. E kemi dėgjuar dhe vėshtruar nė heshtje, me vėmendje dhe dashuri, si heroinė tė kohės sonė". Me rastin e marrjes sė Ēmimit Nobel pėr Paqe, nė dhjetor 1979, nė Oslo, kryetari i Komitetit Nobel pėr Paqe – John Sannes, kishte thėnė: "Nėna Tereze dhe motrat e Saj janė: jetė nė varfėri tė plotė, punė tejet e vėshtirė ditenatė, njė jetė kushtuar Zotit dhe njeriut qė vuan". Ndėrkaq sekretari i Komitetit Nobel pėr Paqe – Egil Aarvik, kishte thėnė: "Ajo na ka dėshmuar se ēka do tė thotė altruizmi, dashuria pėr tė varfėr, vepra mė e lartė dhe me bujare njerėzore, dashuria qė s'pret asgjė, qė beson ē do gjė…"

Ish presidenti i SHBA-ve – Bill Clinton, sapo kishte mbaruar lufta e NATO-s kundėr agresorit gjenocidial tė Beogradit nė Kosovė, dhe Kosova ishte ēliruar nga hordhitė kriminele e barbare serbiane, qė nė formacione ushtarake e paraushtarake, tė dirigjuara nga kupola e regjimit tė Beogradit, ushtronin spastrim etnik me gjenocid nė tokat tona, kishte shkuar nė Kalkutė dhe duke u lutur mbi varrin e Nėnės Tereze, ndėr tė tjera i kishte thėnė: "Nėnė, ndjehem krenar dhe i ēliruar nė shpirt, qė Zoti na ndihmoi dhe ta ēova nė vend amanetin! Tashmė populli yt nė Kosovė ėshtė i lire dhe po ndėrton demokracinė".

Papa Gjon Pali II, qė konsiderohet se ishte shenjti polak qė me shenjtėreshėn shjqiptare jetuan nė mesin tone, duke na e mėsuar udhėn e paqes, tė dashurisė dhe tė flijimit pėr mirėsi, mė shumė se njė here ka thėnė se ka ndjerė nė shpirt njė dashuri tė jashtėzakonshme ndaj Nėnės Tereze, qė me tė gjitha fuqitė fizike dhe shpirtėrore-shenjtėrore, ishte vėnė nė shėrbim tė njeriut nevojtar. Papė Wojtyla, mė shumė se njė here kishte deklaruar publikisht, duke thėnė: "Falė dashurisė sė jashtėzakonshme ndaj kėsaj shenjtėreshe tė gjallė nė mesin tone, menjėherė mbas popullit tim polak, thellė nė zemėr e kam popullin shqiptar, qė ėshtė njė popull i madh, sepse nuk mund tė jetė i vogėl njė komb qė botės ia ka dhuruar shenjtėreshėn e madhe – Nėnėn Tereze".

Janė tė shumta ēmimet kombėtare e ndėrkombėtare, qė nė tė gjitha kontinente i janė ndarė Nėnės Tereze dhe Kongregatės sė Misionareve tė Dashurisė. Nė shenjė mirėnjohjeje e devocioni pėr veprat madhore me frymė shenjtėrie, ndaj njeriut nevojtar – tė sėmurė, tė varfėr, tė lėnė… Ēmimi mė i dashur pėr Nėnėn Tereze ishte "Urdhėri i Artė Nder i Kombit" dhėnė nga Dr Sali Berisha, kur ishte president i Shqipėrisė, qė mė pare i ishte ndarė vetėm Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut. Nėna Tereze ėshtė shpallur shtetase dhe qytetare nderi e shumė shteteve dhe qyteteve botėrore, nė tė gjitha kontinentet. Por ajo qė ėshtė mė kryesore, Ajo edhe sot vazhdon tė jetė banuese nderi e pėrjetshme nė miliarda zemra njerėzore, anekėnd planetit tone. Fryma e Saj e dashurisė, pėrmes mijėra motrave – Misionare tė Dashurisė dhe misionarėve e veprimtarėve tė tjerė, vazhdon tė depėrtojė nė zemrat e njerėzve tė thjeshtė dhe tė personaliteteve anekėnd botės. Ajo ėshtė ambasadorja e pėrjetshme e kombit tone, nė tė gjitha mbretėritė e botės, por edhe nė mbretėrinė hyjnore nė qiell, ku i prin Valles Shenjtėrore tė Dashurisė, nė Parajsė.

Ne – motrat dhe vėllezėrit e Saj duhet tė krenohemi dhe tė mburremi gjithmonė, qė patėm fat e nder ta kemi Motėr, Nėnėn e Botės Mbarė – Shenjtėreshėn e Dashurisė! Nė shenjė nderi e falėnderimi, mendoj se e kemi obligim moral, qė 5 Shtatorin – Ditėn e Nėnės Tereze, ta shpallim kremte kombėtare nė tė gjitha trojet arbėrore. Gėzuar!
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-07, 22:20   #6
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ibe Palikuqi
(1927- 1944)

Veprimtare e vendosur e Luftės ANĒ, Heroinė e Popullit. Lindi nė qytetin e Dibrės. Qė nga 1942 shtėpia e saj u bė bazė shokėsh ilegalė dhe ajo vetė propagandiste trime e ideve tė luftės ēlirimtare. U arrestua sė bashku me nėnėn dhe u burgos (1943). Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinė revolucionare. U rreshtua nė batalionin partizan tė Dibrės dhe me organizimin e Brigadės XVIII S (1944) u caktua zėvendėskomisare kompanie. Nė tė gjitha luftimet u shqua pėr guxim e trimėri tė rrallė. Ra heroikisht nė luftė kundėr nazistėve gjermanė dhe tradhtarėve pėr ēlirimin e Kėrēovės nė Maqedoni, mė 23 shtator 1944..
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-07, 00:39   #7
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim



Mutter Theresa & Prinzessin Diana
[quote=rilinda]


legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-06-07, 17:41   #8
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nermin Vlora Falaski

GRUAJA QĖ GJITHĖ JETĖN E SAJ IA KUSHTOI SHQIPERISĖ



DHE ĒESHTJES SHQIPTARE







NERMIN VLORA (FALACHI)



(1921 - 2004)
Nermin Vlora ( Falaschi) ėshtė mbesa e Simbolit tė Kombit tonė, Ismail Bej Qemalit (Vlora). Ajo ka mbaruar shkollėn e mesme nė Institutin Femėnor "Nana Mbretneshė" nė Tiranė. Gjatė pushtimit fashist ( 1939-1943 ), nė moshen 17 vjeē ajo u njoh me oficerin e ushtrisė italiane Enzo Falaschi e u martua me te. Ka ikur nga Shqiperia, disa ditė para hyrjes sė komunistėve nė Tiranė. Pas kėsaj, shumė pjestarė tė familjės sė saj, tė mbetur nė Shqiperi, janė pėrsekutuar nga regjimi i atėhershėm.
I shoqi, Renzo Falaschi, ka qenė pėr shumė vite, diplomat i karrierės e ka perfaqėsuar shtetin italian nė shumė vėnde tė botės. Gjatė kėsaj kohe, Nermin Falaschi, ka studjuar e shkruar shumė e nė gjini tė ndryshme letrare. Por, pasioni i saj mė i madh, ka qenė e mbetet studimi i "misterit etrusk". Ajo i'a ka kushtuar njė pjesė tė madhe tė jetės, pikėrisht studimeve pėr deshifrimin e shpjegimin e kėtij "misteri" duke pėrfunduar nė konkluzionin sė, etruskishtja, mund tė shpjegohet vetėm nėpėrmjet idiomave tė gjuhės shqipe. Pra,"ēelesi" i dekriptimit e zbarthimit tė saj ėshtė gjuha jonė.
...Pėr tė mbrojtur kėtė hipotesė, ajo ka botuar disa vepra tė natyrės hulmutuese, etimologjike, gjuhėsore, krahėsuse e analitike, nė mė shume sė 20 vjet tė kėrkimeve tė saj.
... Njė aspekt tjetėr i personalitetit tė Nermin Falaschi ( Vlora ) ėshtė edhe roli e pjesmarrja e saj nė jetėn shpirtėrore e civile tė shoqerisė shqiptare mbas rėnjes sė diktatures komuniste. Ajo, ishte Presidente Nderi e shoqates kulturore kombėtare "Ismail Qemali" me qendėr nė Vlorė si edhe mecenate e njė serė krijuesish shqiptarė nė Itali e gjetkė. Shquhej pėr atdhedashurinė e saj shėmbėllore, shpirtin e flaktė shqiptar, pėrhapjen e ndjenjės sė tolerancės e paqes etj.
U nda nga jeta nė ditėn e shenjtė pėr shqiptarėt me 28 nėntor 2004.








Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-07, 13:54   #9
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim



Bubulina, gave all for the liberation from Greece.

HEROINE ARVANITASE


BUBULINA

eshte emri ilustrativ,per HEROINEN ARVANITASE,e cila njihet si nje nder figurat me famoze ne historine e Greqise,....

HEROINE e detrave...







Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 30-06-07 nė 15:49
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-06-07, 19:23   #10
luckyman
 
Anėtarėsuar: 18-03-07
Postime: 3,373
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
GRUAJA QĖ GJITHĖ JETĖN E SAJ IA KUSHTOI SHQIPERISĖ




DHE ĒESHTJES SHQIPTARE









NERMIN VLORA (FALACHI)




(1921 - 2004)
Nermin Vlora ( Falaschi) Gjatė pushtimit fashist ( 1939-1943 ), nė moshen 17 vjeē ajo u njoh me oficerin e ushtrisė italiane Enzo Falaschi e u martua me te. Ka ikur nga Shqiperia, disa ditė para hyrjes sė komunistėve nė Tiranė.








Per mendimin timé nuk ja vlené qe ne Shqiptaret te krenohemi me ket person!!!!!



Pershendetje miqsore.
luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-04-12, 08:16   #11
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,439
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Sa here e lexoi ket fjalen Heroin,mendja ime shkone tek Gjyshja ime,sa here mbremjev kur nuk kishim rryme kerkoja nga ajo te me rrfente jeten e saje,ajo i dinte vetem dy prralla,po jeta e saje ishte per mua ateher perralla me interesante qe degjoja apo lexoja
Ajo plak shtat shkurt tregone femijerin e saj se si ishte rritur tek dajet,babi saj ishte vrare ne lufte ,pastai kohen kur ishte ber nuse,nga nje familje pasanikesh kishte pas fatin te behej nuse e nje djali i cilli ishte teper i varfer ....rrefente se kishte kalu nje jave dhe se dinte kush ishte burri saje,gjersa nje mengjes ai kishte veshur gjamadanin qe i kishte punu kjo,dhe e pa ne mesin e gjithe atyre burrav se kush ishte burri saje qe kishte martu,,,,sa hapja syte dhe ateher ishte e pamundshme ti besoja nje ndodhije te tille,po fakti se martesat ate kohe kan qen me shkuesi dhe traditat e asaj kohe kan imponu mundsit tjera pos kape si macen ne thes e fute qaty,del ku te del
Pastai ajo kohe kure gjyshi kishte vdekur nga nje semundje e rende dhe ajo kishte mbetur e ve dhe i ishte fliju 5 femijev te saje jeten,Nje grua e cilla arriti te ndertoje nje shtepi te bukur,te rris dhe shkolloi 5 femijet e saje,nje grua qe tek ne thojme(nje meter e nje zhelet) po qe nga rrethanat e asaj kohe ishte teper veshtire te mbijetohet,po ajo kishte mbijetu,babi tregonte se kure merrshin ate kohe rruge te larget me qerre,ajo kishte ne shok nje allati,pistolet,kobure,se di as une si kan qen ato arme ,po ajo kishte dal nga shtepija gjithmone ashtu,,,,,
Ajo nuk pushonte duke tregu dhe pershkru luften,e cdo gje te jetes saje,per mua ka qen dhe do jete rromani me i dhimbshem dhe me i bukur qe kam lexu ndonjehere,
Si ta pershkruash ndryshe nje grua e cilla i mbijetoi veshtersive te asaj kohe,nuk braktisi femijet e saj,dhe muer persiper cdo torture dhe rrezik per hire te femijve te saj,qka te mendohet per ditet e sotme,per mundsit qe i ka nje femer te jetoi,e jo te luftoi per mbijetes,sote nga friga se sdo ken mashkull ne jete,ndodhe qe femra te braktis femijen e saj te lej ne duert e te tjereve dhe ik martohet bahet edhe rob i tortures vetem pse nuk mundet me u pajtu me faktin se jeta e nje femre eshte femija e jo buka apo krahu i nje mashkulli,,,,,
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga emine : 02-04-12 nė 08:17
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-12, 17:05   #12
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Gruaja shqiptare gjithmonė ka pasur moralin e saj, po sot ?

Jo, jo s'ka pasur moralin, por ka pasur frikėn nga burrat e asaj kohe qė sot nuk gjinden dotė.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-09-12, 08:12   #13
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Nėnė Hatixheja - grua trime e Mulla Idriz Gjilanit

Jetoi nė mes jetės e vdekjes, nė mes dhunės dhe qėndresės, tamam ashtu siē iu pati hije grave tona tė traditės.

Njė kaptin tė veēantė nė historinė e popullit shqiptarė pa dyshim zėnė edhe gratė. Ajo, asnjėherė nuk u pajtua me padrejtėsitė, qė i ndodhėn gjatė historisė. Jo vetėm qė nuk u pajtua me tė, por lirisht mund tė thuhet se ishte pjesėmarrėse aktive nė tė gjitha lėvizjet dhe organizimet, qė u ndėrmorėn pėr daljen nga robėria shekullore, qė populli shqiptar me sakrifica tė mėdha pagoi ēdo gjakim tė lirisė. Ajo me dashurin qė kishte pėr lirinė, gjeti mėnyra dhe mundėsi pėr tu aktivizuar nė tė gjitha format e rezistencės qė u ndėrmorėn pėr lirinė e popullit, herė nė mėnyrė direkt, e herė nė prapavijė, ajo me njė dinjitet tė lartė ishte aty, ku ishin burrat dhe ku vendosej pėr fatet e mprehta tė vendit.

Pas vitit 1945, Gruaja shqiptare ishte po ajo grua e Rilindjes Kombėtare, vetėm ca mė e avancuar nė kuptimin e ngritjes arsimore. Ajo nuk mundi tė qėndronte duarkryq duke i parė sulmet e njė pas njėshme dhe masakrat e shumta, qė ndodhnin ndaj popullsisė shqiptare. U angazhua duke treguar trimėri tė rrallė nė organizatat nacionaliste dhe luftoi me kėmbėngulje pėr realizimin e qėllimeve mė tė larta kombėtare.

Numri i tyre, qė dolėn pėr tė mbrojtur pragun e shtėpisė dhe lirin aq shumė tė pritur ishte i madh. Vepruan ato, nė mėnyrė tė organizuar, por edhe aty ku e lypte nevoja. Me formimin e organizatės Nacional Demokratike Shqiptare, nė kuadrin e saj, nė komitete komunale tė NDSH-es, si formė organizimi, u aplikuan edhe komitetet e grave tė NDSH-sė, qė vepronin kryesisht me gra, ndonėse ato vepronin edhe nė forma tė tjera, ngase nė disa pjesė tė Kosovės organizimi i tyre nuk ishte edhe aq i mundshėm.

Sipas shumė shėnimeve qė kemi, nė Anamoravė nuk kishte ndonjė organizim tė veēantė tė grave. Por, duke hulumtuar nė terren, del se gratė e kėsaj pjese tė Kosovės mė tepėr vepronin nė kuadėr tė NDSH-sė, por aktiviteti mė i madh i tyre vije nė shprehje nė prapaskenat e veprimtarisė sė NDSH-sė, duke iu ndihmuar burrave nė mėnyra tė ndryshme.

Vlen tė pėrmendim se porosi e profesor Ymer Berishės dhe e krerėve tjerė tė Lėvizjes kombėtare ishte dhe kėrkonin me kėmbėngulje qė nė radhėt e NDSH-sė tė angazhohen dhe tė pėrfshihen sa mė shumė gra. Dhe si detyrė primare shtrohej qė ato tė angazhohen nė bartjen e postės, nė mbledhjen e ndihmave, nė shpėrndarjen e tyre, nė shpėrndarjen e afisheve nė qytet, nė grumbullimin e materialit sanitar, nė vizitat e shumta qė do t’u bėhen familjeve tė anėtarėve qė ishin tė arratisur nė male, qė ishin tė pushkatuar etj. Gruaja shqiptare rol tė veēantė luajti nė aspektin e propagandės, duke iu dhėnė zemėr grave tė tjera se liria ėshtė afėr dhe shumė shpejt do ta gėzojmė atė.

Nė vitet 1945-1947, me zbulimin e anėtarėve tė NDSH-sė, u zbulua edhe aktiviteti i dendur anti-jugosllav i grave tė Anamoravės. E dhe ato u ndodhėn nė bankat e zeza tė gjyqit duke u dėnuar me pushkatim dhe me vite marramendėse burgu[1]. Vlen tė pėrmendim procesin gjyqėsor nė Prizren tė Marie Shllakut, ku me 24 nėntor u ekzekutua me tre bashkėvendės tė saj.

Njė vit mė vonė, nė Gjilanin e Idriz Seferit, filloi njė proces tjetėr po aq makabėr se ai i Prizrenit, ku para gjyqit dolėn 36 atdhetar, pėr tu dėnuar me vite drakonike nga pushtuesi jugosllav. Para trupit gjykues, nė bankėn e zezė me njė krenari tė paparė gjerė mė atėherė, qėndronte kokėlartė amvisja e mė vonė aktorja e njohur e Teatrit Kombėtar nė Prishtinė, nga Ferizaj, Katarina Josipi- Pjetri, motra e devotshme e atdhetarit, Lazėr Josipit, qė edhe ai dėnohej po nė kėtė proces gjyqėsor. Gjykata e akuzonte se “ka qenė e ndėrlidhur me organizatėn e NDSH-sė dhe nė shtėpi e saj e ka fshehur ilegalin Hamdi Berishėn si dhe armatimin e shumtė, municionin dhe materiale tjera tė cilat ishin dedikuar pėr organizatėn e NDSH-sė[2].

Nė kohen kur organizohej procesi, Katarina kishte vetėm 23 vjet, e martuar, por megjithatė rrezikoi ēdo gjė vetėm e vetėm qė ti ndihmoj lėvizjes sė NDSH-sė. Maria, Katarina e shumė tė reja shqiptare dolėn para gjyqit dhe nė mėnyrėn mė tė vrazhdė u ballafaquan me realitetin historik, se liria megjithatė, pa sakrifica nuk mund tė fitohet. Por, ēfarė tė thuhej pėr tė gjitha ato gra qė nė mėnyrė tė tėrthorėt, duke qėndruar nė prapavijė, e ndihmuan popullin, i fshehėn dhe u kujdesėn pėr krerėt dhe anėtarėt e tjerė tė lėvizjes sė rezistencės. Mund tė themi se gruaja e Anamoravės gjatė tėrė periudhave tė historisė kishte zgjedhė njė rrugė mė pak ekspozuese, por qė epte njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė lėvizjet kombėtare. Ajo me njė devotshmėri u kujdes pėr fėmijėt qė ti edukojė nė tabanin kombėtar, ruajti me krenari postulatet e tė parėve pėr luftėrat kundėr robėrisė, mbrojti familjen si gjėnė mė tė shenjėt dhe ēdo gjė qė nėnkuptonte atributet mė sublime etike e kombėtare.

Nėna Zarife nga Gjyrisheci i Dardanės ishte shembulli mė tipik i njė gruaje qė sakrifikoi ēdo gjė vetėm e vetėm qė njėherė e pėrgjithėson ta shoh vendin e saj tė lirė. Ajo edhe me kusht tė flijimit tė jetės dhe tė tėrė familjes, u kujdes dhe e ruajti me trimėri Mulla Idrizin- nga Gjilani, nė sarkofagun e bėrė nė mur me gjatėsi 397 cm e gjerėsi 80 cm[3].

Nė kėtė sarkofag e ruajti plotė dy vjet luftėtarin e lirisė. Falė trimėrisė dhe dashurisė sė madhe tė nėnės Zarife, qė kishte pėr atdheun, ajo u kujdes me devotshmėri pėr tė, sikur ta kishte anėtar tė familjes mė tė ngushtė. Zbulimin e hoxhės dhe arrestimin e tij, nėna Zarife e pėrjetoi rėndė. Ajo nė momentin e arrestimit, duke mos e kuptuar qėllimin e mirė tė Mulla Idrizit ndaj familjes sė saj, ai dorėzohej pa e shkrepur asnjė fishek. E befasuar nėnė Zarifja nga kjo sjellje e hoxhės, ajo kėrkon nga ai qė tė mos dorėzohej ”pa luftė” dhe kėrkon “hoxhė, pushka top le tė bėhet, tė lutem mos u dorėzo”. Duke mos ditur se hoxha me atė sjellje tė qetė e tė urtė, nė tė njėjtėn kohė po e kursente atė dhe familjen e saj nga tragjedia mė e madhe qė mund tė ndodhė.

Pas kėsaj ngjarjeje edhe nėnė Zarifja nuk u kursye nga fyerjet, maltretimet dhe ecejaket nėpėr burgjet e ndryshme tė Gjilanit e tė Kamenicės. Ndėrsa djemtė e saj u kalbėn nėpėr kazamatet jugosllave si bashkėpunėtorė dhe bashkėveprues tė patriotit.

Nuk ishin rastet e rralla, kur gratė e luftėtarėve merreshin nė burgje si peng vetėm e vetėm pėr tė zbuluar burrin, vėllanė, djalin se ku fshihej ai, apo nė ē’kohė ai vinte nė shtėpi, apo nga ato kėrkohej qė tė tregonte kush janė bashkėpunėtorėt e tyre e shumė fshehtėsi tė tjera, e qė nė dosjet e UDB-es, ngelte pyetje pa pėrgjigje. Kishte raste tė shumta kur nėnat shqiptare me vite tė tėra pritnin burrat qė tu ktheheshin nė shtėpi, duke i rritur dhe edukuar fėmijėt me njė taban kombėtar, dhe duke iu treguar atyre, se baballarėt e tyre janė trima, se kėta duhet tė mburrėn qė janė fėmijėt e tyre. Kishte raste edhe mė tragjike, kur ata nuk ktheheshin fare nga burgjet jugosllave dhe as varret e tyre nuk arrinin ti mėsonin[4].

Me depėrtimin e njė pjese tė ilegales shqiptare pėr Greqi, shumė gra mbetėn pa burrat e tyre, dhe pėr tė gjallė kurrė nuk arritėn tė shiheshin ndėrmjet veti, por ato, megjithatė u bėnė ballė furtunave tė jetės. Ato ishin tė vetėdijshme pėr fatin e tyre, dhe e lanė amanet brez pas brezi se kush ishte shkaktar kryesor i fatkeqėsisė sė tyre familjare e kombėtare nė pėrgjithėsi.

Gratė shqiptare sikurse edhe burrat, qėndruan nėpėr birucat e ndyra e tė pista edhe, si peng pėr burrin, djalin e babanė. Rasti mė flagrant, i cili gjithsesi duhet pėrmendur ėshtė ai i gruas sė madhe tė Mulla Idrizit- NĖNĖ Hatixhes nga Gjilani.

Nėnė Hatixheja ishte e lindur mė 1915, nė Gjilan. Ishte bija e Bajram Rexhep Nallbanit, njė familje qė ishte e njohur me traditė patriotike. Megjithėse ishte e pa shkolluar, por pas martesės me Mulla Idrizin, ajo mėsoi shkrim-leximin nga burri, sepse ai ishte dashamirė i madh i arsimimit tė femrave, ngase shpesh thoshte, se pa grua tė shkolluar nuk mund tė ketė as komb tė ngritur, se mėkati mė i madh i njeriut ėshtė po qe se gruan e lėmė tė pa shkolluar.

Prej vitit 1937, ajo iu bė shoqe e ngushtė e jetės[5].

Ajo me sjelljen e njė gruaje tė pjekur, priti e pėrcolli shokėt e burrit, e qė nuk ishin tė paktė si ata fetar e po ashtu edhe ata tė lėvizjes patriotike kombėtare. Pranė burrit tė vet, ajo u brumosė edhe mė tepėr me trimėri e pėrkushtim mė tė madh pėr ēėshtjen atdhetare. Mė 1944, respektivisht pas sulmit tė Gjilanit, dhe arratisjes sė burrit pa gjurmė, nėnė Hatixhja ishte gruaja mė e persekutuar nė anėn e Gjilanit e mė gjerė. Nė mungesė tė burrit nėnė Hatixhėn e arrestuan, duke menduar se nė kėtė mėnyrė mė lehtė do tė zbulohet Mulla Idrizi.

Por u mashtruan. Gruaja e Mulla Idrizit qėndroi e fortė para torturave, dhe maltretimeve qė i bėnė UDB-ashėt. Edhe pse ishte shtatzėnė, ata nuk e kursyen nga presionet e shumta si fizike, po ashtu edhe nga ato psikike. Sa qėndroi nė burgun e Gjilanit, atė e vendosėn tė qėndronte nė njė dhomė me burra. Ajo qėndronte, stoike. Nė shtėpi kishte lėnė tre fėmijė tė vegjėl sė bashku me nėnė Hysnijen, e cila vizitorėt mė tė shpeshtė i kishte UDB-ashėt dhe sa herė qė e vizitonin i kėrcėnoheshin asaj se atė- plakėn, do ta likuidojnė sė bashku me fėmijėt, ata qė i kishte nė shkollė do t’i pėrjashtojnė nga shkolla, e shumė tė zeza tjera do t’iu bėjnė po qe se nuk tregojnė se ku fshihet Mulla Idrizi.

Nėnė Hatixheja ishte e njoftuar pėr tė gjitha kėto, por ajo me njė qėndresė tė paparė iu bėnte ballė tė gjitha kėtyre mundimeve ngase ishte e vetėdijshme se edhe kėtė qėndresė qė e bėnte , e bėnte pėr burrin, pėr fėmijėt dhe nė fund e bėnte pėr atdheun qė aq shumė e donin ajo dhe burri i saj- Mulla Idrizi. Pas dy javėve tė kaluara nė burgun e Gjilanit atė e transferojnė pėr nė burgun e Ferizajt. Edhe aty e vendosin nė njė dhomė me burra, qė vetėm e vetėm tė bėnin presion tė vazhdueshėm nė tė.

Por, siē thamė edhe mė lartė, gratė shqiptare ishin raste tė shpeshta, tė cilat arrestoheshin si pengė pėr burrin e vėllain e tyre. Andaj edhe nėnė Hatixhe nė kėtė burg nuk mbeti e vetme, si peng qė ishte marrė, nė mungesė tė burrit. Nė kėtė burg iu bashkėngjitėn edhe dy gra tjera, qė ishin arrestuar po me tė njėjtin qėllim si Nexhibe Tėrpeza, gruaja e Hysen Terpezės nga Terpeza dhe dy gra tė urta qė ishin nga anė e Pejės dhe i kishin marrė si peng pėr burrat e tyre, e kėto ishin Sofija dhe Maria, gra tė patriotėve, i kujtohej nėnė Hatixhės mė vonė.[6]

Edhe ato nė fillim i kishin vendosur nė njė dhomė me burrat, por mė vonė i vendosin nė njė dhomė gjėja se tė veēantė, nė tė vėrtet i ndante njė mur pa derė pėr mbyllje. Vlen tė cekim se sa qėndroi nėnė Hatixheja nė burgun e Ferizajt, ajo asnjėherė nuk e hoqi mbulesėn e fytyrės (peqen) dhe as dorėzat nga duart. Asnjėherė nuk u shtri pėr tė fjetur, por zakonisht gjumin e bėnte ulur, me duar tė kryqėzuara para gjoksit qė mezi nxirrte frymėmarrjen. Kėtė grua qė fati e sprovoi kaq keq, kishte njė karakter tė fortė, dhe pikėrisht kjo qėndresė e saj nė njė mėnyrė edhe burrave tė burgosur iu dha forcė pėr rezistencė tė mėtejshme.

Edhe pse vazhdimisht e merrnin nė pyetje, nė kohė e pa kohė, ata asnjėherė nuk arritėn, t’ia shohin fytyrėn, nuk arritėn t’ia shohin mishtė e duarve, ata asnjėherė nuk arritėn as t’ia dėgjonin zėrin, e se ēfarė ngjyre kishte. Asnjėherė nuk doli nė oborr tė burgut pėr t’u shėtitur. Nė vizitė nuk i vinte askush, jo qė nuk e donin apo e kishin harruar, por nuk kishte kush t’i vinte.

Nga ana e burrit gati tė gjithė ia kishin vrarė. Vetėm njė vėlla i kishte mbetur Mulla Idrizit, por edhe atė ia kishin burgosur. Nga ana e nėnės nuk kishte mbetur askush. Andaj edhe i mungonin vizitat, ushqimi e rrobat e lara e shumėēka tjetėr. Vetėm familja e Abdyl Durės e kishte vizituar, i kishin sjellė bukė dhe i kishte treguar se nuk ėshtė e harruar.

Pas pesė muaj qėndrimi nė burg, e palarė, e paushqyer, e torturuar, UDB-ashėt e nxorėn nga burgu, e hodhėn nė rrugė, pa i siguruar as kthimin nė shtėpi.. Njė njėri e kishte njohur rastėsisht se ishte gruaja e Mulla Idrizit , i pagoi njė fiaker pėr ta sjellė nė Gjilan. Nga papastėrtia e madhe qė mbretėronte nė burgjet e atėhershme, e kishin mbuluar morrat dhe e kishin bėrė mish tė gjallė. Flokėt i kishin rėnė nga ushqimi i dobėt. Kishte mbetur asht e lėkurė, dhe nėna Hysnije, kur e pa qė hyri nė derė, mendoi se i parafytyrohej e bija, por u gėzua fortė kur kuptoi se vėrtet ishte e bija e saj. Fėmijėt nuk e njohėn.

Punėtorėt e UDB-es edhe pse e kishin lirua nga burgu, torturat ndaj saja nuk i ndėrprenė. E detyruan qė nė fshatrat e Gallapit tė dal pėr tė kėrkua burrin. Tė kota ishin bredhjet e gruas sė gjorė. Pas dy javėve kėrkese nė fshatrat mė tė thella tė Gallapit, ajo u kthye nė Gjilan me kėmbė tė ėnjtura e tė gjakosura. Pas kėtij tentimi thuajse nė njė masė u qetėsuan shpirtrat e UDB-ashėve, dhe gruaja e gjorė mė nė fund mendoi se do ta lėnė tė qetė.

Por, u gabua, ato hije tė zeza ishin tė pranishme gjithkund, kudo qė ndodhej nėnė Hatixheja. Nga burri rrallė merrte ndonjė letėr, edhe atė tė adresuar nga Turqia. Ajo ishte e vetėdijshme se letrat qė i merrte sė pari i kontrollonte UDB-eja, dhe ēuditej pse e kėrkonin Mulla Idrizin kur e dinin se ai ishte nė Turqi. Por nė vitin 1947, diku nė fillim tė pranverės, nė hanin e Hasan Nallbanit u duk njė njeri nga Gallapi me njė porosi qė vetėm nėnė Hatixheja e kishte kuptuar, dhe gėzimi i saj ishte i pa pėrshkruar, sepse mė nė fund ajo u bind se burri i saj pėr tė cilin kishte menduar se ėshtė nė Turqi, apo ndoshta i vdekur, ishte i gjallė, dhe diku fshihej nė fshatrat e Gallapit..

Por, pas porosisė qė e kreu gruaja, nuk vonoi shumė, shtėpia e tyre u rrethua me forca tė mėdha policore. Nė ndėrkohė e njoftuan se Mulla Idrizi ėshtė arrestuar dhe ėshtė mirė qė ti sjellin rroba e ushqim i thanė ata. Koka nuk i pushonte sė menduari duke i shtruar njėmijė e njė pyetje qė nė pamundėsi ngelnin pa pėrgjigje. Athua ēfarė do tė ndodhė me tė? Athua do e malltretojnė? Athua do ta pushkatojnė? Ēfarė do tė ndodhė me fėmijėt? E shumė pyetje tė tjera.

Dilemat, qė e munduan nuk kaloi njė kohė e gjatė e ato u sqaruan me 29 nėntor 1949, Mulla Idrizi u dogj i gjallė nė burgun e Gjilanit. Shtrohet pyetja, se athua vėrtetė Mulla Idrizi dogji veten, apo edhe kjo ishte vepėr e kurdisur nga vetė UDB-ashėt. Dhe, vėrtetė edhe mė tutje ngelin dilema. Por, njė gjė ėshtė e vėrtetė se vetė organet e UDB-es sė Gjilanit i krijuan tė gjitha kushtet qė Mulla Idrizi tė bėjė njė vepėr tė tillė.

Nėnė Hatixheja edhe mė tej jetoi, po jetė i thėnēin. Jetoi nė mes jetės e vdekjes, nė mes dhunės dhe qėndresės tamam ashtu siē iu pati hije grave tona tė traditės. Por, mbi tė gjitha ajo, deri nė fund qėndroi trime e bujare. Me tė mburreshin dhe mburren fėmijėt dhe mbar populli shqiptar.

Nga Prof. Dr. Sabile Keēmezi- Basha
__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-07-07, 02:34   #14
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

[quote=Dilaver]GRUAJA QĖ GJITHĖ JETĖN E SAJ IA KUSHTOI SHQIPERISĖ




DHE ĒESHTJES SHQIPTARE









NERMIN VLORA (FALACHI)

Kush eshte Nermin Vlora?

Gazetarja, mikja ime e re, do te dije se kush jam une. Duket se do te bej hulumtime mbi jeten time te gjate me pervoja te shumta, ne fusha te ndryshme. Ne veshtrim te pare, per pyetjen se kush jam une, do t'i thoja:

Kush jam une?

Une jam vetem nji cast,

Huazuar nga gjithesia,

Per t'ia dorezuar, mandej,

Misterit te Madh.

Ate dite qe do te kaloj ne permasen tjeter, do te doja te shkruhej:

Kush isha une?

Une isha...

Por vendin e vendosjes ne Vlore te guackes sime, deshiroj qe ta vendose Shoqata Kulturore Mbareshqiptare "Ismail Qemali".

Tashti t'i fillojme hulumtimet: linda shtatanike, me peshe nje kg e gjysme, e zeze, plot rrudha ne mbare trupin dhe mjeket me dhane tri dite jete. Ketu na paraqitet teoria e relativitetit te Ajnshtainit: ne fakt, duket se ato tri dite nuk paskan kaluar ende! Sidoqofte, une mendoj se jeta ime karakterizohet me ngjyrat e Kombit tone: e kuqja dhe e zeza, meqe kam pesuar vuajtje te forta, ashtu si edhe satisfaksione te medha. Mund te themi se sapo dola nga cerdhja familjare dhe sapo kisha mbaruar shkollen e mesme, jeta me hodhi pertej Adriatikut, ku u detyrova te rritem shpejt dhe t'i perballoj vuajtjet e shfarosjes se familjes, me ate ulerime te shpirtit qe nuk degjohet ne asnje menyre, por qe te trondit pa mase. Jane ato periudha kur njeriu mund te behet i keq dhe te jetoje vetem per hakmarrje. Por nuk ndodhi keshtu me mua, per fat te mire. Me erdhen ne ndihme filozofet e vendeve te ndryshme qe, duke ma pasuruar shpirtin, me mesuan se hakmarrja nuk eshte rrugedalje pozitive. Ndihma me e madhe na vjen nga dashuria, se vetem me ane te dashurise mund te gjendet drejtimi pozitiv dhe ndertues. Pa dyshim, ky u be parim i jetes sime, ashtu si vazhdon te jete edhe sot. Kur ulem dhe mendoj, duket se me dalin perpara keta filozofe dhe personalitetet e ndryshme te kultures, te cilet me japin urdher te shkruaj, meqe vetem kultura e perparon njerezine dhe e ndricon shpirtin. Mund te te marrin gjithcka, vecse ate qe ke ne tru nuk mund ta marre askush.

E kishim fjalen per kulturen. Ajo filloi ne familje, qe ne muajt e para te jetes sime. Gjyshja ime e dashur thoshte: "Mund te te marrin cdo gje, por vetem ate qe ke ne mendje, n` tru, nuk ka mundesi ta marre askush". Fjale te shenjta! Ne te vertete, ajo me ka ndihmuar gjithmone, si ne periudha veshtiresie, ashtu edhe ne ato normale ose gezimi. Me keto parimet ne familje, gjyshja me fliste ne turqisht dhe nena ne frengjisht. Shqipen e mesoja duke lozur me femijet ne Tirane. Ne moshen pesevjecare, ime me me shpuri ne Greqi, ku banonte motra e vogel e gjyshes. Atje kaluam beharin dhe une pata mundesi ta mesoj edhe greqishten. Kur u kthyem nga Athina, une isha pese vjec e gjysme. Vendosen te me dergojne ne Shkollen e motrave Kiriaz. Shkolla ishte jashtezakonisht e bukur, si nga pikepamja e natyres, ne maj te kodres, plot pyje dhe fusha, ashtu edhe nga ajo e nderteses. Kishte banka te vecanta per cdo nxenese, dhoma gjumi vec e vec per mosha te ndryshme dhe banjo, ne cdo kat, me sherbimet perkatese. Kishte edhe gjenerator autonom per shkollen, ne menyre qe drita nuk mungonte kurre. Me thane te drejten, te gjitha keto te mira vinin si dhurate nga shqiptaret e Amerikes. Ishte periudha kur ne Shqiperi,

Mbreti Zog kishte urdheruar qe, per ta emancipuar nje vend, duhet te emancipohet gruaja,

meqe nje grua injorante rrit femije injorante.

Kur vajta ne Shkollen e Dakos "keshtu quheje asokohe ajo shkolle), kishte vetem nje nxenese te huaj, e cila ishte italiane, Dinora. Nuk dinte asnje fjale shqip. Rrinte gjithmone me mua, meqe frengjishtja ime bente qe te kuptoheshim. Keshtu ndodhi qe une e mesova edhe italishten. Kur erdhi mesuesja e italishtes, me mori si perkthyese. Pervec italishtes, duhet te mesonim edhe frengjishten dhe anglishten. Keshtu na detyronin qe te loznim nje jave me radhe me njerin prej ketyre gjuheve. Na kontrollonin dhe na denonin kur e perdornim shqipen gjate javes si nje gjuhe tjeter. Por, kur me ne fund vinte radha e shqipes, atehere shkallmoheshim me ritma neper ato fusha te bukura. Ky ishte, me te vertete sistemi me i mire per t'i mesuar gjuhet e ndryshme. Si e shtrova me pare, shkolla gjendej ne maj te kodres, kurse ne fund gjendeshin dy kampe tenisi. Atje loznin vajzat e rritura. Ne te voglat i binim rrotull, duke kenduar kenge ose vjersha ne gjuhe te ndryshme. Ajo ishte kenaqesi e madhe pee ne. Por, mandej vinte ora e pergatitjes se mesimeve te se nesermes per mbare shkollen ne nje salle te madhe.



Kujtimet e shkolles dhe Nexhmije Hoxha

E kam thene dhe e them, qe me Nexhmije Xhunglinin kam qene shoqe shkolle dhe e respektonim njera-tjetren. Por fatkeqesisht rruget tona ishin te ndryshme. Ajo do te behej gruaja e Enver Hoxhes, qe qeverisi per nje gjysme shekulli Shqiperine. Ndersa une do te merrja arratine dhe familja ime do te ndeshkohej ne menyren me barbare. E kam takuar 2-3 here shkurt, por shtruar me Nexhmijen qendrova dy vjet me pare ne shtepine e saj. Shkova, kur ajo vuante, pse e di se c'eshte vuajtja. Ajo kish boshllekun jo vetem te vdekjes se te shoqit, por edhe te pasojave qe pati pas rrezimit te regjimit, deri edhe ne burgosjen e saj. Nuk di te pergjigjem se cila eshte pergjegjesia e shoqes sime,

per cka beri Enver Hoxha mbi familjen time, pjesetare te familjes se Ismail Qemalit,

por
nuk dua ta besoj qe Nexhmija nuk eshte ne dijeni te kesaj historie te dhimbshme, te mbushur me vuajtje te pafundme. Ajo qe di sakte, eshte deshira qe realizova per ta takuar kete grua, qe nuk do te doja te vuante. Nje e falur publike e saj do ta clironte, do ta fuste ne rrjedhen e jet-_Kjo eshte keshilla ime si shoqe e rinise se saj. Te falesh eshte virtyt. Te kerkosh te falur, kur ke bere faje, eshte detyre e cilitdo. Te korrigjohesh, eshte ne dobine tende dhe te vendit tend. Zemra ime, i ka falur ata njerez mjerane qe nga padija, apo ligesia, bene tortura tek njerezit, perfshi edhe femijet e Ismail Qemalit, sidoqe me shkaktuan brengen e perjetshme dhe me zbardhen floket ne moshen 22-vjecare. Shqiperise, vendlindjes sime i jam mirenjohese, qe me dha jeten, kulturen, me beri te jem shqiptare dhe kete e kam per nder. Kete mirenjohje, vendit tim ia ka shperblyer me punen e perkushtimin tim, qe eshte ne vazhdim, per te bere aq sa te mundem

per te ngritur lart vlerat e Kombit te dashur, Shqiperise se shtrenjte


KOHA JONE - E perditshme e pavarur













legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-07-07, 02:45   #15
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Botohet nė Prishtinė vepra e shkrimtares Nermin Vlora Falaski
3 Janar 2005


Prishtina

Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės ka botuar veprėn e plotė tė shkrimtares Nermin Vlora Falaski [Nermin Vlora Falaschi] nė njė vėllim ku bėjnė pjesė romane, poezi, ese, qė Vlora Falaski i ka shkruajtur nga mesi i viteve '60-98.

Siē bėn tė ditur zėdhėnėsi i Akademisė sė Kosovės, Andrea di Giacomo, ky botim shoqėrohet nga njė studim kritik i shkruar nga drejtuesi i kėsaj Akademie, Ibrahim Rugova.

Nermin Vlora Falaski, artiste me njė prodhimtari tė madhe dhe shumėplanėshe ėshtė nderuar me shumė tituj e vlerėsime ndėrkombėtare, mes tė cilėve

"Honoris causa" nė linguistikė tė krahasuar i dhėnė nga World University of Benson [Arizona, USA].

Kjo shkrimtare e cila njihet edhe nė Itali ėshtė dekoruar nė vitin 1993 me titullin "Kalorės Nderi i Republikės Italiane".

Ajo ka shumė studime nė fushėn e linguistikės dhe tė mbishkrimeve si edhe analiza dhe studime tė thelluara pėr personalitete tė shquara tė historisė dhe kulturės shqiptare dhe botėrore,

nga Dritėro Agolli [Takim me poetin Dritėro Agolli, Romė, 1985], tek piktorja Vera Blloshmi Mellet ["Vera", Romė 1998] dhe tek Lukrecia Borxhia ["Lucrezia Borgia", Bogota, 1978].

E dashuruar pas botės etruske, Nermin Vlora Falaski ka marrė pjesė nė shumė konferenca qė i janė kushtuar kėsaj teme. Nė kuadėr tė studimeve antropologjike ajo ka trajtuar disa herė figurėn e gruas nė qytetėrimet antike,

"Rėndėsia e figurės sė gruas nė Iliri", Romė, 1985 dhe

"Profili i grave shqiptare nė histori", 1999.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.