Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-12-07, 14:54   #1
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Van Basten thėrret Sedorf, Van Persin dhe Van Nistelroin


Nė aksion sėrish “garda e vjetėr”. Tė paktėn kur flasim pėr Rud Van Nistelroin dhe Klarenc Sedorf kemi tė bėjmė me dy rikthime tė bujshme nė kombėtaren e Holandės. Marko van Basten ka lėnė mėnjanė mėritė dhe ka thirrur skuadrėn mė tė mirė pėr miqėsoren ndaj Zvicrės mė 22 gusht. Kjo ndeshje do tė jetė edhe testi kryesor i “portokallinjve” pėr ndeshjet e shtatorit ndaj Bullgarisė dhe Shqipėrisė. Ja futbollistėt e grumbulluar:
Portierė: Edvin van der Sar (Manchester United), Marten Stekelenburg (Ajax Amsterdam)
Mbrojtės: Khalid Boulahrouz (Sevilla), Vilfred Bouma (Aston Villa), Urby Emanuelson (Ajax Amsterdam), John Heitinga (Ajax Amsterdam), Kju Jaliens (AZ Alkmaar), Joris Mathijsen (Hamburg), Mario Melchiot (Uigan Athletic)
Mesfushorė: Ibrahim Afellay (PSV Eindhoven), Giovanni van Bronckhorst (Feyenord), Clarence Sedorf (AC Milan), Uesley Sneijder (Real Madrid), Demy de Zeu (AZ Alkmaar)
Sulmues: Rafael van der Vaart (Hamburg), Ryan Babel (Liverpool), Dirk Kuyt (Liverpool), Rud van Nistelrooy (Real Madrid), Robin van Persie (Arsenal),
Jan Venegor of
Heselink (Celtic)
__________________


gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-12-07, 14:54   #2
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Cicinho: Kalimi te Sevilla do tė ishte perfekt


Cicinho ka zbuluar se do tė dėshironte njė kalim tek Sevilla - nėse Real Madrid arrin marrėveshje me klubin rival - njė marrėveshje e cila do t’i pėrshtatej secilės palė.
Pjesėtari i kombėtares sė Brazilit, ėshtė cituar duke thėnė se do tė lėshonte Bernabeun vetėm pėr t’iu bashkuar Romės, por tash ka hapur dyert edhe pėr njė kalim te Sevilla.

Mė herėt gjatė kėsaj jave disa raportime bėnin tė ditur se Sevilla e ka ofruar Daniel Alvesin nė shkėmbim me njė shumė parash plus Cicinhon, dhe kjo tash do tė mund tė lėvizė mė tej.

“Nėse Real Madrid dhe Sevilla arrijnė njė marrėveshje dhe unė do tė jem i kėnaqur me tė, atėherė kjo do tė ishte perfekt”, ka sqaruar braziliani. “Pėr momentin unė jam lojtar i Real Madridit dhe pres qė drejtuesit e klubit dhe agjenti im tė vendosin pėr mua – megjithatė unė jam mirė, pasi qė kam edhe dy vite tė mbetura me kontratėn e tanishme”.
“Nėse Real dėshiron qė unė tė largohem dhe oferta ėshtė e mirė pėr tė gjitha palėt, atėherė nuk do tė ketė problem. Nėse jo atėherė do jem sėrish i qetė pasi qė do tė vazhdojė me Madridin”.

Cicinho po ashtu ka thėnė se do tė ishte shumė i interesuar pėr njė kalim tek Roma, pavarėsisht faktit se gruaja e tij ka shprehur shqetėsimin pėr tu transferuar nė kryeqytetin italian.
“Nuk do tė gėnjej”, ka vazhduar ai. “Ėshtė e vėrtetė se kam pranuar disa oferta dhe Roma ėshtė klubi tė cilin e pėlqej. Ata mė kanė ftuar dhe kjo ėshtė shumė tėrheqėse pėr mua, po aq sa edhe Sevilla”.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-12-07, 14:55   #3
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Nuk ka probleme mes Fergusonit dhe Erikssonit


Sven Goran Eriksson ėshtė nė pritje tė dėshmojė zgjuarsinė tij pėrballė, Sir Alex Fergusonit, gjatė derbit tė sė dielės, qė do tė zhvillohet nė mes dy klubeve nga Manchesteri.


Gjatė kohės sa ishte trajner i Anglisė, Eriksson ka pasur njė sėrė mosmarrėveshjesh me Fergusonin, rreth asaj se si duhet t’i pėrdorė lojtarėt e United nė ndeshjet miqėsore. Por, Eriksson mezi pret tė kalojė mė tej dhe ta shijojė drejtimin e Cityt kundėr rivalit tė vėshtirė, gjatė kėtij vikendit.

“Nuk ka probleme mes meje dhe Alexit”, ka thėnė suedezi pėr gazetėn The Sun. “Ne mund tė kishim pasur opinione tė ndryshme rreth United dhe ekipit kombėtar, veēanėrisht rreth ndeshjeve miqėsore, por ne, po ashtu, kemi pasur edhe mjaft darka sė bashku, andaj nuk ka asnjė personale kėtu.”

“Njė gjė ėshtė e sigurt. Nuk do t’i kem nė dispozicion lojtarėt e Alexit, ashtu siē i kam pasur mė herėt”.

Cristiano Ronaldo ėshtė pėrjashtuar nga ndeshja me Cityn, ndėrsa Wayne Rooney ėshtė i lėnduar, por Eriksson nuk ėshtė tepėr i kėnaqur pse mungon ky tandem. Ai edhe mė tej parashikon njė ndeshje tė vėshtirė kundėr ekipit tė Manchester United i cili ėshtė katėr pikė pas Cityt, pas dy ndeshjeve tė sezonit.

“Ėshtė pėr keqardhje, pasi qė adhuruesit dėshirojnė t’i shohin lojtarėt mė tė mirė nė fushė”, ka thėnė ai pėr Rooneyn dhe Ronaldon. “Sidoqoftė, United ka ende mjaft lojtarė tė tjerė
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-12-07, 14:55   #4
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Ferguson: City mund tė bėhet ekip i fuqishėm


Para ndeshjes derbi tė sė dielės, mes klubeve tė Manchesterit, bosi i United, Alex Ferguson, ka thėnė se City mund tė krahasohet me Chelsean dhe mund tė bėhet fuqi e madhe nė Premier Ligė.

Me ardhjen e menaxherit tė ri Sven-Goran Eriksson dhe me investimin rreth 60 milionė euro, nė tetė lojtarė tė ri, nga pronari po ashtu i ri, Thaksin Shinawatra, Manchester City ka sjellė njė frymė tė re emocionuese dhe shpresėdhėnėse.

“Nė aspektin afatgjatė, siē ka dėshmuar Chelsea, nėse ke mjaft para dhe blen lojtarėt e duhur, mund t’ia dalėsh”, ka thėnė menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson. “Ndoshta kjo ėshtė vetėm fillimi. Me sa duket ky njeri ka shumė para, andaj kush e di ēfarė mund tė ndodhė nė tė ardhmen. Ai mund tė sjellė ndonjė yll tė madh ndėrkombėtar, tė profilit tė lartė”.

Manchester City nė ndeshjen e nesėrme do tė jetė pa Cristiano Ronaldon, i cili ėshtė pėrjashtuar pėr tri ndeshje pas katronit tė kuq qė ka marrė gjatė lojės kundėr Portsmouthit, derisa Gary Neville, Wayne Rooney, Louis Saha, Anderson dhe Owen Hargreaves, janė tė gjithė jashtė, pėr shkak tė lėndimeve.

Bosi i United shpreson se Carlos Tevez dhe Paul Scholes do tė kenė ndikim nė ndeshjen si mysafirė nė Eastlands, derisa ata janė nė kėrkim tė fitores sė parė pas dy barazimeve.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-12-07, 14:56   #5
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Torres: Titulli i Premier Ligės prioritet i Liverpoolit


Liverpool ka luftuar nė finalet e fundit tė Ligės sė Kampionėve, por pėr klubin, i cili dominoi nė futbollin Anglez nė vitet 1970-ta dhe 1980-ta, prioritet i kėtij sezoni ėshtė tė sigurojnė titulli i Ligės.



Sulmuesi i ri Fernando Torres thotė se klubi do tė koncentrohet nė fitoren e titullit nė Premier Ligė, tė cilin pėr herė tė fundit e fitoi nė vitin 1990. Torres pritet tė bėjė debutimin nė Anfield, nė ndeshjen kundėr Chelseat, qė zhvillohet tė dielėn.

Fitorja, ose humbja e pamenduar, mund tė pėrcaktojė tonin e gjithė fushatės sė Liverpoolit nė Premier Ligė. Torres konfirmon se menaxheri, Rafa Benitez, dhe lojtarėt e tij janė tė gjithė tė fokusuar nė arritjen e suksesit nė ligėn vendore.

“Ėshtė e habitshme, unė erdha duke menduar pėr Ligėn e Kampionėve, por nė ekip ēdokush mendon pėr Premier Ligėn”, ka thėnė Torres pėr “The Sun”. “Kjo pasi qė shumica e tyre fituan nė Stamboll por nuk kanė fituar titull. Sigurisht, as unė. Klubi ka kaluar 17 vite pa e fituar dhe ēdokush beson se kėtė vit mund ta fitojmė”.

Torres, qė erdhi nga Atletico Madrid, pėr rreth 30 milion euro, rreth ndeshjes me Chelsean shton: “Ndeshja kundėr Chelseat nė Anfield ėshtė loja pėr tė cilėn kam qenė mė sė shumti i emocionuar tė luaj qė kur kam nėnshkruar pėr Liverpool. Duket si njė ndeshje e Ligės sė Kampionėve”.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-12-07, 14:57   #6
gen|us
WwW.Dardania.De
 
Avatari i gen|us
 
Anėtarėsuar: 17-05-07
Postime: 44
gen|us i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek gen|us Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek gen|us Send a message via Skype™ to gen|us
Gabim Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI

Crespo i gatshėm tė luftojė pėr vend startues



Golashėnuesi argjentinas, Hernan Crespo, nuk ka humbur shpresat pėr tė siguruar njė vend nė 11-shėn startuese, me gjithė konkurrencėn e egėr qė do ta ketė nė Inter gjatė sezonit tė ri.



Sulmuesi 32-vjeēar do tė luftojė kundėr bashkėlojtarėve si Ibrahimovic, Adriano, Cruz dhe kundėr tė posa-ardhurit kėtė verė, Suazo, pėr tė qenė favorit i trajnerit Mancini. Por ai ėshtė i sigurt se, kjo ėshtė gjė e zakonshme kur je anėtar i njė prej klubeve mė ambicioze nė botė.

“Nuk kam frikė nga fakti se nė ekip ka shumė sulmues tė mirė qė konkurrojnė me mua pėr vend nė ekip, kjo ėshtė normale nė njė klub qė dėshiron tė mbetet nė maje tė futbollit botėror”.

Crespo ka komentuar tė arriturat e Interit gjatė sezonit tė kaluar, gjatė tė cilit ata fituan skudeton, ndėrsa pranon se kėtė vit do ta kenė mė vėshtirė.

“Ne fituam duke thyer ēdo rekord, askush nuk e ka menaxhuar Interin me aq shkathtėsi, por ne mund ta bėjmė tė njėjtėn gjė me mė pak pikė edhe kėtė herė”.
gen|us Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.