Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-07-06, 23:02   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sprovė pėr njė fjalorth praktik Kosovė-Shqipėri

Sprovė pėr njė fjalorth praktik Kosovė-Shqipėri


Gjuhė-komunikim
Nga Nebi Caka


Duke shikuar paralelisht televizionet e Kosovės dhe tė Shqipėrisė, kuptojmė se njė numėr fjalėsh dhe togje tė fjalėve me pėrdorim tė gjerė nė njėrėn hapėsirė, nuk kanė tė njėjtin kuptim nė hapėsirėn tjetėr. Komunikimi i kėtillė intensiv po bėn njėsimin e gjuhės shqipe nė tė gjitha rrafshet dhe standardizimin e saj tė qėndrueshėm...

Nevoja pėr hartimin e njė fjalorthi praktik shqip-shqip nuk ėshtė nevojė edhe aq ngutshme, por njė fjalorth i tillė gjithsesi do tė ndihmonte tė kuptuarit mė tė mirė tė mediave, para sė gjithash tė mediave televizive, nė hapėsirėn mbarėshqiptare. Ajo qė e bėn gjuhėn televizive tė dallohet nga gjuha e mediave tė shkruara ėshtė komunikimi i saj i drejtpėrdrejtė, i pandėrmjetėm, shpesh edhe ndėrveprues (interaktiv) me teleshikuesin, ndryshe nga mediat e shkruara, ku autori i shkrimit dhe lexuesi janė tė ndarė nga njėri-tjetri nė kohė dhe nė hapėsirė. Gjatė ndjekjes sė njė emisioni nė televizion, ēfarėdo qoftė ai, teleshikuesi nuk ka mundėsi tė “kėrkojė” nė fjalorė tė ndryshėm domethėnien e fjalėve qė nuk i kupton, ngase nė tė shumtėn e rasteve nuk i lejon koha se rrezikon t’i ikėn jo vetėm njė fjalė, por fjali tė tėra. Por nga ana tjetėr, pėrfytyrimi a shprehja pamore qė ofron televizioni shpesh i mundėson teleshikuesit tė “deshifrojė” me mjaft sukses domethėnien e fjalėve e tė togjeve tė fjalėve qė ėshtė duke i dėgjuar pėr tė parėn herė apo kuptimin e tė cilave nuk e di qartė. Nga ky kėndvėshtrim, roli i televizionit nė ngritjen e nivelit tė kulturės gjuhėsore, po dhe nė njėjėsimin e gjuhės nė tė gjitha rrafshet dhe nė standardizimin e saj mė tė qėndrueshėm ėshtė i pamohueshėm, ndaj dhe duhet shfrytėzuar. Programet televizive mbarėkombėtare edhe janė duke e luajtur kėtė rol, herė me mė shumė sukses e herė me mė pak sukses.

Tashmė i kuptojmė...

Kosovarėt dikur parapėlqenin tė shikonin televizionin nė terr, ndaj ēuditeshin (= habiteshin) kur dėgjonin se si dikush nė Shqipėri nuk ka mundur tė shohė (= shikojė) njė emision nė televizion ngase nė atė kohė i kishin “ikur dritat”, por tani (= tashti, tash) kjo u duket normale ngase e dinė se bėhet fjalė pėr “shkyēje (= ndėrprerje) tė rrymės elektrike”.
Nga konteksti, telespektatori kosovar nuk e ka vėshtirė tė kuptojė se kur qytetarėt e Shqipėrisė “psonisin” (greq.), ata nė fakt “bėjnė pazar” (turq.) dhe se kur blejnė “gjela tė detit”, ata nė fakt blejnė “bibanė” apo “qukanė” a “quranė”, si u thonė nė Kosovė, e jo “karkaleca tė detit”.
Nga ana tjetėr, po ashtu nga konteksti, as shqiptari i Shqipėrisė nuk ishte dashur ta ketė tė vėshtirė tė kuptojė se kosovari nė “shitore” (= tregtore, dyqan) shkon pėr tė blerė (e jo pėr tė shitur, e as pėr tė shituar) ndonjė mall.
Shumica e kosovarėve tashmė e dinė ēka do tė thotė “Portokalli” (me theks nė ‘i’), e disa prej tyre thonė se e dinė edhe ēfarė do tė thotė “Fiks fare”. Ata qė e dinė anglishten e deshifrojnė lehtė kuptimin e fjalės “pirdhu”, jo sipas foljes sė shqipes “pjerdh”, por sipas foljes sė anglishtes “fuck you”, e tė tjerėt e ‘pėrkthejnė’ si “bahu” (= zhduku). Disa bėjnė pėrpjekje ta gjejnė kuptimin edhe tė fjalės “trap”, por hasin nė vėshtirėsi ngase nuk janė tė sigurt se a duhet pėrkthyer si “hajvan”, “kastravec”, “gomar”, “hu” a “shul”, apo, nė disa raste, edhe sipas kuptimit tė fjalėve tė anglishtes “dick” apo “prick”. Teleshikuesit kosovarė qė nuk e dinė anglishten, ndėrkaq, e kanė edhe mė vėshtirė ta gjejnė se “e shpifur” do tė thotė “e neveritshme, e gėrditshme”.
Nga shikimi i emisioneve tė televizioneve shqiptare (= nga Shqipėria), kosovari e sheh se “rezervuarit” (fr.) po i thėnkan “serbator” (it.), por ky vazhdon t’i thotė edhe mė tej “rezervuar” kur e ēon “kerrin” (= makinėn, automobilin) e tij te automekaniku (= mekaniku i automobilave), ngase ai vetėm kėshtu e kupton se ēfarė ky kėrkon. Por, aty vėren se disa prej mekanikėve kanė filluar tė bėhen gjithnjė e mė “finė” (= tė stėrholluar) dhe nė vend tė “shrafcigerit” (gjerm.) kanė filluar tė pėrdorin kaēavidėn (ital.), prandaj vendos qė edhe ai tė bėhet ‘fin’ dhe ta dėrgojė veturėn e tij (= e vet) nė “lavazh” (fr.), por nuk gjen kund nė Prishtinė (kėtu i thonė: “autolarje”, term ky qė nė shikim tė parė do tė mund tė perceptohej si “vetėlarje”, por qė nė fakt ėshtė “lajtore e automjeteve”).
Kosovarėt, nga moderatorėt televizivė tė Shqipėrisė tashmė kanė kuptuar se “varėsja” nuk shėrbyeka vetėm pėr tė varė nė tė “teshat” (= rrobat), por se atė mund ta varėsh edhe nė qafė, si “qafore”, “gjerdan” a “zinxhir”, sidomos nėse ėshtė prej ari ose prej argjendi. Ata tashmė po ashtu e kanė kuptuar se “patjetėr” do tė thotė “pa asnjė dyshim, me siguri” e jo “pa qare”.

Edhe ata na kuptojnė...

Por edhe moderatorėt nga Shqipėria do tė duhej ta kuptonin se kur kosovari a kosovarja flet pėr “patundshmėritė” mendon nė “pasuritė/pronat e paluajtshme” (me tė cilat nė Shqipėri merren “agjencitė imobilare”), si u thonė ata, e kur flet pėr “pemėt” mendon nė “frutat”, e jo nė drurin e tyre dhe se kur thotė se “u kyē” nė diēka (pėrdorim i gabueshėm ky, qė duhet flakur) mendon se “u pėrfshi, u inkuadrua” nė diēka a nė njė proces, e jo se u “mbyll me kyē (= ēelės)” dhe se me “qasje”, sipas kontekstit, herė kupton “mundėsinė pėr tė hyrė”, pra “aksesin” (angl. “access”), e herė “mėnyrėn e trajtimit” (angl. “approach”) tė diēkaje a tė njė teme.
Nga shikimi i emisioneve televizive, besoj se kosovarėt tashmė e kanė kuptuar se mbiemri “shqiptar” lidhet jo vetėm me shqiptarėt, po edhe me Shqipėrinė dhe se njė sportist shqiptar, bie fjala, mund tė jetė me prejardhje vllahe a maqedonase, siē mund tė jetė njė sportist grek a gjerman me prejardhje shqiptare. Nga ana tjetėr, shqiptarėt kudo qofshin, ishte dashur ta kenė tė qartė tashmė se mbiemri “kombėtare” nė togfjalėshat si “biblioteka kombėtare”, “banka kombėtare” etj. ka mė shumė kuptimin “shtetėrore” (lexo: e Shqipėrisė – nė Shqipėri; e Kosovės – nė Kosovė)”.
Njerėzit nė Shqipėri mbase nuk do tė mund ta kuptonin si njė “njeri i trashė”, mund tė jetė “i zgjuar” (= mendjemprehtė), mirėpo nėse do ta shikonin serialin e Kohavizionit “Tre gjermanėt e trashė” do ta shihnin se kėtu bėhet fjalė pėr “njerėz tė shėndoshė”, si u thonė ata. Nga ana tjetėr, njerėzit nė Kosovė ndoshta nuk do tė mund ta kuptonin si njė “njeri i shėndoshė” mund tė jetė “i sėmurė”, mirėpo nėse do t’i shikonin emisionet e televizioneve tė Shqipėrisė, do ta kuptonin se nė kėtė togfjalėsh “i shėndoshė” do tė thotė “i trashė”, siē i thonė kosovarėt, e jo “i shėndetshėm” (= me shėndet tė mirė).
Kur tiranasi vjen nė Prishtinė sheh se “medikamentet” (= barnat, ilaēet) mund t’i bleka, pėrveē nė “farmaci”, edhe nė “barnatore” dhe se “pasta” (= ėmbėlsira) mund tė ngrėnka, pėrveē se nė “pastiēeri”, edhe nė “ėmbėltore”. Ai po ashtu vėren se njerėzit nė Prishtinė e kapėrcejnė rrugėn kur nė semafor tė jetė ndezur drita “e gjelbėr”, e jo drita “jeshile” dhe se “rrokaqiejt” e Prishtinės qenkan tė ngjashėm me “qiellgėrvishtėsit” e Tiranės.
Kur prishtinasi shkon nė Tiranė sheh se “pallatet” qenkan nė tė vėrtetė “ndėrtesa banimi”, e jo “pallate mbretėrore” dhe se edhe atje paska “bėrllok”, si nė Prishtinė vetėm se ata po i thėnkan “plehra”, e kėshtu po i thėnkan edhe “njeriut tė keq e tė urryer pėr shoqėrinė”. Kur njė “motėr nderi” dhe njė “motėr medicinale” nga Prishtina shkojnė nė Tiranė do ta ‘zbulojnė’ se s’janė kurrfarė motra, veēse njėra “murgeshė” e tjetra “infermiere” e mikja e tyre qė nė Prishtinė ka kryer studimet pėr “solo kėndim” do tė kuptojė se nė fakt ka mbaruar studimet pėr “kanto”.

Prandaj jemi njėsh

Nėse njė i ri prishtinas i drejtohet njė tė riu tiranas me “tung”, ky do t’ia kthejė me “tjeta”, – qė tė dyja kėto nga “tungjatjeta (tungatjeta)”, e sipas modelit tė anglishtes ‘haj’ (“hi”) e ‘baj’ (“bye”, kjo nga: “good-bye”, e kjo e dyta nga pėrngjitja e “God be with ye”: “Zoti qoftė me ju” = “mbetsh mirė” a “mirupafshim”: ‘pafshim).
Nėse njė prishtinas do ta pyetnin nė Tiranė se a i pėlqejnė “luleshtrydhet” me sheqer ai do tė “habitej” (= ēuditej), se ēfarė qenkan ato lule qė kėtu po u qitkan (= hedhkan, shtėnkan) sheqer, duke mos e ditur se ėshtė fjala pėr “dredhėza”.
Nga televizioni shikuesi do tė shohė se ne Shqipėri paska ekrane “40-polėshe”, tė njėjtė me ata “40-inēėsh” nė Kosovė [nga ital. ‘poliēe’, pėrkatėsisht angl. ‘inē’ = pėlqyer – masė gjatėsie e barabartė me 2,54 cm] dhe se filmi “20000 lega nėn det” qenka krejt si romani “20000 mila nėn det” i Zhyl Vernit [nga ital. ‘lege’, pėrkatėsisht angl. ‘mile’ – masė gjatėsie, e barabartė me 1852 m].
Nė Shqipėri, fėmijėt “kartonat” (= filmat e animuar) i shohin (= shikojnė), ndėrsa nė Kosovė fėmijėt “kartonat” (= kartuēat) i presin, qė nga ata tė bėjnė figura. Natėn e Vitit tė Ri fėmijėt tiranas stolisin “pemėn e Vitit tė Ri” dhe dhurata u sjell “Plaku i Vitit tė Ri”, e ata prishtinas stolisin “bredhin e Vitit tė Ri” dhe dhurata u sjell “Babadimri”. Mė tė vegjlit nė Tiranė kėnaqen me pėrrallėn mbi “Borbardhėn dhe shtatė xhuxhėt” apo me “Hirushen” e ata nė Prishtinė me pėrrallėn pėr “Borbardhėn dhe shtatė shkurtabiqėt” apo me “Tė pėrhiturėn”. Nė Shqipėri njerėzit “vaktet” (3) i hanė (rėndom nė shtėpi, por dhe nė restorant), ndėrsa nė Kosovė njerėzit “vaktet” (5) i falin (rėndom nė xhami, por dhe nė shtėpi).
Eksodi i fundit dhe hapja e kufijve, jo vetėm pėr njerėz e mallra, por dhe pėr ide, kulturė e edukim/arsimim ka bėrė qė shqiptarėt mė mirė ta kuptojnė njėri-tjetrin kudo dhe kurdo qė tė takohen. Ata, mė nė fund, e kanė parė dhe me gjasė dhe do ta kuptojnė e do tė binden se vėrtetė janė njėsh dhe se duke u ndarė dysh nuk bėhen dy, nuk bėhen mė tė fortė a mė tė mėdhenj, por vetėm dy gjysma mė tė vogla e mė dobėta tė njė tė tėre, bėhen gjysmakė.

Koha ditore Prishtinė (29 prill 2006)


http://www.albemigrant.com


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-12-06, 15:56   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shume interesante ta lexoje kete shkrim.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-06, 18:10   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ARVANITI
Shume interesante ta lexoje kete shkrim.
Shumė rrallė pėrdoret “psonis” (pothuajse fare). Nė vend tė kėsaj pėrdoret fjala “lyhet”, do me thėnė “njė femėr lyhet”, ose “nje femer ka bėrė tualet”. Kohėt e fundit po hyn edhe fjala angleze “make up”.

Ndėrsa pėr sa i pėrket fjalės “qiellgėrrvishtės”, ajo pėrdoret vetėm nė lajme, apo emisone televizive. Ndėrsa njėrėzit e thjeshtė i emėrtojnė ndėrtesat e larta si “gradaēela” (nga italishtja). Megjithatė mua mė pėlqen mė shumė “rrokaqiej”, ėshtė njė gjetje shumė e bukur.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-05-10, 22:55   #4
Hajdede
I pakėnaqur
 
Anėtarėsuar: 09-05-10
Postime: 419
Hajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIP
Gabim Titulli: Sprovė pėr njė fjalorth praktik Kosovė-Shqipėri

Anglezet dhe amerikanet kane pothuajse te njejtin problem dhe prapeseprape kuptohen.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajdede : 30-05-10 nė 22:56
Hajdede Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.