Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-07-08, 21:51   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Universitetet private, njė ndėshkim i mirė nga Kosova

Universitetet private, njė ndėshkim i mirė nga Kosova

Nga Mero Baze

Qeveria e Kosovės iu ka hequr licencat gjithė universiteteve private duke siguruar studentėt e regjistruar se do tė vazhdojnė studimet e mbetura nėn mbikėqyrjen e njė autoriteti arsimor qė do tė hetojė nivelin e mėsimdhėnies. Kėtė vit tė ri nuk do tė ketė regjistrime tė reja. Vendimi ėshtė marrė nėn ndikimin e ekspertizės sė bėrė nga Kėshilli Britanik, tė cilit i ishte besuar njė kornizė me kushtet profesionale qė duhet tė plotėsojnė kėto universitete. Pasi ato nuk janė plotėsuar, qeveria ka vepruar me kompetencė dhe i ka mbyllur qė tė gjitha.

Ky vendim ėshtė njė hap energjik dhe shumė i domosdoshėm pėr tė rritur seriozitetin e shtetit tė ri. Piramidat arsimore, tė cilat kanė mbirė nė hapėsirėn shqiptare, janė njė spekulim i turpshėm pėr nga cilėsia, por dhe i rrezikshėm pėr fatet e shoqėrisė dhe ekonomisė sė tregut. Pėrveēse kanė bastarduar standardin e tė diplomuarve, ato mund tė shėrbejnė nė tė ardhmen, kur shoqėria tė mbingopet me diploma, dhe si rrezik social, pasi falimentimi i tyre do tė lėrė nė rrugė dhjetėra-qindra familje qė kanė investuar nė financimin e kėtyre piramidave.

Nė Shqipėri, ky rrezik ėshtė akut. I entuziazmuar nga grupet e interesit qė i zbukurojnė sfondin e investimeve private nė arsim, kryeministri Sali Berisha ka thyer rekord historik nė dhėnien e licencave tė universiteteve private me lehtėsinė e dhėnies sė njė NIPT-i pėr hapje kafeneje. Nga tri universitete private qė gjeti nė vitin 2005, ai ka shkuar nė gati 20 tė tilla, duke e bėrė kėtė biznes njė investim banal. Vetėm para dy muajsh njė i licencuar pėr pronar universiteti ėshtė njė njeri me precedentė penalė nga bota e krimit. Por ky nuk ėshtė ndonjė detaj ēudibėrės. Po kaq kriminalė janė dhe ata qė janė profesorė apo ish-kėshilltarė tė tij. Sė paku katėr nga ish-kėshilltarėt e tij tashmė janė pronarė universitetesh private, duke i konsideruar licencat pėr kėtė biznes si heqje qafe pėr njerėzit, me tė cilėt nuk punon dot. Mė tej akoma, ministri i Arsimit, Genc Pollo, ėshtė pėrshirė nė afera tė pastra korruptive me disa universitete private, duke iu dhėnė atyre licenca preferenciale pėr tė fituar miliona euro brenda disa muajve. Nga kjo mori licencash universitare, natyrisht qė do tė kemi seleksion dhe koha do tė bėjė tė vetėn. Do tė ketė qė do tė mbijetojnė dhe ndoshta tė tjerė qė do tė krijojnė cilėsi, por papėrgjegjėsia nė monitorimin e tyre mund tė kthehet nė tragjedi pėr shoqėrinė shqiptare.

Shembulli i Kosovės, kur standardin pėr universitetet private e ka vendosur njė institucion i huaj i besueshėm, ėshtė njė rast qė duhet tė aplikohet doemos me urgjencė sivjet nė Shqipėri, ndoshta dhe para fillimit tė vitit tė ri shkollor. Kriteret e vendosura nga Ministria e Arsimit nuk janė respektuar, por duke paguar nėn dorė te ministri Pollo ose duke e lajkatuar atė publikisht, shumė pronarė universitetesh ia kanė dalė tė vazhdojnė pa humbur asnjė nga privilegjet qė ua ka siguruar tė qenit batakēinj.

Por arsimi nuk ėshtė njė biznes i zakonshėm qė mund tė zhvillohet pa ruajtur standarde dhe pa pasur parasysh njė politikė kombėtare zhvillimi pėr tė. Ashtu sikundėr financat shqiptare kanė patur nevojė pėr FMN dhe Bankėn Botėrore qė nga vitit 1991, dhe arsimi privat shqiptar ka nevojė pėr njė institucion tė huaj tė vrojtojė standardet dhe jo Kėshillin e Arsimit tė Lartė Shqiptar, gjysma e tė cilit jep mėsime nė universitetet private. Ne kemi nevojė pėr njė institucion tė huaj standardizimi pėr arsimin privat, pasi ky ėshtė njė biznes, ku kanė investuar njerėz tė dyshimtė me prirje tė qarta vetėm pėr tė fituar, pa pasur mision publik arsimin. Ata as qė bėhet fjalė t’i afrohen modelit amerikan, por nuk respektojnė dhe ndonjė model tė pėrparuar tė Evropės Lindore.

Dhe vetė koncepti i ministrit Pollo pėr arsimin privat ėshtė i ndryshėm me atė qė ka ndaj universiteteve publike. Ai i konsideron ato tė ndara dhe nuk ka konceptin qė janė operatorė tė barabartė nė biznesin e arsimit tė lartė. Tė tjera ligje varėsie funksionojnė pėr universitetet publike nga Ministria e Arsimit, tė tjera funksionojnė pėr ato private, ndėrkohė qė ato si subjekte duhet tė trajtohen njėsoj dhe me tė njėjtin nivel kontrolli. Tė tjera kritere pėrdorin pėr punėsim pedagogėsh universitetet publike, asnjė kriter ato private. Tė tjera kushte ka njė njeri tė bėhet kancelar nė universitetin publik, asnjė kusht pėr atė privat. Nė shumė raste kontrollet e ministrisė mbyllin sytė para shkeljeve, pasi marrin zarfet nga pronarėt e universiteteve dhe sot kemi njė zhvlerėsim tė plotė tė asaj qė quhet diplomė e marrė nė Shqipėri.

Kjo e bėn edhe mė tė domosdoshme marrjen e njė konsulence tė huaj prestigjioze pėr sistemin arsimor privat, sidomos pėr atė tė lartė, me qėllim qė investimet e shumėpremtuara tė kryeministrit nė kėtė fushė, tė mos jenė ushqim pėr mafiozėt, por parį pėr ata qė duan tė arsimohen. Mbi tė gjitha, ky standardizim do tė shpėtojė kryeministrin, tė cilit nuk i ecėn me piramidat, edhe pse kėtė radhė ato po mbijnė nė arsim.

Gazeta Tema


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.