Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-05-06, 11:38   #31
Kodra
Super Moderator
 
Avatari i Kodra
 
Anėtarėsuar: 05-05-05
Postime: 1,405
Kodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėm
Gabim

**********
**********
**********

Mė se 70 % e sėmundjeve,shėrohen nga e ashtuquajtura " Shėrim me gjakun tėnd " nė gjermanisht quhet " Eigenblutbehandlung".
Kėtė formė tė shėrimit,nuk e praktikojnė shumica e mjekėve edhe pse kjo formė ka efikasitet tė madh.Mospraktikimi i kėtij shėrimi nga shumė mjek,vije nga mosdija e kėsaj forme tė shėrimit.

Kjo formė shėruese ėshtė shumė efikase,sepse me marrjen e gjakut tė personit tė sėmurė,ky gjak pėrzihet me medikamentin pėrkatės dhe i jepet prapė po atij pacienti si Vaksionim do tė thotė direkt nė gjak,gjė qė ėshtė shumė mė shpejt se me medikamente pirėse,nė kofshė.

Kjo formė e shėrimit,ka 10 shėrime,ēdo javė nga njė shėrim.


Vetėm mendime pozitive pėr tė sėmuarit nga


Kodra
__________________
Shteti Funksional ėshtė Alergjik ndaj Korrupcionit
Kodra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-05-06, 20:36   #32
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Me shkencėtarin e ri shqiptar Visar Belegu ne Institutin Kenedi Krieger
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės
23-05-2006

Po t'i hidhet njė vėshtrim historisė sė emigracionit shqiptar, veēanerisht atij nė Amerikė vihet re, se 100 vjet mė parė shqiptarė mund tė gjeje nė ēdo rrugė kryesore tė qyteteve tė mėdha duke punuar si shitės frutash e pronarė kjoskash, ndėrsa sot ata mund tė shihen duke punuar edhe nė institucionet mė tė rėndėsishme qeveritare, politike, arsimore e shkencore kudo nė Shtetet e Bashkuara. I tillė ėshtė Instituti Kenedi Krieger nė Baltimor, ku shkencėtari i ri shqiptar Visar Belegu, punon si neurolog pranė kesaj qėndre tė njohur botėrore nė fushėn e kėrkimeve shkencore.
Doktor Belegu emigroi nga Kosova nė Amerikė para 12 vjetėve. Nė atė kohė, vendlindja e tij ndodhej nė njė udhėkryq dhe Visari, i cili sapo kishte mbaruar shkollen e mesme tė sistemit paralel tė arsimit, dhe duke e parė gjendjen nė Kosovė ashtu siē ishte, e zymtė e pa asnjė perspektivė, vendosi tė merrte rrugėn e mėrgimit.
“Gjithmonė kam pasė dėshire t’i vazhdoj studimet e larta, qė tė kryej njė shkollė pėr tė patur njė pune sa me tė suksesshme, qė tė kem njė ndikim mė vonė nė jetė, prandaj kam qėnė i motivuar. Kur erdha ne Amerikė kam pasė shume fat qė m’u dha mundėsia pėr tė vazhduar studimet e larta”.
Tani Visar Belegu mban titullin profesor-doktor dhe prej dy vjetėsh merret me punė kėrkimore-shkencore nė fushėn e neurologjisė nė Qėndrėn ndėrkombėtare pėr trajtimin e dėmtimeve tė shtyllės kurrizore, pranė Institutit Kenedi Krieger nė Baltimor tė shtetit Meriland.
“Projektet me te cilat jam duke punuar”, thotė doktor Belegu, “kanė tė bėjnė kryesisht me studime nė fushėn e qelizave fillestare (embrionale) si pėrdorim pėr terapi tė boshtit tė dėmtuar kurrizor dhe studime rreth njė njė terapie qė ka tė bėjė me pėrdorimin i aktivitetit pėr tė rigjeneruar sistemin nervor tė personit me shtyllė kurrizore tė dėmtuar. Kjo terapi ka filluar kur profesor Xhon Makdonald, me tė cilin unė puno,j e aplikoi pėr trajtimin e aktorit tė njohur Kristofor Riv dhe pastaj e vazhdoi me pacientė tė tjerė. Deri tani kjo terapi ėshtė treguar shumė efikase, ėshtė 70 pėrqind efikase tek personat, tė cilėt janė nė fazėn 2 vjet pas lėndimit tė shtyllės kurrizore. Tek kėta pacientė pėrtėritja ėshtė vėnė re jo vetėm tek muskujt dhe eshtrat por edhe tek sistemi nervor, gjė qė ka qėnė njė gjė shumė e veshtirė tė arrihej”.
Doktor Belegu thotė se shtylla kurrizore ėshtė njė prej organeve mė tė vėshtira pėr t'u rigjeneruar apo per t'u sheruar pas dėmtimit dhe deri mė sot shkencėtarėve u kane munguar mjetet per klasifikimin e kėtyre dėmtimeve pėrsa i pėrket aspektit molekular.
“Studimet qė tani jemi duke berė, duke pėrdorur rezonancėn magnetike po na ndihmojnė, veēanėrisht nė klasifikimin e shkallės sė dėmtimit tė shtyllės kurrizore. Rigjenerimi ėshtė nje aspekt tjetėr, por qė fillon me klasifikimin e lėndimeve”.
Megjithėse i larguar prej vitesh nga Peja e Prishtina, doktor Belegu mban lidhje tė ngushta me vendlindjen dhe ofron ndihmėn e tij kur mundet.
“Nė Kosovė ka njerėz me lėndime traumatike dhe jo-traumatike tė boshtit kurrizor. Ėshtė njė rast aktual, njė i ri me emrin Valon i cili u lėndua menjėherė pas luftės nė bazenin e Prishtinės. Ai ka dėmtim tė rėndė tė boshtit kurrizor, po ka perspektivė per rigjenerim. Mbi tė gjitha ai beson se do tė shėrohet”.
Doktor Belegu dhe kolegėt e tij amerikanė po pėrpiqen pranė administratės ndėrkombėtare UNMIK dhe qeverisė sė Kosoves pėr tė siguruar mjetet e nevojėshme qė Valonin tė vijė pėr terapi nė Qėndrėn ndėrkombėtare pėr trajtimin e shtyllės se dėmtuar kurrizore, pranė institutit Kenedi Krieger.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-05-06, 10:56   #33
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mrekullia e antibiotikėve, dhe sa mund tė zgjasė?
Pranvera Bino*


Kur Aleksandėr Flemingu zbuloi nė vitin 1929 penicilinėn, antibiotikun e parė, tė paktė qenė ata qė parashikuan se pėr shkencėn moderne ky zbulim shėnonte fillimin e njė mrekullie. Nė saje tė antibiotikėve, shumė infeksione u kthyen nga vdekjeprurėse nė tė kurueshme. Por sot, mrekullia e antibiotikėve po zbehet me shpejtėsi. Mikrobet po evoluojnė nė varietete rezisente ndaj antibiotikėve dhe kėtyre tė fundit po u bie vlera njėri pas tjetrit. Shkencėtarėt e kompanisė globale farmaceutike Merck sapo kanė zbuluar njė antibiotik tė ri qė, nėse funksionon siē mendohet, do ta zgjasė dhe ca mrekullinė e luftės kundėr baktereve.
Antibiotikėt qė ekzistojnė deri mė sot funksionojnė pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė. Ata pengojnė shtimin dhe shumėfishimin e baktereve ose duke paralizuar sintezėn e ADN-sė, ose duke penguar disa proteinave qė tė formojnė me njėra-tjetrėn komplekse tė caktuara tė domosdoshme pėr formimin e membranės qelizore, murit mbrojtės tė ēdo qelize. Pėr fat tė keq, edhe pėrdorimi mė i kujdesshėm i antibiotikėve mund bėhet shkak qė bakteret, nė luftėn e tyre pėr tė mbijetuar, tė pėsojnė ndryshime qė mund t’i shndėrrojnė ato nė rezistente ndaj antibiotikeve. Dhe meqenėse baktereve ju duhen vetėm njėzet minuta pėr t’u riprodhuar, formimi i njė kolonie bakteresh rezistente, qoftė dhe nga njė qelizė e vetme rezistente, ėshtė krejt i mundur. Kėto ndryshime apo mutacione tė baktereve qė ēojnė rastėsisht nė rezistencė ndaj antibiotikėve, hasen mė dendur kur antibiotikėt pėrdoren pa shkak apo kur doza dhe kohėzgjatja e marrjes sė antibiotikėve nuk respektohet. Kėshtu pra, sa herė qė e ndjejmė veten mė mirė e mendojmė se s’na duhen mė ilaēet, nuk bėjmė gjė tjetėr veēse krijojmė dhe njė varietet tė ri baktereje qė kur tė na sulmojė pėrsėri, do ta kemi tė vėshtirė ta mundim. Tė mos harrojmė se nė jetėn e pėrditshme kemi me dhjetėra e dhjetėra mundėsi qė bakteren e modifikuar gjenetikisht qė sapo krijuam, fryt i padijes dhe neglizhencės sonė, t’ua pėrcjellim miqve, tė njohurve, e perse jo, edhe fėmijėve tanė. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė mrekullia e antibiotikeve po zhduket, duke qenė se antibiotikėt funksionojnė nė mėnyrė tė ngjashme, kur njė lloj baktereje arrin t’i rezistojė efektit shkatėrrues tė njė antibiotiku tė veēantė, shanset qė kjo baktere t’u rezistojė edhe antibiotikėve tė tjerė janė tė mėdha.
Produkti i ri, i sapozbuluar nga grupi i S. Singh, nė laboratorėt kėrimorė tė kompanisė Merck, bllokon njė tjetėr mekanizėm qelizor tė baktereve, sintezėn e disa lipideve, tė tjerė elementė tė rėndėsishėm pėr formimin e membranės sė baktereve. Duke qenė se sinteza e lipideve ėshtė njė proces i ngjashėm nė tė gjitha bakteret, ėshtė tepėr e mundshme qė antibiotiku i posagjetur tė mund tė luftojė njė grup mė tė madh varietetesh, duke pėrfshirė kėtu edhe ata rezistentė!
Antibiotiku i ri gjendet nė njė lloj kėpurdhe tė quajtur Streptomyces platensis dhe u izolua rastėsisht nga kampione dheu tė marra nga Afrika e Jugut. Nga 83 mijė ekstrakte tė pėrgatitura prej kėtyre kampioneve dhe tė analizuara veēanėrisht, vetėm njėri ishte nė gjendje tė pengonte shumėfishimin e varieteteve tė ndryshme bakteresh, duke pėrfshirė dhe stafilokokun, njė nga bakteret mė tė pėrhapura nė infeksionet e hasura nė spitale dhe rezistent ndaj shumicės se antibiotikėve tė njohur. Nė eksperimentet e bėra te minjtė, platensimycin, kėshtu quhet antibiotiku i posazbuluar, kuroi me efikasitet disa infeksione bakerale pa shkaktuar asnjė efekt anėsor.
Pėr aprovimin e pėrdorimit tė antibiotikut tė ri si mjekim te njeriu do tė duhen sigurisht tė tjera eksperimente. Sidoqoftė, rezultatet e arritura janė tepėr inkurajuese. Por shkaku i vėrtetė i inefikasitetit tė antibiotikėve ėshtė pėrdorimi i tyre pa kontroll, ndaj dhe antibiotiku i ri rrezikon tė ndjekė fatin e paraardhėsve nėse shoqėria jonė vazhdon tė jetė indiferente ndaj shpėrdorimit tė antibiotikėve. Nėse mrekullia e antibiotikėve nuk pėrdoret me masė, tė kurosh infeksionet e baktereve me njė antibiotik tė ri ėshtė njėsoj si tė pretendosh tė kurosh alkoolizmin duke i ofruar tė dehurit tjetėr gotė me uiski!


Pranvera Bino ėshtė Inxhiniere gjenetiste, Washington DC


</SPAN>
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-06-06, 19:44   #34
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rrezet pėr ngjyrėn artificiale tė lėkurės krijojnė varėsi tė organizmit

Miliona amerikanė bėjnė ē’ėshtė e mundur, qoftė verė apo dimėr pėr tė patur njė ngjyrė tė bronxtė tė lėkurės. Tara Burton thotė se nuk mund tė jetojė dot pa kėtė ngjyrė qė ajo e quan pjesė tė bukurisėsė saj. Tre herė nė javė ajo shkon nė sallonin kozmetik pėr t’i dhėnė trupit njė ngjyrė tė bronxtė. Tara thotė se pa kėtė ngjyrė ajo duket si e sėmurė. Por mjekėt thonė se Tara mund tė jetė bėrė fizikisht e varur nga rrezet artificiale. Kėto rreze pėrmbajnė endorfinė, qė e bėjnė personin tė provojė tė njėjtat ndjenja si ata qė marrin drogė.
Gjatė njė studimi ku u pėrfshi edhe Tara Burton, pjesmarrėsve iu dha njė ilaē qė bllokonte ndjenjat e kėnaqėsisė, dhe pas studimit u vu re se ata nuk ndjenin mė nevojėn pėr tė marrė rreze pėr ngjyrėn e lėkurės.
Sallonet me aparate pėr rreze pėr ngjyrėn e lėkurės pėrbėjnė njė bisnes fitimprurės nė Shtetet e Bashkuara. Kjo ėshtė njė industri qė pėrfiton rreth 2 milardė dollarė nė vit. Edhe numri i njerėzve qė pėrdorin kėtė metodė ka ardhur duke u rritur, megjithė paralajmėrimet se kanceri i lėkurės ėshtė kanceri me shpejtėsi pėrhapjeje mė tė madhe.

Shkruan
Astrit Lulushi
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-06-06, 21:03   #35
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Njė ilaē eksperimental po jep efekte nė ndalimin e kancerit tė gjirit te gratė
03-06-2006
Zėri i Amerikės

Mjekėt nė Shtetet e Bashkuara thonė se njė ilaē eksperimental po jep efekte nė ndalimin e kancerit tė gjirit te gratė tė cilave u ėshtė pėrsėritur tumori. Mjekėt qė bėnė studimin e ilaēit Tykerb, thonė se ai pati efekt nė frenimin e rritjes sė tumoreve tė gjirit kur pėrdorej me kimoterapi gojore.
Gratė pjesmarrėse nė studim kishin marrė mė parė trajtim me njė ilaē tjetėr, Herceptin, por tumoret e tyre u pėrsėritėn. Studimi e testoi ilaēin e ri nė mė shumė se 300 gra. Ilaēi Tykerb prodhohet nga kompania Glaxo Smith Kline e cila ka nė plan tė kėrkojė miratimin pėr ta shitur atė nė Shtetet e Bashkuara.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-06-06, 18:52   #36
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Metodė e re pėr trajtimin e asthmės

Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
06-06-2006


Shumė vetė qė vuajnė nga asthma jetojnė me frikėn se fryma qė marrin mund tė jetė e fundit. Pėr tė mbajtur hapur rrugėt e frymėmarrjes shumė prej tyre kanė nė nevojė pėr tė thither doza tė mėdha asteroidesh dhe pėr disa kjo nuk mjafton. Shkencėtarėt tani po pėrpiqen njė mėnyrė tė re trajtimi tė quajtur bronkial thermoplasti.
Gjatė kėsaj procedure, pacienti vihet nė gjumė me anestezi, ndėrsa mjekėt fusin njė fije optike tė pajisur me kamera. Ajo hyn nėpėrmjet laringut deri nė kanalin qė mbushin mushkėritė me ajėr. Pastaj mjekėt nėpėrmjet tubit, lėshojnė ajėr nė njė temperature tė caktuar sa pėr tė shkaktuar tkurrjen e muskujve qė bllokojnė rrugėt e frymėmarrjes.
Procedura zgjat 1 orė dhe qė tė ketė efekt, ajo duhet tė kryehet tre herė, por jo brenda njė dite. Pajisja kalon pak nga pak nė rrugėt e ngushta tė frymėmarrjes deri thellė nė mushkri, duke tkurur muskujt e zgjeruar rrugėkalimet e ajrit.
Nė Kanada kjo praktikė ėshtė kryer disa dhjetra here dhe kėtė javė shkencėtarėt botuan rezultatet e punės sė tyre, tė cilat tregojnė se ndėrkohė qė procedura nuk shėron asthmėn, ajo i bėn pacientėt tė kenė mė pak nevojė pėr ilaēe dhe sulmet e asthmas pakėsohen dukshėm.
Efektet mė tė zakonėshme anėsore duket se janė kolla e lehtė qė zgjat vetėm disa ditė, ndėrsa rreth efekteve afatgjatė ende nuk ka tė dhėna. Por tani ekspertėt kanė ndėrmarrė prova klinike nė 17 spitale amerikane, dhe mendohet qė kjo procedure e re pritet tė ndryshojė rrėnjėsisht pėr tė mirė mėnyrėn e trajtimit tė asthmės.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-06, 10:04   #37
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tė reja mjekėsore
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
13-06-2006

Kanceri dhe sistemi imunitar ndaj tij
Kėta minj janė tė paprekshėm nga doza tė larta tė qelizave kanceroze. Arsyeja ėshtė se organizmi i tyre ka fituar natyrshėm imunitet ndaj kancerit dhe qelizat e tyre tė gjakut shėrojnė ēdo lloj kanceri tek minjtė e zakonshėm. Shkencėtarėt pranė universitetit Forest Wake injektuan qeliza tė bardha gjaku nga kėta minj rezistent ndaj kancerit tek minjtė e prekur nga kanceri dhe vunė re se kanceri i tyre u zhduk plotėsisht.
Doktor Zheng Cui thotė se tek minjtė e zakonshėm qelizat kanceroze ndodheshin nė fazėn mė agresive dhe me siguri ata do tė kishin ngordhur brenda 2-3 javėsh nėse nuk do t’u injektoheshin qelizat e gjakut tė minjėve rezistent ndaj kancerit.
Nė studimin mbi kėtė ēėshtje botuar kėto ditė thuhet se shkencėtarėt kanė zhvilluar njė analizė gjaku qė mund tė identifikojė minjtė qė janė tė paprekshėm nga kanceri. Tani shkencėtarėt shpresojnė qė me njė analizė tė ngjashme me gjakun e njeriut tė jenė nė gjendje tė identifikojnė edhe njerėzit qė janė tė paprekshėm nga kanceri.
Doktor Zheng thotė se nėqoftėse analiza del me sukses pėr tė identifikuar njerėzit rezistent ndaj kancerit, atėherė njė transfuzion gjaku ose i qelizave tė bardha nga kėta njerėz tek personat e sėmurė nga kanceri, do tė sillte shėrimin e tyre tė plotė.
Por Xhill O'Donell-Tormi e institutit tė kėrkimeve nė fushėn e kancerit, thotė se me rendėsi ėshtė qė fillimisht tė kuptohen bazat gjenetike dhe biologjike tė qelizave qė shėrojnė kancerin, pra tė kuptohet se ē’gjė e veēantė ka ndodhur nė procesin gjenetik qė e bėn organizmin e tyre tė imunizuar ndaj kancerit.
Ajo thotė sipas disa treguesve, njė mekanizėm i ngjashėm qė ekziston tek minjtė e paprekshėm nga kanceri mund tė jetė i pranishėm edhe tek njerėzit. Megjithatė kjo mbetet njė pyetje, pėrgjigje e saktė e sė cilės kėrkon punė tė mėtejshme nė laborator.


Operacioni bajpas nė stomak kundėr mbipeshės
Njė studim i kohėve tė fundit vė nė duke se numri operacioneve tė stomakut nė Shtetet e Bashkuara ka ardhur duke u rritur, ndėrsa shumė amerikanė parapėlqejnė thikėn e kirurgut pėr tė dale fitues nė luftėn kundėr mbipeshės.
Njė vėzhgim i kartelave spitalore nga viti 1998 deri nė vitin 2002, tregon se numri i operacioneve tė njohur gjithashtu si bajpass nė stomak ėshtė rritur 600 pėrqind nė krahasim me vitin 1990.
Nė vitin 2002, mė shumė se 14 mijė amerikanė hynė nė sallat e operimit pėr tė rėnė nga pesha, dhe llogaritet qė dhjetra mijėra vetė do t’i nėnshrohen kėtij lloj operacioni gjatė vitit 2006.
Operacioni shpesh kryhet pėr tė trajtuar mbipeshėn ekstreme, pra kur njeriu ėshtė tė paktėn 30 kilogram mbi peshėn normale.
Pėr shtimin e kėsaj procedure mendohet se ndikojnė disa faktorė, pėrfshi shtimin e rasteve tė mbipeshės, pėrparimin e teknikave kirurgjike, pakėsimin e rrezikut pėr jetėn gjatė operimit dhe suksesin afatgjatė tė kėsaj praktike.
Ekspertėt thonė se operimi pėr tė rėnė nga pesha nuk duhet tė merret me mendjelehtėsi dhe duhet tė pėrdoret vetėm si mjet i fundit kur shėndeti i personit ėshtė nė rrezik si pasojė e mbipeshės.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-06, 13:01   #38
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ilaē i ri kundėr kancerit tė veshkave; Meditimi dhe sėmundjet e zemrės

Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
27-06-2006

Ilaē i ri kundėr kancerit tė veshkave
Njerėzit me kancer nė veshka tashmė kanė shpresa pėr shėrim. Kėshtu thuhet nė hyrje tė njė studimi qė shpall ilaēin e ri Sutent si shpėtimtar tė pacientėve me kancer nė veshka.
Kanceri i veshkave vazhdon tė jetė njė nga sėmundjet mė vdekje prurėse, ndėrsa vetėm 10 pėrqind tė pacientėve mbijetojnė jo mė shumė se 5 vjet. Ēdo vit rreth 40 mijė amerikanė preken nga kjo sėmundje dhe rreth 13 mijė prej tyre vdesin prej saj. Ndėr format e trajtimit pėrfshihen, operimi, rrezet dhe kimoterapia, tė cilat nuk janė treguar tepėr tė efektėshme, si dhe terapia biologjike pėrdoret mė shpesh.
Dy studimet e fundit rreth ilaēit tė ri Sutent, arrijnė nė pėrfundimin se ky ilaē nė pėrgjithėsi mund t’i ndihmojė pacientėt me kėtė sėmundje shumė mė tepėr sesa trajtimi standart me interferon. Jo vetėm kaq; ilaēi Sutent mund tė ndalė rishfaqjen e kancerit nė veshka pas operacionit pėr tė paktėn njė vit.
Nė fakt, ilaēi Sutent nuk sulmon drejt pėrdrejt qelizat kanceroze, por bllokon kanalet e ushqimit tė tumoreve, pra parandalon furnizimin me gjak tė qelizave kanceroze.
Duke e pare ēėshtjes nga pikėpamja se sot jetojmė nė njė kohė kur sėmundjet kanceroze pėrhapen me shpejtėsi dhe gjetja e kurave tė reja bėhet jashtėzakonisht e vėshtirė, njė onkologjist thotė se rezultatet qė tregojnė suksesin e ilaēit Sutent, janė tė shkėlqyeshme.
Meditimi dhe sėmundjet e zemrės
Njė studim i ri tregon se njė nga format e meditimit, quajtur meditimi transhend, ndihmon funksionimin normal tė artereve qė furnizojnė zemrėn me gjak. Sipas studimit, meditimi rregullon tensionin dhe nivelet e sheqerit nė gjak. Rezultatet e studimit duket se pėrputhen me urtėsinė popullore qė thotė se meditimi ėshtė arti i tė shlodhurit dhe meditimi transhend ėshtė shlodhja e plotė i trurit.
Shkencėtarėt nė qėndrėn kėrkimore Cedars Sinai kryen prova me 2 grupe burrash me sėmundje nė arteret e zemrės, duke kėrkuar njėrit grup tė kryente ēdo ditė ushtrime medituese, ndėrsa grupit tjetėr tė kryente ushtrime fizike dhe tė mbante dietė ushqimore.
Pėr pjesmarrėsit, stili i jetesės qėndroi i njėjtė dhe ata ruajtėn tė njėtėn peshė trupore. Pas 4 muajsh u vu re se burrat qė bėnin pjesė nė grupin e meditimit, kishin njė tension gjaku tė ulėt dhe aftėsitė e organizmit pėr tė rregulluar nivelet e sheqerit nė gjak u pėrmirėsuan dukshėm. Tensioni i gjakut dhe niveli i sheqerit nė gjak janė dy prej faktorėve tė sėmundjeve koronare.
Shkencėtarėt thonė se meditimi mund tė afektojė pozitivisht pėrgjigjen fiziologjike tė organizmit ndaj stresit, nė tė njėjtėn mėnyrė si ushtrimet fizike.
Pėr meditim nuk duhet shumė kohė e pėrpjekje. Sipas studimit, pėrkushtimi 20 minuta nė ditė pėr tė qetėsuar mendjen mund t’a ndihmojė njeriun tė bėjė njė jetė tė plotė e tė shėndetėshme.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-07-06, 17:49   #39
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Depresioni dhe sėmundjet e zemrės; Miqėsia e ngushtė nė rėnie
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
04-07-2006

“A ndihmon qėndrimi pozitiv nė zgjatjen e jetės? Apo e kundėrta, a ndikon gjendja e nderė shpirtėrore nė prekjen nga sėmundjet?”
Kėtyre pyetjeve pėrpiqet t’u pėrgjigjet mjekja Mari Hulli e qėndrės mjekėsore tė veteranėve, pranė universitetit tė Kalifornisė nė San Francisko. Ajo ėshtė autore e studimit mbi lidhjet e depresionit me sėmundjet e zemrės.
“Shumica e studimeve kanė arritur nė pėrfundimin se depresioni pasohet nga rreziku nė rritje i sulmeve nė zemėr. Kjo do tė thotė se depresioni afekton jo vetėm mendjen por edhe trupin”.
Nė fakt, mjekja Hulli vuri re gjatė studimit se njė nė ēdo 3 pacientė me sėmundje tė zemrės vuante nga depresioni. Njė lidhje e tillė midis gjendjes mendore e fizike nuk e befason pacientin Uilli Kouan, i cili ka patur probleme me shėndetin, pėrfshi dy raste tė hemoragjisė cerebrale dhe njė operacion bajpas nė zemėr.
“Problemet e zemrės lindėn pak vjet mė parė, por pėr shumė vite unė kam vuajtur nga depresioni”, thotė ai.
Shtrohet pyetja, pėrse depresioni ndikon nė shėndetin e zemrės?
“Duket se tek pacientėt me depresion, niveli i hormoneve tė stresit rritet dhe kjo mund tė dėmtojė zemrėn. Ose mund tė jetė mėnyra e sjelljes. Pėr shembull personi me depression nuk ka dėshirė e vullnet tė marrė rregullisht ilaēet ose nuk pėrdor ushqime tė shėndetėshme ose nuk kryen fizkulturė. Tė gjitha kėto janė me pasoja nė zemėr”, thotė mjekja Hulli.
Ajo shton se mjekėt dhe pacientėt duhet tė kenė parasysh depresionin kur trajtojnė sėmundjet fizike.
“Trajtimi i depresionit qė nė fillim tė shfaqjes sė tij mund t’i ndihmojnė pacienttėt tė shėrohen mė mirė e mė shpejt nga sėmundje tė tjera.” , thotė autorja e studimit.
Pėr trajtimin e depresionit ka shumė mėnyra qė janė treguar tė efektėshme. Ndėr simptomat e depresionit janė lodhja dhe qėndrimi shpėrfillės ose pa interes ndaj gjėrave qė mė parė shikoheshin si tė pėlqyeshme. “Nė raste tė tilla. njė visitė tek mjeku do tė ishte e kėshillueshme”, thotė studiuesja.

Miqėsia e ngushtė nė rėnie

“Nė se rrethi juaj shoqėror ėshtė zvogėluar, pėr kėtė mos u shqetėsoni. Ju nuk jeni vetėm”. Kėshtu thuhet nė studimin e kryer nga njė grup sociologėsh amerikanė.
Sipas studimit, numri i miqėsive tė ngushta mes amerikanėve ka rėnė 33 pėrqind gjatė dy dekadave tė fundit. Pra, ēdo person ka tani njė shok, shoqe, apo mik tė ngushtė mė pak sesa mė parė. Ndėrsa numri i atyre qė thanė se nuk kishin asnjė shok a shoqe tė ngushtė pėr tė folur rreth gjėrave tė rendėsishme apo pėr tė qarė hallet, u dyfishua.
Por studimi ka edhe njė anė positive. Nė tė thuhet se ndryshe nga 20 vjet mė pare, sot shumė amerikanė thonė se njerėzit mė tė besueshėm pėr ta janė bashkėshortėt ose partnerėt e tyre.
Ekspertėt thonė se pakėsimi i miqėsive tė ngushta mes amerikanėve duket se shkaktohet nga ndryshimet nė shoqėri. Njerėzit sot punojnė mė shumė orė nė ditė dhe pėrdorin mė shpesh teknologjinė kompjuterike si pėrshembull postėn elektronike pėr tė komunikuar me njėri tjetrin.
Nė studim thuhet se mungesa e njė rrethi tė ngushtė shoqėror mund ta bėjė njeriun tė ndjehet i vetmuar dhe mund tė afektojė shėndetin mendor e fizik duke ndikuar nė rritjen e tensionit tė gjakut e shtimin e depresionit.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-07-06, 16:29   #40
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kafeja pakėson rrezikun e prekjes nga diabeti.


Ēdo mėngjes, mbi 100 milionė amerikanė ndjejnė nevojėn e kafesė. Dikush e pi sepse i shijon, tė tjerė thonė se kanė nevojė pėr tė dale nga gjendja e pėrgjumur apo sepse ua kėrkon organizmi. Madje ka nga ata qė thonė se pasi kanė pirė kafe e ndjejnė veten tė shlodhur e tė pertėritur e u kthen humorin.
Tė gjitha kėto pohime pėrkojnė me tė dhėnat e vazhdueshme qė vijnė nga qarqe shkencore, tė cilat lėnė tė kuptohet se kafeja jo vetėm pėrmirėson gjendjen shpirtėrore por mund tė ndihmojnė edhe nė pėrmirėsimin e shėndetit fizik.
Pirja ēdo ditė e kafesė, e pėrgatitur sipas mėnyrave e shijeve tė ndryshme evropiane e amerikane, ndikon nė pakėsimin e rrezikut tė prekjes nga sėmundja e parkinsonit, kancerit nė mėlēi, gurėve nė tėmth dhe veēanėrisht nga diabeti i tipit 2. Njė numėr studimesh tė ndryshme tani tregojnė se pirja e katėr filaxhanėve me kafe nė ditė ndihmon nė pakėsimin 30 pėrqind tė rrezikut tė prekjes nga diabeti.
Rezultatet e kėrkimeve nė laborator lėnė tė kuptohet se sa mė shumė kafe pi njeriu aq mė e fortė bėhet mbrojtja e tij nga sėmundjet. Sigurisht kjo nuk do thotė qė kafja tė pihet nė vend tė ujit.
Njė studim i fundit tregon se edhe kafeja pa kafeinė, (decaf) ėshtė njėsoj e efektėshme kundėr diabetit, po aq sa edhe kafeja e rregullt.
Mjeku Peter Martins pranė shollės mjekėsore tė universitetit Vanderbild thotė se kafeja pėrmban disa substanca, qė kur u janė dhėnė minjėve nė laborator, ato kanė vepruar si ilaēe kundėr diabetit, pra shtojnė aftėsinė e organit tė mėlēisė pėr tė djegur sheqernat.
Por shumė mjekė, pėrfshi doktor David Nathan pranė spitalit tė pėrgjithshėm nė Masaēusets, thonė se kėto janė rezultate paraprake dhe pėr kėtė arsye njerėzit tani nuk duhet tė vėrshojnė nėpėr kafene me shpresė se pirja e kafesė do t’u ulė atyre rrezikun e prekjes nga diabeti.

marrė nga zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-06, 19:05   #41
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

13-07-2006,VOA
Qeveria amerikane miratoi zyrtarisht tabletėn e parė me kombinimin e 3 ilaēeve kryesore kundėr Sidės. Tableta e re e cila u krijua nga kompanitė farmaceutike Gilead dhe Bristol-Myers Squibb, rekomandohet tė merret 1 herė nė ditė.
Ekspertėt e shėndetėsisė thonė se tableta e re do ta bėjė mė tė lehtė qė pacientėt tė ndjekin regjimin e mjekimeve, i cili mė parė pėrfshinte marrjen e dhjetėra ilaēeve nė ditė. Ata thonė gjithashtu se ilaēi i ri ul rrezikun e shfaqjes sė varianteve tė virusit qė janė rezistente ndaj ilaēeve.
Tableta e re do t’u kushtojė pacientėve mbi 1 mijė dollarė pėr njė dozė 1 mujore.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-07-06, 19:54   #42
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
18-07-2006


Arti lehtėson simptomat e alcajmerit

Ndėrsa pėr sėmundjen e alcajmerit nuk ekziston ndonje kurė, disa shkencėtarė kanė zbuluar njė mėnyrė tė re jo tė zakonėshme pėr tė lehtėsuar simptomat e rėnda tė kėsaj sėmundjeje.
Irena Brenton vuan nga alcajmeri. Megjithatė ajo qesh, duke komentuar rreth kėsaj pikture tė quajtur “Dhoma e ngrėnies sė mėngjesit”.
“Me siguri, artisti e ka pikturuar menjėherė pasi ka ngrėnė mėngjes”, thotė Irena.
Zakonisht, pacientėt me alcajmer dallohen nga ajo qė mjekėt e quajnė 4 A-tė: Ankthi, Agresiviteti, Apatia dhe Axhitimi ose nė shqip, shqetėsimi i jashtėzakonshėm.
“Babai im ka qėnė shkrimtar e redaktor”, thotė Sheila Barns, e cila ka humbur kujtesėn afatshkurtėr pėr shkak tė alcajmerit. Ajo bisedon rreth tė kaluarės ndėrsa ndalon duke parė njė kryevepėr franceze dhe shlodhet pėrpara piktures “Roma duke fjetur” tė Rusoit. Ajo thotė se kjo pikturė krijon paqe e besim tė ndėrsjellė midis kafshės dhe njeriut.
Katėr A-tė sikur fashiten pėrmballė artit, dhe pacientėt gjejnė qetėsi, thonė mjekėt. Kujtesa emocionale gjallėrohet dhe kthehet tek kėta pacientė duke i bėrė ata tė lidhen me ngjarjet e njerėzit qė kanė njohur nė tė kaluarėn.
"Pas vizitave tė tilla nė muze pacentėt me alcajmer ndjejnė mė pak apati e ankth", thonė pjestarė tė familjeve dhe ata qė kujdesen pėr kėta tė sėmurė.
Bashkėshorti i Irenės, Majron Brenton pohon se Irena filloi tė flasė pas shumė kohėsh dhe thotė se do tė fillojė tė merret me fotografi. Dikur ajo ka qėnė fotografe.
Shtrohet pyetja; Pėrse pikturat kanė kėtė efekt?. Shkencėtarėt thonė se kanė zbuluar se shumė prej kujtimeve ruhen nė tru si imazhe dhe nuk shkatėrrohen nga alcajmeri.
Shkencėtari Xhon Zeisel thotė se alcajmeri nuk shkatėrron kujtesėn, por kjo sėmundje dėmton atė pjesė tė trurit qė i lejon njerėzit tė tėrheqin kujtimet. Pra nėse mund tė thuhet se kujtimet mbyllen nė njė kuti, pėr tė prekurit nga alcajmeri mund tė thuhet se ata ka humbur ēelėsin e kėsaj kutie. Dhe shkencėtarėt thonė se arti mund tė shėrbejė si ēelėsi pėr hapjen e saj. Megjithatė, shkencėtarėt theksojnė se kėto piktura nuk janė kurė pėr alcajmerin, por njė trajtim pėr lehtėsimin e simptomave.


Gjumi ndihmon kujtesėn

Ēdo njeri fle mesatarisht 6 orė nė natė dhe studim i ri vė nė dukje se gjumi mund tė jetė kyē pėr pėrmirėsimin e kujtesės.
Shkencėtarėt nė shkollėn mjekėsore tė universitetit Harvard nė bashkėpunim me ata tė universitetit tė Pensilvanisė studiuan pėr 1 vit e gjysėm rreth 60 tė rinj pėr tė parė e nė ē’mėnyrė gjumi afekton kujtesėn.
Ata u dhanė personave pjesė leximi pėr t’i mėsuar pėrmendėsh dhe pas njė pushimi 12 orėsh u kėrkuan atyre tė thonin atė qė mbanin mend.
Nga ky studim doli se ata qė ishin lejuar tė flinin gjatė pushimit kishin njė kujtesė mė tė mirė sesa tė tjerėt qė kishin qėndruar zgjuar gjatė pushimit 12 orėsh.
Autorėt e studimit thonė se kur personi fle pasi ka mėsuar diēka tė re, ky gjum ndihmon pėr ruajtjen e kėtij informacioni nė tru.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-08-06, 19:27   #43
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Studim mbi diabetin; Sjellja ndaj fėmijėve pėrcakton karakterin e tyre.

Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
15-08-2006

Studim mbi diabetin
Njė studim i kohėve tė fundit tregon se analiza pėr matjen e nivelit tė sheqerit nė gjak pas ngrėnies sė ushqimit, mund tė jetė mė e efektėshme pėr pėrcaktimin e rrezikut nga sėmundjet e zemrės tek pacientėt qė vuajnė nga diabeti.
Dihet se parametrat bazė pėr pėrcaktimin e shėndetit janė pesha trupore, tensioni i gjakut dhe temperatura e trupit. Por pėr personat me diabet, ėshtė kontrolli i sheqerit nė gjak ai qė pėrcakton shėndetin dhe tani disa specialistė tė mjekėsisė thonė se analiza e gjakut pėr matjen e nivelit tė sheqerit mund tė jetė mė e efektėshme pas ushqimit.
Pėr njerėzit me diabet, gjithmonė ėshtė rekomanduar qė kėto analiza tė bėhen para ushqimit, por studimet e reja vėnė nė dukje se analiza e gjakut pas marrjes sė ushqimit ėshtė gjithashtu mjaft e rendėsishme pėr pėrcaktimin e rrezikut tė sėmundjeve tė zemrės.
Studimi me pjesmarrjen e pacientėve me diabet tregoi se rreth 60 pėrqind e tyre rrallė i pėrdorin rezultatet e analizave tė sheqerit nė gjak pėr tė pėrcaktuar masėn e racioneve tė ushqimit, ndėrsa rreth 50 pėrqind e tyre i pėrdorin rregullisht kėto rezultate pėr tė zgjedhur llojin e ushqimit. Gjithashtu, vetėm 33 pėrqind e kėtyre pacientėve e masin nivelin e sheqerit nė gjak pasi kanė ngrėnė ushqim. Pacientja Grace Govia thotė se matja e nivelit tė sheqerit nė gjak pas ushqimit e ndihmon atė tė pėrcaktojė masėn e racionit, pėrzgjedhjen e ushqimit dhe llojin e ilaēeve pėr tė kontrolluar diabetin.
Pėr tė ndihmuar pacientėt qė tė shohin lidhjen midis ushqimit dhe sheqerit nė gjak, ekziston njė pajisje e quajtur OneTouch Ultra 2, e cila mbikqyr glukozėn nė gjak

Sjellja ndaj fėmijėve
Pėr tė ditur se ēfarė t’u thuash fėmijėve dhe si t’ua thuash atė ėshtė njė sfidė e pėrherėshme prindėrore. Fatkeqėsisht, disa fjalė qoftė edhe nga mėnyra sesi thuhen mund tė shkaktojnė dhimbje emocionale qė lėnė gjurmė gjatė gjithė jetės.
Studimi i ri tregon se komentet negative rreth peshės trupore, pamjes sė jashtme ose ndaj mėnyrės sė tė ngrėnit qė bėhen nga prindėrit apo pjestarė tė familjes mund tė prekin rėndė vetbesimin e njė fėmije. Kjo dukuri vihet re mė shumė tek vajzat sesa tek djemtė, thuhet nė studim.
Autorėt e studimit intervistuan 450 vajza qė kishin probleme me pamjen e jashtme, pra ishin pak tė shėndosha apo hanin ose flisnin shumė. Rezultatet treguan se 80 pėrqind e tyre thane se kur kishin qėnė tė vogla, ato ishin pėrballur me komente negative rreth pamjes sė jashtme, ose kishin provuar fjalė fyese si dembele, e shėmtuar apo budallaqe. Ekspertėt thonė se komente tė tilla janė tepėr tė dėmshme dhe i bėjnė fėmijėt tė ndjehen tė keqtrajtuar emocionalisht, dhe krijojnė ērregullime nė oreksin e tyre.
Studimi arriti nė pėrfundimin se ndikimi i kritikave, veēanėrisht ndaj mbipeshės apo pamjes sė jashtėme tė fėmijės ishte akoma mė i keq kur komentet bėheshin nga nėna mė shumė sesa nga pjestarėt e tjerė tė familjes.
Ndjenja e vetbesimit ėshtė njė karakteristikė qė krijohet me vėshtirėsi, thuhet nė studim, prandaj njė koment apo kritikė pa fakt, njė fjalė fyese pa qėllim, sjellin pasoja afatgjate nė jetėn e fėmijėve.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-09-06, 16:55   #44
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Njė analizė e re nė lėkurė mund tė ndihmojė nė kurimin e Alcajmerit nė fazat e para
14-09-2006,zėri i Amerikės

Kėrkuesit thonė se ka mundėsi qė sė shpejti tė diagnostikohet shkencėrisht sėmundja e alcaimerit, pa qenė nevoja qė tė pritet konfirmimi i autopsisė, pasi vdes pacienti. Kėrkimet klinike nė Shtetet e Bashkuara kanė provuar efektivitetin e njė analize nė lėkurė e cila mund tė ndihmojė nė trajtimin nė fazat e para tė sėmundjes dhe ndoshta njė ditė nė kurimin e saj.
Kėto pamje tregojnė atė qė quhet ‘pllakat dhe mpleksjet’ nė tru. Ato sinjalizojnė grumbullimin e njė proteine e cila dėmton qelizat e trurit. Sėmundja e alcaimerit ėshtė njė parregullsi progresive e cila prek kujtesėn logjikėn, tė folurin dhe gjykimin. Pesė pėrqind tė pacientėve me sėmundjen e alcaimerit e trashėgojnė nėpėrmjet njė gjeni tė familjes, por pėr shumicėn e rasteve faktori kryesor ėshtė mosha. Doktor Daniel Alkon, nga Instituti Blanshet Rokfeller.
"Sa mė shumė plakemi aq mė tepėr mund tė prekemi nga kjo sėmundje.”
Zoti Alkon, ka udhėhequr kėrkimet pėr njė diagnostikim nė fazat e para tė sėmundjes sė alcaimerit, nė Institutin e Neuroshkencave Blanshet Rokfeller, pranė Uashingtonit. Ai ka ndihmuar nė zhvillimin e njė testi nė lėkurė i cili konfirmon praninė e njė fryrjeje nė trup dhe nė tru.
“Ne mund tė identifikojmė disa proteina specifike nė qelizat e lėkurės, tė cialt reagojnė ndryshe tek pacientėt me sėmundjen e alcaimerit.”
Sėmundja e alcaimerit nuk ėshtė e vetmja e cila ēon nė humbjen e memorjes, por ėshtė e vetmja formė e cila nuk jep simptoma tė tjera fizike. Pikėrisht pėr kėtė, mjekėt e kanė tė vėshtirė ta zbulojnė nė fazat e para. Sa mė e avancuar tė jetė sėmundja aq mė i lehtė ėshtė diagnostikimi dhe fatkeqsisht aq mė e vogėl ėshtė mundėsia pėr t’u kuruar.
Masa parandaluese si ushtrimet intensive pėr trupin dhe trurin sugjerojnė se tė moshuarit mund tė mėnjanojnė ose shtyjnė sėmundjen e alcaimerit. Mendohet se duke ruajtur njė formė tė mirė fizike dhe mendore, pėrmirėsohet funksionimi i gjakut nė pjesėt e trurit qė pėrdoren pėr memorjen. Por ndėrkohė qė brezat e pas Luftės sė Dytė Botėrore shkojnė drejt plakjes, ka njė presion mė tė madh pėr gjetjen e njė kure. Doktor Alkon shikon njė potencial tek njė ilaē i quajtur Briostatin, i cili ėshtė pėrdorur nė kėrkimet mbi kancerin.
“Pėr njohuritė e deritanishme ky ėshtė njėri nga ilaēet e para qė ka njė potencial pėr tė kuruar simptomat dhe procesin e degjenerimit tė qelizave tė trurit.”
Do tė duhet kohė qė qeveria tė miratojė njė ilaē ose njė vaksinė tė mundėshme. Pėr tani doktor Alkon thotė se, sa mė shpejt tė bėhet e mundur analiza e lėkurės aq mė tė madha janė shanset pėr njė kurim nė fazat e para.
“Kjo do tė ishta ideale, sepse ne do tė kishim njė fillim tė mirė nė parandalimin e sėmundjes
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-09-06, 20:12   #45
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Trajtmi i parkinsonit me operacion


Parkinsoni ėshtė njė sėmundje neurologjike dhe shenjat e dukėshme tė saj janė dridhjet, veēanėrisht tė gjymtyrėve. “Me pėrparimin e sėmundjes, simptomat shtohen”, thotė neurologu David Ēarls pranė universitetit Vanderbild nė Nashvill tė shtetit Tenesi. “Vėshtirėsitė qė shoqėrojnė sėmundjen e parkinsonit janė dridhjet, bllokimi i muskujve, ngadalėsimi i lėvizjeve, vėshtirėsitė pėr tė ruajtur balancėn gjatė ecjes dhe humbja e kujtesės pėr rreth 20 pėrqind tė pacientėve.”
Sipas organizatės botėrore tė shėndetėsisė, 4 milionė njerėz vuajnė nga sėmundja e parkinsonit. Por kjo shifėr parashikohet tė rritet ndėrsa shumė vende tė zhvilluara vazhdojnė tė njoftojnė mbi rritjen e numrit tė popullatės sė moshuar. Nė Shtetet e Bashkuara ka rreth 1 milionė e 500 mijė vetė tė diagnostikuar me parkinson.
Sėmundja fillon tė shfaqet kryesisht tek njerėzit e moshės 60-65 vjeē. Ilaēet duket se bėjnė efekt nė vitet e para tė prekjes, por mė vonė kėto efekte dobėsohen.
Trajtimi i parkinsonit ėshtė treguar i suksesshėm tek 25 pėrqind e pacientėve tė cilėt iu nėnshtruan operacionit pėr stimulimin e thellė tė trurit. Elektrodat vendosen nė njė zonė tė trurit tė njohur me emrin subthalamic nuckleus qė nxit veprimtarinė e tepruar tė trurit. Elektrodat lidhen me njė aparat pejsmejker tė vendosur nė gjoks. Nė kėtė mėnyrė, elektrodat dėrgojnė njė sinjal pėr qetėsimin e dridhjeve dhe zhbllokimin e muskujve.
Doktor David Ēarls thotė se kjo terapi ndėrpret veprimtarinė e tepruar tė trurit dhe nė kėtė mėnyrė lehtėson simptomat e parkinsonit. Evan Stern i ėshtė nėnshruar njė terapie tė tillė. Ai thotė se nė pėrgjithėsi ndjehet mirė dhe dridhjet i janė zhdukur plotėsisht.
Ekipi i mjekėve neurologė pranė universitetit Vanderbild po fillon tani tė pėrdorė kėtė mėnyrė trajtimi tek disa pacientė ku sėmundja ndodhet nė fazat e para. Doktor Ēarls thotė se kryerja e terapisė stimuluese nė fazėn e herėshme tė sėmundjes mund tė ndihmojė nė lehtėsimin e simptomave, por nuk ofron shėrim dhe as nuk ndal pėrparimin e sėmundjes. Nga kjo terapi, pacientėt vazhdojnė tė pėrfitojnė edhe 5 deri nė 7 vjet pas operacioni.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.