Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-10-11, 19:01   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Helena Kadare: Tradhtia e Ismailit dhe ndėrhyrja e Sabri Godos pėr pajtim



Njė histori e jashtėzakonshme dashurie, e cila jetoi mė shumė pėr hir tė saj. Studentja e letėrsisė e deshi pa kushte shkrimtarin e ri, tė shkolluar nė Moskė. Pavarėsisht listės sė tė dashurave leshverdha, qėndrimit tė ftohtė ndaj prindėrve saj, dhe tej gjithė traditave, tradhtive tė mėvonshme dhe andrallave qė do t’i hapte gjenia e tij.





Helena, e vetme kundėr botės, pėr dashurinė


Pėrmes kujtimeve tė saj ajo konfirmoi bindjen e tė gjithėve, se ata nuk ishin njė ēift i zakonshėm… Jo vetėm se ai ėshtė njė shkrimtar i madh… Edhe detajet mė tė imėta e bėjnė njė histori tė pa tė dytė. E vėshtirė ta mendosh se mund tė hapet goja e tė zėrė gjumi teksa e lexon, siē mund tė ndodhė rėndom duke shfletuar libra me kujtime, plot elozhe pėr veten, pėr bashkėshortin, pwr familjen e ngritur dhe intelektuale, njerėzit e afėrt… Jo! Libri i Helena Kadaresė, “Kohė e pamjaftueshme”, i sapo dalė nė libraritė e Tiranės nga shtėpia botuese “Onufri”, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me librat e rėndomtė me kujtime. Nuk mund tė jetė i tillė, sepse historia e ēiftit Kadare, e gjirokastritit tė ri, tė sapo kthyer nga Moska, qw do tw bwhej shkrimtari mw i madh shqiptar, dhe studentes sė letėrsisė me origjinė nga Fieri ėshtė nga ato qė tė mbajnė peng. Ndonėse, duhet thėnė njė libėr qė i kalon 700 faqet ėshtė gati i “frikshėm”… Ishin fillimvitet ’60 dhe skema e lidhjeve tė asaj kohe ishte: njė njohje, fejesė dhe mė tej martesa, pa dyshim… Ashtu si edhe dėshironin prindėrit e Helenes, tė cilėt
qysh se ishte maturante e fejuan me njė inxhinier, tė cilin ajo nuk e donte. E si mund ta donte, kur kishte mėsuar pėrmendėsh letrėn qė shkrimtari i ri Ismail Kadare i kishte dėrguar nga Moska? Ajo dashuri platonike do tė mjaftonte qė ajo t’i jepte fund fejesės, pavarėsisht kėrcėnimeve. Ēka do vijonte mė pas, nuk do tė ishte fare e thjeshtė. Sepse Ismaili, apo Is siē i thotė ajo, nuk ishte njė njeri i thjeshtė. Pėrveēse i dukej gati indiferent, arrogant, vitet e studimeve tė tij nė Moskė tė mbushura plot emra vajzash tė huaja Ljuba, Ana, Svjeta, Llora, Zhana…, i dukeshin gati tė pamoralshme njė vajze tė rritur nė njė familje ku “njeriu pwr njw nder rron”. Por duket se asgjė nuk mund ta ndalte vajzėn e re, as sherri me familjen, as largimi nga shkolla, as pritja e ftohtė e familjes sė atij, e cila i dukej tėrėsisht e ēuditshme, as fjalėt e kėqija, as xhelozitė… Me njė dasmė jo tw zakontw, ku merrnin pjesė gjithė shkrimtarėt e Tiranės, ata u martuan nė 22 tetor tė vitit 1963. Por kėto do tė ishin vetėm peripecitė e paramartesės. Si tė mos mjaftonin andrallat e vazhdueshme me pushtetin, ndalimet e librave, mbledhjet, pleniumet, netėt pa gjumė e gjithė ankth e nervozizėm, Ismaili vazhdonte tė ishte i lakmuar nga femrat dhe Helena nuk nuk mund tė mos bėhej xheloze, nuk mund t’i shpėtonin shkėmbimet e vėshtrimeve, pwr tw mos folur pwr ato raste kur Is e tepronte vwrtetw… Pas 48 vitesh martesė Helena vazhdon tė jetė ajo gruaja e fortė, qė nuk u lodh asnjėherė nga njė burrė sa i jashtėzakonshėm, aq edhe i vėshtirė….

Meri L. Mė shoqėroi me vendosmėri deri te dera e apartamentit. Ishte nė katin e dytė. Me dorė tė pasigurt i rashė ziles. U dėgjuan hapat e tij, pastaj dera u hap.
Ndryshe nga gjallėrimi qė kishte treguar nė telefon, Is se si m’u duk. Jo i gėzuar. Ishte i parruar.
Mė ftoi nė dhomėn pėrbri. M’u duk i pavėmendshėm dhe fytyra e parruar ia shtonte ngrysjen dhe mosvėmendjen. Mė tha tė ulesha nė njė kolltuk ngjyrė vishnje, ndėrsa vetė u ul nė shtrat. Ai mė ofroi cigare dhe, ndonėse unė nė atė kohė nuk e pija, e mora. Ndihesha si e hipnotizuar.
-Tė kam premtuar se do tė shfaq ca filma, tha ai, herėn tjetėr do ta mbaj fjalėn.
Biseda mezi lidhej dhe heshtja ishte e gjatė. Ashtu gjysmė shtrirė, siē po rrinte nė shtrat, mė shikonte nė njė mėnyrė tė ēuditshme. Pastaj mė tha tė afroja kolltukun.
Bėra siē mė tha pa e hequr atė cigare nga dora, edhe pse mė shkaktonte njė marramendje tė frikshme. Pa thėnė asgjė, ai zgjati dorėn, mori dorėn time tė lirė dhe ma vuri te qafa e tij.
Unė e humba fare. Njė zė i brendshėm mė thoshte se duhej tė bėja diēka, sidoqoftė. S’kisha parė e as lexuar gjėkundi qė prekja midis njė djali e njė vajze tė niste kėshtu.
Ai vazhdonte tė pinte cigaren e vet sikur unė tė mos isha aty. Atėherė, instinktivisht nisa t’ia pėrkėdhel flokėt te qafa. Ai zgjati dorėn e lirė, mė tėrhoqi lehtė nga gėrsheti dhe mė puthi nė buzė qetėsisht.
-Mė puth dhe ti, tha me zė fare tė ulėt.
Unė e putha.

Gjithēka ishte si nė ėndėrr. Ai vazhdonte tė rrinte gjysmė shtrirė, kurse unė, pėr shkak tė lartėsisė sė kolltukut, isha gjithmonė sipėr kokės sė tij.
Jashtė po ngrysej.
-Kur e ke provuar pėr herė tė parė dashurinė?- mė pyeti.
Unė shtanga. S’dija ē’t'i pėrgjigjesha. Pyetja m’u duk edhe e vėshtirė, edhe e pamundur pa pėrgjigje. Desha t’i them: kam pasur ca dashuri kalimtare, por i pari, i vėrteti, je ti. Mirėpo, ai e kishte fjalėn pėr tjetėr gjė.
-Desha tė them, kur ke bėrė dashuri pėr herė tė parė…
Unė u skuqa deri nė rrėzė tė flokėve. Ngrita supet dhe ai pėr herė tė parė m’u duk kureshtar.
-Si? Nuk e mban mend? – tha.
Unė vazhdova tė ngre supet dhe diēka belbėzova.
-Ēfarė? Ēfarė?- ia bėri
Po ti ke qenė edhe e fejuar.
Unė vazhdova tė ngre supet.
-Domethėnė, ti qenke e virgjėr…
E kisha menduar se do tė vinte njė ēast qė ai tė merrte vesh atė paradoks (askush s’mund ta besonte se unė, studente e vitit tė parė tė Letėrsisė, e aq mė tepėr e fejuar, tė isha e tillė), por reagimin e tij kurrsesi nuk e prisja.
-Ēudi, mėrmėriti ai dhe ndezi njė cigare tjetėr. Jo vetėm qė s’pati ndonjė ngazėllim nė fytyrė, por, pėrkundrazi, m’u duk se u ngrys pėrsėri. Kisha dėgjuar se meshkujt e quanin veten tė favorizuar kur u vinte rasti tė kishin lidhje dashurie me njė vajzė tė virgjėr, por ky njeri qenkėsh ndryshe. Vėshtrimi i tij u bė i mosvėmendshėm.
-Dėgjo, tha mė nė fund. Ku do ta kalosh Vitin e Ri?
- S’e di, i thashė. Nė shtėpi ndoshta, nė Elbasan.
- Nė qoftė se do tė jesh nė Tiranė, eja ta kalojmė bashkė… domethėnė tė flemė bashkė kėtu. Ndryshe kjo do tė ndodhė kur tė kthehesh tė nesėrmen nga Elbasani.
Domethėnė, mė 1 janar. Mė pėrkėdheli pak, mė puthi, pastaj mė pėshpėriti te veshi: njė vajzė e virgjėr ėshtė pak e bezdisshme…
Tani s’e fshihte se s’i kishe pėlqyer fare qė isha e tillė. Madje, m’u duk se i ra pak respekti.
Mė 1 janar qėndrova me tė gjer nė mėngjes. Gjithēka ishte e bukur, e pangjashme me asgjė.
Mė kujtohet ai mėngjes i ndritur kur dola nga apartamenti i tij. Ecja si e dehur nė Rrugėn e Kavajės, qė sapo ishte larė nga makina e pastrimit tė rrugėve, nėn njė qiell tė ftohtė e tė shndritshėm, siē janė zakonisht mėngjeset e tilla nė Tiranė. Majat e ēative tė shtėpive tiranase, si dhe pemėt nė mes tė rrugės dhe nė tė dyja anėt e saj ishin tė veshura nga njė mjegull e lehtė e tejdukshme. Pikėrisht kur po kaloja nė trotuarin e kishės katolike, nė tė djathtė tė rrugės, kambanat e rėnda tė kishės sė madhe filluan tė bien solemnisht. Nė atė kohė, kishat ishin ende tė hapura. Unė ecja nėn tingujt e atyre kambanave, hapat i bėja tė lehtė, elastikė, sikur brenda meje njė sustė e argjendtė i shtynte ata pėrpara. Shpirtin e kisha plot, me njė lloj triumfi e habie tė hareshme, thua se tėrė bota atė ēast mė pėrkiste mua. Mjaftonte tė shtrija krahėt dhe gjithēka ishte e mundshme, e bėshme, e papenguar nga asgjė. Zot, sa e lumtur isha!…
Kisha kujtuar se puritanizmi i prindėrve tė mi, trysnia pėr tė kufizuar veten nė ēdo gjė, kontrollet e vazhdueshme, propaganda moraliste kundėr meshkujve, rreziqet e imagjinuara e, sidomos fejesa ime e dėshtuar, do tė kishin ndrydhur dhe dėmtuar tek unė ndjeshmėrinė femėrore. Por nuk ishte aspak ashtu. Pas njė jave e gjysmė, nė takimin tonė tė katėrt ose tė pestė isha bėrė njė grua nė kuptimin mė tė plotė tė fjalės. Isha e lumtur, veē tė tjerash dhe pėr kėtė.
Nė atė kohė (nė vitet ‘83-’84) pata pėrshtypjen se Is pati njė tjetėr tėrheqje pėr njė grua tė re. Ajo ka qenė historia e tij mė e mjegullt, e ndoshta mė e zgjatura. Pėr njė kohė tė gjatė u pėrpoqa tė mos e vė re. Mendoja gjithmonė se kjo ishte njė shenjė e mirė, qė s’e kishte humbur aftėsinė tė tėrhiqej nga gratė. Por tė tjerėt e vinin re. Ishte Besiana e vogėl, gjashtė vjeēe, qė e pikasi gjithashtu nė njė pasdreke, nga ato qė ktheheshin nė vallėzim. Kėtė herė nė apartamentin tonė, nė studion me drita tė pakėsuara. Duke gjarpėruar midis vallėzuesve, ajo erdhi me vrap pėr tė mė thėnė se “teta X e ka pėr… e ka pėrqafuar babin!”. S’e bėra veten. Madje i thashė Besianės, qė nė atė kohė ishte tmerrėsisht e lidhur pas tė atit, se nė vallėzim qėllon qė tė bėhet edhe ashtu dhe se s’ishte mirė qė ajo pėrgjonte ē’bėnin tė tjerėt. Is qysh nga vitet e tij studenteske e kishte qejf vallėzimin, por kjo nuk mjaftonte pėr tė shpjeguar atė qė kishte vėnė re vogėlushja. Njė ditė, duke folur bashkė me Is pėr atė qė pėshpėritej tashmė pėr tė, ai, ngaqė nuk e kishte tė lehtė tė gėnjente, ose ngaqė s’i ishte dashur ndonjėherė ta bėnte kėtė, mė dha njė shpjegim aq tė turbullt, sa m’u duk mė e arsyeshme tė mos e dėgjoja mė tej. Tha se shumė burra tė tjerė tėrhiqeshin nga bukuria e “X”-it, kėshtu qė s’qe ndonjė ēudi qė edhe ai tė bėnte pjesė midis tyre. Ajo qė, sipas Is, “i kishte dhėnė shtysė kėtij muhabeti” ishte se “X” kishte dėshirė ta pranonte njėfarėsoj, ose tė mos e kundėrshtonte kėtė ngacmim qė i bėnin pėr Is.
Njė ditė, njė shoqja ime, duke kujtuar se e kishte zbuluar misterin, mė tha se “X”- i nuk ishte gjė tjetėr veēse personazhi i Ana Krasniqit, grua e bukur, qė ai e kishte pėrshkruar nė dy romane tė tij. Pra, lidhja paskėsh qenė e vjetėr, aq mė tepėr qė nė tė dyja romanet, Ana Krasniqi kishte njė histori dashurie me shkrimtarin Bermema, njė tjetėr personazh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-10-11, 19:02   #32
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Entuziazmi i zbulimit ishte fare i shkurtėr kur u kujtuam se, sipas kėsaj hamendjeje, “X”-i, nė kohėn e ngjarjeve tė romanit tė parė, i binte tė kishte qenė 12 vjeē. Veē nė qoftė se Is, pasi kishte pėrshkruar dikur njė histori dashurie (duhet thėnė mjaft tė mjegullt, rezultuam ne tė dyja me shoqen time), tani i kishte shkrepur nė kokė ta pėrjetonte atė, me fjalė tė tjera, tė imitonte librin e vet!
Ndėrkaq, nuk ishte e vėshtirė tė kapje se kishte diēka midis tyre. Njėherė dukeshin me sjellje tėrė pėrkujdesje e vėmendje dhe herėn tjetėr plot nervozizėm, prishje humori e gati pėr grindje.
Mbaj mend se nė njė nga darkat e Vitit tė Rim qė po e festonim te njė nga miqtė tanė, ndodhi diēka e paparashikueshme. Vendi ishte i ngushtė, vallėzonim tė gjithė pothuajse ngjitur, nė njė ambient tė ndriēuar fare pak. Pata pėrshtypjen se Is dhe “X”-i, qė po vallėzonin sė bashku, u shkėputėn befasisht dhe tėrė nervozizėm nga njėri-tjetri. Kur pak mė vonė ajo ishte tėrhequr e pizmosur nė njė kėnd, kurse ai kishte dalė nė ballkon, u kuptua qartė se kishte ndodhur njė nga ato acarimet e zakonshme nė festa tė tilla.
Megjithatė, unė u mundova tė mos e lėshoja veten para miqve tanė, qė, si zakonisht, nė kėto raste hidhnin e prisnin romuze, qė nė tė vėrtetė s’pėrbėnin ndonjė ngacmim tė keq, veē qėllimit tė mirė tė shtendosjes sė situatės.
Pas darkės, rrugės pėr nė shtėpi, ngaqė unė s’po e hapja gojėn tė thosha qoftė dhe njė fjalė tė vetme, Is iu duk se isha e zemėruar pėr atė qė kishte ndodhur. Po gdhinte, aty-kėtu kishte njerėz qė po ktheheshin shend e verė nga darkat ku kishin qenė me miq apo me familje. Is mendonte dhe ishte i bindur qė unė isha e zemėruar me tė dhe donte patjetėr tė sqaroheshim. Mbajti kėmbėt dhe me zė tė lartė tha: Dėgjo kėtu! Ti e ke mendjen atje, por dije njė gjė: tė betohem pėr kokėn e dy vajzave se unė nuk kam fjetur me atė grua.
Nuk e kisha dėgjuar kurrė tė bėnte ndonjėherė be pėr vajzat dhe kushedi, ndoshta nga kjo mėnyrė e pazakontė e betimit tė tij, e besova. Por ai vazhdonte tė ishte tėrė nerva. E more vesh tani? – bėrtiti. Nuk kam fjetur!
Kėtė herė pėrdori njė fjalė tepėr vulgare. Njė grumbull i gėzueshėm njerėzish qė vinin prapa, kthyen kryet.
Gjynah, mor burrė, thirri njėri pėrmes tė qeshurave.
Ule zėrin, i thashė e tmerruar, po bėhemi gazi i botės. Shpejtuam hapat dhe isha vėrtet e gėzuar qė nuk na kishin njohur.
Ajo qė mund tė quhej si epilog i kėsaj historie tė gjatė, ishte periudha pas ikjes sonė nė Francė, nė shtator tė vitit 1990. Tė gjithė tė njohurit tanė na thoshin se “X”-i dukej e dėshpėruar dhe nuk e fshihte aspak pikėllimin e saj. Kishte qėlluar qė nė ēaste depresioni tė thoshte se, tani ata kishin ikur, nuk i interesonte mė asgjė, as suksesi, bile as bukuria qė ia pėrmendnin shpesh.
Njė mėnyrė e tillė tė shprehuri ndoshta vazhdonte ta nxiste ngacmimin, i vetmi kujdes qė ajo pėrdorte ishte qė, nė vend tė pėremrit ai (tani qė ai kishte ikur) pėrdorte pėremrin shumės ata.


Sherri me prindėrit!


Ajo qė i trembesha mė shumė se ēdo gjėje tjetėr dhe qė njėkohėsisht ishte tmerri mė i madh pėr familjen time: lidhja ime me Is, pėr fat tė keq u zbulua. Mosgjetjet e shpeshta nė konvikt nga ana e tim vėllai, kur ai vinte e mė kėrkonte pasditeve, por mė shumė njė letėr anonime e bėrė s’di prej kujt, kishte qenė, me sa dukej, shkaku i gjithė kėsaj. Pakti im me familjen, qė pas prishjes sė fejesės do tė “ruaja nderin”, ishte shkelur. Familja ime, sipas mendėsisė sė saj, kishte tė drejtė tė mė quante bukėshkalė dhe tė pabesė. Alarmi qė u shkaktua ishte i papėrfytyrueshėm. Pasi mė thirrėn me ngut nė Elbasan, erdhėn tė gjithė nė Tiranė, nė shtėpinė e gjyshit, nė mėnyrė qė jo vetėm prindėrit, por krejt fisi, i bėrė bllok, tė mė gjykonte. Ata qė tmerroheshin edhe nga mendimi i ndonjė lidhjeje time tė mundshme, ishin llahtarisur dyfish kur kishin marrė vesh se me cilin kisha tė bėja; Nė vend qė fama e tij si poet t’i qetėsonte, kishte bėrė tė kundėrtėn. I kishte trembur dhe alarmuar jashtė mase. Ata e quanin Is tė rrezikshėm, aventurier, joserioz dhe sidomos imoral… Kėrkesa e tyre ishte prishja e fejesės me Is. Si ndėr ethe pėrsėritnin akuzat kundėr tij. Pėr fatin tim tė keq, nė prag tė prishjes sė fejesės, i kisha pohuar intimisht tezes sime se s’kisha pasur asnjė marrėdhėnie trupore me tė fejuarin. E gėzuar, ajo e kishte pėrdorur kėtė si argument te prindėrit e mi, pėr tė lehtėsuar brengėn e tyre pėr kėtė ndarje (Epo shyqyr, kishin thėnė mė nė fund. Vajza na ka mbetur e pastėr.)…
Mė kujtohet se, i ndezur prej fjalėve tė veta, njėri nga dajat e mi ulėrinte herė pas here: “Ai nuk tė do ty. Ai e ka hallin tė marrė xhevahirin!”. Trysnia ishte sa e rėndė, aq edhe groteske. “Humbja e xhevahirit” (pra virgjėrisė) ishte nė gojėn e tė gjithėve. Sipas tyre, qėllimi kryesor i aventurierit Is ishte marrja e tij…
Njė nga tė afėrmit e mi, qė punonte nė Gjykatėn e Lartė, duke vėrejtur me sa duket buzėqeshjen time ironike, sa herė qė zihej nė gojė virgjėria, dhe nga pėrvoja si gjykatės, ndoshta ishte i pari qė tha njė gjė tė menēur: “Mor po lėreni atė punėn e xhevahirit. Pėr mendimin tim, xhevahiri ka kohė qė duhet tė jetė bėrė copė e ēikė…”.
Kjo thėnie e tij i ēoroditi tė gjithė. Mė vėshtronin me sy tė ēakėrdisur dhe meqenėse unė, nė vend qė tė kundėrshtoja, ose tė paktėn tė turpėrohesha, mbeta njėlloj e patrazuar, e humbėn fare…
Prerja e bursės sė shkollės dhe kthimi im nė Elbasan ishte dėnimi mė i paktė qė mund tė mė jepnin. Dhe ashtu ndodhi vėrtet. Prindėrit vendosėn qė tė mė merrnin me vete nė Elbasan, nė mėnyrė qė tė shmangnin ēdo kontakt tė mundshėm timin me tė. Pas ca protestave pa fryt, u ktheva e dėshpėruar dhe hundė e buzė te prindėrit nė shtėpi. Mė e keqja ishte se Is s’dinte asgjė. Gjithēka kishte pllakosur aq befasisht, sa nuk kisha pasur mundėsi t’i dėrgoja qoftė dhe njė mesazh.

Dasma jo e zakontė


Tirana vazhdonte tė ishte ende e gjallė nė vjeshtėn e vitit 1963. Megjithatė ndihej se ishte fundi i njė stine pak a shumė liberale. Lokalet e vallėzimit, qė pėr ēudi ishin shtuar 2-3 vite mė parė, po rralloheshin. Taverna e Hotel “Dajtit”, ku pak mė parė vallėzohej deri nė mėngjes nga tė huaj dhe shqiptarė, tani kishte filluar tė frekuentohej veē nga tė huajt dhe njerėzit e ambasadave….
Nė njė klimė tė tillė, si midis dy stinėve politike, ne u martuam. Pėr njerėzit e mi, por edhe pėr shumė tė tjerė, qe diēka e papritur qė, ndryshe nga ē’ndodhte zakonisht, kur ishin prindėrit ata qė ftonin tė afėrmit dhe miqtė nė dasmė, ne i bėmė vetė ftesat pėr kėtė rast, ku lajmėronim se do tė martoheshim mė 22 tetor dhe pėr kėtė i ftonim nė darkė. Nė fund tė ftesės kishim shėnuar veē emrat tanė. Prindėrit e mi, qė e kishin ėndėrruar prej kohėsh tė mė shihnin, mė nė fund tė veshur si nuse, m’u lutėn ta respektoja dėshirėn e tyre dhe tė vishesha me tė bardha, sipas zakonit. Atyre u qe tiposur nė kokė se Is, i prapė siē ishte, sipas tyre, do tė ma ndalonte njė gjė tė tillė. Nė tė vėrtetė, nuk u pėrzje fare nė punėn e ceremonisė qė u bė nė shtėpinė time nė Elbasan. Ai erdhi pasditen e sė shtunės me tren, i shoqėruar nga njė shpurė e madhe shokėsh dhe qė tė gjithė zunė gjysmat e dhomave tė Hotel Turizmit. Nėna ime, e edukuar me nderimin deri nė njė tė zakoneve, e devotshme dhe e vetėsakrifikuar nė ēdo gjė, tėrė kohėn i druhej mendimit se mos bėhej ndonjė skandal i papritur. E vetmja “prapėsi” qė ndodhi, ishte ardhja nė mesnatė nė shtėpinė tonė, nė kundėrshtim me ritualin e dasmės, e tėrė zhganit tė ardhur nga Tirana. Njerėzit e mi, dajat, djemtė e hallave, hallat vetė, qė kishin ardhur nga qytetet e Jugut tė vendit, si dhe kushėrinjtė e shumtė, shihnin me habi shokėt e dhėndrit dhe atė vetė, dhėndrin, pėr tė cilin kishin dėgjuar aq fjalė, shumica tė kėqija. Kur pas njė ore, plot zhurmė dhe ēakėrrqejf u larguan pėrsėri, tė gjithė morėn frymė tė lehtėsuar. Dasma vazhdoi deri nė mėngjes.
Aty nga ora dhjetė, krushqit, domethėnė Is me shokėt e vet, erdhėn tė mė merrnin. Mė shumė duke vėrshėllyer sesa duke kėnduar, siē e donte zakoni, ata pėrshkuan rrugicat e ngushta me kalldrėm tė lagjes sė vjetėr “Kala”, nėn vėshtrimin e hutuar tė komshinjve dhe tė kureshtarėve tė rastit.
Nė ēastin qė do tė ndahesha nga prindėrit, atyre, siē mund tė merrej me mend, iu shkrep tė qarėt. Veēanėrisht im atė e humbi fare. Pėrmes gulēit, ai i tha diēka Is, njė nga ato fjalė, ndoshta “Ma ki kujdes vajzėn” a diēka e tillė, por Is e vėshtroi me ftohtėsi, pa e fshehur njė lloj zemėrimi. Njė grimė mė pas, kur e kapa nga krahu, mė tha: “Po ai, babai yt, pėrse qante ashtu? Prapė mendon se u martove gabim?” U pėrpoqa t’ia shpjegoj se, nė kėsi rastesh, kur vajza del nga shtėpia prindėrore, tė gjithė prindėrit e botės qajnė, por ai s’donte tė dėgjonte. Besnik gjer nė fund i natyrės sė tij, mezi i takoi njerėzit e mi dhe gjithė nerva u fut i pari nė makinėn qė do tė na ēonte nė Tiranė…
Nė apartamentin e Is nė Tiranė, dasma jonė mori tjetėr karakter. Pėr ta bėrė kėtė dasmė, nė vrull e sipėr Is vajti dhe shiti aparatin kinematografik qė kishte sjellė nga Moska, bashkė me laboratorin e montazhit dhe tė larjes sė filmave. Kishte vėnė re se ajo punė i merrte shumė kohė tė ēmuar dhe, veē kėsaj, pas disa xhirimeve i kishte ikur edhe pasioni qė kishte pasur nė fillim. Bashkė me pak njerėz tė fisit dhe me shokėt e vet, Is kishte ftuar nė dasmė pothuaj gjithė shkrimtarėt e Tiranės. Si rrjedhojė e polemikės sė gjatė e tepėr tė ashpėr nė shtyp midis tė rinjve dhe tė vjetėrve, njė pjesė e madhe ishin ende tė zemėruar keq me njėri-tjetrin e nuk flisnin me gojė. Nė tryezat e shtruara nė tė gjitha dhomat dhe nė korridor kishin zėnė vend sipas klaneve letrare, nėn shikimet kureshtare tė familjarėve. Tė gjithė prisnin se ēdo tė ndodhte mes tyre, por Is nuk ndihej fare i shqetėsuar. Dukej sikur ky tension e zbaviste.
Mė tepėr se nga pija, atmosfera u shkri krejtėsisht kur erdhėn shoqet e mia studente nga konvikti i vajzave kryesisht. Shkrimtarėt i harruan mllefet dhe u sulėn tė vallėzonin me to.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-11, 19:02   #33
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Dasma vazhdoi kėshtu e gėzueshme gjer ndaj tė gdhirė. Ndodhnin ca incidente tė vogla, por fatmirėsisht ato harroheshin aty pėr aty. Ndėrsa po kėrceja, mė zunė sytė nė njė nga tryezat shokun tim tė kursit, Minush Jeron, autorin e dramės “Njollat e murrme”, qė do ta ēonte atė pas ca kohėsh nė burg. Atė ēast, ai po grindej me poetin militant Luan Qafėzezi. Nė mosmarrėveshjen e pėrgjithshme, ata e kishin kapur njėri-tjetrin nga fyti dhe ndėrsa Minushi thoshte “Megjithėse emrin e ke Luan, nė letėrsi nuk je veēse njė kec”… Luani pėrgjigjej: “Kopuk liberal, gjynah qė s’e kam koburen, po do ta shihje!”.
Nė njė rast tjetėr, kjo gjė do tė mė tmerronte, por ngaqė isha si nė re, ia plasa tė qeshurit dhe po kėrkoja me sy Is, pėr t’i treguar se ē’po ndodhte. Nė tė vėrtetė kishin ndodhur plot gjėra tė tjera gjatė dasmės. Njė nga ngjarjet ishte njohja dhe afrimi midis shoqes sime tė kursit, Sadije Kecit dhe Dritėro Agollit, qė do tė bėhej mė vonė burri i saj. Aty nga ora 5 e mėngjesit, njerėzit nisėn tė largoheshin. Njė pjesė zbrisnin shkallėt dhe ktheheshin prapė, i binin derės dhe kėrkonin tė thoshin dhe ndonjė mendim qė u kishte mbetur pa thėnė. Mė nė fund, mezi ikėn dhe ne mbetėm vetėm, tė lumtur dhe tė dėshiruar pėr njėri-tjetrin.
Jeta jonė nė ēift shkonte mė sė miri dhe pa probleme. Dy-tri tėrheqje tė pėrkohshme tė Is pas ndonjė vajze apo gruaje tė re kishin kaluar pa gjurmė. Kėto gjėra kishin ndodhur kur unė, pėr shkak tė Gresės, kaloja disa ditė nė muaj nė Elbasan tek prindėrit. Is i mbante sa i mbante tė fshehta kėto gjėra, por pastaj vinte gjithmonė dita qė nga ndonjė pakujdesi e tij zbuloheshin.
Njė incident i rėndė ndėrkaq ndodhi nė dhjetor tė vitit 1969, nė ditėlindjen e Gresės. Nė apartamentin tonė kishim ftuar, pėrveē familjarėve, shumė miq tė njohur. Bėheshin rreth 40 veta. Megjithėse vendi ishte shumė i ngushtė, ishte bukur. Hajet e pijet i kishim shtruar nė dy tryeza tė mėdha nė dhomėn tonė tė gjumit, qė e kishim boshatisur nga mobiliet dhe nė gjysmėn tjetėr tė apartamentit, njerėzit vėrtiteshin e vallėzonin.
Aty pas mesnate, fare rastėsisht vura re fytyrėn e nėnės sime tepėr tė shqetėsuar. E pyeta ē’kishte, por ajo nuk m’u pėrgjigj. Kėrkova me sy Is, qė e kisha humbur nga sytė pėr njėfarė kohe, gjersa e gjeta nė njė kėnd tė aneksit tė kuzhinės, qė bėnte sikur vallėzonte me njė vajzė, por nė tė vėrtetė ishin pėrqafuar e po putheshin. Tronditja ishte e jashtėzakonshme. I hoqa sytė dhe u largova tutje, nga tmerri se mos e gjente njeri nė atė gjendje. E gjeta nėnėn, por s’kisha nevojė t’ia thosha ē’kisha parė, se ajo ma preu fjalėn: Lėre, lėre. E pashė dhe unė, m’u nxi jeta.
Is e kishte lėnė mė nė fund kėndin ku ishte dhe qe futur bashkė me partneren midis tė tjerėve. Ai vallėzonte zakonisht bukur, por s’mė kishte qėlluar tė shihja njė partnere qė t’i pėrshtatej aq mirė. Me bisht tė syrit u pėrpoqa tė gjej se ē’qe ajo vajzė apo grua, qė, te kėndi i kuzhinės, ndriēuar vetėm nga njė abazhur vėnė pėrdhe, nuk e kisha dalluar dot. Vajza ishte njė bionde simpatike, elegante dhe krejtėsisht e panjohur.
Mė erdhi tė thėrrisja: nga kishte mbirė kjo femėr, kush e kishte ftuar dhe si guxonte tė sillej ashtu?
Im vėlla, Berti, qė gjithashtu kishte vėnė re sjelljen e Is, mė tėrhoqi mėnjanė.
-Ėshtė njė balerinė e Teatrit tė Operės, mė tha. E ka sjellė me vete ai tutkuni, shoku im, Xhelali. Xhelati, balerin dhe ai, nė Teatrin e Operės, ishte shok i vjetėr i tim vėllai. Besnik, i sjellshėm dhe fjalėmbėl si rrallėkush. Edhe ai u pėrpoq tė shfajėsohej dhe ta zhdramatizonte gjendjen.
- E mi goc, foli tiranēe, si zakonisht, mos e boj kaq tė madhe. Ka kthy tjetri dy gota dhe ka ardhė nė qejf.
- Ik, more horr, i thashė nė njė mėnyrė tė vrazhdė, siē s’kisha folur kurrė ndonjėherė. Nuk e gjeja dot nėse tė tjerėt e kishin vėnė re se ē’kishte ndodhur. Fyerja mė dukej e padurueshme. Pas pak pashė Is. Kaloi pėrbri me ca sy si i verbėr.
-Mbaje njė ēikė veten, i thashė.
Ai m’u kthye si i habitur.
-Ēfarė?
-Mbaje njė ēikė veten, pėrsėrita, dhe mos bėj marrėzira. -S’tė marr vesh, tha dhe vuri dorėn te tėmthi, siē bėjnė njerėzit kur duan tė thonė: mos ke luajtur?
Kjo m’u duk kulmi i poshtėrsisė. Nuk mund ta prisja kurrė njė sjellje tė tillė prej tij. I vetmi justifikim ishte po tė qe i dehur. E keqja ishte se Is e duronte shumė pijen. Edhe kur dehej, gjė qė kishte qėlluar shumė rrallė, nuk kuptohej fare. Nuk i merreshin kėmbėt, as goja.
-Ē’ishte ajo femėr? Thashė sapo mbetėm vetėm.
Ai bėri sikur nuk e kuptonte ku e kisha fjalėn.
-Mor mashtrues, i thashė, duke u dridhur nga zemėrimi i qėndrimit tė tij. Unė tė pashė me sytė e mi kur po putheshe me tė.
-S’ėshtė e vėrtetė, mė tha, nė mėnyrėn mė tė pafytyrė qė mund tė bėhej.
E shava me ca fjalė, qė nuk besoja kurrė se do tė pėrdoreshin nė shtėpinė tonė. Pėr ēudi, atij nuk i bėnin asnjė pėrshtypje. I thashė prapė se i kisha parė me sytė e mi te kėndi i aneksit tė kuzhinės kur po putheshin.
-Mashtrues, i thirra prapė. Si kujton se mund tė ma hedhėsh me kėto profka?
Por ai ngulte kėmbė si mushka. Sipas tij, ai s’kishte asnjė faj. Ishte ajo qė e kishte pėrqafuar gjatė vallėzimit dhe e kishte puthur. Kėshtu qė ai s’kishte ē’tė bėnte. O Zot, mendoja, si kishte mundėsi qė ky njeri tė ishte vėrtet kaq i pafytyrė? Ku e gjente kėtė gjakftohtėsi e kėtė cinizėm tė mbrapshtė?!…
I thashė qė le t’ia hidhte ndonjė tjetri ato dokrra. Ai m’u pėrgjigj se unė s’kuptoja asgjė nga bota dhe s’do mend, ashtu do tė ndodhte gjersa shoqėrohesha me ca gra, qė e kishin mendjen tė shkurtėr. Kjo fyerje pėr shoqet e mia, fyerje qė pėrsėritej prej vitesh, tani m’u duk se kishte arritur nė kulmin e abuzimit… Ngrita dorėn ta qėlloj, por, e pamėsuar me kėtė, nuk e mata si duhet dhe goditja mė shkoi huq. Ai qėndroi si i ngrirė. Nė ēast u tmerrova dhe kujtova se do tė mė godiste dhe ai. Me aq sa e njihja, kisha bindjen se nuk do ta kishte tė vėshtirė tė ma kthente. Por, pėr ēudinė time, nuk lėvizi fare. U largua nė dhomėn tjetėr dhe grindja u mbyll. Tė nesėrmen, pa pritur qė tė zgjohej, mora vajzėn, mora dhe njė valixhe me plaēka dhe u nisa nė Elbasan…
Nė shtėpi nuk pata nevojė tė jepja shpjegime. Ēdo gjė ishte e qartė. Sapo nėna mė pa, iu mbushėn sytė me lot. Gjatė drekės u bė veē kjo bisedė. Babai dhe vėllai ishin pikė e vrer. Vura re se po flisnin si pėr njė gjė qė s’kishte riparim…
Kaluan dy ditė kėshtu. Tė tretėn erdhi njė telegram nė farmacinė e babait: “Pres Helenėn tė kthehet. Is”.
Zemra m’u ēlirua aty pėr aty, por nuk e bėra veten. Nė shtėpi kjo u mor si njė fitore mbi kundėrshtarin. Por atmosfera vazhdonte tė ishte si mė parė, tėrė tension kundėr tij…
Pas dy ditėsh erdhi edhe njė telegram tjetėr, me tė njėjtat fjalė. Prapė nuk u pėrgjigja, por mė kapi edhe shqetėsimi: mos po e teproja? Kaluan dy ditė. Befas, pasdite, babai dėrgoi nė shtėpi njė farmacist tė ri, pėr tė lajmėruar nėnėn tė pėrgatiste darkėn, ngaqė do vinte me njė mik me rėndėsi. Na u duk pak si e habitshme kjo. Pas njė ore, erdhi Berti dhe na sqaroi se babai kishte dy orė qė rrinte nė kafene me Sabri Godon, qė kishte ardhur nga Tirana “pėr tė sqaruar atė problemin”. Do tė vinte pėr darkė. Sabri Godon e kishim njohur pėrmes Todi Lubonjės, me tė cilin kishim miqėsi qė nga koha e luftės… nė darkė, babai erdhi me Sabri Godon. Nėna me vėllain s’donin tė bėnin lėshim. E akuzuan Is pėr atė qė kishte bėrė, por mėnyra se si i formulonin mendimet (njeriu pėr njė nder jeton etj.) ishte e tillė, qė mua, e mėsuar tashmė me njė tjetėr frymė, mė dukeshin kėto si gjėra tė kapėrcyera. Nėna zuri nė gojė prapė brengėn e saj qė Is ishte i ftohtė si njeri ndaj tyre, qė asaj i ishte djegur zemra ta priste e ta pėrcillte, si gjithė nėnat e tjera nė botė, pėr dreka e pėr darka nė shtėpi, ashtu siē priteshin gjithė dhėndurėt, aq mė tepėr qė ai ishte dhėndri i vajzės sė vetme qė kishte.
Sabriu pėrgjigjej ngadalshėm, me atė stilin e tij “burrė zakoni” qė ishte. “Po dale moj zonjė, i drejtohej nėnės sime, mė dėgjo dhe mua njė ēikė”. Pastaj pėrdorte proverba, qė i thoshin zakonisht burrat e vjetėr, si “shtėpi e sherr”, pėr tė thėnė se s’kishte familje pa ngatėrresa tė kėtij lloji etj. Ai bėnte sikur e kritikonte Is, sikur tė ishte nė njė mendje me ta nė kėtė shqetėsim, por, nė tė vėrtetė, tėrthorazi e lavdėronte “Ashtu ėshtė, siē thua zotrote, i drejtohej tim eti, por tė jesh shkrimtar aq i shquar nė moshėn e tij, s’i thonė shaka. Tė lot tepeleku i kokės”. U bė dhe njė acarim i fundit, gjatė tė cilit Sabriu iu drejtua prapė tim eti: “Unė e kuptoj zemėrimin tuaj, por dua t’ju them: bėhet sherr me njė kontinent?”.
Ky ishte kulmi. Vonė hyra edhe unė nė bisedė, pėr tė thėnė se nuk kisha ndėr mend ta zgjasja kėtė grindje dhe i thashė Godos tė lajmėronte Is se do kthehesha.

HELENA KADARE
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-11, 15:39   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

“Kadare e meriton Nobelin”


Akademia shqiptare i ka dėrguar ditėn e marte komitetit te ēmimit Nobel ne Suedi, njė letėr lidhur me vlershmin e Ismail Kadaresė. Propozimi i pėrshkruar ne tre faqe ne gjuhen angleze, i cili mban firmėn e kryetarit te Akademisė Gudar Beqiraj, nis pikėrisht me arsyetimin se perse shkrimtari Kadare duhet te marre gjate vitit 2012 ēmimin Nobel pėr Letėrsinė.

Akademiku Jorgo Bulo, i cili ėshtė marre me formulimin e kėsaj kėrkese drejtuar akademisė ne Stokholm, shprehet se arsyetimi ne kėtė letėr nuk ėshtė rastėsor, por lidhet me karrierėn e gjate, ēmimet ndėrkombėtare, vlerat dhe pėrkthimin e librave te Kadaresė ne me shume se 40 gjuhe te botes. Por a mendojnė akademiket tanė se ky propozim i kėrkuar vete nga komiteti i Nobelit do te ndikoje ne dhėnien e ēmimit gjate 2012?
Pėr Bulon pritshmerite janė te mėdha. Ne propozim madje, ėshtė specifikuar nder te tjera edhe kontributi i Kadaresė ne rėnien e regjimit totalitar, por edhe nuanca disidente te veprave te tij, argument qe ka qene shpesh objekt debati pro dhe kundra mes mendimtarėve te ndryshėm.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-12, 21:59   #35
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ismail Kadare

Sapo komiteti i Nobel konfirmoi se Kadare ėshtė kandidat potencial pėr ēmimin Nobel njė pjesė e madhe e medias shqiptare, nė vend qė tė promovonte vlerat qė bart Kadare dhe vepra e tij, tradita jonė kulturore dhe identiteti ynė evropian, – nisėn njė fushatė tė ethshme denigrimi, fyerjesh dhe akuzash nga mė tė ashprat kundėr… Kadaresė. Nga AFRIM KRASNIQI
Mė 8 tetor 2012 Akademia suedeze do tė japė ēmimin Nobel nė mjekėsi, mė 12 tetor jepet ēmimi Nobel pėr paqen dhe brenda javės pasuese shpallet fituesi i ēmimit edhe nė letėrsi. Secila datė pėrbėn njė ngjarje kulmore globale nė fushėn pėrkatėse.
Sytė e tė gjithė qytetarėve tė interesuar nė mbarė botėn drejtohen nga zarfi i mbyllur me emrin e fituesit, emėr qė pas kėsaj hyn nė histori. Pėr shtetet, kombet dhe popujt e mėsuar me fitues tė rregullt ēmimesh, njė kurorė mė shumė ėshtė njė konfirmim mė shumė nė supermacinė kulturore dhe shkencore. Pėr vendet, kombet dhe popujt e vegjėl akti fitues tejkalon ēdo festė tjetėr dhe fiksohet si arritje historike, simbol dhe pasuri kombėtare.
Shqiptarėt kanė njė raport tė brishtė dhe gati dramatike me Nobel-in. E para dhe deri tani e vetmja fituese e ēmimit Nobel pėr Paqe ishte Nėnė Tereza (1979), njė shqiptare e lindur nė Shkup. Dhėnia e ēmimit ishte moment festiv pėr tė gjithė adhuruesit e paqes dhe lirisė, por jo pėr shtetin dhe vendin qė i pėrket. Regjimi komunist bojkotoi nderimin e saj, i refuzoi qytetarėve njohjen e Nenė Terezės dhe e ndaloi atė tė vizitojė Shqipėrinė, madje edhe pjesėmarrjen nė varrimin e nėnės sė saj.
I dyti nderim (gjysmė)shqiptar ėshtė shkencėtari Ferid Murati (1998). Deri momentin e nderimit emri i tij ishte i panjohur nė botėn shqiptare, por pas marrjes sė ēmimit tė gjithė vrapuan tė marrin diēka nga madhėshtia e tij. U nderua nga Universiteti i Tiranės (1999), Presidenti i Shqipėrisė (1999), Akademia e Shkencave (2000) dhe posta shqiptare (2000). Faqja zyrtare e Nobel pranon pėrkatėsinė shqiptare tė Nėnė Terezės, kurse tek rasti i dr. Muratit nuk reflektohet asnjė e dhėnė shqiptare.
Nė 111 vite tė tjera tė ekzistencės sė ēmimit Nobel ka pasur edhe raste tė tjera tė pėrfshirjes ose pėrfaqėsimit tė elementėve shqiptarė, por deri tani pa sukses tė dukshėm. Nė krye tė kėtij bilanci tė brishtė vjen rasti i shkrimtarit Ismail Kadare, prej vitesh kandidat zyrtar pėr cmimin Nobel nė letėrsi.
Kadare pėrfaqėson mė shumė se kushdo tjetėr gjithēka tė ēmuar nė kulturėn dhe artin shqiptar; ai ėshtė botuar nė mė shumė se 40 vende dhe pėrkthyer nė mė shumė se 30 gjuhė tė ndryshme. Kadare ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave Morale dhe Politike tė Francės (1996); si dhe ka fituar ēmime tė shumta prestigjioze pėrfshirė ēmimin Princ i Asturias (2009), dhe ēmimin ndėrkombėtar Man Booker (2005). Njėherėsh ai gėzon dekoratat mė tė larta tė shtetit shqiptar (Nder i Kombit) apo “Kryqi i Legjionit tė Nderit” e “Oficer i Legjionit tė Nderit” nė Francė, etj.
Pak kohė mė parė Ismail Kadare u promovua nė mediat perėndimore si njė prej tre kandidatėve kryesorė pretendentė pėr fitimin e ēmimit Nobel nė letėrsi pėr vitin 2012. Qoftė edhe ky fakt e bėn emrin, veprėn dhe simbolikėn publike tė tij njė arritje me vlerė historike dhe njė pasuri me vlerė kombėtare. Ēdo shoqėri e popull i kulturuar do ta konsideronte tė tillė, dhe pėr shkak se bėhet fjalė pėr fushėn e letrave dhe botimeve (me vlerė globale dhe tė pėrjetshme) do ta shihte gati si njė mit i gjallė, njė biletė hyrje nė qytetėrim, njė kartėvizitė krenarie nė kombet e dijes. Kėshtu kanė bėrė fqinjėt tanė me nobelistėt e tyre, kėshtu do tė duhej tė bėnin edhe shqiptarėt, tė cilėt, pėr mė tepėr, e humbėn rastin mė 1979 dhe nuk dihet se kur do tė kenė njė rast tjetėr pas Kadaresė.
Po ne ēfarė po bėjmė, si jemi sjellė e si po sillemi? Nė shoqėrinė publike shqiptare duket se koha ka mbetur njė shekull pas, dhe se ajo ēfarė ka vlerė pėr botėn e qytetėruar kėtu shihet si demode, vendin e vlerave e zė njė pirg antivlerash denigruese dhe hakmarrėse kundėr suksesit tė tė aftit, dhe se fatkeqėsisht, kriteri i vetėm vlerėsues shqiptar pėr ēdo individ mbetet kriteri ideologjik.
Shihni ēfarė po ndodh! Sapo komiteti i Nobel konfirmoi se Kadare ėshtė kandidat potencial pėr ēmimin Nobel njė pjesė e madhe e medias shqiptare, nė vend qė tė promovonte vlerat qė bart Kadare dhe vepra e tij, tradita jonė kulturore dhe identiteti ynė evropian, – nisėn njė fushatė tė ethshme denigrimi, fyerjesh dhe akuzash nga mė tė ashprat kundėr… Kadaresė.
Nga sėndukėt ideologjik tė diktaturės u shfaqėn nė media gruaja e diktatorit, hetuesit, spiunėt dhe xhandarėt e tij, tė gjithė, veē e veē ose sė bashku, pėr tė hedhur baltė mbi Kadarenė, emrin, veprėn dhe identitetin e tij kulturor. Njė sjellje e tillė ishte gati e kuptueshme nė vitet e sistemit komunist apo fillimet e sistemit demokratik, kur ambasadat tona militante dhe provinciale adresuan nė Komitetin e Nobel-it letra zyrtare kundėr Kadare, por tani, nė shekullin e ri, 22 vjet pas vendosjes sė demokracisė, tė vijojė fushata denigruese ndaj njeriut qė nė botė njihet e respektohet mė shumė se flamuri ynė kombėtar, parlamenti, qeveria, presidenti apo shpura krijuese folklorike e Tiranės pėrbėn njė akt tė turpshėm, arkaik dhe amoral. Kandidati pėr nobelist shfaqet nė mediat e pakulturuara tė Tiranės si njė figurė e rėndomtė e regjimit komunist, ithtar i diktatorit, hakmarrės ndaj kolegėve, etj, dhe tė gjitha kėto akuza bėhen e promovohen nga ata mėkatarė tė pėrjetshėm, qė pėr pushtet mohuan kombin dhe shanset e tij, qė me vetėdije dhe makinė dhune krijuan dhe drejtuan modelin stalinist shqiptar, pėrgjegjės direkt pėr inkriminimin nė shoqėri, kulturė, arte, jetėn publike e sociale.
Ky paradoks tragjik dhe fatkeq pėr njė popull tė kujton shprehjen e Konicės, se shqiptarėt e kanė tė vėshtirė tė jetojnė nė paqe pėr veten, tė shohin vetveten nė pasqyrė dhe tė pranojnė njė sistem vlerash nė shoqėri. Kadare, prej vitesh, po paguan njė ēmim tė madh, pikėrisht prej kėsaj trashėgimie mjerane, kėtij mallkimi historik, qė nuk e lejon shoqėrinė tė ngjallet, nuk krijon elitė tė lirė qytetare, nuk frymėzon me ide dhe nuk merr pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen e vendit. Kundėr Kadaresė ėshtė pushteti (sepse ai guxoi ta kritikojė arrogancėn e tij zgjedhore mė 2011), ėshtė politika (sepse nė njė vend ku gjithėkushi bėhet gjithēka pa shfletuar kurrė njė libėr ata kultivojnė alergji ndaj njerėzve tė pavarur tė fjalės dhe librit), ėshtė njė pjesė e elitės lokale publike (sepse duke qenė elitė e emėruar mbetet peng i pushteteve tė radhės), siē ėshtė edhe njė pjesė e medias (sepse Shqipėria mbetet vendi i vetėm nė Evropė pa media kulturore, dhe ku botuesit janė nė shumicė ndėrtues pallatesh dhe ortakė nė tenderė politikė).
Kėtė simbolikė marrėzie gati kolektive e shprehu mė sė miri njė deputet nga ata kamikazėt e pushtetit, kur duke komentuar emrin e Kadaresė nė garėn presidenciale, tha se Kadare nuk duhet tė merret me politikė, sepse ai na duhet tė shkruajė libra. Kaq fatal dhe provincial ėshtė vizioni i pushtetit/politikės pėr shkrimtarin, intelektualin, krijuesin, akademikun dhe mendjen krijuese dhe tė adhurueshme tė Kadaresė!
Nė kėtė mėnyrė Kadare dhe ne bashkė me tė, mbetemi tė vetėm pėrballė njė sistemi tė vjetruar, tė lodhur, tė kalbur nė vlera, tė marrė peng dhe ende tė pafuqishėm tė reagojė. Ndaj askush nuk flet pėr tė, pėr Nobel-in shqiptar, pėr librat dhe imazhin qė po na dhuron nė botė; nuk reagojnė as Ministria e Kulturės, as Akademia e Shkencave, as universiteti i Tiranės, as grupet e shkrimtarėve, as grupet intelektuale, dhe as shoqėria civile. Dhe nesėr kur Kadare tė marrė ēmimin ose tė jetė nė kulmin jetėsor, po kėto turma ofiqarėsh dhe kameleonėsh do tė vrapojnė tė pėrfitojnė sa mė shumė nga madhėshtia dhe vepra e njeriut qė sot me vetėdije e kanė braktisur.
Shqipėria ka nevoja tė mėdha pėr zhvillim ekonomik dhe demokraci, pėr institucione dhe drejtėsi, pėr zbatim ligji dhe luftė ndaj korrupsionit, por ky rast dėshmon edhe njėherė se prioriteti kryesor i saj ėshtė e mbetet nevoja pėr ndjesė, pėr reflektim, katarsis dhe paqe me vetveten, pėr vetėkontroll tė sjelljes dhe mendimit, pėr njė sistem tė ri vlerash, pėr ndarje nga modelet e kaluara dhe dhėnien e shenjave tė shpresės, se ky vend, tej mallkimit tė politikave tė mbrapshta, mund dhe duhet tė bėhet. Parė nė kėtė kontekst, e vėrteta ėshtė se konfliktin e kemi me veten, jo me Kadarenė, ndaj edhe paqen duhet ta gjejmė me veten, jo me Kadarenė. Si individ ai sot nuk ka shumė nevojė pėr ne, kurse ne, si shoqėri, shtet dhe komb kemi shumė dhe do tė kemi akoma mė shumė nevojė pėr emrin, Nobel-in, mendimin dhe trashėgiminė e tij. Por qė ta kemi duhet ta meritojmė!
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-07-13, 15:52   #36
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

“Hija” e Kadaresė qė ishte e kyēur nė njė bankė tė Parisit







Tiranė, 01.07.2013 10:08

Ndėrsa hija e komunizmit ndihej kudo, nė studion e tij, nė tryezėn e tij tė punės, ku dhjetėra letra tė bardha visheshin me histori, Kadare mundohej tė shmangej prej saj. Pėrmes shkrimit ai mund tė kalonte kufijtė dhe diktaturėn, por kjo mund tė ndodhej vetėm nė ato letra tė bardha qė ruheshin me aq kujdes nga autori.

Ishte viti 1984, vetėm njė vit para se udhėheqėsi komunist Enver Hoxha tė ndahej nga jeta, kur ai nisi tė hidhte nė letėr historinė e njė kineasti, qė jetonte nė njė vend komunist, qė ndryshe nga kolegėt e tij kishte mundėsinė tė udhėtonte nė Paris. Pėr tre vjet (deri nė vitin 1986), Kadare pėrfundoi njė nga romanėt mė tė bukur tė shkruar ndonjėherė pėr filozofinė e vendeve qė kanė jetuar nė diktaturė, rrėfyer pėrmes historisė sė njė artisti tė dėshtuar. Romani “Hija”, shkruante dje Shqip, kishte kaluar tė gjitha caqet dhe rregullat e realizmit socialist, dhe as qė mund tė mendohej se mund tė botohej ndonjėherė nė Shqipėrinė e asaj kohe, madje mund tė ndodhte e kundėrta: nėse ai dorėshkrim zbulohej, fati i shkrimtarit mund tė vihej nė dyshim.

Dhe pse e dinte kėtė tė fundit, Kadare nuk e grisi dorėshkrimin, ashtu si nuk e ndali frymėzimin teksa me orė tė tėra ndėrtonte ngjarjet qė ndiqnin udhėtimin e personazhit tė tij nga Parisi nė Tiranė. Pėrpara fuqisė sė shkrimtarit, ai kishte dorėzuar fatin e tij, pa menduar pėr rrezikun. Nė atė studio ai donte tė ndihej i lirė, duke harruar se pėrtej dritares, apo derės sė apartamentit, diktatura ishte po aty, dhe se ai libėr qė e shkruante me aq dėshirė, mund tė mos botohej kurrė.

Titulli fillestar i romanit ishte “Tre K” dhe ashtu si vetė Kadare ka treguar nė botimin qė libri pati nė vitin 2003, pas 17 vitesh nga koha kur e kishte shkruar, ai ėshtė shkruar nė tė njėjtėn kohė me romanėt “Vajza e Agamemnonit” dhe “Ikja e Shtėrgut”. “Tė destinuara pėr tė mos u botuar, pėr shkak tė pėrmbajtjes, dorėshkrimet e tyre u nxorėn nga Shqipėria dhe u depozituan nė njė bankė tė Parisit, pjesėrisht prej autorit e pjesėrisht prej presidentit tė shtėpisė botuese ‘Fayard’, Claude Durand, ardhur nė Shqipėri enkas pėr nxjerrjen e tyre jashtė kufirit”, thotė Kadare.

Botuesit i ishte dhėnė njė urdhėr qė ta botonte menjėherė nė rast “aksidenti” qė mund t’i ndodhte shkrimtarit. Nė njėfarė mėnyre, vepra kishte kapėrcyer kufirin e ferrit nė vend tė autorit tė saj. Meqenėse nxjerrja e dorėshkrimeve origjinale ka qenė e ndaluar me ligj, pėr tė shmangur rrezikun, autori, gjatė daktilografimit i ka bėrė disa retushe tė sipėrfaqshme veprės, duke e paraqitur si pėrkthim nga shkrimtari gjerman Zigfrid Lenz.

Pėr kėtė, mjaft emra tė personazheve e tė mjedisit, u zėvendėsuan me emėrtime tė botės gjermanike. Nė vitin 1992, nė njė takim ndėrkombėtar shkrimtarėsh nė Oslo tė Norvegjisė, Zigfrid Lenz, i njoftuar pėr ngjarjen, shfaqi publikisht kėnaqėsinė e tij, qė pa e ditur as vetė, i kishte huajtur emrin e vet pėr t’i shėrbyer si mbrojtje njė kolegu tė largėt nė vėshtirėsi. Nė frėngjisht, romani u pėrkthye nga Jusuf Vrioni dhe u botua prej “Fayard” mė 1994-n, gati 8 vjet pas izolimit tė tij nė bankė.

Libri do tė vlerėsohej menjėherė nga kritika franceze, e cila e quan Kadarenė si njė nga romancierėt mė tė shquar tė kohės sonė, nė tė gjithė botėn dhe nė tė gjitha gjuhėt. Nė Perėndim, tregimtari zbulon nė mėnyrė graduale se nuk i pėrket nė tė vėrtetė botės sė tė gjallėve, se ėshtė “i ngrirė” nga vdekja, mbretėria e sė cilės shtrihet nė Lindje. Koha e shkurtėr dhe kushtet e qėndrimit, ankthi i kthimit nuk i japin ngrohjen e shpresuar: atij i duhet tė niset pėr t’u mbyllur nė vendin e tij, pėr t’u futur nė arkivolin e tij, si personazhet e baladave tė lashta (kujtojmė Kostandinin dhe motrėn e tij Doruntinėn, rreth tė cilėve kjo temė bėhet gjithnjė e mė e pranishme gjatė gjithė faqeve tė librit).

Ky roman ėshtė romani i kapėrcimit tė kufirit tė pamundur: kapėrcim i vdekjes, ėndėrr rimishėrimi-aspirata qė kanė pushtuar njerėzimin qė nga origjina e tij. Pėrveē kėsaj, ato trajtohen kėtu me dekorin e jetės moderne: avionė, kafene, kabare, ambasada, mbrėmje mondane, rrugė, dhoma hoteli, telefon etj., duke ruajtur dimensionin tragjik tė skemave tregimtare tė dikurshme, kur heronjtė ngriheshin nga vendi i tė vdekurve nė kthetrat e njė shqiponje dhe jo nė bordin e njė fluturimi ajror Tiranė-Paris… Tema e izolimit tė njė vendi tė shtetasve tė tij, tė artistit dyfish tė vetmuar, trajtohet kėtu me njė dimension thuajse kozmik madhėshtor, ku pėrmenden dhe nota biblike.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.