Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-07-14, 17:36   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Shotė Dhe Azem Galica!

Azem Bejtė Galica, jeta dhe lufta e tij: (1889-1924)







Azem Bejtė Galica

Azem Bejta u lind mė 1889 nė njė familje tė varfėr nė fshatin Galicė tė Drenicės. Edhe i ati Bejtė Galica ishte njė atdhetar i flakėt i cili tėrė kohėn do ta kalonte nė luftėra tė pareshtura pėr ēlirim nga sunduesit e vjetėr dhe shpėtimin e vendit nga pushtuesit e rinj. Ndaj,qė nga viti 1870 e deri mė 1906,njė pjesė tė jetės sė tij edhe ai do ta kalonte nėpėr burgjet e kohės, gjatė sundimit tė perandorisė turke.

Azemi ishte djali i tretė nga pesė vėllezėrit, i cili erdhi nė jetė pas martesės sė dytė tė Bejtės. Shtėpia nė tė cilėn ai u lind , do tė digjej e rrėnohej disa herė nga pushtuesit turq e sllav,dhe nė vendin ku Azem Galica u burrėrua,pas pėrflakjesh e shkatėrrimesh tė njė pas njėshme ajo mė nuk do tė ekzistonte. Ndaj,kjo edhe do ta bėnte Azem Bejtėn qė ti urrente pėrgjithmonė pushtuesit e tė gjitha ngjyrave, kundėr tė cilėve ai luftoi gjatė gjithė jetės.

Trimėritė e tij do tė fillonin qysh nė moshėn 11 vjeēare,i cili sa herė vizitonte dajat nė fshatin Selac, dėgjonte rrėfime tė frikshme nga mė tė ndryshmet pėr njė kriminel serb qė u bėnte shumė zullume shqiptarėve dhe i gjithė fshati frikėsohej prej tij.

Trimi ynė pasi qė do ta pėrcillte me sy disa herė, njė ditė derisa ai kalonte pėrskaj shtėpisė sė dajave, e kishte njohur kėtė bandit tė tmerrshėm, ndaj edhe pse ishte fėmijė vetėm 11 vjeēar,derisa tė tjerėt kur qėllonin jashtė iknin dhe strukeshin qosheve qė tė mos takonin atė as me sy, Azem Bejta pa asnjė droje,do tė merrte pushkėn e dajės tė varur nė mur dhe pėr dritare do ta plagoste rėndė kriminelin.

Por, sikur mos tė mjaftonte varfėria dhe rritja me plot vėshtirėsi nėpėr tė cilat kalonte ai dhe familja e tij e vendosur nė njė shtėpi tė vogėl tė fshatit Galicė, atij pėrveē skamjes sė madhe, do ti binte edhe njė barrė tjetėr mė e rėndė nga momenti i luftimeve tė zhvilluara kundėr forcave turke mė 1906,kur do ti vritej i ati dhe digjej shtėpia, nga sunduesit shekullor otoman.

Ndaj qysh nė betejat e njohura tė udhėhequra nga trimi Isa Buletini e Idriz Seferi tė cilat u zhvilluan mė 1910, kundėr sunduesve turq nė grykat e Kaēanikut dhe tė Carralevės, do tė merrte pjesė edhe Azem Bejta, lufta e tė cilit nuk do tė pėrfundonte aty, por do tė zgjaste e zgjerohej edhe kundėr pushtuesve tė rinj sllav pėr 12 vite me radhė, qysh nga vėrshimi i tyre mė 1912 e deri nė rėnien e tij heroike mė 1924 si njėri ndėr luftėtarėt mė tė denjė tė ēėshtjes sonė kombėtare nė kėto anė.

Azem Galica ishte dhe mbeti njėri ndėr luftėtarėt mė tė mėdhenj shqiptar tė shekullit XX i cili qėndroi fort dhe me vendosmėri tė paparė kundėr tė gjithė pushtuesve tė tokave shqiptare duke u ngritur nė piedestalin e trimėrisė si hero i njė pėrpjekje tė drejtė dhe tė domosdoshme pėr mbrojtjen me pushkė nė dorė tė vendit dhe popullit tė tij me njė tė kaluar plot sakrifica dhe tragjedi gjithėkombėtare, tė cilat neve si komb,ku mė shumė e ku mė pak,pėr fat tė keq, na pėrcjellin edhe sot.



Sundimi i tė ashtuquajturės, Serbia e parė
(1912-1915)

Qė nga fillimi i vėrshimeve sllave nė trojet tona etnike,kur edhe do tė fillonin luftimet nė Merdare ,si njėra nga pjesėt e kufirit qė ndante trojet shqiptare me Serbinė, nė kėto beteja tė pėrgjakshme do tė merrte pjesė edhe Azem Galica, me ē`rast,nė pėrpjekjet pėr pengimin e marshimit tė pushtuesve serb nė Kosovė, do tė binin mijėra luftėtar nga i gjithė vendi. Atė kohė edhe pse shqiptarėve nuk u mungonte trimėria pėr luftė dhe vullneti pėr ruajtjen e vendit ,u mungonin armėt dhe municionet tė cilat nuk i kishin qė ta mbronin me sukses atdheun e tyre.

Madje edhe ato pakė armė tė cilat kishin mundur ti grumbullonin kryengritėsit tanė dikur, pėr tė luftuar kundėr Perandorisė turke, me njė vendim tė Fuqive tė Mėdha, do tu merreshin gati tė gjitha,duke i lėnė shqiptarėt nė momentet mė tė liga para kėrcėnimit pėr okupim nga fqinjėt hegjemonist, pa mbrojtje dhe duarthatė mu para fillimit tė sulmeve serbe mbi Kosovė.

Sikur mos tė mjaftonte as kjo, menjėherė pas pushtimit tė Kosovės nga serbo-malazezėt, okupatorėt e rinj filluan njė fushat tė egėr shfarosėse kundėr shqiptarėve e sidomos nė vitet 1913-1914,tmerri serb do tė arrinte kulmin e egėrsisė sė njė pushtuesi tė paskrupullt dhe skajshmėrishtė barbar,i cili do tė niste me ndalimin e gjuhės, traditave, veshjes kombėtare, kthimin me dhunė tė shqiptarėve nė fenė sllavo-ortodokse, vrasjet nė masė, djegiet e shtėpive, pasurisė dhe njerėzve tė gjallė, duke organizuar edhe kampe tė vdekjes, apo pėrqendrimi siē quheshin nė njė variant mė tė but tė fjalės, ku tuboheshin me dhunė dhe vdisnin nėn torturat mė ē`njerėzore mijėra shqiptar tė pafajshėm autokton.

Okupatorėt brutal dhe tė egėr serbo-malazez me programet e tyre asimiluese,gjatė pėrpjekjeve tė tyre antinjerėzore pėr zhbėrjen e etnisė sonė kombėtare nė Kosovė, nuk kėrkonin vetėm ndėrrimin e besimit fetar me forcė nga mysliman e katolik, nė sllavo-ortodoks, por ata bėnin gjithandej trojeve tona edhe sllavizimin e dhunshėm tė emėrtimeve nė tė gjitha vendbanimet shqiptare-fshatra dhe qytete, imponimin e veshjeve serbo-malazeze sipas zonave ku ata sundonin si dhe serbizimin e emrave dhe mbiemrave tanė, me synim pėr asimilimin e plotė tė banorėve autokton shqiptar,nė vatrat e tyre shekullore.

Tė gjitha kėto kryheshin pėrmes dhunės sė egėr, e cila zhvillohej e pa penguar mbi kombin tonė,nga pushtuesit sllav,para syve tė gjithė Botės. Praktikimi i terrorit dhe torturave vdekjeprurėse nga xhandarmėria dhe ushtria serbo-malazeze, do tė arrinte kulmin nė Rrafsh tė Dukagjinit, ku tė gjithė ata shqiptar qė nuk pranonin kthimin nė sllavo-ortodoks, ndryshimin e veshjes kombėtare dhe sllavizimin e emrave dhe mbiemrave personal e familjar tė tyre, shpoheshin nė bajoneta tė ushtrisė,digjeshin nė zjarre tė gjallė,dhe nguleshin nėpėr hunj gardhi, gjithandej pėr frikėsimin dhe detyrimin e tyre, qė tė hiqnin dorė njėherė e pėrgjithmonė nga kombi, gjuha dhe traditat e tyre.

Kėtij gjenocidi tė pa parė pėrveē operacioneve tė rėnda ndėshkimore nga regjimi shumė i ashpėr ushtarak,me tė madhe do ti kontribuonin pėrkrahėsit dhe frymėzuesit kryesor tė kėsaj fushate shkombėtarizuese nė troje tona si mitropoliti serb i Pejės Gavrillo Bozhiq dhe ministri i arsimit dhe ēėshtjeve fetare malazeze Mirko Mijushkoviq.

Ndaj,vetėm gjatė periudhės sė egėr dy-vjeēare 1912-1913,do tė vriteshin dhe shpėrnguleshin rreth 120 mijė pjesėtar tė kombit tonė,digjeshin mijėra shtėpi dhe rrafshoheshin me tokė qindra fshatra shqiptare.

Duke pasur parasysh vuajtjet biblike tė shqiptarėve,me tė drejtė ato kohėra tė rėnda pėr kombin,nė gjuhėn e popullit njiheshin si Vitet e Kiametit nė Kosovė! (“Gjurmime albanologjike”- seria e shkencave historike I. 1971, fq.353,Prishtinė,1972.)
Nga shkaqe tė tilla,nė kėto vite tė errėta pėr popullin dhe vendin tonė tė pushtuar,do tė shpėrthenin kryengritje tė njėpasnjėshme kudo,por mė tė theksuara ishin ato nė rajonin e Drenicės, ku pas njė luftimi tė ashpėr nė fshatin Mikushnicė nė pranverėn e vitit 1913,do tė vritej edhe vėllai i Shotės, Dani (Ramadani) si pjesėtar i grupit tė Azem Galicės, si dhe burgosej Azem Bejta.

Ai, pėr vuajtjen e dėnimit u dėrgua nė kampin e Runikut, ku pas shumė torturave mbytjeve dhe tmerreve qė ndodhnin aty mbi shqiptarėt ēdo ditė, familjarėt e tė burgosurve do tė sulmonin kampin, pėr lirimin e bijve tė tyre tė cilėt vdisnin nėn torturat ēnjerėzore tė pushtuesve serb.

Kėshtu qė ushtria dhe xhandarmėria pushtuese serbe duke zėnė shkak nga ky sulm,nė shenjė hakmarrje,do ti rreshtonin tė gjithė tė burgosurit shqiptar tė cilėt mbaheshin nė atė kamp pėrqendrimi pėr ti pushkatuar,me ē`rast Azem Bejta do tė arrinte qė pėrmes plumbave tė pushtuesit tė arratisej.

Megjithatė nė pėrpjekjet e tij pėr strehim pas ikjes nga kampi,ai do tė hetohej nga njė bashkėpunėtor shqiptar i xhandarmėrisė serbe e cila do tė vihej nė ndjekje tė tij,derisa ai i lodhur dhe pa armė e ushqim,do tė plagosej dhe kapej nė Malet e Drenicės.(Bedri Tahiri, libri ” Azem Bejtė Galica” 1995 Shkėndija Prishtinė)

Pas arrestimit tė tij, xhandarmėria serbe do ti merrte edhe dy vėllezėrit e mėdhenj tė Azem Galicės, nė shtėpinė e tyre ku ata gjendeshin, dhe nė vitin 1913, nga frika e arratisjes sė sėrishme tė Azem Galicės, nuk do ti burgoste mė nė Kosovė,por qė tė tre do ti dėrgonte nė burgun e njohur pėr siguri tė lartė ,dhe mė tė rėndin e kohės, nė Pozharevc tė Serbisė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-07-14, 17:39   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Shotė Dhe Azem Galica!

Ikja nga Burgu

Por,Azem Bejta ishte ai Ujku i Vjetėr, pėr tė cilin nuk kishin rėndėsi vetėm hekurat e “kafazit” qė do ta rrethonin kėtė Luan, as vendi ku ai do tė mbahej i mbyllur, por vendimtare pėr tė ishte Zotėsia e rrallė njerėzore qė ai posedonte dhe trimėria e pashembullt qė i kishte dhuruar natyra e cila i mundėsonte atij arratisjen nga kazamatet serbe, sado thellė qė mund tė ishin ato edhe nė Serbi, siē ishte Pozharevci i cili gjendet fare afėr kryeqytetit serb-Beogradit.

Ndaj,pas dy vjetėsh torturimi, Azem Bejta me dy vėllezėrit e burgosur kishin arritur ta shpėrthenin edhe burgun e sigurisė sė lartė tė Pozharevcit nė zemėr tė Serbisė,kur Azemi nė njė natė tė pranverės sė vitit 1915 pas vuajtjeve tė rėnda e tė pa durueshme, do ta tregonte edhe njė herė veten, duke befasuar rojet famėkeqe ,thyer dyert e hekurta tė burgut nė Pozharevc dhe mposhtė pushkėt e xhandarmėrisė kriminale serbe,e cila atyre do t`u vihej prapa nė ndjekje,pėrgjatė gjithė Serbisė, deri nė Kosovėn e pushtuar tė cilėn me zjarr e me hekur, atėkohė e mbanin nėn okupim.

Madje edhe pse Azem Bejta me dy vėllezėrit e tij ndodheshin nė vend tė huaj dhe tė panjohur pėr ta, me gjithė errėsirėn e natės, mbikėqyrjen e rreptė tė rojeve tė burgut, dhe kujdesit tė ngritur nė shkallėn mė tė lart tė sigurisė,destinuar me vendime tė veēanta dhe ndėr mė tė rreptat pėr mbikėqyrje tė pėrhershme dhe nė detaje tė ēdo lėvizje, sidomos tė Azem Bejtės, i cili konsiderohej dhe trajtohej si i burgosuri mė i rrezikshėm jo vetėm nė Pozharevc, por nga tė gjithė tė burgosurit e asaj kohe qė mbante tė mbyllur nė burgje- Serbia, pėrkundėr tė gjitha kėtyre masave tė veēanta , do tė arrinte qė bashkė me vėllezėrit tė arratisej edhe nga ky burg famėkeq edhe pse ndodhej gati nė fund tė Serbisė.

Ai edhe pse i burgosur, i mbajtur ditė dhe natė nėn vėzhgim, nėn masat mė tė rrepta tė trajtimit,kishte arritur qė ti dorėzonte rojet e burgut, tu merrte armėt dhe municionin e atyre qė pėr dy vite me radhė e kishin rrahur dhe torturuar barbarisht duke e mbajtur tė lidhur nė burg dhe pas disa dit udhėtimesh dhe kalimit tė qindra kilometrave kėmbė, arave tė zbuluara dhe maleve tė pa njohura tė Serbisė, tė etur e tė uritur dhe tė lodhur pėr vdekje nga ndjekjet e pareshtura dhe udhėtimi i gjatė do tė arrinin tė ktheheshin nė Kosovėn e pushtuar dhe Drenicėn e tyre tė djegur, “shėndosh e mirė”.

Ndaj,me tė arritur nė Vendlindje, Azem Bejta do tė formonte ēetat ēlirimtare ,eliminonte spiunėt- shqipfolės qė pėr ato dy vite tė mospranisė sė ēetave kryengritėse nė ato anė, pa asnjė droje pėr ndėshkim-kishin trashur bashkėpunimin me pushtuesin dhe do tė fillonte luftėn e hapur kundėr xhandarmėrisė dhe ushtrisė pushtuese serbe, duke arritur me ēetat e tij kreshnike qė tė ēlironin shumė fshatra dhe vendbanime nė Drenicė e mė tej dhe krijonin edhe njė “shtet” tė lirė tė quajtur Arbėria e Vogėl nė zemėr tė Kosovės.



Ēeta e Azem Bejtės




Ai gjatė shtegtimeve tė tij luftarake,qė para burgosjes sė tij, nga njė vend nė tjetrin-nėpėr Drenicė ,kishte njohur edhe Shotėn me tė cilėn pas arratisjes nga burgu nė vitin 1915, do tė martoheshin pa ndonjė dasmė e shpenzime, sipas kushteve tė luftės dhe vetėm me disa krisje pushkėsh tė cilat paralajmėronin bashkimin e tyre dhe tė armėve tė lirisė,kundėr armikut tė pėrbashkėt, lufta dhe pėrpjekjet heroike tė tė cilėve, nga ajo kohė deri nė vdekje mė nuk do tė pushonin.

Djegia e Shtėpisė sė Azem Galicės.

Qė nga arratisja e Azemit nga burgu i Pozharevcit, dhe krijimit tė ēetės sė tij, nga frika e konfrontimeve me kryengritėsit shqiptare, xhandarmėria serbe pėr njė kohė kishte pezulluar nė heshtje ndjekjen e luftėtarėve kombėtar. Por me tė dėgjuar pėr martesėn e Azemit dhe Shote Galicės, me shpresėn se ky ishte momenti i duhur qė t`a zinin heroin tonė nė befasi,vetėm disa ditė pas martesės,ushtar dhe xhandar serb ndėrmorėn njė ekspeditė tė ashpėr pėr kapjen e tij.

Ndaj,shtėpia e Azem Galicės, shpejt u gjet e rrethuar, kurse nė luftimet e rrepta qė do tė shpėrthenin nė befasi,u detyruan tė merrnin pjesė edhe nėna e Azemit Sherifja si dhe nusja e sapo ardhur Shote Galica, tė cilat do tė luftonin me ushtarė dhe xhandar tė Serbisė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, kur forcat pushtuese serbe tė cilat territ tė natės i`a kishin frikėn si paralajmėrimit tė vdekjes, do tė tėrhiqeshin me bishtin ndėr vegė nga fshati Galicė.

Por nga pėrvoja e hidhur me okupatorėt e vendit, Azemi dhe bashkėluftėtarėt e tij,e dinin se me arritjen e mėngjesit, forcat pushtuese do tė ktheheshin pėrsėri nė vendin e krimit, ndaj pėr tu shpėtuar masakrave serbe, ishin shtrėnguar qė tė gjithė familjarėt, pėrfshi edhe nėnėn dhe motrėn e tij, tė largoheshin nga shtėpia.

Kėshtu qė Azem Galica, mori me vete nusen e tij Shotėn e cila do tė vishej nė rroba burrash, vente mbi kokė plisin e bardhė kombėtar dhe kapte pushkėn e lirisė pėr tė mos iu ndarė mė kurrė luftės deri nė fund tė jetės sė saj, si dhe vėllain e vogėl 14 vjeēar Ademin pėr t`iu bashkuar ēetės nė mal,kurse nėna e Azemit me tė bijėn do tė strehoheshin pėr rreth pesė vite me radhė tek farefisi,tė afėrm dhe tė njohur gjithandej Drenicės, duke kaluar nga fshati nė fshat, pasi qė kishin mbetur pa plėng as shtėpi,tė djegura dhe shkatėrruara nga forcat pushtuese serbe tė cilat qė tė nesėrmen kishin zbarkuar sėrish me pėrforcime tė reja nė Galicė,pėr tė djegur deri nė themel shtėpinė e Azemit dhe plaēkitur ēdo gjė tė mundshme me tė cilėn paramendohej mbijetesa dhe rikthimi i tyre aty.

Ndaj,Azemi, Shota dhe Ademi i ri,me tė zbardhur mėngjesi, do ta shihnin me dhembje nga malet ku ata ishin strehuar se si digjej shtėpia e tyre dhe plaēkiteshin edhe ato pak gjėra qė ata kishin pasur, nga xhandarėt dhe ushtarėt e pushtuesit serb, tė cilėt pėr t`ua pamundėsuar atyre kthimin do ti rrėnonin edhe muret e mbetura tė shtėpisė deri nė themel.

Mjerisht, Azem Bejta dhe pjesėtarėt e familjes sė tij,kurrė nuk do tė arrinin tė rehatoheshin mė aty, nga lufta nė luftė e deri nė rėnien e tyre pėr liri, pa mundur ti gėzohen mė asnjėherė si duhet vendlindjes sė tyre tė shtrenjtė dhe fshatit ku ata dikur kishin shtėpinė.



Sundimi Austro-Hungarez dhe bullgar nė Kosovė
(1915-1918)


Nė vitin 1916, forcat pushtuese serbosllave do tė thyheshin me turp dhe kapitullonin pa asnjė kusht para ushtrisė Austro-Hungareze, e cila do ti pėrzinte ato nga Kosova dhe trojet e pushtuara shqiptare. Por edhe pas ardhjes sė austro-hungarezėve, njė pjesė e tokave tona do tė pushtohej nga ushtria bullgare, kurse pjesa tjetėr nga Austro-Hungaria,me ē`rast Kosova do tė ndahej nė dy pjesė dhe sundohej prapė nga dy regjime tė huaja.
Nė ato troje qė do tė binin nėn sundimin austro-hungarezė, shqiptarėt do gėzonin shumicėn e tė drejtave tė tyre kombėtare,ku do tė hapeshin edhe shkollat nė gjuhėn shqipe dhe vendosej administrata vendore nė to, tė cilat gjatė pushtimit serbo-malazez qė nga viti 1912 deri mė 1915, tė gjitha ishin tė ndaluara.
Kurse pjesa e trojeve shqiptare tė mbetura nėn sundimin bullgar nuk i kishin kėto tė drejta, pėr ē`shkak, jo rrallė do tė konfrontohej, Azem Bejta dhe Shaban Polluzha me kėta pushtues.

Megjithėse edhe Austro-Hungaria do tė pėrpiqej pėr ē`armatosjen e ēetave shqiptare, Azem Bejta, gjatė asaj kohe, problemet kryesore do t`i kishte me pushtuesit bullgar, i cili nė pranverėn e vitit 1917,edhe pse gjendej vetėm me Shotėn dhe vėllain 16-17 vjeēar Ademin,do tė zhvillonin luftime tė rrepta me xhandarmėrinė pushtuese bullgare nė fshatin Obri tė Drenicės,ku do tė vriteshin disa bullgar, por do plagosej edhe Azemi si dhe vėllai i tij i vogėl,Ademi.


Bashkimi i ēetave kryengritėse tė Drenicės



Gjendja e vėshtirė e shqiptarėve nėn pushtimin bullgar dhe qėndrimet e xhandarmėrisė Austro-Hungareze pėr ēarmatosjen me ēdo kusht tė kryengritėsve tė cilėt nuk pranonin ti dorėzonin armėt, detyruan Azem Bejtėn qė nė vitin 1917, tė takohej nė malet e Radishevės me udhėheqėsin e ēetave tė Drenicės veriore Shaqir Smakėn me tė cilin do tė arrinin ujdinė pėr bashkimin e ēetave tė tyre.

Por,pas pak kohėsh ata do tė rrethoheshin nga xhandarmėria austro-hungareze,me ē`rast do tė vritej Shaqir Smaka, ndaj, Azem Bejta edhe pse i ri dhe vetėm nė moshėn 28 vjeēare, do tė emėrohej udhėheqės i ēetave ēlirimtare.


Ngritja e Flamurit Kombėtar nė Pejė

Duke parė lėvizjet ushtarake dhe politike qė zhvilloheshin nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore,kur tanimė ishte e sigurt se Austro-Hungaria po humbiste luftėn dhe ushtria e saj pritej tė tėrhiqej nga trojet tona,komanda ēetnike e qeverisė sė Serbisė qė nė vjeshtėn e vitit 1917, sė pari nė Sanxhak e mė vonė nė pranverėn e vitit 1918 do ta dėrgonte edhe nė brendėsi tė Kosovės, deri nė Dukagjin e Pejė,udhėheqėsin ēetnik Kosta Millovanoviqin-”Peēancin” me qėllim tė pėrgatitjes sė terrenit pėr ripushtimin e Kosovės nga Serbia.

Ndaj si i lindur nė Deēan,Kosta Millovanoviq, fillimisht do tė deklarohej me djallėzi dhe rrejshėm se gjoja kishte ardhur qė tė arrinte njė marrėveshje me fqinjėt shqiptar me tė cilėt ishte “rritur” dhe Azem Bejtėn e ēetėn e tij,pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr forcave austro-hungareze dhe bullgare,duke shpėrndarė premtime boshe,se kinse edhe pas ēlirimit tė Kosovės nga Austro-Hungaria dhe ushtria pushtuese bullgare, Serbia nuk do ta sulmonte, por pėrkundrazi ,ajo do ta pranonte mėvetėsinė e saj dhe t`u njihte shqiptarėve pavarėsinė ?!…..

Mirėpo, qysh nga gjysma e tetorit tė vitit 1918, sapo luftėtarėt e ēetės sė Azem Bejtės, nė mes tė Pejės dhe Runikut do tė zinin rreth 1000 ushtar Austro-Hungarez -rob, ēlironin Pejėn me rrethinė dhe ngritnin Flamurin Kombėtar Shqiptar nė Bashkinė e Pejės ,ku Azem Galica dhe luftėtarėt e tij do tė brohoriteshin dhe pėrshėndeteshin nė mėnyrė frenetike nga shumė banorė tė Pejės me rrethinė, menjėherė do tė ndryshonte edhe qėndrimi i kėtij ēetniku mashtrues.

Azem Bejta nga fundi i tetorit tė vitit 1918, tė 1000 ushtarėt e zėnė Austro-Hungarez, do ti pėrcillte pėr nė Mitrovicė,ku kishin arritur forcat franceze , pėr t`ua dorėzuar atyre robėrit e luftės.
Ndaj, sipas shėnimeve tė dr. Mehmet Rukiqit, gjenerali francezė Bashle si udhėheqės i atyre forcave, pėrveē pėrshėndetjes drejtuar shqiptarėve, dhe mirėnjohjes ndaj luftėtarėve kryengritės pėr trimėri, ai Azem Bejtėn do ta nderonte edhe me njė shpat-lufte, si falėnderim pėr heroizmat e tij.

Por, fatkeqėsisht gėzimi e hareja si dhe kėngėt e vallja kombėtare,qė pas disa vitesh prapė zhvilloheshin nė liri nė trojet tona tė rėnduara me shumė pushtime edhe kėsaj radhe, siē u kishte ndodhė shpesh herė – shqiptarėve tė pa fat,nuk do tė zgjasnin shumė, pasi qė forcat franceze u bėnė shqiptarėve edhe njė tradhti tė madhe, kur pas hapjes sė rrugės nga ushtria e tyre, prapa saj vinte -”bisht” e ngjitur, si hija e zezė e vdekjes ushtria serbe me bajonetat e saj tė mprehta pėr vazhdimin e masakrimit tė shqiptarėve dhe ripushtimin e Kosovės edhe njė herė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-07-14, 17:41   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Shotė Dhe Azem Galica!

Kush ishte Kosta Millovanoviq “Peqanci”:


Kosta Millovanoviq- Peqanci
1879-1944


Sipas shėnimeve biografike, nė disa webseite-interneti,thuhet se ai nė vitin 1879, ishte lindur nė Deēan dhe rritur nė Gurakoc tė Burimit(Istogut) i cili nga viti 1892,do tė shkonte nė Serbi, ku nė moshėn 21 vjeēare do tė ftohej pėr kryerjen e shėrbimit ushtarak atje.
Kurse,nė fund tė shekullit 19 dhe fillim tė shekullit 20,ai do tė aktivizohej nė tė ashtuquajturat grupe tė komitėve ēetnike-serbe, tė cilat bėnin luftė diversante dhe kishin pėr detyrė vrasjen e figurave tė njohura shqiptare nė Rrethinat e Kumanovės, Shkupit dhe trojeve tjera shqiptare tė ish Dardanisė.

Nė kėtė mėnyrė,pėrmes dėrgimit tė grupeve ēetnike tė ashtuquajtura “komitė” Serbia synonte rritjen e ndikimit tė saj nė terren,pasi qė perandoria turke kishte filluar tėrheqjet e pjesshme nga territore tė ndryshme nė Ballkan, dhe ajo pretendonte pushtimin me forcė tė trojeve shqiptare edhe nė kėto anė.

Ndaj,pėr shėrbime tė tilla, nė vitin 1904, atij do ti epej titulli “Vojvodė”i ēetnikėve.

Kjo kishte shtyrė komandėn e tyre qė nė vitin 1910, kur luftėrat tona kombėtare do tė merrnin hov, dhe trojet e Dardanisė kishin nisur kryengritjet e tyre tė fuqishme pėr ēlirim, Kosta Millovanoviq tė dėrgohej edhe njėherė nė territoret e banuara me shqiptar nė rrethinat e Shkupit dhe tė Kumanovės, pėr krijimin e bazave serbe, nė territoret qė do tė ēliroheshin nga shqiptarėt, nė mėnyrė qė atje tė pėrgatiste grupe luftėtarėsh dhe logjistikėn e nevojshme pėr invadimet e ardhshme tė Serbisė tė cilat do tė pasonin gjatė vitit 1912.

Kurse, me fillimin e luftės sė parė ballkanike,ai do tė mobilizohej nė armatėn e tretė serbe pėr tė luftuar kundėr shqiptarėve nė Merdare dhe Betejėn e Kumanovės, si dhe do tė merrte pjesė nė okupimin e Rrafshit tė Dukagjinit,mė tepėr me premtime pėr tė drejta tė barabarta tė shqiptarėve dhe lirin e tyre se sa me ndonjė luftė tė fortė, tė cilit do ti dilnin nė ndihmė edhe banorėt e pakėt serbo-malazezė ku pėr fat tė keq nuk i mungonin as tė njohurit dhe kumbarėt shqipfolės, sidomos nė rrethinat prej nga ai vinte.
Ndėrsa pas shpėrthimit tė luftės sė parė botėrore,Kosta Millovanoviq do tė shkonte nė frontin e Selanikut si ushtar i Serbisė, pėr tu ngritur nė gradėn e togerit atje,ku udhėhiqte njė divizion.

Ndėrsa, pas humbjes sė luftės nga ana e Serbisė,tė cilės nė ikje nga forcat Austro-Hungareze dhe ato bullgare, nuk mundi ti shpėtonte as ndihma, ruse,franceze dhe angleze,ushtria serbe me tė gjithė 125 mijė pjesėtarėt e saj nė ikje e sipėr nga kėto forca nė vitin 1915,do tė tėrhiqej pėrmes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi drejt bregdetit.


ushtria serbe gjatė tėrheqjes nėpėr Shqipėri
nė drejtim tė bregdetit shqiptar


Ndaj nga komanda e ushtrisė serbe, Kosta Millovanoviq do tė zgjidhej si udhėheqės pėr tėrheqjen e njė Divizioni tė ushtarėve serb,pėrmes Shqipėrisė nė drejtim tė detit Adriatik, prej nga do tė barteshin me anijet ruse dhe franceze sė pari nė ishullin Korfuz pėr tu vendosur mė vonė nė frontin e Selanikut( Wikipedia-Kosta Millovanoviq -peqanac)

Tėrheqja e ushtrisė serbe bėhej nė marrėveshje me Esat Toptanin dhe ndihmėn e pėrkrahėsve tė tij, pasi qė Kosta Millovanoviq (Peqanci)jo vetėm se e njihte mentalitetin e shqiptarėve, por ai e fliste edhe gjuhėn shqipe mirė.
Tėrheqja pėrmes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi do tė zgjaste nga nėntori i vitit 1915 deri nė Janar tė vitit 1916(Wikipedia- “Milan Nediq”)

Nė verėn e vitit 1916,sipas porosisė sė komandės ēetnike, ai do tė shkonte nė rajonin e Toplicės,gjoja pėr tė ndihmuar nė organizimin e kryengritjes guerile dhe luftuar kundėr ushtrisė bullgare e cila atė kohė kishte pushtuar disa pjesė tė banuara me serbė pranė kufirit me Bullgarinė.

Nė Toplicė dhe rrethinė, ai do tė qėndronte deri nga fundi i vitit 1917,kur do ta tradhtonte edhe bashkė-organizatorin e atjeshėm tė luftimeve,Kosta Vojinoviqin i cili i kishte filluar qė mė parė luftimet me bullgarėt nė ato anė.

Por, me gjithė pritjet e mėdha, pėrveē ndonjė aksioni tė pa qėndrueshėm dhe disa djegieve e shkatėrrimeve, pas tė cilave tėrhiqej shpejt me pėrkrahėsit e tij,Kosta Millovanoviqi, jo vetėm se nuk do tė ndihmonte, por ai edhe do ta sabotonte keq luftėn e udhėheqėsit vendor Kosta Vojinoviq si dhe do tė humbiste shumicėn e betejave dhe gati tė gjithė ushtarėt e tij nė luftime me bullgarėt nė rrethinat e Toplicės.

Madje, pas zgjerimit tė ofensivės bullgare nga Nishi nė drejtim tė Leskovcit dhe gjithė hapėsirat e Toplicės,atij nuk do ti mbetej mė vend askund, pėrveē se me rreth 100 pasuesit e mbijetuar tė tij, nė pranverėn e vitit 1917, me arsyetimin se dėshironte t`a pushtonte Sanxhakun, Rrafshin e Dukagjinit dhe Pejėn,tė largohej pėrfundimisht nga luftimet nė ato anė, duke lėnė tė vetmuar ish bashkėluftėtarin dhe bashkė-organizatorin e kryengritjes guerile, Kosta Vojinoviq nė gjysmėn e aksionit tė nisur bashkė kundėr bullgarėve, mu nė momentin kur udhėheqėsi vendor Kosta Vojinoviq, do tė binte nėn rrethim, i cili edhe do tė vritej nga bullgarėt.(bėnte vetėvrasje-sipas serbėve). (Wikipedia-”Kosta Millovanoviq-Peqanac” )

Pas formimit tė mbretėrisė serbo-kroato-sllovene mė 1 Dhjetor tė vitit 1918, ai do ti shėrbente njė kohė kėsaj qeverie nė shuarjen e kryengritjeve shqiptare nė Kosovė deri nga viti 1923?..

Tradhti tė njėjta dhe tė ngjashme ai do tė bėnte gjatė gjithė jetės sė tij, tė cilat nuk do tė pushonin as gjatė luftės sė dytė botėrore,pasi qė sa herė dėshtonte nė aksionet e nisura, ai kėrkonte ndonjė palė mė tė fuqishme pėr tė hyrė nė shėrbim tė saj.

Ai nė kėtė kohė sė pari ishte afruar me tė ashtuquajturėn “qeveri e shpėtimit kombėtar” tė kryeministrit serb Millan Nediq, 29 gusht tė vitit 1941- 4 tetor tė vitit 1944,nėn pushtimin gjerman,por para se ti afrohej atij ai , do tu ofrohej edhe gjermanėve pėr luftimin e partizanėve,por qė pas njė kohe tė shkurtėr edhe gjermanėt do ta pėrzinin nga radhėt e tyre.

Pas kėtyre aventurave ai do ta provonte njė aventurė tjetėr edhe mė tė rrezikshme, duke u pėrpjekur qė pėrmes shėrbimeve qė u ofronte gjermanėve ta vriste edhe Drazha Mihajloviqin,pėr tė zėnė vendin e tij dhe bėrė udhėheqėsi i vetėm i tė gjithė ēetnikėve tė Serbisė.

Por pas dėshtimit tė kėsaj tentative i pėrbuzur nga gjermanėt dhe qeveria e Milan Nediqit e cila pas rreth 5 muaj edhe ajo do tė binte,Kosta Millovanoviq do tė mblidhte rreth 100 pasuesit e mbetur tė tij,tė cilėt tė shumtėn e rasteve, nuk e kaluan kėtė numėr asnjėherė, dhe njė shumė tė madhe parash prej 700.000 marka gjermane nė ari, qė ai atėkohė posedonte,tani pėr t`iu bashkuar forcave tė Drazha Mihajloviqit.


Drazha Mihailoviq

Mirėpo pėr shkak tė pėrpjekjeve qė Kosta Millovanoviq kishte bėrė pėr vrasjen e Drazha Mihajlit, ky i fundit do ti dėrgonte tre oficer tė tij, kinse pėr ta pranuar Kosta Millovanoviqin,me urdhėr pėr marrjen e parave dhe vrasjen e tij, i cili edhe do tė pushkatohej me urdhrin e Drazha Mihajloviqit, nga tė dėrguarit e Drazhės nė fund – Maj, tė vitit 1944, afėr vendit tė quajtur Soko-banje, nė Serbi.




Por ti qasemi edhe njė herė, kthimit tė tij nė Kosovė;

Pasi qė Kosta Millovanoviq,i cili veten do ta quante(Peqanci) sipas qytetit tė Pejės me arsyetimin se gjoja vinte nga andej,e qė pėr fat tė keq edhe disa shqipfolės me dėshirė e quajnė edhe sot (peqanac) megjithėse mbiemri i tij, ishte Millovanoviq, njė kohė kishte qėndruar nė Serbi dhe duke mos pasur sukses nė luftime,tani ishte ofruar nė anėn e Austro-Hungarezėve, pėr tė luftuar kundėr forcave bullgare,i cili sipas shėnimeve tė biografisė sė tij nė wikipedia, kishte arritur qė nė tetor tė vitit 1917, disa nga trupat e tij ēetnike ti infiltronte nė forcat Austro-Hungareze, infiltrim ky, tė cilin ai si ēetnik i rryer qė ishte, duhet ta ketė pėrdorur edhe pėr kthimin nė Kosovė, nė pranverėn e vitit 1918, qė tė pėrgatiste terrenin, pėr riokupimin e saj nga Serbia.

Kurse pas okupimit, pėr njė kohė bukur tė gjatė, ai do tė pėrpiqej qė ti shuante kryengritjet shqiptare nė Kosovė,tė cilave deri nė vitin 1924 do tu printe Azem Galica.

Ishte koha kur Austro-Hungaria gjendej para tėrheqjes kurse forcat franceze sapo kishin mbėrri nė kufijtė e Kosovės,marshimin e tė cilave pėrpiqej me shumė mjeshtri ta shfrytėzonte Serbia, pėr depėrtimin e saj nė Vendin tonė. Ndaj, kryengritėsit shqiptar,me gjithė premtimet serbe e franceze,qė me kohė kishin dėshmuar vendosmėrinė e tyre pėr luftė kundėr ripushtimit serb tė Kosovės, qė nga fillimi i tentimeve tė para pėr pushtimin e saj.

Ndaj oficerėt serb duke njohur trimėritė e Azem Galicės,ishin munduar qė prezencėn e forcave franceze t`a pėrdornin edhe si garantues pėr premtimet e tyre, kinse Azem Bejtėn ata do ta bėnin “Vojvodė” (udhėheqės) tė Kosovės,nėse ai do tė pranonte pushtimin e saj nga Serbia.

Por,Azem Bejta i dėshpėruar nga tradhtia e francezėve dhe pabesit sllave tė cilat nuk njihnin fund as kufij,do tu pėrgjigjej prerė dhe i vendosur tė dy palėve se hyrja e ushtrisė serbe nė Kosovė,nė ēfarėdo mėnyre qoftė,nėnkuptonte luftė pėr shqiptarėt,dhe ata ishin tė vendosur qė sundimin e askujt, kurrė mė tė mos e njihnin as pranonin mbi atdheun e tyre tė shtrenjtė.

Madje pėr tu par edhe mė qartė qėllimet e okupatorėve sllav,me tė arritur tė ushtrisė serbe pas asaj franceze nė Mitrovicė, do tė urdhėrohej shkarkimi i kryetarit tė saj shqiptar,Ibrahim Deva,dhe vendosja e njė sllavi me emrin Jovan Kotorr nė vend tė tij.
Mirėpo,Azem Bejta, do tu pėrcillte njė ultimatum qeveritarėve serb, qė brenda 24 orėsh tė rikthehej ish kryetari i saj shqiptar nė Mitrovicė,ose ai do ta niste luftėn me ta.
Mjerisht,ky ishte vetėm fillimi i keēė i njė periudhe tė errėt qė atėbotė i pėrgatitej Kosovės dhe trojeve tjera nėn pushtim,kur me tė marrė lajmin se forcat serbe pas atyre franceze, kishin arrit deri nė Mitrovicė,i trimėruar nga kjo informatė, udhėheqėsi kriminel i ēetnikėve serb, Kosta Millovanoviq (Peqanci) jo vetėm se do ta mohonte lirin e Kosovės, por ai do ta urdhėronte edhe ndihmėsin e tij,pėr heqjen me forcė tė Flamurit Shqiptar nga Ndėrtesa e bashkisė sė Pejės, tė cilin e kishte vėnė Azem Galica, me ē`rast do tė vinte deri tek gjakderdhja nė mes tė luftėtarėve shqiptarė dhe ēetnikėve serb, ku do tė vritej ndihmėsi i Kosta “Peqancit” por edhe vėllai i Shote Galicės, Rexhepi, nė mbrojtje tė Flamurit Kombėtar.

Kthimi i Kosta Millovanoviqit- Peqancit nė Kosovė dhe rrafsh tė Dukagjinit, pėr tė cilin siē u cek mė lartė, thuhet se ishte i lindur nė Deēan dhe rritur nė Gurakoc tė Burimit (Istogut) me pretendime pėr ripushtimin e Kosovės dhe hakmarrjen ndaj shqiptarėve, pėr gjoja se, ata dikur ia paskan vrarė tė atin, i kishte shqetėsuar pa masė tė gjithė shqiptarėt e kėtyre trojeve.
Ndaj,duke parė se tokat tona po ripushtoheshin pėrsėri nga sllavėt, populli shqiptar nė masė tė madhe do ti bashkohej luftės sė Azem Bejtės, kėshtu qė nė fillim tė vitit 1919, ai udhėhiqte disa mijėra luftėtar, i cili nė bashkėpunim me Sadik Ramėn, falė edhe ndihmės sė Komitetit pėr Mbrojtjen e Kosovės me seli nė Shkodėr, qė furnizonte kryengritėsit me armatim e municion, do tė organizonin njė kryengritje tė fuqishme, duke ēliruar pjesėn mė tė madhe tė Rrafshit tė Dukagjinit.
Ndaj, nė shenjė hakmarrje ndaj tij, nė vitin 1920, xhandarmėria serbe, e nxitur edhe nga naēellniku i Mitrovicės, (Jovan Kotorri),do ti pushkatonte nėnėn dhe motrėn e Azem Galicės,me tė cilin Jovan Kotorri, kishte hesape tė vjetra qė kur Azem Bejta e kishte pėrzėnė nga zyra dhe urdhėruar shkarkimin e tij brenda 24 orėsh pėr rivendosjen e kryetarit shqiptar nė Mitrovicė.




Ndaj pėr shpagimin e vrasjes sė Nėnės dhe Motrės sė Azem Galicės,pa kaluar shumė kohė, Shota me tė vėllain do ta nxirrnin Jovan Kotorrin nga shtėpia, midis qytetit tė Mitrovicės para hundėve tė rojeve serbe qė kujdeseshin pėr tė, dhe vrisnin kriminelin serb, gruan dhe asistenten e tij tė cilat jo vetėm se ndihmonin dhe merrnin pjesė nė organizimin e vrasjeve por edhe bėnin propagandė ēetnike, pėr shfarosjen nė masė tė shqiptarėve nga Kosova dhe viset tjera nėn pushtim.

Ndaj, rezistenca pėr ēlirimin kombėtar tė Kosovės dhe kryengritjet e armatosura tė shqiptarėve,nuk do tė pushonin asnjėherė dhe pėr asnjė ēast,derisa do tė zgjasnin pushtimet. Kryengritjes sė Azem Bejtės iu pėrgjigjėn shumė luftėtarė jo vetėm nga Drenica por edhe nga tė gjitha trojet tjera tė cilėt pėrveē luftimit tė pushtuesit,kishin pėr detyrė t`u kundėrviheshin edhe shpėrnguljeve me dhunė tė shqiptarėve pėr nė Turqi,ta luftonin kolonizimin e Kosovės me sllav tė ardhur nga Serbia e Mali i Zi dhe pengonin asimilimin e pjesėtarėve tė kombit tonė nėn pushtimin e serb.

Serbia,nė mėnyrė qė ti kontrollonte mė lehtė shqiptarėt, do tė provonte qė ti merrte me dhunė djemtė e tyre nė ushtri, por Azem Bejta me bashkėluftėtarėt e tij i kishte ftuar me kohė tė rinjtė shqiptar qė tu bashkoheshin ēetave ēlirimtare, dhe tė mos u pėrgjigjeshin ftesave pėr shėrbim nė ushtrinė pushtuese sllave.

Ndaj ai dhe bashkėluftėtarėt e tij do tė pėrcilleshin kėmba kėmbės nga forcat e okupatorit, kėshtu qė nė muajin shkurt tė vitit 1920,ēeta e Azem Bejtės do tė rrethohej nga rreth 500-600,forca tė ushtrisė dhe xhandarmėrisė serbe nė fshatin Gradicė tė Drenicės me ē`rast do tė zhvilloheshin luftime tė ashpra, qė nga mėngjesi deri nė mbrėmje, ku luftėtarėt shqiptar,pėrveē se do tė arrinin tė vrisnin rreth 30 ushtar dhe xhandar tė pushtuesit,ata do ta qanin edhe rrethimin serb, duke tėrhequr njė pjesėtar tė vrarė tė ēetės dhe disa bashkėluftėtar tė plagosur nė luftimet e zhvilluara.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-07-14, 17:43   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Shotė Dhe Azem Galica!

Krijimi i “Arbėrisė sė Vogėl”

Pas njė qėndrese mbi 5 vjeēare dhe luftimeve tė pareshtura qė me arratisjen e tij nga burgu i Pozharevcit nė vitin 1915, Azem Bejta me ēetėn shqiptare, nė qershorin e vitit 1920 do ti detyronte forcat pushtuese serbe,tė lidhnin njė marrėveshje pėr krijimin e shtetit tė tij, sipas tė ashtuquajturės “Marrėveshje mbi Zonat e Lira”

Kėshtu qė,nga bisedimet nė mes tė forcave pushtuese serbe dhe ēetės sė Azem Bejtės, do tė arrihej qė tė formohej njė “shtet” i lirė nė Drenicė,i cili atėbotė u quajt “Arbėria e Vogėl” si shteti i parė i kėtij lloji nė rajon i cili pėr ushtri kishte ēetėn me luftėtar shqiptar pėr mbrojtjen nga ndėrhyrjet e ushtrisė dhe xhandarmėrisė serbe nė territorin e lirė tė “Arbėrisė”.

Hasan Prishtina


Aktiviteti luftarak i Azem Galicės,Bajram Currit e Hasan Prishtinės dhe kryengritėsve tjerė shqiptar,kishte bėrė qė nė atė kohė, nga 9 nėntori i vitit 1921, me vendimin e Fuqive tė Mėdha, tė krijohej edhe njė zonė e lirė pėr shqiptarėt nėn pushtim e cila do tė quhej “Zona neutrale e Junikut”.

Ajo pėrfshinte disa fshatra pėrreth si Brovinėn, Ponoshecin ,Mulliqin Shishmanin, Babajn e Bokės,Popcin, Kosharen etj, hapėsirė e cila shtrihej nga Qafa e Morinės e deri nė grykė tė Deēanit.

“Zona neutrale e Junikut” do tė ekzistonte deri nė muajin shkurt tė vitit 1923,kur sipas kujtimeve tė Hajriz Demakut ish luftėtar dhe anėtar i moēėm i “Lėvizjes nacional demokratike shqiptare”,me nėnshkrimin e Cana Beg Kryeziut nė Beograd, si pėrfaqėsues i atėhershėm i Shqipėrisė, kjo zonė do ti epej Serbisė,pėr ruajtjen e sė cilės gjatė gjithė kohės kishte luftuar edhe Azem Bejta me ēetėn e tij.
Edhe “Arbėria e Vogėl” nė fillim do tė shtrihej nė gjithė territorin e komunės sė Prekazit duke pėrfshi mbi 10 fshatra pėrreth, por qė kohė pas kohe, sidomos kur ēeta e Azem Bejtės duhej ti vinte nė ndihmė “Zonės neutrale tė Junikut”e cila mbijetoi pėr tri vjet, nga sulmet e shpeshta qė organizonte ushtria dhe xhandarmėria serbe edhe shteti i Azem Bejtės, pėrgjatė kėsaj periudhe nga qershori i vitit 1920 deri nga fillimi i vitit 1924,do tė ngushtohej nė tri fshatrat e fundit: Galicė, Lubovec dhe Mikushnicė.

Ndaj, siē kishte vepruar gjithmonė pėr fitim kohe dhe tradhti, Serbia edhe marrėveshjen pėr krijimin e “Arbėrisė sė Vogėl” do ta shfrytėzonte pėr vrasjen e udhėheqėsve tė dalluar tė ēetave kryengritėse me tė holla e mashtrim, si dhe ngushtimin e kėtij “Shteti tė Lirė” pak nga pak,qoftė edhe pėrmes zaptimit nga lagja nė lagje e fshati nė fshat deri te vrasja e Azem Bejtės mė 1924,dhe shuarja e tėrėsishme e Arbėrisė.


Bajram Curri

Shqiptarėt e pezmatuar sidomos pas rėnies sė “Zonės neutrale tė Junikut” me nėnshkrimin e pėrfaqėsuesit tė qeveris shqiptare dhe bashkėpunimit tė saj me Serbinė , mblodhėn forcat e tyre nėn udhėheqjen e Bajram Currit dhe nė Qershor tė vitit 1924,nisėn nga Kruma njė kryengritje duke marrė Tiranėn dhe rrėzuar Ahmet Zogun, me ē`rast ai do tė ikte nė mbretėrinė atėhershme jugosllave.

Por as Serbia, gjatė asaj kohe nuk do tė rrinte duarkryq, ajo pas njė viti e gjysmė tė shuarjes sė “Zonės neutrale tė Junikut” dhe mbi katėr vitesh ekzistence tė Arbėrisė sė Vogėl,nė fillim tė muajit korrik tė vitit 1924,ushtria dhe xhandarmėria pushtuese e saj, do tė grumbullonte forca tė mėdha nga garnizoni ushtarak serb nė Shkup dhe qytetet brenda Serbisė,me armatime tė rėnda dhe topa modern luftarak, sė pari nė Mitrovicė,ku do tė mobilizoheshin edhe shumė xhandar dhe kolon serbo- malazez duke propaganduar se gjoja ushtarėt e grumbulluar tė tyre, do tė dėrgoheshin nė kufi me Shqipėrinė,pėr shkak tė gjendjes sė paqėndrueshme atje ,pas rrėzimit tė qeveris sė Ahmet Zogut nė qershorin e atij viti.

Mbreti Zog

Por, marshimi i ushtrisė pushtuese serbe,i filluar natėn nga Mitrovica nė drejtim tė Pejės, me tė arritur nė fshatin Vojtesh, do tė kthehej nė drejtim tė Galicės dhe “Arbėris sė Vogėl” duke rrethuar pas mesnatės tė tri fshatrat ende tė lira, Galicėn, Lubavecin dhe Mikushnicėn.

Serbia kishte dėrguar atje mbi 1000 trupat e saj mė tė stėrvitura dhe mė tė mirė-pėrgatitura si dhe oficerėt mė tė zot pėr luftime,me qėllim tė shuarjes definitive si tė Arbėrisė sė Vogėl, ashtu edhe tė lėvizjes kryengritėse tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

Megjithėse sulmet serbe do tė fillonin herėt, qė para agut tė mėngjesit,me tė gjitha llojet e armatimeve tė rėnda dhe nga tė gjitha anėt duke u munduar qė ti zinin luftėtarėt e Azem Bejtės nė befasi,pėrkundėr dėmtimeve nga topat e ushtrisė pushtuese serbe, Azem Bejta me disa nga bashkėluftėtarėt e tij, do tė arrinte qė ta qante rrethimin e hekurt trepalėsh tė cilin e kishte vėnė ushtria, xhandarmėria dhe vullnetarėt serbo-malazez.

Por, pėr fatin e keq tė shqiptarėve, lėvizjes sė tyre kryengritėse dhe vetė Azem Bejtės, gjatė qarjes sė rrethimit kur ata tanimė ndodheshin pranė fshatit Mikushnicė, njė plumb i armikut do ta qėllonte nė xhepin e lėkurtė tė fishekėve rezervė, tė cilin Azem Galica e mbante tė lidhur nė brez, me ē`rast do tė eksplodonte duke i shkaktuar dėmtime tė rėnda nė boshtin kurrizor dhe bėrė tė pa lėvizshėm gjithė trupin e tij.

Megjithatė, pėrkundėr vrasjes dhe plagosjes sė shumė bashkėluftėtarėve tė Azem Galicės, ashtu siē edhe ishin betuar, Shota me luftėtarėt e mbetur, do tė arrinin qė ta tėrhiqnin Azem Bejtėn e plagosur,pėr tė mos lejuar qė ai tė binte nė duart e pushtuesve sllavė, i gjallė as i vdekur tė cilin pėrkohėsisht do ta vendosnin nė kullat e Sadik Ramės sė Gjurgjevikut, me shpresė qė nė momentin e parė tė mundshėm, ta dėrgonin pėr shėrim nė Shqipėri.

Mirėpo, gjendja e tij sa vinte e keqėsohej dhe pas 10 ditėsh vuajtje, ai do tė mundej nga plagėt e rėnda qė kishin dėmtuar pjesėt mė vitale tė trupit tė tij,kėshtu qė mė 25 Korrik tė vitit 1924, heroi i kombit-Azem Bejta do tė mbyllte sytė pėrgjithmonė.

Ndaj,trupi i tij i pa jetė, me ndihmėn e disa litarėve do tė lėshohej nė thellėsitė e njė shpellė tė fshehtė tė cilin edhe pėrkundėr shumė pėrpjekjesh nuk do tė mund ta gjenin asnjėherė forcat pushtuese serbe.

Shpella e Azem Galicės


Madje edhe pas vdekjes sė Azem Bejtės,nuk do tė shuhej as ēeta ēlirimtare e tij,tė cilėn pėr mė tepėr se dy vjet me radhė,do ta udhėhiqte Shote Galica, deri nė sėmurjen e saj, dhe vdekjen e shumė bashkėluftėtarėve tė mbetur pa municion e armatim,ngase pas rikthimit tė tij nė pushtet, Ahmet Zogut do ti ndalonte ato rreptėsishtė pėr kryengritėsit shqiptar nėn okupim.

Ndaj,shkėlqimi i veprės dhe historisė sė luftėrave ēlirimtare qė udhėhoqi Azem Bejta, me gjithė pėrpjekjet e bashkėpunėtorėve jo tė paktė tė okupatorit serb dhe pasardhėsve tė tyre, pėr njollosjen e heroizmave tė tij,veprat e tij pėr atdheun dhe kombin nuk u tjetėrsuan asnjėherė dhe u ruajtėn tė pastra e tė papėrlyera deri nė ditėt tona. Kėshtu qė me arsye dhe plot tė drejtė, fjalėt aq domethėnėse tė tij ,drejtuar spiunėve dhe tradhtarėve tė kombit qysh nė atė kohė,do tė ktheheshin nga rapsodėt nė kėngė, tė cilat edhe sot japin fuqishėm dhe me zė kėtė porosi:

“Azem Bejta ka pas thanė,

Burrė i mirė kush donė me kanė,

Punėve t’kēia hyzmet s’u ban,

Se vjen dita e i bjen pishman”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-07-14, 17:45   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Shotė Dhe Azem Galica!

__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.