Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-05-13, 14:52   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Emancipimi dhe pushteti

Ku ndahet pushteti mes burrit dhe gruas?


Nė kohėn e sotme marrėdhėniet nė ēift kanė pėsuar njė ndryshim tė madh. A nuk duket se “lufta e mileniumit mes burrit dhe gruas”, pėr sa i pėrket rolit tė fuqisė dhe dominimit ėshtė duke u spostuar gjithnjė e mė shumė drejt polit femėror. Nė njė farė mėnyre nė botėn aktuale, ekzistenca ėshtė drejtuar mė shumė drejt kėrkimit tė karakteristikave dhe vlerave pozitive tė pėrfaqėsuara nga femrat: hapje, dialog, pritje, shkėmbim emotiv. Ndėrkohė qė burrit ēdo ditė e mė shumė i kėrkohet t’i largohet natyrės sė mbyllur: tė shmangė vrazhdėsinė nė dashuri, t’i japė kėnaqėsi partneres, ta respektojė atė nė marrėdhėniet intime etj, sjellje kėto qė nė tė kaluarėn nuk njiheshin.

Njė herė e njė kohė kėto role ishin tė qarta, dhe fuqia nė ēift apo nė familje ishte mbi tė gjitha e fokusuar tek burri. Ndėrkohė qė sot nė ēift ekzistojnė divergjenca dhe diskutime pėr sa i pėrket mėnyrės sė rritjes sė fėmijėve, ndarjes sė punėve tė shtėpisė, dhe jo mė raporti i forcės pėr ta kthyer peshoren gjithnjė nga Ai. ēiftet e reja funksionojnė nėpėrmjet komunikimit, nėpėrmjet tė shprehurit tė personalitetit tė secilit, dhe herė pas here arrihet nė njė kompromis tė drejtė edhe nė kėtė aspekt. ėshtė njė pikė takimi, por qė nuk arrihet njė herė dhe vendoset pėrfundimisht, sepse nė jetėn e pėrditshme ky kompromis kėrkon fleksibilitet, tolerancė, ndjeshmėri dhe kreativitet. Kur kjo nuk ndodh, kemi kthimin tek burri arkaik, qė kėrkon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes me anė tė forcės dhe fuqisė sė fjalės sė fundit, dhe qė mbi gruan e “tij” tregohet i dhunshėm e agresiv. Gjithsesi duhet thėnė se nuk ėshtė e lehtė pėr njė burrė, qė brenda ēiftit, tė ndjekė valėn e ndryshimit e cila sot ndjehet si tendencė nėpėr botė. Kjo pėr faktin se origjina nga vijnė burrat (sidomos nė Shqipėrinė etnike) nuk ua meson atyre kėtė. Nė kėtė zanafillė gjyshėrit dhe baballarėt dukeshin se ecnin mbi binarėt e njė ligji prioriteti mbi gruan, tė ligjėruar prej qindra vitesh. Dhe gjatė gjithė kohės nga ky mentalitet ėshtė ngulitur kaq shumė mbajtja e njė kontrate tė tillė, sa thuajse ajo ishte njė ligj qė garantonte qelizėn sociale, familjen dhe trashėgiminė. Sot ēiftet kėrkojnė tė rrinė sė bashku vetėm nėse ka dashuri, mirėkuptim, ndarje tė vlerave dhe tė mėnyrės sė njėjtė tė tė kuptuarit, pėr t’u rritur sė bashku dhe pėr t’u realizuar. Pėrndryshe diskutohet prishja e kontratės, nė ēdo moment.

Deri ku shkon fuqia e gruas?

Pra, flasim pėr evoluimin e marrėdhėnies mes burrit dhe gruas, i cili shpesh here bėhet tepėr i brishtė pėr shkak tė prishjes sė kėtyre ekuilibrave. Gratė mund tė vendosin pėr shumė gjėra qė lidhen me problemet e shtėpisė por shpesh atyre u duhet tė fshihen pas fjalės sė burrit, e cila gjithsesi mbetet e fundit. Po pėrtej shtėpisė dhe familjes sa mundėsi kanė gratė tė shprehin hapur mendimin pa qenė tė paragjykuara nga burrat-kolegėt e tyre? Sa hapėsirė kanė gjetur pėr t’u pozicionuar edhe ato nė role vendimmarrėse? Kėto pyetje janė kthyer nė ēėshtje tė ditės tashmė dhe gruaja shqiptare ka filluar tė kėrkojė terren edhe nė majat drejtuese. Teksa synohet vendosja e kuotės gjinore nė kodin e ri zgjedhor shohim se si presioni i grave tė vetėdijshme pėr forcėn e tyre sa vjen e rritet. Njė nga lėvizjet mė tė reja qė ėshtė shfaqur sė fundmi nė mbėshtetje tė politikave gjinore ėshtė edhe rrjeti i grave: Barazi nė Vendimmarrje i cili ka mė shumė se njė vit qė trajnohet nga Instituti Nacional Demokratik (NDI). Rritja e intensitetit tė grupeve tė tilla ka vėnė jo rrallė nė lėvizje shumė programe politikbėrėse tė cilat falė zėrit tė tyre janė hartuar nė favor tė gruas. E megjithatė grate kėrkojnė mė tepėr: barazi reale nė vendimmarrje. Sa do tė arrihet kjo, ende nuk e dimė. Por njė gjė dihet mire tashmė: “peshorja ka filluar tė lėkundet”.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-06-13, 17:20   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Emancipimi dhe pushteti

10 gra (tė emancipuara dhe pushtetshme) qė ndryshuan botėn!


1. J.K Roulling 1965 –
Ajo ėshtė autore e serisė sė librave tė tė famshmit Hari Poter dhe njė shkrimtare e preferuar e fėmijėve nė mbarė botėn. Shkroi librin e parė tė saj si njė nėnė e vetme, duke luftuar pėr tė siguruar njė jetė mė tė mirė pėr familjen, por pikėrisht kjo gjė e ka bėrė tė jetė njėra nga gratė mė tė suksesshme nė botė.

2. Princeza Dajana nga Velsi 1961 - 1997
Princesha ishte e njohur pėr punėn e saj humanitare kishte dėshirė ti ndihmoj tė varfėrit dhe tė sėmurėt. Kur ajo u bė princeshė dhe bashkėshortja e princ Ēarlsit, ajo shfrytėzoi pozitėn e re pėr tju ndihmuar njerėzve, dhe e njejta ju kthye me dashuri dhe respekt.

3. Nėna Terezė
Tėrė jetėn ua pėrkushtoi tė varfėrve dhe u bė ikona globale e sakrificės dhe mirėsisė njerėzore. Nė vitin 1979 mori ēmimin Nobėl, dhe pak para se ta marė ēmimin ėshtė pyetur se ēfarė duhet bėrė pėr ta promovuar paqen nė botė. Dhe pėrgjigjja e saj ishte. “Shkoni nė shtėpi dhe duani familjen tuaj“

4. Koko Shanell 1883 – 1971
Njėra nga dizajneret mė inovative tė modės ėshtė Koko Shanell, gruaja e cila ka dizajnuar stilin e femrės gjatė shekullit 20. Idetė e saj ishin revolucionare, veēanėrisht kur ishte fjala pėr rrobat tradicionale.

5. Helen Keler 1880 – 1968
Kur ajo ishte 19 muaj, si pasojė e etheve ajo kishte humbur pamjen dhe dėgjimin. Me ndihmėn e mėsueses Anne Sullivan, ajo i kushton tėrė jetėn e saj pėr tė pėrmirėsuar jetėn e njerėzve me aftėsi tė kufizuara

6. Maria Kiri 1867 – 1931
Ajo ėshtė gruaja e parė qė fitoi ēmimin Nobėl nė dy kategori tė ndryshme. Ēmimi i parė ishtė pėr hulumtime ne fizikė, nė vitin 1903, dhe e dyta nė fushėn e kimisė, ne vitin 1911, disa vite mė vonė ajo ndihmoi zhvillimin e rrezeve radioskopike.

7. Florens Najtingell 1820 – 1910
Ajo ishte njė instrument qė ka ndihmuar pėr tė ndryshuar rolin dhe perceptimin e profesionit mjekėsor. Kujdesi i saj i devotshėm i tė sėmurėve ishte njė kthesė e vėrtetė qė mė pas u pėrmirėsuan dukshėm trajtimet me ushtarėt e plagosur. Kujdesi i saj i ka dhėnė njė dimension krejt tė ri nė botėn e kujdesit mjekėsor dhe vėmendjes.

8. Xhejn Ostin 1775 – 1817
Njėra nga shkrimtaret mė tė famshme tė shekullit 18 ėshtė Ostin, autore e disa romaneve tė cilat edhe sot janė tė preferuarat e grave moderne. Nė librin Krenari dhe Paragjykime dhe librin Emma, Ostin nė mėnyre komike nxjer nė pah varėsinė e gruas nga martesa pėr njė jetė mė tė sigurt dhe ekonomike. Nė atė kohė, shkrimtaret femra ishin shumė tė rralla, dhe shembulli i saj ishte nxitje e suksesshme pėr shumė shkrimtarė pas saj.

9. jovanka-orleanka-1412-1431
Ėngjulli mbrojtės i Parisit, ka pasur “vizione qiellore”, qė kanė qenė njė frymėzim i madh pėr tė udhėhequr francezėt kundėr pushtimit Anglez. Nė moshėn 17-vjeēare ajo i ka udhėhequr francezėt drejt fitores nė Orlean. Ėshtė kapur nė vitin 1430 dhe bije nė dorėn e Anglezėve, tė cilėt e kanė gjykuar pėr herezi dhe mėpastaj e kanė djegur nė Rouen. Ajo ėshtė sinonimi i pėrkushtimit dhe besimit.

10. Kleopatra 69-30 p.e.s.
Sundimtari i fundit i Egjiptit nga dinastia Ptolemeu, grua qė udhėheqi me Egjiptin e lashtė ėshtė trashėgimtare e njėrit prej gjeneralėve tė Aleksandrit tė Madh. Deri nė momentin e fundit ka mbrojtur Egjiptin nga Perandoria Romake. Pėr kėtė arsye, ajo kishte dy dashuriēka me dy prej njerėzve mė me ndikim, sunduesve tė Romės, Mark Antoni dhe Jul Cezari. Kleopatra ishte faraoni i fundit i Egjiptit, vdekja e saj shėnoi fundin e monarkisė egjiptiane.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-13, 22:29   #3
Kalimero
SUPERMUDERATOR;)
 
Avatari i Kalimero
 
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 3,319
Kalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Emancipimi dhe pushteti

o mus metshum be un pushtet t'grave he mazamakeq.

e kishin pas pasen kto dijuzka i her pushtetin, po than ka a her un dit para e mas buke i kishin pas re mashkdhat, ishadha se priti qat pushtet pthy pthy pthy


__________________
iK mUs U dAshUroNi ,s' kom qKa jU bOj tIBe :D
Kalimero Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.