Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-03-08, 23:03   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kosova njė krijesė e Amerikės

Washington, 7 mars - Njė gazetar grek, i akredituar nė Departamentin Amerikan tė Shtetit, ka bėrė njė pyetje komentuese, duke e quajtur kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, "njė kukull tė Washingtonit dhe Kosovėn njė krijesė tė Amerikės". Por, ka vijuar njė reagim i Departamentit Amerikan tė Shtetit. "Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovės, ashtu siē ėshtė njohur nga SHBA-tė dhe shumė vende, pėrfshirė edhe shumicėn e vendeve tė BE-sė, ka qeverinė e vet qė flet nė emėr tė saj dhe vepron mbi bazėn e votės qė ka marrė nga populli i Kosovės dhe u shėrben interesave tė atij populli dhe tė askujt tjetėr", ka thėnė Tom Casey. Ai edhe njėherė ka folur rreth njohjes sė Kosovės sė pavarur, duke thėnė se varej nga vetė vendet e ndryshme botėrore pėr kohėn dhe mėnyrėn e njohjes sė shtetit tė Kosovės. "Ne duam qė tė gjitha vendet e botės ta bėjnė kėtė".

.................................................. .................................................. ..........................

Kush nuk bėn atė qė SHBA-tė duan keq i ka punėt.
Hehe...


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-03-08, 00:31   #2
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kosova njė krijesė e Amerikės

Kosova mes zgjedhjeve presidenciale ruse dhe amerikane

10.03.2008

Mund tė quhet njė fat i madh, ose mė saktė njė vendim i zgjuar strategjik i bashkėsisė euroatlantike, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės
pėrpara zgjedhjeve presidenciale nė Rusi dhe zgjedhjeve presidenciale nė SHBA. Ishte njė vendim qė qetėsoi ujėrat nė
raportet intrigante rajonale, por kryesorja, qė largoi nga axhenda e tratativave dhe pazareve tė mėdha ndėrkombėtare
njė problem tė mprehtė.
Nėse Kosova nuk do tė kishte shpallur pavarėsinė, ajo do tė vazhdonte tė ishte problem i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, problem i Grupit tė Kontaktit, problem i G-8-ės sė vendeve mė tė industrializuara tė botės, problem i bisedimeve SHBA-Rusi dhe BE-Rusi etj. Tani, Kosova e pavarur ėshtė fakt i kryer pėr tė gjithė, pėr Kosovėn, pėr Serbinė, pėr BE-nė, pėr NATO-n, pėr Ballkanin, dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, pėr SHBA-nė dhe Rusinė.
Ka qenė njė insistim dhe strategji e diplomacisė sė Serbisė dhe e Rusisė pėr ta shtyrė vendimin pėr statusin e Kosovės pas zgjedhjeve presidenciale nė SHBA dhe nė Rusi. Shpresa ruso-serbe ishte se Kosova, si ēėshtje e hapur do tė bėhej njė pikė e pėrhershme e dobėt e partnerėve euroatlantikė. Shtyrja e statusit pėrtej zgjedhjeve presidenciale ruse dhe amerikane do tė transferonte njė ēėshtje tė pazgjidhur apo njė kapitull krize nė dy udhėheqje tė reja nė SHBA dhe nė Rusi, tė cilat, duke qenė tė reja, do tė kishin prioritete tė tjera strategjike nė politikėn e tyre tė jashtme, se sa tė merreshin qė nė fillim me Kosovėn. Duke qenė administrata tė reja, do tė mendonin se do tė kishte kohė ta zgjidhnin ēėshtjen e Kosovės gjatė mandatit tė tyre. Ndėrkohė, nė skenėn ndėrkombėtare mund tė plasnin kriza tė reja nė pika nevralgjike, qė do tė tėrhiqnin mė shumė vėmendjen dhe angazhimin. Kuptohet se nė njė optikė tė tillė shtyrjeje tė statusit pas zgjedhjeve presidenciale nė SHBA e Rusi, peshorja e pėrfitimeve strategjike do tė anonte tek Rusia.
Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės para zgjedhjeve presidenciale nė Rusi, largoi nga tryeza e debatit dhe e tratativave strategjike mes Rusisė nga njėra anė dhe bashkėsisė euroatlantike nga ana tjetėr, njė ēėshtje tė mprehtė, e cila mund tė shndėrrohej nė njė hipotekė tensioni tek Moska. Tani Kosova e pavarur dhe shtet sovran ėshtė ēėshtje e mbyllur dhe Rusia e ka tė qartė se tani pėr Kosovėn, mes saj dhe partnerėve perėndimorė, do tė diskutohet ndryshe. Tani Rusia nuk mund tė bėjė mė objekt pazaresh, nėse do t’i jepet apo nuk do t’i jepet pavarėsia Kosovės. Kjo ėshtė e tejkaluar tashmė, dhe Moska e kupton se duhet tė adoptoje njė kurs nė pėrputhje me kėtė realitet. Presidenti i Rusisė, Vladimir Putin e dha njė sinjal, kur pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel nė Moskė mė 8 mars, foli me njė retorikė mė tė zbutur lidhur me Kosovėn.
Pavarėsimi i Kosovės si zgjidhje e njė krize rajonale europiane, nė planin strategjik ndėrkombėtar evidentoi kuotat dhe limitet e fuqisė sė Rusisė nė raportet ndėrkombėtare. Rusia provoi se ėshtė faktor nė politikėn ndėrkombėtare, duke e zvarritur zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje dhe duke u pėrpjekur ta ruajė Kosovėn si njė konflikt tė ngrirė brenda oborrit euroatlantik. SHBA dhe BE, nuk mund tė mos e llogaritnin kėtė faktor rus nė politikėn ndėrkombėtare dhe nė funksion tė kėsaj, ata i bėnė shumė kompromise e lėshime Rusisė pėr ēėshtjen e Kosovės, qė nga shtyrjet e njėpasnjėshme nga viti 2006, qė ishte viti i pėrcaktuar pėr marrjen e vendimit tė statusit, deri nė vitin 2008. I bėnė lėshime edhe me formėn, mėnyrat dhe amendamentet e shumta, qė i shtuan planit Ahtisaari pėr “pavarėsinė e mbikėqyrur” tė Kosovės, plan i cili pėrmban lėshime disproporcionale mbi tė drejtat e pakicės serbe nė Kosovė.
Gabimi strategjik i Moskės dhe sidomos i presidentit Putin, qe se nuk kuptoi qė fuqia botėrore e Rusisė ka njė limit. Gabimi strategjik i Rusisė, qe se nuk kuptoi se nuk mund t’i mbante gjithė peshat e bllokimeve, tė cilat i tentoi kundėr SHBA-sė dhe BE-sė, qė nga zgjerimi i NATO-s; ēėshtja e mburojės bėrthamore nė Poloni e Ēeki e deri tek mosaprovimi i sanksioneve qė kėrkonte perėndimi kundėr Iranit.
Kėto gabime strategjike tė Rusisė qenė mbushja e kupės pėr zgjidhjen e statusit. Ato qenė dhe fati historik i Kosovės. NATO dhe BE vendosėn qė t’i japin popullit tė Kosovės dritėn jeshile tė pavarėsisė, qė meritonte, dhe njohjen e shtetit tė pavarur tė Kosovės.
Zgjedhjet presidenciale nė Rusi dhe nė SHBA, pavarėsisht nga fituesit, e gjejnė Kosovėn jashtė listės sė krizave dhe problemeve strategjike tė debatit mes fuqive tė mėdha. Presidenti i ri i Rusisė, Dimitri Medvedev, pėr inerci vazhdoi edhe pas zgjedhjes deklaratat militante se pavarėsia e Kosovės do t’i vėrė flakėn Europės. Por si biznesmen i madh qė ka drejtuar gjigandin rus tė Gazpromit, i cili po investon miliarda dhe po i shtrin tentakulat gazsjellėse dhe influencėsjellėse nė gjithė kontinentin, duke pėrshirė edhe Ballkanin, ai e di se flaka mund tė djegė edhe gazsjellėsit rusė nė Ballkan e Europė, e bashkė me to, edhe trilionėt e dollarėve qė fitohen nė Moskė nga gazi dhe nga nafta, e tė djegin burimin kryesor financiar tė pasurisė dhe tė fuqisė sė Rusisė sė drejtuar prej tij. Pa kėto para, Rusia e Medvedevit mund tė pėrfundonte si Rusia e Jelcinit, ku mėsuesve, mjekėve dhe ushtarakėve, nuk u paguheshin rrogat me muaj, sepse qeveria s’kishte fonde.
Kosova, si fakt i kryer strategjik ėshtė njė realitet, qė Rusia e presidentit tė ri Medvedev, don apo nuk don, do tė duhet ta pranojė, ose tė paktėn ta konsiderojė. Kremlini nuk mund tė shkojė dhe ta degradojė veten deri nė atė pikė, sa tė lejojė tė pėrdoret si instrument i njė loje tė vogėl bizantine politike brenda nė Serbi, duke pėrkrahur pakufi aventurizmin nacionalist tė kryeministrit Koshtunica dhe duke bllokuar Serbinė tė bashkohet me Europėn.
Sa i takon zgjedhjeve presidenciale amerikane, duket konsideruar vėrtet njė arritje e madhe, qė pavarėsia e Kosovės u shpall pėrpara zgjedhjeve nė Amerikė. Kėtu nuk shtrohet problemi se mund tė kishte ndonjė devijim strategjik nga presidenti i ardhshėm. Tė tre kandidatėt kryesorė, qė janė tani nė garė, kandidati pėr president nga partia republikane, tashmė i caktuar, Xhon Makejn, dhe dy kandidatėt nga partia demokrate, Hilari Klinton dhe Barak Obama, kanė mbajtur qartazi qėndrime mbėshtetėse pėr Kosovėn si shtet i pavarur dhe sovran. Kandidatėt presidencialė e dinė se Kosova ėshtė rezultat i ndihmės sė administratės demokrate tė presidentit Klinton, qė udhėhoqi ndėrhyrjen e NATO-s pėr ēlirimin e Kosovės mė 1999-ėn, dhe i ndihmės sė administratės sė presidentit Xhorxh Bush, qė udhėhoqi fushatėn diplomatike ndėrkombėtare pėr pavarėsimin e Kosovės nė shkurt 2008. Kjo bashkėsi konceptimi strategjik, i njėjtė nga dy administratat, pėrbėn njė garanci tė njė politike afatgjatė amerikane ndaj Kosovės dhe Ballkanit. Por njė president i ri nė SHBA do tė kishte nė mėnyrė tė natyrshme prioritete tė reja brenda dhe jashtė vendit dhe kjo do tė mund tė kishte pasoja nė kuptimin e afateve pėr marrjen e njė vendimi pėrfundimtar pėr Kosovėn.
Ėshtė njė zhvillim pozitiv ndėrkombėtar, qė Kosova e pavarur u bė anėtare e re e bashkėsisė ndėrkombėtare pėrpara zgjedhjeve presidenciale nė Rusi dhe nė SHBA, dhe qė presidentėt e rij nė tė dy shtetet e mėdha nuk e gjejnė mė Kosovėn nė listėn e sherreve strategjike qė kėrkojnė angazhim dhe zgjidhje.

GazetaShqiptare
__________________

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-03-08 nė 00:59
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-08, 03:26   #3
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kosova njė krijesė e Amerikės

Kur e lexova ne fillim kete titull: Kosova nje krijes e Amerikes, mu kujtuan fjalet e Sheremetit ne humor, kur pat then: A ti shpallim lufte Amerikes se ndryshe spo na merr.
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-08, 05:22   #4
pleshti
Pickues
 
Avatari i pleshti
 
Anėtarėsuar: 20-03-07
Vendndodhja: Qaty ku o ngusht
Postime: 191
pleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithėpleshti i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Kosova njė krijesė e Amerikės

Ku me e pas ket fat ne shqiptaret, e me mbet gjithmon nen krahet mbrojtes te amerikes?

Edhe vet Zoti ish gezuar bashke me ne.
pleshti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-08, 11:46   #5
UniCorN
 
Anėtarėsuar: 16-01-06
Vendndodhja: Diku..
Postime: 196
UniCorN me shokė shumeUniCorN me shokė shume
Gabim Titulli: Kosova njė krijesė e Amerikės

Falemneres prej Amerikes, e zoti i dhashte bereqet... (loool, s'di pse mu kesh me qet fjali hyrese falenderuese)

Ne kohe te veshtira na u ka gjet, se pa perkrahjen e saj sot ishim diku ne skaje te botes, se sa per Evropen "plake" e zhytur ne llumin e vet, nuk kish pase mo shqiptare.

Mirepo, edhe ne shqiptaret nuk duhet gjithmone me mendue se tash e kemi Ameriken e ska ca na bon askush. Mos ta harrojme edhe kur na iku perandoria osmane, na u leshun shkiet e greket prej te gjitha aneve e na sakatosen, se kogja mire i patem ndreq punte edhe me osmanlijte, se e kishim friken prej kojshive. Mirepo, normalisht se ka dallim, se osmanlijte i kemi pase edhe okupator, e shqiptaret e shkrete tu e pase krejt boten armik, u mundojshin me u mbeshtet diku. Tashti te mesojme nga historia jone e mos te mbeshtetmi vetem ne super-fuqite e kohes, e Amerika jetofte gjithmone e forte keshtu si eshte.

Po due me thone qe shqiptaret duhet me punue edhe vet, me krijue shtet te forte, me krijue forca mbrojtese, me shfrytezue kete kohe kur bota eshte ne anen tone, e mandej edhe nese nuk kemi perkrahje aq te madhe si sot nga ndonje superfuqi, do te jemi vet nje superfuqi ballkanike.

Ishalla e kuptut qit porosine teme. E 1 x per 1 x mos na lashte zoti pa Ameriken, o trimat e Bllaces (lool)
UniCorN Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-03-08, 12:33   #6
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kosova njė krijesė e Amerikės

ha,hahahaha.... e kuptum e kuptum, "na trimat e bllaces".

Jo, a ke nie tė fundit ēfar ka ndodhė nė ferizaj.

Kur ndėrtuan Bonstilin amerikant, Njė Baba i 8 djemėve, qė tė gjithė t(v)rima, tė Bllacės, deshėn qė tė kėrkojn dėmshpėrblim pėr tokėn e nxėn.
Njė ditė prej ditėsh, njė gjeneral Amerikan thėrret Plakun e 8 trimave, tė bllacės...!!!
Shiqo i thotė gjenerali plakut. Neve e kemi nxėnė kėtė vendė kėtu pėrkohėsisht, por njė ditė do tė shkojm nga kėtu, e kur neve tė shkojm nga kėtu juve do ju lėjm tė gjithė ,,Apachet" qė kemi, si dėmshpėrblim pėr qiran e tokės.
Doli plaku nga kampi, nga dhe e prisnin tė 8 T(v)rimat, e bllaces. dhe u tha tė birėvet muhabetin qė kishte biseduar me gjeneralin


__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.