Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-02-13, 23:23   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !



E premte
8 shkurt 2013





Fitim R.: Falsifikimin e SMS-ve e urdhėroi prokurori



Ish-polici kosovar, Fitim R., i cili dyshohet se “ka gisht” nė falsifikimin e mesazheve telefonike mbi bazėn e tė cilave Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzė ndaj nėnkryetarit tė parė tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj, ka zbardhur detaje tė reja nė lidhje me kėtė rast.
Siē raporton gazeta Epoka e Re, ai tė enjten ka qėndruar nė redaksinė e kėsaj gazete ku ka qarė nė prani tė babait tė tij, i cili ėshtė prokuror special, ndėrsa ka thėnė se ndjenė keqardhje qė pėr shkak tė veprimit tė tij po i pėrmendet babai nė medie.
Ai thotė se vetė nuk i ka falsifikuar mesazhet telefonike, mbi bazėn e tė cilave po akuzohet Limaj, por sipas tij, kėtė e ka urdhėruar njė prokuror vendor me inicialet O.M.
“Falsifikimin thotė se nuk e ka bėrė nė rrugė as nė zyre, dhe thotė se nuk e di kush e ka bėrė”, shkruan Epoka e Re.
Fitim R. sipas kėsaj gazete nga e ka pranuar se ka tė bėjė diēka me kėto mesazhe, por thotė se vetėm e ka bartur fleshin (USB) me formatin e fajllit PDF nga Posta nė Policinė e Kosovės me urdhėr tė prokurorit shqiptar nė vitin 2009.
Pėr kėtė ēėshtje dy javė mė parė ka raportuar “Zėri”, e cila ka treguar nė detaje pėr falsifikimin e mesazheve telefonike, tė cilat, Prokuroria pretendon se janė shkruar nga ish-shefi i Kabinetit tė ish-ministrit Limaj, Endrit Shala, i cili, sipas mesazheve tė falsifikuara ka komunikuar me njėrin prej operatorėve ekonomik, Florim Zuka, i cili drejton kompaninė “Tali Compani”, tė cilit i ka kėrkuar mito pėr t’ia dhėnė tenderėt pėr asfaltimin e rrugėve.
Letra me mesazhet e falsifikuara nga Prokuroria kishte arritur nė Zyrėn e Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, i cili ia kishte dhėnė Limajt, ndėrsa EULEX-i e kishte marrė atė nė shtėpinė e Limajt kur e kishte bastisur atė.
Pėr kėtė letėr me mesazhe tė falsifikuar prokurori ndėrkombėtar e ka intervistuar edhe vetė kryeministrin, i cili, siē ka raportuar “Zėri”, nuk ka treguar se nga i ka ardhur kjo letėr.
Mė poshtė ėshtė teksti i plotė, i cili ėshtė botuar me 24 janar nė “Zėri”:

Limaj akuzohet me SMS tė falsifikuar!
Mesazhet telefonike mbi bazėn e tė cilėve ėshtė ngritur aktakuza ndaj ish-ministrit tė Transporteve, Fatmir Limaj, nė rastin e Ministrisė sė Transportit, janė tė falsifikuara “fund e krye”. Pothuajse e tėrė aktakuza ndaj nėnkryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limajt, ėshtė ngritur duke u bazuar nė disa mesazhe telefonike, qė EULEX-i pretendon se janė shkėmbyer mes ish-shefit tė Kabinetit tė Limajt, Endrit Shala, dhe kompanisė ndėrtimore “Tali”.
Gazeta “Zėri” ka siguruar aktakuzėn e Limajt, ku pėrveē deklaratave tė ndryshme, dyshimeve tė Prokurorisė, vend tė konsiderueshėm zėnė mesazhet telefonike tė Shalės me pronarin e kompanisė “Tali”, Florim Zuka. Pėrveē dosjes sė aktakuzės, gazeta ka siguruar edhe historitė e telefonatave dhe mesazheve tė Endrit Shalės dhe tė Florim Zukės. Tė dy kėto janė nxjerrė nga PTK-ja dhe tė njėjtat ia kanė dorėzuar Prokurorisė sė EULEX-it, tė cilat dėshmojnė se mesazhet qė EULEX-i i pretendon si tė vėrteta janė tė falsifikuara.
Nė fakt, mesazhet qė posedon EULEX-i, tė cilat janė tė listuara nė njė dokument qė nuk pėrmban asnjė dėshmi dhe vulė tė ndonjė institucioni, vijnė nė kundėrshtim tė plotė me mesazhet qė Endrit Shala dhe Florim Zuka kanė marrė nga PTK-ja.
Mesazhi i parė, i listuar nė “dokumentin” e EULEX-it, sipas kėtij misioni, ėshtė shkėmbyer mes Shalės dhe Zukės, mė 15 mars 2009, nė orėn 15:09, por nė historinė e thirrjeve tė PTK-sė shihet se nė kėtė kohė nuk ka pasur fare komunikim mes kėtyre dy numrave.
Situatė plotėsisht e njėjtė ėshtė edhe me dymbėdhjetė mesazhe tjera.
“O Endrit shefi, pasnesėr ēelėn senet, ēka po ta merr mendja a po mundemi me bė naj sen o shef, e ta kryej obligimin ndaj teje, e ti tani normal ndaj atyre tuve qė i ki. Ta jap o shpirt qat 25she me katėr xero, kalo mirė e lajmerom”, ėshtė mesazhi i tretė, tė cilin sipas EULEX-it, Zuka ia ka dėrguar Shalės mė 23 mars 2009 nė orėn 10:13.
Por, nė tė dy historitė e bisedave shihet se asnjėri dhe as tjetri nė kėtė kohė nuk kanė komunikuar me njėri-tjetrin, dhe se gjatė kėsaj kohe qė tė dy kanė komunikuar me persona tė tjerė, pėrkatėsisht, me numra tė tjerė tė telefonave.
Mospėrputhje e tillė ekziston edhe te mesazhet tjera. “O si je Tali kompani, a je mirė, a po lodhesh. Qe edhe unė po pushoj nė vikend, ti si je a je mirė, si po tė shkojnė punėt, tė pėrshėndes e kalo mirė. Tung”, ėshtė njėri nga mesazhet qė, sipas “dokumentit” tė EULEX-it, Endrit Shala ia ka dėrguar Florim Zukės mė datėn 29 mars 2009 nė orėn 14:02.
Por, sikurse nė historinė e telefonatave dhe mesazheve tė Shalės, edhe tė Zukės, gjatė kėsaj kohe, pėrkatėsisht me kėtė datė dhe kėtė orė nuk ka pasur fare komunikim mes kėtyre dy personave.
Megjithatė, nuk janė vetėm trembėdhjetė mesazhet e falsifikuara nė “dokumentin” e EULEX-it. Aty vėrehet gjithashtu mospėrputhje nė kohė nga mesazhi nė mesazh. Pėrkatėsisht, gjatė radhitjes sė mesazheve “hartuesi” i tyre e ka ngatėrruar orėn. Mesazhi i gjashtė qė i takon datės 25 mars 2009 ėshtė i shkruar nė orėn 16:16, ndėrsa mesazhi pasues, po ashtu i kėsaj date, ėshtė i shkruar dy orė mė herėt, pėrkatėsisht nė ora 14:19.
Mesazhet i pa i pari Thaēi
Siē shihet nga aktakuza, “dokumenti” me mesazhet e falsifikuara, para se tė bjerė nė “dorė” tė EULEX-it ka qėndruar paraprakisht te kryeministri i vendit, Hashim Thaēi.
Sipas aktakuzės, Limaj derisa merret nė pyetje para Prokurorit tė EULEX-it tregon se nė vitin 2009 ka shkuar te kryeministri Thaēi, nė Kryeministri pėr tė biseduar me tė rreth mesazheve tė Shalės.
Kryeministri mė pas ia ka ofruar Limajt “dokumentin” me mesazhet telefonike, duke ia bėrė me dije atij se shefi yt i kabinetit ėshtė pėrshirė nė korrupsion. Pas kėsaj, siē ka rrėfyer Limaj, ėshtė ftuar Shala qė tė japė dėshmi pėr ēėshtjen nė fjalė.
“Kryeministri ma dha atė (letrėn me mesazhe) dhe mė tha shikoje kėtė. Unė e shikova atė dhe ishte shumė serioze pėr mua. Unė nė tė vėrtetė isha i alarmuar. Unė e thirra kėshilltarin tim (Endrit Shala), i thash shpjego ēka ndodhi, ai mė tha prit njė orė dhe unė do t’i gjej tekstet (mesazhet) e mia se ky ėshtė fabrikim. Qėllimi im ishte qė tė ushtroj padi lidhur me kėtė, por nuk kisha ide nėse Endrit Shala e mbante dokumentin apo e kisha unė atė, pėr kėtė arsye ajo u gjet nė banesėn time (kur ėshtė bastisur nga EULEX-i)”, ka deklaruar Limaj nė Prokurori, derisa ėshtė marrė nė pyetje.
Ndėrsa, pas njė kohė tė shkurtėr Shala e kishte nxjerrė historinė e telefonatave dhe mesazheve tė tij, me tė cilėn mė pas ishte deklaruar e vėrteta pėr mesazhet dhe thirrjet dhe se “dokumenti” qė kishte ofruar kryeministri nuk ėshtė i njėjtė me atė qė kanė dhėnė zyrtarėt pėrgjegjės nė PTK.
Por, siē shihet nga aktakuza, EULEX-i mė pas ėshtė “pėrpjekur” ta sigurojė historinė e mesazheve tė Endrit Shalės, por kjo kishte qenė “e pamundur” ngase, prokuroria pretendon se dikush ka mundur t’i fshijė sms-at nga databaza e PTK-sė
“Kur hetuesit kėrkonin SMS-it, tė numrit tė Endrit Shalės nga PTK-ja nė vitin 2011, mungonin vetėm kėto SMS mesazhe fajėsuese”, thuhet nė aktakuzė.
Thaēi: “Po, unė e kisha letrėn me SMS”
Gazeta ka siguruar edhe dy letra qė pėrbėjnė njė komunikim mes kryeministrit Hashtim Thaēi dhe prokurorit tė EULEX-it, Johannes Pickert, tė cilat nė krye mbajnė vulėn “tepėr konfidenciale”.
Mė 23 prill tė vitit 2012, prokurori ia kishte dėrguar njė shkresė kryeministrit Thaēi, nga i cili kishte kėrkuar qė ose tė intervistohet nga EULEX-i, ose t’u pėrgjigjet pyetjeve qė kanė tė bėjnė me mesazhet telefonike.
Kjo letėr kryeministrit i ishte dėrguar, pasi qė, siē ka shkruar prokurori ndėrkombėtar, gjatė marrjes nė pyetje tė Limajt, ish-ministri ka deklaruar se “mesazhet ishin falsifikuar nga dikush dhe se kryeministri kishte ardhur nė posedim nga njė burim i paidentifikuar”.
Ndėrkaq, kryeministri kishte zgjedhur qė nė shatė pyetjet e prokurorit Pickeret tė pėrgjigjet me njė pėrmbledhje tė shkurtėr me shkrim, por nuk kishte treguar se nga e ka marrė letrėn me mesazhet e falsifikuara. Ai vetėm kishte thėnė se letra tė tilla merr shpesh dhe se jo tė gjitha i trajton vetė.
“Nė tė shumtėn e rasteve letrat e tilla hidhen si tė pavlera, mirėpo nė rast se ka ndonjė letėr me pėrmbajtje tė ndonjė rėndėsie pėr ndonjė person apo individ i cili punon pėr Qeverinė e Kosovės, atėherė unė atė letėr dhe atė pėrmbajtje ia pėrcjell individit tė apostrofuar. Pikėrisht njė letėr anonime ka qenė edhe letra pėr tė cilėn ju keni kėrkuar sqarime pėrmes shkresės suaj zyrtare. E gjitha ēfarė mund tė them lidhur me atė letėr ėshtė se unė ia kam pėrcjellė ministrit pėrgjegjės tė apostrofuar, sepse e njėjta letėr ka pasur pėrmbajtje qė ndėrlidhet me ministrinė tė cilėn ai e drejtonte”, ėshtė pėrgjigjur kryeministri nė letrėn qė mban datėn 15 maj 2012.
Ndryshe nga e gjithė kjo, aktakuza ndaj Fatmir Limajt pėr keqpėrdorime nė Ministrinė e Transportit ka pėsuar “zbutje”. Fillimisht EULEX-i pati deklaruar se janė keqpėrdorur tetėdhjetė milionė euro, por kjo shumė tash ka rėnė nė dyqind e pesėdhjetė mijė euro.
E gjithė pėrmbajtja e aktakuzės ndaj Limajt dhe katėr bashkėpunėtorėve iu referohet tre tenderėve qė janė dhėnė pėr ndėrtimin e rrugėve, duke pretenduar se zyrtarėt shtetėrorė kanė marrė njėzet pėr qind tė vlerės sė pėrgjithshme tė tenderėve, ndėrsa mesazhet telefonike janė pjesė e kėsaj reference.
Shala: SMS-tė janė tė montuara!
Gazeta tė mėrkurėn ka kontaktuar me ish-kėshilltarin e Limajt, Endrit Shala, i cili ka deklaruar se mesazhet telefonike janė tė montuara dhe se kjo ėshtė vėrtetuar edhe nga historia e telefonatave, ndėrsa mohon mundėsinė qė “mesazhet fajėsuese” tė jenė fshirė nga serverėt e PTK-sė, siē pretendon EULEX-i.
“Ne kemi komunikuar me zyrtarė pėrgjegjės tė PTK-sė, tė cilėt mohojnė nė mėnyrė kategorike mundėsinė e fshirjes apo tė montimit tė SMS-ve nė serverėt e VALE-s, e sidomos pa lėnė kurrfarė gjurmė. Prandaj, logjikisht rrjedh pyetja se si dhe ku janė montuar kėta SMS? Padyshim, dėshmitar kyē pėr kėtė do tė duhej tė ishte kryeministri Thaēi”, ka deklaruar ai. Sipas tij, nėse prokurori i EULEX-it ėshtė i interesuar ta zbardhė tė vėrtetėn pėr mesazhet, atėherė kėtė mund ta bėjė duke i kėrkuar ata nė Monaco-Telekom, ku sipas tij, ruhen edhe nėse fshihen SMS-tė nė Kosovė.
Jeton Llapashtica


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-02-13, 23:01   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Urime Hashim!









Publikuar: 28.02.2013 - 20:01

Kryeministri kosovar e ka lumturuar tėrė Kosovėn, madje edhe miqtė amerikanė dhe evropianė!? Ai ka marrė Ēmimin e Sun Moon University, universitetit kishtar (evangjelist) tė themeluar nga magnati kontrovers, qė veten e vlerėsonte tė jetė “Mesia”!? I dėnuar nė Amerikė pėr fshehje taksash dhe konspiracion, Moon ishte dekoruar edhe nga Koreja Veriore!!!
Urime pėr ēmimin “Doctor Honoris Causa” kryeministėr!

Po tė vinte lajmi nė Prishtinė se kryeministri i Kosovės ėshtė laureuar me ēmimin “Doctor Honoris Causa” nė Harvard ose Columbia University, ose nė Cambridge a Yale, sigurisht se kosovarėt do tė ndiheshin krenarė dhe do tė kishin arsye pėr tė festuar.

Po ashtu, po tė kishte vetėm pak dinjitet nė vendin nė tė cilin Hashim Thaēi ėshtė kryeministėr, ai do tė merrte sigurisht duartrokitje, sepse ēmimi “Doctor Honoris Causa” u jepet personaliteteve tė ndryshme pėr veprimtari humane, qė kanė arritur tė zbusin varfėrinė dhe ta zvogėlojnė dhunėn, tė rrisin mirėqenien dhe demokracinė, tė luftojnė pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė civile...

Sidoqoftė, do tė ishte ky njė lajm i mirė pėr Kosovėn madje dhe njė nder pėr qytetarėt e saj, sikur nė vendin e origjinės sė laureatit tė mos ndodhte njė degjenerim total i pushtetit deri nė pėrmasat e dhunės shtetėrore…

Por jo, faktet janė tė zymta, kryeministri i Kosovės ka marrė njė ēmim nga njė universitet privat qė lidhet me emrin e njė njeriu kontrovers. Sun Moon University ėshtė njė universitet i periferisė sė Seulit, Cheonan, nė Korenė e Jugut (dhe jo i Seulit, qysh u raportua nė mediat e Prishtinės) i lidhur me Kishėn e Bashkuar Evangjeliste tė themeluar nga vetė Sun Moon.

Pra kjo shkollė ėshtė pronė e njė njeriu konspirativ nėn imazhin e njė antikomunisti, magnatit medial Sun Moon, i dėnuar nė SHBA nė vitin 1982, pėr paraqitje tė rreme para organeve federale tė tatimit mbi tė ardhurat dhe hiē mė pak se pėr komplot!?

Dėnimi i tij u konfirmua nė apel nė njė vendim tė ndarė.

Moonit i ishte dhėnė njė dėnim 18 muajsh dhe njė gjobė prej 15.000 $. Ai shėrbeu 13 muaj tė dėnimit nė Institucionin Federal Korrektues, Danbury, para se tė lirohej pėr sjellje tė mirė!

Sipas tė dhėnave “Sun Moon University” ėshtė pjesė e njė konglomerati tė dyshimtė.

Motoja e kėtij universiteti ėshtė “Dashuria pėr Zotin, njerėzit dhe kombin”, qė dėshmon se ėshtė njė shkollė kryesisht e lidhur me “fenė e re” tė Sun Moonit, qė llogaritet t’i ketė 5-7 milionė ndjekės nėpėr botė.

Sė paku, sipas “The Washington Post” tė datės 16 shtator 2008, Moon akuzohet se kishte tradhtuar pasuesit e tij, duke abuzuar me qėllimet e larta tė kishės dhe duke e kthyer lėvizjen e tij nė njė makinė tė madhe tė parasė, pėrmes zhvatjes.

"Deri nė fund tė vitit 1975, aktiviteti kryesor i kishės ishte mbledhja e parave, pėr tė blerė shumė pasuri tė patundshme nė Kore dhe Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e shumė bizneseve", ka thėnė Soejima, njė anėtar i Kishės sė Unifikuar Evangjeliste nė Japoni, i cili e kishte denoncuar Moonin se nė emėr tė kėsaj kishe nga Japonia nė SHBA ishin transferuar 800 milionė US$.

“Moon nuk ėshtė duke punuar pėr botėn, por pėr vete", ka thėnė ai.

Pas kėsaj deklarate, Soejima ishte sulmuar me thika nė Japoni dhe mezi kishte shpėtuar.

Soejima ishte pushuar nga Moon pėr shkak tė njė mosmarrėveshjeje mbi pavarėsinė editoriale, si redaktor i “Sekai Nippo”.

Rreth 100 njerėz - duke pėrfshirė rreth 30 karateistė - kishin zbarkuar nė zyrėn e gazetės. Ata ishin tė udhėhequr nga anėtarėt e Shekyo Rengo, njė grup politik antikomunist tė lidhur me kishėn e Moonit. Sipas Soejimas, ata pėrmbysėn tavolinat, vodhėn dokumentet dhe rrahėn disa prej tė punėsuarve.

Po kush ishte Moon?

Sun Myung Moon ėshtė lindur me 1920, nė provincėn e Pjonjangut nė Korenė e Veriut. Ai vdiq mė 2012 nė moshėn 92 vjeēe.

Sun Moon ka themeluar Kishėn e Bashkuar Evangjeliste nė Korenė e Jugut nė vitin 1954, e cila ėshtė rritur nė njė konglomerat shumėkombėsh tė biznesit, organizatave politike dhe kulturore. Me njė fjalė “kisha e Moon” ėshtė grup politik i kryesuar nga zėvendėsi i tij Pak Bo Hi, dhe ndėr tė tjera ka shpenzuar miliona dollarė nė vitet e fundit nė lobime antikomuniste nė Amerikėn Latine dhe nė Shtetet e Bashkuara.

Nė vitin 1982 u themelua “The Washington Times” nga World News Communications, njė konglomerat ndėrkombėtar medial i lidhur me Moonin, cili gjithashtu zotėron gazeta nė Korenė e Jugut, Japoni dhe Amerikėn e Jugut, si dhe agjencinė e lajmeve United Press International.

“The Washington Times” ishte gazetė e preferuar pėr presidentin Ronald Reagan.

"Tani duke krijuar ‘Washington Times’ ne arritėm sukses edhe nė gazetari. Ne tani kemi njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė Reaganin pėrmes gazetės”, kishte thėnė Moon.

Mė parė Moon kishte sponsorizuar fushatėn e presidentit Nixon.

Moon ishte arrestuar nė vitin 1946 nga zyrtarėt e Koresė sė Veriut nėn akuzat pėr spiunazh pėr Korenė e Jugut. Iu dha njė dėnim prej pesė vjetėsh nė kampin e punės Hŭngnam. Pasi mbajti 34 muaj tė dėnimit tė tij, Moon u arratis nė vitin 1950, gjatė Luftės sė Koresė, kur trupat e Kombeve tė Bashkuara avancuan nė kamp dhe rojat u larguan.

Nė vitin 1994, Moon u ftua zyrtarisht nė varrimin e Kim Il Sung, pavarėsisht mungesės sė marrėdhėnieve diplomatike midis Koresė sė Veriut dhe Koresė sė Jugut.

Nė vitin 2004, nė njė ceremoni mė 23 mars nė ndėrtesėn e Senatit, nė Washington, DC, Moon e kurorėzoi veten me atė qė ai e quajti "Princ i Paqes", nė praninė e pėrfaqėsuesve tė shumtė tė SHBA-sė. Disa ligjvėnės qė ndoqėn ceremoninė mė pas thanė se ata kishin qenė tė mashtruar sa i pėrket natyrės sė ngjarjes.

Moonit iu dha Ēmimi Kombėtar i Koresė sė Veriut pas vdekjes!?

Kosova tashti edhe vetė ėshtė e prekur nga sindroma e koreanizimit, komb i ndarė nė jugun neoliberal dhe veriun e pabindur neokomunist!

Kosova, njė vend me institucione tė kapura nga klani mafioz qė e lajketon Thaēin, e ai e pranon pėrqafimin me ta duke vallėzuar me ujq qė po i hanė dhe kockat vendit tė tyre duke i shndėrruar qytetarėt nė tė mjerė fabulativė.

Sė kėndejmi urime pėr moskokėēarjen ndaj tė mjerėve (Les Miserables) Kryeministėr!

Tė mjerėt, nuk ėshtė fjala pėr filmin e Hollywoodit, qė mori “Oscar”, por realiteti i vendit tuaj Kryeministėr!

Tė mjerėt kasta juaj i konsideron tė mundur nė luftė dhe nė paqe, prandaj ua zhvoshni lėkurat!

I kėrcėnoni, i shantazhoni dhe i rrihni jo vetėm qytetarėt, por edhe zyrtarėt, madje edhe reprezentėt e shtetit, policėt!

Urime Kryeministėr qė pas shkatėrrimit tė opozitės ua dole spastrimeve edhe nė partinė tuaj…

Kėshtu e do puna, laureohet me “Doctor Honoris Causa” kryeministri i njė vendi i cili ėshtė zhytur nė krim tė organizuar, korrupsion dhe ku nuk sundon drejtėsia, por ligji i tė fortit.

Kryeministri qė akuzohet nga opozita dhe shoqėria civile pėr afėrsi me “vėllazėrinė” qė bashkėpunon me krimin e organizuar dhe ėshtė e pėrfshirė nė korrupsion dhe shantazhim tė gjyqėsorit, laureohet nga njė universitet i njė “vėllazėrie” qė nė emėr tė “shpėtimit tė njerėzimit” zhvat miliona dhe investon edhe nė armatim!?

Pas skandalit “Grand” dhe atij rreth pasaportave biometrike, djemtė e Grabovcit terrorizojnė reprezentin e shtetit, kurse incizimet nga kamera e sigurisė i shkatėrron policia e PDK-sė, vijnė lajme pėr hajdutėri, gangsterizėm, gjithandej Kosovės; madje ndodh tė pėrfshihet edhe garanti i sigurisė sė shtetit, zyrtari i AKI-sė…

Kosova e tillė po i plotėson rrufeshėm kriteret pėr liberalizim vizash dhe integrim nė BE!

Ē‘pamje brilante!!!

Gjatė javės, kur kryeministri i Kosovės mbante fjalim pėr paqe e mirėqenie globale nė Seul, (madje i mbetej zhigu qė t’ia blinte tė birit njė ‘Galaxy’) nė shtėpi, kėtu nė Kosovė, raportet e agjencive botėrore thonė se vendi i tij ėshtė i nėnti nė botė pėr nga varfėria!

Gjithandej lajme tė zymta, neveritėse...

Qė ta gėrditin jetėn!

Mė 22 shkurt, nė afėrsi tė Mensės sė Studentėve nė Prishtinė, ka pasur tė shtėna me armė.

Mė 23 shkurt, ministri i Rendit, Bajram Rexhepi, i pyetur nga gazetarėt, nuk e ka dėnuar rrahjen e policit Avni Selaci, nga djemtė e kolegut tė tij tė partisė, Adem Grabovci.

“Realisht nė ato gjėra qė u takojnė hetimeve dhe drejtėsisė nuk kam ēka tė deklarohem”, ka thėnė ai.

Mė 23 shkurt nė aeroportin ndėrkombėtar tė Prishtinės “Adem Jashari”, nė parkingun komercial tė aeroportit pati tė shtėna me armė tė zjarrit gjatė tė cilave ishin plagosur dy veta.

Mė 24 shkurt vėllai i kryetarit tė Malishevės, Isni Kilaj, nga PDK-ja, Fatmir Kilaj, ka detyruar njė polic qė ta nxjerrė revolen dhe t’ia drejtojė nė ballė pėr ta mbrojtur kolegen e tij, Elviren. Fatmir Kilaj ishte duke vozitur veturėn zyrtare tė vėllait tė tij dhe ishte duke shkuar pėr ta marrė atė nė njė dasmė.

Kilaj pasi e ka sharė policen e ka mėsyrė edhe fizikisht. “Ti me guxu me ma shkru dėnimin, mori vegė, shurrė…”. Por ka ndėrhyrė polici Misin Krasniqi, duke e nxjerrė revolen dhe duke e arrestuar atė pėrkohėsisht.”

Nė veri sėrish shpėrthime bombash...

Nė jug mjerim, hajni e banditizėm...

Nė qendėr rri e bėn sehir, i palėkunduri “Doctor Honoris Causa”!?
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-02-13, 23:32   #3
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

aiiii guri i madh se namin e paske bo breh.
siqerisht me fol ( pa kurrfar zori) une smuj e lexova kret kete shkrim nga ty, a e ke shkru ti a, a kush ?!

veq guri i madh (artisti ka thon, edhe shokun guxon me kritiku njeriu a !) mua po ma merr menja qe hashimit edhe vete obama me ja pas dhan tiullin e doktorr kauzes, ju nja disa burra e gra qetuqene prap ja kishe ngjit naj bisht. apo e kam gabim ?
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-13, 14:20   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi Shiko postimin
aiiii guri i madh se namin e paske bo breh.
siqerisht me fol ( pa kurrfar zori) une smuj e lexova kret kete shkrim nga ty, a e ke shkru ti a, a kush ?!

veq guri i madh (artisti ka thon, edhe shokun guxon me kritiku njeriu a !) mua po ma merr menja qe hashimit edhe vete obama me ja pas dhan tiullin e doktorr kauzes, ju nja disa burra e gra qetuqene prap ja kishe ngjit naj bisht. apo e kam gabim ?


Murriz efendi ngo knej .


ky esht nji koment nga Halil matoshi ndoshta edhe nuk e ka vendin te nenforumi i lajmeve


e pershendes edhe Artistin edhe ty

nuk esht problemi i kti qmimi po esht problemi qe nga Brukseli nuk u kthye ne Kosov po shkoj ne Koren e jugut e prej atje e dha lajmin se e ka ber kompromisin tjter ne dam te Kosoves .
une besoj se kosova i ka punt shum keq sa qe nji kryeminister i ndergjegjshem nuk do te kishte vrapue pas dekoratave a ne anen tjter me e degradue kosoven gjdo her e sa her qe shkon ne negociata ne Bruksel.
ky kompromisi i fundit per lidhje te komunave serrbe nė Kosov kur ti shtohet edhe kompromisi i ma parshem qe dognat e vjelura nga dy pikat kufitare 1edhe 31 ju dedikohen vetem komunave Serrbe kjo nuk esht asgje tjter pos STATUS special per veriun e Kosoves ,e une mendoj qe nuk i ben nder Kryeministrit ky qmim Honari skauza
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-03-13, 14:16   #5
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

  • Sonte nė KTV mund tė ndiqni: *** 16:25 Pulsi *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima ® *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “Qenushi nė Xhepin Tim” Epis 12 *** 19:00 LAJMET E MBRĖMJES *** 19:35 Sporti nė KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:15 Dokumnetar ” Nė Gjueti tė Simbolit tė Humbur “ *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...


Studentėt dhanė ēmimet “Oscar” pėr korrupsion







Publikuar: 02.03.2013 - 13:45Prishtinė, 2 shkurt - Tė shtunėn, me 2 mars, studentėt e Lėvizjes Studentore pėr Barazi – Studim, Kritikė, Veprim, organizuan njė aksion simbolik para ndėrtesės sė Qeverisė sė Kosovės. Kjo pasi Qeveria e Kosovės sot karakterizohet me njė veēori - Korrupsionin! Kryeministri me vartėsit e tij pėr vite me radhė e ka dėshmuar se ėshtė mjeshtėr i praktikave korruptive. Ai e ka perfeksionuar kaq shumė kėtė zhanėr sa qė ne besojmė se meriton ēmimet mė tė larta ndėrkombėtare.

Pėr kėtė arsye, ne kemi pėrgatitur njė listė ēmimesh “Oscar” pėr mjeshtrit e aktrimit, regjisė e teknikave tė tjera, pasi qė kemi vėrejtur se kėta vėrtetė i meritojnė ato. Kėto ēmime u ndahen tė gjithė atyre qė kanė merita tė larta pėr pasurim nė kurriz tė popullit dhe instalim tė pushtetit e hajnisė:

Filmi mė i mirė/Producenti: Fitues - Kadri Veseli

Aktori mė i mirė nė rolin kryesor: Fitues - Bajram Rexhepi (Afera e Pasaportave)

Aktorja mė e mirė nė rolin kryesor: Fituese - Mimoza Kusari-Lila, (Taksa pėr ēimenton)

Aktori mė i mirė nė rolin mbėshtetės: Fitues – Blerim Shala

Aktorja mė e mirė nė rolin mbėshtetės: Fituese - Vlora Ēitaku (Punėsimi i familjarėve tė Shefit tė Shefave)

Regjia mė e mirė: Fitues - Hashim Thaēi

Filmi mė i mirė i huaj: Ēmimi ndahet nė mes tė Bechtel Enkas, - Billion Dollar Highway, dhe KEDS - Sold for Pennies

Filmi mė i mirė i shkurtėr: Fitues - Behxhet Pacolli pėr Grandin

Skenari mė i mire: Fitues – Chris Dell, Hashim Thaēi, Isa Mustafa, Behxhet Pacolli (Pėr zgjedhjen e Presidentes nga zarfi)

Skenari mė i mirė i adaptuar : Fitues - Forenzika (Konkludimi pėr rastin Dino Asanaj)

Efektet speciale mė tė mira: Ēmimi shkon pėr - Zhdukja e Xhabir Zharkut pėrmes aeroportit tė Prishtinės

Zėrimi mė i mirė: Ēmimin e merr - Adem Grabovci (Pronto Afera )

Nė Kosovė korrupsioni nuk ėshtė spontan por ėshtė i organizuar e i orkestruar.

Ky organizim shihet mė sė miri nė procesin i cili po quhet "privatizim i ndėrmarrjeve publike". Nė emėr tė privatizimit Qeveria fali dhe pritet tė falė ndėrmarrjet publike mė vitale nė vendin tonė tė cilat janė shpresa e vetme pėr punėsimin e qytetarėve tanė tani dhe nė tė ardhmen. Pėr mė tepėr, ato janė potenciali i vetėm me tė cilėn mund tė rimėkėmbet ekonomia e Kosovės.

Korrupsioni i Qeverisė nuk ndalet me kaq. Ai arrijnė nė ēdo pore tė shoqėrisė sonė. Kjo vėrehet nė ēdo ministri, agjenci, nė administratėn publike, nė ēdo Universitet e Spital nė Kosovė.

Qytetarėt e Kosovės sot jetojnė nė varfėri tė skajshme, 45 % e popullsisė jetojnė nė varfėri dhe 19% nė varfėri tė skajshme me nga 0,92 cent nė ditė. Kjo gjendje e cila po vjen drejt pėrkeqėsimit ėshtė edhe falė organizimit korruptiv e kriminal tė modelit qeverisės tė Hashim Thaēit me shokė.

Kjo vėrehet qartazi nė Universitetin e Prishtinės, tė cilėn partia nė pushtet e ka uzurpuar dhe e ka bėrė vegėl tė vetėn. UP-ja nga pushteti pėrdoret pėr plaēkitjen e studentėve dhe pėrdorimin e parasė sė tyre pėr t'i financuar fushatat elektorale.

Ne paralajmėrojmė qeveritarėt se nuk do tė lejojmė qė ky pushtet ta shesė, duke e vjedhur mė pas, pasurinė e pėrbashkėt dhe tė plaēkitė ēdo ditė e mė shumė popullin e Kosovės.

Sigurisht se nuk do te rrimė duarkryq, dhe se nėse ky trend vazhdon, reagimi popullor do tė jetė shumė i ashpėr dhe i pakompromis, pėrfundon kumtesa nga kjo lėvizje.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-03-13, 21:55   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Gjysma e kryetarėve tė komunave PDK-iste, probleme me ligjin







Publikuar: 03.03.2013 - 19:10Prishtinė, 3 mars - Shtatė nga 14 kryetarėt e komunave tė udhėhequra nga PDK-ja janė tė dėnuar, tė akuzuar dhe duke u hetuar pėr vepra kriminale dhe korrupsion. Nė shtatė e ka ēuar numrin kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili po ashtu vjen nga partia nė pushtet, i akuzuar sė fundmi nga EULEX-i pėr shpėrdorim tė detyrės zyrtare, raporton KTV-ja. I dalė fitues nga zgjedhjet lokale tė 2009-shit, Xhabir Zharku u bė njė nga rastet mė eklatante tė ikjes nga drejtėsia e njė zyrtari publik, i cili ėshtė i dėnuar me tre vjet burgim pėr veprat penale “detyrim” dhe “armėmbajtje pa leje”, por ai refuzon tė vuajė dėnimin e shqiptuar.

I ulur nė bankėn e tė akuzuarve ka qenė edhe Bajrush Xhemajli pasi nė njė aksident komunikacioni kishte shkaktuar vdekjen e njė personi. Xhemajli pėr mė shumė se njė vit i ka rezistuar vuajtjes sė dėnimit. Pas disa ankesave, Gjykata Kushtetuese vendosi qė rasti tė kthehet nė rigjykim. Por hiē mė mirė punėt mė organet e drejtėsisė nuk i ka pasur dhe nuk i ka as Nexhmedin Arifi, kryetari i Vitisė, qė po ashtu ėshtė nga radhėt e PDK-sė. Aktakuzės nuk i ka shpėtuar as i forti i PDK-sė, Sami Lushtaku. Prokuroria Speciale e Kosovės ka ngritur aktakuzė kundėr Lushtakut dhe pronarit tė ish-tė pėrditshmes “Infopress”, Rexhep Hoti, pasi dyshohet tė kenė kryer vepra penale. Zyrtari tjetėr i Partisė Demokratike nėn hetime pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare ėshtė kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa. Por fat tė njėjtė sikurse edhe gjashtė kryetarėt e tjerė tė PDK-sė ka edhe kryetari i Drenasit, po ashtu nga PDK-ja, Nexhat Demaku, kundėr tė cilit ka nisur njė proces gjyqėsor pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės zyrtare nė bashkėkryerje me dy zyrtarė tė tjerė komunalė.










__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-03-13, 18:26   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

qytyne shtat te akuzurve tani ju ka shtue edhe nji u banen tet



Edhe kryetari i Vushtrrisė i akuzuar pėr vepėr penale







Publikuar: 05.03.2013 - 08:57Prishtinė, Vushtrri, 5 mars – Komandat Gani Imeri ka aq autoritet nė Vushtrri sa tė pushtojė pronė tė huaj, tė ndėrtojė tri shtėpi pa leje nė tė, t’ia vėrė sokakut emrin e dėshmorit Avni Klinaku, e Komuna t’ia shtrojė me kubėza betoni atė.

Shtrimin e kėsaj rruge nė vlerė prej 16.504,75 eurosh ia kanė bėrė tė mundur kryetari i Komunės, Bajram Mulaku (1948), drejtori i Drejtorisė sė Shėrbimeve Publike, Sami Istrefi (1979), drejtori i Inspektoratit Komunal, Bajram Beqiri (1962), me anė tė njė vendimi krejtėsisht tė paligjshėm mė 26 tetor 2011.

Pėr kėtė arsye tė tre sė bashku, si dhe Gani Imeri (1967) nga fshati Dumnicė e Epėrme me vėllanė e tij Naser Imeri (1974) po ndiqen penalisht nga prokurori special Reshat Millaku.

Imeri, ish-komandant i UĒK-sė nė rajonin e Vushtrrisė dhe asamblist komunal nga radhėt e PDK-sė ka autoritet tė shpallė kėdo “dėshmor kombi”. Kėtė titull ia ka vėnė tė ndjerit Bahri Haxha, i cili ishte vrarė si civil e jo si ushtar. (Mė gjerėsisht lexoni sot nė Koha Ditore)
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-03-13, 19:40   #8
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Bajrush Xhemajli nė ndeshje tjetėr komunikacioni?

Bota Sot | 05.03.2013 19:34




Ish-kryetari i Ferizajt, qė tash pret tė shkojė nė rigjykim pėr aksidentin i cili katėr vjet mė herėt kishte shkaktuar vdekjen e njė tė riu, ishte i pėrfshirė nė njė ndeshje tjetėr komunikacioni tė martėn nė Prishtinė.
Rreth orės 16 e 30, tė martėn, afėr ndėrtesės sė Prokurorisė sė Shtetit, vetura nė tė cilėn ndodhej ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ėshtė pėrfshirė nė njė ndeshje komunikacioni.
Menjėherė pas incidentit, Xhemajli ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes.
Fillimisht Xhemaili, i kontaktuar nga Gazeta Jeta nė Kosovė, mohoi tė ketė qenė nė veturė.
Mirėpo, pasi ai ėshtė njoftuar se Gazeta Jeta nė Kosovė ka qenė nė vendin e ngjarjes nė momentin e ndeshjes dhe ai ėshtė fotografuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ai pranoi se ishte nė veturė.
“Po kam qenė, por jam larguar menjėherė pas ndeshjes pėr shkak se nuk desha tė krijohen probleme”, tha Xhemajli pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. “I thash shoferit tim, kqyr mos bėn probleme, pasi ata filluan tė fjalosen me palėn tjetėr”.
Vetura e tipit Renault, ngjyrė e bardhė, ėshtė pronė e Partisė Demokratike tė Kosovės dhe vozitej nga Behar Sekiraqa. Vetura ka pėsuar dėmtime tė vogla.
Bajrush Xhemajli largohet disa ēaste pas aksidentit | Foto: Njomza Salihi
Xhemajli ka treguar se ai sapo kishte dalė nga zyrat e partisė dhe ishte duke shkuar nė shtėpi me vozitėsin, pasi, tha ai, “vetė nuk kam vozitur qe katėr vjet”.
Katėr vjet mė parė, nė magjistralen Prishtinė-Ferizaj, ish-kryetari i komunės sė Ferizajt, Bajrush Xhemajli, akuzohet se kishte shkaktuar njė aksident nė tė cilin kishte humbur jetėn Labinot Rrustemi.
Aksidenti nė fjalė ishte hetuar nga Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė e cila pas hetimeve tė kryera nė vitin 2009, kishte ngritur aktakuzė me tė cilėn e akuzonte atėherė kreun e Ferizajt pėr veprėn penale tė rrezikimit tė trafikut publik.
Provat e dala nga analiza e ekspertit Yll Koshi kishin nxjerrė nė pah se shkaktari i kėtij aksidenti ishte vetura tė cilėn e drejtonte Bajrush Xhemajli e cila nuk i ishte pėrshtatur kushteve dhe shpejtėsisė sė rrugės.
Xhemajli i cili edhe vet ishte lėnduar nė kėtė aksident, gjatė gjykimit vendosi tė mbrohej nė heshtje, pėrderisa nė fund tė procesit trupi gjykues i drejtuar nga gjykatėsja Tomka Berisha e shpalli atė fajtor dhe e dėnoi me 2 vite e 6 muaj burgim.
Kėtė muaj, gjykata kushtetuese e vendit ka urdhėruar rigjykimin e tij.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-04-13, 21:20   #9
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Disa policė po e dėmtojnė imazhin e institucionit ku punojnė






Publikuar: 15.04.2013 - 21:15Prishtinė, 15 prill - Pjesėtarėt e Policisė sė Kosovės janė vetė ata qė po ia dėmtojnė imazhin institucionit pėr tė cilin punojnė. Disa janė apo kanė qenė tė pėrfshirė nė vepra tė jashtėligjshme, e disa kanė keqpėrdorur detyrėn zyrtare. Sė fundi disa zyrtarė policorė ende tė paidentifikuar kanė lejuar qė veturėn zyrtare t’ua pėrdorė njė femėr pėr ekspozim provokativ tė trupit tė saj. Policia nuk ėshtė nė njohuri pėr rastin, megjithatė pas marrjes sė fotografive nga KTV-ja, konfirmon nisjen e hetimeve. I konsideruar institucioni mė i besueshėm nė vend, Policia e Kosovės prej vitesh vazhdon tė sfidohet nga shkelje tė ndryshme qė bėjnė vetė zyrtarėt policorė.

Jo rrallė herė policėt kanė qenė objekt i hetimeve, i veprave kriminale dhe proceseve gjyqėsore.

E tė gjitha kėto kanė zbehur imazhin e kėtij institucioni.

Por nuk janė vetėm kėto qė kanė dėmtuar imazhin e policisė.

Njė prej kėtyre skandaleve mund tė konsiderohen edhe kėto fotografi qė i ka siguruar Kohavisioni.

Nė fotografi siē shihet paraqitet njė femėr qė ekspozon trupin e saj nė mėnyrė mjaft provokative dhe atė mbi veturėn e policisė.



Fotografia 1

Megjithėse nė kėto fotografi shihet vetura zyrtare e policisė, kjo e fundit nuk ėshtė nė njohuri pėr ekzistencėn e tyre.



Fotografia 2

KTV-ja ka kėrkuar disa sqarime, pėr tė cilėt policia ėshtė pėrgjigjur vetėm nėpėrmes emalit zyrtar.



KTV-ja ka kėrkuar tė dijė nga Policia se a ėshtė nė njohuri pėr ekzistencėn e kėtyre fotografive, pėr faktin nėse dikush prej zyrtarėve policorė ėshtė suspenduar apo nėse dikush ėshtė duke u hetuar pėr abuzim tė veturės dhe detyrės zyrtare, por ky institucion ka thėnė se do tė konfirmojė origjinalitetin e fotografive.

Po ashtu pasi KTV-ja ia ka dėrguar policisė kėto fotografi, ky institucion ka konfirmuar edhe nisjen e hetimeve.

“Lidhur me kėrkesėn tuaj ju informojmė se ne tani nuk mund tė konfirmojmė origjinalitetin-vėrtetėsinė e kėtyre fotografive, andaj pėr kėtė do tė bėhen hetime tė detajuara edhe rreth analizimit tė mundėsisė sė foto-montazhit. Njėkohėsisht ju konfirmojmė se njėsitet pėrkatėse policore do tė ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme pėr hetimin nė tėrėsi tė kėtij rasti dhe nė rast se hetimet rezultojnė me ndonjė pėrfshirje, shkelje nga ana e zyrtarėve policorė, do tė ndėrmerren masa tė menjėhershme konform autorizimeve policore”.

Megjithatė nė polici ėshtė thėnė se verifikimi dhe procesi i hetimeve do tė marrė kohė pak mė tė gjatė, pasi nė fotografi nuk shihet numri i targave tė automjetit policor.







__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Guri i madh : 15-04-13 nė 21:21
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-13, 23:58   #10
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Lajme aktuale nga vendi !

Sa "mire po shkojne punet", ev. Asnje lajm prej dates 08.02.2013, "aferim" a.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-04-13, 16:36   #11
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Ia kishin nise me i zane - betin e kishin ba - Per 24 ore - nja 30 persona - sa shpejte more kur po dojne hahahah - e keta qe po urdherojne me i zane te tjeret, kush i zen keta seeeeeeeeeeeee !
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-04-13, 17:05   #12
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Po bre po na beke Republike ne Republike - gjyqi, policia, shkollimi .....
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Oqeani : 19-04-13 nė 17:07
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-04-13, 17:33   #13
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Kurgjo nuk asht daēiēi ēka asht ky komandanti yne! Krejkt ballkani nuk ka kesi hajvanash.
Njani shkon e nenshkruen krijimin e ni serbie copa copa neper krejt kosoven, e ky budalla thot qe jemi ma te miret e mut...!



Mire ka thene ky, se PDK-ja e ka konceptin korrupcion, e ky e ka - haraē - !!!
Pra, kjo ka dallim te madh ne politiken e sistemit te te pasuruarit !!!
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Oqeani : 19-04-13 nė 17:33
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-13, 00:11   #14
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme aktuale nga vendi !

http://www.botasot.info/kosova/22178...koha-e-ldk-se/
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-04-13, 04:33   #15
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

SHIK-u i PDK-sė zyrtarizohet nė “Vetėvendosje”


Zyrtare: shefi i SHIK/PDK-sė pėr rajonin e Prizrenit dhe PSK rekrutohet nė “Vetėvendosje”

SHIK-u i PDK-sė e ka marrė nė shėnjestėr “Vetėvendosjen” duke e shndėrruar nė njė adresė ku SHIK-istėt duhet tė futėn brenda, pėr ta neutralizuar Albin Kurtin.
Ilaz Kadolli njėri ndėr krerėt e organizatės spiunuese, pėrkatėsisht shef i SHIK/ PDK pėr rajonin e Prizrenit zyrtarisht ėshtė rekrutuar sot nė “Vetėvendosje. Deri tani Ilaz Kadolli ishte kryetar i Partisė Socialiste tė Kosovės/ PSK. Qė nga paslufta ky ka qenė njėri ndėr “urithėt” kryesor tė SHIK-ut tė drejtuar nga Kadri Veseli (PDK), e qė operonte nė Prizren dhe rajone tė Kosovės. Ka avokaturėn “AVOKAT ILAZ KADOLLI”, adresa “Ibrahim Lutfiu” Nr.16, Prizren. Pėrveē Ilaz Kadollit zyrtarisht “Vetėvendosjes” i ėshtė bashkuar Partia Socialiste e Kosovės/ PSK, e cila nė zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar pesė ulėse nė asambletė komunale nė Ferizaj, Therandė dhe Shtėrpcė. Partia Socialiste e Kosovės/ PSK nė pėrbėrje tė kryesisė ka: Ilaz Kadolli (kryetar), Haki Morina (sekretar), Ali Halimi (kryetar i Asamblesė), Emrush Xhemajli (anėtar), Arben Rashkaj (anėtar), Arijana Zejnullahu (anėtare), Atdhe Ahmetaj (anėtar), Ilir Ejupi (anėtar), Mirjeta Selimi (anėtare), Gėzim Gegaj (anėtar).

(Tekstin e plotė mund ta lexoni tė shtunėn nė publikimin e shtypur tė gazetės kombėtare “Bota sot” botimi i Diasporės – Perėndimit)
Abonohuni nė gazetėn “Bota sot”. Mundėsitė e abonimit janė nė Zvicėr e Gjermani.


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.