Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-10-07, 15:07   #1
budo785
 
Avatari i budo785
 
Anėtarėsuar: 13-02-07
Postime: 209
budo785 i dashurbudo785 i dashurbudo785 i dashurbudo785 i dashur
Gabim Mos te behemi te huaj ndaj njeri-tjetrit!


Inspirimin per kete teme,do ta shpeh me kete artikull qe e shkrova para ca ditesh....

MĖ FALNI QĖ SPO BĖJ ASGJĖ PĖR JUVE!

Njė kohė tė gjatė, shoqėria jonė shqiptare ndodhet nėtranzicionin tė
pergjthshėm,atė tė vlerave,ekonomik etj.Kėtė e dimė tė gjithė mė.Ajo qė nuk po e dimė ose nuk po e kuptojmė plotėsisht ėshtė fakti se shqiptarėt po jetojnė,po formojnė njė identitet te ndarė nė mes veti,po bėhen tė huaj ndaj njeri-tjetrit!
Ėshtė mė e dhimbshme kur shohim se kjo po bėhet pėr shkaqe e veprime banale e tė pamoralshme, veēmas nga ata qė nuk kanė tė drejtė morale tė krijojnė vlera mbarėkombėtare,ndėrsa kėtė shpeshherė po e bėjnė tė pėrkrahur vecanarisht nga disa shqiptar krishterė qė kėnaqen kur pjesės tjetėr,asaj muslimane i shkaktojnė mllef,nervozė..
Shembullin mė tė freskėt nė lidhje me kėtė fenomen do ta pėrshkruanim me kėtė gjendje faktike:
Drejtori i shkollės sė mesme nė Suharekė pėrjashton 3 nxėnese nga shkolla pėr shkak te mbulesės islame !
Kėtė e bėn pa vendim formal,me kėrcėnim se ato nuk paskan vend ne kėtė shkollė,perderisa mbajnė mbulesė islame!
Ish nxėneset normalisht nuk iu nėnshtruan urdhėrit tė tij tė paligjshėm,kėshtu qė e humbėn tė drejten themelore pėr shkolloim!
Mirėpo ky vendim parasėgjithash i pamoralshem,pėr fat tė keq po perkrahet nga njė pjesė
e opinionit,shpeshherė me arsyetime cinike,me urrejtje qė nuk do tė ishte njerėzore te shfaqej ndaj askujt,me ofendime tė tipit,ato u manipuluan,paguhen nga dikush etj.,ndersa e anashkalojne faktin se muslimanet obligohen me Kuran pėr mbulesėn islame!
Kjo dukuri padyshim se na fyen rėndė,vecanarisht kur vėrej se po bėhet nga shqiptaret!
Shqiptari ose institucionet e vendit pėr tė cilat luftuam tė gjithė,po bie vendime armiqėsore,shkaterron jetė nxenesish,bėn qė kėta nxėnėse te shkėlqyeshme ta humbin tė drejtėn e tyre tė mėsimit,ndėrsa ironia mė e madhe ėshtė se kėtė e bėn organi shqiptar!.Sikur qė jemi te denuar ne shqiptaret qe edhe pas okupimit serb mos ta gėzojmė tė drejtėn e shkollimit!A do tė jetė vallė ky ankth aq i gjatė?!
Ne fakt,ne jemi tė fyer ,dhimbja mė e madhe ėshtė se kėsaj rradhe duhet tė mirremi me vetveten, me atė se nuk ecim nė tė njejtėn rrugė,me atė se ne shqiptarėt po bėhemi tė huaj ndaj njėri-tjetrit,shkojmė nga ajo qė mos tė ndjejmė se i pėrkasim komunitetit tė njejtė!
Arsyetimi i mbulesės islame si urdhėr hyjnor, nė njė shoqėri muslimane si kjo e Kosovės, ėshtė i panevojshem sidomos kur dihet se e njejta lejohet nė shume shtete jomuslimane botėrore,e kjo vetėm duke u nisur nga kėndi i respektimit tė tė drejtave tė njeriut.
Ish nxėnėset e guximshme nuk iu binden urdhėrit tė drejtorit tė shkollės,ato po i mbeten besnik Zotit tė tyre,normalisht duke e treguar sinqeritetin e tyre,besimin e tyre tė fortė nė Zot,njėkohesisht tė bindur qė pas kėsaj iu imponohet tash mė nje jetė mė e vėshtirė!
Ēfarė ėshtė toleranca fetare?
Ēfarė ėshtė uniteti kombetar?
Ēfarė ėshtė solidariteti ?
Gjithnjė e mė hipokrite duket pėrgjigja se kėto vlera janė nė mesin tonė,e vecanarisht se do tė jenė vlera tė Kosovės sonė tė pavarur!
Ish nxėnėset ,paligjshem, e humbėn tė drejtėn e shkollimit tė mesėm,ato janė teper tė reja qė tė dinė ta mbrojnė kėtė tė drejtė nė gjykatat e Kosovės,te drejtėn e qartė ligjore se 'asgjė qė nuk ėshtė e ndaluar me ligj,nė fakt ėshtė e lejuar '!
Mirepo,pėr fat tė keq kėtė mbrojtje nuk ua ofrojnė as organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut,forumet islame,bashkesia islame e Kosoves,kėta heshtin sikur tė kenė shumė punė tjera mė tė rėndėsishme se mundėsimi i tė drejtės sė shenjtė tė shkollimit,promovimi i vlerave tė pėrbashkėta shoqėrore .
Ne ketė situatė turpi dhe dhimbje,i drejtotohem ish nxėnėseve tė shkollės sė mesme tė Suharekės,tė cilat me tė drejtė mund tė janė tė zhgėnjyera nga tė gjithė ne,duke i kerkuar falje atyre qė nuk po bėj asgje pėr ato!

shkroi Burim Rrustemi






__________________
Dy pika loti rane mbi qelq
E un per ty se cndjeva mall
......
budo785 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.