Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-01-13, 22:23   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Intimiteti

Intimiteti ėshtė njė nevojė thelbėsore, kėshtu qė tė gjithė e lakmojnė atė.


Pyetje – I dashuri Osho, nga shumė frikat e mia, njėrės prej tė cilave unė jam mė i vetėdijshėm ėshtė ajo e intimitetit. Unė jam si njė shofer i goditur nė marrėdhėniet me njerėzit. Mund tė mė tregoni diēka mbi frikėn time rreth intimitetit?


Osho – Ramaprem, tė gjithė kanė frikė nga intimiteti. Tjetėr gjė ėshtė se a jeni ju tė vetėdijshėm apo jo kėsaj. Intimitet do tė thotė ta ekspozoni veten tuaj para njė tė panjohuri. Tė gjithė ne jemi tė huaj – askush nuk e njeh askėnd. Ne jemi tė huaj edhe pėr veten tonė, sepse ne nuk e dimė se kush jemi. Intimiteti ju sjell afėr njė tė huaji. Dhe frika juaj ėshtė se nėse ju i kapėrceni tė gjitha mbrojtjet, tė gjitha maskat tuaja, kush e di se ēfarė ėshtė ne gjendje i huaji tė bėj me ju?

Tė gjithė ne fshehim me mijėra gjėra – jo vetėm nga tė tjerėt por edhe nga vetja jonė – sepse ne kemi qenė te edukuar nga njė njerėzim i sėmurė me tė gjitha llojet e shtypjeve, ndalesave dhe tabuve. Dhe frika ėshtė me dikė qė ėshtė i huaj – dhe kjo nuk ka rėndėsi se kush ėshtė – se ju mund tė jetoni me njė person pėr tridhjetė vjet, dyzet vjet – dhe ndjenja i te qenurit i huaj (panjohur) kurrė tė mos zhduket – ai ndihet i sigurt tė mbaj pak mbrojtje, pak distancė, sepse dikush mund tė lėndojė prekshmėrinė tuaj, ēiltrin tuaj, ndjeshmėrinė tuaj.. tė gjithė kanė frikė nga intimiteti.

Dhe problemi bėhet shumė mė i ndėrlikuar sepse tė gjithė e kėrkojnė intimitetin. Ēdokush e dėshiron intimitetin se pėrndryshe mbeteni tė vetmuar nė kėtė univers – pa njė shok, pa njė dashnor, pa dike tė cilit ju mund t’i besoni, pa dikė tė cilit ju mund t’ia hapni tė gjitha plagėt. Dhe plagėt nuk mund tė shėrohen derisa janė tė hapura. Sa mė shumė qė i fshihni ato, mė tė rrezikshme bėhen. Ato mund tė bėhen kanceroze.

Intimiteti ėshtė njė nevojė thelbėsore, kėshtu qė tė gjithė e lakmojnė atė.

Por ai do qė edhe personi tjetėr tė jetė intim, nė mėnyrė qė personi tjetėr tė heq mbrojtjen e tij, tė bėhet i prekshėm, tė bien tė gjitha maskat e tij, dhe personaliteti i rrem i tij qėndron lakuriq ashtu si ėshtė ai. Dhe nė anėn tjetėr, tė gjithė kanė frikė nga intimiteti – me personin tjetėr ju dėshironi tė jeni intim, ju nuk e keni kapėrcyer mbrojtjen tuaj.

Ky ėshtė njė konflikt nė mes miqve, nė mes tė dashuruarve: askush nuk dėshiron tė largoj mbrojtjen e tij dhe askush nuk dėshiron tė vijė nė lakuriqėsi tė plotė dhe sinqeritet tė hapur – dhe tė dy kanė nevojė pėr intimitet. Pėrveē nėse nuk bien tė gjitha shtypjet e juaja, ndalimet – tė cilat janė dhuratė e feve tuaja, kulturave tuaja, shoqėrive tuaja, prindėrve tuaj, arsimimit tuaj – ju kurrė s’do tė jeni nė gjendje tė bėheni intim me dikė. Dhe ju duhet tė merrni iniciativėn.

Por nėse ju nuk keni ndonjė shtypje, ndonjė ndalim, ju nuk do tė keni gjithashtu ndonjė plagė. Nėse keni jetuar thjesht, jetė tė natyrshme, nuk do tė ketė frikė nga intimiteti, por gėzim tė madh – dy zjarre vijnė aq afėr se ato bėhen pothuajse njė flakė. Dhe takimi bėhet kėnaqėsi e jashtėzakonshme, plotėsim total. Por para se tė mund ta tentoni intimitetin, ju duhet tė pastroni shtėpinė tuaj tėrėsisht.

Vetėm njeriu i meditimit mund tė lejojė intimiteti tė ndodhė. Ai s’ka asgjė pėr tė fshehur. Tė gjitha qė atė e kanė frikuar se dikush tjetėr mund t’i di, ai i ka kaluar. Ai ka vetėm qetėsi dhe zemėr tė dashur. Ju duhet ta pranoni veten tuaj nė tėrėsi tuaj – nėse nuk mund ta pranoni veten tuaj nė tėrėsinė tuaj, si mund tė shpresoni se dikush tjetėr mund t’ju pranoj? Dhe ju keni qenė tė dėnuar nga tė gjithė, dhe ju keni mėsuar vetėm njė gjė – vetėdėnimin.

Ju vazhdoni duke e fshehur atė. Kjo nuk ėshtė diēka e bukur t’jua tregoni tė tjerėve, ju e dini se gjėra tė kėqija janė tė fshehura nė ju; ju e dini se gjėra tė liga janė tė fshehura nė ju; ju e dini se kafshėria ėshtė e fshehur nė ju, derisa nuk e ndryshoni qėndrimin tuaj dhe e pranonin veten tuaj si njė kafshė nė ekzistencė… Fjala “kafshė” nuk ėshtė e keqe, ajo thjesht do tė thotė gjallėri, ajo vjen nga Anima. Kush do qė ėshtė i gjallė, ėshtė njė kafshė.

Por njeriu ka mėsuar: “Ju nuk jeni kafshė, kafshėt janė shumė poshtė juve. Ju jeni qenie njerėzore.” Juve iu ėshtė dhėnė njė superioritet i rrem. E vėrteta ėshtė, ekzistenca nuk beson nė superiore dhe inferiore. Pėr ekzistencėn, ēdo gjė ėshtė e barabartė – pemėt, zogjtė, kafshėt, qeniet njerėzore. Nė ekzistencė, ēdo gjė ėshtė e pranuar absolutisht ashtu siē ėshtė, nuk ka asnjė dėnim.

Nėse e pranoni seksualitetin tuaj pa kushte, nėse e pranoni se njeriu dhe ēdo qenie nė botė ėshtė e brishtė… jeta ėshtė njė fije shume e hollė e cila mund tė kėputet nė ēdo moment. Po e pranuat kėtė, ju do ta hidhni egon e rrem – pėr tė qenė Aleksandri i Madh, Muhamed Ali - tri herė kampion – nėse ju thjesht e kuptoni se ēdokush ėshtė i bukur nė rėndomtėrinė e tij dhe se ēdokush ka dobėsi… Ato janė pjesė e natyrės sė njeriut sepse ju nuk jeni tė krijuar prej ēeliku.

Ju jeni tė ndėrtuar nga njė trup shumė i brishtė. Periudha e jetės suaj ėshtė nė mes 98 gradė temperaturė dhe 110 gradė: vetėm 12 gradė ėshtė e tėrė periudha e jetės suaj. Rėnia nėn kėtė, dhe ju jeni tė vdekur, shkoni pėrtej kėsaj dhe ju jeni tė vdekur. Dhe e njėjta vlen pėr njėmijė e njė gjėra tjera nė ju.

Njė nga nevojat tuaja mė themelore ėshtė tė jeni tė nevojshėm. Por askush nuk do ta pranojė kėtė, se “Kjo ėshtė nevoja ime themelore tė jem i nevojshėm, tė jem i dashur, tė jem i pranuar”. Ne jetojmė nė asisoj pretendimi, asisoj hipokrizie – qė ėshtė edhe arsye pse intimiteti krijon frikė. Ju nuk jeni ai qė dukja juaj ėshtė. Dukja juaj ėshtė e rreme. Ju mund tė dukeni se jeni njė shenjtor, por thellė poshtė, ju ende jeni njė qenie e pafuqishme njerėzore me tė gjitha dėshira dhe tė gjitha epshet.
Hapi i parė ėshtė qė ta pranoni veten nė tėrėsinė tuaj, nė dritėn e tė gjitha traditave tuaja, tė cilat kanė drejtuar tėrė njerėzimin e ēmendur. Pasi tė keni pranuar veten si jeni, frika e intimitetit do tė zhduket. Ju nuk mund ta humbni respektin tuaj, ju nuk mund ta humbni madhėshtinė tuaj, ju nuk mund ta humbni egon tuaj, ju nuk mund ta humbni besimtarinė tuaj, ju nuk mund ta humbni shenjtėrinė tuaj – ju i keni hedhur tė gjitha tė vetes suaj. Ju jeni si njė fėmijė i vogėl, krejtėsisht tė pafajshėm. Ju mund ta hapni veten, sepse brenda, ju nuk jeni tė mbushur represione tė shėmtuara tė cilat kanė bėrė perversione.

Ju mund tė thoni ēdo gjė qė mendoni me tė vėrtetė dhe sinqerisht. Dhe nėse jeni tė gatshėm tė bėheni intim, ju do t’i kurajoni personat e tjerė gjithashtu tė jenė intim. Ēiltėria juaj do ta ndihmojė personin tjetėr tė jetė gjithashtu i ēiltėr. Modestia juaj jotendencioze do tė lejoj qė edhe tė tjerėt tė kėnaqen nė modesti, pafajėsi, besnikėri, dashuri, ēiltėri. Ju jeni tė mbyllur nė kafaz nga konceptet idiotike, nėse ju bėheni shumė intim me dikė, ai do tė bėhet i vetėdijshėm pėr kėtė.

Por ne jemi qenie tė brishta – mė tė brishtat nė gjithė ekzistencėn. Fėmija i njeriut ėshtė fėmija mė i brishtė nga tė gjitha kafshėt. Fėmijėt e kafshėve tė tjera mund tė mbijetojnė pa nėnat e tyre, pa babėn, pa familje. Por fėmija i njeriut do tė vdiste menjėherė. Kėshtu qė kjo brishtėsia nuk ėshtė diēka qė duhet dėnuar – kjo ėshtė paraqitja mė e lart e vetėdijes. Trėndafili vazhdon tė jetė i brishtė; ai nuk ėshtė gur. Dhe pėr kėtė nuk duhet tė ndihet keqardhje, pse ju jeni njė trėndafil e jo njė gur.

Vetėm kur dy persona bėhen intim ata mė nuk janė tė huaj. Dhe kjo ėshtė njė pėrvojė shumė e bukur pėr tė zbuluar se vetėm ju nuk jeni pėrplot me dobėsi por edhe tė tjerėt gjithashtu… ndoshta ēdokush ėshtė pėrplot dobėsi. Shprehja mė e lartė e ēdo gjėje bėhet dobėsi. Rrėnjėt janė shumė tė forta, por lulja s’mund tė jetė aq e fortė. Ajo ėshtė e bukur sepse qenėsia saj nuk ėshtė e fortė. Nė mėngjes ajo hapė petalet e saja pėr ta mirėpritur diellin, vallėzon tėrė ditėn nė erė, dhe nga mbrėmja petalet e saja fillojnė tė bien. Ajo shkon. Ēdo gjė qė ėshtė e bukur, e ēmuar, ikėn shumė shpejt.

Por ju doni qė ēdo gjė tė jetė e pėrhershme. Ju e dashuroni dikė dhe premtoni se “Unė do tė dua tėrė jetėn time”. Dhe ju shumė mirė e dini se nuk mund tė jeni tė sigurt as pėr nesėr - ju jepni premtime tė rreme. Krejt ēfarė ju mund tė thoni ėshtė: “Unė jam i dashuruar nė ty nė kėtė moment dhe do ta fal veten time ty. Rreth tė nesėrmes, unė nuk di asgjė. Si mund tė premtoj? Ti ke pėr tė mė harruar.”

Por tė dashuruarit premtojnė tė gjitha llojet e gjėrave tė cilat ata nuk mund t’i plotėsojnė. Pastaj frustrimin futet brenda, pastaj distanca rritet me e madhe, pastaj vjen konflikti, dyluftimet, kacafytjet, dhe jeta qė ėshtė menduar tė jetė e lumtur bėhet vetėm njė fytyrė e zgjatur nga mjerimi. Ramaprem, ėshtė mirė qė je i vetėdijshėm frikės sate tė madhe, kjo ėshtė nga intimiteti. Ky mund tė behet njė revolucion i madh pėr ty, dhe njė revolucion, nėse shikon pėrbrenda dhe fillon tė heqėsh ēdo gjė qė mendon se ėshtė e turpshme. Dhe pranoje natyrėn tėnde ashtu siē ėshtė, jo ashtu siē duhet tė jetė. Unė nuk ju mėsoj pėr asnjė “duhet”. Tė gjitha “duhet” e bėjnė mendjen e njeriut tė sėmurė.

Njerėzit duhet tė mėsojnė bukurinė e qenėsisė, shkėlqimin e mrekullueshėm tė natyrės. Kėto pemė nuk dinė pėr kurrfarė dhjetė urdhėresat, zogjtė nuk dinė pėr shkrimet e shenjta. Vetėm njeriu ėshtė ai i cili i krijoi vetes probleme.

Duke e dėnuar natyrėn e juaj personale, ju bėheni tė ndarė, ju bėheni skizofrenik – dhe jo njerėz tė rėndomtė, por njerėz me statusin e Sigmund Frojd-it, i cili kontribuoi shumė pėr njerėzimin, rreth mendjes. Metoda e tij ka qenė psikoanaliza, qė ju duhet tė bėheni tė vetėdijshėm pėr tė gjitha qė janė nė nėnvetėdijen e juaj. Dhe kjo ėshtė fshehtėsia, diēka qė ishte e nėnvetėdijshme u soll nė mendjen e vetėdijshme, kjo avulloi. Bėheni mė tė qartė, mė tė ndritur. Sa mė shumė qė nėnvetėdija ēlirohet, vetėdija juaj vazhdon duke u rritur. Dhe sa me shumė qė territori i nėnvetėdijes ngushtohet, territori i vetėdijes zgjerohet. Kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe.

Lindja e ka njohur kėtė pėr mijėra vjet, por nė Perėndim, Sigmund Frojd ka instaluar atė – duke mos ditur asgjė pėr Lindjen dhe pėr psikologjinė e saj; ky ishte kontributi i tij individual. Por ju do tė befasoheni: ai kurrė nuk ka qenė i gatshėm tė jetė i psikoanalizuar vet.

Kolegėt e tij shumė herė kanė insistuar: “Metodėn tė cilėn po na jepni – dhe tė gjithė ne kemi qenė tė pasikoanalizuar – pse ju insistoni qė ju nuk duhet tė jeni tė psikoanalizuar?”

Ai iu tha: “Harrone kėtė.” Ai frikėsohej ta ekspozonte veten e tij. Ai ishte bėrė njė gjeni i madh dhe ekspozimi i tij do ta sillte atė poshtė si njeri tė zakonshėm. Ai kishte frika tė njėjta, dėshira tė njėjta dhe represione tė njėjta.

Ai kurrė nuk fliste pėr ėndrrat e tij; ai vetėm dėgjonte ėndrrat e njerėzve tė tjerė. Dhe kolegėt e tij kishin qenė shumė tė befasuar – “Kishte me qenė kontribut i madh njohuria rreth ėndrrave tuaja” – por ai kurrė nuk ishte pajtuar tė shtrihet nė kanapenė e psikanalizės dhe tė flet pėr ėndrrat e veta. Sepse ėndrrat e tij ishin tė zakonshme si tek njerėzit e tjerė – kjo ishte frika.

Njė Gautam Buda nuk do tė kishte frikė tė shkonte nė meditim. Ky ishte kontributi i tij – njė lloj i veēantė i meditimit. Dhe ai nuk do tė kishte frikė nga kurrfarė psikanalize, sepse pėr personin qė mediton, njė nga njė tė gjitha ėndrrat e tij zhduken. Gjatė ditės ai qėndron i heshtur nė mendjen e tij, jo nė trafikun e zakonshėm tė mendimeve. Dhe gjatė natės ai fle nė gjumė tė thellė, sepse ėndrrat nuk janė gjė tjetėr pėrpos mendime tė papėrjetuara, dėshira tė papėrjetuara, pasione tė papėrjetuara gjatė ditės. Ato pėrpiqen ta kompletojnė veten e tyre, tė paktėn edhe nė ėndrra.

Do tė jetė shumė e vėshtirė tė gjendet burri i cili ėndėrron pėr gruan e tij, apo njė grua qė ėndėrron pėr burrin e saj. Por kjo do tė jetė absolutisht e zakonshme qė ata tė ėndėrrojnė pėr gratė e fqinjėve tė tyre apo pėr burrat e fqinjėve. Gruaja ėshtė nė dispozicion, ai nuk ėshtė duke shtypur asgjė pėrderisa ėshtė nė lidhje me gruan e tij. por gruaja e fqinjit gjithmonė ėshtė mė e bukur, bari ėshtė mė i gjelbėr matanė gardhi. Dhe ajo qė ėshtė e paarritshme krijon njė dėshirė tė thellė tė arrihet, tė posedohet ajo. Gjatė ditės kjo nuk mund tė arrihet, por nė ėndrra, tė paktėn, ju jeni tė lirė. Liria pėr tė ėndėrruar akoma nuk ėshtė marrė nga qeveritė.

Kjo nuk do tė zgjas shumė – shumė shpejtė ato do tė largohen, sepse metodat janė tė gatshme, veē janė tė pėrgatitura, kėshtu qė ata mund t’ju shohin se kur ėndėrroni dhe kur nuk ėndėrroni. Dhe ėshtė e mundur qė njė ditė shkenca tė zbulojė vegla me tė cilat ėndėrrimet tuaja mund tė projektohen nė ekran. Ca elektroda do tė futen nė kokėn tuaj. Ju do tė fleni shumė shpejt, ėndėrroni gėzueshėm, ēoni dashuri me gruan e fqijut dhe e tėrė kinemaja do ta shoh kėtė – dhe ata do ta bėjnė shprehi tė mendojnė se ky njeriu ėshtė njė shenjtor!

Kėtė gati sa ju mund edhe ta shihni; ēdoherė kur njė person flenė, shikon: nėse qepallat e tij nuk tregojnė asnjė lėvizje nė sytė e tij, atėherė ai nuk ėndėrron. Nėse ai ėndėrron atėherė ju do tė shihni sesi lėvizin sytė e tij.

Ėshtė e mundur tė projektohet ėndrra jauj nė ekran. Ėshtė gjithashtu e mundur tė realizohet ėndrra e caktohet nė ju. Por, tė paktėn, deri mė sot asnjė kushtetutė as qė flitet pėr atė se “Njerėzit nuk janė tė lirė tė ėndėrrojnė, kjo e drejtė ėshtė e lindur.”

Gautam Buda nuk ka ėndėrruar. Meditim ėshtė njė mėnyrė pėr tė shkuar pėrtej mendjes. Ai jeton nė heshtje plotė njėzet e katėr orė – nuk ka valė nė liqenin e vetėdijes sė tij, nuk ka mendime, nuk ka ėndrra. Por Zigmund Frojd frikohet sepse ai e di se ēfarė ėndėrron.
Kam dėgjuar pėr njė incident konkret. Tre novelistėt e mėdhenj rus Ēehov, Gorki dhe Tolstoj – kishin qenė tė ulur nė njė bankė nė park dhe bisedonin… dhe ata ishin miq tė mirė. Tė gjithė ishin gjeni; tė gjithė kanė krijuar romane tė tilla tė mėdha qė edhe sot, nė qoftė se doni t’i numėroni dhjetė romane tė mėdha botėrore, tė paktėn pesė do tė jenė nga novelistėt rus – para revolucionit. Pas revolucionit, ata nuk kanė shkruar asnjė roman qė ka cilėsinė e gjenialitetit. Tani, ajo ėshtė nėn instruksionin e qeverisė. Qeveria ėshtė i vetmi botues; qeveria kontrollon, dhe njerėzit qė vlerėsojnė nuk dinė asgjė pėr artin. Ata janė burokratėt.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 31-01-13, 22:25   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Intimiteti

Komisioneri i policis nė Poona kishe kėrkuar, para se ligjėratat e mia tė publikohen, ai duhet t’i vlerėsojė ato – dhe ēka njė komisioner i policisė ka tė bėj me meditimin? – por kjo kishte ngjarė nė Rusi, dhe pėr kėtė arsye, pėr shtatėdhjetė vjet, pas revolucionit, ata nuk kanė qenė nė gjendje tė krijojnė njė roman tė vetėm tė madh. Por para revolucionit, Rusia ishte nė maje tė kreativitetit. Kėta tre njerėz ende numėrohet si romancierėt mė tė mėdhenj.

Ēehov iu kishte folur pėr gratė nė jetėn e tij. Gorki iu kishte bashkangjitur. Por Tolstoj kishte qėndruar i heshtur. Tolstoj ishte njė i krishterė ortodoks shumė religjioz… ju do tė befasoheni kur tė dėgjoni se Mahtama Gandi, nė Indi, i kishte pranuar tė tre kėta si mėsues tė tij, dhe njėri nga kėta ishte Tolstoj.

Dhe ai duhet tė ketė qenė shumė i shtypur… ai ishte njeriu mė i pasur nė Rusi – ai i pėrkiste familjes mbretėrore – por ai jetonte si njė lypsar i varfėr, sepse “tė bekuar janė tė varfėritė se ata do ta trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė”, dhe ai nuk ishte i vullnetshėm tė heqė dorė nga mbretėria e Perėndisė. Kjo nuk ishte naivitet, dhe kjo nuk ishte e padėshirėshme – Ajo ishte shumė e dėshirshme. Ajo ishte shumė e lakmueshme, ajo kishte aq shumė instinkt pėr pushtet. Ai kishte sakrifikuar jetėn e kėsaj bote dhe gėzimet e saj, sepse ajo ėshtė njė jetė e vogėl… dhe pastaj pėr pėrjetėsi ai do ta gėzojė parajsėn dhe mbretėrinė e Perėndisė. Kjo ėshtė njė ujdi e mirė, gati si njė lotarim dhe e sigurt.

Ai e jetonte njė jetė shumė beqarie, hante vetėm ushqim vegjetarian… ai ishte pothuajse njė shenjtor. Natyrisht, ėndrrat e tij duhet tė kenė qenė shumė tė shėmtuara, mendimet e tij duhet tė kenė qenė shumė tė shėmtuara, dhe kur Ēehov dhe Gorki e pyetėn atė: “Tolstoj, pse je i heshtur? Thuaj diēka!” ai tha: “Unė nuk mund t’ju them asgjė pėr gratė. Unė do t’ju them diēka vetėm atėherė kur me njė kėmbė jam nė varr. Do ta them atė, dhe do tė kėrcej nė varr.”

Ju mund ta kuptoni pse ai kishte aq frikė pėr tė thėnė diēka – ai vlonte brenda vetes. Tani, ju nuk mund tė jeni intim me njė person si Tolstoji. Intimitet thjesht do tė thotė se dyert e zemrės janė tė hapura pėr ju, ju jeni tė mirėseardhur tė hyni brenda dhe tė jeni mysafir. Por kjo ėshtė e mundur vetėm nėse ju keni njė zemėr e cila nuk ėshtė e rėnduar me shtypje seksuale, e cila nuk vlon prej tė gjitha llojet e represioneve, qė ėshtė natyrale, natyrale si pemėt, si ēiltėrsia e fėmijėve. Tek atėherė nuk ka frikė nga intimiteti.

Kjo ėshtė ajo qė unė jam duke u pėrpjekur tė bėj: t’ju ndihmojė ta shkarkoni nėnvetėdijen tuaj, ta shkarkoni mendjen tuaj, tė bėheni tė zakonshėm. S’ka asgjė mė e bukur se me qenė vetėm i thjeshtė dhe i rėndomtė. Atėherė ju mund tė keni shumė miq intim, sa mė shumė qė ėshtė e mundur marrėdhėnie intime, sepse ju nuk keni frikė nga asgjė. Ju behni njė libėr i hapur – ēdokush mund tė lexojė. Nuk ka asgjė pėr tė fshehur. Ēdo vit, njė klub gjuetie shkonte nė kodrat Montana. Anėtarėt me short vendosėn se kush do tė merrej me gatimin e ushqimit dhe gjithashtu vendosen se kushdo qė ankohet pėr pėrgatitjen e ushqimit automatikisht do ta zėvendėsojė kuzhinierin e gjorė.

Duke e kuptuar pas ditėsh se askush me gjasė nuk do tė rrezikojė tė fletė me zė tė lartė, Sanderson u pėrcaktua pėr njė plan tė ligė. Atė natė ai kishte gjetur diku jashtėqitje dreri dhe dy grushta i kishte hedhė nė gjyveē. Kishte grimasa rreth zjarr-kampi pas shijimit tė parė, por askush nuk tha asgjė. Nė njė moment, papritmas, njė anėtar theu heshtjen: “Hej”, bėrtiti ai, “ky gjyveē ka shije mut dreri – por tė mirė!” Ai nuk u ankua, nė fakt ai e ēmoji. Ju keni kaq shumė fytyra. Brenda, ju mendoni diēka tjetėr, jashtė, ju shprehni diēka tjetėr. Ju nuk jeni njė, tėrėsi organike.

Relaksohuni dhe shkatėrroni ndarjet tė cilat shoqėria ka krijuar nė ju. Thuani vetėm atė qė mendoni. Veproni nė pajtim me spontanitetin e juaj personal, kurrė duke mos u brengosur rreth pasojave. Kjo ėshtė jetė e shkurtėr dhe kjo nuk duhet tė jetė e prishur duke menduar pėr pasojat kėtu dhe atje. Vetėm duhet tė jetohet totalisht, intensivisht, gėzueshėm, dhe me qenė si njė libėr i hapur, i gatshėm pėr gjithsecilin pėr ta lexuar atė. Natyrisht nuk do tė bėni emėr nė librat e historisė. Por cili ėshtė synimi pėr tė bėrė emėr nė librat e historisė?

Jetoni, nė vend se tė mendoni pėr tė qenė tė pėrkujtuar. Ju do tė vdisni. Miliona njerėz kanė jetuar nė kėtė botė dhe ne nuk ua dimė madje as emrat. Pranone kėtė fakt tė thjeshtė: se ju jeni kėtu vetėm pėr ca ditė dhe pastaj do tė ikni. Kėto pak ditė nuk duhet humbur nė hipokrizi, nė frikė. Kėto ditė duhet tė jenė tė lumturuara.

Askush nuk di asgjė rreth tė ardhmes. Parajsa juaj ferri juaj dhe Zoti juaj janė me sa duket nė tė shumtėn tė gjitha hipoteza tė padėshmuara. E vetmja gjė qė ėshtė nė duart tuaja ėshtė jeta juaj – bėjeni atė sa mė tė pasur qė ėshtė e mundur. Me intimitet, me dashuri, me hapjen e vetes suaj pėr shumė njerėz, ju bėheni mė tė pasur. Dhe nėse mund tė jetoni nė dashuri tė thellė, nė miqėsi tė thellė, nė intimitet tė thellė me shumė njerėz, ju keni pėr tė jetuar me tė drejtė, dhe kudo qė t’ju ndodh me qenė… ju keni pėr tė mėsuar artin, ju do tė jetoni aty, gjithashtu, gėzueshėm.

M’u kujtua njė filozof anglez, Edmund Burke. Kishte qenė mik i mirė me kryepeshkopin e Anglisė. Sa herė qė Edmund Burke ligjėronte nė universitet, kryepeshkopi shfrytėzonte rastin tė shkojė dhe tė dėgjojė atė. Ishte e vlershme tė dėgjohej ai – ēdo deklaratė e tij vinte me tėrėsinė e tij, me autoritet tė madh. Por ai kurrė nuk kishte vajtur nė kishė pėr tė dėgjuar kryepeshkopin nė liturgjitė e sė dielės. Kryepeshkopi i thotė: “Tė paktėn edhe ti duhet njėherė tė vishė. Unė gjithmonė po vij tė tė dėgjojė.”

Edmund Burke i pėrgjigjet: “Ti vjen tek unė tė mė dėgjosh sepse krejt ēfarė di ti nuk janė njohuritė tuaja – tė gjitha janė tė huazuara, dhe ti nuk je i sigurt pėr kėtė. Ēfarėdo qė unė them ėshtė pėrvojė e imja, dhe unė jap ēdo shėnim dhe dėshmi dhe argument pėr atė. Unė garantoj me jetėn time pėr deklaratat e mia. Ti je vetėm njė papagall. Por, pasi qė mė pyete, unė do tė vij tė dielėn e ardhshme.”

Kėshtu kryepeshkopi pėrgatiti njė predikim me tė vėrtetė madhėshtorė, duke menduar se Edmund Burke do tė jetė prezent, kėshtu qė predikimi duhej tė ishte sa mė madhėshtor qė mund tė bėhej. Por ai u befasua. Edmund Burke qėndronte nė rreshtin e parė por nuk kishte asnjė emocion nė fytyrėn e tij. Ai nuk mund tė gjykonte se ēfarė i pėlqente atij, dhe ēfarė nuk i pėlqente, a pajtohej me atė, apo nuk pajtohej. Kryepeshkopi ishte shumė nė mėdyshje. Posa predikimi pėrfundoi, Edmund Burke u ngrit dhe i tha: “Unė e kam njė pyetje tė pyes, njė pyetje shumė tė thjeshtė. I tėrė predikimi yt ishte, nė njė formė tė pėrmbledhur, pėr njerėzit tė cilėt e jetojnė jetėn e moralshme nė pajtim me ideologjinė tėnde krishtere, dhe besojnė nė Jezu Krishtin, do shkojnė nė parajsė pas kėsaj jete. Ata qė nuk besojnė nė Jezu Krishtin dhe ēojnė jetė tė njė mėkatari, do tė bien nė ferr tė pėrjetshėm pas kėsaj jete.

Pyetja ime ėshtė - tha Edmund Burke: se nėse njė person ėshtė i moralshėm por nuk beson nė Jezu Krishtin, ēfarė do tė ndodhė? Ai ėshtė i mirė. Jeta e tij ėshtė njė jetė pėr t’u lavdėruar por ai nuk beson nė Jezu Krishtin – ku do tė jetė ai? Apo, njė njeri qė beson nė Jezu Krishtin por ėshtė njė mėkatar i madh – ku do tė jetė ai? Ke humbur rastin tė pėrmendėsh dy pika shumė tė rėndėsishme; predikimi yt ishte gjysmak. Dhe unė isha nė pritje tė shoh se a je nė dijeni pėr kėto dy mundėsi apo jo.”

Kryepeshkopi pėr njė moment mendoi – kjo pyetje me tė vėrtetė ėshtė e rrezikshme. Nėse si thotė se njerėzit e mirė shkojnė nė parajsė edhe nėse nuk e besojnė Jezu Krishtin, atėherė Jezu Krishti dhe besimi nė tė bėhen i panevojshėm, jo-esencial. Dhe nėse ai thotė kush beson nė Jezu Krishtin – edhe nėse ėshtė mėkatar – do tė shkojė nė parajsė, atėherė mėkati do tė pranohet nga vetė kisha.

Ai ishte nė njė situatė shumė tė ngatėrruar. Ai i tha: “Pyetja jote kėrkon pak kohė pėr ta shqyrtuar unė detajisht. Vetėm m’i jep shtatė ditė. Tė dielėn tjetėr, unė do tė pėrgjigjem.”

Pėr shtatė ditė, ai i provoi tė gjitha librat, provoi kėtė mėnyrė atė mėnyrė, por… pyetja ishte e thjeshtė… dhe ai ishte kap nė dilemė. Ai nuk kishte mundur tė fle gjatė kėtyre shtatė ditėve, sepse si t’i dal ne fytyrė Edmund Burke-s dhe kongregacionit? Dhe ēfarėdo qė ai do tė thoshte dukej se do tė ishte gabim: ose ajo do tė ishte kundėr Jezu Krishtit ose do tė ishte kundėr jetės morale. Ai u pendua shumė qė e ka ftuar nė kishė!

Ai shkoi herėt nė mėngjes nė kishė, para se tė vij kongregacioni. Ai akoma nuk kishte asnjė pėrgjigje. Ai mendoi: “Nė mėngjes herėt, kur askush nuk ėshtė nė kishė, unė do t’i lutem vetė Krishtit tė mė tregoj dritėn, tė mė jep pėrgjigje. Sepse jo vetėm prestigji im qė ėshtė nė pikėpyetje, por edhe prestigji i tij gjithashtu vihet nė pikėpyetje.”

Shtatė ditė, pandėrprerė i shqetėsuar, pa gjumė… ai ishte gjunjėzuara pėrpara statujės sė Jezu Krishtit. Ai bie tė fle dhe ėndėrron njė ėndėrr. Natyrisht, se pėr shtatė ditė vetėm njė gjė ishte nė mendjen e tij, ėndrra gjithashtu ishte e lidhur me kėtė.

Ai kishte parė vetėn e tij tė ulur nė tren, dhe pyet: “Ku po shkojmė ne?” Dikush i pėrgjigjet: “Ky tren shkon pėr nė parajsė.” Ai ndjeu njė relaksim tė madh “Kjo ėshtė pėrkryeshėm e mirė. Shpresoj se kėtė Jezu Krishti e ka bėrė, kėshtu qė ju vetė mund tė shihni se kush shkon nė parajsė dhe kush nuk shkon,”

Me tė arritur nė stacionin e parajsės, ai nuk mund tė besonte – ajo dukej aq e klabur. Ai hynė brenda nė parajsė. Njerėzit qė i takonte ishin pothuajse kufoma, ecnin. Ai i njohu disa shenjtorė dhe i pyeti ata: “Dua t’ju pyes diēka: ku ėshtė Gautam Buda?” sepse ai kurrė nuk kishte besuar nė Jezu Krishtin apo Zotin, por ai ishte njė njeri shumė u moralshėm mund ta imagjinoni.

Shenjtorėt i thanė: “Ai nuk ėshtė kėtu.”

“Po Sokrati? Edhe ai gjithashtu nuk ka besuar nė ndonjė zot, por ishte njė njeri me moral tė lartė.”

“As ai nuk ėshtė kėtu.”

Dhe ai tha: “Pse e tėrė kjo parajsė duket si njė rrėnojė? Dhe shenjtorėt duken si tė vdekur; nuk duket tė ketė ndonjė gėzim. Unė kam menduar se engjėjt shkojnė duke kėnduar me harpat e tyre. Unė nuk shoh asnjė engjėll, asnjė harpė, asnjė kėngė, asnjė vallėzim – vetėm disa shenjtorė tė shurdhėr e tė vdekur qė janė ulur nėn pemė.” Dhe kė do qė ai e pyeste i thonin: “Mos na mėrzitė. Ne jemi tė lodhur.”

Pėr njė moment nė mendjen e tij erdhi njė ide se mos ndoshta ky tren shkon pėr nė ferr, gjithashtu, kėshtu qė ia nxitoi prapa nė stacion, dhe treni qėndronte nė platformė, gati tė nisej pėr nė ferr. Ai hyri nė tren, dhe posa ferri filloi tė afrohej, ai ishte edhe mė i hutuar. Era ishte me aromė lulesh. Aty kishte aq shumė gjelbėrim, bar tė gjelbėr. Stacioni ishte aq i bukur – ai kur s’kishte menduar se njė stacion mund tė jetė aq i bukur. Dhe njerėzit dukeshin aq tė lumtur, aq tė gėzuar. Ai tha: “Oh Zot, ėshtė kėtu diēka gabim apo ēfarė?”

Ai pyeti: “A ėshtė ky me tė vėrtet ferri?”

Ata i thanė: dikur ka qenė. Para se tė vijnė Gautam Buda, Sokrati, Epikuri, Mahaviri, Lao Ce dhe njerėzit si kėta, ka qenė ferr. Por tani ata e kanė transformuar tėrė kėtė vend.”

Ai hyri nė ferr dhe nuk mund tė besonte – aty ishte gėzim absolut! Vetė ajri ishte pėrplot i hareshėm. Dhe aty kishte vallėzim dhe aty kishte kėndim, dhe ai pyeti dikė: “Ku ėshtė Gautam Buda?” Ata iu pėrgjigjen: “A e shihni nė kopsht, ėshtė duke i ujitur trėndafilat.”
“E ku ėshtė Sokrati?”

Dhe ata iu pėrgjigjėn: “Sokrati ėshtė duke punuar nė fushė.”
“Ku ėshtė Epikuri?”

Ata thanė: “Ai ėshtė menjėherė prapa jush, njeriu qė po vallėzon dhe po luan me kitarė ėshtė Epikuri.”

Nė atė moment, shqetėsimi ishte shumė i madh – ai u zgjua. Ai tha: “Zoti im! Ēfarė ėndrre!”

Njerėzit kishin filluar tė vijnė – nė veēanti, Edmund Burke i cili veē ishte ulur nė rreshtin e parė, duke pritur pėrgjigjen.

Kryepeshkopi i gjorė tha: “Unė nuk isha nė gjendje tė gjej pėrgjigje. Por unė e pashė njė ėndėrr tė cilėn do ta tregoj, dhe ti do ta konkulodosh pėrgjigjen nga ėndrra.”

Ai e rrėfeu ėndrrėn. Edmund Burke tha: “Tani edhe ti konkludo gjithashtu! Konkludimi ėshtė i qartė: se kudo qė njerėzit e mirė janė ėshtė parajsė. Nuk ėshtė se njerėzit e mirė shkojnė nė parajsė – kudo qė janė njerėzit e mirė – aty bėhet parajsė. Dhe kudo qė njerėzit e marrė dhe idiotėt janė – ata mund tė jenė besimtar tė mėdhenj nė Zotin dhe Jezu Krishtin dhe nė Biblen e Shenjėt, kjo s’ka lidhje – edhe parajsa bėhet njė grumbull gėrmadhash. Ajo bėhet ferr.”

Unė e kam dashur kėtė incident shumė sepse kjo ėshtė qasja ime, gjithashtu. Nėse ju jeni modest, tė dashur, tė hapur, intim, ju krijoni njė parajsė rreth vetes. Nėse jeni tė mbyllur, vazhdimisht nė defanziv, gjithmonė tė brengosur se dikush mund tė vij t’i mėsojė mendimet tuaja, ėndrrat tuja, perversionet tuaja, ju do tė jetoni nė ferr.

Ferri ėshtė brenda juve si dhe parajsa. Ato nuk janė vende gjeografike.

Ato janė hapėsirat tuaja shpirtėrore. Ramaprem, pastrim i vetes suaj dhe meditimi nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos pastrim i tė gjitha plehrave qė janė grumbulluar nė mendjen tuaj. Kur mendja ėshtė e qetė edhe zemra kėndon… vetėm dėgjoni kėta zogj.

Do tė jeni tė gatshėm, pa asnjė frikė por me gėzim tė madh, tė jeni intim. Dhe pa intimitet, ju jeni tė vetmuar kėtu nė mesin e tė huajve. Me intimitet ju jeni tė rrethuar nga miqtė, nga njerėzit qė ju donė juve. Intimiteti ėshtė pėrvojė e madhe. Njė qė nuk duhet tė humbet.

Por, par se tė bėheni tė pafrikshėm nga intimiteti, ju duhet tė jeni totalisht tė pastėr prej tė gjitha plehrave tė cilat religjionet i kane derdhė nė ju, tė gjitha jashtėqitjet qė u janė dhėnė juve nė duar. Pėrfundoni me tė gjitha kėto, dhe jetone jetėn nė paqe, qetėsi, lumturi, nė kėngė dhe valle. Dhe ju do tė transformoheni… kudo qė tė jeni, vendi do tė bėhet parajsė.

Marrė nga libri: “The Hidden Splendor”


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.