Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-03-10, 15:28   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Investimi nė sektorė strategjik, zgjidhje e problemve ekonomike

Analistė tė ēėshtjeve ekonomike nė Prishtinė sugjerojnė autoritetet kosovare qė, pėr tė nxitur zhvillimin ekonomik, duhet tė pėrkrahin sektorin privat, tė bėjnė investim tė fuqishėm dhe subvencionim substancial nė sektorin e bujqėsisė, si dhe tė ngrenė kualitetin edukativ arsimor. Sipas tyre, pa investimin e Qeverisė sė Kosovės nė kėto fusha, nuk pritet tė ketė zhvillim tė hovshėm ekonomik. Kosova, e cila ka kaluar nė tranzicione tė trefishta, nė nivel ekonomik, nė nivel shoqėror dhe nė nivel tė konfliktit, sipas ekspertėve pėr ēėshtje ekonomike, duhet tė punojė shumė gjatė kėtyre viteve, qė tė ketė zhvillim ekonomik.
Njė pėrmirėsim i gjendjes aktuale, sipas tyre, mund tė bėhet nėse do tė aktivizohen disa nga sektorėt ekonomikė prodhues.
Sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Safet Gėrxhaliu, konsideron se qasja e Qeverisė sė Kosovės pėr tė investuar vetėm nė infrastrukturė rrugore, ėshtė e gabuar.
“Nuk ėshtė qasje, e cila do tė krijojė mirėqenie dhe kontinuitet tė zhvillimit ekonomik. Ėshtė koha kur duhet tė pėrkrahet sektori privat, duhet tė pėrkrahen ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, tė forcohet sektori prodhues, tė stimulohet bujqėsia dhe pėrpunimi i produkteve bujqėsore, tė ngrihet kualiteti edukativ nė Kosovė dhe nė kėtė mėnyrė pritet tė jemi atraktivė pėr investitorėt”, thotė Gėrxhaliu.
Nė anėn tjetėr, autoritetet kosovare vazhdimisht kanė deklaruar se u kanė dhėnė pėrparėsi projekteve qė ndihmojnė nė rritjen dhe qėndrueshmėrinė ekonomike, siē janė: infrastruktura, arsimi, shėndetėsia, bujqėsia, zhvillimi i sektorit privat dhe fusha tė tjera, qė ndikojnė nė krijimin e njė ambienti tė volitshėm pėr tėrheqjen e investimeve tė brendshme dhe tė jashtme.
Por, pėr ekspertin e ēėshtjeve ekonomike, Safet Gėrxhaliu, kėto nuk qėndrojnė.
“Nėse do tė jemi tė orientuar vetėm nė rrugė dhe ato rrugė tė ndėrtohen nga kompani inekzistente dhe tė investohet nė KEK me miliona pėrmes tenderėve njėburimorė dhe prapė tė prodhohet terri, atėherė ėshtė njė rrugė e gabuar, qė Kosovėn do tė shpie nė humnerė dhe jo nė progrese”, thotė ai.
Ndėrkaq, sipas ekspertit tjetėr tė ekonomisė, Avdullah Hoti, autoritetet kosovare duhet tė krijojnė strategji adekuate pėr pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike dhe sociale tė qytetarėve.
Ai shpreh bindjen se investimi nė sektorėt qė do tė ndihmonin zhvillimin ekonomik tė vendit, do tė pėrmirėsonte edhe jetėn e qytetarėve.
“Ajo qė i duhet Kosovės, ėshtė qė tė koncentrohemi nė ata sektorė, qė do tė gjenerojnė mė shumė punėsim, pėr tė zvogėluar numrin e tė papunėve dhe pėr tė zvogėluar varfėrinė, e cila ėshtė ēdo herė nė rritje”, thotė Hoti.
Ndėrsa, profesori i ekonomisė, Isa Tahiri, thotė se duhet tė aktivizohen potencialet nė energji, nė miniera e nė bujqėsi. Sipas tij, kėta tre sektorė duhet sa mė shumė tė reformohen, nė mėnyrė qė nė Kosovė tė krijohen kushte, tė cilat do tė bėjnė qė niveli i varfėrisė tė jetė mė i vogėl.
“Nėse mendojmė ta zbusim varfėrinė, duhet tė mendojmė nė punėsim. Punėsim vetanak vėshtirė se mund tė bėjmė. Kosova ende duhet tė marrė masa pėr lehtėsimin e politikave fiskale dhe zhvillimin e makroekonomisė”, thekson Tahiri.
Ndryshe, planifikimi pėr vitin 2010 pėr shpenzime kapitale kap shumėn prej 400.5 milionė eurosh apo 35 pėr qind tė shpenzimeve primare.
Ndėr projektet mė tė rėndėsishme qė do tė definojnė vitin 2010, janė: fillimi i ndėrtimit tė autostradės Vėrmicė - Prizren - Prishtinė - Merdarė, zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugėve magjistrale, koncesionimi i Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, futja e kapitalit privat nė PTK, fillimi i punimeve pėr termocentralin “Kosova e Re”, aftėsimi i minierės sė re tė Sibovcit etj./rel/


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.