Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-03-07, 10:48   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Atė Luigj Paliq, OFM

.................................................. ..........................P. Luigj Palaj, OFM



P. Luigj Palaj (Sopaj), OFM, bir i Tomės dhe i Paulinės, lindru nė Janjevė, mė 21 shkurt 1878, nė pagėzim mori emrin Mati. Zhgunin e shėn Franēeskut e veshi mė 23 shtator 1896. Kushtet e para rregulltare dha mė 28 shtator 1897, e kushtet e pėrjetshme mė 26 prill 1901. Mė 20 prill 1903 u shugurua meshtar. Vdiq si martir i Kishės Katolike nė Janėosh (afėr Gjakovės), mė 7 mars 1913, ku pėrkohėsisht edhe u varros. Trupi i tij mė vonė u transferua nė varrezat e Shėn Gjergjit, nė famullinė e Zymit.




MARTIR I FETARISĖ DHE ATDHETARISĖ

I gjatė ėshtė vargu i klerikėve tė Kishės sonė Katolike, sidomos i atyre tė Urdhėrit franēeskan, tė cilėt ndėr kohėra tė ndryshme u nėpėrkėmbėn, u pėrndoqėn, u pėrsekutuan dhe u vranė mizorisht. U martirizuan ata pėr fe dhe atdhe. Nė kėtė tempull vetėflijimi zė vėnd edhe pater Luigj Palaj.


Lufta e Parė Ballkanike nuk ishte vetėm kacafytje e kryqit ortodoks me gjysmėhėnėn turke, po edhe larje hesapesh me kryqin katolik. Ishte fushatė luftarake e aleancės ballkanike jo vetem pėr shkundjen e sundimit tė Perandorisė Osmane nė Evropėn Juglindore, por edhe kryqėzatė pėr shfarosjen e popujve josllavė dhe jogrekė, shumicėn e tė cilėve e pėrbenin shqiptarėt.

Nė vazhdėn e terrorit tė paparė malazez nė trojet e okupuara shqiptare, pater Luigj Palaj u mor nė shenjestėr dhe u arrestua vetė i gjashtėdhjeti, i akuzuar gjoja pėr zhvillimin e propagandės nė popull pėr tė mosdorėzuar armėt dhe pėr t'u ngritur kundėr okupatorit malazias. Nė fakt, burgosja e tij lidhej drejtpėrdrejt me kthimin me dhunė tė shqiptarėve tė besimit mysliman dhe katolik nė fenė ortodokse. Frati i kishės sė Gllogjanit nė Lugun e Baranit rrinte prore pranė grigjės sė tij, duke e forcuar shpirtėrisht dhe duke i dhėnė zemėr qė t'i pėrballojė rrebėshit tė pushtue-sit tė huaj pėr t'i qėndruar kėshtu besnikė fesė sė tė parėve. Pasi e keqtrajtuan nė burgun e Gjakovės dy ditė rresht (mė 5-6 mars 1913), pasi duroi pėrbuzjen, fyerjen dhe poshtėrimin, pa u ligėshtuar asnjė trohė, e vunė pėrpara me tė tjerėt, tė lidhur dy nga dy, dhe e nisėn pėr nė Pejė. Gjatė rrugės, nė Janosh e ndanė nga grupi i madh, vetė tė shtatin, ia zhveshėn zhgunin dhe e detyruan tė ecte zbathur nėpėr acar tė madh, derisa tė mos "pendohej" dhe flakte fenė e tij katolike. For pater Luigji qėndronte sy patrembur, rrezohej dhe ēohej duke iu lutur gjithnje Jezu Krishtit dhe, si shėrbėtor i devotshem i shėn Franēeskut, mblidhte forcėn e fundit dhe refuzonte kėrkesėn e malazezėve me pėrbuzje. Provuan mė nė fund ta thyenin me prerjen e dy gishtėrinjve tė dorės sė djathtė, qė tė mos mund tė bėnte kryq me pesė gishtėrinjtė, po me tre, dhe tek e mbrama xhelatėt ia morėn shpirtin duke e masakruar me bajonetė. Kurse autoritetet malazeze njoftonin se ky "kriminel" kishte provuar te ikte. Kėso shpjegimesh jepeshin pėr tė gjithė shqiptarėt e burgosur qė i vrisnin rrugės.

Krimi nė Janosh e bėri efektin e tij nė pėrshpejtimin e planit tė Malit tė Zi pėr konvertimin e shqiptarėve me dhunė. Vetėm tri ditė pas vrasjes sė pater Luigjit, 33 familje katolike me 199 meshkuj dhe 177 femra tė fshatrave tė Gjakovės deklaruan se "duan tė kalojne me vullnet nė fenė ortodokse". Ditėn e katėrt u paraqitėn edhe 31 familje tė tjera me 130 meshkuj dhe 125 femra, ndėrsa ditėn e pestė 10 familje me 31 meshkuj dhe 38 femra.

Vjena dhe legata austro-hungareze nė Cetinė u njoftuan pėr vrasjen e meshtarit franēeskan menjėherė nga nėnkonsulli i Prizrenit Pecel. Lajmi u pėrhap shpejt nė qarqet diplomatike dhe zuri vend nė krye tė faqeve tė shtypit austriak, gjerman dhe anglez. Gazeta vjeneze Neue Freie Presse theksonte se vrasja e klerikut katolik dhe konvertimi ishte edhe njė provė e re e krimeve mbi popullin shqiptar. Pasuan demarshet diplomatike tė fuqive tė mėdha dhe hapat energjike tė Austro-Hungarisė, e cila mbėshtetej nė tė drejtėn e saj tė protektoratit kulturor, tė siguruar pas luftrave me Perandorinė Osmane, i referohej gjithashtu vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, qė e obligon Malin e Zi t’i pėrmbahej respektimit tė ndjenjave fetare nė viset e okupuara. Sė kėtejmi, me noten e parė qė Vjena ia dorėzoi Cetinės, tėrhiqte vėrejtjen se vrasja e klerikut Palaj kishte ndezur indinjatė tė madhe nė popull dhe nė klerin katolik nė pėrgjithėsi, dhe nė tė njėjtėn kohė kėrkohej zhvillimi i hetimeve rrenjėsore rreth burgosjes dhe vrasjes sė tij. Po nė kėtė notė kėrkohej edhe e drejta e satiskafcionit po qe se nuk do tė merrej njė pėrgjigje e kėnaqshme. Me notėn e dytė Austro-Hungaria kėrkonte nga Mali i Zi rikthimin e menjėhershėm tė shqiptarėve katolikė nė fenė e mėparshme, duke e bėrė me dije se hetimet do t'i zhvillonte arqipeshkvi i Prizrenit, Lazėr Mjeda, i shoqėruar nga nėnkonsulli i atjeshėm austriak.

Qeveria malazeze fillimisht nuk u pajtua nė asnjė mėnyrė qė punėn e hetimeve ta merrte nė dorė prelati i Kishės Katolike dhe aq mė pak ta shoqėronte nė Gjakovė pėrfaqėsuesi i njė fuqie tė madhe, por mė nė fund lėshoi pe, u pajtua me ngritjen e njė komisioni mikst tė hetimeve dhe caktoi dy perfaqėsues tė saj.

Me tė arritur tė arqipeshkvit Mjeda nė Gjakovė (me 29 mars), i shoqėruar nga oficeri serb dhe nėnkonsulli Pecel dhe ai italian Cikulini, autoritetet malazeze morėn masat qė misioni i tyre tė dėshtonte plotėsisht, qė e vėrteta pėr konvertimin dhe vrasjen e pater Luigjit tė mos dilte nė dritė kurrsesi. Klerikut tė lartė shqiptar i qenė lidhur duart: nuk mund tė lėvizte lirisht, as tė merrte kontakt me grigjen e tij, kurse fshatarėve tė konvertuar ose u ndalohej kalimi nga zona malazeze nė atė serbe, ku ishte kisha, ose kėrcėnoheshin me vrasje po tė deklaronin se qenė kthyer nė fenė ordokse pa vetėdashje. Rrjedhimisht, ditėn e dytė tė arritjes sė imzot Mjedės nė Gjakovė, kaluan nga feja katolike nė ate ortodokse edhe 530 frymė. Pėrpjekjet e arqipeshkvit pėr t'ua kthyer atyre mendjen qenė tė kota, sepse ata po tė deklaroheshin lirisht, i priste hakmarrja, pėr mė shumė qė ushtria dhe xhandarmeria malazeze me Sava Llazarevi-qin nė krye po vazhdonte krimet nė nahinė e Pejės dhe tė Gjakovės.

Komisioni i hetimeve u mblodh mė nė fund mė 6 prill, por nuk filloi menjėherė nga puna, shkaku i pengesave tė ndryshme nga pala malazeze, sidomos nė punėn e anketimit tė katolikėve tė konvertuar. Megjithatė, 16 sish tė zonės malazeze ia dolėn tė pervidhen natėn dhe tė shkonin drejt nė kishėn e Gjakovės. Organet malazeze bėnė ē'mos t'i nxjerrnin s'andejmi, ia dolėn t'i shkėpusin tre veta dhe nga njėri prej tyre nxorrėn deklaratėn se gjoja qenė tė mashtruar dhe se u kishin ofruar nga 100 lira turke pėr tė deklaruar se kishin kaluar nė fenė ortodokse me dhunė. Mirėpo kjo deklaratė e vetme nuk bėnte punė pėrballė asaj tė 13 tė tjerėve qė qenė betuar se sė pari ishin tortuar mizorisht pėr gjoja fshehjen e armėve, kėshtu qė u shtrėnguan ta ndėrronin fenė pėr tė shpėtuar veten dhe familjet. Autoritet malazeze, tė mėllefosura nga kėto deklarata, bllokuan tė gjitha vendkalimet me roje tė forta dhe ndaluan ēdo kalim nė anėn tjetėr tė qytetit, pėr t'ia prerė kėsodore rrugėn mbledhjes sė fakteve. Prandaj ata kėrkonin zhvillimin e hetimeve nė territorin malazias, kurse arqipeshkvi Mjeda kundėr-vihej me argumentin e fortė nė dorė, se katolikėt e konvertuar "[...] ishin pėrseku-tuar dhe nuk guxonin tė shfaqnin dėshirėn e tyre pėr t'u kthyer nė katolicizėm".

Sado qė pala malazeze e ngushtoi punėn e Komisionit tė hetimeve vetėm nė shqyrtimin e vrasjes sė pater Luigjit, katėr persona qė ishin me tė dhe i shpėtuan pushkatimit, ishin tė burgosur, kėshtu qė nuk mund tė dėshmonin tė vėrtetėn e kulluar. Dhe ajo ishte sė frati i Gllogjanit as qė provoi tė ikte, as qė u vra me pushkė, si thuhej nė raportin zyrtar malazias. Kur trupi i tij u nxorr nga varri, doli se ishte masakruar me bajonetė dhe se nė trupin e tij u gjetėn plagė plumbi. Dhe, meqė pala malazeze e Komisionit kėmbėngulte nė versionin e saj tė vrasjes, pėrkatėsisht nė ekspertizėn e dy mjekėve malazezė dhe njė mjeku serb, nėnkonsulli Pecel u largua nga Gjakova nė shenjė proteste. Nga ana e saj, qeveria austro-hungareze kėrkoi nga ajo malazeze – posė tjerash – kėtė satisfaksion: elementit katolik t'i garantohej e drejta e zgjedhjes sė lirė tė vendbanimit, pėrkatė-sisht tė kalonte nė zonėn okupuese serbe, ose nė Shqipėri. Kjo garanci do tė jepej pėrkrye shpalljes publike. Cetina, ndėrkaq, u pėrgjigj me cinizėm se katolicizmi ishte i mbrojtur me ligjet e Malit tė Zi. Puna shkoi deri aty sa malazėzėt gati e kishin ndarė mendjen ta vrisnin arqipeshkvin Mjeda me dorėn e ndonjė shqiptari.

Nė Janosh, skaj rrugės ėshtė njė shenjtore e quajtur "kryqi i fratit". Ata qė kalojnė aty pari mund tė ndalen njė trohė, tė mendohen e kujtohen pėr tė mėsuar si vdiset pėr fe e atdhe. Vėllazėria jonė shqiptare nuk do tė pėrtojė tė heqė pak mundim pėr tė dalė nė Karashėngjergj tė Hasit dhe pėr t'u pėrkulur para dy varreve tė dy martirėve tė fetarisė dhe shqiptarisė – pater Luigj Palajt dhe Atė Shtjefėn Gjeēovit.


Dr. Zekeria Cana


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Giovanni : 19-03-07 nė 18:21
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-03-07, 10:50   #2
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PARAPĖRGATITJE PĖR KANONIZIM

TĖ PATER LUIGJIT



Nga tetori i vitit filloi procesi i hulumtimit dhe i mbledhjes sė fakteve pėr ēėshtjen e kanonizimit tė grupit tė parė prej 35 klerikėve dhe 5 laikėve, tė cilėt derdhėn gjakun pėr t'i qėndruar besnikė Kishės dhe kombit shqiptar. Dhe, nė mėsin e tyre ėshtė edhe pater Luigj Palaj, eshtrat e tė cilit pushojnė nė perjetėsi nė Shėngjergj, fshat pranė Zymit.

Sa herė qė meditojmė pėr tė shkruar pėr martirėt e kombit, duhet t'i gjejmė dhe pėrdorim shprehjet mė adekuate pėr ta, me qėllim qė me to t'i pėrmbushim tė gjitha postulatet e domosdoshme pėr njerėz tė tillė. Kur marrim pėr tė shqyrtuar personalitetin e pater Luigj Palaj (1878-1913), nuk mund ta shprehim me njė fjalė tė vetme, as me njė togfjalėsh, por me njė periudhė domethėnėse: Njeri qė ka kryer njė vepėr tė madhe e tė lartė guximi, trimėrie e vetėmohimi nė luftė a nė punė pėr popullin dhe atdheun e vet, njeri qė ka flijuar edhe jetėn e vet duke kryer vepra heroike. Ne fakt, i tille ishte dhe mbetet pater Luigji, i cili e flijoi jetėn duke mos mohuar fenė, as idealet e tė vertetėn pėr fe e atdhe.




90-vjetori i martirizimit



Sivjet, mė 7 mars 2003, u mbushėn plot 90 vjet, kur nė mėnyrė mė mizore e barbare e vrau (pas shpine) dora armike e pushtetit malazez ne Janosh tė Gjakovės, ku edhe e varrosin pas njė ekspertize tė pėrshpejtuar, pa kurrfarė ceremonie fetare publike. Gjaku i martirit tė vėrtetė nuk hesht, kėshtuqė, njė muaj pas kėtij akti mizor, mė 9 prill 1913, u tubua njė komision mikst (pėr tė tretėn herė), dhe nga kėrkesat e fuqishme, vendosėn qė mjekėt tė bėjnė obduksionin e sėrishėm tė kufomės sė pater Luigjit. Edhe mė tej, me kėrkesat kėmbėngulėse tė konzullit tė Austro-Hungarisė obduksioni u bė mė 11 prill 1913, ndėrsa mė 13 prill u rivarros pėrsėri nė vendin e vrasjes, nė Janosh, duke mos pranuar kėrkesėn e ripėrsėritur tė kryeipeshkvit imzot Lazėr Mjedės e tė konzujve pėr ta rivarrosur nė varrezat e kishės sė Shėn Prenės, nė famullinė e Zymit tė Hasit. Pas njė procedure, mė 15 prill, komisioni nėnshkroi protokollin pėr mbylljen e ēėshtjes sė vrasjes sė pater Luigjit. Dhe pėrkundėr kėrkesave tė mėdha pėr transportimin e kufomės nė njė vend mė tė sigurt, nuk u lejua, kinse pėr shkaqe sanitare, derisa tė kalojė afati i paraparė me ligje sanitare.

Pas kėrkesave tė vazhdueshme dhe kembėngulėse tė arqipeshkvit monsinjor Lazėr Mjedės dhe me insistimin e vicekonzullit austro-hungarez me seli nė Prizren, z.Fiberio Pecel dhe tė zėvendėskonzullit italian z. Zuculini (Bruno Zuccili) qė tė lejohet bartja e kofomės pėr ta varrosur nė fshatin Bytyq (Shėngjergj, afėr Zymit), me qėllim qė rivarrosja tė bėhet me ceremoni fetare publike. Kjo kėrkesė u realizua mė 16 korrik tė po atij viti.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-03-07, 09:01   #3
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

.................................................. .... Zhvarrimi dhe transportimi nė Bėtyē

Pas katėr muaj pėrpjekjesh tė parreshtura tė arqipeshkvit mons. Lazer Mjedės e tė tjerėve, u realizua qėllimi qė trupi i martirit tė sjellet nė kapelėn e kishės qė i kushtohet Shėn Prenės (nė kishėn e Zojės, siē quhet gjithandej). Kjo u kėrkua dhe u realizua nga se pater Luigji nė rend tė parė, u shugurua pėr meshtar nė 20 prill 1903, duke u bėre anėtar i ligjshėm e zyrtar i Prefekturės Apostolike Franēeskane, me qendėr Misioni nė Zym dhe sė dyti sepse kjo zonė ishte mė e sigurt dhe gati-gati, pjesė neutrale.

Pėr kėtė ceremoni kishin bėrė njė pėrgatitje tė madhe dhe serioze si nga ana e Imzot Lazėr Mjedės, ashtu edhe nga pater Pashk Prela, O.F.M. famullitar i Zymit, i cili kishte ftuar edhe mėsuesin e shkollės shqipe z.Franė Lufin (shkodran) pėr tė bėrė sė bashku organizimin e besimtarėve dhe nxėnėsve pėr tė zbritur nė fshatin Krajk, nga duhej tė bėhej pritja e kortezhit me trupin e pajetė tė martirit, pater Luigj Paliqit, qė vjen nga Gjakova. Pėr kėtė shtegtim pėrkushtimor, pater Pashku dhe mėsuesi Franė i kishin veshur nxėnesit dhe tė rinjtė e fshatit me tirqe tė zi dhe me xhamadanė tė kuq, pra: kuq e zi, nė pamje tė flamurit kombėtar, pėr tė simbolizuar e madhėruar veprėn, guximin dhe gjakun e fratit martir.


Populli, rapsod i maleve tona, dhe tė rinjtė nė rresht, pos lutjeve themelore biblike, kėndonin edhe kėngė korale kishtare dhe lutje pėr shpirtin dhe trupin e martirėve franēeskanė, posaēėrisht tė pater Luigjit, i cili i qėndroi besnik Krishtit, fesė, kombit e atdheut. Ato kėngė qenė lutje nė forme vjershe, tė cilat populli i krijoi me mjeshtri poetike, me motive fetare, por me nje muzikalitet tė shkelqyeshėm, kėngė tė pėrshpirtshme qė shprehnin njė dashuri ndėrnjerėzore, njėkohėsisht edhe pėr tė mirėn e shpirtit tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, ato kėngė kishin qėllim pėr tė ripėrtrirė fenė e tyre, besimin e vetė krijuesit nė idealet e tij dhe tė besimtarėve. Por, edhe nė anėn tjetėr ato kėngė arrijnė efektin pėr mbajtjen gjallė tė atmosferės artistike edhe nė rrethana tė vėshtira dramatike, qė pėrjetoi dhe atdheu ynė. Ato qenė kėngė private e familjare, tė cilat deklamoheshin nė shtėpi (individualisht apo nė grupe) nė tubime, nė udhėtime, apo shtegtime, nė rrugė, gjatė netėve tė gjata tė dimrit, pėr tė thyer monotoninė, mėrzinė e tė tjera. Me njė fjalė, janė kėngė tė krishtera, por jo kėngė liturgjike, tė cilat nuk praktikohen nė ceremoni fetare. Kėngėt e tilla janė tradicionale dhe janė percjellur nga brezi nė brez, tė cilat gjallojnė edhe nė ditėt tona.

Njė lutje e tillė, pra e moēme, ėshtė edhe kėnga popullore me motive fetare, nė formė vjershe: "Kush āsht njeri n' kėt dynja".


Kush āsht njeri n' kėt’ dynja,
T' mbramet tona i kqyrė pa pra,
Kush t' mbramet i kujton,
Nuk thotė Zoti se mkatnon!
Katėr janė sendet e vona,
Qė pa prā do t'i kujtona:
Mordja, gjygji, Ferr' i mnershėm,
Edhe Parrizi i gjithėsahershėm.
Mā parė deka ka me ardhė,
Dhe pėr t' qitė, me t' mirė ta bajnė,
Prej gjithkujt ka me na nda
Prej t' gjitha t' mirave t' kėsaj dynjaje.
Pėrmas gjygji i madhi Zotit
Ka me na nda neve pėrgjithmonė,
O n' Ferr o n' Parriz me na ēue,
Si n’ kėtė tokė qi e kem fitue.
Sa t' jet Zoti qi asht Zot,
Kem me hjek gazepe plot
……………….
Arqipeshkvi ka me na pshtue
Kishat tona mos me na i ngujue
S' ka kush fenė me na ndėrrue.



Faksimil nga Amza e tė vdekurve tė famullisė sė Zymit,
pėr datėn: 16. 7. 1913/7.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-03-07, 09:03   #4
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pjesėmarrėsit nė varrim

Pas pėrpjekjeve tė mundimshme u realizua kėrkesa pėr tė pėrmbushur kushtin e domosdoshėm tė ritit tė fundit tė jetės – ceremoninė mortore tė bariut tė mirė tė popullit.

Kjo u bė me 16 korrik 1913, ditė kur u transportua prej Janoshit martiri ynė patėr Luigj Palaj O.F.M., kapelan nė Gllogjan, e i lindur nė Janjevė.

Nė ceremoninė e pėrcjelljes sė trupit tė martirit patėr Luigj Palaj morėn pjesė: ipeshkvi, imzot Lazėr Mjeda, sekretari i Legatės austriake nė Cetinė, z. Kollovrat me krahinarin e Gjakovės – Janko Spasojeviq (sipas urdhrit tė ministrit tė brendshėm nė Cetinė Labud Gojniq), zėvendėskonzullėt e legatės austro-hungareze nė Prizren, z. Fiberio de Pecel, dhe ai i legatės sė Italisė, z. Bruno Zuccel, krahinari pėr Gjakovė e Pejė Spiro Spasojeviq, famullitari i Zymit, pater Pashk Prela, O.F.M. dhe tė gjithė besimtarėt e famullisė sė Zymit dhe disa pjesėmarrės nga Gjakova e Gllogjani.

Me tė ardhur nė Zym, u mbajtė mesha e pėrmortshme. Pas meshės tė gjithė tė pranishmit dhe populli nė pėrgjithėsi u drejtuan kah varrezat e "Shėn Prenės" – te "kisha e Zojės" nė Bytyq.

Dhe, me tė drejtė mund tė themi se tė gjitha kėto vuajtje para e pas martirizimit, me varrosje e rizhvarrosje, me gjykime e rigjykime pas vdekjes, e fuqizojnė virtytin e tij pėr shenjtėrim.






Varri dhe trupi i tij nė fuqinė e kultit

Saherė qė bisedohej dhe rrėfehej pėr vuajtjet trupore dhe shpirtėrore tė pater Luigjit, aq mė tepėr fuqizohej emri dhe varri i tij duke arritur gradualisht nė fuqinė mbrojtėse tė kultit, pėr t'u dalur nė ndihmė nevojtarėve pėr sėmundje tė ndryshme trupore, shpirtėrore dhe pėr trashėgimi familjare.

Duke biseduar me mė tė vjetrit, e nė veēanti me plakat, tė cilat mė shumė janė pėrpjekur pėr tė mbajtur mend pėrjetimet e mė tė vjetėrve dhe ngjarjet dhe nevojat e tyre, rrėfejnė se si gratė nevojėtare shkonin te varri i martirit, pater Luigjit, pėr tė marrrė nga njė grusht dhé nga varri i martirit tė shenjtė, me tė cilin preknin trupin e tyre pėr t'i dalur nė ndihme nė realizimin e kėrkesave tė tyre, ose linin dhurata duke bėrė "nezėr" dhurata tė ndryshme nė kėtė lutje pėrkushtimi:

O shejt i madh e i fuqishėm, ti qė kė provuar tė gjitha vuajtjet shpirtėrore gjatė poshtnimit nga tė pa Tenzonėt deri nė vdekjen tėnde, edhe mbas vdekjes, kur armiqtė kanė luejtun me trupin tėnd qysh kanė dashtun, ban mrekulli e tė kesh mėshirė edhe pėr mue, qė sod kam ardhėn para teje, pėrgjigjmu kėrkesave dhe nevojave tė mia, tė lutem!

Edhe pater Shtjefėn Gjeēovi mė 16 nėntor 1926. mori njė asht tė pater Luigjit, sė bashku me pater Lekėn.




Gjeēovi nė fuqinė e patologut

P. Shtjefėn Gjeēovi, duke qenė njohės i mirė i zakoneve (ligjeve), si tė populit, ashtu edhe tė pushtetit nė fuqi, dhe duke e pėrgatitur dokumentacionin e nevojshėm pėr gjyqin kishtar, pėr t’u shpallur P. Luigji i lumė dhe i shenjtė – pėr t'i mėsuar shkaqet dhe rrethanat e vjasjes, mjetet me tė cilat ėshtė masakruar sivėllai i tij, me 16 nėntor 1926 ia hapi varrin sivellait tė vet, pater Luigjit, sė bashku me pater Lekėn (Aleksandėr Filajn, famullitar nė Zym), Noz Sebė Lazėr Prenkėpalajn, kryetar i fshatit Zym, dhe Nikė Hilė Koldoēi (njeri i shkolluar – 1866-1937) qė vendasit e njihnin si Nikė Dila, me dy djem tė shkolluar: Frrok dhe Pjeter Nike Dila /Hila/. Kėtė e bėri pater Shtjefni, duke mos ditur se dora e tė njėjtit armik do ta likuidojė edhe atė nė pritė, me 14 tetor 1929, dhe se do tė varroset pranė sivėllait tė vet – pater Luigj Paliqit, pėr t'u binakėzuar nė kapelėn muzé, qė ėshtė nėn mbrojtjen e shtetit, apo nėn mbrojtjen e Institutit per Mbrojtjen e Monumenteve Historike nė Prizren.


Nikollė Kėrhanaj



P.s
shkrim i huazur


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.