Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-08-07, 12:27   #1
Malsori-Makaveli
 
Avatari i Malsori-Makaveli
 
Anėtarėsuar: 04-08-07
Vendndodhja: Zvicerr
Postime: 408
Malsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Malsori-Makaveli
Gabim Martirizimi i Kishes Katolike Shqiptare

Gjak, dhune e terror kishte planifikuar bisha e terbuar komuniste per Kishen Katolike Shqiptare. Ata qe sakrifikuan gjithcka per hir te kombit shqiptar, ata qe i dhane jete cdo qelize me fryme kombetare, ata qe hodhen themelet e gjuhes shqipe, letersise, historise, etnologjise, ata qe cimentuan themelet e kultures shqiptare do te perballeshin me egersine dhe tmerrin e antinjerezve, komunisteve shqiptare...

Mars 1946....aprovohet denimi me vdekje i:
-At Gjovani Fiansti nga Breshia

- At Danieli Darjani nga Shkodra

- At Gjon Shllaku nga Shkodra

- Mark Ndoc Curri nga Shkodra

- Qerim Sadik Myftari nga Gucia
- Gjelosh Lulash Bajraktari nga Shoshaj, Dukagjin.

Para egzekutimit, kleriket do te shqiptonin...

Gjelosh Lolashi: "I thoni babes te me fale se e kam trazuar. Nanes te fala dhe te m'i puthe vllazenit. Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia."

At Daniel Dajani: "I fal ata qe me kane ba keq, Jam kandent qe po vdes, pa faj ma mire se fajtor, t'i japin prinderit Dom Zef Shllakur pare per te thane dy mesh, Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia."

At Gjovani Fiansti: "Jam kandent se vdekja po me vjen tue kry detyren time. Dergoni shendet jezuiteve, thakojve, apostolikeve dhe arqipeshkeve, "Rrofte Krishti Mbret".
Mark Curri: "I fal te gjithe ata qe me kane denuar me vdekje dhe ata qe do me ekzekutojne. Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia"
Qerim Sadiku: "I fal te gjithe ata qe me kane denuar me vdekje dhe ata qe do me ekzekutojne. Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia"



Po lista e persekutimeve eshte shume me e gjate....



Dom Zef BICI
Lindi me 1920. Studioi ne Seminarin e Jezuiteve ne Shkoder, ne vitin 1944 mori pjese ne dramen "Keshtjella e Alkaxarit", pjese qe demaskonte krimet komuniste ne Spanje, vene ne skene prej Dom Pjeter Grudes. Qe prej vitit 1956 qe Ordinar i Diocezit te Durresit, sherbeu ne famulline e Tiranes deri ne vitin 1965, vit ne te cilin u arrestua por u lirua mbas nje viti. Arrestohet perseri ne vitin 1967 kur u mbyllen kishat dhe ne vitin 1968 u pushkatua nen akuzen "agjent i Vatikanit"


Dom Anton ZOGAJ
Ai lindi ne Kthelle te Mirdites, por u rrit ne Kosove (Gjakove). Mbaroi seminarin Papnuer ne Shkoder (1920). U diplomua per filozofi ne Trauning (Austri). U shugurua meshtar me 26.4.1932. Per meritat e tij e emeruan Sekretar prane Ipeshkevise se Durresit. Sherbeu me nje devocion e besnikeri te vecante. Ne vitin 1945 komunistet e arrestuan dhe e torturuan mizorisht. Dom Anton Zogajn e pushkatuan me 31.12.1946, ne Porto Romano. Prane bregut te detit te cilin ai e donte aq shume. Ishte Nata e Vitit te Ri...


Dom Mark GJANI
U arrestua kryesisht se ishte besnik i Imzot Frano Gjinit.
Ka linde me 1909 ne Mirditen kreshnike. Mesimet e para i kreu ne vendlindje, te mesmen ne seminarin Papnuer te Shkodres, ndersa te larten per teologji ne Gjenove (Itali) ku u shugurue edhe meshtar. Ka sherbyer si famullitar i Oroshit ne Abacine e Mirdites. Arrestohet ne fillim te vitit 1945, sipas te thenave ate e cuan ne Shpal te Mirdites, ku vuajti shume tortura dhe dha shpirt ne qelite e sigurimit ne vitin 1945. Kufoma e tij u terhoq me karroce rrugeve te Mirdites nga "antinjerezit" e sistemit gjakatar komunist.


Dom Mark BICAJ
Malet e Mirdites e kishin pajisur me shkathtesine e zogjve dhe bukurine e luleve te pranveres. Seminari Papnuer i Shkodres i dha fisnikerine e shpirtit kristian. Padova e Shen Ndoit i lidhi pergjithmone besen me Krishtin. Shugurohet meshtar ne vitin 1936. Ishte vetem nje vjec kur Shqiperia fitoi pavarsine. Si bir i devotshem i dha gjithcka Mirdites. Ne moshen 37-vjecare e arrestojne dhe vdes ne burgun e Shkodres prej torturave monstruoze e antinjerzore. Mirdita do ta kujtoje gjithnje si shembull te martirizimit.


Dom Anton DOƇI
Si te gjithe bijve te Mirdites, qe zoti u kishte fale frymen e apostullimit, Seminari Papnuer i Shkodres i fali Dom Anton Docit kulturen e krishtere. Arrestohet ne vitet e para te Diktatures komuniste, kur nuk ishte me shume se 30-vjec. Faji i tij i vetem ishte se biri i Mirdites kishte mbajt ndezun fjalen e Zotit dhe te atdhedashurise. E cuan ne kampe te ndryshme qe nga kampi Ballshit deri tek kampi - krematorium i Zejmenit. Vdes ne kampin e Zejmenit rreth viteve 60, si pasoje e keqtrajtimeve c'njerzeore. Vdiq ne moshen 40-vjecare mbas 10 vjetesh neper kampet e diktatures komuniste.


DOM Rrok FRISKU
Qe bir i Mirdites kreshnike, i Oroshit qe i dha vendit aq burra te ditur. Lindi me 1900. Mesimet e para dhe te mesme i kreu ne Shkoder, te larten ne Itali , ku u shugurue prift. Sherbeu me nje devocion te madh ne zona te ndryshme Veriore. Pastaj Komunistet e arrestuan. Vdiq ne burg aty rreth vitit 1956. Ne kete menyre i'u shtua dhe nje martir fese Mirdites dhe Atdheut.


Dom Nikoll LASKAJ
Kur u burgos ne vitin 1946, ishte ne kulmin e veprimtarise meshtare. I dha gjithcka Mirdites se tij te shtrenjte, deri sa ne moshen 50-vjecare, komunistet e ndane pergjithmone prej saj. Akuza:- Ushtar i Krishtit qe lufton antinjeriun.

Trup shkurter dhe i dobet fizikisht, por shpirti i tij ishte i frymezuar me zjarrin e martirizimit dhe dashurise per njeriun. Per ata qe e njohen ai rritet gjithnje si personifikim i mendjes se holle ne urtesine Mirditore. U lind ne vitin 1898 ne nje familje me tradita besimi dhe trimerie. Vdiq ne kampin e Bedenit. Vellezerit e tij, ne mes te terrorit, arriten t'i marrin eshtrat e tij dhe ti kthejne ne Mirditen e tij te dashur.

Imzot Vincenc Prenushi:
ipeshkev i Durresit, Poet i ambel i cili, si u burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkepuste Kishen shqiptare nga Selia Shenjte; dha shpirt me 19 mars 1949 ne biruce te burgut, i shtrire ne dheun e lagesht, te ftofte, kambezdathe, si Shen Fracesku, bir i te cilit ishte!

Imzot Frano Gjini:
ipeshkev, martirizimi i te cilit ia kaloi cdo fantazie kriminale njerezore: i paperkulun para torturave, si nuk pranoi ta shkepuse Kishen nga Papa, u denua me vdekje e u pushkatua me 11 mars 1948 .

Imzot Jul Bonati:
meshtari i madh intelektual, mbasi u mbyll, per torture, ne cmendine e si provoi tmerre te pandigjueme nder qeli te ndryshme, nga Vlora ne Durres, vdiq ne burgun e Durresit, prane Imzot Prenushit, i cili i jepte shejten per shtegtimin e fundit: Vojimin.


__________________
Nuk ka m`bet Borxh pa u Kthy,
Ja me Pare ja me Kry.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 17-08-07 nė 16:12
Malsori-Makaveli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-08-07, 12:28   #2
Malsori-Makaveli
 
Avatari i Malsori-Makaveli
 
Anėtarėsuar: 04-08-07
Vendndodhja: Zvicerr
Postime: 408
Malsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Malsori-Makaveli
Gabim

Dom Alfons Tracki:
prifti gjerman, ma shqiptar se shqiptaret, bir i Breslaut, u torturua dhe u pushkatua me 25 qershor 1946, ne moshen 50 vjec.

Dom Anton Muzaj:
u torturua ne menyre cnjerezore, vetem sepse nuk pranoi me mohue fene: si i thyen kambe e duer, e liruen prej burgut dhe e nisen ne shtepi, ku vdiq mes dhimbjeve te tmerrshme mbas pak ditesh, ne moshen 29 vjecare.

Dom Anton Zogaj:
famullitar i Durresit, sekretar i Imzot Prennushit, meshtar jashtzakonisht i pergatitur ne te gjitha drejtimet, u burgos e u torturue mizorisht. E lane te mbyllun disa dite ne nje banje, ne sa priste diten e pushkatimit: 31 dhjetorin e 1946.

Dom Dede Macaj:
i akuzuar si spiun i Vatikanit, u torturue, u gjykua dhe u pushkatua per rezistencen e tij heroike fetare ne moshen 27 vjec.

Dom Dede Malaj:
mbet i paharruar ne kujtesen e popullit per mbrojtjen heroike qe i beni fese se krishtEĀŖne ne gjyqin e organizuar kunder tij, qe e denoi me vdekje. U pushkatua ne breg te Liqenit te Shkodres me 12 maj 1959. Ishte 39 vjec.

Dom Dede Plani:
dha shpirt ne spital me 30 prill 1949, mbasi nuk pranoi asnje akuze e u beni balle heroikisht torturave mizore.

Dom Ejell Deda:
famullitar i Bushatit, i arrestuar vetem pse ishte prift, vdiq me 12 maj 1948 ne spitalin e burgut, mbas torturash cnjerezore.

Dom Jak Bushati:
e akuzuan se ndihmonte diversantat, se bente agjitacion e propagande: pretekste te cilat cuan ne pushkatimin pa gjyq me 12 shkurt 1949;

Papa Josif Mihali:
Njeri i Zotit, arrestuar e torturuar pa asnje akuze, u mbyt ne balte per se gjalli ne kampin e shfarosjes, ne Maliq.


Dom Zef Maksen:
meshtar gjerman, pushkatuar me 1946, duke shqiptue fjalet: "Des i lumtun, tue mendue se do te kujtohem prej shqiptareve si meshtar i fese se Krishtit".

Dom Lazer Shantoja:
meshtar i ndritun, njeri i kultures, i letersise e i artit, u masakrue deri ne ate grade, sa vete e ama te kerkonte prej komunistave me e pushkatue nje ore e ma pare, gja qe s'munguen me e ba ne fushat e shkreta te Tiranes... ishte ne moshen 54 vjec.

Dom Leke Sirdani:
personalitet i shquar i Kishes katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt per se gjalli ne nje grope ujnash te zeza.

Dom Luigj Prendushi:
u arrestue, u torturue dhe u pushkatue si spiun i Vatikanit me 24 janar 1947.

Dom Marin Shkurti:
i shuguruem meshtar me 1961, sherbeu pak kohe ne Kishen me dyer te hapuna e shume ne ate te heshtimit: guxoi ta vijoje heroikisht sherbimin meshtrak ne kohen e terrorit. U arrestua, prandej, u torturua e u pushkatua ne vitin 1969.

Dom Mikel Beltoja:
u pushkatua me 10 shkurt 1974, mbasi mbrojti heroikisht e haptas idealet e veta fetare ne gjyqin qe iu ba pas gjashte muaj torturash, i cili e denoi me vdekje.

Dom Ndoc Suma:
vdiq 2 vjet mbasi ishte lirue, i shkaterruem, nga burgu, ku u torturua me akuza per te cilat thoshte: "Vetem kur dola ne gjyq e mora vesht pse isha arrestue".

Dom Ndre Zadeja:
prift e poet, pushkatue pa gjyq ne qytetin e Shkodres, tue u ba martiri i pare, viktime e diktatures komuniste.

Dom Pjeter Cuni:
prift vdeke i varun me koke poshte mbi gropen e zeze.

Dom Shtjefen Kurti:
prift, pushkatua para banoreve te Gurezit. Sigurimi e akuzoi se deshi te helmonte popullin me furrat e bukes.

Ate Bernardin Palaj:
frat e poet i madh, do te vdiste ne Kuvendin e Franceskaneve ne Shkoder, shnderrue ne burg per 700 vete. Nen torturat e Sigurimit mori tetanozin. Qe mbledhesi i pare i Eposit te Kreshnikeve, mitolog i shquem, por edhe muzikant e pjanist i talentuem.

Ate Ciprian Nika:
franceskan, vdiq nen akuzen e rande e shpifese se kishte mshehe arme ne elterin e Shena Ndout, ne Kishen franceskane te Gjuhadolit.

Ate Gasper Suma:
rregulltar, pinjoll i nje familje qe u shua nga komunistat, u arrestue me 1947 dhe vdiq ne burg.

Ate Gjon Shllaku:
frati i madh filozof, u pushkatue se bashkut me jezuitet Ate Gjovani Fausti e At Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Ƈuni, ne fillimet e masakres komuniste kunder klerit katolik. U akuzuan per "tentative arratisje" dhe per formimin e Partise Demokristiane. Qe te katerteve shteti shqiptar u ka dhene dekoraten "Martir i Demokracise".

Ate Karl Serreqi:
frati qe nuk pranoi me kallexue rrefimin e nje te plagosuni ne ndeshjet me komunistat ne mal, e kaloi jeten burgjeve. Vdiq ne Burrel me 4 prill 1954.

Ate Mati Prendushi:
frati qe mori pjese ne ngritjen e flamurit ne Deciq, u perndoq dhe u fal nga krajl Nikolla e nga mbreti Zog, por u denue me vdekje nga i ashtuquejtuni "gjyq" komunist. Nuk i dihet as vorri.

Ate Serafin Koda:
frat franceskan; dha shpirt mbasi hetuesat komunista, tue mos u ngope me torturat e zakonshme, ia xoren gergilacin me kthetra.

Vella Gjon Pantalia:
jezuit; u arrestue nder te paret e vdiq ne spital, mbasi vuajti tmerre te papershkrueshme.

Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi
te rinj qe edukoheshin nder jezuite; u vrane se deshten Krishtin.

Rishtarja stigmatine Maria Tuci:
u mbyt e mbyllun ne thes, ku e kishin shti se bashku me nje dac, te cilit i bijshin me shkop. Virgjin e martire, vasha dha shpirt me mundime te jashtezakonshme.

At Luigj Paliq dhe dom Gjon Gazulli
jane te vetmit martire qe i takojne kohes para komunizmit. At Luigj Paliqi u vra me atentat nga serbet, ndersa dom Gjon Gazulli u var nga Zogu ne nje shesh te Shkodres ne vitin 1927
__________________
Nuk ka m`bet Borxh pa u Kthy,
Ja me Pare ja me Kry.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 17-08-07 nė 16:12
Malsori-Makaveli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-08-07, 14:49   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shume thjeshte... Nje ideologji politike ka sulmu nje ideologji fetare. Ideologjia sulmoj ideologjine.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.