Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-05-12, 19:57   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Agjensia e Lajmeve SOT - Kulture Sot 2 Maji shenon-60-vjetori i Estradės sė Tiranės,

Sot 60-vjetori i Estradės sė Tiranės, artistėt apel RTSH tė shfaqė arkivin e humorit

Publiku nuk i ka harruar vitet kur artistėt e Estradės sė Tiranės i mbushnin ambientet me tė qeshura, duke prezantuar pėrpara spektatorit nunrat e tyre tė humorit. Data 2 maj shėnon dhe 60 vjetorin e Estradės sė Tiranės, dhe sot pas kaq vitesh artistėt e saj veē vlerave qė solli kjo trupė profesioniste, pohojnė se ndjejnė keqardhje qė sot nuk ekziston mė.
Mė 2 maj tė vitit 1952 u themelua estrada e parė shqiptare, dhe sot pas kaq vitesh artistėt kujtojnė se jeta e saj artistike ka qenė vite suksesi, ku jepeshin me qindra shfaqje nė qytet dhe nė fshatra, ndėrsa pėr biletėn dikur 25 lekė tė vjetra para viteve ’90 artistėt tregojnė se rradhėt ishin tė gjata. Ish drejtori i Estradė sė Tiranės, Sulejman Dibra, sot mban nė duar vetėm disa fotografi me aktorė qė i ruan si gjėrat mė tė shtrenjta. Flet me mall dhe kujton ēdo detaj apo kujtim gjatė viteve kur Estrada e Tiranės ishte pranė spektatorit. “Mė vjen keq qė Estrada e Tiranės tashmė ėshtė shkrirė dhe kjo ėshtė e padrejtė. Sot nė kėtė skenė ku po flasim, ka qenė skena ku estrada ka dhėnė me mijėra shfaqje. Nė vitin 2005 me datėn 2 prill estrada pushoi sė ekzekutuari, dhe kaloi nė kompani teatrore me projekte qė nuk u dhanė kurrė. Tė gjithė artistėt dolėn nė rrugė tė madhe. Suksesin mė tė madh Estrada e Tiranės e pati gjatė viteve ’70-’80, dhe me ardhjen e demokracisė deri nė vitin 2000 erdhi dhe u pakėsua numri i shfaqjeve, por deri nė vitin 2000 mesatarisht estrada ka arritur tė japė edhe 320 shfaqje nė vit, qė nuk janė pak”, pohon ish drejtori Dibra. Regjisor, aktor dhe njė nga emrat aktivė nė skenėn teatrore, Sulejman Dibra nderuar me titullin “Naim Frashėri i Artė”, tregon dhe shfaqjen mė tė mirė tė kohės, dhe pohon se Estrada e Tiranės u rendit institucioni i tretė nė kryeqytet. “Regjisori i parė i “Estradės nr.1” ka qenė Pandi Stillu, sepse kėshtu kishin numra nė atė kohė 1, 2 3, etj. Trupa e aktorėve nė fillim ka qenė me dhjetė aktorė, pėr tė arritur nė vitin 1987 ku arriti me 65 veta, duke u bėrė institucioni i tretė nė Tiranė pėr nga madhėsia. Deri nė vitet ’90 artistėt nuk kanė pasur pengje, por erdhi nė momentin kur dhe u shkri estrada, e cili solli pasoja tek artistėt. Nė vitin 2005 ajo pati rreth 22 artistė. Shfaqja mė e mirė ka qenė “Tre dhėndurėt” mė 1983 e vėnė nga regjisori Pirro Mani, “Autobiografia”, “Lulet e majit”, “Mirela” etj”, pohon ai. Nė vitet ’70 artisti Skėnder Sallaku ka pasur dhe recitalin e parė, ndėrsa veē shfaqje kanė pasur edhe koncerte tė shkėlqyera, recitale si ai i Anita Takes, Ema Qazimit, Luan Zhegut, Pavlina Nikajt, Bashkim Alibalit, etj. Skėnder Sallaku "Artist i Popullit”, njėri nga aktorėt tanė mė tė mirė tė humorit, autor skeēesh e parodish sot kujtohet nga tė gjithė pėr interpretimin e tij brilant, por vetė ai pohon se sot nė moshėn 77 vjeēare ndjen dhimbje pėr kėtė trupė qė nuk ekziston mė. Nė kujtimet e tij, artisti Skėnder Sallaku pohon se nė ēdo shfaqje ishte njė sukses i padiskutueshėm. “Jepnim 6 shfaqje nė javė nė ato vite, ishte njė sukses i padiskutueshėm. Mirėpriteshim nga publiku, i cili mbushte sallėn ku jepeshin shfaqjet. Puna jonė u rrit dhe me ardhjen e elementėve tė rinj, si Vasillaq Vangjeli dhe artistė tė tjerė tė cilėt u bėnė pjesė e kėsaj trupe profesioniste. Sot nė moshėn 77 vjeēare ndjej dhimbje qė nuk ėshtė mė estrada. Kishte njė spektator tė shkėlqyer nė ato vite. U mbyll estrada, u mbyll dhe tradita”, pohon artisti Sallaku. Mė tej ai tregon se njė ndėr regjisorėt e suksesshėm ka qenė edhe Mihal Luarasi. “Shfaqja “Autobiografia” me regji nga Mihal Luarasi ka qenė njė ndėr sukseset e kohės”, tregon artisti. I pyetur pėr humorin sot, ish drejtori i Estradės sė Tiranės, Sulejman Dibra tregon se sot ka humor, por ai ėshtė larg vlerave tė atyre viteve. “Artistėt e rinj nuk e njohin jetėn ashtu si e njohėn kėta artistė. Estrada ka qenė pioniere e artit tė humorit dhe satirės shqiptare, sepse u krijua qė nė vitin 1952 dhe ishte bija e Teatrit Kombėtar. Nė estradė kanė dhėnė gjithė talentin e tyre artistėt mė tė mirė tė Shqipėrisė. Estrada e Tiranės nė pėrgjithėsi problemet shoqėrore i kishte tė jashtėzakonshme, madje tek problemet shoqėrore ajo pati suksesin mė tė madh”, kujton ish drejtori Dibra. Me njė repertor shumė tė pasur dhe me shumė suksese nė jetėn artistike, Estrada e Tiranės mbetet institucioni mė i vlerėsuar ndėr vite. Pėr kėtė qėllim sot nė Qendrėn Kulturore “Tirana” (Teatri i Metropolit) nė ora 12:00 do tė organizohet njė takim me gjithė themeluesit e Estradės sė Tiranės, me rastin e 60 vjetorit tė krijimit tė saj. Do tė jenė tė pranishėm emra tė njohur qė punuan gjatė viteve pėr themelimin e estradės si Melpomeni Ēobani, Skėnder Sallaku, Skėnder Plasari, Sulejman Dibra, Enver Bukri, Xhemal Myftiu, Anita Take, Aleksandėr Lalo, Koēo Devole, Veli Rada, Luan Xhegu, Xhevahir Zeneli, Irma Libohova, Bujar Kapexhiu, Marjana Kondi, Met Bega, etj.
RTSH tė hapė arkivin e estradės
Artistė tregojnė se ndėr vite janė xhiruar shumė shfaqje tė trupės sė estradės, dhe sipas tyre nuk ėshtė e drejtė qė sot RSTH nuk shfaq asgjė nga ai material i humorit shqiptar ndėr vite. “Nė kėto momente mė vjen tė marr nė telefon drejtorin e RTSH dhe ti them se ėshtė 60-vjetori i Estradės sė Tiranės dhe jep njė emision pėr tė. Ne kemi me qindra materiale tė xhiruara dhe asgjė nuk jepet sot nė ekranin e RTSH. Nė atė periudhė detyra e saj ka qenė shumė e rėndėsishme. Estrada e Tiranės quhej estrada mėmė, pasi ishin dhe tė tjera por nuk kishin jehonėn dhe jetėn e saj artistike. RTSH ka shumė xhirime nga tė gjitha estradat e vendit dhe jo vetėm nga Tirana. Pėr mendimin tim RTSH qė sot tė fillojė tė japė materiale”, tregon ish drejtori Sulejman Dibra. Sot pas kaq vitesh, ai tregon se materialet e humorit shqiptar nuk kanė qenė tė politizuara dhe puna e artistėve do ti shėrbejė shumė edhe tė rinjve. “Ato janė materiale qė nuk janė tė politizuara, nuk flitet pėr parti dhe pushtet, nuk ka problem nėse ato shfaqen. RTSH bėn gabim qė nuk shfaq materiale tė tilla tė humorit ndėr vite. “Variteja e Tiranės” qė ka qenė dikur ēdo tė shtunė duhet tė shfaqet edhe sot nė ekran, janė materiale me vlera tė jashtėzakonshme edhe pėr tė rinjtė. Nė jetėn time e kam peng qė RTSH tė shfaqė edhe njėherė atė arkivė tė mrekullueshme qė ka me materialet e humorit”, tregon regjisori dhe aktori Dibra, duke pėrsėritur edhe se njėherė se sot duhet tė hapen arkivat nė RTSH pėr materiale me numra humori me vlera.

Nė 53 vite, me mijėra shfaqje
Vitet ’60-’70 ishin vitet kur Estrada e Tiranės u konsolidua, duke pasur nė trupėn e saj artistė me vlera qė krijonin cilėsi artistike. Mjafton tė kujtojmė disa realizime si “Autobiografia”, “Ne jemi tre”, “Nė kėrkim tė ngjarjeve”, “ Ekspresi i orės 18.00”, etj, tė cilat nė thelb kishin njeriun e ditės me tė mirat dhe tė kėqijat e tij. “Tė paharruara mbeten turnetė nė tė gjithė Shqipėrinė. Duke pasur nė qendėr varitetin, krijoheshin hapėsira tė mėdha pėr trajtimin e problemeve si nė formė edhe nė pėrmbajtje. Nė 53 vite u arrit tė jepeshin 163.200 shfaqje tė para nga miliona spektatorė. Kjo ėshtė treguesi mė i mirė i vlerave tė kėsaj trupe profesioniste nė ato vite. Tema e ditės e trajtuar me anė tė skeēit, parodisė etj, ishte thelbi i shfaqjes”, tregon ish drejtori Sulejman Dibra. Aktori Xhevahir Zeneli pohon se sot kryeqyteti duhet tė ketė varietenė e tij, pasi sipas tij Tirana e do njė variete tė mirėfilltė. “Varieteja ka qenė njė nga institucionet qė ka mbajtur njė peshė tė madhe kulturore, kėshtu qė na vjen keq qė ne shikojmė tė mbyllur. Nėse ajo do tė ishte, pėrveēse humorit me kulturė qė ėshtė kryesorja do tė pėrfitonin shumė edhe artistėt e rinj”, pohon aktori. Nė shfaqjen e parė tė saj nė vitin 1952, moderator ishte Ndrek Shkejzi dhe aktorja e njohur Drita Pelinku, pėr tė vijuar nė shfaqje me Ramazan Zyberin, Melpomeni Ēobani, Zef Gruda, Muharrem Xhediku, Margarita Xhepa etj, kėngėtaret Luēie Miloti, Hajrie Harapi, Gjana Gjeluci, Anita Take, por merrte pjesė edhe cirku me nė krye Telat Agollin, njė grup valltarėsh i drejtuar nga Ramazan Bogdani, por nuk mungonte edhe prestigjatori Ali Dumi.

Udhėheqja nė shfaqjet e estradės
Artisti Enver Bukri, njė nga emrat mė aktivė tė trupės artistike pohon se qė nė vogėli ka qenė pranė artistėve tė estradės, ndėrsa mė pas provoi tė tjera emocione duke u bėrė pjesė e saj, por nuk harron tė tregojė edhe momentet kur vinin njerėzit e udhėheqjes sė kohės. “ Udhėheqja vinte shikonte shfaqjet tona, madje edhe diktatori Enver Hoxha ka ardhur nė shfaqjet tona dhe ka qenė nė mos gaboj viti 1956. Salla e estradės ka qenė madhe dhe nxinte njė numėr prej rreth 700 spektatorė, ka qenė mė e madhja nė vend, e cila u shkatėrrua nė vitin 2003 deri kur nė vitin 2005 u mbyll Estrada e Tiranės. Mendoj se mbyllja erdhi dhe nga drejtuesit e paaftė tė saj nė ato vite. Kjo ishte njė goditje qė iu bė humorit, ndėrsa artistėt njė pjesė kaluan edhe nė media private duke dhėnė shfaqje tė ndryshme”, tregon artisti. Si njė ndėr emrat mė aktivė tė humorit shqiptar ndėr vite, ai pohon se pensionet e artistėve janė shumė tė ulėta. “Me shkrirjen e estradės pati njė dhimbje tek spektatorėt. Sot pensionet e artistėve tė saj janė mė keq se ato tė pastruesve tė shkallės. Artisti i njohur Xhemal Myftiu ka njė pension minimum 130 mijė lekė tė vjetra, por kėshtu janė edhe artistė tė tjerė. Pengu im sot ėshtė tė vdes nė skenė dhe jo tė vdes nga zemra”:, pohon aktori. Enver Bukri njė ndėr profesionistėt e Estradės sė Tiranės tregon se kėrkon tė shikojė atė estradė qė ka teatėr brenda, ndėrsa kujton se rradhėt e gjata pėr bileta fillonin qė natėn. “Vinin shumė njerėz pėr tė parė shfaqjet e estradės, sa fillonte rradha qė natėn pėr tė prerė biletat nė mėngjes. Njė nga ata fėmijėt e vegjėl qė shkonin pas estradės isha dhe unė. Unė u bėra jo vetėm dashamirės i saj, por dhe kisha dėshirė tė isha aktor i saj. Unė kam pasur fatin tė luaja me gurėt themeltarė tė humorit shqiptar, si Enver Dauti, Melpomeni Ēobani, Skėnder Sallaku, Skėnder Plasari, etj. Humori pėr mua ėshtė pjesė e trurit dhe populli shqiptar nuk jeton dot pa humor sepse ėshtė vetė artist. Mbyllja e saj ndikoi shumė keq tek artistėt e trupės”, pėrfundon aktori Enver Bukri.

vijon....



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 02-05-12 nė 20:07
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-05-12, 20:09   #2
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Agjensia e Lajmeve SOT - Kulture Sot 2 Maji shenon-60-vjetori i Estradės sė

Festivali i Estradave 1960-1990, sot i harruar
Festivali i Estradave ka qenė disa dekada. Artistėt kujtojnė se ka filluar nė vitin 1960 pėr tė vijuar deri nė vitin 1990. Festivali ka pasur edhe ēmime, si aktori mė i mirė, trupa mė e mirė etj. Festivali zhvillohej nė qytete tė ndryshme tė vendit dhe jo vetėm nė Tiranė. “Jepeshin edhe medalje duke filluar qė nga Lidhja e Shkrimtarėve, Ministria e Kulturės. Mė kujtohet qė nė vitin 1988 ēmimin e parė e mori Ēobo Rrapushi i qytetit tė Fierit, i lozur nga Luftra Paja etj. Ne si trupė e Tiranės kishim fat sepse kishim kėngėtarėt mė tė mėdhenj qė kishte Shqipėria. Nė atė kohė ne gjenim materiale tė veēanta tė shkėlqyera. Mė tė mirat kanė qenė Shkodra, Tirana dhe Fieri, por dhe Parodistėt e Vlorės, dhe pati shumė konkurrencė sidomos pasqyrohej edhe nė shfaqjet e Vitit tė Ri nė ato vite. Festivali i estradave ėshtė bėrė edhe nė Tropojė, Kukės, Peshkopi, Sarandė, Vlorė, Lushnje, etj”, tregon ish drejtori Sulejman Dibra. Nė kujtimet e tij aktori i estradės Enver Bukri pohon se nė tė gjithė vendin bėheshin 16 trupa profesioniste, por trupės sė kryeqytetit i thėrrisnin edhe “estrada mėmė”. “Festivalet kanė materialet mė tė bukura nė festivale qė zhvilloheshin nė atė kohė. Sė bashku me trupėn e Tiranės bėheshin 16 estrada profesioniste”, pohon aktori Enver Bukri. Artistėt tregojnė se Festivali i Estradave ishte njė nga evenimentet mė tė bukura tė atyre viteve, i cili kishte jehonėn e tij, ndėrsa ishin me mijėra spektatorė qė kėrkonin tė ishin pjesė e atyre ditėve nė vendin ku zhvillohej festivali, i cili mblidhte aktorėt mė tė mirė tė humorit shqiptar ndėr vite.

Kujtesė, nė 60 vite Estradė
Nė 2 maj 1952 ėshtė themeluar estrada e parė shqiptare, Estrada e Tiranės. Sot pas kaq vitesh ėshtė njė mirėnjohje tė thellė pėr tė gjithė ata artisė, tė cilėt krijuan Estradėn. Pionierėt e kėtij e arti kanė qenė Artistja e Popullit Melpomeni Ēobani, kėngėtarja e njohur Anita Take, Artisti i Popullit Skėnder Sallaku, i mirėnjohuri Skėnder Plasari etj. Shfaqja e parė qė ka ēelur aktivitetin e estradės ėshtė pikėrisht shfaqja me titull “Estrada nr.1”, ku interpretuan Ramazan Zyberi, Melpomeni Ēobani, Enver Dauti, Ana Kēira, Lin Ndoka, Tonin Konēi, Luēie Miloti, Hajrie Harapi, kėngėtar, Xhana Xheluēi, dirigjent Zef Gruda, orkestrant Muharrem Xhediku,etj. Pas kėsaj shfaqje u dhanė dhe shumė tė tjera me titujt “Estrada nr.2”, “Estrada nr.3”, “Estrada nr.4” e mė pas vijuan numrat. Ishin kėta artistė qė ecėn tė sigurt pėrpara duke i dhėnė institucionit suksesin e vazhdueshėm. Populli e deshi aq shumė kėtė art tė ri sa shfaqjet ktheheshin nė festa masive. E qeshura buronte nga tema e ditės, buronte nga fjala, mimika, plastika, kėnga e kupleti, dialogu e monologu. Vite mė pas, pjesė tė Estradės sė Tiranės u bėnė aktorė tė rinj si Vegim Xhani, Xhemal Myftiu, Kujtim Shehu, Enver Bukri, Vilson Gjoēa, kėngėtarė tė talentuar ku spikasin zėra tė mrekullueshėm si “Nderi i Kombit” si Vaēe Zela, Fitnete Rexha, Pavlina Nika, Pjetėr Gjergji, Rudolf Stambolli e mė pas Luan Zhegu, Ema Qazimi, Liljana Kondakēi, Kozma Dushi e Irma Libohova. Pjesė tjetėr e kėsaj estrade ishin dhe dirigjentėt e orkestrantėt Nesti Uēi, Kristo Kote e Alqi Kareco, libretistė e kompozitorė si Agim Prodani e Aleksandėr Lalo, Kin Dushi, Aleksandėr Banushi, Koēo Devole e Tonin Miloti, regjisorė Besim Levoja, Mihal Luarasi, Bujar Kapexhiu, Rifat Poga etj. Gjatė viteve ’80 - ‘90, Estrada e Tiranės numėroi njė trupė prej 65 vetash. Gjatė viteve ‘80 u dhanė mbi 320 shfaqje nė vit ku spikatėn, komeditė, vodevilėt, recitalet e kėngėve, koncertet nė pallate sporti, stadiume etj. Ndėrkohė gjatė njė vitit jepeshin 80 shfaqje nė fshatra, ndėrmarrje e pika kufitare, reparte ushtarake, etj. Trupa u rinovua me aktorė tė rinj tė dalė nga “Akademia e Arteve tė Bukura” sot “Universiteti i Arteve” si Vasillaq Vangjeli, Maxhide Pici, Kosta Kamberi, Besnik Kasa, Veli Rada, Agim Bajko, Shpresa Bėrdėllima, Rabije Hyka, Rita Lati, Marjana Kondi, Xhevahir Zeneli e shumė tė tjerė qė erdhėn pas viteve ‘90 si: Behar Mera, Pranvera Veizi e Met Bega. Estrada e Tiranės u nderua shpesh me ēmime tė para dhe tė dyta, mė pas nisi dhe bashkėpunimi me televizionin dhe trupat e rretheve, si njė risi nė aktivitetin artistik shqiptar. Rradhėt e gjata tė spektatorėve, autorizimet e pafundme pėr tė siguruar njė biletė, pėrbėnin njė tjetėr realitet tė bukur. Pėrgjatė njė periudhe 50 vjeēare nga Estrada e Tiranės u dhanė mbi 250 premiera! Ndėrkohė nė 2 prill 2005 Estrada e Tiranės pushoi sė ekzistuari si institucion dhe kaloi si njė kompani teatrore. Nga Julia Vrapi


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.