Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 06-01-09, 03:24   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ju u ndatė? Po fėmijėt…

Kushtet nė tė cilat po jetojmė, kanė shkaktuar kriza nga mė tė ndryshmet nė rrethet familjare, gjė kjo qė ndikon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė jo vetėm nė marrėdhėniet midis ēiftit, por edhe tek fėmijėt.

Pyesim ēiftet qė pėrjetojnė momente “krize”: A e menduat ēdo gjė mė sė miri para se tė vendosnit pėr t’u divorcuar? A e menduat se si do tė ndikohen fėmijėt tuaj nga njė situatė e tillė?

Divorci mund tė pėrkufizohet si dhėnie fund njė kontrate midis dy personave qė mė parė kishin vendosur tė bashkonin jetėn e tyre. Fatkeqėsisht ky fenomen nė ditėt tona vihet re tė ketė njė rritje mjaft tė shpejtė.

Divorci mund tė shkaktohet nga shumė faktorė. Zakonisht, mosmarrėveshjet nė ēift dhe zhgėnjimi nga njėri tjetri janė ato qė ēojnė nė dhunėn nė familje, nė lindjen e problemeve ekonomike, nė tradhti bashkėshortore etj.

Sidoqoftė, divorci po aq sa ndikon ēiftin, ndikon edhe tė afėrmit e tyre si fėmijėt, prindėrit etj. Prindėrit, mund tė ndahen nga njėri tjetri, por kurrė nga fėmijėt e tyre. Nuk mund tė mos mendohet qė ata, si pjesė mjaft e rėndėsishme e institucionit tė familjes tė mos ndikohen nga njė shpėrndarje e saj.

Ky ndikim, zakonisht nuk shfaqet nė problemet qė kėta fėmijė paraqesin pas shumė vitesh, si njė tubim ndjenjash tė frenuara. Tek kėta fėmijė, shfaqen probleme tė theksuara psikologjike, tė dukura kėto mė shumė nė momentin qė bėhen vetė prindėr.

Njerėzit para se tė martohen mendojnė gjerė e gjatė. Pyesin miq e shokė dhe pasi duket se janė siguruar edhe me ndjenjat e tyre, vendosin tė martohen. Por, tė hedhėsh themelet e njė familjeje tė re, nuk ėshtė edhe shumė e lehtė.

Po ashtu, edhe divorci para se tė vendoset pėr tu kryer, kėrkon qė tė mendohesh gjerė e gjatė. E njėjta pėrgjegjėsi qė mendohet para martesės, e njėjta duhet tė kihet parasysh edhe para divorcit.

Ēifti midis tyre duhet tė ketė parasysh qė tė shmang nga fjalori fjalėn “divorc” pėr gjėra tė vogla. Ajo qė nuk duhet harruar kurrė, ėshtė qė “divorci” tė mendohet si zgjidhja e fundit pėrkundrejt situatave qė has.

Duhet tė mendohet mirė nėse divorci do tu japė fund problemeve, apo tė ēelė rrugė pėr probleme tė tjera. A jeni tė sigurt se do tė mund tė pėrballoni problemet qė do tė lindin pasi tė jeni ndarė?

Njė tjetėr pikė mjaft e rėndėsishme ėshtė edhe mėnyra se si i thuhet fėmijėve vendimi pėr divorc, nėse tashmė ėshtė arritur nė atė pikė. Kjo duket tė jetė edhe pika mė e vėshtirė pėr prindėrit, pasi kėta janė edhe ata mbi tė cilat rėndojnė mė shumė pasojat e kėtij fenomeni.

Para se t’u thuhet njė vendim i tillė, fėmijėt duhet tė jenė tė pėrgatitur, pse jo tė merret edhe ndihma e ndonjė psikologu. Sipas moshės sė fėmijės duhet tė pėrdoren edhe fjalėt dhe shprehjet me tė cilat do t’i transmetosh situatėn, shkaqet e divorcit, atė qė nuk ka mbetur mė rrugė tjetėr pėr tė vazhduar sė bashku nėna dhe babai, nė njė situatė tė tillė duhet tė kenė kujdes qė nė asnjė mėnyrė tė mos ulin dhe fyejnė njėri tjetrin nė syrin e fėmijės.

Nė njė rast tė tillė, nga njė fėmijė qė nuk ėshtė mėsuar dhe nuk di gjė mbi divorcin, mund tė vijnė reagime nga mė tė ndryshmet. Kėto sjellje, janė mė tė dukshme tek ata fėmijė mosha e tė cilėve ėshtė ende e vogėl dhe janė tė lidhur shumė pas nėnės apo babait. Fėmija mund tė ushqejė ndenja nga mė tė ndryshmet duke fajėsuar njėrin nga prindėrit.

Si pasojė e situatės nė tė cilėn gjenden, tek ai/ajo mund tė vihen re edhe nėnvleftėsim i shkollės, rėnie nga mėsimet, nervozizėm etj. Pėr ata qė janė tė njė moshe akoma mė tė vogėl, shfaqen probleme edhe nė kryerjen e nevojave urinare tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve i bėjnė ato nė gjendje tė veshur.

Ja disa mėnyra qė lehtėsojnė sadopak ndikimin negativ tek fėmijėt kur prindėrit kanė vendosur tė ndahen:

* Prindėrit e ndarė nuk duhet tė harrojnė se mund tė jenė ndarė nga njėri tjetri, por jo nga fėmijėt.

* Fėmija gjithmonė ka nevojė pėr mbėshtetjen dhe dashurinė e prindit. Ēifti i ndarė, edhe pse tė tillė, nuk duhet tė harrojė qė t’i qėndrojė pranė fėmijės sa herė ka nevojė. Nuk duhet tė shtyjė nė asnjė mėnyrė kohėn e vendosur pėr tė kaluar sė bashku me fėmijėn.

* Prindėrit e ndarė nuk duhet t’u flasin keq fėmijėve pėr njėri tjetrin.

* Fėmija duhet tė lajmėrohet pėr ēdo ndryshim qė mund tė ndodh pas divorcit. Duhet tė mėnjanohen ndikime negative tė menjėhershme mbi fėmijėn si p.sh., ndryshim qyteti, shkolle, shoqėrie etj.

* Duhet tė pėrballohen tė gjitha nevojat e fėmijės pėr edukim, mirėqenie etj.

* Duhet tė lejohet takimi i fėmijės me prindin tjetėr me tė cilin jetojnė tė ndarė.

* Nuk duhet nė asnjė mėnyrė qė veprime tė nxituara tė fėmijės t’i pėrngjasohen prindit tjetėr (je si yt atė, apo jot ėmė)

* Gjatė procesit tė divorcit, prindėrit duhet tė jenė tė sinqertė me fėmijėn. Nuk duhet tė gėnjehen asnjėherė.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.