Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-04-12, 23:09   #1
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Intervistė me Zhizhekun

Philosophie Magazine, e pėrmuajshme, N° 57, Mars 2012

Pėrktheu : Dilfirus VRIONI

Slavoj Žižek nė gjashtė data:

1949: Lindi nė Lubjanė, ish-Jugosllavi, Sllovenia e
sotme

1981: Doktoratė nė Filozofi nė Universitetin e
Lubjanės

1981: Zbulon mendimin e Jacques Lacan-it dhe hyn
nė analiza mbi tė nė bashkėpunim me Jacques-Alain
Miller-in

1989: Sukses i librit tė tij tė parė nė anglisht, The
Sublime Object of Ideology (Verso)

Qė nga viti 2007: Drejtor i Birbeck Institute for the
Humanities nė Londėr, jep mėsim nė Universitetin e
Lubjanės dhe nė Europian Gratuate School nė Saas-
Fee (Zvicėr)

“AJO QĖ KA RĖNDĖSI ĖSHTĖ TEORIA. UNĖ
NUK EKZISTOJ”


Njė nga filozofėt mė tė njohur dhe mė tė
debatueshėm nė botė, Slavoj Žižek-u rivjen nė
frėngjisht me botimin e “Pour defender les causes
perdues” [Nė mbrojtje tė kauzave tė humbura]
(Flammarion), ku shpjegon qė vetėm Psikanaliza dhe
komunizmi mund tė na shpėtojnė nga lluca dhe
budallallėku qė na kaplon. Te kjo intervistė qė ngjan
me njė debat trup mė trup pozicioni i tij ėshtė fort i
diskutueshėm!

Nė njė dhomė hoteli nė Berlin. Trokasim nė portė,
njė burrė mjekrosh hap derėn. Rrathė tė thellė rreth
syve. Njė t-shirt ku shkruhet: You ask the questions
(“Ju shtroni pyetjet”). Me nxitim slloveni 62 vjeē na
fton tė ulemi nė kanape. Ai s’rresht sė lėvizuri.
Ndėrsa flet, dhe ai flet shumė, i gjithė trupi i tij
punon. Filozofi rėndohet, bėn shaka, zhvendoset.
S’pushon sė martirizuari hundėn, gjestikulacione, i
bėn gjeste tė ēuditshme bashkėbiseduesit tė tij.
Secila frazė ėshtė njė betejė. Secili shpėrthim e
qeshure, njė ēlirim.

Psikanaliza, e cila luan njė rol tė rėndėsishėm
nė veprėn tuaj, ėshtė e lidhur shumė me
kujtimet. Cili ėshtė kujtimi juaj i parė lidhur
me filozofinė?


Slavoj Žižek: Duhet tė kem pasur 11-12 vjeē dhe
isha zhytur nė njė enciklopedi filozofie. S’e di se si
dhe mbėrrita te Kanti, mė saktė te Kritika e arsyes
sė kulluar. Ajo mė magjepsi.

[B]Psikanaliza nėnvizon gjithashtu rėndėsinė e
nėnės dhe babait nė fėmijėri. Ē’rol kanė pasur
prindėrit nė jetėn tuaj ?

Do tė them diēka qė do te dukem si pėrbindėsh.
Kisha marrėdhėnie shumė tė kėqija me prindėrit,
dhe kur them “marrėdhėnie tė kėqija” ėshtė njė
eufemizėm… Ata kanė vdekur qė tė dy dhe unė
s’kam shkuar asnjėherė t’ua shoh varrin. Mė
kujtohet kur vdiqėn. Tė dy kanė vdekur gjatė natės
nė njė interval prej dy vitesh. Pėr tė dy mė kanė
telefonuar nga spitali nė mėngjes: “Babai/nėna juaj
sapo janė ndarė nga jeta.” I kam pyetur secilėn
herė : A ėshtė mbuluar gjithēka? Ju do t’i shpini nė
varreza? (Tė gjithė bla-blatė e rastit) Ēdo gjė ėshtė
nė rregull? Shumė faleminderit.” Tė dyja herėt ka
qenė rreth orės 10 tė mėngjesit dhe i jam vėnė
menjėherė punės. Refuzoja qė kjo ngjarje tė merrte
qoftė edhe dy minuta nga puna ime.

Dhe kėshtu prindėrit tuaj nuk kanė luajtur
ndonjė rol tė veēantė gjatė jetės tuaj?


Ndoshta ka njė pėrjashtim, diēka me nėnėn time.
Kam pasur gjithnjė njė fobi ndaj fotove. Fotot e
vetme qė kam nga vetja janė ato qė mė janė dashur
pėr ndonjė pasaportė ose ndonjė dokument tjetėr.
Dhe e dija qė mamaja kishte nė shtėpi disa qindra
foto tė miat. Pasditen e sė njėjtės ditė qė mėsova
vdekjen shkova nė apartamentin e saj pėr t’i
kėrkuar, hapa kutinė dhe i pashė. Ja gjėja e vetme
qė bėra.

Po a ėshtė e mundur t’i pėrjashtosh prindėrit
kėshtu?


Derisa isha duke bėrė analiza, analizat e mija,
natyrisht qė e shtroja dhe e shtroj ende kėtė pyetje
dhe jap njė pėrgjigje pa mėdyshje: as nuk mė
intereson fare nėse kjo ėshtė e mundur apo jo, di
kėtė qė shoh, kaq thjesht! Tani, ne natyrisht mund tė
luajmė me ato lojėrat e vogla frojdiane dhe tė themi:
unė jam akoma thellėsisht i lidhur me ta, por
ndjenjat e mia pėrkrah tyre janė mirėfilli negative…
S’dua t’ia di, s’dua tė kem tė bėj fare me ta.

* * *

Por psikanaliza…

Nėse ju mė bėni pyetje se ēfarė ėshtė jeta ime,
atėherė nuk ushqeni asnjė interes tė vėrtetė pėr
mua. Nuk mė pėlqen shumė Orwell, portreti i
totalitarizmit qė ai jep ėshtė i gėnjeshtėrt. Por ka
edhe njė skenė tė mrekullueshme nė 1984-n, ku
Winston Smith-i i bėn pyetje dikujt – emri i tė cilit
s’mė kujtohet: “Mė thoni, a ekziston vėrtet Big
Brother-i?” Dhe e dini si ju pėrgjigj tjetri? “Ėshtė
pyetja e gabuar. Nuk ėshtė Big Brother ai qė nuk
ekziston. Ju nuk ekzistoni”. Nė kėtė kuptim ėshtė njė
gabim nė mėnyrėn se si trajtohet personi im. Ajo qė
ka rėndėsi ėshtė teoria. Unė nuk ekzistoj.

Po pse atėherė tė jemi kaq tė interesuar pėr
psikanalizėn?


Pėr njė arsye tė vetme: ajo mė siguron njė lexim tė
plotė dhe tė kėnaqshėm tė Hegelit. Ja thelbi i vėrtetė
i punės sime: obsesioni im fanatik pėr Hegelin. Sapo
kam mbaruar njė libėr pėr tė qė do tė dalė nė Angli
pas rreth tri muajsh. Njė ēmenduri totale, mė shumė
sesa njė mijė fletė.

Cilat janė raportet midis Hegelit dhe Frojdit?

Hegeli zhvillon njė koncept tė rėndėsishėm,
Selbstbewu?stein, “vetė-vetėdijen”. Ai mbron idenė
e njė vetėdije emancipuese tė vetvetes qė
reflektohet nė zemėr edhe tė vetes (domethėnė nė
zemėr tė vetes time) sime, me ripėrsėritje tė tilla qė
mund ta transformojnė qenien nė njė akt praktik.
Sipas meje, kjo ide autorefleksioni emancipues nuk
ka jetuar veēse nė veprėn e Frojdit.

Hegeli dhe Frojdi atėherė mbrojnė qė tė dy
idenė qė ne marrim tėrėsisht vetėdije nga uni
ynė i pastėr, qė ėshtė e mundur ta kemi marrė
nė tė pandėrgjegjshmen?


Mendoj se ky version i thjeshtuar deri nė kėtė pikė i
psikanalizės nė njė mėnyrė riafrimi subjektiv me
substancėn e tėhuajėsuar. E ndėrgjegjshmja do tė
jetė atėherė ajo pjesė e imja qė do tė korrigjohet
dhe nė tė cilėn s’do ta njoh mė veten. Por sėrish me
njė rikthim refleksiv unė duhet tė njoh unin tim tek
ajo. Nė kėtė mėnyrė ajo do tė pushonte sė qeni njė
forcė ‘ēmendurie’ qė mė kontrollon. Dhe kėtu vijmė
nė njė pikė kryesore! E pohoj qė tė lexosh Hegelin
nė mėnyrėn klasike ėshtė t’i shkosh prapa – si i quani
ju ata njerėz qė hanė jashtėqitjet e tyre? –
koprofagė: nė fillim, i jashtėqitim, dhe mė pas, nė
fazėn e rimarrjes, rikthyerjes, i kthehemi sėrish asaj
qė jashtėqitėm. Dhe unė ju mohoj qė Hegeli ishte
njė i tillė. Ėshtė gabim nėse e kuptojmė nocionin
hegelian tė Versöhnung, tė ribekimit, riafrimit me
paqen, si njė akt megasubjektiv tė ripronėsimit, tė
ripėrkiturit. Kjo ėshtė pyetja kryesore e librit tim.
Unė pėrpiqem t’i jap njė pėrshkrim relativisht
formal, por shumė preciz, proceseve dialektike
hegeliane. Pėrpiqem ta ēliroj Hegelin nga kėto
vizione subjektive tė thjeshta, qė nė njė mėnyrė
mjaft interesante, ishte ende edhe vizioni marksist.

Dhe cili ėshtė raporti juaj me Marksin dhe me
komunizmin?


Mė lini t’ju qartėsoj diēka: kėto gjėra me subjekt
komunizmin mė vijnė tė forta dhe me mėrzi. Pyetja
ku duan tė dinė nė jam stalinist apo jo…mė duken
kėto ēėshtje kaq paradoksalisht kundėr njėra-tjetrės
dhe tė mėrzitshme. Asnjėherė s’do di si ta tregoj
saktė qė nė punėn time tė pėrditshme unė jam me tė
vėrtetė njė idealist praktik, qė do tė thotė qė besoj
nė dijen dhe qė ajo ėshtė qėllimi nė vetvete.

Por ju vetė keni thėnė qė…

Epo bėjmė luftė po deshėt…

Ne duam vetėm tė kuptojmė…

Po kjo ėshtė forma mė e keqe e luftimit!

Nė, « Nė mbrojtje tė kauzave tė humbura », ju
shkruani se komunizmi mbart zgjedhjen e
vetme pėr krizėn aktuale tė shoqėrive tona…
ē’do tė thotė kjo?


Ja pozicioni im zyrtar. Jam tėrėsisht i vetėdijshėm qė
kėtu kemi njė problem tė vogėl tė “marrėdhėnieve
me publikun”. Miq tė shumtė, ose edhe njerėz tė
rastėsishėm mė pyesin: pse nuk e lė mėnjanė kėtė
emėr idiot tė komunizmit, qė sjell me vete kaq
shoqėrime tė tjera tė papėlqyera. Pėr kėtė jap tri
arsye. E di mirė si frojdjan qė jam qė derisa arsyet e
shpjegimet mblidhen edhe shtohen, ka diēka qė
s’shkon si duhet (qesh). E para, unė e mbroj duke
marrė parasysh tė shkuarėn, domethėnė, se ekziston
njė histori e komunizmit, njė traditė precize, me tė
cilėn stalinizmi dhe llojet e ngjashme me tė s’kanė
pikėprerje askund. Pėr shembull, kjo traditė
emancipuese radikale, mijėvjeēaristėt dhe besimi i
tyre nė fundin e kohėrave. Mbretėria e pėrjetshme
ėshtė atje! E gjejmė nė doktrinėn krishtere, nė
revoltėn spartakiste tė Berlinit [nė 1919], nė luftėn e
fshatarėve [qė i vuri flakėn Perandorisė sė Shenjtė
romano-gjermanike mes 1524 dhe 1526]… Kėto
histori tė pėrditshmėrisė janė tė ēmuara dhe unė do
tė doja qė t’i mbaja gjallė.

E sė dyti?

Problemi me gjithė rrymat e tjera ėshtė qė ato janė
shumė tė kompromentuara, nė sensin qė janė gati
pėr shumė lloje kompromisesh qė bien edhe ndesh
hera-herės, janė shumė lehtėsisht tė drejtueshme
pas erės. Le tė mendojmė pėr shembull nocionin e
‘solidaritetit’. Fuck it! Edhe Hitleri do tė kishte folur
pėr solidaritet. Ose tė ‘dinjitetit’. Gjithēka varet nga
ajo qė kuptojmė me dinjitet. E dini, kjo fjala
‘komunizėm’ ka tė paktėn kėtė avantazh: ajo na
sinjalizon qė s’tregojmė shaka tė pakuptimta, qė
s’po kėrkojmė “mė shumė drejtėsi”, kėto lloj idesh
pa thelb.

Dhe pika e tretė?

Ndoshta ėshtė njė gjė e mirė qė kjo ide, ideja e
komunizmit, shkon bashkė dhe shoqėrohet edhe me
gjėrat e tmerrshme. Ato na tregojnė sesa projekte tė
mėdha historike janė ekspozuar gjithnjė pėrpara
problemeve tė mėdha. Nė projektet historike ne
luajmė me zjarrin: s’ka asnjė garanci qė projekti apo
sipėrmarrja , qoftė ky, ai mė fisniku, nuk do tė
shndėrrohet nė njė megamakth. Por pėrgjigjja ime e
fundit, edhe mė e vėrteta, ėshtė kjo: emri
‘komunizėm’, siē e nėnvizoj edhe nė librin tim, nuk
ėshtė emri qė shpreh njė zgjedhje, por emri qė
shtron njė problem.

Pėr cilin problem po flisni?

Po nėse i bėjmė njė ekzaminim problemeve tė sotme
– pluhuri, kapitalizmi financiar, biogjenetika,
mbrojtja e pronės intelektuale – tė gjitha janė
“probleme tė sė pėrbashkėtės”, ato mė shumė i
bashkėvihen rrėshqitjes sė kontrollit shtetėror sesa
zgjidhjeve qė vijnė nga tregu privat. Nocioni i
“komunizmit” [nga latinishtja communis, e
‘pėrbashkėta’] pėr mua sjell njė problem. Fatin e
asaj qė ėshtė e pėrbashkėt. Pyetja mė thelbėsore
pėr mua mbetet ajo qė ka shtruar Fukuyama. 99 %
tė tė majtėve janė partizanė tė Fukuyama-s, edhe
pse tallen haptazi me tė.

Pra ju e mendoni tė drejtė konceptin e
Fukuyama-s pėr “fundin e historisė”, qė
shteteve demokratike liberale s’u mbetet mė
asnjė alternativė e besueshme globale?


Po. Tė majtėt nuk flasin asnjėherė nė mėnyrė
eksplicite pėr “fundin e historisė”, por e
bashkėndajnė postulatin e Fukuyama-s, idenė qė
kapitalizmi dhe martesa e tij me demokracinė
liberale janė njė kompozim social i fortė – bla bla bla
– , qė ėshtė sistemi mė i mirė social ose tė paktėn mė
pak i keqi qė mund tė imagjinojmė. Nuk kam
nėnēmim pėr ata njerėz, por horizonti i tyre ėshtė i
limituar nė: “Ne duhet ta bėjmė sistemin mė tė
mirė.” Unė mendoj se kjo nuk mjafton.

Ju shkruani qė Hitleri dhe Stalini “nuk kanė
qenė tė dhunshėm aq sa duhet”, “jo aq sa
duhet radikalė” nė tentativat pėr tė ndryshuar
sistemin nė fuqi nė kohėn e tyre…


Ajo qė unė mendoj ėshtė se duhet tė dallojmė dy
forma tė dhunės qė dallojnė mirė nga njėra-tjetra:
ka dhunė nė nivelin e torturės fizike, vrasjet etj. Dhe
ka njė formė tjetėr dhune nė sensin radikal,
shoqėror, tė atij tipi qė e bėn sistemin tė
mosfunksionojė. Dhe kėtu ėshtė fjala pėr dhunėn e
vėrtetė pozitive. Marrim pėr shembull ngjarjet e
fundit nė Egjipt. Dhuna fizike ishte ekskluzivisht nga
ana e forcave te Mubarakut – dhe kjo ėshtė
qesharake dhe e paefektshme. Por dhuna e vėrtetė,
dhuna emancipuese, nė sensin fondamental tė termit
ishte nė anėn e manifestuesve. Njerėzit u mblodhėn
dhe ndaluan nė mėnyrė brutale njė shtet tė tėrė sė
funksionuari. Nė njė farė mėnyrė Mubaraku kishte tė
drejtė kur thoshte qė policia tentonte thjesht dhe
vetėm, duke pasur pėrballė dhunėn, tė bėnte qė
gjėrat tė ktheheshin nė normalitet. Dhe mendoj se
kjo mėnyrė logjike vlen edhe pėr Hitlerin apo
Stalinin, etj. Bėhet fjalė pėr tė njėjtin problem.

Hitleri dhe Stalini kishin si problem rikthimin
nė normalitet?


Rikthim nė normale po vetėm nė njė kuptim,
sigurisht, nė njė rikthim deklasimesh normale, pėr
t’u rikthyer nė mbajtjen e procesit te prodhimit. E di
fort mirė qė Hitleri ka bėrė gjėra tė tmerrshme, por
ishte njė frikacak. Ai ka vrarė me miliona njerėz, por
kishte frikė nga njė ndryshim i vėrtetė shoqėror. Tė
gjitha ndryshimet qė ai ka urdhėruar kishin vetėm
njė qėllim, ju e njihni frazėn, ndryshoni gjithēka me
qėllim qė tė mos ndryshojė asgjė. Dhe nė kėtė stad
pohoj qė megadhuna e Stalinit, njėkohėsisht edhe
kolektivizimi me forcė – mund ta harroni
revolucionin e tetorit qė i ngjan lojėrave nė njė
kopsht fėmijėsh po qe se e krahasojmė me tmerrin
absolut tė fundviteve 1920 dhe tė fillimviteve 1930 -,
ku kemi njė krim tė paqtė. Pafuqi totale.

Deri ku do tė arrinit pėr tė ndaluar
kapitalizmin, ndryshuar sistemin?


... vazhdon


Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.